Close
Faqja 3 prej 39 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 770
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2007
    Postime
    16
    Citim Postuar më parë nga vudi
    ÇOHU NË DEMONSTRATË - MOS PRIT MË GJATË!!!
    Qytetarë të Kosovës,
    Pakoja e Ahtisaarit erdhi. Ajo planifikon një Kosovë të re me robëri të re. Pakoja e Ahtisaarit mohon vullnetin politik të popullit të Kosovës. Ajo e sheh Kosovën si shoqëri multietnike, e jo shtet. Ajo e ndan Kosovën në dy entitete. Njëri është entiteti i shqiptarëve i cili do të qeveriset nga Misioni i BE-së. Tjetri është ai i serbëve, i cili do të qeveriset drejtpërdrejt nga Serbia.

    Kosova nuk do të ketë ushtri. Kosova nuk do të ketë ministri të mbrojtjes. Pra, Kosovën nuk do ta mbronë askush. Serbisë i lejohet ta kërcënojë Kosovën me 100 mijë ushtarë. Kosovës nuk i lejohet ushtria ta mbrojë popullin e saj. Kosova nuk do të ketë ulëse në OKB. Kosova nuk do të ketë ministri të punëve të jashtme. Pra Kosovës nuk lejohet t’i dëgjohet zëri në arenën ndërkombëtare. Përderisa Serbisë i lejohet ta flet gënjeshtrën për Kosovën, Kosovës nuk i lejohet ta thotë të vërtetën për vete.
    Trashëgimi kulturore konsiderohet vetëm ajo fetare ortodokse e cila dashakeqësisht është definuar si ‘serbe’. Pakoja parasheh themelimin e 45 zonave të veçanta qindrahektarëshe.

    Të ngritemi
    kundër Grupit Negociator dhe negociatave me Serbinë.
    kundër pakos së Ahtisaarit dhe Ahtisaarit
    kundër entitetit territorial serb dhe Misionit Civil Ndërkombëtar


    Të ngritemi për vetëvendosje
    Të dalim në rrugë kundër së keqes që po i përgatitet Kosovës
    Në rrugë drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje

    Të ngritemi me 10 shkurt në ora dy pasdite nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, në Qytetthin Pejton në Prishtinë.
    eh ti kisha pa keta duke shku neper shtete te veta... e me pa a pe lypin prap vetevendosjen apo.... maqedonine, malin e zi, shqiprine....

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Propozimi per kosoven esht shum i drejt dhe zjgidhja me e mir per kosoven dhe nejrzit paqedashes dhe puntor te kosoves. Neqoftse kosova merr pavarsi pa asnje kusht keshtu sic dashkan disa ketu, ateher cfar do ta ndalonte serbin apo ndonje ushtri tjeter apo edhe organizata kriminale shum me te fuqishme se shteti kosovar per ta pushtuar perseri kosoven. Duke qen se kosova esht e mbikqyrur nga bashkimi europian ajo esht efektivisht ne bashkimin europian dhe teritori i saj nuk cenohet. Keshtu i hapet rruga siguris dhe perparimit ekonomik. Siguria esht me e rendsishme se cdo gje tjeter kete duhet ta kuptojn shqiptaret qe kerkojn pavarsi pa kushte.

  3. #43
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Policia tradhëtare gjakos rininë shqiptare

    Policia tradhëtare gjakos rininë tonë.


    Protesta e sotme e lëvizjes Vetvendosja që filloi në ora 2 pasdite rezultoi me përgjakjen e shumë të rinjve shqiptarë.
    Ata policë që janë të bijtë e policëve që punuan në shtetin jugosllav titist, sot po përgjakin rininë tonë, po u thejnë gjymtyrët, krahët e këmbët.
    Çdo pesë minuta nga 7 a 8 vetë dërgohen në spital.
    Çdo gjysmë ore vendi i protestës shëndrrohet në mjegullnajë të gazit lotsjellës, me qëllim që të shtypet lëvizja e drejtë kombëtare.
    Ata policë me shufra gome e me mburoja qelqi nuk dallojnë aspak nga milicët çetnikë shkije që shtypnin protestat e studentëve para lufte.
    Protestat duhet të jenë më masive, secili shqiptar duhet të dalë duke e kryer detyrën e tij. Askush nuk del në protestë të të zëvendësojë ty. Demasko politikën anti-shqiptare.

    O popull mos i leni në baltë këta të rinj që po mendojnë e po mundohen për të mirën e të gjithëve.

    Protesta është duke vazhduar ende vetëm erdha të japë ca lajme.

  4. #44
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Protesta e “Vetëvendosjes” eskalon në dhunë dhe të lënduar

    Protesta e lëvizjes “Vetëvendosje” kundër propozimit për statusin e Kosovës dhe kundër punës së Grupit Negociator, eskaloi të shtunën pasdite në dhunë dhe të lënduar, pasi që forcat speciale të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) dhe njësitë e policisë së UNMIK-ut u përleshën me protestuesit të cilët synonin të depërtonin te selia e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956






    Prishtinë, shqiptarët në protestë, shumë të plagosur

    Mijëra aktivistë shqiptarë jane perleshur sot me policine ndersa marshonin sot në rrugët e Prishtinës në shenjë proteste ndaj një plani të OKB-së për Kosovën, për të cilin protestuesit u shprehën se nuk përmbush kërkesën e tyre për pavarësi të plotë nga Serbia.

    Inicuese e protestës është lëvizja Vetëvendosja drejtuar nga Albin Kurti.

    Policia kosovare, karabinierët italianë dhe policia e Kombeve të Bashkuara bllokuan rrugën kryesore që të çon për në ndërtesën ku është vendosur administrata ndërkombëtare.

    Ndërkaq mësohet se policia e OKB-së në Kosovë sulmoi me gaz lotsjellës protestuesit shqiptarë, që po përpiqeshin të depërtonin në një barrikadë të ngritur nga policia në Prishtinë.

    Kjo është bërë e ditur nga një dëshmitar i agjencisë Reuters.

    Po sipas dëshmitarëve dhjetra makina transportonin në spital demonstrues të plagosur, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar.

    Mijëra aktivistë po demonstronin kundër një plani të OKB-së, të bërë të ditur javën e kaluar, lidhur me të ardhmen e Kosovës, duke u shprehur se ai nuk garantonte pavarësinë e plotë.

    Manifestuesit mbanin në duar parrulla “Poshtë ekipi negociator”, “Vetëvendosje”, “UÇK” etj.

    Një protestë e ngjashme e aktivistëve në muajin nëntor përfundoi me përleshje të protestuesve me policinë, që sulmoi me gaz lotsjellës turmën e demostruesve që hodhi shishe dhe gurë kundër ndërtesës së parlamentit të Kosovës dhe zyrave të OKB-së.

    Një plan i OKB-së, prezantuar disa ditë më parë nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari, e vendos Kosovën në rrugën drejt pavarësisë nga Serbia
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga dibrani2006
    Vetevedosje eshte nje gje shume e qelluar sepse edhe ne shtetet te tjera ka kesi lloj organizate, qe normalisht duhet te pranohet edhe nga populli sepse populli eshte ai qe duhet te vendos per te ardhmen e shtetit dhe jo te tjeret, te tjeret jane te ardhur sikurse ne diaspora qe jemi te ardhur ketu ne keto vende edhe nese jemi shume te larte ne fuksione por me then te verteten fjala me e embel eshte e aty qe vertet eshte vendasi i çdo shteti e pra dua te them MJAFT na kane mesuar te huajt dhe na kane komanduar me shekuj per nje te ardhme e nje populli qe ka vuajtur dhe derdhur gjak per kete toke, ne duhet te VETVENDOSIM vetem.

    Pra ne duhet te vetevendosim vete, urime Albin Kurtit mund te them se eshte intelektuali me inteligjent prej te gjitheve atyre qe bejne blablabla ne qeverine kosovare vetem mbushin gjepat asgje tjeter me shume.


    Mençuria nderton nje kombe Albin Kurti e ka mençurine.
    Pajtohem me ty...urime Albin Kurtit mund te them se eshte intelektuali me inteligjent prej te gjitheve atyre qe bejne blablabla ne qeverine kosovare vetem mbushin gjepat asgje tjeter me shume.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    "Kosova nuk asht ne shitje "
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #48
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    759

    Question Vetëvendosja proteston dhunshëm kundër planit të Ahtisarit

    "Vetëvendosja" proteston kundër planit të Ahtisarit

    Në Prishtinë, në organizim të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në ora 14.00 filloi protestq kundër planit të kryendërmjetësit Marti Ahtisari, Ekipit të Unitetit dhe bisedimeve për statusin. Drejtuesit e kësaj lëvizje vlerësuan se pakoja e Ahtisarit trajton vetëm problemet e serbëve.
    Pjesëtarët e policisë kanë ndërhyrë kundër protestuesve para “Teatrit Kombëtar" në Prishtinë, pasi këta të fundit kishin hequr barrikadat që ndodheshin para tyre dhe ishin përballur me kordonin e forcave speciale. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Protesta ka përfunduar rreth orës 17.00.
    Në një komunikatë të policisë thuhet se 14 persona janë arrestuar ndërkohë që po sipas policisë rreth 70 demonstrues janë lajmëruar të kenë pranuar ndihmë të parë për shkak të ndikimit të gazit lotësjellës, 8 persona janë lajmëruar të jenë lënduar, një seriozisht. Në këtë kohë nuk dihet numri i policëve të lënduar.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  9. #49
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    759
    Gjithashtu dhe Albin Kurti eshte Arrestuar, me urdher te Prokurorit dhe po mbahet ne Paraburgim.


    77 te gjith jan te lenduar,

    2 Jane ne Gjendje te rende.

    6 Jane duke u operuar.

    9 Policë jane te lenduar, ku ishin ne detyre.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga buka
    DIAGNOZA E MJEKEVE TE ZAGREBIT,QE KANE REKOMANDUE SHERIM PSIQIK TE FLORIT!

    !
    "Ndonjiher heshtja asht pergjegja me e mirê" : Dalaî Lama

    asht e ndaluar te flitet per shendetin e nji personi asht deontologji ....
    "Mos gjyko se do te gjykoheni" tha Krishti
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  11. #51
    Citim Postuar më parë nga pllugu
    Policia tradhëtare gjakos rininë tonë.


    Protesta e sotme e lëvizjes Vetvendosja që filloi në ora 2 pasdite rezultoi me përgjakjen e shumë të rinjve shqiptarë.
    Ata policë që janë të bijtë e policëve që punuan në shtetin jugosllav titist, sot po përgjakin rininë tonë, po u thejnë gjymtyrët, krahët e këmbët.
    Çdo pesë minuta nga 7 a 8 vetë dërgohen në spital.
    Çdo gjysmë ore vendi i protestës shëndrrohet në mjegullnajë të gazit lotsjellës, me qëllim që të shtypet lëvizja e drejtë kombëtare.
    Ata policë me shufra gome e me mburoja qelqi nuk dallojnë aspak nga milicët çetnikë shkije që shtypnin protestat e studentëve para lufte.
    Protestat duhet të jenë më masive, secili shqiptar duhet të dalë duke e kryer detyrën e tij. Askush nuk del në protestë të të zëvendësojë ty. Demasko politikën anti-shqiptare.

    O popull mos i leni në baltë këta të rinj që po mendojnë e po mundohen për të mirën e të gjithëve.

    Protesta është duke vazhduar ende vetëm erdha të japë ca lajme.
    I kam percjelle permes TV zhvillimet e sotme ne Prishtine dhe ajo qe me la nje pershtypje te mire ishte nderhyrja profesionale e policise kosovare.

    Kur pashe ne krye te turmes Demacin dhe Kurtin krah per krah, me shkoi mendja tek nje kohe e shkuar kur atehere edhe justifikohej nje forme e tille proteste, sepse shqiptaret e Kosoves ishin nen thundren diktatoriale komunisto-cetnike serbe.

    Mirepo ne ditet e sotme eshte nje gjendje tjeter dhe nese protestat jane nje gje normale ne demokraci, po ashtu dhe mbrojtja e ligjit nga policia eshte nje gje me se normale.

    Nuk ndertohet shteti ligjor duke lejuar turmat qe te bejne ligjin dhe te neperkembin rregullin publik e per me teper kjo nuk lejohet per nje shtet ne formim sic eshte Kosova.

    Atyre policeve qe mbrojten ligjin dhe rregullin ne rruget e Prishtines duhet derguar nje mirenjohje shume e madhe, sepse e perballuan me sukses provimin e sotshem dhe ju treguan qytetareve te Kosoves dhe opinionit nderkombetar se Kosova di te ndertoje shtet ligjor dhe di se si ta mbroje ate!

    Eshte ditur me kohe se pas largimit te makinerise shtypese serbe nga Kosova, vendin e saj do ta zinte makineria demokratike kosovare e shtetit ligjor dhe ajo sot ishte nje shfaqje e perkryer se si mbrohet ai dhe ju tregoi edhe nje here qytetareve kosovare se ne nje shtet ligjor policia duhet te jete ne mbrojtje te
    ligjit.

    Ne nje regjim demokratik ekzistojne lirite dhe te drejtat njerezore, por ekzistojne dhe detyrat dhe kufizimet ligjore e nese kosovaret nuk paten rast ta provojne ate me pare, sot ata moren nje mesim shume te mire!

    Kurti nese do te behet protagonist ne politike, atehere ai duhet te zgjedhe nje rruge krejtesisht tjeter nga ajo e idolit te tij qe e pati perkrah, ai duhet te zgjedhe rrugen e pjesemarrjes ne politike permes mjeteve politike e jo permes akteve te rruges.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-02-2007 më 17:15

  12. #52
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Populli shqiptar sot edhe njehere deshmoi se din ti kundershton planet qellimkeqija dhe ti demaskon ato.
    Kurse pushteti neokolonialist i UNMIK-ut provoi edhe njehere qe pakenaqesine dhe revolten e popullit paqedashes te Kosoves ta shtyp me dhune.

    Edhe perkunder perdorimit te gazit lotesjelles dhe plumbave te gomes, deshira per VETEVENDOSJE nuk shuhet!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2007
    Postime
    16
    shpresoj se nuk ka te vrare, sa per police, besoj te informate e dydrenasit. ai ka te drejte per disa "pike"

  14. #54
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    I kam percjelle permes TV zhvillimet e sotme ne Prishtine dhe ajo qe me la nje pershtypje te mire ishte nderhyrja profesionale e policise kosovare.
    Ku i ke përcjellë more shkja?
    Në TV?
    Ato që t'i kanë servirur tradhëtarët që t'i shikosh?
    Profesionale??
    Shko në spital shiko rininë shqiptare të gjymtuar nga dora e italianit dhe e tradhëtarëve, e mos baj pallavra këtu, aty nuk ka pasë ndërhyrje profesionale aty ka pasur masakër ndaj rinisë shqiptare, u janë thyer gjymtyrët pa pikë mëshire.
    Aty nuk ka qenë një grup i rinjsh.
    Po ti je pjellë e shkjaut ske si flet ndryshe.

    Kur pashe ne krye te turmes Demacin dhe Kurtin krah per krah, me shkoi mendja tek nje kohe e shkuar kur atehere edhe justifikohej nje forme e tille proteste, sepse shqiptaret e Kosoves ishin nen thundren diktatoriale komunisto-cetnike serbe.
    Po kjo që po e hseh sot nuk të duket çetnike???
    Kosova po ndahet ndërsa ata nuk lejojnë protesta normale. Kur ti si i thue vetit shqiptar nuk i përkrah këto protesta, çfarë shqiptari je ti?
    Për hajr kapica e shkaut, se po të ka hije.
    Mirepo ne ditet e sotme eshte nje gjendje tjeter dhe nese protestat jane nje gje normale ne demokraci, po ashtu dhe mbrojtja e ligjit nga policia eshte nje gje me se normale.
    Për çfarë mbrojtje po flet mer titist serbosllav??
    Të pëgjaken djem e vajza shqiptare na qenka mbrojtje e ligjit?
    Të dalësh haptas kundër popullit që kishte mbushur rrugët e Prishtinës qenka mbrojtje e ligjit??
    Ty nuk të ngacmo kush.
    Në të vërtetë duke u kthyer në shtëpi pashë ca pasardhës të turqve që kanë mbetur këtu në Priishtinë dhe flisnin keq për vetvendosjen.

    Nuk ndertohet shteti ligjor duke lejuar turmat qe te bejne ligjin dhe te neperkembin rregullin publik e per me teper kjo nuk lejohet per nje shtet ne formim sic eshte Kosova.
    Shteti ligjor e as joligjor nuk do ndërtohet kurrën e kurrës kur tradhëtarë sikur ti u mbajnë ison fashistëve italianë dhe tradhëtarëve të SHPK-së, të cilët së bashku me tërë UNMIKun po e kolonizojnë Kosovën.
    Kosova nuk është shtet në formim por është koloni, kjo është më se e ditur. Të vie4 italiani nga skaji i Italisë së largët dhe të gjymton e të përgjakë vëllezërit e tu more idiot i shitur tek i huaji. E t'i i mbron të huajt,,, Phu tradhëtar pjellë e tradhëtarit pjellë e komunizmit.

    Atyre policeve qe mbrojten ligjin dhe rregullin ne rruget e Prishtines duhet derguar nje mirenjohje shume e madhe, sepse e perballuan me sukses provimin e sotshem dhe ju treguan qytetareve te Kosoves dhe opinionit nderkombetar se Kosova di te ndertoje shtet ligjor dhe di se si ta mbroje ate!
    Po mirënjohjen do t'a marrin, sepse kanë përgjakur popullin e Kosovës me profesionalizëm, njëri prej policëve pjellë e shkaut është edhe babai yt, pranbdaj flet në këtë mënyrë, Phu pjellë e shkaut


    Ne nje regjim demokratik ekzistojne lirite dhe te drejtat njerezore, por ekzistojne dhe detyrat dhe kufizimet ligjore e nese kosovaret nuk paten rast ta provojne ate me pare, sot ata moren nje mesim shume te mire!

    Kurti nese do te behet protagonist ne politike, atehere ai duhet te zgjedhe nje rruge krejtesisht tjeter nga ajo e idolit te tij qe e pati perkrah, ai duhet te zgjedhe rrugen e pjesemarrjes ne politike permes mjeteve politike e jo permes akteve te rruges.
    Si përfundim këto fjalë nuk dalin nga një shqiptar por nga një shqipfolës që duhet t'i shtypet koka.
    Njerëzit si ti duhet të zhduken, ti je barrë për këtë popull, anadollak pengesë e zhvillimit të kombit shqiptar, pjellë e komunizmit serbosllav.
    Protestat e sotme ku edhe babai yt ka përgjakur popullin, nuk dallojnë spak nga protestat e para luftës ku poashtu babi yt përgjakte popullin sipas urdhërave të Beogradit.

  15. #55
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    shpresoj se nuk ka te vrare, sa per police, besoj te informate e dydrenasit. ai ka te drejte per disa "pike"
    As ai as ti nuk keni të drejtë, por ty t'u ka mbusghur koka me ato mësimet demokratike të europianëve bythë shkërdhyer.
    Policia kishte si qëllim të shtypte lëvizjen me metodat më sadiste që ekzistojnë,
    duhet të dalësh pak t'i shikosh pçrotestat nga afër e sheh se i tërë populli është aty për të demaskuar politikën e ndyrë të Unmikut, që po mundohet të kolonizojë Kosovën me Serbë.
    Hej paramendo ti i kanë dhanë kishës ortodokse privilegje sikur të ishim një shtet feudal i kohës mesjetare, ndërsa ju më shurdhoni këto me "demokraci".

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    ca duan keshtu ca duan ashtu, po "edhe keshtu edhe ashtu" nuk ka. nuk e kuptoj edhe po nuk e kuptova un qe jamshqiptar vajhallin nderkombtaret.

  17. #57
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    9 Policë jane te lenduar, ku ishin ne detyre.
    Kjo pjella e keqe e policëve komunistë që po parazitojnë në Kosovë, janë lënduar duke e munduar të sulmojnë Vetvendosjen gabimisht kanë sjellur në njëri tjetrin.
    E pastaj thonë ndërhyrje profesionale.
    Po çfarë profesioanle, ata vetëm dinë t'i shfrynë epshet sadiste.
    Duke u deklaruar si shqiptarë ata futen në Policinë e Kosovës dhe veprojnë kryekëput kundër interesave shqiptare.

  18. #58
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    759
    Po kjo Ulpiana Lama? Zevendese e Kryeministrit? ca kerkon kjo nga Vetevendosja?
    Kjo dhe nga Shqiperia? ca kerkon ne Kosove? jo qe dicka, por ne Qeveri me ka ardhur cudi gjithnje kur e kam pare.?
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  19. #59

    Replike pa deshire por e domosdoshme!

    Ku i ke përcjellë more shkja?
    Në TV?
    Ato që t'i kanë servirur tradhëtarët që t'i shikosh?
    Profesionale??
    Shko në spital shiko rininë shqiptare të gjymtuar nga dora e italianit dhe e tradhëtarëve, e mos baj pallavra këtu, aty nuk ka pasë ndërhyrje profesionale aty ka pasur masakër ndaj rinisë shqiptare, u janë thyer gjymtyrët pa pikë mëshire.
    Aty nuk ka qenë një grup i rinjsh.
    Po ti je pjellë e shkjaut ske si flet ndryshe.
    Llugu pa p,

    Pse cfare ke menduar ti dhe ata qe mendojne si ti, se Kosova do te behet nje bananostan?
    Jo more Llugu Kosova qe ne vitin 1999 ka hyre ne rrugen e pakthyeshme te ndertimit te shtetit ligjor demokratik sipas modelit perendimor e jo sipas modelit envero-komunist!

    Me vjen keq per ata te rinj qe jane gjymtuar, ashtu sic me vjen keq dhe per policet e gjymtuar, por kjo eshte beteja e ndertimit te demokracise!

    Po kjo që po e hseh sot nuk të duket çetnike???
    Kosova po ndahet ndërsa ata nuk lejojnë protesta normale. Kur ti si i thue vetit shqiptar nuk i përkrah këto protesta, çfarë shqiptari je ti?
    Për hajr kapica e shkaut, se po të ka hije.
    Për çfarë mbrojtje po flet mer titist serbosllav??
    Të pëgjaken djem e vajza shqiptare na qenka mbrojtje e ligjit?
    Të dalësh haptas kundër popullit që kishte mbushur rrugët e Prishtinës qenka mbrojtje e ligjit??
    Ty nuk të ngacmo kush.
    Në të vërtetë duke u kthyer në shtëpi pashë ca pasardhës të turqve që kanë mbetur këtu në Prishtinë dhe flisnin keq për vetvendosjen.
    Kosova nuk po ndahet e as qe do te mund te ndahet, por ajo po ndahet ne fakt nga e kaluara e larget dhe e afert, po ndahet nga bota e krimit shteteror sllav por dhe nga bota e perpjekjeve te disa njerezve qe duan ta kthejne ate ne nje bananostan ku ligji te merret ne dore nga njerezit e rruges!
    Njerezit e rruges e marrin ligjin ne dore vetem ne vendet pa shtet!
    Policia nuk doli kunder popullit (nuk duhet quajtur popull por protestues) por doli ne mbrojtje te ligjit dhe te rendit! Kjo eshte detyre!


    Shteti ligjor e as joligjor nuk do ndërtohet kurrën e kurrës kur tradhëtarë sikur ti u mbajnë ison fashistëve italianë dhe tradhëtarëve të SHPK-së, të cilët së bashku me tërë UNMIKun po e kolonizojnë Kosovën.
    Kosova nuk është shtet në formim por është koloni, kjo është më se e ditur. Të vie4 italiani nga skaji i Italisë së largët dhe të gjymton e të përgjakë vëllezërit e tu more idiot i shitur tek i huaji. E t'i i mbron të huajt,,, Phu tradhëtar pjellë e tradhëtarit pjellë e komunizmit.

    Po mirënjohjen do t'a marrin, sepse kanë përgjakur popullin e Kosovës me profesionalizëm, njëri prej policëve pjellë e shkaut është edhe babai yt, pranbdaj flet në këtë mënyrë, Phu pjellë e shkaut
    Dukesh se ke lexuar kujtimet e "demonstratave" te Enver Hoxhes te vitit 1941 dhe je frymezuar aq shume prej tyre sa cdo here qe ndodh nje proteste ty te kujtohet idoli komunist e frap behesh "trim" kunder atyre qe mbrojne ligjin dhe rendin!

    Ndersa UNMIK dhe KFOR o LLug jane ato krijesa qe u bene shpetimtaret e Kosoves, ne kohen kur Kosova kishte 1 milone njerez te debuar, mijera te tjere te masakruar e te perdhunuar, mijera shtepi te djegura e te rrafshuara.

    Kesaj i thone mosmirenjohje!

    Ata i thirrem vete qe te na ndihmojne qe te rindertojme Kosoven, qe te rikthejme jeten, qe te rikthejme buzeqeshjen e femijeve, qe te mbrojne Kosoven nga terrori serb.
    Por ata i ftuam dhe qe te na ndihmojne ne jetesimin e shtetesise se Kosoves, detyre te cilen ata po e kryejne me perkushtim dhe sakrifice.

    UNMIK dhe KFOR nuk ikin nga Kosova pse do ti dhe taborri yt enveristo-komunist qe desherojne ta kthejne Kosoven ne nje vend perplasjesh dhe hakmarrjesh politike te tipit Hamaso-Al Fatah (edhe Rusia e Serbia kete e desherojne) apo ne nje vend ku te ulet kembekryq krimi i te gjitha llojeve qe gjalleron ne boten e sotme.

    UNMIK neser do te marre nje forme tjeter sepse do te drejtohet nga BE dhe ata do te bejne te mundur ndertimin e nje modeli shteteror te suksesshem per te gjithe banoret e Kosoves, ne menyre qe Kosova te hyje ne menyre te pakthyeshme ne rrugen e integrimit ne BE me nje shtet demokratik, me nje ekonomi te qendrueshme, me nje rini te shkolluar dhe me nje politike moderne e ne nje fryme tolerante e te bashkepunimit.

    Modelet tuaja bolshevike apo format e tjera primitive te qeverisjes klanore, jane te destinuara te deshtojne ne Kosove e kjo eshte ajo qe ty nuk te pelqen!

    Mirepo edhe ti do te ndryshosh e do te behesh me normal se sa je sot!


    Si përfundim këto fjalë nuk dalin nga një shqiptar por nga një shqipfolës që duhet t'i shtypet koka.
    Njerëzit si ti duhet të zhduken, ti je barrë për këtë popull, anadollak pengesë e zhvillimit të kombit shqiptar, pjellë e komunizmit serbosllav.
    Protestat e sotme ku edhe babai yt ka përgjakur popullin, nuk dallojnë spak nga protestat e para luftës ku poashtu babi yt përgjakte popullin sipas urdhërave të Beogradit.
    Babai im o Llug nuk mundi te vije ne vendlindjen e tij per 41 vjet dhe perhere me thoshte se vetem me lufte clirohet Kosova e ate dite qe do te clirohet do te shkoj ne kembe. Dhe ashtu beri ne qershorin e vitit 1999!
    Ishte 12 vjec kur e pa per here te fundit Kosoven dhe qe nga ajo dite e vitit 1948 atij nuk ju hoq nga mendja kurre Kosova, femijeria, shoket, miqte.
    Keshtu qe ai nuk pati rast te pergjakte Kosoven sipas urdherave te Beogradit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-02-2007 më 18:21

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    23

    Protesta e 10 shkurtit

    Mbresa nga protestat

    Shfrim brutal i dhunës policore
    Abdullah Konushevci

    Pavarësisht nga përpjekjet e hapura të agjencive të ndryshme të lajmeve, që “Vetëvendosjen” mundohen ta paraqesin si një lëvizje të dhunshme, megjithatë, duhet të theksohet me krenari se “Vetëvendosja” është me siguri lëvizja më paqësore, që kanë njohur ndonjë herë shtetet e Ballkanit, madje dhe të Evropës.
    Përdorimi i shfrenuar i dhunës policore ndaj demonstruesve paqësorë, fakt ky që nuk mund të fshihet as nga raportet e agjencive të huaja, mund të vihet re më së miri nga fakti se të gjithë e pohojnë të vërtetën se rrugët e Prishtinës, e sidomos sheshi “Nëna Tereze” dhe rruga me të njëjtën emër u nxinë nga kanistrat e gazit lotsjellës, i cili mund të ketë pasur në përbërjen e vet edhe gaz nervor, sepse shumica e të lënduarve alivanoseshin shumë lehtë, si dhe plumba prej kauçuku.
    Si pjesëmarrës i demonstratave të shumta të para-dhe-pasluftës, e them me gojën plot se asnjëherë një sasi aq e madhe gazi lotsjellës dhe plumbash prej kauçuku nuk janë përdorur, madje as nga policia e Millosheviqit. Breshëria e tillë e kanistrave shumta të sofistikuara, që, me të rënë në tokë, shpërthenin në të gjitha drejtimet, vështirë se është filmuar nga ndonjë kamerë televizive.
    Qoftë pushtetmbajtësi tanë, qoftë ata të huaj, sipas të gjitha gjasave, e kishin urdhëruar dhe e kishin bekuar një përdorim të tillë të egër të dhunës policore. Megjithatë, qoftë pushtetmbajtësit tanë, qoftë ata të huaj, duhet ta dinë se një veprim i tillë çon pashmangshëm nga gjakderdhja, sepse grekët e vejtër thoshin: Bias bian tiktei ‘dhuna lind dhunën’, e po kështu edhe Ciceroni e thoshte hapur Vim vi repellere licet ‘Është e lejueshme që dhunës t’i përgjigjemi me dhunë’.
    Numri i madh i të lënduarve arrin pothuajse në njëqind, katër nga të cilët në gjendje shumë kritike, si dhe burgosja e dhjeta të tjerëve, do të bëjë që prijësit e “Vetëvendosjes” t’i korrigjojnë protestat e tyre. Në mos prijësit e saj, atëherë do të dalin grupe vërtet ‘radikale’, ‘ekstreme’, të cilat do të jetë e pamundur të kontrollohen edhe nga prijësit e “Vetëvendosjes”: Isha vetë dëshmitar i një konflikti të Albin Kurtit me një demonstrues, që kërkonte forma të tjera të protestës. Këto konflikte të prijësve të “Vetëvendosjes” me elementët që kërkojnë forma të tjera të protestës, me një shfrim të tillë të egër të dhunës policore, do të jenë shumë të shpeshta.
    Vlerësimi i kanalit shumë të ndjekur televiziv “Top-Channel” se protestat e “Vetëvendosjes” degjeneruan në përleshje në mes demonstruesve dhe policëve është një gënjeshtër e kulluar, një gënjeshtër e madhe, e cila e bën këtë kanal nga më të shikuarit në një kanal më së paku të besueshëm.
    Hedhjet e rastit të ndonjë guri nga ndonjë protestues, akt ky që qortohej në mënyrë shumë të ashpër nga veprimtarët e “Vetëvendsojes” nuk i jep të drejtë askujt që të japë një vlerësim të tillë, sidomos po patëm parasysh breshërinë e tmerrshme të kanistrave me gaz lotsjellës dhe plumba kauçuku, breshërimë kjo që ishte aq shumë e pakontrolluar sa më shpesh (kanistrat dhe plumbat) goditnin ballkonet dhe banesat e ndryshme private, tregon shkallën e lartë të iracionalitetit.

Faqja 3 prej 39 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •