Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Leonard Cohen

    Leonard Cohen i lindur nė Montreal 21 Shtator 1934. Ishte nėntė vjeē kur i vdiq babai. 17- vjeē filloi tė shkruaj poezitė e para. Nė universitetin e Mc Gill-it (Montreal) krijoi njė western-trio "Buckskin Boys". Country kėngėtar dhe poet bohemian Cohen fillon dhe ndėrton reputacionin e vetė nė rrethet studentore. "Na lejoni tė krahasojmė mitologjinė" (1956) ėshtė libri i tij i parė me poezi pėr tė ardhur tek "Kutia pikante e Tokės" (1961) qė e bėri menjėherė popullor nė tė gjithė Kanadanė. I jepet e drejta pėr tė vazhduar studimet nė universitetin e Columbia-s nė New York, tė cilat i braktis duke udhėtuar gjithandej nė Europė gjersa vendoset nė ishullin piktoresk tė Hidra-s nė Greqi, ku dhe jeton pėr gati 7-vjet, rjedhoj e kėsaj pėrvoje kohore ėshtė vėllimi poetik mė tepėr i diskutuar "Lule pėr HItlerin" (1964) dhe "Parazitėt e Tokės" (1966) sė bashku me dy romanet "Loja favorite" (1963) dhe "Humbės tė bukur" (1966). Gazeta Boston Globe do ta vlersoj prozėn e tij me fjalėt : "James Joyce nuk ėshtė i vdekur. Ai jeton nė Montreal nėn emrin Leonard Cohen". Nga ky moment ēdo njėri nga romanet ėshtė shitur mė tepėr se 800 mijė kopje nėpėr botė. Cohen braktis Hidra-n dhe rikthehet nė Amerikė (Nashville) pėr t'ja dedikuar vetveten karierės sė tij muzikore si kėngėautor, firmėn e sė cilit mbajnė (gjer sot) 14 albume muzikore. "Poema tė zgjedhura 1956-1968" (1968) vlersohet nga bota letrare me Governor General's Literary Award for English Language Poetry, ēmim ky tė cilin Cohen ēuditėrisht e refuzon nėn fjalėt : " Nuk jam veēse njė poet i thjeshtė i kėsaj bote". "Energji skllevėrish" (1972) pasohet nga vėllimi poetik i shumė diskutuar gjithashtu "Vdekja e burit tė zonjave" (1978). "Libri i faljeve" (1984) ėshtė vlerėsuar si "libri mė elegand poetik i autorit" fitues i ēmimit Canadian Author"s Association Literary Award (1985). Nė vitin 1991 Cohen vlersohet si Officer of the Order of Canada dhe nė 1993 si Governor General's Performing Art's Award.. "Muzik e ēuditshme" (1993) ėshtė pėrmbledhja mė e fundit qė kemi ( gjer sot) nga ky poet. Nė vitin 2003 fiton urdhėrin Companion of the Order of Canada vlersimi ky mė i madh Kanadez qė mund t'i jepet njė individi. Artist i gjithanshėm, Leonard Cohen i ka kaluar tashmė tė 70-at e veta duke krijuar kėshtu njė nga "legjendat" tėrheqėse jetėsore tė ditėve tona.


    Mirė se erdhėt ndėr rreshta

    Mirėseerdhėt ndėr kėto rreshta
    Aty lufta ėshtė e ndezur
    por do pėrpiqem t'ju rrehatoj
    Bashkbisedimin tim nuk ėshtė e thėnė
    tė ndiqni, ai ėshtė veē nervozizėm
    A nuk gatova dashuri me ju
    kur student ishim nė Lindje
    Po shtėpia ėshtė ndryshe
    fshati do dorėzohet shpejtas
    Kam ēvendosur gjithēka
    qė mund ta rrehatojė armikun
    Ne jemi vetėm
    gjersa kohėt tė ndryshojnė
    dhe ata qė kanė qenė tradhėtar
    kthehen si peligrinė pėr momentin
    qyshkur nuk prodhuam
    qyshkur vendosmėrisht refuzuam
    ta emėrtojmė si terr poezinė


    Ēdo guralec

    Ēdo guralec ėndėrron vetveten
    Ēdo gjethe ka njė planimetri
    Dielli prej dėshire ėshtė i drejtuar
    udhėtimit pėrpos nė ndritshmėri
    Humbjet akoma nuk kanė vjelė
    bekimin paqėsor tė zemrės sime
    sepse ėndėrroj se aty ka shpresa
    ėndėrroj se aty ka shpėtimie

    Ja thashė kėtė njė tė burgosuri
    i cili vrau njeriun qė urrej
    Ja thashė minatorit qė gėrmon
    tė artėn pjatė timen tė gjejė
    Prandaj jetoj nė ferr
    tė ėndėrroj ēka ferri ėshtė

    Trupin tim ėndėroj ndajnate
    Universin ėndėrroj
    ėndėrroj, ėndėrroj pėr mijra vjetė
    me prova aktoreske ėndėrroj
    shtatėditėshin e mrekullis mendore
    kur zvarritem nėpėr mjergull
    Isha i veshur nė lakuriqėsi
    vuajtur n'ekzistencė i kredhur

    Sikur dhuroja kėngė ėndėrroja
    prova ime e vetme ti
    e vėrteta qė ndėrton fole me ju
    as nė dysheme, as nė ēati
    as nėpėr dritare pėr tė parė jashtė, Zot
    as nė pasqyra pėr tė parė brenda
    as tek kėnga si pėrjashtim
    as tek vdekja si fillim


    Oh fėmijė, kjo ėshtė ėndrra njerzore
    qė gjumi njerzor ndėrsjellė
    mos u pėrpiq kaq fortė tė kacaviresh
    pėr ēka tingėllon kaq thellė
    E dua ėndrrėn qė sapo ke filluar
    pėrpos gjelbėrimit tim
    I dua guralecėt dhe diellin
    gjithēka bota pėrfshin

    Mbi gjithėēka po tė them
    agullimit kur drita ndrinė
    Tė ofroj veē ditė tė rreckosura
    qė grisen nėn tėnden psherėtimė
    Nuk e di sa shumė tė tjerė
    do kalojnė epoka n'lėkundshmėri
    gjithēka qė kjo kėngė ka lėnė mbi
    gjuhėn e krijesave n'pritshmėri

    Montreal,1978



    Poemat nuk na duan mė


    Poemat nuk na duan mė
    nuk duan tė na dashurojnė
    nuk duan tė jenė mė poema
    Mos na mblidhni, ato thonė
    Nuk mundemi t'ju ndihmojmė
    Tashmė nuk ka mė peshkime nė
    rrjedhėn e lumit madhor tė Zemrės
    Na lini tė qetė, thonė, po shndėrohemi
    nė diēka krejt tjetėr
    Kanė ikur tej nėpėr botė
    Tė jenė me dikė, dikund
    qė punon me trupin e tyre
    qė nuk ka plan t'shndėroj botėn
    Ato asnjėherė nuk janė zbavitėse
    Unė jetoj pranė njė lumi nė Majami
    nė kushte qė nuk mund t'i pėrshkruaj
    I shoh ato disa herė, poemat,
    nė gjysėm-rrėnjosje, nė gjysėm-lindje
    me muskuj gjysėm-rrėgjuar
    mėngpėrveshurat
    lėshuar poshtė si graso
    gatitur, pėr tė bėrė dashuri
    me dhėmbin e sharrės


    Kopėshti i qershive

    Kanada, ca luftra presin pėr ty
    ca tradhėti
    ca flamuj tė shqyer
    Trashėgimia nuk mjafton
    Fytyrat duhen haruar nėn varenė
    e ideve mizore
    Kutitė e postės do shpėrthejnė
    nė kopshtin e qershive
    dhe dikush do tė pres pėrgjithmonė
    pėr ēeqet e majme tė gjyshėrve


    Nga thellėsia e kafenesė vėrej
    qetėsinė
    e rrėnies sė flokėve tė borės
    njėsoj si reklamaxhiu amerikan
    i ēizmeve tė reja plastike
    duke parė pėr njollėn e ē'rrėnjosur
    ndoshta slita
    e aratisjes
    e profetit tė ngrirė
    e kryengritjeve indiane
    e tė djegurave stacione meterologjike
    Ka edhe njė tjetėr histori kėtu djema
    Kanada, a mund tė lindėsh
    a mundt tė ushqeshė
    ca mė tepėr kėngė folklorike
    mbi lirinė dhe vdekjen


    Plaēkė antike e trashėguar

    Skena torturonjėse zhvillohet posht ziles sė ngrirė
    pėraq sa mund tė mbrojė njė orė tė shtrenjtė muri.
    Gati-gati pres kėmbanėn tė dėgjohet
    pėraq sa gjuhėt mbarėshtrohen
    dhe trupi rreshket dhe gjen qetėsi.
    Tė gjithė janė tė konservuar dhe faqeskuqur
    pėraq sa kam zemėr tė qaj pėr triumf ose ndėshkim
    do tė konservohesha si goja qė prodhoi
    njė notė tė vetme nė arkėn e muzikės.
    Drama e ziles ngrihet, ngrihet
    si njė gjigande perlė ekstravagante
    rreth rrethit unazor tė martesės,
    ose tė karficės
    ose tė medalionit
    E di qė ndihesh e zhveshur, shpirt i vogėl
    E di qė e urren jetėn nė fshat
    E di qė nuk mund tė presėsh
    pėraq sa revistat shumngjyrėshe tė vijnė
    njėherė nė javė
    njėherė nė muaj
    Duke soditur rreth shtėpisė sė gjyshes
    Plaēkėn antike tė trashėguar.



    Sytė e tu

    Sytė e tu janė tė fortė
    Ata pėrpiqen tė mė sakatojnė
    Ti ke futur nė 'ta gjith forcėn
    sepse ti nuk e di
    si tė bėhesh hero
    Ke ngatėrruar idetė
    Nuk ėshtė heroi
    Por tirani
    qė pėrpiqesh tė jesh
    Prandaj dobėsia
    ėshtė kualiteti yt mė tėrheqės
    Nuk kam asnjė parashikim pėr ty
    Tė rrezikshmit sytė e tu tė zinj
    ngulen drejt vajzės mė tė afėrt
    drejt mė tė afėrtės pasqyrė
    ndėrsa ti shkonė me shpresė
    nga profesioni nė profesion

    Modelet e Parisit

    Vashėzat modele po ndėrrohen
    pėr sfilatėn e mėtejshme.
    E pashė seksin e njėrės
    dhe gjoksin e njė tjetre.
    Njė balonė ishte bashkėngjitur
    nė gishtat e njė femre.
    Dhe ata filluan tė vėnė
    nė lėvizje makinėn e erės.
    Veshjet gjallėroheshin
    nėn aksidente tė madhėrishėm
    flokėsh dhe hijesh
    qė projektonin fytyrat solemne.
    Mrekullia e ballonit
    gėrvishtte gishtat e dorės,
    ndėrsa stuhia
    e mbarttur trupave tė tyre
    ishte thllėsisht bindėse.
    Mė nė fund ushqimi kinez mbėrriti,
    vashėzat modele ecin rreth e qark,
    me piceta ndėr duar, pjata kartoni.
    Tė gjithė ishin tė lumtur qė imazhi
    magjik i pjekurisė femėrore
    suksesin kishte pėrfshirė.
    Ato mund tė pushojnė pakėz,
    nė kreshtėn e madhėrishme
    tė lartėsisė sė valės
    besimit dhe joshjes-tėrheqėse.
    Ndihesha i lumtur gjithashtu.
    Ndihesha i privilegjuar.
    Tė jem i pranishėm nė ceremoninė
    e rėndomtė, sipas kufizimeve
    tė profesionistėve.
    Paris, 1987

    E vetmja poezi

    Kjo ėshtė e vetmja poezi
    qė mundet tė lexoj
    Jam i vetmi qė e shkroi
    Nuk e vrava veten
    kur gjėrat shkonin keq e mė keq
    Nuk kėrkova shpėtim
    te droga apo leksione, pėr dreq
    U pėrpoqa tė fle
    por kur gjumi s'mė zinte
    Mėsova tė shkruaj
    ēfarė mundet tė lexohet
    Tė shkruaj mėsova, mos harro
    nga njė tjetėr si unė
    nė tė tilla netė si kjo


    Njė natė e dogja

    Njė natė e dogja shtėpinė qė kam dashur
    Ndriēimi rrethor i unazės-perfekte
    Nė tė cilin pashė zezonė dhe gurė
    Pėrtej --- jo gjithēkaje.

    Disa krijesa nėpėr erė,
    Tė friksuara nga nata,
    Vinin tė shihnin botėn pėrsėri
    Dhe zhdukeshin nėpėr dritė.

    Tashmė lundroj nga njė qiell nė tjetrin
    Kundra anijes qė pata ndėrtuar
    Nė gjithė errėsirėn e pėrzhitjeve
    Prej krahėsh tė imituar.
    1960


    Tė gjithė e dinė

    Tė gjithė e dinė qė zaret janė hedhur me hile.
    Tė gjithė (pėr fat) ecin me gishta tė kryqėzuar.
    Tė gjithė e dinė se bijtė mė tė mirė u shuan.
    Tė gjithė e dinė qė lufta ka mbaruar.
    Tė gjithė e dinė se ndeshja pėrfundoi:
    I varfri mbetet i varfėr, i pasuri shton pasurinė.
    Ky ėshtė njė fakt, tė gjithė e dinė.

    Tė gjithė e dinė qė anija ėshtė e ēpuar.
    Tė gjithė e dinė qė kapiteni ėshtė gėnjeshtar.
    Tė gjithė e kanė zemrėn e thyer nga babai
    Ose qeni qė dje u kall nė varr.
    Tė gjithė flasin veē pėr para.
    Tė gjithė si tė babėzitur duan kuti me ēokollata,
    Tė gjithė pėlqejnė trėndafilat qė kujtojnė rininė.
    Ky ėshtė njė fakt, tė gjithė e dinė.

    Tė gjithė e dinė qė ti mė do e dashur.
    Tė gjithė e dinė qė ėshtė me tė vėrtet kėshtu.
    Tė gjithė e dinė qė je aq besnike.
    Pėrveē dy-tri netėve kur nuk kam qenė kėtu.
    Tė gjithė e dinė qė je njė tip i mbyllur
    Shumė njerėz lakuriq tė njohėsh ke dėshirė.
    Ky ėshtė njė fak, megjithse i pėshtirė.

    Tė gjithė e dinė, momenti i vėrtet ėshtė tash o kurrė.
    Tė gjithė e dinė qė e vėrteta ėshtė veē ti dhe unė.
    Tė gjithė e dinė qe ky varg nė shpirt ngulet.
    Pėr kordelet apo kravatėn sė cilės i pėrkulet.
    Tė gjithė e dinė qė pakti ėshtė i krimbur nė bimė.
    Ky ėshtė njė fakt, tė gjithė e dinė.

    Tė gjithė e dinė qė kolera e sė vėrtetės po afron.
    Tė gjithė e dinė, ajo lėvizė me shpejtėsinė e erės.
    Tė gjithė e dinė qė burra e gra tė zhveshur.
    Janė pasqyrimi artizanal i sė shkuarės pas derės.
    Tė gjithė e dinė qė kjo skenė ėshtė e vdekur.
    Por gjithmonė ka njė mjeshtėr nė tėndin krevat.
    Qė luan dhe pėrhap atė qė tė gjithė e dinė,
    Tė gjithė e dinė qė ky ėshtė njė fakt.

    Tė gjithė e dinė qė tashmė je nė vėshtirėsi.
    Tė gjithė e dinė, gjithmonė i vėrtetė ke qenė Njeri.
    Pėrmes kryqit tė pėrgjakur nė krye tė Kalvarit,
    Tė gjithė e dinė se ajo vjen tek ne copė-copė.
    Shikoje Zemrėn e Shenjtė pėrpara se tė shpėrthej.
    Hapi sytė dhe shikoje pėr tė fundit herė kėtė akt.
    Ky ėshtė njė fakt, tė gjithė e dinė.
    Tė gjithė e dinė qė ky ėshtė njė fakt.


    Suzana

    Suzana tė merr pėr dore, tatėpjetė,
    Pranė lumit, tek vendi i saj i fshehtė,
    Ku sirenat e anijeve mund t'i dėgjoshė,
    Ku pėr gjithė natėn pranė saj tė qėndroshė,
    Dhe ti e di qė ajo ėshtė gjysėm e ēmendur,
    Arsye qė e shtyn kureshtjen e pagdhendur,
    Pikėrisht ajo ē'ka do t'i rrėfesh asaj tashti,
    Kėtė natė: nuk tė ka ngelur fare dashuri.
    Dhe ajo pa folur tė merr nė valėt e saj,
    Duke lėnė lumin tė t'pėrgjigjet pasandaj,
    Qė ti gjithmonė ke qenė i dashuri i saj.
    Dhe ti dėshiron tė udhėtosh me tė,
    Tė pėrshkoshė i verbėr hapsirėn, pa zė,
    Ajo verbėrisht tė beson veē ty, kėtė natė,
    Po qe se ti, trupin e saj mbart nė imagjinatė,

    Edhe i madhi Krisht ishte lundėrtar,
    Ndėrsa ecte pėrmbi ujė, shkėlqente si far,
    Tė tjerėt nuk e besonin, dhe s'kishin si ta dinin,
    Vetėm tė mbyturit e pėrposhtėm mund ta shihnin,
    Ndėrsa thoshte " Gjindja do t'bėhen lundėrtarė,
    gjersa deti nėn vetvete do t'i ēlirojė, duke i marrė" !
    Ndėrsa brenda vetes zemrėn e kishte tė thyer,
    Pėrpara se vėshtrimi i Qiellit drejt Tij te ishte kthyer,
    I dorėzuar, i kryqėzuar, veēse si qėnie humane,
    Mbyste, pėrpos vetes (si deti) urtėsinė vigane.
    Dhe ti dėshiron tė udhėtosh me tė,
    Tė pėrshkosh i verbėr hapsirėn, pa zė,
    Ti verbėrisht beson veē tek Ai, kėtė natė,
    Po qe se Ai, trupin tėnd mbart nė imagjinatė,

    Suzana, prej dore tė ka zgjuar prej gjumit,
    Ajo ėshtė e vetmja lidhje midis teje dhe Lumit,
    Ajo ėshtė e veshur me rrecka-endacake,
    Tė shqyera prej tė sajave ditė-bredharake,
    Dhe ndėrsa dielli pikon si mjalti mbi jetė,
    Zbardhėllon krejt gjirin e Zonjės sė vėrtetė,
    Tė tregon se ku duhet vetveten tė fiksoshė,
    Pėrmes plehrave dhe luleve tė vrojtoshė,
    Atje poshtė algave nė thellėsi, ka tė mbytur heronj,
    Fėmijė qė shpresės sė mėngjesit, i qepen me thonj,
    Nė ankth ėngjėllor, pėr pak mė tepėr dashuri,
    Kėshtu pritja ka pėr tė qenė nė pafundėsi,
    Ndėrsa Suzana pėrball teje mban pasqyrėn,
    Dhe ti, pėrplot njė jetė udhėton me tė,
    Verbrisht e di, se beson tek ajo kėtė natė,
    Kur ajo trupin tėnd mbart nė imagjinatė.

    Shqipėroi Flurans Ilia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flurans ilia : 17-08-2006 mė 06:38
    lundertar pa atdhe

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    flash

    I njohur botėrisht si "rrebel" i pandreqshėm, Leonard Cohen i lindur nė njė familje hebrenjsh, migrant tė Montrealit (Canada), dihet tashmė qė ėshtė i konvertuar nė Zen-Buddhist, por tė rejat mė tė fundit thonė se ėshtė vjedhur haptazi nga menaxheri i tij. I plakur, i ndėshkuar pėr mė tepėr nga amnesia (sėmundja e kujtesės sė shuar), e vetmja pjesė e pakonvertueshme kanė pėr tė ngelur poezitė, romanet dhe kėngėt e tij tė pashlyeshme nga kujtesa.


    Mirėseerdhėt ndėr kėto rreshta
    Aty lufta ėshtė e ndezur
    por do pėrpiqem t'ju rrehatoj
    Bashkbisedimin tim nuk ėshtė e thėnė
    tė ndiqni, ai ėshtė veē nervozizėm
    A nuk gatova dashuri me ju
    kur student ishim nė Lindje
    Po shtėpia ėshtė ndryshe
    fshati do dorėzohet shpejtas
    Kam ē'vendosur gjithēka
    qė mund ta rrehatojė armikun
    Ne jemi vetėm
    gjersa kohėt tė ndryshojnė
    dhe ata qė kanė qenė tradhėtar
    kthehen si peligrinė pėr momentin
    qyshkur nuk prodhuam
    qyshkur vendosmėrisht refuzuam
    ta emėrtojmė si terr poezinė

    ... ... ...
    lundertar pa atdhe

  3. #3
    amanda kastrati
    Anėtarėsuar
    01-08-2006
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    14
    Albumi im i preferuar i shekullit XX eshte "Songs of Leonard Cohen" 1967.
    Thjesht nje mrekulli...

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Libri i mallit

    S’u ngjitem dot kodrave
    Sistemi ka mbaruar
    Jetoj prej ilaēeve
    Z-i falenderuar.

    Ndoqa atė shteg mali
    Pėr nė art nga kaosi
    Dėshira kali
    Depresioni karroci.

    Lundrova si mjellmė
    U zhyta si gur
    Por koha mė la shėndenė
    Me tė qeshura qyshkur.

    Faqja ime zbardhėlloi
    Boja ime ishte holluar
    Ēka dita dot nuk shkroi
    Nata me laps ka skicuar.

    Ulurimat shtazėrake
    Mėrzi e ėngjėllit tim
    Por s’mė lejohet aspak
    Njė gjurmė hidhėrim.

    Se dikush do tė ketė
    Ēka tė jem unė nuk mujt
    Zemra ime do tė jetė
    Veē e saj dhe e askujt.

    Ajo do tė ecė atij shtegu
    Do tė shohė ē’nėnkuptoj
    Dėshira ime prerė si shelegu
    Dhe liria nė mes asisoj.

    Pėr mė pak se sekonda
    Do tė pėrplasen tonat jetė
    Pezulluar pafundsėsia
    Dera e hapur krejt.

    Atėhere ajo do tė lindė
    Tek ndonjė porsi ju
    Ēka askush nuk ka bėrė
    Ajo ka pėr tė vazhdu.

    E di qė ajo po afrohet
    E di qė do tė kqyri
    Ja malli q’pėrmallohet
    Dhe ky ėshtė libri.
    wrong verb

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (29-03-2018)

Tema tė Ngjashme

  1. Leonard Cohen
    Nga whisper nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-03-2008, 16:31
  2. Arrestohet pėr kontrabandė cigaresh Leonard Koka
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 05:35
  3. Leonard Ajkun
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 00:09
  4. Piktori Leonard Previzi
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 19:26
  5. Angli, 6.5 vjet burg lushnjarit Leonard Metani
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 18:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •