Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 226
  1. #41
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    AKTI I TRETĖ
    Skena I
    Sheshi pėrpara Bashkisė. Demonstratė. Dėgjohen thirrje: "Armė! Armė!''
    PAPAZI (Duke hyrė nė kėmishė nate).
    Ē'ish kjo poterė? Mos u shemb Tomori?
    Buēimė e madhe gjumin seē ma nxori,
    Mos ra tėrmeti dhe mė ēoi prej shtratit?
    Dje qe e mėrkurė - Lindi Princ i Matit.
    Dhe Sheradini tha do vinte sot;
    premtoi se do mė sill' njė qese plot
    flori safi dhuratė. Si s'po vjen?
    Kjo sjellje e keqe e princit s'mė pėlqen.
    Po thonė se shqiptari e mban fjalėn,
    pėrpara se ta shkelė e ther dhe djalėn…
    SHITĖSI I GAZETĖS (duke hyrė)
    Gazeta "Drita"! Lajme kėtu gjeni -
    PAPAZI
    Na njė dollar - njė numėr do ta blej. (Ia jep).
    SHITĖSI I GAZETĖS
    Merri tė gjitha - ja qė s'kam tė kthej. (Ikėn me vrap).
    PAPAZI
    Kusurin, hej! Kusurin! Or kusar.
    Po fajin e pate vetė mor gomar. (Godit ballin).
    Mos jep pa marrė; gjithnjė merr pa jep;
    ndė dhėnsh pa marrė, edhe njė ēun tė rrjep. (E lexon).
    "Madhnis' Tij Mbretit sot i lindi djalė".
    A s'kish gazetė e djeshme kėto fjalė?
    Ah, ē'mė mashtroi, dyfish mė ka mashtruar.
    Po edhe unė kam pėr t'ia punuar:
    (Hyn Gjenerali)
    GJENERALI
    Majk, sot i erdhi fundi Shqypnis' -
    posa qė mbreti e mretnesha shkuen
    gradat dhe ylefetė na mbaruen
    do t'i shėrbejmė mretit t'Italis';
    por si m'ia ba tani tė ēlodhem pak.
    PAPAZI
    Mos u mėrzit se tė bėj unė konak.
    Tė dy hyni brenda, - kapėrxeni prakun.

    PAPAZI (vetėm)
    Sot gjeneralėt nuk i nxeka vrima.
    Pa thon' armiqt' se shqipot s'janė trima!
    Por ah, Sheradini ē'ma punoi,
    Sheradini qeni mė mashtroi!
    Jo, kėshtu tutje s'jap mėsim privat,
    veē se n'avans, tė mos humbas parat'.
    Sot Krishtėrimi qan pėr Zotin Krisht
    po mua mė kryqėzuan sot dyfish
    se humba edhe Krishtin dhe paratė.
    (Mė fort). Ē'mėkatė paskam bėrė, i ziu, ē'mėkatė?
    Ah, ē'fatkeqėsi mė pru kjo ditė mua!
    (Hyjnė vullnetarė duke nxituar)
    PAPAZI
    Ku shkoni, miq?
    VULLNETARET
    Po vemi vullnetarė.
    Nė Durrės shok, me Mujo Ulqinakun.
    Pėr Shqipėri tė derdhim gjakun.
    PAPAZI
    Po vij me ju, Sa t'armatosem. (Ndėrsa ata dalin)
    Pėr nėnėn shqiptare tė varrosem?
    Sheradin, ē'mė bėre tė marrosem:
    Po nė jatak kam brenda kumandarin:
    Njė ēantė kish, tė rėndė, mos mban arin
    qė vodhi nga arka e Ministrisė kur iku
    qė tė shpėtonte kokėn nga rreziku?
    Tash kokė e ēantė i vu nė dorėn time.
    Tė lutem, dorė e djathtė, bėhu trime! (Bėn tė dalė)
    (Tė tjerė vullnetarė kalojnė nėpėr skenė)

    PAPAZI (i mallėngjyer)
    Po si s'mė vjen, o vlla, kur shpirti heq!
    Ku shkoni vllezėr?
    I KATĖRTI
    Sa jemi shqiptarė,
    po vemi qė tė gjithė vullnetarė
    nė Durrės, tok me Mujo Ulqinakun
    Pėr nėnėn Shqipėri tė derdhim gjakun.
    PAPAZI
    Po vij me ju. Po vete t'armatosem. (Shkon nė drejtim tė kundėrt).

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #42
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    AKTI IV, skena I
    PAPAZI (i veshur me kėmishė tė zezė)
    Varda! Po vjen komisioni i qeveris sė Romės, ta nderoni!
    STUDENTI I
    Pa shih! Papazi! Shihni!
    STUDENTI II
    Veshur fashist!
    STUDENTI III
    Tundet si Musolini!
    STUDENTI I
    Vėrtet Papazi! Seē po shoh Papazė
    q'u thirr t'i vinte shkollės shqipe bazė.
    PAPAZI
    Thėrrisni gjithė: "Duēe! Duēe! Duēe!"
    STUDENTI I
    Ē'urdhėr na dhėnka neve ky bir buēe?!
    (Pėrballė duket nė automobil njė trup i madh stramastik me tri kokė, koka e majtė me kapele gjenerali, e mesmja me shapkė prifti dhe e treta me cilindėr )
    STUDENTI II
    Djall! Kokė e mesme sa i ngjan Inspektorit
    tė Ministris sė Oborrit, Superiorit.
    STUDENTI III
    Kam njohur njerėz me dy, tri fytyra,
    po dhe me tri kokė tė ketė bėrė Natyra?!
    Mėnyra si paraqiten qė tė trija vret.
    STUDENTI I
    Medet ē'na gjeti neve sot! Medet!
    STUDENTI II
    Tani kuptojmė nga ky stramastik
    ē'ėshtė qėllimi i tyre politik.
    DREJTORI (duke dalė pėrpara)
    I lartė zot, ju lutem mė lejoni
    t'ju lus nderimet tona t'i pranoni.
    KOKA E MAJTĖ (sė mesmes)
    Tirana kjo?
    DREJTORI
    Tirana.
    KOKA E MAJTĖ (si mė lart)
    Albania?
    DREJTORI
    Po, Shqipėria.
    KOKA E MESME (me inat)
    Nuk ka Skipėria!
    E Albania! Viva Albania!
    (studentėve)
    Pse, s'doni ju tė rrojė Albania?
    STUDENTĖT
    Po, duam tė jetojė Shqipėria,
    po shtet i lirė, jo nėn kėrbaēin tuaj.
    STUDENTI I
    Jo nėn zgjedhėn tuaj - jo tė huaj!
    KOKA E MESME
    Me simpati pėr ju kaptuam detin.
    Pak t'ju ngushėllojmė q'e humbėt mbretin.
    STUDENTI I
    Ju mos jua paēim parė kurrė sytė
    as pėr gėzime kur kaq fort na urrenit;
    pėr zi, ngushllimi juaj ėshtė i qenit.
    STUDENTI II
    Si ju as mik mos paēim njė tė dytė!
    Oh, sa na keni bėrė fort tė mjerė,
    na jepni gjak vėllezėrish pėr verė!
    KOKA E DJATHTĖ
    Unė jam kėmishėzi, po jam shqiptar.
    STUDENTI II
    Ju lutem ē'emėr keni, a s'na thoni?
    KOKA E DJATHTĖ
    Ma thonė emrin Erskliq Staraēoni.
    STUDENTI III
    Ti qenke faqeziu tradhėtar.
    PAPAZI
    Thėrrisni gjithė: "Rroftė Erskliq Muthi!"
    STUDENTĖT (kryeulur)
    Rroftė Erskliq Muthi! Rroftė Muthi! Muthi.
    KOKA E DJATHTĖ
    E shoh qė po mė doni shumė e shumė.
    Brohoria juaj po mė bėn tė lumė.
    Siē ėshtė pėrtej detit Kalabria,
    do jetė kėtej detit Shqipėria.
    Bėhet i lumtur popull' i Arbėrisė
    pėrbrenda suazės sė perandorisė.
    STUDENTI I (shokut)
    E njeh?
    STUDENTI II
    Kė, qenin? Derrin? Atė fytyrė?
    Ai ka bėrė turpin mė tė ndyrė!
    STUDENTI III
    Mos ka vjedhur? Mos ka vrarė?
    STUDENTI II
    Ai ka nxjerrė t'ėmėn nė pazar.
    STUDENTI III
    Po ky na paska qenė njė rrufjan!
    STUDENTI I
    Ky ėshtė flamurshitėsi shkodran.
    Nė Shkodėr shiste flamuj nė doganė:
    u mbars nė Romė e polli nė Tiranė.
    STUDENTI I
    Mos pat pėrkthyer Komedinė Hyjnore?
    STUDENTI II
    Po, sot po luan komedinė djallore.
    STUDENTI I TRETĖ
    Ē'vend i ka vluar vehtes nė skėterrė?
    STUDENTI I
    Atje me tradhėtarėt do tė bjerė.
    STUDENTI II
    Ē'do thoshte Dantja nė tė tilla rasa?
    STUDENTI III
    "Non ti kurar di lor ma guarda e passa".
    STUDENTI I
    "Mos ēaj kokėn pėr ta, veē i shiko,
    pėshtyji dhe nė punėn tėnde shko".
    KOKA E MESME
    E bulevardi?

    PAPAZI
    Ish ''Zog'': Tash ''Musolini''
    Thėrrisni gjithė: "Viva Musolini!" (Heshtje).
    KOKA E MESME
    Duēja e ka nė zemėr Albaninė.
    KOKA E DJATHTĖ
    E do aq fort sa do dhe Italinė.
    KOKA E MESME
    Vittore Emanuel ėshtė re Imperator:
    N'emėr tė tij ju pėrshėndes me dorė.
    Albania bėhet sot imperiale -
    Urime klasės intelektuale.
    KOKA E DJATHTĖ
    Vėrtet, ai Zogu s'qe veē se njė horr.
    Ky mbreti ynė i ri ėshtė Perandor.
    A doni t'ishte mbreti njė kodosh?
    STUDENTI I
    Po ti i ke thurur himn, o bukurosh!
    '’Rrofsh, o flamur gjak i t'parvet,
    sedr'e nder i gjith' shqiptartvet;
    roj' e tij mbreti shqiptar,
    naltmadhnija Zogu i Parė
    n'krye t'kombit ma jetik
    kur tė ndodhet nė rrezik!"
    STUDENTI I
    Si nuk e ēeli gojėn kok' e mėngjėr?
    Herė-herė na kthen syt' e vėshtron vėngėr;
    hundėn e ka si sqepin e shqiponjės,
    po sytė e kuq i shndrijnė si t'ulkonjės.
    STUDENTI II
    Stėrgjyshėvet ulkonja u dha sisė
    kur nėn' e tyre bushtr' i pat braktisė.
    pėr fli tė Romės vrau i vllai tė vllanė.
    Mendoni ē'do na bėjnė nė Tiranė!
    STUDENTI III
    Tani ngre kokėn krenarisht pėrpjetė
    sikur do donte tė pėrpinte retė.
    STUDENTI II
    Kėta tė tre pėrbėjnė Shėn Trininė:
    Mamonin, Luciferin, Perėndinė.
    PAPAZI
    Dėgjoni heronė qė mishėron Marsin.
    STUDENTI I
    Fjalėt e tij mė keq do vrasin.
    PAPAZI
    Flet Gjeneral Guxoni.
    KOKA E MAJTĖ
    Pay Romana ju sjell paqėn qė doni;
    dhe vdekjen juve qė kundėrshtoni!
    Fashizmi nuk duron asnjė gak-mak:
    qė sot po shpallim gjyqin ushtarak.
    STUDENTI II
    Ē'revan e link kėmbėkup do t'ecim
    Kur tė na venė fre kėta kalorės.
    GJONI
    Por sidoqoftė, gjuhėn na e ruajnė.
    STUDENTI I
    Ja ku na katandisi palo-mbreti,
    prej gjithė mbretėrve mė kėmbėshpejti,
    edhe pse ngarkuar me flori
    q'i mori popullit nė Shqipėri.
    KOKA E MESME
    Zogu bani punėn e tij dhe tonėn;
    ndė humbi luftėn, fitoi Marathonėn.
    Albania-Italia janė mike.
    Do keni tituj, grada dhe ofiqe;
    pasnesėr Pashkė - shqipėtarėt janė ''fideli'';
    albanezė e italianė janė ''fratelli'';
    tė shkoni para kishės e xhamisė,
    t'i faleni mė gjunjė Perėndisė
    Pėr fatmirėsinė e madhe qė ju ēoi,
    nga tirani e Zogut ju shpėtoi.
    KOKA E DJATHTĖ
    Pėr Pashkė shenjti Papė ju ēon bekime;
    Unė ju pėrgėzoj prej anės sime.
    PAPAZI
    Ne ju falenderojmė prej anės sonė
    se ju po na zmadhoni vendin tonė.
    STUDENTI II
    O dhunė djalli qė na more mendtė,
    si tė mbulojnė me melac tė shenjtė!

    KOKA E MESME
    Mangiate porko voi in Albania?
    PAPAZI
    Myslimanėt e pėrēmojmė derrin.
    Kristianėt e ēmojmė si ta therin.
    Kauri ja njeh shijen si ta hajė;
    po gjallė e nė nevojė e quan dajė.
    KOKA E DJATHTĖ
    Kur s'e kafshojnė dot, i puthin dorėn;
    kur s'kanė rosė a dosė, hanė sorėn.
    Pėr politikot shqipo bota qeshin;
    janė si dhėntė; ku hanė e lenė leshin;
    sa shtrenjt e mbajnė - aqė lirė e shesin
    janė gati tė hanė atje ku djesin.
    Tė thonė ''Dauk'', ''Merci'' dhe kur i ēveshin.
    NJĖ STUDENT
    Mor ky mos flet ashtu pėr vetveten?
    STUDENTI TJETĖR
    Herė-herė e thotė djalli tė vėrtetėn.
    .STUDENTI I TRETĖ
    Pa vre, pa vre atė surrat tė ndyrė.
    STUDENTI I PARĖ
    Ai i pari?
    STUDENTI I DYTĖ
    Jo, ai i dyti:
    nga mė tė ndytėt ėshtė mė i ndyti.
    Pėr ditė shet moral fetar nė klasė,
    por vlerė e tij morale ėshtė glasė;
    pėr njė lek, natėn mundet tė tė vrasė
    dhe tė qan ditėn - po, vėrtet tė qan!
    STUDENTI I TRETĖ
    Tani po vjen fillaku laraman:
    sot paska dalė i nisur nė mejdan,
    i veshur ngjeshur me cilindr' e frak
    Po prapanicės i vjen erė mak.
    Tani pushton e puthet me kodoshin -
    Se qysh e nduk pėr faqesh bukuroshin!
    Fund i kusisė i larė, i kallajisur
    flokėt me vaj i paska kullandrisur.
    Tirana digjet, ndėrsa ai krihet.
    STUDENTI I KATĖRT
    Kėtė tė shohė populli dhe ngrihet -
    ta lajė kėtė turp qė nuk durohet
    kur tokė e tij e shenjtė pėrdhunohet,
    KOKA E MESME
    Dhe ju premtoj qė si peshqesh pėr pashkė
    sa janė aty marrin dy rroga bashkė;
    ata qė do tė flasin italisht
    rrogėn e prillit marrin sot trifish.
    DISA PROFESORĖ (sė bashku)
    Viva l'Italia! Viva Mussolini!
    STUDENTĖT (me njė zė)
    Bretku! Ē'po pllisni me sa zė qė keni?!
    KOKA E MESME
    Ma prima ristorare, poi pensare:
    Shkoni nė restorante per manxhare -
    njė firmė vini vetėm, no pagare.
    Dhe miratoni sot a posteriori
    njė punė qė ju ndodhi apriori.
    Papaz, ty t'emėrojmė difuēario,
    Udhėhiqi ti pėr nė magjirio...
    (Kryet e komisionit dalin)
    PAPAZI
    Dhe salutoni gjithė romanamente.
    DISA STUDENTĖ
    Duēja njė mė tė poshtėr s'mund tė gjente.
    (Ndėrsa radhiten dy nga dy dhe nisen pėr nė restorant).
    STUDENTI I
    O komb' shqiptar, popull fatkeq i soēėm,
    sa fort i ngjan Laokontit tė qėmoēėm!
    Veē se shterpinjt qė po kafshojnė plakun
    prej rrėmbave tė tij e kanė gjakun,
    Por jo! jo! jo! Ata Satani i ngjizi;
    u rritėn nga Fanari dhe Julldizi,
    dhe Bastra bizantine nga Anadolli
    Atdheut tonė pėr tė kėqia solli!
    (Nga fundi i bulevardit dėgjohet njė kėngė vajtimtare)
    MARA
    Im atė qe komit,
    luftoi pėr Shqipėrinė;
    nė zjarr me turqit u godit
    dhe na fitoi lirinė;
    im atė po tė rronte sot,
    e mbronte Shqipėrinė;
    fashistėt nuk na mundnin dot,
    s'na shkelnin sot lirinė.
    STUDENTI I
    Shokė, a dėgjoni? Kėngė apo tė qara?
    STUDENTI II
    Motr' e njė shokut tim. I thonė Mara.
    Korēa e thėrret Marjeta ose Flutur -
    ndėr shoqet ėshtė vajza mė e bukur;
    dhe ėshtė e menēur, ėshtė shumė e mirė;
    po jetėn sot dh'asaj ia kanė nxirė.
    Shkoi pas tė vllait nė Durrės, s'e arriu dot;
    e gjora vajzė po vajton babanė;
    s'e di qė n'Durrės humbi dhe vėllanė.
    STUDENTI III
    S'janė tė sajtė vetėm ata lot.
    O, jo! Ata janė edhe lotėt tanė.
    I shurdhėr ėshtė ai qė s'e dėgjon,
    i verbėr ėshtė ai qė s'e shikon,
    i marrė, i marrė, ai qė s'e kupton:
    Ajo na fton, si Mara Kastrioti,
    e motra e Skėnderbeut, q'i ftoi qėmoti
    shqiptarėt tė luftonin pėr atdhenė,-
    T'i vemi pas. Ta mbrojmė mėmėdhenė.
    TĖ GJITHĖ STUDENTĖT
    T'i vemi pas! Ta mbrojmė mėmėdhenė!
    (Dalin duke kėnduar)
    "Pėr mėmėdhenė, pėr mėmėdhenė."

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #43
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    AKTI I PESTĖ, Skena I
    Salloni i ndriēuar pėr festė.

    VASILI (duke fshirė karriget)
    U ēova fjalė shokėve qė kanė ikur nga Tirana nė mal pėr Teutėn qė i ati e shtrėngoi tė martohet me Papazė. Vallė tė mos e keni marrė vesh? E mjera vajzė dit' e natė qan. Mė kujtohet se si ne tė tre, Teuta, Mara dhe unė, kėrkuam tė pranoheshim nė shkollė. Dhe si na priti ne Papazi? Vajzave u tha: "Perėndia e krijoi femrėn pėr nė vatėr, qė tė gatuanjė e tė tundė djepin".
    Po mua? Kur mė pa tė veshur keq, mė pyeti: "A ke para pėr tė paguar harxhet?" Dhe shtoi: "Njė reckaman si ti mė mirė tė zerė punė; dhe po deshe tė gjej unė ty punė".
    Dhe punė mė gjeti plot: nė dyqan tė vėllait Thomait e nė shtėpi tė vet si shėrbėtor. Ja fati i jetimit! Mirė thotė populli: "Fėmija pa nėnė si nata pa hėnė". Mua qė kur mė vdiq babai m'u nxi edhe dita. Por a nuk u bė jetim gjithė populli shqiptar? A nuk u bėmė robėt tė Italisė? Ah, pse nuk shkova edhe unė nė mal me shokėt. (Dėgjohen tė trokitura nė penxhere. Vete atje). Ti, Llazar, qėnke? (I hedh ēelėsin) Hape derėn. (Hyn Llazari). Ju ēova fjalė pėr Teutėn...
    LLAZARI
    I muarmė vesh tė gjitha. Sa keq i erdhi Marės! Zbriti nga malet me pesė shokė. Unė erdha kėtu. Ata shkuan nė shtėpi tė Teutės.
    VASILI
    Mos erdhėt tepėr vonė. Pritet tė sjellin nusen. S'ka dashur e s'ka dashur tė martohet me dhaskalin. Po i ati ia shiti.
    (Zė nga e djathta)
    Vasil! O Vasillaq!
    (Zė nga e majta)
    O Vasillaq!
    PAPAZI (duke hyrė)
    Pse s'vjen, kur tė thėrrasin, mor qullaq?
    VASILI
    Kur mė thėrrisni "Llaqi" s'mė pėlqen.
    THOMAI (duke hyrė)
    Tė thirra dy-tri herė, pse nuk vjen?
    VASILI
    Te kush tė shkoj mė parė - pa mė thoni?
    PAPAZI
    Sė paku tė pėrgjigjesh "Urdhėroni!"
    THOMAI
    Tė vish me vrap te njėri dhe te tjetri.
    Nga ne tė dy vėllezėrit, jam mė i vjetri.
    Ta dish, jam vėllai i dhėndėrit -
    PAPAZI
    Dhėndri unė!
    Qėnke pėrtac ti, i zoti pėr asnjė punė -
    Pa le pėr shkollė - jo se jo pėr shkollė -
    Shkolla ėshtė pėr zengjinėt mendjehollė.
    THOMAI
    Mėsohu tė na pėrgjigjesh "Lepe! Lepe!"
    PAPAZI
    Dhe kur t'urdhėrojmė, thuaj "Peqe! Peqe!"
    Tė bindesh mirė kur t'urdhėron yt - zot;
    Dh'yt -zot jam unė qė martohem sot.
    THOMAI
    Sot kemi dasmė, mor! A more vesh?
    Aq mend sa pėr kėtė duhet tė kesh:
    Ta marrė bota vesh se kush martohet -
    Gjithė kryeqyteti do gėzohet.
    PAPAZI
    Do vijnė - e kush nuk vjen - plot krushq e krushka
    tė hipur nė gomar, a kalė, a mushka -
    Ngarkuar me dhurata,me peshqeshė.
    THOMAI
    Disa sjellin byreq e disa deshė.
    PAPAZI
    I prit te dera duke thėnė "Urdhėroni!
    Me ardhjen tuaj fort po na nderoni!"
    Dhe ē'janė pleq e plaka, puthu dorėn
    si shėn Mėrisė kur i puthin korėn.
    Vjen Shefqet beu, mor, Princ i Zaranikės,
    qė rrjedh nga fisi i madh i Ēermenikės.
    Mor, a kupton se kush ėshtė Shefqet beu,
    qė kur kalon sokakut tundet dheu?!
    Ėshtė nė Shqipėri Kryeministėr:
    i venė pas zotėrinjtė varg e vistėr.
    Ti thuash "Urdhėroni, Naltėsi!"
    Dhe fjalėt t'ia theksosh plot ėmbėlsi.
    Dhe ju pėrul kshu - po ca mė poshtė!
    VILJANI (hyn pa frymė)
    Vjen bir i Kryeministrit, Ismail beu!
    Dėgjoni! Tek ngjit shkallėt tundet dheu.
    (Vasili i hap derėn).
    PAPAZI (beut qė hyn)
    Ju falem, ju puth dorėn, beu ynė.
    (Vasilit) Ti, mbaja pallton Princit, mor tutkun!
    ISMAIL BEU (duke zhveshur pallton, fut revolverin nė xhep tė palltos)
    Ju lamė veē nė gazin e shtėpisė
    e s'ju lajmėruam qė para Bashkisė
    Po bėhet donoma pėr Perandorin
    nė njė gjysm' ore kthehet pėr nė Romė.
    Ē'flori, bakshishe qė ka sjellė!
    Babai shkon nė aerodrom pė ta pėrcjellė.
    Nė vend tė babės erdha vetė: Urime.
    PAPAZI
    Na nderoi perandori kėsaj radhe!
    Oh, ē'mė rreh zemra prej haresė sė madhe!
    Vizitė e tillė, o Princ, u bėftė modė!
    Urdhėroni, zot i naltė, nė bashodė.
    (I puth dorėn, largohen. Pėrjashta brohorijnė: Duēe! Duēe! Duēe!)
    VASILI
    Po brohorisin pėr njė mbret armik tė huaj qė shkon pasi na shkeli atdhenė. Sa poshtė paskeni rėnė. "Tė dish tė bindesh kur t'urdhėron yt zot!" mė tha sot maskarai q'i puthi dorėn Birēe beut. Dhe ēdo t'i thotė Roma Shqipėrisė? Epo, si? Tė bėhemi robėr? Popullit shqiptar t'i venė zgjedhė? A s'ėshtė turp tė mbajnė njerėzit zgjedhė? Jo! (Revolverin e beut e fut nė xhep tė vet). S'kam prekur armė gjer tani; por sot do tė zbras tri krisma kushtrimi.
    THOMAI (duke hyrė, Vasilit)
    Dilu pėrpara miqve e nderoji!
    (Shkon drejt Ismail beut)
    VASILI (miqve)
    Urdhėroni, zotėrinj! Urdhėroni, zonja!
    (Largohet prapa tyre).
    VALLJA (duke hyrė)
    Gazi, more, shokė gazi!
    Martohet Dhaskal Papazi!
    Dhaskal Papazi martohet -
    Shqipėria tė gėzohet…
    (Dhėndri i var nuses njė gjerdan dhe i ve unazėn nė gisht)
    TĖ DY RRETHET ME VALLTARĖ
    Dhėndri rroftė! Nusja rroftė! Rroftė! Rroftė!
    Ēifti na u trashėgoftė! Trashėgoftė!
    Lum e lum si ēifti ynė; ēifti ynė!
    Gjithė botės ja ēel synė; ja ēel synė!
    Do tė rronjė nė pallasė! Nė pallasė!
    Nė lagjen e kasabasė! Kasabasė!
    (Nga jashtė dėgjohet njė brohori e madhe)
    VALLJA E NUSES
    Kėto brohorira ē'janė?
    VALLJA E DHĖNDRIT
    Ėshtė regji nė Tiranė!
    Gazi ynė mori dhenė!
    Dhėndri fton Ismail benė!
    Ngre dolli pėr dhėndrin tonė!
    Pėr shėndet tė nuses sonė!
    (Ismail beut i japin nė dorė pjatėn me dolli)
    TĖ DY RRETHET
    Kush e pi kėtė dolli -
    Moj kėto dolli!
    'Smail beu me trimėri -
    Moj me trimėri!
    Kėndofshim nė gaz tė tij -
    Moj nė gaz tė tij!
    ISMAIL BEU (me dolli nė dorė)
    Kjo ėshtė njė ditė dyfish e lumtur.
    Ėshtė e lumtur pėr familjen e dhaskal Papazit, ėshtė e lumtur edhe pėr Shqipėrinė. Ndėrsa ju po kėndoni nė dasėm tė dhaskal Papazit pėrjashta nė sheshin e Bashkisė njerėzit po brohorisin
    Naltadhninė e Tij imperiale, mbretin perandor, qė ka ardhur tė nderojė Shqipėrinė. Dhe sot kthehet pėr nė Romė. Kėtė dolli e ngre pėr shėndetin e mbretit t'Italisė e tė Shqipėrisė dhe tė Perandorit t'Etiopisė, tė Naltmadhnisė sė Tij imperiale Viktor Emanuelit tė Tretė. Tė rrojė sa malet. (Kur sapo ngre dorėn tė pijė dollinė jashtė dėgjohen krisma arme qė pasohen nga klithma tė forta: Upupu! Nga dora dhe pjata bien gotat e dollisė dhe thyhen.)
    (Nė odė dėgjohen pėshpėritje)
    (Zėra dasmorėsh)
    Ugurzeza! Ugurziu! Paskan shkelur pragun me kėmbė tė mėngjėr!
    ISMAIL BEU
    Ē'qenė ato krisma! Ē'ėshtė ajo shamatė!
    (Trimave) Ju, dilni, shihni ē'ngjet e mė lajmėroni.
    (Trimat dalin).
    (Zė nga jashtė)
    Thėrresin pėr njeri qė e kanė vrarė.
    Shtinė tė vrasin mbretin-perandor!
    ISMAIL BEU
    Ē'mė thua! Kush mor?
    Ndonjė tradhėtor!
    (Zė nga jashtė)
    Shtinė edhe mbi Shefqet benė…
    ISMAIL BEU
    Mbi babanė?!
    Shpejt, pallton! Armėt! - (Papazit) Ty po tė them mor!
    Hajt, luaj kėmbėt ti, mor profesor!
    PAPAZI
    Vasil! O Vasillaq! Ky shėrbėtori!
    Ē'u bė? Ja ku e ka varur pallton horri .
    (I mban pallton beut).
    Urdhėroni, princ! Ismail bej, urdhėroni!
    Ju lutem, naltėsi, mos m'u zemėroni.
    ISMAIL BEU (kolėndrin xhepat me nervozitet)
    S'gjenj revolverin! Kush-kush ma ka marrė?!
    Ma sillni shpejt! (e godit me kamxhik) ty tė kam pėr tė vrarė!
    PAPAZI
    Vasil! O dreq! Qė mė t'u shoftė fara!
    ISMAIL BEU
    Koburen, qen! Ē'po shfren ti me tė shara!
    TRIMI (duke hyrė)
    Qetėsohu, Ismail bej! S'u vra njeri!
    ISMAIL BEU
    Kush qe qė zbrazi armėn?
    TRIMI
    Vasil Laēi.
    ISMAIL BEU
    Si? Shėrbėtori i kėtij qen bir qeni,
    Qė po martohet sot? Po arma?
    TRIMI
    Ėshtė i zotėrisė suaj revolveri.
    ISMAIL BEU
    Pupu mend vrava sot me dorėn time
    Mirėbėrėsit e mij, mė tė mėdhenjtė.
    Ē'mė the! ''S'u vra njeri!" O sa tė vrarė do tė ketė kėshtu-tutje. Kur njė palo yzmeqar guxon tė shtjerė kundėr mbretit e kryeministrit tė vendit, mendo me se - (Duke iu drejtuar dhaskal Papazit). Ah, ti derr i derrit - ti do ta kesh mėsuar! Do tė thyenj brinjėt ty, po nuk tregove!
    PAPAZI
    Aman, bej tė betohem; nuk di gjė.
    ISMAIL BEU
    Tė shtyp me shqelm e tė thėrmonj fytyrėn!
    Ha, po s'mė the se kush e ēoi tė shtjerė
    mbi mbretin e tim atė! A ka tė tjerė?
    PAPAZI
    Betohem - zot - s'di gjė pėr kėtė punė!
    Unė - jam - unė - Ju puth tabanin unė -
    ISMAIL BEU (ftohtė, ironik)
    Ma puth! (Ia puth). Pa ēohu. (Papazi ngrihet.) Tani shko puth nusen!
    (Dhaskal Papazi shkon tė puthė nusen, i heq duvakun.
    Nusja i jep njė shpullė. Beu qesh me gėzim djallėzor dhe largohet shpejt me trimat pas).
    PAPAZI
    Si, mua shpullė, mua dhėndrit tėnd.
    Qė tė stolisa me margaritarė?!
    (Nusja i kėput gjerdanėt dhe i flak atje tej tok me unazėn)
    TEUTA
    Ti paēavure qė nuk tė shoh dot!
    Tė kisha, ah, burrė, njė si Vasil Laēin!
    KORI I DHĖNDRIT
    Ē'mynxyrė qė na gjeti ne nė dasėm,
    prej beut q'e pate mik e tė duall hasėm.
    KORI I NUSES
    Tė zestė ne me kėta sy se ē'pamė:
    dhaskal Papazin me njė kuintal dhjamė
    rrėzuar barkazi pėrpara beut, -
    pupu, pėr turp q'i rėndet vetė dheut! -
    E le nė vatrėn tėnde tė tė shanjė,
    e bėre nusen tėnde tė tė ndanjė!
    (Hyjnė Mara, Llazari, Qemali, Shpati, etj.)
    MARA (krahėhapur)
    E dashur Teutė!
    TEUTA (duke e pėrqafuar)
    Motėr e dashur Mara.
    MARA
    Erdhėm tė tė shpėtojmė nga ky djall.
    LLAZARI
    Nga ky pleh pedagogėsh bizantinė.
    PAPAZI (i krusur)
    Si m'u shpėrndanė gurėt e paēmueshėm:
    Diamantė, xhevahirė, inxhit, unazat.
    Djersėn e ballit derdha nė ata gurė!
    O xhevahirė, gjorėt xhevahirė!
    LLAZARI
    Ja ku tė them Papaz bir i dhaskalit:
    qė kur pėr ar ia shite shpirtin djallit;
    do tė hasesh me xhyphamėt edhe njėherė -
    atje pėr ku besonit - nė skėterrė.
    QEMALI
    Pėrkrah me Teutėn tė na prijė Mara.
    Gatiti shokėt pėr nė mal: Pėrpara!
    Dhe drejt fitoreve na shpėntė e mbara!
    LLAZARI (duke treguar dhaskal Papazė).
    Po kjo kufomė - vdekur apo gjallė?
    QEMALI
    Kėtij nuk kemi nge t'i qajmė hallė.
    (Viljanit) Po ti!
    VILJANI
    Po rri qė tė kėrcej nga gazi
    Tek shoh qė s'ka studentė mė Papazi!
    LLAZARI
    Ah, dhaskal Papazi, i gjori!
    Dasmė bėri, nuse s'mori!
    Ja se ē'i pru mbi kokė tradhėtia.
    QEMALI
    Edhe nd'u shoftė gjithė njerėzia
    Do ketė kush ta qajė: Hipokrizia.
    PAPAZI (duke u hequr zvarrė)
    Gjorėt margaritarė e xhevahirė!
    (Me vete) T'ju mbledh kėtu dhe t'ikėnj nga kjo tokė
    Se mos mbanj erė e mund ta lanj me kokė.
    (Del zvarrė)
    LLAZARI
    Kėshtu u heqshin gjithė armiqtė zvarrė.
    (Hyn Shpati).
    SHPATI
    Ē'mėnojmė! Vemi gjithė n'atė vend,
    Ku janė thirrur shokėt nė kuvend.
    QEMALI, LLAZARI, VILJANI ( tė tre njėzėri)
    Vdekje fashizmit! Rroftė populli!
    (Tė tėrė sė bashku dalin duke kėnduar ''Pėr Mėmėdhenė'')
    Fund

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #44
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skėnder Luarasi
    Nė Gjimnazin e Shkodrės (1934-1935)
    Qe e shtunė kur arrita nė Shkodėr. Mė treguan dhomėn e gjumit dhe ngjitur zyrėn e kujdestarit, tė dyja nė ndėrtesėn e gjimnazit ballė pėr ballė zyrave tė drejtorisė. Nė anėn lindore, nga dritaret e dhomės sime, shikoja oborrin dhe pėrtej mbanė tij, sallėn e bukės dhe kuzhinėn pėrdhese. Mė tė djathtė ngrihej ndėrtesa e konviktit ‘’Malet tona’’.
    Atė ditė e kalova duke shėtitur e takuar tė njohur shkodranė…
    Ndarjen e Shkodrės nė dy gjysma esencialisht tė ndryshme e vura re qė kur hyra nė qytet prej urės sė Bahēallėkut: mė tė djathtė ngriheshin kambanaret e katedrales e tė kishave, mė tė mėngjėr minaretė e xhamive, me varrezat rreth tyre. Nė kafehanen e Sahatit, nė perėndim tė diellit sahati binte gjithmonė 12, sipas Stambollit; nė kafe Park-pėr ditė sipas Romės, modės allafrėnga.
    Me kėtė ndarje u pėrballa edhe nė gjimnazin e shtetit.
    Tė dielėn, zilja e mėngjezit pėr studentėt mė ēoi edhe mua herėt. Nga dritarja vura re me kureshtje lėvizjet e tyre, kur hynė nė sallėn e bukės e kur dolėn sandejmi. Nė oborr, Balltoja, kujdestari i konviktit, i thirri nxėnėsit tok, disa duke i vėnė nė rradhė dy-nga dy dhe tė tjerėt duke i larguar. Zbrita nė oborr.
    ‘’Po i pėrcjell nė kishė,‘’ mė tha.
    ‘’Po ata tė tjerėt? ‘’
    ‘’Ata janė muslimanė‘’.
    Si mė therrėn veshin kėto fjalė, si njė kamė e ndezur me gjakun e zemrės sė rinisė shqiptare.
    ‘’A i kini shpėnė pardje nė xhami?’’e pyeta.
    ‘’S’ka kush t’i shpjerė‘’.
    Atė mėngjez kuptova punėn e shėmtuar qė bėnin armiqtė e shkollės kombėtare nė konviktin ''Malet tona'' dhe ē’detyra i binin pėr barrė njė pedagogu patriot.
    Nė krye tė kopesė sė lumtur, Balltoja u nis pėr nė katedrale:
    Ata kapėrcyen pragun, unė mbeta buzė Stiksit, duke pritur Akeronin.
    U ktheva nga dhėntė e humbura tė grigjės shqiptare dhe i pyeta se ē’mendonin tė bėnin? A do tė dėshironin tė bėnin shėtitje gjer nė Rozafė? Me sa gėzim qė m’u pėrgjegjėn se po!… Vendosėm tė shkojmė javėn tjetėr meqė atė mėngjes pata caktuar takim me njė mik shkodran i cili mė njohu me Millosh Gjergj Nikollėn-Migjenin.(*)
    (Shiko ne forum: Skender Luarasi, Takimet e mija me Migjenin
    Artikull nė 50-vjetorin e lindjes sė Migjenit, S.Luarasi, Takimet e mija me Migjenin Drita, 24.9.1961 f. Shėn. i red.P.L..)
    Tė dielėn e shumėpritur u nisėm pėr eskursion me nxėnėsit. Dhe unė, me shapkėn nė kokė e nė shoqėrinė e tyre, vizitova kalanė e Shkodrės pėr tė parėn herė!
    Njė ditė, po rrija vetėm nė verandėn e kafesė ‘’Park’’ e po mendoja i pėrhėndur se ku mė pati sjellė rasa, kur njė burrė simpatik, mesatar nga mosha, vjen drejt meje dhe mė pėrshėndet miqėsisht: ’’Selim Shpuza’’.
    S’kish intelektual revolucionar nė vendin tonė, besoj, qė tė mos e dinte se nėn pseudonimin ‘’Harbuti’’fshihej emri i Selim Shpuzės i cili sapo kishte ardhur nga atdheu i Leninit. U gėzova qė u njoha personalisht me Selimin, por meqėnėse nuk e pata hasur ndonjė herė, e pyeta se mos mė mori pėr ndonjė tjetėr.
    ‘’Tė njoha nga shapka!” mė tha Selimi.
    Unė ia dėftova mikut tim tė ri shkodran ē’mė panė sytė mėngjezin e sė dielės sė parė nė oborrin e konviktit dhe ai mė ndihmoi, si nė shumė raste mė vonė, tė zgjidhnim kėtė mė tė parin problem qė mė doli nė kryeqytetin e Teutės.
    Tė shtunėn, porositėm nxėnėsit e jashtėm e tė internatit tė organizonin njė mbrėmje artistike nė sallėn e madhe tė gjimnastikės. Atje u drodhėn valle dhe u kėnduan kėngė nga mė tė bukurat qė kisha parė e dėgjuar gjer atėhere. Mė pėlqeu veēanėrisht ajo vallja ‘’e faikoit dhe e thėllėnxės’’. E porosita Ballton qė tė djelėn nė mėngjez t’i binte ziles mė vonė se nxėnėsit qenė tė lodhur dhe nuk mund tė ngriheshin herėt pėr nė kishė. Pastaj me nxėnėsit duke kėnduar e duke i rėnė mandolinės shkuam pėr shėtitje nė Shirokė.
    Nuk kam patur prirje dhe sy pėr punėra administrative, veēse do tė isha fare qorr po tė mos kisha vėnė re se nga tollumbi i kuzhinės dilnin krimba. Kanali i tij i ngrėnė prej ndryshkut, qe ēarė dhe lėtyra prej ullukut pėrzihej me ujin e pastėr. Drejtori nuk paskish patur buxhet pėr ta rregulluar! ’’Kam unė!’’i thashė. Ujin pėr tė gatuar e prumė nė kasa nga burimi ato ditė qė punėtorėt e ndreqėn tullumbin!
    Ajo godinė qė pati shėrbyer si xhephane pėr asqerėt turq, e tani qe shndėrruar nė internat pėr djemtė e gjimnazit, aspak nuk e meritonte emrin ‘’Malet tona’’. Nxėnėsit e rritur ishin rregulluar disi mirė nė odat e katit tė sipėrm, porse qenė mos mė keq tė vegjėlit nė kthinat pėrdhese, pa ajėr e dritė tė mjaftė nga frėngjitė e ngushta. Edhe kėtė herė duhej tė grindesha me superiorin gjersa i vendosėm tė vegjėlit nė katin e sipėrm dhe qilarėt i kthyem nė banja e magazinė.
    Filloristėt ua rekomandova studentėve tė rritur qė tė kujdeseshin pėr ta si pėr vėllezėrit e tyre mė tė vegjėl.
    Por gjendja nė klasat e gjimnazit ishte mė e pahijshme dhe mė e vėshtirė pėr ta rregulluar. Dasinė midis kristianėve dhe myslimanėve, e vura re, nė formėn e saj mė tė shėmtuar, nė klasėn e shtatė tė maturės, qė nė orėn e parė tė mėsimit shqip.
    Nxėnėsit kishin zėnė vend nė bangot sipas parimit fetar. Nė klasėn maturante, pėr shembull, mė tė djathtė tė katedrės shikoje ndėnjur Hajredinin e Vasilin - shumė mirė. Porse nė dy-tri bangot e tjera, nė tė dy rrjeshtat e kėsaj ane, rrinin bashkė vetėm djem myslimanė - shumė keq. Me pėrjashtim tė Myzaferit dhe tė Pjerinit, qė rrinin tok, nė bangat e tjera tė tė dy rrjeshtave, mė tė mėngjėr tė katedrės, rrinin vetėm katolikė, pėrzjerė me ta ndonjė orthodhoks. Dy nxėnės, Mark Ndoja mė tė djathtė dhe Alfred Ashiku mė tė mėngjėr, rrinin nė fund nė karrige, tė mbėrthyer nė fund midis dy palė rrjeshtave.
    I kqyra tė gjithė njė nga njė, i pyeta nga vinin dhe pėr mjeshtėrinė e prindėrve tė tyre. Gati tė gjithė qenė shkodranė, bėnin nėnshtypje shumė mė tė mirė nga jashtė dhe u gėzova pėr kėtė.
    Nė fillim nuk u rashė nė sy nxėnėsve pėr kėtė gjendje antipatriotike nė klasėn e tyre, por u bė ēėshtje gjatė orės kur u dhashė pėr hartim temėn ’’Bashkimi bėn fuqinė‘’. Myzaferi, kryetari i shoqėrisė studentore ‘’Besa Shqiptare’’u ngrit e tha se bashkimi qe akt i kryer nė Shqipėri, nėnė egjiden e Naltmadhnisė sė Tij dhe se njė temė e tillė qe anakronike.
    ‘’Pohimi i studentit,'' thashė unė, ''do tė mė gėzonte po tė pėrkonte me tė vėrtetėn. Qė prej urės sė Bahēallėkut e gjer te Fusha e Shtoit, zemrėn e Shkodrės e ēan pėrmes njė thikė helmi. Mė tė djathtė tė udhės kryesore qėndrojnė sogjė lagjet e tė krishterėve, mė tė mėngjėr mėhalla muslimane. Nga tė dy anėt ngrehin ushtat e tyre kishat e xhamitė. Armiqtė e Shqipėrisė mjafton tė hedhin pėr provokim njė kokė derri nė xhami, tė pėgėrėt nė kungatė dhe befas pėrbindėshi shpėrthen nė vėllavrasje.''
    Porse nuk munda pa u thėnė: ”Po mėsojmė e po edukoheni nė shkollė kombėtare.
    Kėtė farė fanatizmi tė kohės medjevale, tė cilės ne shqiptarėt duhet t'ia shkulim rrėnjėt kudo qė ta hasim, ta shfarrosim sidomos nėpėr qytete ku e rritin sheshit e fshehur armiqtė tanė. Ne duhet tė mbjellim kulturėn e shėndoshė nė truallin shqiptar dhe shkolla kombėtare ėshtė selishtja e kėsaj kulture... Ju lutem, do tė gėzohem shumė qė nė klasė marrėdhėniet tuaja intelektuale tė bashkohen mė shumė sipas interesave e simpathisė kombėtare e njerėzore!
    Dhe shkruani nė ballin e murit parrullėn e poetit patriot Pashko Vasė Shkodranit:

    Edhe mos shikoni kisha e xhamija,
    Besa e shqiptarit,ėshtė shqiptarija.’’

    Kėsaj ore duhet tė kem qėnė shumė i tronditur kur lashė klasėn por, qoftė pėr keq a pėr mirė, edhe nxėnėsit u prekėn. Nuk e pata kapėrcyer pragun, kur Alfred Ashiku, njė djalė i mrekullueshėm, brofi nga froni dhe u thirri shokėve tė qėndronin nė vende qė tė diskutonin nė mes tyre ēėshtjen pėr tė cilėn u foli mėsuesi. Ata lajmėruan mėsuesin e matematikės, Filip Llupin, tė mos u vinte nė klasė se kishin pėr tė diskutuar njė problem shumė tė rėndėsishėm. (*) Nxėnėsit diskutuan e zgjodhėn njė komision qė do tė riorganizonte shoqėrinė ‘’Besa shqiptare’’, tė cilėn kryesia e saj e kishte lėnė pasdore.
    (*) Mė treguan se Alfred Ashiku kishte thėnė: ‘’ Nuk duronj tė shoh profesorin tė mbushė sytė me lotė e kėtu dikush tė qeshė. Askush nuk del nga klasa pa zgjedhur komisionin pėr tė organizuar shoqėrinė ''Besa Shqiptare'' … Ndėrsa Filip Llupi mu gjend nė krah edhe nė mjaft raste tė tjera.
    (Citim: Lazėr Radi.Shqipėria nė vitet 30-tėf.97. Me ndihmėn e Profesor Skėnder Luarasit dhe tė Profesor Filip Llupit qė ishte shef Arsimi e siguruam fjetjen nė Konviktin e Shkollės Teknike, kurse shfaqjen( e dramės ''Spiuni'') do ta jepnim nė sallėn e kinemasė ‘’Rozafat’’ )
    Pėr hartimin e dytė me temė ‘’Ē’na ndan e ē’na bashkon‘’, u dhashė nxėnėsve disa shėnime: Na ndajnė mėnyra si vishemi - disa mbajnė feste a qylaf, disa shapkė a kapellė; na ndajnė shijet e gjellėve: disave u pėlqen pilafi, tė tjerėve makaronat a fasulet; disa e vėnė sahatin alla turka, disa alla franga; disave u duket mė e mirė kafeneja e Sahatit tė tjerėve e Parkut; ja qė shijet janė tė ndryshme. Na bashkojnė Atdheu ku lindėn, luftuan e vdiqėn prindėrit tanė dhe na e lanė amanet ta duam e ta mbrojmė nė rast rreziku; gjuha qė na ndihmon tė kuptohemi e tė duhemi e tė pasurohemi nė kulturė; na bashkon historia jonė qė na ushqen me vlerat morale; na bashkon thesari kulturor…dhe mbi tė gjitha na bashkon halli ynė i madh kombėtar qė duhet t’i bėjmė ballė tė bashkuar.
    Edhe nė kėtė rast spiunėt e kryen rolin e tyre, dhe kleri jezuit e tregoi mendėsinė e tij nė organin ‘’ Leka‘’ ku i bėri kėtė koment:
    Edukata: ’’Kjo lum miku, ėshtė njė pyetje e dalun prej njė mendėsherr, e cila mė fort se bashkimin ka pėr qėllim ngjalljen e mėnis sė klasave shoqnore, e nė fund ndėrsen rininė kundėr besimit. Kėtu po na kėcejnė spionėt e komunizmit e tė bollshevizmit...''(*)
    (*) Ē’na ndan e ē’na bashkon?, Leka, nr.6, qershor 1935.
    Nė lėndėn e letėrsisė, pėr gjithė klasat e gjimnazit, fola mbi jetėn dhe veprėn e Fan Nolit, tė Gurakuqit dhe tė Risto Siliqit. Nė klasėn e gjashtė normale dhe nė tė shtatėn reale, ndėr visaret e letėrsisė botėrore komentuam edhe romanin ’’Nėna’’ tė Maksim Gorkit. Ndėrsa nė maturėn u pėrqėndrova tek kolosėt e letėrsisė shqipe Naim Frashėri e Patėr Gjergj Fishta.
    Mėsuesi im i parė pati qenė Naim Frashėri i cili vdiq motin kur linda unė.
    Nė Shkodėr myslimanėt nuk e njihnin Naim Frashėrin, profesorėt katolikė e injoronin, jezuitėt, qė talleshin me vlerat e kombit tonė, bile edhe me Skėnderbenė, e pėrbuznin. (Disa pėrmendnin se edhe nxėnėsin i tij, Faik Konicėn, qė nė fillim e lėvdonte nė fund e shau.)
    Mė binte barra atdhetare ta ndriēoja veprėn e Naim Frashėrit tė cilėn e njihja mirė dhe e pata pėrshkruar qė mė 1925(*)
    (*)(''Naim Be Frasheri : Jeta dhe vepra, ''Dajti'', 14.10, 5.11, 12.11.1925
    dhe '' Kengėt e Naimit do te ushtojnė perjetė'', Djaleria nr.7, 1927)
    ‘’Istori e Skėnderbeut’’ prej Naim Frashėrit, mė ngjalli dashurinė e parė pėr atdhenė tim tė robėruar, por ‘’Mrizi i Zanave'' prej Gjergj Fishtės mė mbajti ndezur atė dashuri nė kohėn kur shumėkush nuk besonte se Shqipėria e rilindur do ta kishte jetėn e gjatė.
    Patėr Fishta mė ftoi disa herė pėr bisedė nė kuvendin Franēeskan dhe unė nuk i vajta, por sa herė e takoja mbudhė e pėrshėndesja me gjithė respektin qė u kemi hua njerėzve tė cilėt kanė kontribuar sado pak pėr begati e kulturė dhe patėr Fishta nuk ka qenė mė i pakėt. Por edhe njerėzit e mėdhenj gabojnė. Pėr tė sqaruar keqkuptimet:
    M.Ivanaj me tė drejtė e kritikonte Patėr Gjergj Fishtėn, sidomos nė lidhje me ‘’Lahutėn e Malėsisė‘’ dhe Mark Milanin, qė e dinte se ishte nga vendi i tij i origjinės. Ivanaj thoshte se Fishta e paraqit Mark Milanin si ‘’shqah’’, kurse ai ka qenė shqiptar me origjinė. Qė nuk ka qenė shqah e provojnė edhe dy veprat e tij tė botuara nė Podgoricė mė 1899, sidomos ajo qė mban titullin ‘’Doket e zakonet shqiptare’’.
    Nė periudha tė caktuara (bie fjala nė kohėn e okupacionit fashist) patėr Fishta mund ta ketė parė tė ardhmen e Shqipėrisė me sytė e njė pesimisti, por megjithatė nuk duhet tė harrojmė punėn e tij kombėtare, kur gjithė tė tjerėt qenė pesimistė dhe patėr Fishta ngriti flamurin e Shqipėrisė nė Rozafė.(*)
    (*) Po kėto mendime S.Luarasi i shfaqte dhe i mbronte edhe nė kohėn kur Gjergj Fishta akuzohej nga shumėkush si ''agjent i fashizmit'' dhe '' poet reaksionar''
    Nxėnėsit e klasave tė ulėta, me besime tė ndryshme, rinin mė shumė me shoku-shokun dhe ishin mė pak tė prekur prej influencės fetare. Pėr shembull Qemal Stafa rrinte me Vasil Llazarin, Xhemali me Arditin, vėllezėrit Trimēev me shokė tė njė feje tjetėr. Kur tregova gėzimin tim pėr shkollėn e shtetėzuar, vetėm njė nxėnės shprehu urrejtje pėr atė, njė flokėverdhė, fytyrėzbehtė: ’’Kėtu me tė tjerėt mė bashkon vetėm kjo orė mėsimi, shkolla ime ėshtė gjetiu’’.
    Mua nuk mė zemėronin njerėz me opinione tė ndryshėm, veē tė ishin tė arėsyeshėm, tė mė dėgjonin dhe tė mė respektonin dhe mua mendimet. Kur fola me kėtė nxėnės jashtė klasės, ai mė tregoi se i ati e fitonte bukėn e pėrditėshme duke punuar nė kuvendin e jezuitėve. Nė kohėn e lirė shkonte atje dhe zbavitej nė palestėr, nė theatėr, nė bibliotekė. Ndėrsa gjimnazit tė shtetit nė Shkodėr i mungonin ambjentet kulturore-sportive…
    Tok me nxėnėsit ia nisėm me terenet sportive. Ata ishin tė gėzuar qė tė punonin dhe prefekti Et'hem Toto urdhėroi tė na jepej materiali i duhur, rėrė, ēimento, trarė, litarė, hekura, shata, lopata.
    Vetėm inxhinier Zojzi na kundėrshtoi: ’’Shteti nuk i ka dėrguar nxėnėsit kėtu tė punojnė nė baltė, por tė venė nė shkollė.‘’(*)
    (*) Irfan Tėrshana, ish mėsues i edukimit fizik nė gjimnaz tregon: Nė kėshillin pedagogjik tė shkollės, u shtrua ēėshtja e ngritjes sė terrenit sportiv. Disa arsimtarė qenė kundra ngritjes sė terrenit, ndėrsa njė pjesė tjetėr qenė pro...
    Enver Bushati, Lėvizja fiskulturale nė Gjimnazin e Shtetit tė Shkodrės, Revista pedagogjike, nr.1, f.154.
    Pastaj shkova nė Tiranė, drejt e nė ministri tė Arsimit. Te porta hasa Sokrat Mion, nga Korēa i cili sapo pati mbaruar studimet pėr rregjizor. Qe i dėshpėruar e sa nuk qante. Kur u paraqit nė ministri pėr punė, i veshur shik, me frak e flokė gjer te supet, ministri nuk e qasi. I thashė tė mė priste te porta. Qe ora 12 kur trokita tek dera e dhomės sė ministrit dhe hodha kėmbėt brenda prakut. ’’Mė dy, mė dy!’’ mė thirri edhe mua. Kur i tregova sekretarit pėr pritjen e ēuditshme, mė tha se kushedi se ē’punė tė rėndėsishme do tė ketė tė bisedojė me ty. Zbrita dhe te porta u bėmė dy me Sokratin pėr tė qarė.
    Kur hyra nė orėn dy nė zyrėn e ministrit: ’’Allahile, ē’ka bani ju bollshevikėt atje nė Shkodėr!’’ mė pėrshėndeti Mirash Ivanaj duke mė zgjatur dorėn. Unė ngriva nė vend. ’’Dy herė mė ka telefonuar Musa Efendia dhe dje mė erdhi nė zyrė e mė thirri: ‘’Hiqma atė qen Skėnder Luarasi nga Shkodra!’’
    Dhe pasi heshta vazhdoi: ’’Por pse s’pyet ē’farė i thashė unė? Nė shkollėn shqipe ka vetėm zotėrinj profesorė. Ndė tė ka marrė malli pėr qen, shko nė ministrinė tėnde se atje ke plot! Kėshtu i fola. Tani mė thuaj, ē’hall tė solli nė Tiranė‘’.
    I tregova se ambjentin sportiv po e mbaronim dhe se nė sallėn e madhe tė gjimnastikės do tė ngrinim njė skenė theatri, porse na mungonte njė regjizor
    ‘’Regjizor...Po gjeni - Gjeni njė‘’.
    I fola pėr Sokrat Mion. Nuk pranoi t’a emėronte definitivisht. Por mund tė vinte tė shėrbente i paguar pėr muaj, gjersa tė provonte qė ishte i zoti dhe meritonte tė shėnohej nė kuadrin e gjimnazit.
    ’’Por i thuaj me i pre ato flokėt e gjatė dhe me u veshė thjeshtė-thjeshtė.‘’
    Ministria u dėrgoi konviktorėve tė varfėr edhe kėpucė e pelerina.
    Kėto qenė andralla tė vogla materiale, moralet janė mė tė rėnda se nuk i rregullonte dot financa.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #45
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skėnder Luarasi
    Nė Gjimnazin e Shkodrės (1934-1935)
    Njė ditė maji, kur u ktheva nga Tirana, pasdreke nė orėn pesė, nuk i gjeta nxėnėsit katolikė tė klasave tė larta nė sallėn e studimit. Ata kishin vajtur nė katedrale pėr tė dėgjuar meshėn e zakonshme tė rinisė katolike.(*)
    (*) Bėhet fjalė pėr tė ashtuquajturėn ''shamata e shenjtė'' ku klerikė tė parapėrgatitur ''debatonin'' pėr tema tė ndryshme duke influencuar ''natyrshėm'' mbi bindjet e besimtarėve.
    Kur u kthyen, ata mė treguan pėr predikimin nė shqipe tė bukur qė mbajti Zef Valentini. Ai pati folur pėr dėmin qė i sillnin librat e kėqinj rinisė sonė.
    Tė nesėrmen, para orės pesė, nxėnėsit mė pyetėn me shqetėsim ndė mund tė shkonin nė katedrale. ’’Kur ju ka dhėnė leje drejtori, pse jo!’’u thashė. Por mė kėrkuan leje edhe nxėnės muslimanė tė klasave tė larta : ’’Pse jo!’’ u thashė dhe u nisa edhe vetė pėr atje duke i lėnė konviktorėt e tjerė nėn kujdesin e Sotir Angjelit.
    Afro njė orė ndenja kokėulur nėn amvonė duke dėgjuar predikimin kundėr muzikės e cila me anėn e asaj ’’shpikje djalli’’- radios, na qe futur gjer nė vatėr e na prishte moralin e familjes. Muzikė do tė dėgjonim atėherė kur qeruvimėt e serafimėt do t’u binin trumpetave ditėn e kiametit!
    Nė mbarim tė meshės, nxitova nė sallėn e ngrėnies dhe ēela radion. Erdhėn edhe nxėnėsit. ’’A nuk foli bukur?’’ mė pyeti njėri. ’’Mė vjen turp kur mendoj se njė i huaj e flet gjuhėn tonė amtare, mė mirė se disa mėsues shqiptarė,‘’ iu pėrgjegja .’’Po pa mė thuaj ē’tha? Ka me mijra konservatorė nė botė, me qindra mijė, miliona studentė tė artit muzikor, kompozitorė, qė na kanė dhėnė kėngė e hymne tė cilat na gėzojnė e lartėsojnė zemrėn. Por qė radio, e cila na e sjell kėtė gėzim nga ana e anės, mu nė vatėr, na qenka shpikje e djallit, jo! Zef Valentini pat shėrbyer nė ushtrinė italiane gjatė luftės sė parė botėrore, para se tė hynte nė urdhėrin e gjeneralit Laloja. Pėrse nuk na foli pėr atė kasaphanė ku me miliona katolikė italianė, francezė, gjermanė, austriakė, anglezė, hėngrėn trutė e njėri-tjetrit, po na tregon ditėn e qametit dhe marshin triumfal tė Kerubimėve e tė Serafinėvet!''
    Tė nesėrmen u thashė se mund tė vazhdonin vajtjen nė katedrale, veēse tė vinin re jo vetėm gjuhėn, por edhe mendimin dhe tė gjykonin se ē’ish e drejtė dhe e vėrtetė e ēfarė jo.
    Ē’biseda tė zjarrta interesante e ndeshje mendimesh tė reja tė dėgjonin veshėt nė oborrin e vogėl tė konviktit, nė palestrėn e klasat e gjimnazit - ē’pėrpjekje pėr tė dalluar tė vėrtetėn nga rrenat e kėsaj botės sonė! Ndėrkohė njerėzit me veladon i bėnė mė tė dendura vizitat nė drejtorinė e gjimnazit dhe drejtori mė porositi t’i ndaloja studentėt tė vinin nė meshė. E kundėrshtova duke i vėnė nė dukje se ai vetė u pati dhėnė leje dhe nuk desha qė tė ma mernin pėr tė keq mua.
    ‘’Atėhere do t’u them unė tė nesėrmen!’’mė tha.
    ‘’As kėtė nuk do ta bėni, se mė rrėzoni autoritetin mua pėrpara nxėnėsve’’. Dhe kėshtu studentėt e konviktit, tė krishterė e muslimanė, u gėzuan bashkė me bekimet e Zotit, Zotit qiellor, pėr njė muaj plot!
    ‘’Po ti ke lejuar dhe muslimanėt!’’mė qėrtoi drejtori. Unė u shfajsova duke thėnė se nuk bėj dallim midis nxėnėsve dhe se kur ėshtė puna pėr tė shpėtuar shpirtin e njeriut, muhamedanėt kanė nevojė mė tė madhe pėr tė dėgjuar predikimet e priftit.(*)
    (*) Me tė vėrtetė, unė nuk kam qenė kundėr besimit - fesė! Feja me gjithė supersticionet ēduket si vesa kur kupton njeriu tė vėrtetėn e jetės. (''E vėrteta bėn fenė, jo feja tė vėrtetėn''). Sepse nuk ėshtė feja qė i bėn njerėzit tė liq. Janė njerėzit e liq qė krijojnė ferat pas qėllimeve qė kanė pėr tė kėnaqur ambicjet e tyre. Pra kam qenė jo kundėr fesė, por kundėr klerit.)

    Drejtori im i nderuar, A. D., dhjetė-pesėmbėdhjetė vjet mė parė, kur nė Tiranė e nė gjithė Shqipėrinė ziente lufta midis demokratėve e feudoborgjezėve, qe njė nga partizanėt mė tė zjarrtė tė anės pėrparimtare dhe burrė guximtar. Porse trimi i mirė me shokė shumė: nė Shkodėr nuk kishin mbetur mė Bajram Currė e Luigj Gurakuqė, por Karla e Don Lazarė dhe plot spiunė tė Musa Jukės. Atmosfera e rėndė e dėrrmoi A. D., i cili ra pas rakisė e kumarit dhe humbi trimėrinė qė e dallonte mė parė.
    Pas gjithė atyre letrave anonime plot kanosje qė mė vinin nė konvikt, nuk di ē’do mė kishte gjetur mua po tė mos kisha patur ata miq shkodranė, qė mė kėshillonin e mė mbronin nga tė liqtė.
    Nga gjithė miqtė e mi nė Shkodėr, Selim Shpuza mė vizitonte mė shpesh nė konvikt dhe mė dha ndihmėn mė tė vlefshme. Njė ditė ai mė pyeti ndė kisha armė. I thashė se pedagogėt nuk duhej tė mbanin armė
    ‘’Si jo!’’ m’u pėrgjegj, ''mėsues qe edhe Avni Rustemi, por i shėrbeu Shqipėrisė mė shumė me atė plumb qė zbrazi nė Paris se me gjithė mėsimet qė dha nė shkollė vjete me radhė.'' Dhe kur i tregova se nė fund tė sėnduqit kisha njė farė kobure, njė gjashtare, mė kėshilloi dhe mė bėri t'i premtoja se do ta mbaja ngjeshur kur dilja pėrjashta. Mė tha se puna s’ishte pėr tė qeshur.
    Njė mbrėmje tė errėt dimri, nė orė tė vonė, dikush mė lajmoi t’i vija Selim Shpuzės nė shtėpi dhe ...se mos harroja koburen. Vesha pallton e madhe, shtira koburen nė brez tė saj dhe u nisa pėr vizitė. Prej derės sė odės sė mysafirėve pashė disa zotėrinj tė panjohur tė ulur nė kolltukė. Kur doli tė mė priste nė qoshk, Selimi e la derėn e dhomės tė hapur dhe mė ndihmoi tė heq pallton. Dhe kur iu pėrgjigja se koburen e kisha nė xhep tė saj, e nxorri nė mėnyrė demonstrative dhe mė pėshpėriti qė herė tjetėr ta mbaja ngjeshur. Mua mė erdhi liksht kur koburen ma vuri dukshėm pėrmbi pallto, ta shihnin mysafirėt qė isha i armatosur. Pėr vizita tė tilla mė ftoi disa herė nė vilėn e tij moderne. Nė pakė kohė mė doli nami se unė nuk isha ndonjė mėsues dokudo. Miku im shkodran mė kishte bėrė ‘’trim’’ me pahir. Vonė e mora vesh qė miqtė e mij tė ndihmuar nga studentė mirėdashės mė kishin shpėtuar nga disa rreziqe koke.
    Mik m’u tregua edhe prefekti Et’hem Toto. Kur takoheshim mbudhė, mė qėndronte dhe bisedonte me mua nė mėnyrė demonstrative, ta kuptonin armiqtė qė isha nėn mbrojtjen e tij.

    ***
    Nė Gjimnazin e Shkodrės veē djemve tė malėsisė, tė Krumės e tė Oroshit, vinin tė mėsonin edhe nga Kosova e Metohia, Plava e Gucia, Dibra e Madhe e Ēamėria tė cilėt banonin e ushqeheshin nė konviktin ‘’Malet tona’’ si Emin Duraku, Nazmi Rushiti, Branko Kadia, Hajdar Dushi, Xheladin Hana, Tom Kola, Xhevdet Doda, Teufik Ēanga, Murat Paci, Bardhok Biba, Sadik Bekteshi, Fadil Hoxha e tė tjerė.
    Studentėt nė konviktin’’Malet tona’’ qenė tė bindur, tepėr tė bindur. Kur vinin tė kėrkonin leje pėr tė dalė nė qytet ata e lypnin lejen me lutje e pėrgjėrim:’’Zotni profesor, ju lutem - mė ka ardhur baba - dua tė piqem - ju lutem - zotni profesor - mė jepni leje - njė ēerek ore - ju lutem…’’
    ‘’Nga ka ardhur baba? Ku ėshtė tani? ‘’ - i pyesja e mė pėrgjigjeshin: ‘’ Nga Shala, nga Kelmendi zotni profesor - do tė jetė nėpėr Pazar - ju lutem zoti profesor.’’
    Dėgjoja dhe mendohesha: Kėta nipa tė Ded Gjo Lulit, i cili me njė grusht malėsorė i theu hundėn Turgut Shefqet Pashės, ku e kanė marrė kėtė tė lutur skllavi pėr t’u dhėnė njė tė drejtė qė ėshtė e drejtė e tyre?
    ’’Po tė del ty njė ēerek ore kohė qė ta gjesh babanė nėpėr Pazar? Shko, piquni dhe e pres tė mė vijė nė konvikt pėr drekė!’’- i thosha studentit. Dhe ai dilte i gėzuar. Nga prindėrit e studentėve tė mi kam mundur tė njoh malsorin shqiptar mė mirė se sa nga tekstet e historianėve tanė.
    Njė ditė Murat Paci m’u kthye nė konvikt nga pushimet e motit tė ri me nja dy javė vonesė.
    ‘’Pėr dėnim’’, i thashė, ’’do tė shkruash njė hartim ku tė na tregosh si i kalove kėto dy javė pushim tė palejuar.'' Dhe Murati pėrshkroi dimrin e rreptė, dėborėn e madhe qė i mbylli njerėzit dhe s’i la tė dilnin jashtė. ‘’Derrat vinin gjer nė oborr - As nė mulli nuk vinim dot - Si s’vdiqėm urije!’’
    ‘’Ē’mė thua! Derrat ju vinin gjer nė oborr e ju sa s’vdiqėt urije!''
    Porositė e nxehta tė kuranit arab kishin pushtuar trurin e malėsorit shqiptar.
    Ēuditesha kur dėgjoja se mė pėrpara pėr ditė kishte konflikte midis nxėnėsve dhe kujdestarėve. Pyeta njė ditė nxėnėsit e rritur pėr shkakun e kėtyre zėnkave. Dhe njėri nga kėta, mė duket se qe kosovar, m’u pėrgjegj: ’’Por ata vinin pėr mėngjes nė odėn e gjumit e na bėrtisnin tė ngriheshim sikur tė ishim robt e tyre dhe na urdhėronin tė shkonim tė korrnim arat. Unė vetė i jam hedhur njėrit nė grykė kur mė hoqi jorganin. Kėtė nuk do t’ia lejoja as babait…!(*)
    Nxėnėsit nė pėrgjithėsi ma dėgjonin fjalėn e mė respektonin.
    Nxėnėsit kujtojnė:
    ‘’Nė periudhėn 1934-35-36 dallohet nė mėnyrė tė veēantė pedagogu i letėrsisė Skėnder Luarasi, i cili kishte fituar admirimin e nxėnėsve pėr shpjegimin e lėndės, pėr analizat e thella e plot pėrmbajtje, pėr komentet emocionuese e frymėzuese e mbi tė gjitha pėr qėndrimin e ri ndaj figurės sė nxėnėsit. Pedagogu shoqėrohej me nxėnėsit jashtė mėsimit, qėndronte pranė konviktorėve, dilte shėtitje me ta, shėtitje pune, sepse ai shfrytėzonte rastin pėr tė plotėsuar e pėr tė dhėnė atė qė s’mund t’a jepte nė klasė…
    Nxėnėsit shprehnin respektin e tyre duke ia mėsuar lėndėn nė mėnyrė shembullore. Nė vitin shkollor 1934-35, Luarasi zhvilloi letėrsi nė klasat 5-a, b, 6-a, b e 7-tė, gjithsej 220 nxėnės e nė fund tė vitit fituan nota kaluese 219 nxėnės, prej tyre vetėm njė mbeti e tė mos harrojmė se jemi nė vitet kur mbetja me shumicė e nxėnėsve ishte tipar dallues i shkollės…’’
    (Gjimnazi i shtetit Shkodėr (1922-1972) f.54.Citim nga: V.Llazari, M.Uli ‘’Lėvizja komuniste e punėtore nė Shkodėr deri nė vitin 1941’’. Buletini shkencor i Institutit Pedagogjik Dyvjeēar Shkodėr, nr.5, 1966)
    Shumė nga familjet e tyre, muslimane, mė ftonin nė raste festash. Njė ditė u ndodha nė krye tė odės, ballėpėrballė Myftiut Sali Efendisė. Do t'i kem bėrė pėrshtypjen e njė memeci, si m’u mēel goja e s’fola njė fjalė!
    Kordignano pati gjuhė tė pėrbashkėt me Sali Efendinė. Jezuiti e vizitoi njė ditė shėrbėtorin e Muhametit dhe biseduan mbi punėn e disa mėsuesve toskė, qė, ''si agjentė tė huaj'' pėrpiqeshin qė djemt e krishterė e muslimanė ''t’i bėnin bollshevikė''. Myftiu thirri nxėnėsit e prindėrit e tyre nė Myftihane dhe u foli kundėr ''atij mėsuesit toskė qė s’i dihej se nga vinte e ē’fe kishte''. Teufik Ēanga i pari u ngrit kundėr myftiut dhe i tha se mėsuesi qe shqiptar dhe u fliste nė klasė pėr atdhedashuri dhe bashkim kombėtar. I ati e qortoi rėndė Teufikun qė guxoi t’i kthente fjalėn Myftiut dhe se po tė mos i lypte ndjesė, do ta mohonte pėr bir e nuk do ta qaste mė nė shtėpi.
    ’’As unė s’kam me ardhė‘’, i tha i biri.
    Kur mbaroi mbledhja i ati vrapoi pas Teufikut: ’’Mor bir, po si mund tė flisja ndryshe nė sy tė Myftiut’’, dhe e mori pėr krahu nė shtėpi.
    Nė Shkodėr takova Elez Muzhakun, mikun e halleve tė burgut nė vitin 1931
    Ndjeva gėzim qė e ndihmova tė birin, Abdullahun, tė pranohej bursist nė konviktin ‘’Malet tona’’ ku qeshė pėrgjegjės internati.
    Njė ditė Ramazani, vura re se Abdullahu nuk vuri bukė nė gojė as pėr mėngjez, as pėr drekė. Qė nė fillim i pata porositur internatistėt se buka nuk duhej tė nxirrej jashtė sallės. Dhe ja pikėrisht Abdullahu e theu rregullin. Me tė rėnė topi i Ramazanit, nė orėn pesė, nxorri bukėn nga xhepi. Pėr dėnim i thashė se sa tė vinte Bajrami, do tė banonte nė familje.
    Hoxhė Elezi mė vizitoi. Folėm rreth ‘’gabimit’’ tė birit tė tij.’’Ku qėndron e drejta hoxhė Elez’’, e pyeta, ’’nė anėn e Abdullahut, apo tė njėqind internatistėve?’’
    Dhe ai mė pyeti:’’Ē’duhet tė bėjė qė ta ndreqė gabimin?’’
    ‘’Tė vijė pėr drekė dhe tė shtrohet nė sofėr si gjithė tė tjerėt. ‘’
    Dhe Abdullahu erdhi.
    Abdullahun, por dhe shokun e tij tė pandarė Xheladin Hana i kujtoj ndėr ata internatistė nxėnės tė mirė e besnikė qė mė dhanė krahė nė punė. (*)
    (*) Tė dy dhanė jetėn nė luftė pėr ēėshtjen kombėtare. Abdullah Muzhaku u vra nė pėrpjekje me gjermanėt nė Metkoviē tė Dalmacisė nė qershor 1944, nė krye tė komandės sė ēetės interballkanike tė formuar nė Itali. Shėn. i red. P.L
    Hoxhėn Elez Muzhaku e kujtoj si shqiptar tė kulluar, tė lidhur me hallet e vendit, qė besimi fetar nuk e shkėputi nga veprimtaria patriotike(*).
    (*) U gėzova shumė kur e poqa pėrsėri Elezin mė 1946 dhe mora vesh se qe lidhur familjarisht me lėvizjen popullore ēlirimtare.

  10. #46
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skėnder Luarasi (19.1.1900 - 27.4.1982)
    Astrit Larinasi ne librin "Nė valėt e jetės" tė Vedat Kokonės, prof. Tomori nė "Hasta la Vista" tė Petro Markos, Prof. Luarasi nė veprėn "Burgu" tė Haki Stėrmillit, profesori i letėrsisė nė filmin "Qortimet e Vjeshtės"...
    Tė gjitha kėto personazhe kane vetėm njė emėr, Skender Luarasi, i cili njihet si veprimtar demokrat, pedagog, shkrimtar, historian, publiēist, shqipėrues.
    Krijuesi i monografive tė njohura kushtuar I.Qemalit, I.Boletinit, kolonel Thomson etj, shqipėruesi i kryeveprave tė Shilerit dhe Shekspirit, i Faustit tė Gėtes, Ēajld Harold tė Bajronit, Skėnder Luarasi njihet edhe si antifashisti i parė shqiptar dhe transmetuesi i emisioneve tė para radiofonike nė gjuhėn shqipe nė botė.
    Ndėrsa veprimtaria e tij si publicist dhe dramaturg, linguist- poliglot pėrmblidhet nė mbi 150 artikuj e studime nė mbi 50 organe e dhjetra konferenca, si historian ai dallohet pėr papajtueshmerinė ndaj tezave reaksionare dhe tė ideologjizuara qė kėrkoheshin t'i imponoheshin historiografisė shqiptare.
    Shkrimtari Dritero Agolli, duke e konsideruar Luarasin si unaza lidhese e epokes se Rilindjes me atė tė demokracisė ėshtė shprehur se "ai jetoi nė plejadėn e atyre intelektualėve qė rrallė here i gjejmė nė ditėt tona si Noli, Moisiu, Migjeni. Ai mori prej tyre, por edhe ju dha atyre".
    "Nėse lexon disa prej veprave tė tij, qoftė krijimtari e mirėfilltė, qoftė pėrkthime, do tė vesh re disa veēori morale aq tė vlefshme sa dhe kontributi i tij nė fushėn e kulturės", ėshtė shprehur Prof. dr Ylli Popa, kryetar i Akademise se Shkencave.
    Nė fakt kur themi Skender Luarasi, veprimtar i gjithanshėm, ku ndėrthuret atdhetari me historianin, mėsuesi me shkrimtarin, mendja tė shkon te origjina dhe edukata qė ka marre ai nė fėmijėri.
    I biri i Petro Nini Luarasit (Mėsues i Popullit), i lindur nė Luaras tė Kolonjės, Skėnder Luarasi qė fėmijė u edukua me idealet atdhetare tė babait tė tij, i cili e lidhi jetėn me ēėshtjen kombėtare dhe fatet e popullit shqiptar. Por edhe arsimimi i tij nė shkollat mė tė njohura tė botės ndikuan ndjeshėm nė formimin e personalitetit tė gjithanshėm tė Skėnder Luarasit.
    U arsimua nė shkollat shqipe tė Korēės dhe Negovan pėr tė vazhduar mė pas studimet nė SHBA, nė Austri ku kreu gjimnazin klasik nė Freistadt dhe fakultetin e filozofisė nė Vjenė. Gjatė qėndrimit nė SHBA ai themeloi Lidhjen e Studentėve Shqiptarė dhe botoi gazeten "Studenti", ku u dallua pėr artikujt publiēistikė nė mbrojtje tė indentitetit tė trojeve etnike shqiptare.
    Ndėrsa gjatė qėndrimit nė Austri, Skėnder Luarasi, u zgjodh kryetar i shoqėrisė "Albania" dhe botues i organit tė saj "Djaleria", duke u dalluar pėr veprimtarinė e tij si demokrat, ku pėr kėtė arsye iu pre bursa dhe u burgos nga regjimi monarkist.
    Nė vitet '31-'36 punoi si mėsues i letėrsisė nė shkollat e mesme nė Tiranė, Vlorė, Shkodėr, ku dhe edukoi njė gjeneratė tė rinjsh me idealet progresive tė kohes ku permenden Qemal e Veli Stafa, Ali Demi, Arshi Pipa etj.
    Skėnder Luarasi, i njohur si antifashisti i parė qė u nis nga territori shqiptar nė fund tė vitit '36 nė luftėn antifashiste tė Spanjės, u bė shembull pėr shqiptarėt e tjerė qė u bashkuan mė vonė me brigadat internacionale. Nė Spanjė veprimtaria e tij do tė pėrqėndrohej nė organizimin e shqiptarėve nė front, botimin e organit "Vullnetari i lirisė" dhe transmetimin e emisioneve radiofonike ne shqip ne radio-Barcelona e radio- Madridi. Kėto emsione njihen si transmetimet e para radiofonike nė gjuhėn shqipe brenda dhe jashtė Shqipėrisė.
    Pasi u dėnua nė kampet e pėrqėndrimit nė Francė nė vitin '45 kthehet nė Shqipėri ku punoi nė disa fusha si deputet i Kolonjes (1945-1949), pėr legjislaturen e parė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, nė Kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtareve dhe Artistėve, nė Universitet ku ēeli edhe degėn e anglishtes etj.
    Pėr Skėnder Luarasin dhe veprimtarinė e tij tė gjithanshme duhet thėnė se nga opinioni zyrtar i regjimit totalitar u mbajt njė qėndrim mospėrfillės.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #47
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Xhevahir Spahiu
    Njeriu i fjalės sė lirė
    Skėnder Luarasit

    Gojėn e tij s'e mbyllte dot mallkimi,
    Zeusi vetė me popla bubullimash,
    Veē mė tė rrallė puthja.

    Nė se ai do t'ishte i pagojė,
    Me ē'gjuhė ahere do tė fliste nderi?

    Nė ē'magje do tė mbruhej brumi i jetės,
    Nė ē'farkė liria do tė mprihte armėt?

    Pėrsillej rrotull, s'gjente dot njė kyē
    T'ia mbyllte gojėn njė njeriu-
    Heshtja.

    Gojėn e tij e mbylli vetėm vdekja.

  13. #48
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Aleks Buda.
    Mėsuesi im Skėnder Luarasi.
    Kėshtu mund ta quajnė shumė vetė Skėnderin, kėshtu mund ta quaj unė me plot gojėn sot, qė jam tetėdhjetė e sa vjeē, kėshtu e quajta para disa vjetėsh kur e pashė pėr herė tė fundit pak minuta pasi kishte dhėnė shpirt. E kam kuptuar se sa e vėrtetė ishte kjo fjalė edhe kur rastėsisht mė ka rėnė nė dorė njė raport i konsullit tė Vjenės drejtuar shefave tė tij, ku ai i pėrgjigjej pyetjes se cili ishte njeriu mė i rrezikshėm nė koloninė e shqiptarėve tė Vjenės. Dhe kam tė drejtė t'i vė vetes kėtė titull nderi krahas njė Qemal Stafe e ndonjė tjetri, qė duke e njohur atė nga bangat e shkollės kanė pohuar tė njėjtėn gjė.
    Skėnderi ishte shembulli i njė njeriu i cili, edhe pa qenė nė katedrėn e pedagogut i bėnte nxėnės tė gjithė ata qė e dėgjonin. Ishte mėsues i lindur dhe unė nuk mund tė flas pėr tė pa ndjenjėn e dashurisė e tė mirėnjohjes qė ruan gjithnjė nxėnėsi pėr mėsuesin e tij.
    E kam parė pėr herė tė parė nė vapor kur do tė kem qenė rreth dhjetė vjeē dhe ktheheshim me tim vėlla Mihalin nga Bari pėr nė Shqipėri. Ai ishte djalė njėzetvjeēar, tepėr energjik me po atė vėshtrim tė mprehtė e tė rreptė qė e pati gjithė jetėn, me zėrin e tij melodik plot kumbim, qė gjithmonė mė ka sjellė nė mend fjalėt e austriakėve qė e patėn njohur aktorin e madh shqiptar tė skenės gjermane Aleksandėr Moisiun, se nė zėrin e shqiptarėve ka diēka tipike unikale qė i bėn tė ngjashėm.
    E njoha mirė mė vonė kur erdhi nė Vjenė, sepse mė parė ai i ndiqte studimet nė Frajshtad, ku ishte njė grup i madh studentėsh shqiptarė. Pėr mua Skėnder Luarasi do tė mbetet njė nga figurat mė tė dashura tė rinisė sime prej sė cilės ruaj kujtime tė paharruara.
    Pata ikur tetė vjeē nga Shqipėria, pa bėrė tamam as dy klasė fillore shqip. Me njė fjalė s'dija asgjė nga jeta e popullit tim dhe kėtė fillova ta njoh nėpėrmjet fjalės magjepsėse tė Skėnderit, birit tė patriotit dėshmor Petro Nini Luarasi. Pėr sa kohė ndodheshe nė fushėn e gravitetit tė ligjėratės sė tij e ndjeje veten tė elektrizuar… Sepse ai kishte njė veti karakteristike qė e ruajti gjatė gjithė jetės: s'mund tė ishte kurrė i kėnaqur po tė mos kishte pranė njė tė ri qė t'i predikonte. Ishte pedagog i lindur.
    Te tregimet e tij pėr jetėn e fshatit e tė familjes sė vet asgjė s'ishte efemere, gjithēka ishte e qartė nė thelb... Para meje, njė djali tė ri, po zbulohej vazhdimisht e mė tepėr , me njė qartėsi tė habitshme, njė botė e tėrė, e madhe, e panjohur, falė detajeve realiste qė tregonte ai pėr Shqipėrinė e viteve '20 -'30.
    Ashtu siē ishte njė gojėtar i zjarrtė, ai qe njė organizator, aktivisti palodhur… Me energjinė dhe vendosmėrinė e tij u bė shpirti drejtues i shoqėrisė sonė tė studentėve tė Vjenės, e cila fatkeqėsisht nuk bėnte mė njė jetė aktive… Nė vitin 1928 Skėnder Luarasi mori inisiativėn pėr tė filluar botimin e revistės ''Djalėria'' qė ishte pritur me shumė interes vite mė parė. U bė editor i saj dhe botoi katėr numra, por me ardhjen e Zogut nė fuqi nė Shqipėri, kishin ndryshuar kushtet edhe nė koloninė e studentėve tė Vjenės. Ajo ishte pėrēarė nė dy grupe: pėrkrahės dhe kundėrshtarė tė regjimit nė atdhe. Konflikti midis grupeve u acarua kur nė njė nga numrat e revistės u botua njė kompozim grafik i studentit shqiptar tė inxhinierisė sė Universistetit tė Vjenės, Qemal Butkės, nipit tė antizogistit tė njohur Sali Butkės. Konflikti mori pėrmasa qeveritare, sepse ndėrhyri qeveria shqiptare qė t'u pritej bursa njė vargu studentėsh tė kėtij grupi dhe nė radhė tė parė autorit tė grafikės dhe botuesit tė saj. Mė kujtohet se si shumė vite mė vonė njė studjues, historian, pat gjetur nė Arkivin e Shtetit njė dokument ku unė, Mihali dhe Andrea Tirana cilėsoheshim prej konsullit Rrota si tė dyshimtė… se kishim pasur lidhje me profesorin e njohur Skėnder Luarasi.
    (Shih AQSH. Dosja 2578)
    Dhe sot e mendoj se ē'forcė tė madhe ka patur ky njeri qė trembi njė mbretėri.
    Situata u ngatėrrua dhe mė tepėr sepse nė fjalimin e festės sė 28 Nėntorit kryetari i shoqėrisė sė studentėve tė atyre viteve Demir Cara harroi tė pėrmendte emrin e lartmadhėrisė sė tij, mbretit, gjė qė konsulli i zellshėm s'kish munguar ta vinte nė dukje pėrsėri nė raportin e tij. Kjo natyrisht iu atribua ndikimit nefast tė Skėnder Luarasit qė nė kėtė rast ishte vėrtet i pafajshėm. Ironia e fatit e desh qė njė kopje e dokumentit ku lajmėrohej Tirana pėr kėtė episod tė binte nė dorė tė familjes sė Demir Carės, nėpėrmjet meje, shumė vite mė vonė dhe t'i shėrbente kėtij tė fundit si mjet pėr tė marrė vizė qė tė hynte mė nė fund nė vendlindjen e tij.
    Skėnderi kish shumė tė njohur e miq nė Tiranė, por as ata s'arritėn dot ta ndihmonin kur iu pre bursa. E ndihmoi i vėllai nga Amerika, por edhe ne, solidariteti ynė qė, siē e kam thėnė nė raste tė vėshtira ishte shpėtimtar.
    Me ndėrgjegjen dhe pėrgjegjėsinė e lartė qytetare ai ishte i pari qė shkoi pėr tė luftuar me brigadat antifashiste nė Spanjė.
    Ishte i pari qė hapi rubrikėn e lajmeve shqip, tė cilėn e transmetonte radio Barcelona. Unė, kur u ktheva nė Shqipėri, u akuzova edhe pėr dy poezi tė shkruara nga Petro Marko nė Spanjėn e kuqe, se i pata marrė prej Skėnder Luarasit dhe ia kisha dhėnė Esat Dishnicės, qė atė kohė ndodhej nė Austri pėr mjekim…
    Qė nga Spanja Skėnderi u lidh edhe me studentė shqipėtarė tė Francės, me tė cilėt ne tė kolonisė sė Vjenės s'kishim marrėdhėnie. Kurse qė nga Vjena ai mbante lidhje me tė gjithė shqiptarėt qė studjonin nė qytete tė tjera tė Austrisė: me Lasgushin nė Grac, me stud. Med. Kadri Kėrēikun po aty, me Vreton dhe stud. Med. Ipokrat Popėn nga Frajshtadi etj. Skėnderi kishte shumė miq edhe midis austriakėve, figura tė rėndėsishme diplomatėsh, apo albanologėsh austrohungarė qė i ftonte me rastin e festės sonė. Ai mbante lidhje me koloninė shqiptare tė Bukureshtit, veēanėrisht Mitrush Kutelin, me Odise Paskalin nė Torino tė Italisė etj.
    Skėnderi asnjėherė s'kėrkoi prehje e qetėsi. I flaktė gjithmonė ai s'kish masė nė dashuri dhe urrejtje. Karakteri i tij, i njė njeriu shumė tė ndershėm e tė vendosur e bėri tė krijonte edhe armiq. Nganjėherė qėllonte qė tė zemėrohej edhe me miqtė e tij, por ata qė ia njohėn kėto cilėsi tė rralla tė shpirtit, jo vetėm nuk ia morrėn kurrė pėr tė keq, por e vlerėsuan lart.
    (Tatjana Haxhimihali: Aleks Buda - Kujtime, f. 199-202)

  14. #49
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Mehmet Gjevori
    Skėnder Luarasi ishte njė personalitet i shquar i arsimit. Ai ishte intelektual me autoritet dhe me zgjuarėsi tė jashtėzakonshme, figura mė simbolike e kulturės shqiptare, edukator i pėrsosur dhe pedagog i talentuar e me njohuri tė gjera, posaēėrisht nė fushėn e letėrsisė shqiptare, por dashamir I madh edhe i letėrsisė botėrore. Kur recitonte nė klasė ndonjė vjershė pėrkthyer bukur nga F.S.Noli, nė klasė mbretėronte qetėsi e plotė, duke dėgjuar zėrin e lartė e tė thekshėm tė prof. Skėnder Luarasit…Ai ishte edhe patriot i flaktė e luftėtar i paepur pėr atdhetarizėm dhe burim I pashtershėm ndjenjash atdhetare. Ka qenė pjesėmarrės i luftės sė Spanjės. Ish demokrat i shquar revolucionar dhe, si i tillė, edhe qe burgosur nė Tiranė, nė kohėn e sundimit tė Zogut. Njihet edhe si antifashisti i parė shqiptar. Sa ishte nė burg, ne nxėnėsit e tij shkonim dhe e vizitonim shpesh.
    Veprimtaria e tij si letrar, linguist, poliglot, dramaturg, arrin nė mbi 150 studime, vėshtrime e artikuj . Shkrimet e tij qėndrojnė nė kufirin ndėrmjet letėrsisė e oratorisė dhe frymėzojnė pėr atdhedashuri e drejtėsi shoqėrore.
    Luarasi shkroi me njė mallėngjim drithėrues e njohje tė shkėlqyer edhe pėr Kosovėn, e kosovarėt, si ndoshta, rrallėkush tjetėr nga Shqipėria e Jugut, pėr atė Kosovė, qė nuk e hoqi asnjė herė nga goja. (Mehmet Gjevori, Shkolla Teknike Tiranės: Monografi shkollore, f.134)
    (*) Mehmet Gjevori, personalitet i arsimit nė Kosov, kryetar nderi i Shoqatės sė Veteranėve tė Arsimit tė Kosovės, nxėnės i Skėnder Luarasit nė Shkollėn Teknike gjatė vitit shkollor 1930-31

  15. #50
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Vedat Kokona
    Prof.Astrit Larinasi portretizim letrar i Prof.Skėnder Luarasit
    ''Nė Kursal Ismaili u njoh njė ditė me profesor Astrit Larinasin. Qė nė takimin e parė ai ndjeu njė simpati tė thellė pėr kėtė profesor tė gjuhės shqipe, qė kishte dhėnė mėsim nė Shkollėn Tregtare tė Vlorės dhe pastaj nė Gjimnazin e Shkodrės. Nga shokėt e tij, qė kishin mbaruar Shkollėn Tregtare dhe merreshin me letėrsi, Ismaili kishte dėgjuar shumė fjalė tė mira pėr kėtė profesor tė dashur e tė zot, qė ua bėnte shumė tė kėndshme orėn e gjuhės nė shkollė, qė u kishte ngjallur gjithė nxėnėsve njė dashuri tė madhe pėr gjuhėn e ėmbėl shqipe dhe qė merrej dhe vetė me letėrsi duke pėrkthyer vepra tė bukura nga letėrsia e huaj. Po, pa dyshim, Astrit Larinasi kishte bėrė me nxėnėsit e Shkollės Tregtare tė Vlorės nė fushėn e gjuhės shqipe po atė punė qė kishte bėrė Kostaq Cipo nė liceun e Korēės dhe, pėr kėtė arsye, ai gėzonte respektin dhe dashurinė e nxėnėsve tė tij dhe tė atyre diletantėve tė letėrsisė e tė gjuhės shqipe, qė kishin dėgjuar tė flitej pėr tė.
    Profesor Astrit Larinasin, Ismaili e kishte parė edhe disa herė tė tjera nė kafe ''Metropol'', duke shkruar mbi tryezėn e tij, nė vend tė tavllės, ishin hapur njė libėr edhe ca fije letra, tė cilat profesori i mbushte me tė shpejtė me njė shkrim me gėrma tė mėdha. Kjo gjė i kishte bėrė njė pėrshtypje tė thellė Ismailit sepse, gjer atėhere, ai nuk kishte parė asnjė intelektual tė Tiranės qė tė merrej me njė punė tė tillė duke sakrifikuar lojėn e tavllės apo tė xholit ose pokerit! I kishin thėnė se profesor Astriti pėrkthente njė kryevepėr tė letėrsisė gjermane, tė cilėn edhe do ta shtypte me shpenzimet e tij.
    Nė bisedimin qė pati me profesor Astrit Larinasin, Ismailit i bėri pėrshtypje tė madhe entuziazmi me tė cilin profesori fliste pėr kulturėn dhe pėr letėrsinė, shprehja e rrėmbyer e mendimeve tė guximshme, urrejtja pėr sundimtarėt, aluzionet e njėpasnjėshme qė i bėheshin qeverisė sė Zogut, qė e mbante popullin nė errėsirėn e Mesjetės; Ismailit i bėri sidomos pėrshtypje entuziazmi me tė cilin profesor Astriti fliste pėr bukurinė e gjuhės sė ėmbėl shqipe, pėr pasurinė e saj, dashuria e madhe qė kishte ky profesor i ri pėr gjuhėn e tij. Profesor Astriti u gėzua shumė kur mori vesh se Ismaili kishte paraqitur lutjen nė Ministrinė e Arsimit pėr t'u emėruar profesor i gjuhės. Ai foli me dashuri pėr detyrėn e mėsuesit tė shqipes, pėr misionin e madh qė kishte ai si edukues i brezit tė ri. A kishte kėnaqėsi mė tė madhe se sa tė ndizje nė zemrat e nxėnėsve ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun dhe pėr gjuhėn tonė tė bukur? Ku kish kėnaqėsi mė tė madhe se kur shihje frytin e punės sate te rinia qė priste kulturė prej teje?
    Profesori ishte i frymėzuar: njė nėnqeshje e lehtė u duk nė buzėt e tij dhe sytė i shkrepėtinė kur futi dorėn nė xhepin e brendshėm tė xhaketės dhe nxori andej njė fije letėr, tė cilėn e shpalosi dhe e lexoi me zė tė dredhur.
    Ishte hartimi i njė nxėnėsi tė Gjimnazit tė Shkodrės. Tema e hartimit ishte kjo: ''E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė: njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash''. Nxėnėsi e kishte trajtuar kėtė temė nė njė mėnyrė shumė origjinale, duke shprehur nė hartimin e tij disa mendime tepėr tė guximshme, gjė qė vihej re shumė rrallė dhe nė njė mėnyrė mjaft tė mbuluar nė hartimet e nxėnėsve tė tjerė. Fjalėt e zjarrta tė djaloshit pesėmbėdhjetėvjeēar e kishin entuziazmuar profesor Astrit Larinasin, aq sa ai e ruante kėtė hartim nė xhepin e tij si diēka tė shenjtė, si njė dėshmi urrejtjeje ndaj regjimit qė ishte nė fuqi.
    Kur mbaroi sė lexuari, profesor Astrit Larinasi ia dha hartimin Ismailit. Ky e mori dhe vėshtroi emrin qė ishte shkruar lart, nė kėndin e majtė: ''Qemal Stafa, klasa e pestė''.
    -Qemal Stafa, - tha Ismaili duke ia kthyer hartimin profesorit, - me sa duket do tė bėhet njė shkrimtar i mirė.
    Profesori u mendua pak dhe u pėrgjigj:
    -Nuk e di se ē'do tė bėhet mė vonė, por e di mirė se sot ai ėshtė njė djalė pėrparimtar dhe revolucionar.
    Disa kohė mė vonė profesor Astrit Larinasi, duke u qėndruar besnik parimeve dhe predikimeve tė tij, ishte nisur pėr Spanjė, pėr tė luftuar kundėr fashizmit dhe emrin e Qemal Stafės do kish rast ta dėgjonte pas pak vitesh dy herė dhe do tė bindej se Qemal Stafa ishte jo vetėm revolucionar po edhe hero.
    (*)Vedat Kokona, Me valėt e jetės, 2003, f.157-159

  16. #51
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Kristofor Spiro Xhani
    Kujtime pėr Prof.Skėnder Luarasin
    Nė tė njėjtėn kohė me Naum Strallėn erdhi nė shkollėn Tregtare si mėsues letėrsie Skėnder Luarasi; pedagog me ndjenja patriotike dhe pikėpamje demokratike. Nė kėtė kohė u gjallėrua mė shumė edukimi patriotik dhe demokratik i nxėnėsve nėpėrmjet procesit mėsimor dhe lėvizjes kulturale artistike. Nė mėsimin e letėrsisė njė vend tė rėndėsishėm filluan tė zenė veprat qė revokonin tė kaluarėn historike tė popullit tonė, luftėn pėr liri e pavarėsi, ose vepra tė letėrsisė pėrparimtare botėrore, me frymė demokratike e pėrparimtare. Nxėnėsit shfaqėn dramėn ‘’Vilhelm Teli’’, kurse nė vitin 1932 pėr publikun e Tiranės dhe tė Vlorės u shfaq drama ‘’Lulja e kujtimit'' (e Foqion Postolit) dhe ‘’Agimi i Lirisė‘’(i Skėnder Luarasit) me rastin e festės sė 28 nėntorit tė 1932. Dramat ‘’Vilhelm Teli’’ apo ‘’Klubi i Selanikut’’ kanė patur jehonė mjaft tė madhe nė atė kohė…
    (Shkolla Tregtare e Vlorės...: Maket,1974. f.23,24,31)

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #52
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    E vėrteta e Deklaratės sė Qemal Stafės nė hetuesi:
    Mė poshtė po paraqesim deklaratėn e famshme tė Heroit tė Popullit Qemal Stafa
    ‘’Pėrse na quajnė afetarė, ateista e nė fund komunista’’ nė hetuesi, Elbasan 21.VII.1938
    e cila ėshtė deformuar nga kalemxhinjtė e diktaturės ( ‘’Pėrse jam komunist”) dhe tė demokracisė ("Pėrse unė nuk jam komunist").
    Vetė heroi ka deklaruar:
    ‘’Njė valė ēpifjesh dhe kėrcėnimesh tė ēdo lloji, u drejtohen atyre djelvet qė pėrkrahin zėvėndėsimin e festes me kapelė. Nė fillim na quajtėn afetarė. Mė vonė atheista. Nė fund filluan tė na paraqesin pėrpara opinionit publik si komunista.’’
    Qemal Stafa

    Nė deklaratė pėrmendet edhe roli i pedagogut Skėnder Luarasi pėr zhdukjen e dasisė fetare dhe shkollėn laike duke u akuzuar pėr kėtė si ‘’komunist’’ nga kleri fanatik.

    Deklarata e Qemal Stafės nė hetuesi:

    Deklaratė.
    Elbasan 21.VII.1938. I nėshkruemi Qemal Stafa, maturant i Gjimnazit shtetnuer tė Tiranės, pėrshkuej si vijon, rrjedhimin e emnit komunist me tė cilin mė cillėsojnė informatat zyrtare. I lindun nė Elbasan nė 1920 jam rritun nė Shkodėr ku kam vazhdue studimet nė kolegjėn e etėnve Jezuitė pėr 8 (tetė) vjet. Nė kohėn e shtetėzimit tė arsimit botor, u regjistrova nė gjimnazin shtetėnor tė Shkodrės. I shikuem me sy tė mirė nga profesorat, dhe tue pasun gjithėhere pėrfundime tė pėlqyeshme, vazhdova rregullisht mėsimet nė atė institut qė nga mbarimi i klasės sė III (tretė) gjer nė mbarimin e klasit tė gjashtė, d.m.th. gjer nė fund tė vitit shkollor 1935-36. Gjatė kėsaj periudhe tė fundit disa incidente tė jetės shkollore shkakėtojnė qė tė cillėsohem si komunist. Incidentet janė kėto: Nė vitin shkollor 1934-35, Ministrija e Arsimit na ēon si professor tė gjuhės shqipe, prof. Skėnder Luarasin, i cili kėshillon disa nxėnės qė tė hjekin festėn e zezė, mbasi kjo ishte njė shenjė e shpirtit oriental, dhe ta zėvėndėsojnė me kapelė, shenjė qė diftonte se afroheshim nė botėn oksidentale. I nėshkruemi qe njė nga ata qė e pėrkrahėn kėt mejtim dhe qė u munduem tė vehej nė zbatim pėr tė gjithė Gjimnazin e Shkodrės. Por kjo frymė pėrparim-dashėse, nuk u pėlqente rretheve prapanike tė qytetit tė Shkodrės. Prandaj njė kundėr-lėvizje reakcionare fillon tė shėnohet nė disa rrethe studenteske, tė frymėzueme nga kleri katolik. Njė valė ēpifjesh dhe kėrcėnimesh tė ēdo lloji, u drejtohen atyre djelvet qė pėrkrahin zėvėndėsimin e festes me kapelė. Nė fillim na quajtėn afetarė. Mė vonė atheista. Nė fund filluan tė na paraqesin pėrpara opinionit publik si komunista. Njėkohėsisht Drejtorisė sė Gjimnazit shtetėnor tė Shkodrės, i shkojnė nė vesh kėto zane, nga organet informonjėse tė varuna prej saj. Prandaj zoti Anton Deda, drejtor i Gjimnazit e thėrret tė nėnshkruemin (Qemal Stafėn, shėnim i im, D.K.) nė zyrėn e tij dhe e kėshillon tė largohet nga prof. Skėnder Luarasi, i cili akuzohej pėr mejtime komuniste. I nėshkruemi i pėrgjigjet se nuk kam asnjė mardhėnie jashtėshkollore me profesorin e lartė-pėrmėndur. Nė vitin shkollor 1935-36 u regjistrova nė klasėn e VI (gjashtė) tė gjimnazit tė Shkodrės. Dukej se viti shkollor do tė mbyllej pa asnjė incident. Por kjo ishte e vėrtetė vetėm nė dukje. Disa njerėz tė shtuem nga njė ambicje personale vazhdojshin akuzat e tyne pranė drejtorisė sė Gjimnazit dhe pranė institutesh tė tjera. Ēėshtja merr pėrpjestime tė mėdha gjer sa zgjon interesimin e Ministrisė kompetente e cila pyet nė mėnyrė rezervate Drejtorinė e Gjimnazit. Drejtori pėrgjigjet tuj akuzue tė nėnshkruemin si komunist. I nėnshkruemi porsa merr vesht kėtė veprim, paraqitet nė Drejtori pėr me e kundėrshtue kėtė gjest dhe merr sigurinė nga titullari se raporti i dėrguem nė Ministri ishte nė favor t'im. Atėhere isha 16 (gjashtėmbėdhjetė) vjetėsh. Nė korrikun e vitit 1936, bashkė me familjen time shkova me banim nė Tiranė. Nė fillim tė vitit shkollor 1936-37 u regjistrova nė Gjimnazin Shtetėnor tė Tiranės. Zoti Anton Deda tue mos harru mėninė personale kundrejt njė djaloēi gjashtėmbėdhjet vjeēar, dėrgon njė shkresė Drejtorisė sė Gjimnazit tė Tiranės tue mė cillėsuem si komunist, pa pasė asnjė dokument provues. Nė vitin 1936-37 i nėshkruemi zgjidhet drejtor i degės letrare nė shoqninė "Fryma e Re" tė studentave tė gjimnazit tė Tiranės. Drejtori i atėhershėm i gjimnazit z. Beniamin Dashi, pėr arsye qė nuk u kuptuen, anuloi zgjedhjet e kėshillės. Edhe kėtė herė i nėnshkruemi akuzohet si komunist, megjithėse nuk ekziston asnjė dokument provues. Kur nė Gjimnazin e Tiranės u dogjėn regjistrat, drejtoria e atij Instituti, paraqet tė nėshkruemin si tė dyshimtė. Mė vonė me zbulimin e fajtorit, u pa qartė se njė nxanės qė ka pėrfundime tė pėlqyeshme nė mėsimet dhe sjellja e tė cillit aprovohet nga tė gjithė profesorat, nuk ka aspak nevojė tė humbi gjurmat e pėrfundimevet tė mundimit tė tij, tė shėnuem nė regjistrat e shkollės. I vetmi vit shkollor nė tė cilin nuk mė ėshtė drejtuem akuza si komunist, asht viti 1937-38.
    I pandehuni Qemal Stafa (firma)

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  20. #53
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Arshi Pipa
    Letėr, 7 janar 1992
    I dashur bashkatdhetar , Z.Petro Luarasi,(*)
    Ju falem nderit shumė pėr dorėshkrimin e ēmueshėm tė hartimit tim (‘’Mosha mė e begatė ėshtė rinia’’) pėr babanė tuaj , qė atėherė , d.m.th. gjatė vjetit akademik 1935-1936 ishte profesor i shqipes nė gjymnazin e Shkodrė.Ju e keni botuar kėtė hartim te gazeta Republika e datės 16 qershor 1991, dhe mė keni dėrguar faqen e gazetės me hartimin tim. Ju falemderit pėr dhuratėn se kjo juaja ėshtė vėrtetė njė dhuratė pėr motin e ri. Ju dėshironi qė tė ju them diēka pėr atin tuaj…
    Do ta karakterizoja atė si revolucionar i sė mėngjėrės. Nuk e dij nė ishte komunist kur erdhi nė Shkodėr, si profesor i shqipes. Por dij tė them se ai ka lozur njė rol tė dorės sė parė nė mbjelljen e ideve revolucionare nė Shkodėr gjatė qėndrimit tė tij tė shkurtėr. Ishte njė folės shumė i mirė, me prirje tė fortė aktori dhe me dashuri tė veēantė pėr dramaturgjinė gjė qė duket qartas nga pėrkthimet e tij…Gjatė vjetit akademik 1935-36 ai u pėrqėndrua tek komentimi i ''Vilhelm Telit'', pėrkthyer nga ai vetė. Ishte karizmatik prej natyre dhe tėrhiqte nxėnėsit me tė cilėt kishte bisedime tė shpeshta. Revolucionarizmin e tij militant antifashist Skėnderi e tregoi kur vate nė Spanjė tė luftojė bashkė me plot antifashistė tė kombėsive tė ndryshme tė radhitur nė Brigadat Ndėrkombėtare. Por ai bėnte pjesė qė kur ish student n'Austri nė pararojėn e rinisė kombėtare, ushqyer me idealet atdhetare tė babait tė tij Petro Nini Luarasit si edhe tė patriotėve tė tjerė shqiptarė. Mė vonė, pas luftės sė dytė botėrore, qe Skėnderi ai qė bashkė me Sejfulla Malėshovėn organizoi mbledhjen dhe themelimin e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, me praninė nė tribunėn e nderit tė klerikėve katholikė si Imzot Vinēenc Prendushi dhe Dom Ndoc Nikaj. Ideologjia te Skėnderi nuk vinte nė radhėn e parė, nė kėtė radhė vinte ideali i tij atdhetar-kombėtar. Kuptohet pse ai u tėrhoq dalngadalė nga jeta politike,duke iu kushtuar profesoratit tė shqipes dhe punės shkencore.
    Studimi im shkruar frėngjisht mbi Migjenin ''Mythi i prendimit nė poezinė e Migjenit'' (Sudost-Foschungen,1971) ėshtė bazuar nė vėllimin Migjeni, Vepra(1961) tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi.
    Me Skėnderin jam takuar pas lirimit tim nga burgu mė 1956. Ka qenė i vetmi ndėr shokėt dhe tė njohurit qė mė dha tė njohur botėrisht, tė tjerėt mė mėnjanoheshin.Kemi shėtitur bashkė disa herė nė bulevardin e Tiranės, duke folur pėr letėrsi, art dhe mbi thema jo politike.
    Tė jeni kryelartė pėr njė baba tė kėtillė, duke ndjekur shembullin e tij.

    (*)Kjo letėr ėshtė botuar e plotė nė gazetėn ‘’Drita’’,16 janar 2002, f.12. Origjinali ruhet nė familjen Luarasi

  21. 2 antarėt mė poshtė falenderuan petrol pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (22-01-2018),bsdev (03-03-2017)

  22. #54
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Vasil Llazari
    Letėr, Shkodėr,21 Kallnuer 1960
    Fort i dashtuni Profesor,
    Nga shtypi i djeshėm mora vesht pėr kremtimin e 60-vjetorit Tuej, pėr mbledhjen e organizueme pėr nder tuej dhe dekoratėn qė Ju ishte dhanė nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, ''Urdhni i Flamurit'', nji nga dekoratat mė tė rėndėsishme tė Shtetit tonė.
    Me gjithė qė asht pak e ‘’mėrzitshme’’me t’urue kush pėr ‘’mote qė kan kalue’’, pėr ‘’moshėn qė shkon nga pleqnia’’, pėr ‘’pranvera qė nuk kėthehen ma’’, por kur kėto ‘’mote, vjete dhe pranvera’’ kanė kalue nė shėrbim tė njė Ideali tė Naltė, pėr tė mirėn e Popullit, Atdheut dhe njerzimit, ashtu siē i keni kalue Ju, i dashtuni Profesor, mėsuesi dhe edukuesi i shtrenjtė i njė breznije Heronjsh e Luftėtarėsh tė Pavdekshėm, si Qemal Stafa, Vojo Kushi, Emin Duraku, Nazmi Rushiti e qindra –qindra shokėsh tjerė…
    Nuk po i pėrmend tė tjerat merita dhe shėrbime qė i keni sjellė Atdheut e Popullit, por mjafton kontributi Juaj si mėsues, edukator dhe militant i Idealeve tė mėdha patriotike gjatė kohės qė ishit mėsues nė Gjimnazin e Shkodrės, edukues i Qemalit, Vojos, Eminit, Rushitit dhe i sa e sa shokėve tjerė, qė nuk kursyen as jetėn pėr Atdheun, me ndershmėni, me koshjencė, me vetėmohim e guxim ashtu siē i mėsuat Ju, nė bankat e shkollės dhe jashtė saj, o mėsuesi ynė i nderuar dhe shum i dashtun.
    Ju nė kohėn e errsinės e tė dhunės, tė shtypjes e tė fanatizmit mesjetar tė regjimit gjakatar zogolljan me shėmbullin tuaj, me fjalėn tuaj tė zjarrtė si flaka e sė vėrtetės qė djegė e pėrcėllon, na mėsuet me e dashtė Atdheun nė nji mėnyrė tė re, krejt tė ndryshme nga sa mėsojshin tė tjerėt. Ju na hapėt dyert e thesareve tė paēmueshme tė letėrsisė botėrore, Ju na njoftėt me Shilerin, Shekspirin, Gorkin, Gėten dhe kolosėt e mėdhenj tė pendės tue na
    recitue me dufin tuaj tė pa imitueshėm pjesė nga shkrimet e tyne.. Ju e nxitėt, udhėzuet, ndihmuet dhe ma vonė i dhatė mundėsi ta lexonte nė klasė hartimin e njoftun: ’’E vjetra shėmbet…’’ tė paharrueshmin, nxėnėsin tuaj Qemalit dhe shokėve tė tij.
    Ju kur i bėtė kėto nuk muart parasysh as persekutimet, pozitėn, vuajtjet dhe konseguencat e tjera qė mund tė vijshin nga kėto veprime shumė tė guximshme nga tė gjitha anėt: nga regjimi mbrapanik e nga errsina mesjetare e fanatizmi anadollak qė nė Shkodėr aso kohe kishte rranjė shumė tė thella.
    Shum i nderuemi Profesor yni, si unė ashtu edhe tė gjithė shokėt e mijė, jemi krenarė dhe shumė fatlumė qė Ju kemi pasė edukator n’atė moshė , sepse kush e di, ndoshta ndryshe do t’ishte krye formacioni ynė shpirtnor, karakteri ynė, botėkuptimi ynė.
    Prandaj Ju falenderojmė dhe jemi mirėnjohės deri nė vdekje pėr atė qė keni ba pėr tė gjithė.
    Por Ju nuk u ndalėt pėrgjysmė nė rrugėt tuej edukuese, patriotike, thellėsisht njerėzore. Ju nuk u mjaftuet vetėm me predikime, me fjalė dhe nxitje, por ēėshtė kryesorja dhatė vetė shembullin e gjallė i pari, tue lidhė nė harmoni tė plotė fjalėt me veprat. Ju, propagandist i flaktė i ideve njerėzore, patriotike, antifashiste dhe antiimperialiste, ju adhurues i sė mirės, sė bukurės dhe sė resė pėrparimtare,u bėtė vetė i pari flamurtar dhe luftėtar aktiv i kėtyre idealeve tė mėdha tė njerėzimit, tue shkue me luftue nė Spanjėn heroike, aty ku mbroheshin vlerat e mėdha tė njerzimit, ku mbrohej nderi e pėrparimi, ku mbrohej edhe jeta e pamvarėsia e Atdheut tonė tė dashtun.
    Shembulli Juej vlejti ma shumė se librat tanė.Shembulli Juej na forcoi bindjet nė drejtėsinė e ēėshtjes, na mbushi zemrat me njė dashuri e respekt tė madh ndaj Jush dhe na tregoi rugėn qė duhej ndjekė.
    N’ato kohė ne nuk lejshim radio pa provue, pėr tė marrė Barcelonėn ose Madridin, pėt tė ndigjue zėrin e Profesorit tonė tė dashtun.
    Dhe fati i Spanjės aso kohe u lidh ngushtė me fatin e Profesorit tonė tė shtrenjtė. Na kėrkojshim me dijtė sa ma shum pėr Spanjėn , por njėkohėsisht edhe pėr Profesorin tonė.''
    Unė pėrmenda vetėm dy episode nga jeta juej 60-vjeēare, dy periudha shumė
    tė shkurta tė jetės suej shum tė pasun kushtue krejtėsisht Atdheut e Popullit, edukimit tė brezit tė ri. Por si kėto keni edhe shum tė tjera nė ‘’kalvarin’’ e jetės suaj tė kalueme deri nė Ēlirimin e Vendit.
    Mjafton tė thom se Ju, me zellin tuej dhe mjeshtrinė e shprehjes, qė Ju buron nga shpirti natyrshėm, si llavė vullkani, na bėtė tė gjithėve, nxanėsve tuej, jo vetėm tė dashurojmė letėrsinė por edhe tė merremi me tė, kush ma shum e kush ma pak. U bamė si tė thuesh, tė gjithė‘’letrarė‘’jo tė gjithė tė kalibrit tė ‘’letrarėve t’afirmuem’’, por sė paku dilektantė…
    (*) Letra origjinale ruhet nė familjen Luarasi
    Vasil Llazari qe shok klase me Qemal Stafėn, Arshi Pipėn etj.

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #55
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skėnder Luarasi
    Bollshevikėt.
    Nė Internacional College, Springfield Mass, ShBA qenė gati tė gjithė konviktorė. Mbaj mend vetėm dy studentė, vėlla e motėr, qė banonin jashtė: djali binte nė sy me leshrat e kuqe si piperi dhe vajza flokėverdhė me bukurinė e saj tė rrallė. Kur profesorėt ankoheshin pėr studentin e jashtėm se mungonte shpesh nė klasė, e motra, shembull i shkollarit tė rregullt, i mirėsjelljes e mėnēurisė, e merrte nėn mbrojtje duke shpjeguar se i vėllai punonte pėr tė nxjerrė shpenzimet e shkollės, prandaj edhe mungonte.
    Nė kolegj kishim klubin, ku mblidheshim tė premteve mbrėma pėr tė kuvenduar rreth ēėshtjeve tė ndryshme, bie fjala: ''A duhet tė shtetėzohen trenat apo jo'' ose ''A duhet tė ketė dėnim me vdekje apo jo?'' e tė tjera tema.
    Njė tė premte mbrėma, nga fundi i vitit, sipas zakonit, u mblodhėm nė klub pėr tė caktuar temėn e ardhshme. Debatin e drejtonte profesor Xhiruini. Nisėm nga propozimet. U pranua tė diskutohej tema: ''Cili ėshtė burri mė i shquar i kohės''. Duhej tė zgjidheshin emrat e dy personaliteteve qė t'u pėrkisnin partive kundėrshtare se ashtu bėhej debati ca mė interesant. Prej vendeve tė ndryshme tė sallės secili ngrinte gishtin, ftohej tė fliste e jepte mendimin: ''Unė propozoj…'', ''Unė mbėshtes propozimin e parė'', e kėshtu me radhė.
    Kur propozimet u mbyllėn dhe do tė vendosej cilėt dy personalitete do tė caktoheshin pėr debat, djaloshi me flokėt e kuq si piperi, qė nga fundi i sallės ku rrinte bashkė me tė motrėn, pa ngritur gishtin, pa u grishur prej kryetarit qė tė fliste dhe fare jashtė rregullit parlamentar, u ēua mė kėmbė e thirri: ''Lenini!''
    Pėr ata qė e lexonin shtypin e ditės dhe kishin besuar nė thashethemet e gazetave pėr ngjarjet e Tetorit nė Rusi, emri Lenin ra si rrufe nga qiell i kaltėr. Nė sallė nisėn murmuritjet, pėshpėritjet, ēuēuritjet. ''Si tha?'' pyesnin njėri-tjetrin. ''Si tha…Lenini….ai bollsheviku? Shefi i bollshevikėve, mė i madhi burrė i kohės?!''
    Ndėrsa profesor Xhiruini u tha tė mbanin qetėsi e tė dėgjonin edhe arsyetimin e tij, e motra e tėrhoqi nga pallto dhe e bėri me pahir tė ulet e tė heshtė.

    Vakancat e Kėrshėndellave i kaloja nė Taunton, tek im vlla, ku mė pėlqente tė shoqėrohesha me xha Gulon, Guri Sevon, vatranin e vjetėr e tė urtė, shtyllė patriotizmi e kolonisė shqiptare tė atij qyteti pėr aq vjet.
    Njė herė, tek shėtisnim bashkė, nė bisedim e sipėr, e pyeta pėr tė kushėririn: ''Si s'e kam takuar dot edhe xha Jorgjin?''
    ''E ē'pyet pėr atė!'' mė tha xha Guloja. ''Ai ėshtė bėrė bollshevik.'' Kjo fjalė e dėgjuar mė parė, mori kuptim tė keq nė mendjen time, edhe pėr njeriun tė cilit ia atribuonin.
    Si, edhe Jorgji Sevo, delegat i pėrmendur nė kuvendet e ''Vatrės'', qe bėrė bolshevik?!
    Xha Guloja mė shpuri nė njė pastiēeri ku pleqtė tregojnė zemrėn e tyre tė gjerė ndaj kalamajve, ndėr ditė festash. ''Tė tė gostis me njė pastė'', mė tha dhe ndenjėm bashkė. ''Mos haj shumė gjėra tė ėmbla, bir; dije se sheqeri tė prish dhėmbėt. ēdo gjė e tepruar tė dėmton…Babėzia, ka thėnė Naimi…ėhė, mbarove? Epo tė ngrihemi tani, se kam dyqanėin…''. Dhe tek ecnim udhės mė tregonte: ''Si na kėshillon Koto Hoxhi, ndjesė pastė! Lėvizni o kėmbė e duar, tė hani pite e lakruar... Mirė thosh, o bir, po s'punove, s'ke tė hash. Ėshtė luftė tani. Nė Shqipėri kush e di sa keq janė. Mbase s'ka as misėr…Sa pėr Jorgjin, lere atė. Me mendtė qė ka, do t'ja ēajnė kokėn ndonjėherė''…
    Nė qershor u ktheva nė Taunton dhe rashė prapė nė shoqėrinė e Guri Sevos. Njė ditė tek po shkonim tok drejt Summer Street-it, pėrpara na doli njė burrė i bėshėm, simpatik. Sa mė afėr i vinim, aq mė qartė i dukej e qeshura e ėmbėl nė buzė.
    ''Jorgji!'' pėshpėriti xha Guloja, me zė tė shtypur, sikur desh tė thoshte: ''ē'na doli kėshtu pėrpara!''
    ''Ky do tė jetė Skėnderi'', tha Jorgji kur erdhi pranė. ''Si je, Skėnder? Si vajte nė shkollė. Tani mjaft e mbajte ti, kushėri. Ta gostit edhe unė njėherė''. Dhe kėshtu u ndamė nga xha Guloja. Jorgji mė shpuri nė njė nga pastiēeritė nė Ueir Street. Ndenjėm bashkė pranė tryezės, tė dy ballė pėr ballė duke vėshtruar njėri-tjetrin, ai i gėzuar dhe unė i ndrojtur. ''Dabėll banana split!'' e porositi Jorgji shėrbenjėsin e pastiēerisė. (Domethėnė do tė haja njė banane tė ndarė mė dysh me nga njė dondurma nė ēdo ēip tė saj, tė dyja tė ngarkuara me lėng qershije dhe vanile). Mora njė ēikė prej akullores me vanilje, shijova pakėz prej asaj me lėng qershije, e vėshtrova xha Jorgjin nė fytyrė, hėngra pakėz prej bananes dhe prapė ngrita sytė.
    M'u kujtuan aty pėr aty ē'kisha dėgjuar pėr bollshevikėt, Leninin, fjalėt e Guri Sevos pėr Jorgjin dhe pyeta me ngadalė e me tė ndrojtur: ''Xha Jorgji, ē'janė bollshevikėt?''
    ''Po njerėz janė, mor bir, njerėz''
    ''Pėrse i tregojnė me nga njė thikė tė pėrgjakur nė dorė?''
    ''Po ashtu e kanė zakon gazetat, mor bir, ashtu e kanė zakon gazetarėt kur shkruajnė pėr ata qė s'u pėlqejnė… A s'e ke vėnė re? Demokratėt e hipin presidentin republikan nė njė elefant dhe republikanėt, si pėr inat, e hipin presidentin demokrat nė njė gomar. Bėjnė shaka, biri im, shaka…Por ha dondurmanė, mos tė shkrijė''.
    ''Po Lenini, xha Jorgji, kush ėshtė?''
    ''Lenini, bir? A s'e kėndove gazetėn ''Dielli''? S'e more vesh paktin e fshehtė qė kanė bėrė fuqitė e mėdha nė Londėr, pėr tė na copėtuar Shqipėrinė? Lenini e botoi, e shpalli sheshit dhe na ndihmoi ne shqiptarėt tė kuptojmė se nė ē'rrezik u ndodhėm. Lenini na bashkoi qė tė shpėtojmė Shqipėrinė nga fqinjėt lakmonjės. Lenini, bir…! Kur foli Lenini…! Kur shkroi Lenini…! Po si, Lenini…Po, Leninin…!
    Nė ēdo fjalė qė thosh, xha Jorgjit i skuqej fytyra shumė e mė shumė dhe e ngrinte zėrin lart e mė lart duke u mbushur herė me zemėrim, herė me gėzim, ashtu siē mė kishin thėnė se bėhej nė kuvendet e ''Vatrės''.
    Kur hoqa sytė nga fytyra e tij e entuziazmuar dhe vėshtrova pjatėn, banania po kredhej nė lėng tė akullores sė shkrirė posi katarti i lundrės sė mbytur nė njė det tė kuq.

    Nė fillim tė shekullit nė Amerikė gjeje kudo socialdemokratė tė ikur nga Gjermania. Nė klubet e tyre, ku bisedonin pėr ngjarje shoqėrore e politike, vinin, mik pas miku, edhe njerėz nga kombėsi tė tjera. Ndėr shqiptarėt, Josif Pani nga Dardha, gjithmonė me punė nė Worcester Mass., i cili tėrhoqi pas Mihal Gramenon dhe Jorgji Sevo, qė s'e mbushte motin kurrė nė njė qytet, mund tė them se plotėsonte nė atė kohė trion shqiptare nė rrethin e socialdemokratėve tė emigruar nė Amerikė.
    Josif Pani vdiq nė Dardhė mė 1924, Mihal Gramenoja vdiq nė Korēė mė 1931. Po kėtė mot vdiq Jorgji Sevo nė Taunton, larg atdheut, tė cilin e kish dashur me gjithė shpirt.
    Pak pas vdekjes e shoqja me tė birin arriu nė Boston. Edhe kockat, edhe idealet, iu mbuluan nė truall tė Botės sė Re atje ku Jorgji i harxhoi tė gjitha forcat duke bredhur nėpėr komunitetet shqiptare t'u tregonte bashkėatdhetarėve se si duhej tė bėhej Shqipėria …
    Kur po nisesha pėr nė Spanjė, nė dhjetor 1936, u poqa me xha Gulon nė Korēė. ''Lėre se ē'mė ka ngjarė, mor bir!'' mė tha. Dhe mė tregoi se ditėn e demostratės sė studentėve kish dalė edhe ai bashkė me prindėrit e tjerė pėr tė parė se ē'bėhej me djemtė e tyre. Donin tė ēanin rrjeshtin e xhandarėve, por ata u thanė: ''Edhe ju bollshevikė si tė tjerėt jeni!'' Dhe e kishin qėlluar nė kokė. Xha Guloja mė tregonte vendin ku e kishin goditur si ''bollshevik''.

  25. #56
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skėnder Luarasi
    Ē’i lamė vendit?
    Kur hedh vėshtrimin prapa dhe shqyrtoj punėn time brenda kėtyre ndodhirave, nuk mund tė them se ēdo gjė do ta bėja siē e kam bėrė. Herė-herė, edhe pėr forcė tė rrethanave edhe pėr t’i kursyer vetes andralla, do tė kisha ndjekur rutinėn dhe ndonjė gjė do ta bėja ndryshe. Porse gjithė kėto gjėra pėr mua kanė qenė shumė tė rėndėsishme prandaj i bėra sikundėr mė urdhėroi vetėdija. Prej tyre mė kanė ardhur nė jetė gjithė gėzimet dhe hidhėrimet.
    Duke qenė, pra, ai qė jam, them se kam vepruar kėshtu pėr dy arsye: Sė pari, e kam ndjerė veten tė lidhur me atdhenė gjithė jetėn time. Shprehem kėshtu qė tė mos pėrdor fjalėn patriotizėm, me tė cilėn janė bėrė aq shumė spekullime. Sė dyti, kam dashur qė nė kėtė atdhe populli tė bėnte njė jetė tė njerėzishme, me drejtėsi dhe barazi shoqėrore, qė secili tė gėzonte frutet e punės sė vet, tė nderohej si qytetar i plotė e tė mos rronte njeri nė kurriz tė tjetrit. Shpehem kėshtu qė tė mos pėrdor fjalėn patriotizėm, me tė cilėn nuk janė bėrė mė pak spekullime....
    Dhe pėrse u kthehemi kėtyre ngjarjeve?
    Thuhet se i vetmi mėsim qė nxjerrim nga historia ėshtė se prej saj nuk mund tė nxjerrim asnjė mėsim. Por jo, mund dhe duhet tė nxirret.
    Epo, pėrse nuk nxirret?
    Mua mė duket se njerėzit i rrėmben me vete lumi i jetės dhe vėshtrojnė pėrpara. Ajo qė na pret pėrpara ėshtė e lidhur me atė qė kemi lėnė prapa shpine dhe qė koha sa mė shumė shkon aq mė shumė e mjegullon. Dihet se me moshėn dobėsohet kujtesa por historinė nuk e shtrembėron vetėm skleroza e trurit. Ka edhe interesa e pasione tė poshtra, tė egra, barbare, gjer nė atė gradė sa s’tė besohet se mund tė ketė tė tilla. Njerėz me kėto vese kanė guxim tė kėrkojnė prej historisė jo vetėm pėrligjen, por edhe lavdinė nė fron tė nderit!
    Prandaj na dhimbset e vėrteta nė histori dhe do tė isha i lumtur tė ndriēoja pėrmes kėtyre kujtimeve, nė dritėn e sė vėrtetės, qoftė edhe ndonjė ngjarje ose personė tė kėsaj historie tė sė kaluarės, se ja qė do s’do vjen njė kohė kur duhet tė bėjmė bilancin e jetės e t’i japim pėrgjigjen shoqėrisė: Ē’i lamė vendit?
    Epo unė?
    Vetėm fjalė: ja, kėta kujtime. Mirpo fjala ėshtė forcė, ėshtė vlerė. Thuhet: Nė fillim qe Fjala. Por jo fjala sido-kudo. Pėr kombin tonė qe fjala shqipe. Kjo Fjalė, qė u shkrua nė Abetare dhe pėrhapi Dritėn, ngriti Shqipėrinė. Qofshin edhe kėto kujtime pjesė tė Fjalės Shqipe.

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #57
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi. Skėnderbeu nė letėrsinė angleze. Studim

    Skėnder Luarasi

    Skėnderbeu nė letėrsinė angleze.

    Shekulli XV ėshtė shekulli i Arbėrit, shekulli i heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Shqipėria nė atė kohė u bė fushė betejash titanike dhe Kruja ēerdhe e lirisė pėr njėqind vjet me radhė. Nė historinė e njerėzimit rrallė gjen shembuj tė tillė heroizmi dhe vetėmohimi si nė historinė e popullit shqiptar tė epokės sė Skėnderbeut. Mijra volume historike dhe qindra vepra letrare artistike kanė pėrjetėsuar me shkronja tė arta timėritė e stėrgjyshėrve tanė dhe emri i Skėnderbeut ėshtė bėrė sinonim i virtuteve morale dhe i therorisė eprore, kur ėshtė puna pėr tė mbrojtur gjer nė fund vlerat mė tė shtrenjta tė njerėzimit: njerinė dhe nderin e lirinė e tij, atdhenė, pavarėsinė e tij dhe qytetėrimin evropian.
    Edhe nė gjuhėn e Shekspirit janė hartuar poema, novela, romane, drama pėr Skėnderbenė, emri i heroit tonė kombėtar ėshtė pėrmendur me zėrin e lėvdatės prej njerėzve nga mė tė shquarit qė nxori historia e Anglisė. Figura e Skėnderbeut ka zėnė njė vend tė dukur e tė merituar nė historinė dhe letėrsinė angleze. Nė hyrjen e veprės sė tij pėr Skėnderbeun dramaturgu Tomas Uinkop (Th. Whincop) shkruan: ‘’Turqit erdhėn nė kontakt armiqėsor me shqiptarėt nė fund tė shek.XIV. Tre ēerekė shekulli ata luftuan pėr tė ruajtur indipendencėn e tyre: njėzet e pesė vjet tė tjerė tė kėsaj lufte nėn Skėnderbenė bėjnė apogjenė e heroizmit tė tyre pėr pavarėsi kombėtare’’.
    Skėnderbeu ėshtė mysafir i vonuar nė gostinė e letrave angleze pėr heronjtė e botės. Ē’e ka shkaktuar kėtė vonesė? Gjeografikisht ishujt britanikė shtrihen nė pika krejt tė kundėrta me Evropėn Juglindore . Por nuk ėshtė vetėm udha fort e gjatė nga Kruja gjer nė Londėr qė e mėnoi ardhjen me kohė tė heroit arbėr nė qytetin anės Tamesit. Gjer mė 1453, lufta 100 vjeēare vazhdoi me tėrbim nė kontinentin evropian. Atė vit kur Eduardi III u nis me ekspeditėn e tij rjepacake pėr nė Francė, pėr tė grabitur njė kurorė mbretėrore, populli shqiptar hyri nė luftė tė pabarabartė, pėr jetė a vdekje, me otomanėt qė tė mbronte atdhenė dhe pavarėsinė e tij. Kostandinopoja, kryeqyteti i Perandorisė Bizantine, ra mė 1453 nė duart e Sulltan Mehmetit II. Ushtritė turke patėn vėnė nėn thundėr Ballkanin dhe i kėrcėnoheshin Evropės gjatė Danubit. Papa po bėhej gati ta braktiste kryeqytetin e krishterimit. Evropa po nėnshtrohej. Dy vjet pas mbarimit tė luftės 100 vjeēare nė Angli filluan luftrat e Trėndafilave. Pėr shkak tė kėtyre luftrave tė pandėrprera popullit anglez i patėn rėnė shumė andralla mbi krye nė shtėpi tė vet e nuk pati nge tė interesohej pėr atė qė po ndodhte atje tutje nė malet e Shqipėrisė. Megjithatė, pikėrisht gjatė kėtyre ditėve tė vėshtira, si pėr Anglinė, si pėr Shqipėrinė, figura e Skėnderbeut u bė e njohur pėr publikun anglez.
    Cilat qenė rrugėt nėpėr tė cilat u njohėn nė Angli me figurėn e heroit tonė dhe me luftat e tij fitimtare kundėr otomanėve?
    Nė lidhje me betejėn e pėrgjakshme tė Albulenės, ku nga tė 80.000 ushtarėt turq 30.000 u vranė a ranė rob, lexojmė nė njė letėr tė kardinalit Pikolomini, qė mė vonė u bė Papa Pius II, kėtė shėnim:
    ‘’Nė kėto beteja kundėr turqve, nė verė dhe nė vjeshtė tė motit 1457, njė kalorės anglez Xhon of Njuport (John of Newport) mori pjesė duke komanduar njė togė shigjetarėsh. Nė shoqėri tė njė ambasadori tė Skėnderbeut, duke u kthyer nga Napoli, erdhi nė Romė pėr tė kėrkuar ndihmė pėr prijsin shqiptar, qė ende ėshtė nė rrezik prej turqve’’ 1)
    Xhon of Njuport si dėshmitar i epokės sė madhe heroike tė shqiptarėve, i bėri asaj njė vlerėsim shumė tė lartė duke u shprehur kėshtu: ‘’Invazioni i Evropės ėshtė i sigurtė, sepse nuk ka fuqi tjetėr qė mund t’i bėjė kėtė rezistencė, po tė bjerė kėshtjella shqiptare. 2)
    S’ka dyshim se bashkė me vullnetarėt qė erdhėn nė Shqipėri nė atė kohė, edhe publiku anglez mėsoi pėr heroin tonė kombėtar qė e habiti botėn me heroizmin dhe burrėrinė e tij.
    Me sa duket, burim tjetėr qė u shėrbeu anglezėve pėr t’u njohur me luanin e Krujės qe vepra e historianit frėng Zh. Lavardenit (J.Lavardin) ‘’Historia e Gjergj Kastriotit, mbiemėruar Skenderbej’’ pėrkthyer anglisht mė 1596 prej Z.J., inicialet duket ishin tė Zachary Jones.
    Pas kėsaj kohe shohim qė figura e Sėnderbeut tė tėrheqė vėmendjen e mjeft historianėve, burrave tė shtetit, publicistėve dhe filologėve anglezė.
    Prej veprave qė u botuan mė vonė dhe qė bėjnė fjalė pėr heroin tonė kombėtar, pėrmendim ‘’Historinė e Turqve’’ prej Knolles ( 1603) dhe veprėn anonime ‘’Scanderbeg redivivus’’( Skėnderbeu i ringjallur), botuar mė 1684. Kjo e fundit ka rėndėsi pėr rethanat nė tė cilat u shkruajt. Tmerri qė shkaktoi rrethimi i parė i Vjenės mė 1529 i lemerisi popujt e Evropės Qendrore mė 1693 kur turqit e rrethuan kėtė qytet pėr tė dytėn herė. Njerėzit liridashės kujtuan kohėn epike tė Gjergj Kastriotit dhe i zuri malli pėr njė kryetrim si Skėnderbeu.
    Ushtritė gjermano-poloneze e ruso-veneciane, tė bashkuara prej rrezikut, i erdhė nė ndihmė Austrisė. Forcat e Jan Sobieskit nuk e lanė Vjenėn tė bjerė nė duart e rrethonjėsve. Nė fakt, vepra letrare-historike ‘’Scanderbeg redivivus’’ (‘’Skėnderbeu i ringjallur’’) bėn fjalė pėr Janin III tė Polonisė dhe ka brendinė ‘’nė ē’mėnyrė t’i zbojmė turqit prej Evropės brenda tre vjetėve’’
    Nė shekujt XVII dhe XVIII burrat e shtetit dhe ushtarakė tė njohur , si U.Tempėll (W.Temple) dhe Xh. Ullf (J.Wolfe) studjojnė artin qė Skėnderbeu zbatoi nė luftrat e tij kundėr pushtuesve otomanė. Sipas Ullfit, ‘’Skėnderbeu i tejkaloi gjithė oficerėt, tė moēmit e tė soēmit, nėn udhėheqjen e njė ushtrie tė vogėl mbrojtėse. 3)
    S.Artur Bollduin (A.Balldwin), nė sprovėn e tij pėr Skėnderbenė, me titull ‘’Mbret i pakurorėzuar’’, pėrmblodhi mendimin e tė gjithė mendimtarėve , kritikėve, burrave tė shtetit dhe shkrimtarėve anglezė, qė vlerėsuan Skėnderbenė, kur shkroi: ‘’Skėnderbeu luftoi jo vetėm pėr populli e tij, por pėr gjithė Evropėn’’. 4)

    Krahas veprave me karakter historik e politik nė Angli pati edhe vepra letrare-artistike kushtuar Skėnderbeut, ose ku pėrmendet emri i tij. Por pėrpara se tė hidhemi e tė shikojmė se si u shpreh figura e heroit shqiptar nė letėrsinė angleze, po themi dy fjalė si forca e tij fizike, guximi e burrėria e shqiptarėve hynė nė gjuhėn angleze dhe u bėnė proverbiale. Ose nga bashkėluftėtarėt e Xhon of Njuport qė ktheheshin gjallė nė atdhe tė veshur me petkun shqiptar tė asaj kohe, ose nga vetė kalorėsit e Skėnderbeut, qė mė vonė lanė atdhenė e robėruar dhe i ofruan shėrbimet e tyre ushtarake mbretėreshės Elizabeta, poeti Edmund Spencer ( 1552-1599) u njoh me kostumin kombėtar tė arbėreshėve e kėshtu shkroi nė poemėn e tij alegorike ‘’Mbretėresha e Zanave (1590) pėr ‘’mėngė qė varen nė mėnyrė arbėrore’’.
    Nė gjuhėn angleze, pėr njė veprim qė nuk kishte rezultatin e dėshėruar, sepse i mungonte forca e brendėshme, ishte bėrė zakon tė thuhej : ‘’Scanderbeg’s sworth must have Scanderbeg’s arm’’. Kėshtu duke komentuar nė veprėn e vet ’’Jeta e poetėve’’ replikėn e fuqishme qė i bėn shkrimtari Kongriv (Congreve) kritikės sė ashpėr tė Kollierit Collier) njė kritik i njohur i kohės, Samuel Xhonson (Samuel Johnson) thotė pėr Kongrivin: ‘’He has the sworth without the arm of Scanderbeg. (E ka shpatėn, por nuk ka edhe krahun e Skėnderbeut). 5)
    Veprat e para letrare tė autorėve anglezė pėr Skėnderbeun i gjejmė qysh herėt.
    Poeti i madh i Rilindjes angleze, Edmund Spencer(*), pėr tė cilin folėm mė sipėr, shkruan njė sonet mbi Skėnderbenė, me tė cilin pėrcolli botimin e veprės sė Lavardenit nė gjuhėn angleze.

    Pse mburret kot e Lashta kaqė fort
    Me monumentet e moēėm burrash trima,
    Heronj qė pėrmes veprave pa mort
    Mahnitėn botėn, dhe nė prallė e rima
    Ēdo foshnjė i nxėn? Njerzim’ i admiron
    Statujat e tyre, kolose tė larta
    E beret triumfore q’i pėrshkon
    E bukura me madhėshtit’ e narta.

    Ja Njė, qė koha von’e nxor nė dritė,
    Ndėr tė mėdhenjtė krah mė tė madhit shkon:
    I madh nė zė, pushtet e nė vetitė,
    Triumfe tė vėrtetė meriton.
    Kamzhik pėr turqit, pėr armiqtė rrufe-
    Ky libėr flet pėr Ty, o Skėnderbe!

    ------------
    (*) Edmund Spenser (1552-1599) shquhet nder mė te madhenjte poete epike te Rilindjes Angleze.Ai cilėsohet ''poeti mė i madh anglez i eres Elisabetiane. .(The world book encyclopedy,1993)
    Ky sonet u permend mė 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht pėrkthimin e historianit frėng J.Lavardin’’Historia e Gjergj Kastriotit, tė mbiemėruar Skėnderbe’’.Botimin anglisht tė kėtij libri , Jones e pėrcolli me njė sonet pėr Skėnderbenė prej Edmund Spenser i cili edhe nė kryeveprėn e tij’’Faerie Queene’’(Mbretėresha e zanave), nė kėngėn e tretė, kreu XII, vargu i 10-tė, e vesh mbretėreshėn Elisabeta me fustan ‘’qė mėngėt i varen nė mėnyrė arbėreshe (Sleeves dependant albanese iyse).
    Kėtė sonet tė vyer mbi Heroin Kombetar S.Luarasi e ka bėrė tė njohur pėr here tė pare ne studimin e tij ''Skenderbeu ne letersine angleze'' ndėrsa pėrkthimin e publikoi mė 16 janar 1977 (Gazeta Drita, f.12)
    Njohja e kėtij soneti paraqet njė rėndėsi tė veēantė pėr lidhjet kulturore anglo-shqiptare, ndaj po e japim edhe origjinalin anglisht:

    Iherefore doth vain Antiquity so vaunt
    Her ancient monuments of mighty peers
    And hold heroes, ihich their iorld did daunt
    Iith their great deeds and filled their children’s cares.
    Iho rapt iith ionder of their famous praise
    Admire their statues and Collossoes great
    Their triumphal arcs ihich they did raise,
    Their huge pyramids, iho do heaven threat.
    Lo One, ihom later age hath brought to light,
    Matchable to the greatest of those great:
    Great both by name and great in poier and might
    And meriting a mere triumphal feat.
    The scourge of Turks and plague of infidels,
    Thy acts, o Scanderbeg, this volume tells
    .
    (Shėnim i shtuar nga Petro Luarasi)
    ----------------------
    Pėr Kristofor Marloun ( Christofor Marlowe, 1564-1593), dramaturgun e njohur anglez, paraardhėsin e Shekspirit, thuhet se qe autori i dramės ‘’Historia e vėrtetė e Gjergj Kastriotit’’, e cila u luajt nė teatrin e Londrės mė 3 korrik 1601. Humbja e dorėshkrimit tė dramės ėshtė njė fatkeqėsi pėr letėrsinė rreth heroit shqiptar. Porse, nė qoftė e vėrtetė sa thuhet prej kritikėve, se Marlou cilėsitė e Skėnderbeut ia veshi Tamurlanit nė dramėn e tij tė parė qė pati shumė sukses ‘’Tamurlani i madh’’ (rreth vitit 1587), atėherė mund tė themi se autori i ‘’Doktor Faustit’’ dhe i ‘’Jahudiut tė Maltės’’ do tė kishte pasė krijuar nė figurėn e Skėnderbeut shėmbėlltyrėn e mbinjeriut.


    Vetė Shekspiri vetėm sa e pėrmend Shqipėrinė me emrin e saj tė lashtė Iliria nė komendinė ‘’Nata e Dymbėdhjetė‘’ dhe Durrėsin me emrin Durrachium nė ‘’ Komendinė e gabimeve’’.
    Nė shek. XVIII nė letėrsinė angleze shtohet interesi pėr figurėn dhe epokėn e Skėnderbeut. Prej kėsaj periudhe kemi tri tragjedi. Njėra me titull ‘’Scanderbeg’’ u shkrua prej U.Havardit (W.Haward) dhe u shfaq mė parė se tė tjerat mė 1733 nė teatrin Gudmes Fieds.

    Havardi e nis dramėn pėrpara luftės sė Nishit. Kur Skėnderbeu ishte thirrur nga patriotėt dhe bėri pėrgatitje pėr t’u kthyer nė atdhe, ai bie nė konflikt me Muratin dhe nis luftėn kundėr tij nė afėrsitė midis Edrenesė dhe Kostantinopojės. Skėnderbeu qė posa ėshtė kthyer nga Azia jep urdhėr tė lirohen skllevėrit tė cilėt i solli nga lufta ngadhnjimtare:
    Jo; do tė rrojnė! I lajmėroi se janė
    Tė falur e tė lirė; vojtėn tepėr
    Nė burgje e nė vargonj. Po vetėdija
    Munduar prej sė keqes qė kanė bėrė
    Ėshtė dėnim i mjaftė. Tė lirohen!
    Lirimin e robėrve tė luftės, Skėnderbeu e arrin me njė fjalė, por jo edhe lirimin e princeshės sė tyre, Deamirės. Atė do ta shpėtojė prej kthetrave tė sulltanit pas njė lufte tė rreptė. Sulltani me cmir tė madh bėrtet:
    Skėnderbeu lindi pėr ngadhnjim tė botės:
    Burrat i mund dhe gratė atij i binden.
    Nė aktin e dytė, skena XV, gjejmė krahasimin e fortė midis Muratit qė qėrton Skėnderbenė se ka ambicje tė duket i madh sa sulltani dhe Skėnderbeu i pėrgjigjet:
    Sa pėr meritėn tė jem njė si ti
    Nga kjo heq dorė - e s’mund ta quaj mburrje
    Qė tė mendoj se unė jam mė lart
    Nga mė i madhi burrė i lik i botės.
    Nė skenėn e tretė tė aktit tė pestė, Skėnderbeu, duke folur me adjutantin e tij, para luftės shpreh mendimin e vet mbi vdekjen:
    Vėrtet, pasojė e jetės ėshtė vdekja:
    E rėndėsishme s’ėshtė qė do vdesim.
    E rėndėsishme ėshtė si do vdesim.
    Nė fund , kur sulltani vdes i ēmėndur, drama mbaron me fjalėt e Skėnderbeut:
    Le tė vendoset trashėgimtar i tij
    Me ēfarėdo pushtet; kurora jonė
    Qoftė e virtutit dhe e dashurisė.
    Dhe me kėtė medim autori na le tė mendojmė se Skėnderbeu niset pėr Shqipėri.
    Siē del, kjo dramė ishte tepėr sentimentale dhe pak historike.
    Nga data e botimit e dyta tragjedi pėr Skėnderbenė ėshtė ‘’Heroi i krishterė‘’ prej Xh.Llillos (George Lillo). Kjo vepėr, qė ėshtė mė e forta pėr Skėnderbenė, u shfaq herėn e parė mė 1734 nė teatrin Druri Lane.

    Ky djalosh argjendpunues nuk ėshtė ndonjė shkrimtar i ndormė dhe i rėndomtė. Me tė katėr dramat nė prozė e me temė nga shtresa qytetare, ai solli element tė ri nė dramėn e asaj kohe dhe ndikoi nė krijimtarinė e disa talenteve tė fortė si encilkopedisti frėng Didero dhe shkrimtari e kritiku gjerman Lesing. Nė veprėn e tij tė pestė me temė shqiptare, Lillo kthehet nė tragjedinė konvencionale: shegerti londinez bėhet heroi fetar, mbreti - patriot e Londra bėhet Krujė.

    Llillo qė nė prolog shėnon: ‘’Sonte kėndojmė pėr Gjergj Kastriotin, heroin besnik e mbretin atdhetar; natyra atė e lindi tė dėnojė ambicjen dhe tė mbrojė njerėzimin’’
    Nė epilog, duke frushkulluar ata oborrtarė qė kur flasin pėr tė mirėn e popullit kanė ndėr mend tė mirėn e vet, poeti pyet: ‘’Po a ka tė atillė qė i shėrbejnė atdheut dhe tė mos e bėjnė kėtė gjė pėr fitim tė vetin?’’ Dhe i pėrgjigjet pyetjes: ‘’Posi jo! Gjergj Kastrioti qe njė burrė I tillė!’’

    Helena, e bija e sulltanit qė e dashuron Skėnderbenė, pasi pėrshkruan vetijat e princit arbėr tė pashoq nė burrėri, nė bukuri, nė menēuri, nė ėmbėlsi, i tmerrshėm e i rreptė nė luftė por dhe i drejtė nė gjykime, i mėshirshėm dhe i pėrmbajtur, thotė pėr Skėnderbenė:
    Kush tė njeh ty, dhe nuk tė don, tregon
    Se ėshtė cmirėzi dhe e pėrēmon virtutin.

    Nė aktin e katėrt vdes e bija e Muratit nė krahėt e Skėnderbeut, tė cilin e ka lajmėruar tė ruhet prej tradhėtarit Hamzė. Duke vdekur i lutet Skėnderbeut tė mos ia vrasė tanė, po ta zėrė rob. Dhe vėrtet nė aktin e pestė hyn Skėnderbeu bashkė me Arianitin dhe tė bijėn etij tė liruar. Sjellin edhe sulltanin rob tė lidhur me hekura. Skėnderbeu urdhėron ta zgjidhin dhe ta lenė tė lirė. ‘’Helena, e bija plot virtute, e denjė pėr njė mbarim mė tė mirė, ma shpėtoi jetėn mua’’. Nė kėtė skenė vdes sulltan Murati me porosi pėr tė birin qė t’ia marrė hakun.
    Fjalėt e fundit janė tė Skėnderbeut: ‘’Qė jeni tė gėzuar e tė lirė, kjo mė bėn tė gėzuar mua. Ndė e kreva drejt detyrėn jam shpėrblyer’’. Dhe populli i pėrgjigjet:
    Ju duam si duhet: si polem i lirė
    Duhet tė dojė mbretin patriot.
    Nė tragjedinė e Llillos gjejmė Arianitin dhe tė bijėn Althea tė zėnė rob. Qndrimi i Arianitit pėrballė sulltanit, edhe nė Llillon, ėshtė i njė burri tė fortė. I thotė sulltani Arianitit: ‘’Po tė mendonin mbretrit e krishterė kėshtu si ti dhe Kastrioti, vallė a do t’ju linin tė lėftonit vetėm?’ I pėrgjigjet Arianiti:
    O poshtėrsi! o turp qė s’lahet kurrė!
    Po tė bashkoheshin, Evropa e gjorė
    Nuk do t’rėnkonte nėn zgjedhėn tėnde,
    Dhe tė vajtonte humbjen e lirisė.
    Tragjedia e tretė ‘’Skėnderbeu ose Liri dhe Dashuri’’ (Scanderbeg or Love and Liberty), prej Tomas Uinkop (Thomas Wincop), u shkrua mė herėt, pėrpara motit 1730, por u botua mė 1747.
    Emrin e Uinkopit, i cili shkroi pėr heroin tonė kombėtar kėtė vepėr entuziaste, nuk e pėrmendin as Enciklopedia britanike dhe as tekstet e historiesė sė letėrsisė angleze.
    Tomas Uinkopi jetoi nė njė epokė kalimtare.(*)
    Xhon Drajden, pėrfaqėsuesi i letėrsisė sė restauracionit qė e ka pėrmendur emrin e Skėnderbeut nė letrėn qė u dėrgoi Uigėve, vdiq mė 1700.
    Epoka u pagėzua prej kritikėve me aq emra sa pati edhe tendenca letrare; shekulli Augustian, i Ndriēimit, i Arsyes, i Artė. Nė kėtė shekull jetuan dhe shkruan veprat e tyre tė pavdekshme Daniel Defo, Xhonatan Svift (Jonatan Suift) Xhozef Edison (Josef Adison) i cili e ka vlerėsuar Skėnderbenė nė ‘’De Koverli Pepers’’; dhe mė i riu ndėr gjigantėt Samuel Xhonson. Me kėtė tė fundit qė lindi mė 1709, Tomas Uinkopi do tė ketė qenė vėrsnik.
    Uinkopi, si mik e shok mė i ri i shkrimtarit tė pėrmendur klasik Aleksandėr Pope (A.Poup), e shkroi veprėn nėn ndikimin e asaj rryme letrare qė kritikėt e quajnė neoklaciste . Dhe si i ri qė ishte, hartoi njė dramė lirike, ku ndjenja e dashurisė sė Skėnderbeut del nė pah disi e tepruar; por heroi shquan nga ndjenjat e larta tė patriotizmit dhe nga ndjenjat e bukura tė humanizmit tė Rilindjes. Ndėr personat e tjerė tė dramės ėshtė Arianiti dhe e bija e tij Arianisa. Nė gjuhėn e zjarrtė tė iluministit autori e vesh Arianitin me virtutet e popullit arbėr, me besė, nder e burrėri dhe Arianisa, e dashura e Skėnderbeut, ėshtė personifikimi i vetė Shqipėrisė nė qėndresėn e saj tė patundur kundėr turqve.
    Drama pėrcillet me njė pėrshkrim historik shtatėmbėdhjetė faqesh tė Shqipėrisė sė Skėnderbeut tė bazuar nė historinė e Barletit. Pėr dramėn autori zgjodhi njė ēast tė rėndėsishėm, rrethimin e Krujės mė 1451 prej sultan Muratit, i cili sipas versionit tė disa historianėve vdiq nė afėrsit eė Krujės dhe jo nė Edrene. Kėtė mot ndodhi edhe martesa e eSkėnderbeut me Donikėn, tė cilėn autori, pėr licencė poetike e quan Arianisa, sikundėr po ashtu e quan edhe Mamicėn me emrin Amisa, e cila qe martuar me Topinė qė mė 1445.
    Uinkopi e nxjerr Skėnderbenė si hero qė e mbuloi veten me famėn e luftėtarit tė patrembur dhe guximtar pėr ēlirimin e atdheut tė vet. Fjalėt qė thotė autori pėr Skėnderbenė pėrmes Arianit janė tė denja tė qėndrojnė nė faqen kryesore tė monumentit tė Skėnderbeut:
    Sa kohė tė pėrmendet Arbėria
    Nė faqe t’Historis’ e ndėr shekuj
    Atdheu ynė q’e shpėtove ti,
    Ka pėr tė ngritur shtyllė triumfale
    Me lavd qė s’do njohin vdekje kurrė,
    Nė emrin tėnd, o Skėnderbe, qė mposhte
    Krenin’ e vrazhdė tė fuqis otomane.

    Nė dramėn ‘’Skėnderbeu’’, T.Uinkopi u ngre njė pėrmendore tė bukur edhe dy shokėve tė Skėnderbeut, plakut Uran dhe djaloshit Topia, tė cilėt njeri pas tjetrit qėndruan tė patundur nė tre rrethimet e Krujės, i pari duke e mbrojtur kundėr sulltan Muratit dhe i dyti kundėr sulltan Mehmetit.(*)
    -------------------
    (Shtesė)
    Thomas Whincop (1709 ? -1730) poet e dramaturg anglez.
    Drama Skėnderbeu ,eshte me e mira veper e Uinkopit ku,siē shkruan njė miku i tij:’’Muzėn poetit ia frymėzoi liria/Mendimet mė tė flakta –dashuria.
    Ajo u botua mė 1747, pas vdekjes ,nė moshė tė re, tė poetit.
    Kjo vepėr e vyer pėr shqiptarėt u shqipėrua nga S.Luarasi qė mė 1920 kur studjonte nė Sh.B.A (shih Revista Studenti,janar 1920 dhe u botua mė 1967 me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar
    Kjo dramė nė vargje, pėr kohėn kur u shkrua paraqet vlera tė madhe.

    (Fragment)
    Tomas Uinkop
    Skėnderbeu: Dashuri dhe liri (*)

    Skėnderbeu

    Kėtu qėndroni trima t'Arbėrit,
    Tė lindur n'Atmen e luftarit Piro:
    Miq, vėllezėr,shokė lufte tė pandarė,
    Njė grimė vetėm ndalnit'ju them shkakun,
    Tė rėndėsishmin, qė ju grish nė luftė.
    Ja fusha e armikut guximtar
    I cili nga vonesa jonė e paqa,
    Si tepėr gjatė po vazhdon tė mburret,
    Po na krekoset e kėrkon tė dalė
    Ngadhnjimtar mbi trimėrinė tuaj.
    Pret ēastin e volitshėm tė na bjerė.
    Atdheu juaj, gratė, kalamajt
    Ju luten tė pėrdorni armėt sot,
    Tė mbroni jetėn dhe lirinė e tyre.
    Nė daltė fitimtar sulltani turk,
    Nė daltė zot armiku gjakatar,
    Dhe ta fitojė luftėn egėrsira
    Mendoni, miq, se ē'fat e pret atdhenė:
    C'zezonė e dėshpėrim e pret polemin!
    Nė fushė e mal mbizotėrojnė flakėt;
    Pallate e tempuj bėhen shkrumb e hi;
    Cdo gjė e bukur kthehet nė gėrmadhė.
    Nga prush'i tyre ka pėr t'avulluar
    Gjaku i qytetarėve tė therur.
    Ja baba plak qė kot po lyp tė falur,
    Shih vajzėn e rrėmbyer e tė vrarė
    Pėrpara sysh tė prindėrve tė saj.
    Dhe foshnjė e gjirit qė nė qesh pa faj,
    Edhe ajo s'do gjejė dhimsuri.
    O pamje e zezė! Qė mos ngjaftė kurrė!
    Me trimėrinė tuaj do ta ndalni.
    Miq, ja qyteti i Krujės prapa nesh;
    Pėrbrenda ledheve tė tij qėndron
    Cdo gjė qė ju e quani tė shtrenjtė;
    Kaluam jashtė portave tė tij:
    I mbyllėn-ja, u kyēėn-hyrja prapė
    Lejohet vetėm pėr ngadhėnjimtarin.
    Dhe kush do t'jetė ngadhėnjimtari sot-
    Do ta vendosin kėto shpatat tona!

    Shqipėroi Skėnder Luarasi
    (Shtesė nga Petro Luarasi)
    -----------------------------------
    Edhe nė veprėn e Bajronit, pėr tė cilėn Shqipėria qe njė temė e dashur, shohim tė flitet pėr Skėnderbenė. Nė poemė e tij ‘’Ēajlld Harold’’ poeti i madh anglez e pėrshėndet atdheun tonė me kėto vargje:
    O Shqipėri, ku lindi Iskanderi –
    Kėngė e rinisė, fanar i t’urtėve! –
    Dhe Iskėnderi tjetėr, qė i dėrrmoi
    Pėrherė armiqt me pallėn e tij kreshnike;
    Sipas autoriteteve qė pėrdori historiani anglez Knolles ‘’Skėnderbeu gjithmonė luftonte kundėr turqve me krahun llėrėpėrveshur dhe qėllonte me aq forcė sa shpesh i pėlciste gjaku nga buzėt. 6)
    Nė djalėrinė e tij, Bajronit, sikundėr Samuel Xhonsonit, i pėlqente shumė tė lexonte ’’Historinė e Turqve’’ prej Knolles, dhe romantiku i famshėm do tė ketė patur kėtė pikturė tė Skėnderbeut nė mendje kur pėrshkroi Alpin nė ‘’Rrethimin e Korinthit’’:
    Krahun e ka ēveshur.
    Kėshtu ėshtė edhe tehu i shpatės sė tij;
    Pėrveshur llėrėn gjer nė bryl, valvit
    Acarin hekur nė tė katėr anėt;
    Kėshtu nė luftė e njohin kurdoherė.
    Kudo qė duket ai krah i fuqishėm,
    Edhe mė trimat shtangen para atij.

    Henri U. Longfellou (Henry W. Longfelow) pasi lexoi ‘’Kronikat Turke’’ tė shkruara hebraisht prej Joshua Ben Joshua Ben Merit, botoi mė 1873 nė ‘’Tregime te njė han afėr udhės’’ poemėn ‘’Skėnderbe’’ e cila e shqipėruar nė mėnyrė mjeshtėrore prej Fan SNolit, ndihmoi shumė nė edukimin patriotik tė rinisė sonė.
    Poema nis me luftėn e Nishit dhe pėrshkruan kthimin e heroit shqiptar nė Krujė. Ē’mall atdhetar vloi nė atė zemėr tė madhe:
    Kur u gdhi, e n’agullim
    Pa kėshtjellėn Ak Hisar,
    Krujėn, ah atė qytet,
    Rreth me mur e me hendek
    Tek u lind e tek u rrit,
    Yll i mėngjezit mbi tė ndrit.

    Ajo mbaron me vargjet:

    Ja kėshtu Skėnderbeu trim
    Mori Krujėn me rrėmbim:
    Edhe lajmi u pėrhap
    Sin jė flakė e sin jė zjarr
    Kur fryn era nė behar.
    Dhe qytetet afėr e larg –
    Thotė Ben Isa Ben Miri
    Nė qitap tė tij fakiri –
    Binin me aqė lehtėsi
    Sa zė burri veshn’ e tij.

    Xhejms M.Lludllou (James M.Ludlow) shkroi mė 1887 romanin ‘’Kapedani i Jeniēerėve’’. Nga sa dihet, ėshtė i dyti roman pėr Skėnderbenė, pas atij tė Bentlejt. Qysh nė kapitullin e parė tė ‘’Kapedanit tė Jeniēerėve’’, qė kur Heroi ėshtė ende nė Bruse, nė kryeqytetin e vjetėr tė osmanėve, njihemi edhe me figurėn e madhėrishme tė tij edhe me mendimet e ndjenjat qė i vlojnė pėrbrenda. Ushtarėt atje pranė po tallen me njė memec. Kur afrohet, ushtarėt pėr respekt largohen dhe kapedani dhe memeci mbeten vetėm. Kėtij i ēelet goja: ‘’Po tė sjell lajm nga Moisi Golemi, nga gjithė viset e Shqipėrisė, nga ēdo luginė e nga ēdo zemėr.’’
    ‘’O fol, se kam mall edhe pėr gurėt e drurėt e Shqipėrisė sė dashur’’. Dhe Skėnderbeu dėgjoi i tronditur, tragjedinė e shtėpisė sė tij, tragjedinė e popullit tė tij
    ‘’Jepi tė falat e mia Moisi Golemit dhe thuaji se Gjergj Kastrioti do t’ia nderojė besimin mė mirė me punė se me fjalė…Thuaji se Kastrioti betohet pėr mjekrėn e Moisiut qė do tė vijnė ditė mė tė ndritura pėr Shqipėrinė edhe nd’u dashtė ta shkrepin atė shkėlqim nga shpatat tona. Lamtumirė!’’
    Me gjithė tė metat qė mund tė ketė aty-kėtu, nė pėrgjithėsi romani na jep njė panoramė interesante tė trembėdhjetė vjetėve qė pushton, dhe ka pėrshkrime vende-vende qė janė tė mrekullueshme. ‘’Pėr mjekrėn e Moisiut!’’ u bė parrullė e kryengritėsve kundėr turqve; vetė Moisiu u bė njė nga figurat mė tė shquara, por tok me atė tė Hamzės edhe mė patetikja. Skėnderbeu shkėlqen si njeri shembullor dhe hero i vėrtetė.
    Mendimtarėt anglezė e kuptuan fare mirė rėndėsinė e luftrave tė Skėnderbeut. Ndėrsa princat anglezė nė kohėn e Skėnderbeut po hanin kokėn e njėri-tjetrit nė luftrat e Trėndafilave, populli shqiptar nėn udhėheqjen e heroit kombėtar luftoi pėr tė mbrojtur edhe atdhenė, por tėrthorazi edhe djepin e Renesancės, siē quhej Italia e atėhershme, ku shkollarėt anglezė erdhėn tė pajiseshin me kulturė e tė lindnin gjeninj si Shekspiri dhe Marlou. Me admirimin dhe mirėnjohjen e tyre ata frymėzuan gjeneratat e reja tė Anglisė pėr Skėnderbenė, ‘’se pak luftėtarė’’, thotė historiani Torez, ‘’ kanė lėnė prapa tyre njė fjalė aq tė pėrjetshme dhe njė admirim aq entuziast sa atė me tė cilin ky hero ende pėrfillet prej bashkatdhetarėve tė tij’’
    Skėnderbeu jetoi dhe veproi nė pragun e dy botėve: tė asaj sė mirės qė shpinte drejt agimit tė rilindjes evropiane dhe tė asaj sė keqes qė shpinte drejt shekujve mė tė zes tė mesjetės. Nė kėto dy botė tė kundėrta nė ndeshje pėr tė shembur njėra-tjetrėn Skėnderbeu ndihmoi qė tė triumfonte e mbara mbi tė praptėn.(*)

    1) C. Marinesco, Alphons V, e l’Albania de Scanderbeg, Paris, 1923, f.130
    2) Historia e Shqipėrisė
    3) F.S.Noli, Georg Castrioti, Scanderbeg, New York, 1945
    4) Yll’ I mėngjezit, volI, Nr.7, f.1
    5) J.M.Manly, English Prose and Poetry, f.302
    6) Edward Creesy, History of the Turks


    (*)S.Luarasi, Skėnderbeu nė letėrsinė angleze, Studime filologjike, Nr.4, 1967, f.121-128)
    (Studim i botuar me rastin e 50-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.)
    -----------------------
    Korespondencė

    Shoqėria anglo-shqiptare The Albanian society’’
    7 gusht 1968

    I dashur z.Luarasi
    Ju falem nderit qė mė dėrguat pėrkthimin tuaj tė vargjeve tė Spenderit.
    Unė mendoj se do tė jeni i interesuar tė dėgjoni se artikulli juaj nė ‘’Studime filologjike’’, ’’Skėnderbeu nė literaturėn angleze’’, ėshtė pėrdorur nė Londėr si bazė pėr mbrėmje letrare dhe si pjesė e programit tė aktiviteteve pėrkujtimor tė organizuara nga shoqėria Skėnderbeg, me poema e pjesė tė lexuara nga anėtarėt dhe punonjėsit e teatrit tė Londrės.
    U provua se kjo ishte e suksesshme.
    Referencat tuaja pėr Xhon Njuport ngjallin njė interes tė madh dhe unė jam pėrpjekur tė zbuloj mė shumė rreth kėsaj figure. Kjo gjė nuk ka qenė e lehtė, meqė ai nuk ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė historinė e Anglisė dhe tė dhėnat tona nga shekulli XV janė tė mangėta. Megjithatė unė kam zbuluar nė arkivat e shtetit kėtu disa dokumenta mbi John Newport tė cilat mendoj se pėr ju do tė kenė interes tė veēantė. Unė do tė kryej fotografimin e tyre dhe pėrshtatjen nė gjuhėn moderne dhe do t’ua dėgoj sė shpejti. Kėtė javė do tė udhėtoj nė qendrėn e familjes Newport tė marr disa foto dhe ndonjė regjistrim.
    Me kėtė rast, kam patur vėshtirėsi nė dy pika:
    1. Letra e Kardinalit Piccolomini referuar Newport;
    Unė kam lexuar koleksionin e letrave tė Piccolominit dy herė dhe nuk kam mundut tė gjej referencėn
    2. Burimi i atributeve shtetėrore tė Newportit nė paragrafin 4 tė faqes 122 tė artikullit tuaj nė invazionin e Evropės.
    Nė rast se do tė keni mirėsinė tė mė dėrgoni kėto dy referenca do t’ju jem shumė mirėnjohės.
    Me pėrshėndetjet mė tė mira
    Juaj sinqerisht
    W.B.Bland
    Sekretar

    (Dėrguar Skėnder Luarasit,
    Instituti i Historisė dhe i Letėrsisė, Tiranė)

  28. #58
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Zbulohet njė pėrkthim i ri i Skėnder Luarasit.

    Norton F.Eden ‘’Albania its discontents and their origin’’
    (‘’Shqiperia , pakenaqesia e saj dhe origjina e tyre)

    Morton Frederik Eden ėshtė njė nga personalitetet angleze qe ka ndihmuar nė njohjen dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Ai ze nje vend te nderuar nder miqte e Shqiperise , krahas bashkatdhetareve kolonel Aubrey Herbert, Lady Elisabet Carnavon, Merry Edith Durham, sir Edward Boyle, lord Ch.Lamington, lord W.Dickinson, lord H.Penrith, lord N.Buxton, lord J.Cadmann; Gjeneralėt: G.De Phillips, J.Parcy; kolonel S. Sterling; admiralet A.E.Chatfield , E.Burney, gazeta-ret: H.N.Brailsford; H.N.Nevinson; H. Ch.Woods etj.
    Ai krahas meritave te tjera, kreu nje rol shume te rendesishem ne mbajtjen e Kongresit te Lushnjes, si perfaqesues i qeverise Britanike.
    Rastesisht kam zbuluar ne Arkivat e Institutit te Historise librin e tij ‘’Albania its discontents and their origin’’ (‘’Shqiperia , pakenaqesia e saj dhe origjina e tyre) te shqiperuar nga i mirenjohuri Skender Luarasi. Kjo veper nuk ishte lejuar te botohej por ishte futur ne rezervat. Le te gjykoje vet lexuesi per mendimet e z.MortonF.Iden dhe vlerat e librit te tij nga e cila po publikojme disa pasazhe


    MORTON F.EDEN
    ALBANIA ITS DISCONTENTS AND THEIR ORIGIN, London, 1920

    Pėrktheu Skėnder Luarasi.

    Pjesa e parė
    Shqiptarėt janė banorėt autoktonė tė Ilirisė, Epirit e tė Maqedonisė dhe njė nga racat mė tė moēme nė Europė. Ata i bėnė rezistencėn mė tė gjatė dhe mė tė dėshpėruar pėrparimit tė turqve drejt Perėndimit pėr tė dalė nė Adriatik dhe kėshtu i bėnė njė shėrbim pamasė tė madh Europės sė krishterė.

    Rivalitetet egoiste tė Europės sė shekullit XV e lanė Shqipėrinė e Skėnderbeut tė pėrpiqej vetė e vetme kundėr turqve. Europa e kėtij shekulli ka treguar vetėm fare pak simpati pėr shqiptarėt e sotėm dhe pėr aspiratat e tyre. Qė prej kohės qė turqit janė pėrzėnė, indipendenca e Shqipėrisė dhe vetė ekzistenca e saj ėshtė vėnė nė rrezik prej xhelozive ndėrkombėtare dhe lakmisė sė shteteve fqinj.

    Shqiptari gjithmonė ka qenė disi indiferent dhe i ēlirė pėrsa i pėrket ēėshtjeve religjioze.
    mbetėn pothuajse ashtu sikundėr patėn qenė gjithmonė duke mbajtur pėr vete karakterin e tyre tė vjetėr prej shqiptari, gjuhėn e zakonet . Ata janė edhe sot, pas kaq shekujsh nėn zotėrimin turk, fare pak tė influencuar prej fesė ose kulturės sė tyre.
    Pjesa e dytė
    Mosbesimi dhe urrejtja qė kanė shqiptarėt pėr italianėt rrjedh pėr shkak tė diplomacisė italiane dhe politikės sė ndjekur prej saj nė Ballkan ndėrsa simpatia qė ndjejnė pėr Italinė rrjedh vetėm e vetėm pėr shkak tė ushtrisė italiane, tė sjelljes sė mirė dhe karakterit njerėzor tė ushtarit italian gjatė luftės nė Shqipėri.

    Zotėsia e zyrtarėve tė lartė austriakė dhe eksperienca e tyre me popujt ballkanikė u kontribuonte atyre mė shumė se italianėve pėr tė mos bėrė gabime. Austriakėt hapėn njė numėr shkollash nė gjuhėn shqipe. Pėrgjithėsisht shqiptarėt flasin mirė pėr administratėn civile austriake, ndėrsa ankohen ashpėr pėr sjelljen e keqe tė ushtarėve austriakė

    Kur kushtet e Traktatit tė Fshehtė (tė Londrės) tė motit 1915 u botuan prej bollshevikėve pas Revolucionit Rus, austriakėt i pėrkthyen ato nė gjuhėn shqipe dhe i bėnė tė njohura nė Shqipėri.

    Idealet politike dhe institucionet politike tė Shteteve tė Bashkuara kuptohen mirė prej mė tė shumtėve nė Shqipėri. Mendohej se prezenca e pėrfaqėsuesit tė Shteteve tė Bashkuara nė Konferencėn e Paqes do t’i ndihmonte shqiptarėt tė merrnin drejtėsi dhe tė rifitonin disa prej atyre viseve qė ua kishin shkėputur padrejtėsisht mė 1913.

    Nė Korēė shkollat greke qenė riēelur me urdhėr tė francezėve mė 1918 duke shkaktuar pakėnaqėsi ndėr nacionalistėt shqiptarė, tė cilėt i konsideronin ato shkolla si burim pėrēarjesh dhe grindjesh.

    Shqiptarėt qenė tė bindur qė kėrkesat kėmbėngulėse italiane mbi Vlorėn dhe pėr njė sferė influence nė Shqipėri do tė shpinin drejt copėtimit e shfarosjes sė atdheut tė tyre, mbasi nė tė tilla raste edhe jugosllavėt, edhe grekėt do tė kėrkonin pjesėn e tyre prej Shqipėrisė ose sferat e tyre tė influencės.

    Pjesa e tretė

    Traktati i Fshehtė (i Londrės) i motit 1915, nė pikėn VII tė tij shprehte se njė pjesė e Shqipėrisė do tė hynte nėn sundimin serb, njė pjesė nėn Greqinė, ndėrsa Italia do tė aneksonte Vlorėn dhe do tė kishte mandat mbi pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė,

    Ndėr shqiptarėt qe ushqyer ndjenja qė liria mund tė fitohet vetėm me anėn e forcės sė brendėshme dhe qė ata tė cilėt mbėshteten vetėm nė mbrojtjen e huaj janė tė humbur e tė pavlefshėm. Kjo ndjenjė tani gjeti shprehjen nė Konferencėn e Lushnjės.

    Shqiptarė duhej tė bėheshin gati dhe me vendosmėri tė bėnin ēdo kurban pėr tė mbrojtur atdhenė. Kėshtu, po tė ishte e nevojshme do t'u provonin me vepra popujve tė Europės dhe tė Shteteve tė Bashkuara, tė cilėve u ėshtė mbajtur e fshehtė e vėrteta, se cilėt janė ndjenjat dhe aspiratat reale tė popullit shqiptar.

    Shqiptarėt nuk e kanė humbur besimin nė popullin e Britanisė sė Madhe dhe tė Shteteve tė Bashkuara, duke u kapur ende pas idesė qė qeveritė e kėtyre vendeve do tė ushtrojnė influencėn e tyre nė favor tė tyre: sė pari, sepse Shtetet e Bashkuara nuk janė tė lidhur me traktatin e fshehtė dhe, sė dyti, sepse ata mendojnė se opinioni publik nė kėto vende anglo-saksione, gjer tani tė informuar keq dhe tė ēapėlyer shtrembėr prej propagandės sė fqinjėve tė tyre ballkanas do tė jetė nė favor tė shqiptarėve nė qoftė se do tė shpjegohet pozita reale dhe do tė bėhet e njohur e vėrteta.

    Ėshtė mirė qė publiku nė Shtetet e Bashkuar dhe nė Britaninė e Madhe t'i dijė motivet reale tė atyre qė dėshirojnė tė prishin Shqipėrinė, ta peshojnė mirė pozitėn e tashme nė atė vend dhe shkaqet prej tė cilėve rrodhi kjo gjendje.

    Shtetet fqinj ballkanas dėshironin ta surbnin pėr vete Shqipėrinė, e cila po tė lejohej tė bėhej e pavarur, mund tė rritej nė pėrmasat reale, sepse vetitė e shqiptarėve si ushtarė, burra shteti dhe tregėtarė tė zotė njiheshin mirė nga tė gjithė. Po tė lejoheshin shqiptarėt tė bashkoheshin atėherė energjitė e talentet e atyre burrave, qė gjer tani qenė shtrėnguar tė gjenin fushė pėr aktivitetin e tyre nė vise tė huaj, do tė pėrdoreshin pėr tė zhvilluar atdhenė e tyre.
    Popullsia e kėtij vendi tė prapambetur, por jashtėzakonisht inteligjente, do tė bėnte pėrparim tė shpejtė po tė kishte udhėheqės qė t'i prinin nė drejtimin e duhur.

    Tė shikosh thellė nė punėt shqiptare ėshtė sikur tė shikosh njė pasqyrė qė reflekton shumė gjerė, qė ndihmon tė shpjegohet pse u mundėsua lufta europiane dhe mbi cilat gjėra janė hedhur tani hije tė zymta tė trazirave nė tė ardhmen.

    Tani dėshira e shumicės sė shqiptarėve ėshtė pėr njė bashkimi kombėtar brenda kufijve tė pėrshtatshėm etnografikė, dhe ata janė tė pėrgatitur tė japin garancira tė arsyeshme pėr liri religjioze, pėr tė gjitha fetė dhe pėr ēdo minoritet qė pėrmblidhet brenda kufijve tė tyre. Ndaj kėto dėshira legjitime meritojnė konsideratė.

    Vetėm duke shėnuar ndonjė vijė arbitrare, pa marrė parasysh konsiderata gjeografike ose ekonomike, mund tė gjendej pėrtej kėtij kufiri ndonjė copėz vend i banuar nga shumicė pro-greke. Kėto copėra shqiptarėt me gjithė qejf do t'ia lėshonin Greqisė si shkėmbim pėr Ēamėrinė, e cila ėshtė shqiptare, nėse do tė mundėsohej kryerja e njė vijė praktike kufitare e cila ta bėnte tė mundur kėtė shkėmbim.

    Pjesa e katėrt
    Gjėndja e pakėnaqshme nė Shqipėrinė e sotme, ėshtė krijuar nga fakti qė nuk u ėshtė dhėnė konsiderata e duhur aspiratave tė popullit shqiptar pėr shkak tė interesave tė fuqishme qė synojnė prishjen e Shqipėrisė.

    Grekėt kanė ndjekur qė nė fillim njė politikė armiqėsore ndaj bashkimit shqiptar duke bėrė ēdo pėrpjekje pėr tė theksuar pėrēarjen midis ortodoksėve e myslimanėve dhe tani nuk janė tė zotėt e tė vullnetshėm tė heqin dorė nga kjo politikė.

    Pėr kėtė arsye u sollėn aq tė pamėshirshėm nė Shqipėrinė Jugore, duke u pėrpjekur tė shkatėrrojnė influencėn e bektashinjve atje, tė kėtyre mendimtarėve tė lirė qė predikojnė vėllazėrim, tė cilėt u mėsojnė myslimanėve qė duhet t'i shikojnė tė krishterėt si vėllezėr. Po tė mos i shtijnė dot nė dorė kėto vende grekėt, atėhere influenca e bektashinjve do tė ringjallet, feja do tė pushojė sė qenuri njė faktor politik dhe propaganda e Patriarkanės greke nė tė kaluarėn do tė shkojė mė kot.

    Politika qė kanė ndjekur deri tani grekėt synon qė ta ndalojė kėtė dhe t'ia arrijnė prishjes sė Shqipėrisė nėpėrmjet fronit tė njė Shqipėrie tė vogėl muslimane dhe prapanike, e cila, e zhveshur prej elementit intelektual tosk, si pjesa mė e madhe dhe mė e nevojshme qė e ka ndihmuar nė pėrparim dhe zhvillim, ajo tė mbetej vetėm njė shtet i vogėl midis dy tė mėdhenjve dhe qė do tė shėrbente si njė vegėl e tyre, po tė mos zhdukej pėr fare pas njė kohe tė shkurtėr.


    Njė prej argumentave tė paraqitur prej atyre qė kundėrshtojnė bashkimin dhe indipendencėn e Shqipėrisė ėshtė qė populli shqiptar nuk ėshtė i zoti tė vetqeveriset. Ky argument mund tė pėrdorej pėr shumicėn e popujve, ėshtė ēėshtje krahasimi.

    Mirėpo, mė parė se tė vendoset qė t'u mohohet shqiptarėve liria, ose ēdo copė e territorit qė u ėshtė lėnė atyre mė 1913, ose t'u kundėrshtohen nė ēdo mėnyrė qoftė dėshirat legjitime pėr bashkim kombėtar, do tė ishte mirė pėr publikun anglosakson tė pėrfillė me kujdes ndė ėshtė njė gjė e menēur dhe e hijshme pėr dy kombe tė mėdhenj si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, respektivisht fuqia dhe perandoria e tė cilave mbėshtetet mbi tė drejtėn e kombeve dhe drejtėsinė mė fort se mbi forcėn ushtarake, qė tė lejojnė kėshtu plaēkitjen dhe robėrinė e njė popull tė vogėl i cili nuk mundi tė marrė pjesė aktive nė luftė, qė tė lejojnė nė Konferencėn e Paqes qeveritė e tyre tė bėhen pjesėtare nė njė padrejtėsi dhe garante tė njė pune tė tillė tė keqe.

    Shqiptarėt dėshirojnė tė rrojnė nė paqe dhe marrėdhėnie tė pėrzemėrta me fqinjėt e tyre nė Ballkan dhe nė kushte tė mira me Italinė, me tė cilėn ata kanė shumė interesa tė pėrbashkėta, por vetėm nėqoftėse kėta vende do tė kenė respektin e duhur pėr tė drejtat dhe aspiratat legjitime tė tyre. Ndėrsa pėrpjekjet pėr tė copėtuar Shqipėrinė do tė priten me zemėrim tė thellė dhe ēdo orvatje pėr tė vėnė pjesė tė Shqipėrisė nėn mandat tė huaj pa pyetur popullsinė do tė ketė pasoja serioze.

    Dėshira pėr liri e drejtėsi dhe pėrpjekjet pėr t'u arritur kėto nga shqiptarėt, maqedonasit, bullgarėt,vllehėt e turqit, do tė vazhdojnė. Ata kanė kthyer sytė nga popujt e Britanisė sė Madhe dhe tė Shteteve tė Bashkuara pėr simpati dhe mbrojtje. Apo shikojnė mė kot? Po tė humbasin shpresėn nė njėrin drejtim, do tė shikojnė nė njė tjetėr, ndoshta drejt Rusisė.

    Pėrktheu: Skėnder Luarasi

  29. #59
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Zbulohet njė pėrkthim i ri i Skėnder Luarasit.
    Norton F.Eden ‘’Albania its discontents and their origin’’
    (‘’Shqiperia , pakenaqesia e saj dhe origjina e tyre)

    (Fragment nga libri)

    Gjėndja e pakėnaqshme nė Shqipėrinė e sotme, ėshtė krijuar nga fakti qė nuk u ėshtė dhėnė konsiderata e duhur aspiratave tė popullit shqiptar pėr shkak tė interesave tė fuqishme qė synojnė prishjen e Shqipėrisė.
    Motivet reale pėr kėtė prishje duhet tė jenė kėto:
    Dėshirat e shteteve fqinjė pėr t'i ndaluar shqiptarėt tė bashkohen dhe tė formojnė njė shtet tė fortė pėrparimtar.
    Dėshirat e kėtyre shteteve fqinjė pėr tė pushtuar, pėr tė marrė nėn kontrollin e tyre, viset e pasura blegtorale dhe bujqėsore, tė pyjeve, tė fuqive tė zhvilluara tė ujit dhe burime tė tjera qė gjenden nė Shqipėri.
    Dėshira e Jugosllavisė tė pushtojnė Shkodrėn dhe bregdetin pranė saj me qėllim qė tė ndėrtojė mė vonė njė hekurudhė prej sistemit tė saj ekzistues, pėrmes Shkodrės, drejt detit.
    Dėshira e italianėve tė mbajnė nėn pronėsinė e tyre skelėn e Vlorės me rrethinėn e saj strategjik.
    Dėshira e grekėve tė kenė nė dorė tė tyre rrugėn Janinė-Leskovik-Korēė-Follorinė, me rėndėsi strategjike dhe ekonomike.
    Dėshira e grekėve pėr tė helenizuar shqiptarėt ortodoksė dhe pėr t'i surbur mė vonė. Kjo punė u fillua nėn sundimin turk prej Patriarkanės sė Konstandinopojės dhe u krye mbanė me zell tė madh, me aftėsi dhe paramendim, por me sukses tė pjesshėm.
    E ndėrprerė kur francezėt themeluan Republikėne Korēės mund tė rifillohet prapė tani qė Themistokli Gėrmenji nuk ėshtė mė. Tani (helenizimi i ortodoksėve) mund tė kryhet vetėm nėn qeverinė greke ose nėn mandatin grek, mbasi ajo ushqen armiqėsi fetare midis muslimanėve dhe ortodoksėve shqiptarė dhe nuk mund tė tolerohet prej tyre veēse nėpėrmjet ushtrimit tė forcės. T'i shtrėngosh (qarqet shoviniste greke) tė heqin dorė nga kjo punė rreth sė cilės ėshtė derdhur shumė mund e djersė nė tė kaluarėn, pavarėsisht nga pamundėsia e Greqisė pėr tė vėnė kėmbėn nė viset jugore tė Shqipėrisė, do tė ngjallte armiqėsi kundėr Venizelosit ndėr njerėzit me influencė nė Greqi dhe do t'i shkaktonte atij andralla politike. S'ka politikan grek qė do tė guxonte tė hiqte dorė tani nga kėto vise tė Shqipėrisė Jugore veēse me shtrėngim dhe prova qė bėri ēmos t'i mbante kėto. Sepse grekėt kanė ndjekur qė nė fillim njė politikė armiqėsore ndaj bashkimit shqiptar duke bėrė ēdo pėrpjekje pėr tė theksuar pėrēarjen midis ortodoksėve e myslimanėve dhe tani nuk janė tė zotėt e tė vullnetshėm tė heqin dorė nga kjo politikė. Pėr kėtė arsye u sollėn aq tė pamėshirshėm nė Shqipėrinė Jugore, duke u pėrpjekur tė shkatėrrojnė influencėn e bektashinjve atje, tė kėtyre mendimtarėve tė lirė qė predikojnė vėllazėrim, tė cilėt u mėsojnė myslimanėve qė duhet t'i shikojnė tė krishterėt si vėllezėr. Po tė mos i shtijnė dot nė dorė kėto vende grekėt, atėhere influenca e bektashinjve do tė ringjallet, feja do tė pushojė sė qenuri njė faktor politik dhe propaganda e Patriarkanės greke nė tė kaluarėn do tė shkojė mė kot.
    Ka dhe njė shkak tjetėr tė errėt pėrse grekėt nuk mund tė heqin dorė pa keqardhje nga kėrkesat e tyre pėr kėto vise jugore tė Shqipėrisė. Korēa, Leskoviku dhe Gjirokastra janė ose qenė (sepse njė nga kėto qytete u shkatėrrua prej grekėve) qendra kulture qė prodhuan shumė burra tė shquar, ushtarė e burra shteti (tė cilėt u ngritėn nė pozita tė larta) dhe tregatarė tė mėdhenj qė fituan pasuri tė mėdha pėrjashta nė kurbet. Nėn sundimin e turqve tė vjetėr, tė tillė njerėz muslimanė, i shėrbyen Portės sė Naltė, ndėrsa ata tė besimit ortodoks, tė edukuar nė shkolla greke dhe nėn influencėn e propagandės greke shpesh herė ia kushtonin energjitė e tyre dhe gjithė pasurinė pėrparimit tė ēėshtjes greke, e vetmja nė atė kohė qė u ngjallte shpresė shpėtimi nga zgjedha turke. Ky burim force dhe fitimi pėr Greqinė mund tė vazhdojė po qe se dalin fitimtarė nė kėrkesat e tyre mbi Shqipėrinė Jugore. Porse nė mbetshin kėto vise pjesė e Shqipėrisė, kėto qendra kulturore dhe njerėzit qė prodhojnė mund tė kontribuojnė shumė pėr mbarėsinė dhe pasurimin e shtetit tė ri shqiptar, pėr tė cilin qendra tė tilla si Korēa dhe Gjirokastra janė njė nevojė vitale. Politika qė kanė ndjekur deri tani grekėt synon qė ta ndalojė kėtė dhe t'ia arrijnė prishjes sė Shqipėrisė nėpėrmjet fronit tė njė Shqipėrie tė vogėl muslimane dhe prapanike, e cila, e zhveshur prej elementit intelektual tosk, si pjesa mė e madhe dhe mė e nevojshme qė e ka ndihmuar nė pėrparim dhe zhvillim, ajo tė mbetej vetėm njė shtet i vogėl midis dy tė mėdhenjve dhe qė do tė shėrbente si njė vegėl e tyre, po tė mos zhdukej pėr fare pas njė kohe tė shkurtėr.
    Njė prej argumentave tė paraqitur prej atyre qė kundėrshtojnė bashkimin dhe indipendencėn e Shqipėrisė ėshtė qė populli shqiptar nuk ėshtė i zoti tė vetqeveriset. Ky argument mund tė pėrdorej pėr shumicėn e popujve, ėshtė ēėshtje krahasimi. Shqiptarėt nuk do tė fillonin tė qeverisnin veten siē kanė filluar zvicerjanėt ose japonezėt, porse ata i kanė cilėsitė e njė race sunduese, sikundėr dėshmohet prej numrit tė burrave tė shquar qė kanė nxjerrė dhe tė cilėt kanė arritur pozita tė larta nė Greqi, Turqi, Egjypt e nė tė tjera vende. Shqiptarėt kėrkoheshin pėr kafazė, pėr kajmekamė dhe pėr punė nė tė cilat kėrkoheshin burra kuajozė dhe besnikė. Shqiptarėt kanė vetinė e tolerancės, qė ėshtė aq shumė e nevojshme pėr ata qė qeverisin dhe qė nuk e ka asnjė racė tjetėr ballkanase. Prandaj nuk mund tė pohohet se shqiptarėt nuk mundin tė qeverisin. Ajo qė tregojnė ngjarjet e viteve tė fundit ėshtė qė tė tjerėt kanė qenė jashtėzakonisht tė dėshėruar qė tė mos u jepej njė rast i mirė tė provojnė nė se qenė tė zotėt apo jo.
    Ēėshtja e religjionit ėshtė njė tjetėr argument i pėrdorur nga ata qė dėshirojnė t'i mbajėn shqiptarėt tė pėrēarė. Shumė besojnė me gjithė mend qė do tė jetė e pamundur pėr shqiptarėt orthodoksė, katolikė dhe myslimanė tė rrojnė besnikė nė njė qeveri, sepse ata ngatėrrojnė shqiptarėt me kretanėt muslimanė, me Pomakėt, dhe me tė tjerė, sentimenti kombėtar i tė cilėve gjer nė njė masė tė madhe u bė turk. Ata nuk e shohin dot tolerancėn fetare tė shqiptarėve dhe faktin qė ēfarėdo armiqėsi fetare tė ketė ekzistuar nė Shqipėri ėshtė inkurajuar artificialisht nė kohėt mė tė reja. Eksperienca nė tė tjera vende ka treguar qė, pėr popuj tė njė race (kombėsie) dhe me fe tė ndryshme, ose tė njė feje dhe tė racave tė ndryshme, ėshtė e mundur tė rrojnė bashkė nėn njė qeveri, porse tė veprosh kėshtu tek popuj racash dhe fesh tė ndryshme - kjo zakonisht shkakton turbullira. Kjo ėshtė interesante kur marrim nė konsideratė Shqipėrinė jugore ku grekėt duke qenė tė pazotė tė asimilojnė myslimanėt e Shqipėrisė, duke e ditur kėtė, u pėrpoqėn mė 1914 t'i shfarosnin ose t'i pėrzinin prej tokave, sepse do tė bėheshin burim grindjesh dhe dobėsimi pėr shtetit grek. Nga ana tjetėr shqiptarėt orthodoksė e myslimanė kanė treguar qė mund tė jetojnė sė bashku kur nuk pėrzihen tė huajt dhe ėshtė e qartė qė po tė pėrfshihen njė numėr i madh tė krishterėsh shqiptarė nė shtetin shqiptar- kjo jo vetėm forcon pozitėn e tyre por ėshtė edhe i dobishėm pėr tė gjithė komunitetin, duke pėrmirėsuar balancėn e partive politike.
    Duke mbajtur parasysh faktin se shqiptarėt, nė pėrgjithėsi, janė tolerantė nė ēėshtje fetare, qė shumė syresh janė bektashinj, se vazhdimisht qenė nė kryengritje e pėrpjekje pėr tė flakur zgjedhėn turke; pėrpara kėtij fakti ėshtė pėr t'u ēuditur kur vėmė re se si armiqtė e bashkimit dhe tė indipendencės shqiptare kanė dalė jashtė udhės sė tyre dhe vazhdimisht e me kėmbėngulje i kanė pėrqasur dhe njėsuar me turqit duke i pėrshkruar esencialisht si myslimanė. Rusia e pazonja tė ndalonte formimin e njė Shqipėrie indipendente mė 1913, kėrkoi qė shteti i ri tė vihej nėn proteksionin e Turqisė ndaj Traktati i Fshehtė i motit 1913 flet pėr njė shtet musliman tė vogėl. Ideja e njė shteti tė vogėl mysliman as qė i shkon nė mendje shqiptarit qoftė mysliman apo i krishterė. Kjo kuptohet nga tė gjithė si njė pėrpjekje e armiqve tė Shqipėrisė pėr tė futur ēėshtjen fetare me qėllim qė tė ndalojnė unitetin kombėtar shqiptar, qė tė kenė mundėsi ndonjėherė tė ndėrhyjnė me njė pretekst tė tillė kinse si rrezik i influencės turke nė kėto vise. Nė tė vėrtetė, askush nuk ka qenė mė i dėshiruar se shqiptari vetė pėr tė hequr qafe influencėn turke. Nuk ėshtė e mundur tė thuash nė do tė ketė ndonjėherė frikė rreziku prej kėsaj ane mbasi askush nuk thotė dot qė mė parė se cili do tė jetė roli i Turqisė nė tė ardhmen. Porse, duke e shqyrtuar me kujdes, e vėrteta rreth influencės turke nė Shqipėri, sot pėr sot, ėshtė kjo: Meqenėse shqiptarėt kanė pak kryetarė dhe administratorė tė stėrvitur, pėrveē atyre qė kanė fituar eksperiencėn e tyre nė Turqi, ėshtė e natyrshme qė cilado qeveri e re shqiptare do tė pėrpiqet tė pėrdorė disa nga kėta burra, shumė prej tė cilėve njihen pėr patriotė shqiptarė tė mirė, dhe kjo shkakton frikėn se mos influenca dhe intrigat e Stambollit vazhdojnė tė ndjehen nė Shqipėri edhe nė tė ardhmen. Nuk ka asnjė arsye pėr frikė tė tillė, nė qoftė se shteti i ri shqiptar do tė merrte kėshilla dhe ndihmė nga ekspertė tė Amerikės ose Anglisė, ose prej ndonjė shteti neutral si Zvicra ose Suedia. Shqiptarėt do tė kishin pranuar njė mandat tė kombeve si kėta, por kundėrshtojnė mandatin qė i ėshtė dhėnė ndonjė Turqije qė ėshtė fqinj i afėrt me Shqipėrinė. Ai burrė shteti qė dėshiron t'i bashkojė shqiptarėt dhe tė formojė njė qeveri tė fortė do tė pėrballojė vėshtirėsira plot, s'ka dyshim pėr kėtė. Shqipėria nuk bėn pėrjashtim nga rregulli qė ėshtė e vėshtirė tė formosh njė shtet tė ri dhe pastaj tė qeverisėsh. Ėshtė thėnė se Shqipėria nuk ka burra tė shquar qė tė drejtojnė punėt e shtetit tė tyre. Ndodhja e pak njerėzve tė tillė nė Shqipėri rrjedh prej faktit qė pėr njė kohė tė gjatė nė tė kaluarėn burra me energji dhe me talent janė hequr prej atdheut pasi i vinte pėr mbarė Turqisė t'i largonte nga vendlindja, ku mund tė bėheshin tė rrezikshėm. I mbante nė Stamboll ku u sprovuan tė dobishėm. Kėshtu dy shqiptarė u ngjitėn deri nė shkallėn e vezirit tė madh dhe pak kohė mė parė se tė pėlciste lufta evropiane thuhet se nė ushtrinė turke kishte 30 deri nė 40 oficerė shqiptarė nė rangun e gjeneralit. Sot e kėsaj dite ka nė Greqi shqiptarė qė kanė arrirė rangun mė tė lartė si nė ushtri edhe nė flotė. Populli shqiptar ka mundur gjithmonė tė nxjerri njerėz tė zotė por fati i ka shpėrndarė nė tė katėr anėt, nė Turqi, nė Greqi, nė Egjipt.
    Ofiqarėt dhe administratorėt mė tė aftė nė Shqipėri gjenden nė mes tė toskėve nė jug. Por do tė ishte njė gjė e rrezikshme tė marrėsh tepėr shumė zyrtarė nga jugu dhe t'i vendosėsh nė ofiqe qeveritare nė Shkodėr. Kėto janė disa nga vėshtirėsitė qė iu dalin pėrpara atyre qė dėshirojnė tė qeverisin Shqipėrinė, porse kur e gjithė situata tė shqyrtohet me kujdes kėto vėshtirėsira nuk duken mė tė mėdha se sa ato qė duhen pėrballuar nė vende tė tjera dhe qė janė kapėrcyer me sukses nė disa kombe.
    Por ata njerėz qė duan tė shohin Shqipėrinė tė shuar nga faqja e dheut i kanė zmadhuar sė tepėrmi vėshtirėsitė qė ashtu t'i bėjnė tė duken tė papėrballueshme. Nė qoftė se mendohej ndonjėherė e nevojshme dhe e mundshme qė tė shtypej kombi shqiptar nė mėnyrė qė tė gėlltitej prej shteteve fqinj, momenti mė i pėrshtatshėm pėr ta bėrė kėtė gjė qe menjėherė pas Luftės Ballkanike, kur puna e shfarrosjes dhe e skllavėrimit pati filluar. Gjithmonė ėshtė mė mirė tė mbytėsh kėlyshin e verbėr se sa tė duash tė therėsh qenin gjysėm tė rritur. Qė prej asaj kohe aspiratat e shqiptarėve janė inkurajuar dhe janė rritur shpresat e popullit: me formimin e njė Shqipėrije indipendente mė 1913, me parimet e proklamuara gjatė luftės, me deklaratat e Fuqive tė Antantės qė luftonin pėr parimin e kombėsisė, me proklamatėn e Gjeneralit Ferrero, me katėrmbėdhjetė pikat e Presidentit Willson. A nuk patėn dėgjuar shqiptarėt sa e sa herė gjatė luftės tė pohohej se Fuqitė e Antantės po luftonin pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombeve tė vegjėl kundėr lakmisė tė shteteve rjepacake! A nuk e patėn dėgjuar sa e sa herė tė pėrgjėrohej pėr tė drejtėn e kombeve dhe vetė-vendosje! "Vetė-vendosja" , tha kryeministri britanik Lloyd George nė Dhomėn e Komunevet, "kjo qe njė nga parimet pėr tė cilėt ne hymė nė luftė. Ky ėshtė njė parim prej tė cilit ne kurrė s'u larguam qė nga fillimi i luftės e kėndej. Ėshtė njė parim qė unė shpresoj tė jem i zoti ta pėrforcoj nė Konferencėn e Paqes." Kjo u tha nė prill tė vitit 1918.
    Aleatėt dhe fuqitė e shoqėruara me ta, qė tani dolėn fitimtarė, janė nė gjendje tė bėjnė tė tjera krasitje mbi Shqipėrinė e sakatosur qė mė parė, mė 1913. Mund ta shfarrosin kokė e kėmbė me anėn e tė ashtėquajturave mandate si njė paralojė pėr gėlltitjen e saj shkallė-shkallė prej Jugosllavisė, Greqisė ose Italisė. Mirėpo, mė parė se tė vendoset qė t'u mohohet shqiptarėve liria, ose ēdo copė e territorit qė u ėshtė lėnė atyre mė 1913, ose t'u kundėrshtohen nė ēdo mėnyrė qoftė dėshirat legjitime pėr bashkim kombėtar, do tė ishte mirė pėr publikun anglosakson tė pėrfillė me kujdes ndė ėshtė njė gjė e menēur dhe e hijshme pėr dy kombe tė mėdhenj si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, respektivisht fuqia dhe perandoria e tė cilave mbėshtetet mbi tė drejtėn e kombeve dhe drejtėsinė mė fort se mbi forcėn ushtarake, qė tė lejojnė kėshtu plaēkitjen dhe robėrinė e njė popull tė vogėl i cili nuk mundi tė marrė pjesė aktive nė luftė, qė tė lejojnė nė Konferencėn e Paqes qeveritė e tyre tė bėhen pjesėtare nė njė padrejtėsi dhe garante tė njė pune tė tillė tė keqe.
    Shqiptarėt dėshirojnė tė rrojnė nė paqe dhe marrėdhėnie tė pėrzemėrta me fqinjėt e tyre nė Ballkan dhe nė kushte tė mira me Italinė, me tė cilėn ata kanė shumė interesa tė pėrbashkėta, por vetėm nėqoftėse kėta vende do tė kenė respektin e duhur pėr tė drejtat dhe aspiratat legjitime tė tyre. Ndėrsa pėrpjekjet pėr tė copėtuar Shqipėrinė do tė priten me zemėrim tė thellė dhe ēdo orvatje pėr tė vėnė pjesė tė Shqipėrisė nėn mandat tė huaj pa pyetur popullsinė do tė ketė pasoja serioze. Ēdo shkelje e mėtejshme mbi Shqipėrinė e krijuar mė 1913 mund tė pėrballohet vetėm me forcė dhe, edhe po t'ia dilet mbanė me fuqi superiore, do tė krijonte njė gjėndje plot rreziqe pėr tė ardhmen, sepse do tė formohej njė tjetėr vend mė tepėr, i cili, tok me Thrakėn dhe Maqedoninė nėn sundimin grek dhe serb, do tė formonte njė rripė territori tė zgjatur nga Deti i Zi gjer nė Adriatik, popullsitė e pakėnaqura tė tė cilit do tė jenė tė futura nėn zgjedhė vetėm me forcėn e armėve.
    Dėshira pėr liri e drejtėsi dhe pėrpjekjet pėr t'u arritur kėto nga shqiptarėt, maqedonasit, bullgarėt,vllehėt e turqit, do tė vazhdojnė. Ata kanė kthyer sytė nga popujt e Britanisė sė Madhe dhe tė Shteteve tė Bashkuara pėr simpati dhe mbrojtje. Apo shikojnė mė kot? Po tė humbasin shpresėn nė njėrin drejtim, do tė shikojnė nė njė tjetėr, ndoshta drejt Rusisė.

    Pėrktheu Skėnder Luarasi.

  30. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Botime te hershme te Skender Luarasit

    Emri:  image016.jpg

Shikime: 1213

Madhėsia:  42.3 KB
    Botime te hershme te Skender Luarasit

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •