Pershendetje te gjitheve!
Une jam nje anetar i ri i ketij forumi, por nuk mund te quhem nje anetar i ri per ALBFORUM. Ata qe kane shkruar aty me kane njohjur. Disa prej bashkebiseduesit kam patur nderin t'i takoj e personalisht. Nder te cilet mund te permend "Driten", i cili gezon respektin tim te vecante.
Atehere sot po hap nje teme lidhur me nje rrezik te perbashket qe na kanoset se shpejti. Ardhja e "Birit te Humbjes", "Bishes qe vulos kombet me 666".
Ardhjen e tij e presin dhe besimtaret muslimane, si shfaqjen e Mesihut Texhal, i cili do ta shpalle veten Perendi e do te kerkoje adhurimin nga gjithe kombet.
Por si eshte pritur ai nga krishterimi gjate shekujve.
AntiKrisht quhet cdo person qe kerkon te ngrihet mbi besimin e drejte dhe te kerkoje te adhurohet si Perendi nga te gjithe. Por AntiKrisht quhet dhe ai qe shpall doktrina te rreme, te hedhura poshte nga besimtaret.
Ne krishterim, AntiKrishter jane quajtur ata qe mohonin doktrinat Kishtare duke sjelle doktrina te reja.
Por, pervec kesaj, pritet qe ne fund te koheve, te shfaqet AntiKrishti i fundit dhe me i madhi, ndaj dhe fjala AntiKrisht shpesh identifikon kete te fundit. Ai fillimisht do te vije si nje udheheqes shpetimtar qe do te sjelle "paqen" ne bote dhe gradualisht, do te roberoje mendjet e zemrat e te gjitheve, aq sa ata te harrojne Shpetimtarin e Verete, Jezus Krishtin.
Meqenese keto jane ngjarje te se ardhmes, Kisha Ortodokse, te ciles i perkas, nuk ka dhene nje linje te sakte se si do zhvillohen ngjarjet qe do sjellin antikrishtin, por jane dhene mendime nga shenjtore dhe eter te Kishes.
Shume prej tyre pretendojne se AntiKrishti do ngrihet nga rradhet e cifuteve. Pra te kombit qe denoi me vdekje Shpetimtarin e Vertete. Ky nuk eshte antisemitizem, sepse midis izraeliteve ka njerez te drejte e shume shenjtore.
Ata qe do perkrahin AntiKrishtin do jene dhe kreret fetare te botes si Papa etj... dhe te pakte do jene ata qe do dallojne pertej fytyres prej shpetimtari te AntiKrishtit, Briret e Djallit.
Pra AntiKrishti i suportuar nga backgroundet fetaro-politike perendimore, do ngrere fronin e tij mbi Tempullin e rindertuar te cifuteve, duke e shnderuar ate ne seline e tij per te sunduar boten e zhytur ne erresire.
Shume shpejt me ane te teknologjise se perparuar do instaloje mbi trupat e njerezve shenjen e tij, duke i shnderruar njerezit ne vegla te tij. Kjo shenje mund te mos jete 666 e dukshme, por e fshehur me zgjuarsi satanike.
Kjo shenje do luaje rolin e pashaportave te sotme apo te kartave te kreditit dhe te gjithe ata qe do ta mohojne do jene te destinuar te vdesin urie ose te kalben burgjeve si kriminele.
Pra atehere do kete vetem 2 rruge : Pranim i antikrishtit si Zot ose vdekje!
Por kur te gjithe do mendojne se AntiKrishti eshte Shpetimtari i njerezimit dhe Zot i vertete, do te shfaqet Fuqia e Perendise.
Shkaterrimi i AntiKrishtit do vije krejt papritur dhe pas saj te gjithe ata qe moren vulen do vdesin mes dhimbjeve te tmerrshme, te shkaterruar ekonomikisht, te shkaterruar nga ana shendetsore dhe nga ana mendore.
Se si do te realizohen keto, eshte ende e fshehur per ne.
Pas kesaj njerezit do i kthehen Zotit duke shkaterruar cdo idhull qe solli ate bishe ne pushtet dhe njerezimi do hyje ne mijevjecarin e Lumturise.
Se si do te zhvillohen ngjarjet me tej, nuk mund te thuhet me siguri, por dihet se fitorja perfundimtare do i takoje Shpetimtarit tone, Jezus Krisht, te Kryqezuarit dhe te Ringjallurit prej se vdekurish!!!
Ata qe dine dicka me teper rreth kesaj teme, jane te ftuar ta sjellin!!!
Krijoni Kontakt