Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 20
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,667
    Faleminderit
    7
    11 falenderime nė 11 postime

    Cila eshte logjika e juaj jetesore qe u ben te zgjidhni ....

    Cila eshte logjika e juaj jetesore qe u ben te zgjidhni kete ose ate fe ?!!

    Per mua personalish logjika eshte si vijon , jane tre besime me te medha ne bote dmth JUDAIZMI , KRISHTERIMI dhe ISLAMI .
    Te gjitha jane ne nje fare menyre produkt i Perendise , por nese duhet te besoj njeren nga ato , do te besoj ate qe ka me pak gabime , qe per mua eshte KURANI ( Ne fakt deri me tani nuk kam hasur ne asnje gabim ).

    Pres mendimet tuaja .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,748
    Faleminderit
    167
    59 falenderime nė 54 postime
    Llogjika me con te mendoj se asnjera nga keto fe nuk eshte e drejte.
    nuk jane vec se nje keqkuptim dhe keqinterpretim i paganizmit dhe kabbalah.

    Nuk duhen shume mend per te kuptuar se perderisa gjeja e vetme qe keto 3 fe ka qene lufta, intoleranca, rracizmi ideologjik, injoranca dhe diktatura nen ligjet absurde fetare qe jane neveritese.
    Mjafton kaq per te arritur ne perfundimin se keto 3 fe nuk mund te jene frut i nje krijese hyjnore, aq me teper te vete krijuesit qe keto 3 fe e poshterojne duke i dhene cilesi njerezore. Nje zot qe mban inat, qe zemerohet, qe krijon nje krijese jo-perfekte dhe e denon ate vetem e vetem sepse kjo krijese eshte jo-perfekte. Me shume se zot duket nje njeri megaloman dhe sadist, per te mos thene i ēmendur.

    Besoj ne nje krijues por besoj se per krijuesin krijesat jane te barabarta pa dallim besimi. Sepse ashtu si nuk mund te gjesh dy gjethe bime te njejta ne te tere boten, ashtu nuk mund te gjesh dy mendje qe e mendojne njesoj, dhe per kete askush nuk ka te drejte te mesoje te drejten dikujt tjeter.

    Ajo qe dallon njeriun nga kafsha nuk eshte inteligjenca, por arti, krijimtaria. Arti eshte manifestimi me i larte per njeriun, dhe kur flasim per art, flasim per ēdo veper shkencore ,inxhinierike, filozofike dhe natyrisht muzike e pikture.
    Qellimi i krijuesit duket ne krijesat, dhe qellimi eshte i qarte, shumllojshmeria dhe evolucioni pafund, sepse krijuesi eshte asgje dhe eshte gjithēka, krijesat jane pjese e krijuesit dhe anasjelltas, dhe ekzistenca e ēdo krijese duke filluar nga atomet e deri tek galaktikat, jane unike dhe te paperseritshme, dhe me e rendesishmja, jane te barazvlefshme ne projektin e madh e te pafund ashtu si vete krijuesi.

    Mekat nuk eshte te mos besosh, mekat nuk eshte te pish alkol apo te hash mish derri, mekat eshte te nderhysh ne jeten e te tjereve dhe te mos besh ate per te cilen je ketu, te jetosh ashtu si ta ka qejfi e te shofesh punen tende. Po pate mundesi ndihmo te tjeret, perndryshe mos shit moral sepse morali eshte po aq unik sa vete personi qe e ka.

    Deus est Homo, Homo est Deus.

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Mosha
    48
    Postime
    708
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Predikimet e mulla X files.

    Me cfare baze thua se nuk eshte mekat alkooli dhe derri?Mos te ka ardhur shpallje ty nga Zoti?
    Qenka mekat po nderhyre ne punen e hajnit apo vrasesit per ta ndaluar,ta lejme te lire se keshtu i do qejfi te jetoje dhe neve na do qejfi ta shikojme punen tone dhe te jetojme ashtu si na do qejfi(dikujt nudo psh apo ta kryej nevojen ne rruge apo aktin seksual).
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,748
    Faleminderit
    167
    59 falenderime nė 54 postime
    Citim Postuar mė parė nga alko71
    Predikimet e mulla X files.

    Me cfare baze thua se nuk eshte mekat alkooli dhe derri?Mos te ka ardhur shpallje ty nga Zoti?
    Alkoli dhe mishi derrit mbase bejne dem, po nuk shoh pse duhet te quhen "mekat", pastaj une keto qe i them i them se nuk me ka ardhur asnje shpallje, dhe nuk besoj se ty ke ka ardhur ndonje shpallje nga zoti. Nese ti beson se zoti i foli profetit tend, ajo eshte bindja jote, nuk do te thote se ke te drejte dhe te gjithe duhet ta besojne kete.
    Qenka mekat po nderhyre ne punen e hajnit apo vrasesit per ta ndaluar,ta lejme te lire se keshtu i do qejfi te jetoje dhe neve na do qejfi ta shikojme punen tone dhe te jetojme ashtu si na do qejfi(dikujt nudo psh apo ta kryej nevojen ne rruge apo aktin seksual).
    vrasesi dhe hajni nderhyjne ne jeten e te tjereve, prandaj duhen ndaluar.
    Kur thuhet jetoje jeten si ke deshire nuk thuhet bej me te tjeret ate qe do ti, thjesht me jeten tende personale, vishu si te duash, ha cfare te duash, dhe beso ke te duash.
    Pastaj o Alko71, njerezit nuk kryejne mardhenie seksuale rruges dhe nuk kryejne nevojat personale rruges jo vetem se kjo nuk lejohet, por sepse kane turp(me te drejte), dhe me siguri sikur te lejohej nuk besoj se do dilte ndonje njeri lakuriq ne rruge. Nuk eshte ligji qe kontrollon moralin e njeriut, por vete njeriu.

    Si perfundim, me shkurt muhabeti, ti beso ne Zot apo ku te duash ti, por mos pretendo qe te tjeret te besojne ate qe beson ti, dhe mos kujto se besimi qe ke te ben me te mire se ata qe nuk besojne. Egoizmi dhe hipokrizia jane ne bazen e feve te ashtuquajtura monoteiste, dhe sikur te besoja ne ekzistencen e djallit do thoja qe fete jane veper e djallit me shume se sa veper e krijuesit.
    Egoizmi lulezon ne idene qe besimtaret kane se jane me te mire vetem prej besimit, duke u vetkenaqur me idene qe jane nder te paktit qe do hyjne ne parajse apo xhennet.Hipokrizia lulezon ne veprat qe besimtaret bejne sa per sy e faqe ose vetem e vetem per te fituar xhennetin , e jo sepse ndjejne brenda tyre se diēka duhet bere. Sigurisht qe eshte me mire dikush qe ben nje veper te mire me deshire, se sa nje besimtar qe ben nje veper te mire me qellimin e vetem per te fituar pike ne syte e zotit.

  5. #5
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,667
    Faleminderit
    7
    11 falenderime nė 11 postime
    Citim Postuar mė parė nga xfiles
    Alkoli dhe mishi derrit mbase bejne dem, po nuk shoh pse duhet te quhen "mekat", pastaj une keto qe i them i them se nuk me ka ardhur asnje shpallje, dhe nuk besoj se ty ke ka ardhur ndonje shpallje nga zoti. Nese ti beson se zoti i foli profetit tend, ajo eshte bindja jote, nuk do te thote se ke te drejte dhe te gjithe duhet ta besojne kete.

    vrasesi dhe hajni nderhyjne ne jeten e te tjereve, prandaj duhen ndaluar.
    Kur thuhet jetoje jeten si ke deshire nuk thuhet bej me te tjeret ate qe do ti, thjesht me jeten tende personale, vishu si te duash, ha cfare te duash, dhe beso ke te duash.
    Pastaj o Alko71, njerezit nuk kryejne mardhenie seksuale rruges dhe nuk kryejne nevojat personale rruges jo vetem se kjo nuk lejohet, por sepse kane turp(me te drejte), dhe me siguri sikur te lejohej nuk besoj se do dilte ndonje njeri lakuriq ne rruge. Nuk eshte ligji qe kontrollon moralin e njeriut, por vete njeriu.

    Si perfundim, me shkurt muhabeti, ti beso ne Zot apo ku te duash ti, por mos pretendo qe te tjeret te besojne ate qe beson ti, dhe mos kujto se besimi qe ke te ben me te mire se ata qe nuk besojne. Egoizmi dhe hipokrizia jane ne bazen e feve te ashtuquajtura monoteiste, dhe sikur te besoja ne ekzistencen e djallit do thoja qe fete jane veper e djallit me shume se sa veper e krijuesit.
    Egoizmi lulezon ne idene qe besimtaret kane se jane me te mire vetem prej besimit, duke u vetkenaqur me idene qe jane nder te paktit qe do hyjne ne parajse apo xhennet.Hipokrizia lulezon ne veprat qe besimtaret bejne sa per sy e faqe ose vetem e vetem per te fituar xhennetin , e jo sepse ndjejne brenda tyre se diēka duhet bere. Sigurisht qe eshte me mire dikush qe ben nje veper te mire me deshire, se sa nje besimtar qe ben nje veper te mire me qellimin e vetem per te fituar pike ne syte e zotit.
    Askush nuk pretendon ketu qe ti te besojsh ate qe besojne tjeret , ti misionin tend ne kete teme e kreve , tregove qendrimet tua , llogjiken tende , me shum nuk ka nevoje cfar te shkruash .
    Bindja jote eshtevetem per ty , dhe ta garantoj qe secili nga respekton orientimin tim , biles edhe Alko .

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Kurse une e kam gjetur besimin tim jo duke lexuar Biblen por duke rene ne kontakt me njerez te thjeshte por me besim. Pashe ne jeten e tyre ate qe mua me mungonte dhe ate qe gjeta tek ta e bera pjese te jetes sime.

    Po do te gjykosh nje peme, provo ne goje frutin qe ajo prodhon.
    Po do te gjykosh nje njeri, vrojto jeten/veprat qe ai ben.
    Po do te gjykosh nje besim, shko e jeto nė qyteterimin e ngritur mbi te.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pershendetje

    Duke e pare qe feja ka ekzistu me njeriun ne qdo koh dhe ne qdo vend(qysh nga zanafilla e tij)ateher nuk mund te themi se kjo gje eshte e pa nevojshme!

    Edhe pse feja te popuj te ndryshem eshte manifestu ne menyra te ndryshme,por ajo qe na intereson ne shkrimin tone eshte se feja ka ekzistu...
    shtrohet pyetja pse te ekzistoje feja?

    Pergjigjeja eshte fare e thjesht,sepse njeriu eshte i formuar prej dy pjeseve:1 Pjesa trupore dhe 2 Pjesa shpirterore..
    1 Pjesa trupore kerkon ushqimin qe te mbijetoj,dhe se njeriu nese nuk e ushqen trupin e tij ateher atij trupi do te vyshket e pastaj do te vdes...
    2 Pjesa Shpirterore kerkon edhe kjo ushqimin qe te mbijetoj..
    Thot Pejgamberi a.s.:shembulli i atij qe e permend Allahun dhe i atij qe nuk e permend eshte sikur shembulli i te gjallit me te vdekurin.

    Por ne trupin tone e ushqejm me ushqime te ndryshme ditore por a thua a e ushqejm edhe shpirtin ton dhe cili eshte ushqimi i shpirtit?dhe a duhen te jen keto dy ushqime te formave te ndryshme ne proporcion te barabart?

    Ushqimi i shpirti eshte adhurimi i Krijuesit te tij(edhe pse adhurimi eshte shfaq ne menyra te ndryshme)

    Nese keto dy forma nuk jan ne proporcion te barabart ateher do te na paraqiten kriza te ndryshme,nese e lem trupin pa buke ateher dobesohet trupi jon dhe ju nenshtrohemi semundjeve te ndryshme,nese e lem shpirtin ton pa ushqimin e tij(adhurimin)ateher na shfaqen semundje mendore vuajtje shpirterore etj..

    Ky ishte nje pershkrim i shkurt per te ardh te rezultati cilen fe ta zgjedh?a e meriton kjo gje qe te derdh mundin tim ne kerkim te fes se drejt?

    Se pari si thame edhe me heret feja eshte e ngulitur thell ne zemren e njeriut,dhe nuk ka nje njeri nermal qe mund ta mohoj kete gje(edhe ata qe e kan mohu fen,nuk kan mund ta ndalojn veten nga kjo gje) thot Pejgamberi a.s.: Qdo femij lind ne fen e pastert(Islam) por pastaj prinderit e tij ose e bejn krishter ose jehud ose mexhus...

    Andaj edhe njeriu i par Ademi a.s. eshte krijuar dhe eshte obliguar ta adhuroj Krijuesin e tij..

    Cilen fe ta zgjedh?
    sot ne bote ekzistojn shum fe: Duke nis nga tri fet ma te mdhaja Islami Krishterimi Jehudizmi pastaj vijn Budizmi Hinduizmi satanizmi etj..

    disa fe kan shkuar aq larg ne humnere sa qe kan fillu ta adhurojn Lopen ,miun ,Djallin..
    Ne indi ekzistojn mbi 700 fe..

    qka eshte Islami? Islami eshte fe qe therret ne 1 besim ne Allahun si Krijues(nje nuk ka shoq nuk eshte i lindur dhe nuk ka lindur aske,eshte i pa fillim dhe i pa mbarim,qdo gje ju nenshtrohet urdherit te tij dhe vullnetit te tij,nuk ndodh asgje ne ket bot pa lejen e tij), 2 ne engjujt e tij(si krijesa te nenshtruara ndaj urdherave te Allahut),3 ne Librat e tij te shpallura,4 ne te derguarit prej Allahut,5 ne diten e Kijametit(kataklizma),6 te besojm ne percaktimin e Allahut.. libri Hyjnor : Kur'ani

    qka eshte Krishterimi? Krishterimi eshte fe qe therret ne trinitet 1 Besimi ne Atin 2 Birin e tij 3 Shpirtin e shejt (shpjegim qe te tre konsiderohen perendi)
    Libri hyjnor : Bibla (tevrati+Ungjilli)
    qka eshte jehudizmi? Jedudizmi eshte fe qe therret 1 besimin ne Uzejrin(bir i Zotit) 2 se jehudet jan populli i zgjedhur(se ata jan te zgjedhur dhe se njerzit e tjere duhet ti pasojn jehudet,njerzit tjer nuk jan pos si shtaz te krijuar ne form te njeriut dhe jan krijuar qe ti sherbejn popullit jehud,i lejohet jehudis me mbyt jo jehudin pa kurr far te drejte,i lejohet jehudis te abuzoj me pasurin e njerzve psh me kamat me hajni etj i lejohet jehudis me abuzu me femra jo jehude etj keto jan prej besimeve te tyre) 3 se atyre ju takon pushteti ne toke.
    Libri Hyjnor (Tevrati+telmudi)

    qka na mbetet te zgjedhim? A ta besojm Allahun Krijues te vetem dhe mos ti shoqerojm shoq atij?A ta besojm trinitetin Atin Birin dhe Shpirtin e shejt?A po ta besojm besimtet jehude(kjo eshte fe nacionaliste)?apo te tjerat si budizmin ,lopen djallin etj?

    Un e kam zgjedh ISLAMIN sepse eshte e vetmja fe qe therret ne besim te pastert ne Allahun Krijuesin tim...

    e ju jeni te lire te zgjedhni fen tuaj por duhet te dini se kjo bote do te perfundoj dhe para Allahut qdo kush do te jap pergjegjesi per punet e tij dhe adhurimin e tij...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anisa_Itali
    Anėtarėsuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    diku ne bote por destionacioni eshte vlora.
    Postime
    35
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kurse une e kam gjetur besimin tim jo duke lexuar Biblen por duke rene ne kontakt me njerez te thjeshte por me besim. Pashe ne jeten e tyre ate qe mua me mungonte dhe ate qe gjeta tek ta e bera pjese te jetes sime.

    Po do te gjykosh nje peme, provo ne goje frutin qe ajo prodhon.
    Po do te gjykosh nje njeri, vrojto jeten/veprat qe ai ben.
    Po do te gjykosh nje besim, shko e jeto nė qyteterimin e ngritur mbi te.

    Albo

    Jam plotesisht dakorte me ju,dhe me behet qefi qe ka njerez qe e shikojne ne kete menyre dhe qe marin gjerat me te mira nga personat qe i rrethojne.Eshte me te vertet per tu admiruar nje gje e tille dhe kjo eshte rruga e drejte per te ndertuar nje jete me plote virtyte.Me respekt ANISA

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Postime
    6,435
    Faleminderit
    415
    144 falenderime nė 138 postime
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    Cila eshte logjika e juaj jetesore qe u ben te zgjidhni kete ose ate fe ?!!

    Per mua personalish logjika eshte si vijon , jane tre besime me te medha ne bote dmth JUDAIZMI , KRISHTERIMI dhe ISLAMI .
    Te gjitha jane ne nje fare menyre produkt i Perendise , por nese duhet te besoj njeren nga ato , do te besoj ate qe ka me pak gabime , qe per mua eshte KURANI ( Ne fakt deri me tani nuk kam hasur ne asnje gabim ).

    Pres mendimet tuaja .
    Besimet me te medha jane Krishterimi dhe Islami.
    Une nuk pajtohem se Krishterimi dhe Islami jane te shpallura nga i njejti Perendi. Perderisa Kryqezimi dhe Ringjallja e Jezusit (Mesise), Kurani thote se ato nuk kane ndodhur (de fakto Allahu (Zoti i Kuranit) paska mashtruar 1.7 miliarde njerez duke e lene ne kryq dike tjeter ne vend te Jezusit. Zoti nuk eshte mashtrues, dhe kjo eshte nje akuze e rende qe myslimanet i bejne Perendise. Dhiata e Vjeter te qon tek Mesia sepse gjenden qindra profeci per ardhjen e Tij (dhe Misionin) por cifutet e kishin keqkuptuar Misionin e Mesise.

    Gjithashtu eshte jo logjike se Zoti do te mund t'i genjente te Krishteret duke e terhequr Jezusin nga Misioni i Tij ne momentin e fundit. Por gjithashtu nje sqarim per myslimanet. Misioni i Jezusit nuk ishte te tregonte se ishte vetem nje Zot (siq pretendon Kurani), sepse cifutet tashme e dinin kete, por Misioni i Tij ishte mision Mesianik.

    Krishterimi dhe Islami shkojne ne kahje te kunderta keshtu qe eshte jo logjike se te dyjat jane te shpallura nga i njejti Zot. Bibla nuk eshte ndryshuar, teologet myslimanet nuk kane fakte dhe argumente per kete dhe vetem mashtrojne te tjeret.

  10. #10
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,667
    Faleminderit
    7
    11 falenderime nė 11 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kurse une e kam gjetur besimin tim jo duke lexuar Biblen por duke rene ne kontakt me njerez te thjeshte por me besim. Pashe ne jeten e tyre ate qe mua me mungonte dhe ate qe gjeta tek ta e bera pjese te jetes sime.

    Po do te gjykosh nje peme, provo ne goje frutin qe ajo prodhon.
    Po do te gjykosh nje njeri, vrojto jeten/veprat qe ai ben.
    Po do te gjykosh nje besim, shko e jeto nė qyteterimin e ngritur mbi te.

    Albo

    Me kete qe lexova , logjika ime me thot se ti nuk e paske lexuar asnje liber fetar dhe kete qe perfaqeson eshte thjesht impresion i fitur me takimet me njerez te ndryshem .

  11. #11
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,667
    Faleminderit
    7
    11 falenderime nė 11 postime
    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever
    Besimet me te medha jane Krishterimi dhe Islami.
    Une nuk pajtohem se Krishterimi dhe Islami jane te shpallura nga i njejti Perendi. Perderisa Kryqezimi dhe Ringjallja e Jezusit (Mesise), Kurani thote se ato nuk kane ndodhur (de fakto Allahu (Zoti i Kuranit) paska mashtruar 1.7 miliarde njerez duke e lene ne kryq dike tjeter ne vend te Jezusit. Zoti nuk eshte mashtrues, dhe kjo eshte nje akuze e rende qe myslimanet i bejne Perendise. Dhiata e Vjeter te qon tek Mesia sepse gjenden qindra profeci per ardhjen e Tij (dhe Misionin) por cifutet e kishin keqkuptuar Misionin e Mesise.

    Gjithashtu eshte jo logjike se Zoti do te mund t'i genjente te Krishteret duke e terhequr Jezusin nga Misioni i Tij ne momentin e fundit. Por gjithashtu nje sqarim per myslimanet. Misioni i Jezusit nuk ishte te tregonte se ishte vetem nje Zot (siq pretendon Kurani), sepse cifutet tashme e dinin kete, por Misioni i Tij ishte mision Mesianik.

    Krishterimi dhe Islami shkojne ne kahje te kunderta keshtu qe eshte jo logjike se te dyjat jane te shpallura nga i njejti Zot. Bibla nuk eshte ndryshuar, teologet myslimanet nuk kane fakte dhe argumente per kete dhe vetem mashtrojne te tjeret.

    Ashtu sikur ti qe nuk pajtohesh me mendim tim , edhe une nuk pajtohem me mendimin tend .
    Ndoshta ke te drejte kur thua qe jane dy besime me te medha , Islami dhe Krishterimi . Por je gabim kur thua qe nuk pajtohesh se Kurani dhe Bibla nuk jane shpallur nga e njejta Perendi . Me mire mohoje Kurani , thuaj " e di cfar Kurani nuk eshte i shpallur nga Perendija " . Vetem mos u shpher ne kete menyre se ben gabimin me te madh , dac duke pare nga ana e Bibles po ndac duke pare edhe nga ana e Kuranit.
    Te thuash se Kurani dhe Bibla nuk jane te shpallura nga i njejti "Zot" , kjo automatikisht te ben te mendojsh se sipas teje paska me shum "Zotra" ?!!!
    Dmth Bibla eshte e shpallur nga nje "Zot" tjeter dhe Kurani nga nje "Zot" tjeter.

    Keto jane fjalet e tua mesia4ever citim
    "
    Krishterimi dhe Islami shkojne ne kahje te kunderta keshtu qe eshte jo logjike se te dyjat jane te shpallura nga i njejti Zot."

    Analizo me mire keto fjale

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    Me kete qe lexova , logjika ime me thot se ti nuk e paske lexuar asnje liber fetar dhe kete qe perfaqeson eshte thjesht impresion i fitur me takimet me njerez te ndryshem .
    Cilin liber fetar kish lexuar Muhameti qe nuk dinte as shkrim e as kendim? Cilin liber fetar kishin lexuar ata dishepujt e Krishtit qe ishin peshkatare te thjeshte pa ndonje arsim te madh? Ti them keto qe te kuptosh qe besimi nuk fillon atehere ku kupton apo analizon ate qe lexon, por atehere kur fillon te jetosh besimin tend, atehere kur fillon te ecesh ne drejtim te njohjes se vete Perendise.

    Me keto nuk dua te them qe nuk eshte mire te lexosh doreshkrime e libra te shenjte, perkundrazi, ben shume mire qe lexon. Por ajo qe dua te them eshte se te gjithe ato qe lexon e meson nga ato libra qe meson nuk vlejne as edhe nje groshe nese nuk i aplikon ne jeten tende. Prandaj disiplina e jashtme dhe e brendshme e njeriut, kreshma dhe lutja vlejne me shume per rritjen shpirterore te njeriut se cdo gje tjeter e shkruar apo llogjike.

    Ai njeri qe llogjikon me mendjen e tij nuk beson ne Zot, beson ne aftesite e mendjes se vete. Ai njeri qe beson ne Zot lutet ashtu sic i lutej Shen Grigor Pallamas Shen Marise: "Ndricoje o Nene e Tereshenjte erresiren time". Pasi vetem ne kete menyre, ajo qe do te dish e do te shprehesh nuk do te jete produkt i llogjikes tende, por do te vije nga Vete Perendia.

    Dishepujt e Krishtit, ata peshkataret e thjeshte, filluan te flisnin ne gjuhet e ndryshme te botes e te benin mrekullira mes njerezve vetem pasi mbi ta zbriti Shpirti i Shenjte ne formen e gjuheve te zjarrta, 50 dite pas ringjalljes se Krishtit.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-02-2007 mė 12:10

  13. #13
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,667
    Faleminderit
    7
    11 falenderime nė 11 postime
    Besimi im sikur te bazoheshte vetem tek ata cfar kam degjur , do te ishte subjektiv , nuk do te ishte aspak objektiv.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gostivari_usa : 15-02-2007 mė 15:54

  14. #14

    Albo me fal nese te kam prekur me shkimin tim te pare , ndoshta nuk me ke kuptuar krejtesisht se cfar doja te them. Andaj kesaj rradhe do te mundohem te te sqaroj me mire .
    Ne qofte se perdorim llogjiken , do te verejme se secili person ne bote eshte i detyruar te besoj dicka . Disa besojne ne nje perendi mbi natyrale qe ka krijuar gjithcka e disa te tjere jane ateista , por edhe per ta mmos besimi ne perendi perfaqeson nje besim per ata , ata besojne se nuk ka Perendi.

    Tani, pershkak se neve jemi te detyruar te besojme dicka , ma merr mendja ate qe besojme , nuk duhet ta bejme ne menyre qorre !!! Keshtu eshte dhe (pike) .
    Pra duhet te ekzistoj nje llogjik , pse besojme ne kete menyre , per ndryshe nese besojme dicka , dhe pas atij besimi nuk ekziston llogjika , atehere ti e di se behet fjale per besim fanatik.

    Tani , nese besojme dicka , vetem nga pershtypjet qe i fitojme nga njerezit tjere , a nuk duhet qe personalisht te bejne kerkime ?!! Te shikojme personalisht se cfar besojne keta njerez qe mua me lejne pershtypje ?!!!
    Sa kuptova une nga shkrimi i yt , ti besimin tend e ke bazuar vetem ne thash e themat e njerezve per rreth teje , ti nuk e ke lexuar Biblen .
    Kjo eshte njelloj sikur te te them une ty , kjo vepra e ketij autorit eshte fenomenale, e shkelqyeshme , une nuk e kam lexuar por ashtu me kane thene , e ti me thua po mor edhe mua keshtu me kane thene por nuk e kam lexuar personalisht!!!
    Sa duhet neve te mbeshtetemi tek shijet e peronave X ?!!! Ti e di mire shija , pelqimi , dashuria etj etj jane gjera subjektive , nuk jane gjera objektive.

    Besimi im sikur te bazoheshte vetem tek ata cfar kam degjur , do te ishte subjektiv , nuk do te ishte aspak objektiv.

    Andaj une , nuk e kam lene besimin tim te lulezoj vetem nga thash e themat !!! Por kam lexuar Albo , dikush me ka thene ne Kuran thuhet " Qe ne religjion nuk ka dhune " , nuk e kam besuar aty per aty , por kam shkruan ne shtepi dhe e kam lexuar vete, me syte e mi. Dhe vetem ne kete moment e kam marre si te vertete.

    Kjo permua perben besim llogjik Albo , sepse ma mer mendja edhe ti je i te njejtit mendim se nje besim pa llogjike ne mbrendi eshte thejsht besim fanatik .

    Dhe besoj qe askush nga neve nuk deshiron te besoj ne menyre fanatike .

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Ne qofte se perdorim llogjiken , do te verejme se secili person ne bote eshte i detyruar te besoj dicka . Disa besojne ne nje perendi mbi natyrale qe ka krijuar gjithcka e disa te tjere jane ateista , por edhe per ta mmos besimi ne perendi perfaqeson nje besim per ata , ata besojne se nuk ka Perendi.
    Asnje person ne bote nuk eshte i detyruar te besoje dicka, njerezit ZGJEDHIN te besojne apo te mos besojne ne Zot. Dhe po te perdornin te gjithe njerezit llogjiken e tyre, sot njerezimi nuk do te kish 3-4 fe kryesore, do te kish 6 miliard fe te tilla pasi eshte e veshtire te gjesh dy njerez qe mendojne/llogjikojne njesoj.

    Tani, pershkak se neve jemi te detyruar te besojme dicka , ma merr mendja ate qe besojme , nuk duhet ta bejme ne menyre qorre !!! Keshtu eshte dhe (pike) .
    Ajo qe ti quan "menyre qorre" te besuari eshte pikerisht menyra qe ti i afrohesh Perendise duke perdorur llogjiken njerezore. A mund te njihet Perendia i Gjithepushtetshem dhe i Kudondodhur nga mendja e krijeses se vet?! Sigurisht qe jo. Njeriu mund te njohe Perendine vetem ne ate shkalle qe e lejon natyra e tij njerezore dhe vetem nese Perendia i shfaqet atij.

    Nese njerezit do te kerkonin te njihnin Perendine duke perdorur llogjiken, ata shume shpejt do te dilnin ne konkluzionin llogjik se Perendia nuk ekziston pasi as nuk mund ta shoh, as nuk mund ta prek, as nuk mund te flas me te.

    Ata njerez qe mundohen te argumentojne apo arsyetojne besimin e tyre ende nuk kane kuptuar se cfare eshte besimi. Eshte njesoj si dikush te te pyesi se a e do ti prindin apo femijen tend? Ti e ndjen dashurine e prindit dhe femijes, dhe kjo dashuri nuk ka nevoje per te kaluar sproven llogjike te mendjes njerezore.

    Pra duhet te ekzistoj nje llogjik , pse besojme ne kete menyre , per ndryshe nese besojme dicka , dhe pas atij besimi nuk ekziston llogjika , atehere ti e di se behet fjale per besim fanatik.
    Besimi behet fanatik jo atje ku nuk ekziston llogjika por atehere kur njerezit largohen nga Perendia. Besimi ka nje burim qe eshte vete Perendia dhe besimtaret ushqehen dhe shuajne etjen shpirterore duke kunguar me Perendine. Kur njerezit nuk mbajne parasysh mesimet e Perendise, nje hendek i madh krijohet mes Perendise dhe tyre. Aqsa vjen nje dite, sa besimi fillon e vdes pasi burimi hyjnor shteron. Dhe fanatizmi nis pikerisht atehere kur njerezit e braktisur nga Perendia marrin persiper qe te luajne vete rolin e Zotit.

    Tani , nese besojme dicka , vetem nga pershtypjet qe i fitojme nga njerezit tjere , a nuk duhet qe personalisht te bejne kerkime ?!! Te shikojme personalisht se cfar besojne keta njerez qe mua me lejne pershtypje ?!!!
    Kur shikon nje njeri te rritur jetim qe perkujdeset per njerez ne nevoje, edhe pse askush nuk u kujdes per te, eshte ky nje shembull i mire besimi apo nje shembull i aplikimit te llogjikes njerezore?!

    Kur shikon nje njeri qe peson fatkeqesi pas fatkeqesie ne familjen e tij dhe u jep kurajo te tjereve pa vene aspak ne medyshje besimin e tij ne Zot, a eshte ky nje shembull i mire besimi apo nje shembull i aplikimit te llogjikes njerezor?! Shume njerez mund ti shtyje pikerisht ajo llogjika qe te mendojne: cfare besimi eshte ky kur edhe nje besimtari te mire i ndodhin fatkeqesi te tilla?!

    Kur shikon nje prind qe sakrifikon maksimumin per femijet e tij duke braktisur karrieren apo enderrat e veta per te bere te mundur realizimin e enderrave dhe deshirave te femijeve te tij, a eshte kjo nje deshmi besimi apo aplikim i llogjikes njerezore?! Pyete llogjiken tende nese do te pranonte te hiqte dore nga deshirat e tua per hir te realizimit te deshirave te dikujt tjeter.

    Kur shikon Prof. Dr. me fame boterore qe heqin dore nga nje jete e rehatshme ne nje shoqeri te zhvilluar per te shkuar e sherbyer nje populli te varfer e me plot probleme qe nuk tregon as mirenjohjen me te vogel per punen dhe ndihmen qe po i jep, a eshte kjo nje deshmi e nje jete me besim apo nje deshmi e aplikimit te llogjikes?!

    .....
    .....
    .....

    Besimi asnjehere nuk ngrihet mbi llogjiken njerezore por mbi urtesine hyjnore, urtesi qe derdhet nga vete Perendia mbi kryet e secilit prej nesh. Sa me e madhe eshte perpjekja e besimtarit per tu rritur shpirterisht e per te njohur Perendine, aq me e madhe eshte edhe urtesia qe vjen nga lart.

    Albo

  16. #16
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ai njeri qe beson ne Zot lutet ashtu sic i lutej Shen Grigor Pallamas Shen Marise: "Ndricoje o Nene e Tereshenjte erresiren time". Pasi vetem ne kete menyre, ajo qe do te dish e do te shprehesh nuk do te jete produkt i llogjikes tende, por do te vije nga Vete Perendia.
    O Mesia4ever e shikon qe Islami nuk ka asnje faj ku thote se ata e bejne Marien Zot.

    Ndersa Albo eshte konfuz ne besimin e tij sepse nga njera ane thote besoj Zotin nga ana tjeter thote luste Marien.cfare kuptimi ka per njeri qe beson Zotin dhe te lusi Marien.Eshte sikurse te lutesh te vdekurin per te shpetuar jeten.

    Llogjika e Jetes sime eshte permbledhur ne tre esete e me poshteme te nenshkrimit.

  17. #17
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Postime
    6,435
    Faleminderit
    415
    144 falenderime nė 138 postime
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    O Mesia4ever e shikon qe Islami nuk ka asnje faj ku thote se ata e bejne Marien Zot.

    Ndersa Albo eshte konfuz ne besimin e tij sepse nga njera ane thote besoj Zotin nga ana tjeter thote luste Marien.cfare kuptimi ka per njeri qe beson Zotin dhe te lusi Marien.Eshte sikurse te lutesh te vdekurin per te shpetuar jeten.

    Llogjika e Jetes sime eshte permbledhur ne tre esete e me poshteme te nenshkrimit.
    Mua nuk me intereson se cfare ka thene Shen Gregori, por se cfare ka thene Jezusi dhe cfare na thone Ungjijte. Muhamedi madje huazoi doktrina nga Apokrifet dhe Talmudi. Pastaj "Hyrijat e Xhenetit" nga Zoroastrianizmi etj.

    Luka 11:27 Ndodhi qė, ndėrsa ai po thoshte kėto gjėra, njė grua nga turma e ēoi zėrin e saj dhe i tha: ``Lum barku qė tė barti dhe gjinjtė qė tė mėndėn``.

    28 Por ai u tha: ``Me tepėr lum ata qė e dėgjojnė fjalėn e Perėndisė dhe e zbatojnė``.

  18. #18
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    534
    Faleminderit
    10
    35 falenderime nė 29 postime
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    Cila eshte logjika e juaj jetesore qe u ben te zgjidhni kete ose ate fe ?!!

    Pres mendimet tuaja .
    mendon se ka vend per logjike aty ku ka fe dhe besim???

  19. #19
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,877
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    Cila eshte logjika e juaj jetesore qe u ben te zgjidhni kete ose ate fe ?!!

    Per mua personalish logjika eshte si vijon , jane tre besime me te medha ne bote dmth JUDAIZMI , KRISHTERIMI dhe ISLAMI .
    Te gjitha jane ne nje fare menyre produkt i Perendise , por nese duhet te besoj njeren nga ato , do te besoj ate qe ka me pak gabime , qe per mua eshte KURANI ( Ne fakt deri me tani nuk kam hasur ne asnje gabim ).

    Pres mendimet tuaja .
    Personalisht logjika ime eshte jeta vete dhe eksperienca qe marrim perdite nga ajo.Feja eshte dicka qe do te ndaje njerezit dhe nuk me duket realiste per faktin se nuk po e shoh te nderhyje ne gjithe kete bote te mbushur me padrejtesira!!

    respekte
    "Carpe Diem"

  20. #20
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,518
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Nuk shoh asgje te jashtezakonshme as ne librat fetare as ne jeten e besimtareve.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Tema tė Ngjashme

  1. Cilet jane faktoret kryesore kur zgjidhni nje makine?
    Nga panchovilla nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 07:15
  2. Ti, Harasani, udhehiqesh nga logjika e shtetit hajdut
    Nga Lexuesja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 17:26
  3. Pasurine e deklaruam, na zgjidhni deputete tani
    Nga dodoni nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 18:43
  4. Logjika historike dhe pėrmasa tejhistorike
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Zgjidhni Miss Albania 2002 ne forum
    Nga Albo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 10-10-2002, 19:35

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •