Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 67

Tema: Depresioni

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    NJOHURI PĖR DEPRESIONIN
    Me depresion kuptohet gjendja e njeriut kur ai kalon njė gjendje tė
    vėshtirė e angėshti, vuan pėr njė kohė tė gjatė dhe jeta i duket e
    zymtė. Kur njeriu ėshtė i depresionuar ai nuk mund tė gjejė kėnaqėsi
    nė asgjė. Njeriu i depresionuar e ka tė vėshtirė tė fillojė njė punė dhe
    ai lodhet shpejt. Marrja e vendimeve ėshtė nė shumicėn e rasteve e
    vėshtirė, si dhe pėrqėndrimi nė mėsim ose nė lexim.
    Ai qė vuan nga depresioni nuk fle mirė. Zgjimi natėn ėshtė mė se i
    zakonshėm. Nga ana tjetėr ai qė vuan nga depresioni e ka tė vėshtirė
    tė flejė, ose gjumi mund tė jetė i lehtė ose me copa. Ndonjėherė me
    depresionin lidhet dhe tė fjeturit e tepėrt. Mungesa e oreksit dhe ulja
    nė peshė kanė tė bėjnė me depresionin, ndonėse ndonjėherė i
    depresionuari mund edhe tė ketė oreks tė tepruar.
    Njeriu i depresionuar ėshtė nė shumicėn e rasteve i nervozuar dhe ai
    mund ta ketė tė veshtirė tė jetė nė shoqėrinė e tė tjerėve. Edhe akuzat
    e tepruara kundėr vetes janė tė zakonshme. Gjithashtu edhe
    mendimet nė lidhje me vdekjen dhe mendimet pėr vetėvrasje janė tė
    zakonshme pėr njeriun qė vuan nga depresioni. Dhimbje tė ndryshme
    fizike, si dhimbja e kokės, e muskujve, e stomakut e shpinės janė tė
    zakonshme dhe shkaku i tyre nuk gjendet nė organizėm.
    NGA VJEN DEPRESIONI?
    Depresioni vjen zakonisht nė raste kur kemi tė bėjmė me ndryshime tė
    mėdha nė jetė. Raste kur njeriu humbė njerėz tė rėndėsishėm tė jetės
    sė tij, ose gjėra tė rėndėsishme jetike, si vendi i punės ose banesa
    sjellin si rezultat depresionin. Ndonjėherė depresioni vjen dhe nė rastet
    kur njeriut nuk i mjaftojnė energjitė tė triumfojė mbi sfida tė reja e tė
    mėdhaja. Tė tilla sfida mund tė jenė, pėr shembull, shpėrngulja nė njė
    vend tė ri, pėrshtatja ndaj njė kulture tė re ose mėsimi i gjuhės sė re.
    Disa njerėz depresionohen mė lehtė se tė tjerėt. Kjo mund tė jetė, pėr
    shembull, pasojė e faktorėve gjenetikė dhe e karakterit tė njeriut. Dihet
    se me depresionin bashkėlidhen ndryshime nė aktivitetin e trurit,
    ndryshime kėto qė mbarojnė dhe normalizohen kur depresioni kalon.
    SI KUROHET DEPRESIONI
    Njeriu duhet tė kėrkojė ndihmė nė rast se vuan nga depresioni pėr njė
    kohė tė gjatė, dhe nė rast se depresioni pengon nė aktivitetet e jetės
    sė pėrditshme. Pėr depresionin mund tė konsultoheni pėr shembull me
    motrėn medicinale ose mjekun. Ėshtė mirė dhe tė komunikohet me
    njerėzit e afėrt. Njeriu qė vuan nga depresioni akuzon shpeshherė
    veten pėr gjendjen e tij dhe kjo shton depresionin. Si fillim, shpeshherė
    ėshtė mirė qė tė qetėsohesh dhe t’i japėsh kohė vetes tė shėrohesh.
    Nė tė shumtėn e rasteve kur je i depresionuar ėshtė e vėshtirė tė
    zgjidhėsh probleme tė mėdha dhe nėse ėshtė e mundur ėshtė mirė qė
    zgjidhjen e tyre ta shtysh pėr mė vonė. Shėrimi nga depresioni do
    kohė dhe zakonisht zgjat me javė tė tėra, ndonjėherė edhe muaj.
    Nė bashkėbisedimet me personin kujdestar mundohet tė sqarohet dhe
    qetėsohet situata. Shumė herė diskutimi pėr problemet dhe
    vėshtirėsitė ėshtė lehtėsues, ndonėse zgjidhjet mbase nuk gjenden
    menjėherė. Mė vonė pasi tė jetė qetėsuar situata ka mundėsi tė
    bisedohet mė detajisht pėr shkaktarėt e stresit e humbjet nė jetė, si
    dhe tė mendohet pėr mėnyra dhe alternativa tė tejkalimit tė situatės.
    Nė saj tė bashkėbisedimeve mundėsohen kėndvėshtrime tė ndryshme
    tė reja mbi problemet e jetės, mbi sjelljen, mendimet e vetė personit, si
    dhe mbi marrėdhėniet me tė tjerėt. Qėllimi ėshtė qė personi tė rigjejė
    forcat nė vetvete.
    Trajtimi me ilaēe pėrshpejton shėrimin nga depresioni. Ilaēet qė
    pėrdoren pėr depresion janė pa rrezik dhe nuk shkaktojnė varėsi.
    Efekti i ilaceve ndaj gjendjes sė pėrgjitshme dhe simptomave shihet
    zakonisht pas 2-4 javėsh qė prej fillimit tė kurimit. Trajtimi me ilace
    duhet vazhduar edhe pas shėrimit sepse simptomat shfaqen sėrisht
    me lehtėsi pas ndėrprerjes sė ilaēeve. Trajtimi me ilaēe zgjat zakonisht
    ½-1 vit dhe gjatė kėsaj kohe ilaēet duhen pėrdorur rregullisht ēdo ditė.
    Pėr pėrfundimin e ilaēeve duhet tė kėshilloheni me mjekun.
    Nė fillim tė pėrdorimit tė ilaēeve mund tė shfaqen edhe efekte anėsore.
    Zakonisht efektet anėsore mund tė jenė ndjenja e tė vjelltit, dhimbje
    koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje. Zakonisht efektet
    anėsore janė tė lehta dhe kalojnė brenda disa ditėve kur organizmi
    mėsohet me ilaēet. Pėr efektet anėsore tė ndryshme duhet tė
    kėshilloheni me mjekun kurues. Pėrveē ilaēeve tė depresionit
    ndonjėherė mund tė jetė e nevojshme tė pėrdoren dhe ilaēe gjumi ose
    ilaēe qė ulin angėshtinė.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Si ta kuptojmė depresionin

    simptomet e depresionit dhe llojet e ndryshme tė tretmaneve nė dispozicion. mėnyrat se si mund t’i ndihmoni vetėvetes dhe si mund tė ju ndihmojė familja apo shokėt/qet. Depresioni mund tė ndikojė nė njerėz tė ndryshėm nė mėnyra tė ndryshme dhe mund tė paraqes lloje tė shumta tė simptomeve psikologjike dhe fizike. Nėse ju jeni nė depresion ju mund tė ndjeheni qė asgjė nuk ju ndihmon. Por ka gjėra qė ju mund t’i bėni qė bėjnė ndryshim. Vendimi qė tė bėni diēka pėr tė ju ndihmuar ėshtė hapi mė i rėndsishėm qė mund ta merrni. Shumica e njerėzve shėrohen nga fazat e depresionit dhe disa prej tyre kur shikojnė jeten e tyre prapa mendojnė qė ishte pėrvoj e dobishme, e cila i ka shtyer ta shikojnė jetėn e tyre dhe tė bėjnė ndryshime nė stilin e jetės.

    Ēka ėshtė depresioni?
    Depresion ėshtė term mjekėsor qė mbulon nė gjėrėsi shqetėsimet psikologjike. Depresioni mund tė jetė nė mėnyrė tė butė e cila shkakton mėrzi jo aq tė madhe nė gjendjen shpirtėore, kjo nuk ju ndalon tė vazhdoni jetė normale mirėpo, ēkado qė bėni ju duket mė e vėshtirė dhe me pak vlerė. Gjendja mė e ashpėr mund tė ju kėrcnon jetėn tuaj. Ju mund tė ndjeheni qė ta merrni jeten tuaj ose thjeshtė ta humbni shpresen pėr jetė.

    Ankthi
    Njerėzit tė cilėt janė nė depresion shpesh poashtu pėrjetojnė edhe ankth. Ankthi vjen kur ju ndjeheni tė kėrcnuar, pa marrė parasysh a ėshtė e imagjinuar apo e vėrtet. Ankthi mund tė paraqitet nė simptome fizike si kokėdhėmbje, dhėmbje e muskujve, djerrėsitja dhe marramendja. Personi qė ndjen ankth mund ta ketė mendjen shumė tė zėnė me mendime tė njejta. Kjo mund tė ju bėjė vėshtirė tė koncentroheni, tė qetėsoheni ose tė fleni. Nė kohė afatgjate ankthi mund tė shkaktojė rraskapitje fizike dhe shėndet tė ligė.

    Ērregullim sezonal (Seasonal Affective Disorder (SAD)
    Ky lloj i depresionit mendohet qė vjen nga mungesa e dritės sė diellit gjatė muajve tė dimrit, e cila i bėnė disa njerėz mė tė prirur tė kenė depresion.

    Depresioni paslindjes
    Disa nėna e pėrjetojnė depresionin pas lindjes sė foshnjes. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta tė nivelit tė hormoneve.

    Depresioni manik
    Kjo i shkakton njerėzit qė tė kenė epizoda tė depresionit dhe manisė. Mania ėshtė gjendje ku personi ndjehet shumė i trazuar dhe me sjellje tė pakontrolluara.

    Cilat janė simptomet e depresionit?
    Depresioni ndikon nė mėnyra tė ndryshme nė njerėz tė ndryshėm. Mund tė shkaktojė njė numėr tė madh tė simptomeve, tė cilat mund tė jenė emocionale dhe fizike.

    Personat qė vuanė nga depresioni mund tė:

    ndjehen keq shpirtėrisht shumicėn e kohės
    pa vetė vlerė dhe mungesė tė vetė sigurisė
    jenė tė angazhuar me mendime negative
    ndjehen tė ngurrosur, ndejnė zbrazėti dhe tė dėshpruar
    fajsojnė veteveten dhe tė ndjehen fajtor pėr gjėra pa nevojė
    kanė vėshtėrsi tė koncentrohen apo tė marrin vendime
    jenė jashtėzakonisht tė zemėruar dhe tė padurueshėm
    zgjohen herėt ose kanė problem tė flejnė
    hajnė shumė dhe tė shtojnė peshė ose nuk hajnė mirė dhe humbin peshė
    nuk kėnaqen me aktivitete
    humbin interesim nė marrėdhėnie seksuale
    pinė mė shumė se zakonisht cigare, alkohol dhe droga tė tjera
    konsideronjnė ose kryejnė akt tė vetė lėndimit apo vetėvrasjes
    kanė zvogėlim tė energjisė dhe aktiviteteve
    shkėputen nga tė tjerėt, nė vend se tė kėrkojnė ndihmė dhe pėrkrahje
    kanė mendime tė shkreta dhe pesimiste
    Ēka e shkakton depresionin?
    Shkaqet e depresionit varen shumė nga njė personi nė tjetrin, nuk ekziston vetėm njė shkak. Nė shumicėn e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetes, posaqėrisht nė epizoden e parė tė depresionit. Ēka ka ndodhur nė fėmijėrinė tėnde mund tė ketė veprim tė thellė se si ndjeheni pėr veten kėtu dhe tani.

    Pėrvojat tramuatike, si pėr shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kurrė vdes dikush. Nuk janė vetėm pervojat negative qė shkaktojnė depresionin, por se si merreni me ate. Pėrvojat negative me siguri qė kontribojnė nė depresion nėse ndjenjat tuaja pėrreth pėrvojave nuk shprehen ose shqyrtohen.

    Depresioni poashtu mund tė ketė lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobėt, mungesa e aktiviteve dhe sėmundjet, si gripi mund tė ju lenė tė ndnjenja me depresioni. Pėrdorimi i shpeshtė i drogės mund tė ju shpie nė depresion.

    Ēfarė tretmane janė nė dizpozicion?
    Ėshtė ironike qė kur kėrkoni ndihmė pėr depresion, mund tė duket si peshė e shtuar qė tė zgjidhni nga llojet e ndryshme tė tretmaneve nė kohė kur ju e keni vėshtirė tė merrni vendime. Ka lloje tė ndryshme nė dizpozicion pėr tretmane tė depresionit. Megjithėatė dizpozicioni i disa tretmaneve mund tė jetė e kufizuar, varet se ku jetoni. Pėr shembull tretmanet nė formė tė bisededimit, si konsultimi

    Njerėzit qė e pėrjetojnė depresionin ishin duhur tė zgjedhin lirisht nė mes tė llojeve tė tretmaneve ose kombinimeve tė tretmaneve. Praktikisht shumica e njerėzve qė shkojnė te mjeku i tyre i pėrgjithshėm (GP), atyre ju ofrohen ilaqe kundėr depresionit si zgjidhje e parė tretmani. Kombinimi i tretmaneve nė formė tė bisedės dhe ilaqeve kundėr depresionit pėr shumė njerėz ėshtė mėnyra mė efektive pėr ta pėrballuar depresionin.

    Konsultimi
    Konsultimi ėshtė kur ju bisedoni me diken qė ėshtė i/e trajnuar pėr artin e tė dėgjimit. Kjo ju lejon tė shpreheni se si ndjeheni me qėllim qė tė filloni tė gjeni zgjidhje problemeve tuaja vetėvetiu. Bisedimi dhe pėr tu dėgjuar nga dikush qė ju shpreh mirėkuptim dhe ju pranon, mund tė ju ndihmojė qė ju tė i shqyrtoni problemet qė ju mundojnė. Konsultuesi mund tė ju ndihmojė qė tė zhvilloni kuptim mė tė madh pėr ndjenjat, mendimet dhe sjelljet e juaja.

    Klinika e mjekut tuaj tė pėrgjithshėm mund tė ketė shėrbime pėr konsultime, ose ata mund tė ju referojnė nė ndonjė shėrbim konsultues tjetėr brenda tė shėrbimeve shtetėrore pėr shėndet. Konsultimet e tilla mund tė gjinden poashtu nė organizata tė ndryshme private dhe vullnetare.

    Psikoterapia
    Psikoterapia ėshtė terapi nė formė tė bisedės qė ndihmon tė gjeni mėnyra se si t’i pėrballoni problemet qė ju i pėrjetoni. Qėllimi ėshtė qė tė ju jap mundėsi qė tė punoni kah njė jetė mė tė kėnaqshme dhe mė tė pasuruar. Procesi psikoteraupetik shkon mė thellė se konsultimi: ju ndoshta do tė inkurajoheni qė tė shikoni mė dendėsisht nė tė kaluarėn, posaqėrisht nė fėmijėrinė tuaj dhe marrėdhėniet me personat mė tė rėndsishėm nė jeten tuaj. Disa nga psikoterapitė afatshkurte janė nė dizpozicion nga shėrbimet shtetėrore pėr shėndet, por shumica e psikoterapistėve punojnė nė qendra private.

    Terapia me Njohjet e Sjelljes
    Kjo (Cognitive behaviour thepapy) ėshtė terapi nė formė tė bisedės qė ju ndihmon tė idetifikoni problemet dhe t’i kaloni vėshtėrsitė emocionale. Terapisti ju ndihmon qė tė i identifikoni lidhjet nė mes mendimeve tuaja, se ēfarė pajosa ato kanė nė ju dhe si ju sjelleni. Kjo terapi ju ndihmon tė zhvilloni shkathtėsi praktike, ju bėnė tė mundur tė shqyrtoni ēka shtrihet nė rrėnjė tė ndjenjave dhe sjelljeve tuaja. Kjo terapi zakonisht praktikohet nga psikologėt, normalisht referim nga mjeku i pėrgjithshėm ėshtė e nevojshme.

    Grupet pėr vetė-ndihmė
    Grupet pėr vetė-ndihmė punojnė nė principe qė ėshtė e dobishme pėr tu takuar me njerėz tė tjerė tė cilėt e pėrjetojnė depresionin. Ju ndihmon me qė t’i thyeni ndjenjat e izolomit dhe nė tė njejtėn kohė ju tregon se si njerėzit tjerė bėjnė ballė. Ta pėrkrahni dikend mund tė ju ndihmojė edhe juve. Kėto grupe shpesh udhėheqen nga njerėzit tė cilėt e kanė kaluar vetė depresionin.

    Ilaqet
    Ilaqi kundėr depresionit ėshtė tretmani mjeksor mė i rėndomtė pėr depresion. Ato punojnė nė kemikalet nė tru qė ta pėrmisojė gjendjen shpirtėrore. Ato nuk e shėrojnė depresionin, por i lehtėsojnė simptomet tė cilat mund tė bėjnė tė merrni aksion ta tejkaloni depresionin. Ilaqet kundėr depresionit nuk i ndihmojnė ēdokujt dhe shpesh shkaktojnė efekte tė papėlqyera. Disa ilaqe kundėr depresionit janė tė rrezikshme kurrė pėrdoren me ilaqe tė tjera dhe ju mund tė pėrjetoni simptome tė papėlqyera kur i ndaloni ato.

    Pranimi nė spital
    Nėse jeni nė depresion tė ashpėr juve ndoshta ju duhet mbrojtje dhe siguri qė ofrohet nga reparti psikiatrik nė spital. Spitali mund tė ju jap ambient tė sigurt dhe pėrkrahės nėse jeni nė gjendje shqetėsimi dhe ndoshta tė ndjeheni tė rrehatshėm tė keni njerėz tė tjerė rreth jush dhe ta dini qė dikush kujdeset pėr ju. Megjithėatė mund tė jetė shqetėsuese tė jeni nė repart ku nuk mund tė jeni vetėm, ku duhet tė i mbani rregullat qė ndoshta nuk ju pėrshtaten dhe ku mund tė ndjeheni tė shqetėsuar nga sjelljet e pacientėve tjerė. Nė pėrgjthėsi mjekėt dėshirojnė mos tė i mbajnė pacientėt nė spital, por disa pacientė janė tė detyrueshėm tė mbahen nė spital sepse mendohet qė ėshtė e nevojshme pėr shėndetin, sigurinė e tyre dhe sigurinė e tė tjerėve.

    Kujdesi i komunitetit
    Nėse keni depresion tė ashpėr afatgjatė dhe ju duhet pėrkrahje tė jetoni tė pamėvarur nė komunitet, njė numėr i madhė i shėrbimeve janė nė dizpozicion pėr ju. Programi pėr mėnyrėn e kujdesit (The Care Programme Approach) synon tė siguroj qė gjendja juaj tė shqyrtohet dhe qė shėrbimet e duhura tė ju japen nga shėrbimet e socialit dhe autoriteteve shėndetsore. Ko-ordinatori/ja pėr pėrkujdesje do tė caktohet pėr ju i/e cila do tė mundohet tė ko-ordinojė shėrbimet qė tė ju pėrkrahin juve. Ekipet pėr shėndet mendor nga komuniteti dhe infermierėt psikiatėr nga komuniteti mund tė japin pėrkrahje pėr njerėzit tė jetojnė nė shtėpitė e tyre.

    Terapia elektro-konvulsive (tronditėse)
    Ky tretman zakonisht jipet pėr njerėzit qė janė nė depresion tė ashpėr dhe tė cilėt nuk kanė reaguar nga ilaqet. Ky tretman ndodh duke ju japur anastezion tė pėrgjithshėm dhe pastaj korrenti elektrik kalon nėpėr trurin tuaj dhe shkakton tronditje sikurse sulm epilektik. Ėshtė tretman kundėrshtues dhe mund tė ketė efekte shumė tė papėlqyera sikurse humbjen e kujtesės.

    Ēka mund tė bėjė tė i ndihmojė vetėvetes?
    Karaktristikė e rėndsishme e depresionit ėshtė qė ushqehet vetėvetiu, kėshtu qė ju duhet tė jeni tė vetėdijshėm kurrė mendoni se ēka mund tė bėni ta mbijetoni ate. Me fjalė tjera ju jeni nė depresion dhe atėherė bjeni mė shumė nė depresion pse jeni nė depresion. Mendimet negative bėhen automatike dhe janė tė vėshtira tė pėrballohen. Tė jeni nė gjendje depresioni ajo vetė mund tė jetė mė shumė problem sesa vėshtėrsitė qė shkaktohen nė vend tė parė. Njė gjė me rėndsi qė nuk duhet tė harroni ėshtė qė nuk ka zgjidhje tė menjėhershme pėr problemet nė jetė. Qė problemet tė zgjedhen duhet kohė, punė dhe energji. Kur jeni nė depresion ju ndoshta nuk ndjeheni shumė energjetik dhe tė motivuar pėr punė. Por nėse keni mundėsi tė merrni pjesė aktiv nė treatmanet tuaja pėr shembull nė tretmanet qė marrin formė tė bisedės, kjo mund ta ndihmojė gjendjen tuaj.

    Ėshtė e nevojshme tė mundoheni ta thyeni fuqinė e depresionit qė ka nė ju. Ju duhet ta theni ciklin e mendimeve negative. Kur kjo ndodhė mundohuni ta njihni dhe ta zėvendosni me aktivitete mė konstruktive. Mundohuni tė bėni gjėra qė ju heqin mendjen nga kėto mendime. Edhepse ndoshta nuk ndjeheni, ta inkurajoni vetėveten tė merrni pjesė nė aktivitete fizike ėshtė shumė terapetike. Duke marrė pjesė nė sporte, vrapim, vallėzim, ngarje tė biqikletės e edhe ecja me shpejtėsi mund tė i stimulojė kemikalet nė tru qė quhen endofrine tė cilat mund tė ndihmojė tė ndjeheni mė mirė.

    Ju duhet tė bėni gjėra qė t’i pėrmisoni mėnyrat se si ndjeheni pėr vetėveten. Mundohuni qė ta trajtoni vetėn me butėsi. Ju duhet ta shikoni veten fizikisht - tė ushqeheni mirė, tė ushtroni fizikisht dhe mos ta shpėrdoroni trupin tuaj duke pirė cigare, alkoholduke pėrdorur droga tė tjera. Kujdesuni pėr pamjen tuaj dhe i japni vetėvetes dhurata.

    Terapitė plotėsuese dhe alternative
    Ka lloje tė ndryshme tė terapive plotėsuese dhe alternative, tė cilat mund tė jenė tė dobishme pėr ta shėruar depresionin. Ilaqet bimore kundėr depresionit siq ėshtė Hipericum (St John’s Wort) mund tė ju ndihmojė pėr gjendjen shpirtėrore. Ky lloj ilaqi ėshtė bėrė shumė e popullarizuar. Megjithėatė ėshtė me rėndsi ta pėrmendim nėse jeni duke marrur ilaqe tjera ėshtė rrezik tė merrni St John’s Wort. Telefononi NHS Direct pėr mė shumė informata. Tretmane tė tjera si akupunktura dhe homopathia poashtu pėrdoren si tretmane tė depresionit. Shumica e kėtyre terapive nuk e shohin mendjen dhe trupin si tė ndara. Ata ju shohin si person tė tėrė dhe nuk janė tė koncentruar tė i trajtojnė vetėm simptomet tuaja.

    Si mund tė ju ndihmojnė familja dhe shoqėria?
    Njerėzit qė janė nė depresion shpesh tėrheqen nga shoqėria dhe familja rreth tyre, nė vend se t’i pyesin ata pėr ndihmė dhe pėrkrahje. Megjithatė kjo poashtu ėshtė koha kur edhe atyre ju duhet ndihma dhe pėrkrahja juaj. Gjėja mė me rėndsi ėshtė qė familja dhe shoqėria mund tė bėjnė ėshtė qė ta inkurajojnė personin nė depresion tė kėrkojnė tretmane pėrkatėse. Natyra e depresionit ėshtė qė ju bėnė tė ndjeheni tė gjorė, pa shpresė dhe pa vlerė, kjo e ndalon personin qė ėshtė nė depresion tė kėrkojė ndihmė.

    Ta pėrkrahni njė shok/qe ose tė afėrm i cili ėshtė nė depresion, ky mund tė jetė rast qė tė ndėrrtoni marrėdhėnie mė tė afėrt dhe mė tė kėnaqshme. Megjithėatė kjo mund tė jetė punė e vėshtirė. Ndonjėherė mund tė jeti tė shgėnjyer dhe pėrveq nėse kujdeseni pėr vetevetėn mund tė bini nė depresion. Njerėzve qė janė nė depresion nganjėherė mė sė shumti ju duhet dikush qė kujdeset pėr ata. Ju mund tė ju tregoni atyre qė ju kujdeseni pėr ata duke i dėgjuar ata me simpati, duke qenė tė dashur, duke e ēmuar personin apo thjeshtė duke kaluar kohė me ata. Ju mund tė ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata tė flasin pėr ndjenjat e tyre dhe duke u munduar tė gjeni mėnyra se ēka mund tė bėjnė ata, ose ēka mund tė ndryshojnė qė tė mund ta pėrballojnė depresionin.

    Nėse personi qė ju e pėrkrahni ėshtė shumė nė depresion ju ndoshta duhet tė merrni vendime tė vėshtira dhe sesa duhet ju tė bėni nė vend tė tyre. Nėse ata pėr shembull nuk kujdesen pėr nevojat e tyre fizike, ju duhet tė i ndihmoni atyre duke ju blerė gjėrat qė ju duhen, pregaditni ushqim dhe tė pastroni pėr ata, nėse keni mundėsi. Ose ju duheni t’i inkurajoni ata tė bėjnė kėto punė. Nuk ka pėrgjegje tė lehta pėr kėtė situatė. Do tė ju ndihmojė nėse e gjeni dikend me tė cilėt ju mund tė i diskutoni kėto dhe problemet tjera.

    Kur e pėrkrahni ndonjė shok/qe ose tė afėrm ju duhet tė mundoheni tė mos i fajsoni ata pėr ndjenjat e depresionit ose tė ju thuani atyre tė ’kontrollojeni veten’. Ata me siguri e fajsojnė vetėveten kėshtu qė kritikat mund t’i bėjė ata tė ndjehen mė shumė nė depresion. Lavdatat janė mė efektive se kritikat. Ju duhet tė i pėrkujtoni ata qė ėshtė e mundshme qė situata e tyre tė pėrmisohet, por kjo duhet tė bėhet nė mėnyrė tė kujdeshme dhe tė dashur pėr tė bėrė punė.

    Ėshtė me rėndsi qė ju t’i paguani kujdes edhe nevojave tuaja. Nėse ėshtė e mundshme mundohuni qė ti ndani pėrgjegjėsitė pėr pėrkrahje tė ndonjė shok/qe ose tė afėrm me sa mė shumė njerėz qė ėshtė e mundshme. Mundohuni t’i gjeni ata persona me tė cilėt ju mund ta shprehni zhgėnjimin tuaj. Mund tė ketė nonjė grup lokal pėr njerėzit nė situatėn tuaj.

    Shėrbimet telefonike pėr konsultime nė krizė pėr fėmijė, persona tė moshės sė re dhe tė maturit tė flasin pėr ēfardo problemi duke pėrfshier edhe depresionin. Konsultime njė me njė pėr tė maturit. Referimet nga agjensionet tjera dhe grupe pėrkrahje nėpėr tė gjitha pjesėt e shtetit.

  3. #23
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Depresioni eshte gjendja me e ulet emocionale. Depresioni zakonisht prek tipat sensibel. Eshte nje semundje qe te bren ngadale dhe akumulohet shume thelle, brenda vetes, keshtu eshte e veshtire te kurohet pasi do nje kohe te gjate trajtimesh nderkohe qe humbet besimin ne terapite. Kjo semundje kerkon suport dhe kjo eshte terapia me e mire, pa nenvleftesuar terapite mjeksore.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #24
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Si manifestohet ?
    Ka plot menyra te depresionit, por ajo me e perhapura eshte veprime nervore qe acarojne personin.
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Mos valle eshte nje semudje qe trajtohet ?
    them se po trajtohet mjaft mire me terapi intesive psikologjike. Jam kunder idese se mjekimit me medikamente, pasi sjell nje permisim te perkohshem
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Eshte dicka psikologjikisht e shpjegueshme ?
    Po mundohem te jap nje mendim pasi pyetja eshte vertet e veshtire. Normalisht them se depresioni vjen si mbingarkese ne trurin tone dhe kjo sjell pasojat te mosfunksionimit te rregullt.
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Nga vjen dhe si mund te parandalohet ?
    Pyetje qe sja di zanafilllen.

  5. #25
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ka dy lloje: Depresion ekzogjen dhe endogjen. Depresioni ekzogjen shfaqet si reaksion ndaj ngjarjeve te jashtme dhe eshte i lidhur ngushte me pakenaqesite dhe me ankthet prej nga e ka prejardhjen. Depresioni endogjen shkaktohet nga ndonje mosfunksionim biokimik dhe ngjan te jete i lidhur gjenetikisht me bulimine, ose dhe me alkoolizmin e perdorimin e droges.
    Marre nga "Gra qe dashurojne teper"
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #26
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Antidepresivėt, shkak i vetėvrasjeve tek tė rinjtė


    Shekulli online

    Administrata amerikane e ngarkuar pėr kontrollin ushqimor dhe farmaceutik (FDA) konfirmoi zyrtarisht, pėr herė tė parė, lidhjen midis marrjes sė antidepresivėve dhe tendencave vetėvrasėse tek adoleshentėt. "Unė mendoj se ne besojmė tė gjithė tani se ka njė rritje tė tendencave pėr vetėvrasje me marrjen e kėtyre antidepresivėve", deklaroi mbrėmė Dr. Robert Temple, pėrgjegjės i shėrbimit tė politikės shėndetėsore tė FDA, duke pėrmbledhur konkluzionet e 31 ekspertėve tė pavarur. Analiza e fundit e rezultateve tė kėsaj serie testesh tregon se njė i ri qė merr Prozac, njė ilaē antidepresiv i prodhuar nga firma Eli Lilly, qė rekomandohet shpesh tek tė rinjtė pėr tė kuruar depresionin, ka 50 pėr qind shanse pėr tė pasur mendime vetėvrasėse apo pėr tė kryer njė tentative vetėvrasjeje se njė i ri qė merr njė placebo
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e lindita_swe
    Anėtarėsuar
    17-05-2006
    Vendndodhja
    ne Suedi
    Postime
    4

    Depresioni

    Pershendetje...qe sa koh kam pas deshir te dijė ma shum se si njerzt tjere ndjehen depresjonin...
    Sa njoh une depresionin munde te them kaqe ndjehem keq shpirterisht ne shumicen e kohes,te kene merzi,ndjenje urrejtje,te jene gjithmone nen tension,njenje e te qenurit te pavlere dhe te padobishem(snob i vertet),te ndjehen te ngurosur,te zbrazet dhe deshperuar,te fajesojne vetveten dhe ndjehen fajetore per gjera pa nevoje,etj......Gjate jetes se njeriut,faza kur me se shumti ndjehet depresioni jane vitet e rinise.Njerezit qe sapo e kane kaluar fazen e femijerise dhe te cilet ende nuk i kane percaktuar kufijte e rruges te ciles do te shkojne,shume lehte merziten dhe shume lehte tjetrin e gjejne per te merzitshem...Unė mendoj Depresijoni tani eshte shume prezente sidomos
    ne Kosove pasi qe jemi nje popull i varfer dhe shumica e popullates eshte e pa pune,prandaj njerezit kane depresijon te madhe qe nuk munden as me fjetur rahat,krejte kete e bene gjendja e keqe ekonomike dhe politike.
    Njeriu i cili e ka gjendjen e mire ekonomike ne shtepi dhe qe ka rregull familjar ne shtepi qdo here eshte me pake i deprosionur .
    Prandaj njerezit qe kane me shume depresion duhet qe me shume te shetisin ti lene gjerat e kqija pake me anash dhe te mirren me shume me pune(me aktivitete te ndryshme) dhe te jete me optimist per te ardhmen e tije .qe nje dite do ti relizohen deshirat e tije per qka ai vuan dhe keshtu depresioni do te jete me i vogel.

    Kam deshir te di me shum per depresijonin....

    Dhe kam deshir tju pyes se sa njihni ju depresionin dhe sa ju njeh depresioni ju?



    Lindita Osmanollaj..

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Postime
    87

    Depresioni

    Depresioni eshte shume I perhapur, disa e konsiderojne semundjen e shekullit 21.. Mund te shfaqet ne jeten e kujdo dhe prek cdo moshe. Karakterizohet nga crregullimi I ekuilibrit emocional dhe shoqerohet me ulje te konsiderueshme te cilesise se jetes per nje periudhe te gjate kohe. Depresioni influencon oreksin, gjumin, dhe mendimet per cdo gje rrethuese. Njerezit qe vuajne nga depresioni nuk mund ti bejne balle situatave te ndryshme. Pa tratament mund te zgjase jave, muaj ose vite.



    Shkaqet e depresionit


    Nuk ekziston nje pergjigje e qarte mbi shkaqet e depresionit. Depresioni zakonisht shfaqet nga nje kombinim faktoresh biologjik, psikologjik dha faktor te ambientit rrethues. Personat te cilet kane nje mendim te keq per vehten, vizion pesimist mbi jeten dhe jetojne ne stres te vazhdushem, mund te preken me lehte nga depresioni. Gjendja depresive mund te shfaqet kur : humbet nje njeri te afert, semundje kronike, veshtiresi ne mardhenie me njerezit ose ekonomike ose nese jeta e dikujt ndryshon ne menyre jo te favorshme. Njerezit te cilet vuajne nga depresioni jetojne nje gjendje shqetesimi dhe trishtimi. Ata ndihen fatkeq, te braktisur dhe te pa mbrojtur. Shenja te tjera te depresionit jane: mungesa ose humbja e oreksit, pagjumesi, zgjim ne oret e para te mengjesit, gjum I lodhshem, humbja e interesit per boten rrethuese, mungesa e fuqise dhe entuziasmit, lodhje konstante, ndjenja nuliteti, mendime vetvrasjeje, ndjenja e fajit.

    Simptomat e depresionit


    • Trishtim, frike, gjendje ankthi

    • Mungesa e shpreses, pesimizem, e shkuara dhe e ardhmja shikohen te zymta

    • Ndjenja e fajit, mendim I keq per vetveten, pafuqi

    • Humbja e kenaqesise per aktivitet te cilat I jepnin kenaqesi dhe lumturi, perfshihet ketu dhe jeta seksuale

    • Prishje te gjumit: zgjimi heret ne mengjes me ndjenjen e frikes dhe cudise; pagjumesi, veshtiresi per te fjetur

    • Humbja e oreksit dhe renia ne peshe

    • Renia e energjise; lodhje dhe veprime te ngadalta

    • Mendime per vdekjen, vetvrasje dhe tentativa vetvrasje

    • Gjendje acarimi, nervozitet

    • Veshtiresi perqendrimi, memorjeje dhe ne marrjen e vendimeve
    Shpeshhere njerezit te cilet vuajne nga depresioni mund te ankohen shpesh per dhimbje koke, marrje mendsh, shqetesime stomaku ose kraharori, dhimbje kockash, kycesh diaree, kapslliek, crregullime menstruacionesh, renia e deshires per mardhenie seksuale.

    Kur keshillohet kontrolli mjeksor?

    Statistikat tregojne se dy nga tre persona qe vuajne nga depresioni nuk kane marre tratament sepse depresioni I tyre nuk eshte diagnostikuar. Eshte shume e rendesishme qe njerezit ta konsiderojne depresionin, nje semundje si gjithe te tjerat. Te gjitha simptomat e mesiperme duhen pare me seriozitet. Duhet te jeni te kujdesshem me vehten tuaj dhe te informoni mjekun per te gjitha ndryshimet qe u kane ndodhur, edhe ato me te parendesishmet, sepse keshtu ndihmoni mjekun tju keshilloje nje tratament sa me te sakte.


    Tratamenti I depresionit


    Ne krakasim me semundje tee tjera mendore, tratamenti I depresionit ka rezultat. Afersisht 80 % e pacienteve tee cilet kane ndjekur tratament korrekt (me antidepresive) sherohen komplet. Tratamenti me medikamente mbetet metoda kryesore e terapise. Tratamenti zgjat 5-8 jave; nese rezultatet e tratamentit jane te mira keshillohet vazhdimi I tratamentit per nje kahe me tee gjate(6 muaj ose me shume), per tee parandaluar rikthimin e simptomave.
    Personi me depresion ka nevoje per mbeshtetjen e te afermeve. Aktiviteti fizik ndihmon.

    Si mund te ndihmoje familja dhe shoqeria nje person depresiv?



    Me e rendesishmja eshte ndihma, keshilla per te shkuar tek psikiatri, sepse keshtu personi do diagnostikohet korrekt dhe do perfitoje tratamentin e duhur. Gjithashtu duhen keshilluar per mosnderprerjen e tratamentit deri ne zhdukjen e plote te simptomave.Duhet kontrolluar marrja e tratamentit.
    Pastaj vjen ndihma emocionale. Perpiquni ta perfshini ne bisedat tuaja, ta degjoni me vemendje. Mos e kundershtoni per mendimet qe shpreh, mos e nevleresoni, por mundohuni ti paraqisni me takt situaten reale dhe tee jeni tee gatshem per ti dhene ndihme. Mos nenvleresoni mendimet e personit per vetvrasje, gjithmone duhet tee njoftoni psihiatrin per to.
    Keshillojeni te dale nga shtepia, nxirreni per shetitje, kinema ose cdo lloj tjeter aktiviteti. Shmangi shprehjet: “dilja mbane vete”, “duhet te besh kete apo ate”. Jepini kurajo. Mos e akuzoni qe shtiret. Shumica e personave depresiv me tratamentin e duhur dhe me ndihmen e familjes, rikthehen ne gjedjen e meparshme.

    Autondihma

    • Eshte shume e rendesishme te kuptoni qe mendimet negative jane pjese e depresionit, dhe nuk paraqesin gjendjen tuaj reale. Ne te njeten kohe, merrni parasysh qe nuk duhet te caktoni detyra te renda vehtes, ose te merrni shume pergjegjesi, detyrat e renda I ndani ne pjese te vogla dhe realizojini me radhe, cdo dite.

    • Mundohuni mos te qendroni vetem, qendroni, bisedoni me te tjere mos u mbyllni ne vetvete, beni cdo gje qe ju ben te ndiheni mire, por pa u lodhur shume.

    • Mos merrni vendime te rendesishme si psh: ndryshimi I vendit te punes, martesa ose divorci, prisni nje moment te dyte kur te ndiheni me mire

    • Mos prisni te cliroheni shpejt nga depresioni, kjo gje ndodh shume rralle, ndihmojeni vehten tuaj

    • Mos pranoni mendimet negative, ato do largohen pasi tratamenti te bej efektin

  9. #29
    Larguar Maska e lone_star
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Njerezit gjithmone kane qene te depresuar ne histori. Vecse tani ka me shume qe kerkojne kurim. Supozojme gjithmone qe depresioni ekziston se ka mendime te ndryshme edhe me per kete.

  10. #30
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886

    Operacione Per Te Luftuar Depresionin

    Operacione pėr tė luftuar depresionin









    Ėshtė zhvilluar nė spitalin Molinete nė Torino operacioni i parė pėr tė kuruar depresionin. Bėhet fjalė pėr atė gradė tė sėmundjes qė konsiderohet e rėndė dhe qė nuk mund tė kurohet me anė tė ilaēeve. Gjatė operacionit stimulohet nervi Vagus, duke vendosur nė nivelin e qafės njė elektrodė qė ėshtė lidhur nga me njė stimulues pace-maker.

    Mjekėt duken shumė tė kėnaqur nga rezultatet e kėtij operacioni. Tė gjithė tė sėmurėt me kėtė sėmundje mundohen ta gjejnė zgjidhjen tek terapitė farmaceutike dhe terapeutike. Atyre qė nuk i bėjnė mė efekt kėto kura, tani mund t'i drejtohen bisturive. Janė tė shumta nė fakt projektet e psikiatėrve tė kėsaj qendre spitalore, nė lidhje me realizimin e kėtyre operacioneve.

    Gjithsesi tentohet qė tė pėrzgjidhen ata pacientė qė konsiderohen nė gjendje tė rėndė dhe qė nuk gjejnė shėrim pėrveēse me anė tė bisturive. Nė javėt nė vazhdim priten operacione tė tjera tė ngjashme.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Depresioni dhe sėmundjet e zemrės
    Nga Gimi3 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  2. Depresioni ???
    Nga Virtuali nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 18-12-2005, 13:43
  3. Depresioni, nėse nuk punon
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-04-2005, 14:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •