Close
Faqja 2 prej 39 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 770
  1. #21
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Permes realizimit te se drejtes per vetëvendosje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    zgjidhja e problemeve t'Shqiptarve behet permes Bashkimit t'Shqiptarve |||

    krejt ata si kan lujte pej kti qellimi jom i bindun se punojne per vetvete e nuk dojne as me dite per problemet e Shqiptarve |||

    pergjigjnu kush i dini senet pej afer se dicka nuk po perpjeken kto shkrime e fjale t'Albin Kurtit me ni thashetheme |||

    a osht e vertet se Albin Kurti perfiton persi i ka n'shpi t'veten n'Prishtine me qera qita t'unmikistanit?

    nese osht e vertet ateher pse nuk e gjujti me ngjyre t'thojve shpine e vet po shkoj e i gjujti objektet si jon t'ndertume pej Kosovarve? |||

    edhe pse nuk po shkon mi gjujte "rojet e urse" serb n'Mitrovice ky fare trimi po shkon e shtyhet me polici Kosovare n'midis Prishtine? |
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga kleoparta
    une personalisht i ndjeki me vemendje aktivitetet e VETVENDOSJE-es dhe e admiroj veprat e tyre sepse ne nje fare mënyre po na i qel sytë se qfar jon ka bojn apo te them ma mire se si po shitet vendi yne per asgje keshtu qe edhe vet jom njera prej antarve te Vetvendosjes keshtu qe eshte mir qe te ket perkrajen e te gjitheve qe e dojn te miren e Kosoves
    ==============
    une pajtohem me juve kur thuni; ne njefar menyre po nai qel sytê shum e vertet kjo .....

    vertet edhe une mendoj qe Albin Kurti i zgjon qytetaret nga gjumi, jo qe kan faj qytetaret jo kursesi se ata ju besojn politikanve qe votuan per ta dhe ju besuan , por fritja e monotonia me vite (7 vite ) te ven ne gjum.une kur pres dikend ne shpi nji orê bi ne gjum e le me vite ....

    Albini nuk flen smund te flen se ai ka vujt burgun ia ka fal rinin atdheut ne burgje serbe..andaj une mendoj qe ky njeri asht korekt .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #24
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200

    Levizja Vetevendosje mbajti mram nje party

    ora 21, i gjithe korridori i Home ishte i mbushur me pamfleta 1244, te gjithe qe hynin shkelnin mbi te, i gjithe lokali ishte i mbushur me foto te aktivisteve mbi te cilet ushtronte dhune policia jone, po, po, SHpk-ja, jo policia e serbise, po njejt ashtu edhe keta perngjanin, se ne zakon te shqiptarit nuk eshte qe tre polic me shtri per toke nje femer. I gjithe lokali ihte mbushur me njerez qe mjaft i thone rrenave, njerez qe jane te afte ne profesione te tyre, jo femi, mosha mesatare e tyre sillej reth 26-30, njerz qe dikur i kane kap armet dhe kan luftu, perseri do ta bejn nese eshte nevoja
    ska decentralizim ajo nenkupton ndarje, e ndarja nenkupton lufte.
    filluan tupanat, nisi vallja e kaqakeve, e rugoves....
    Kulmi i mramjes ka qene reth ores 24 kur DJ filloj te leshoj muzik shqip, dhe kenga qe qmendi te gjithe ishte kenga e Tahir Sinanit, e shume kange te tjera te cilat ngriten adrenalinen ne max
    Ka qene nje mbremje qe nuk do te harrohet leht
    Vetem vazhdoni Vetevendosje se rinia eshte me ju.
    Pjesa me vitale e shoqeris eshte me ju.
    ylli i mëngjesit

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga vudi
    "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!”



    Dhe permbajtja e gjithe ketij tekesti nga udheheqesit politik te UÇK-se eshte tradhetuar, duke filluar me nenshkrimin e Rambujes me '99-te, e deri ne shtator kur edhe eshte nenshkruar demilitarizimi i UÇK-se, pra shkaterrimi i ushtrise popullit!
    nuk eshte tradhti rambujeja,se lufte mund te besh ne rast se mendon me pushke e ta qlirosh deri ne beograd,po lufte eshte edhe politika,lufte eshte puna dhe ekonomia,e vetevendosja mire ben kur demonstron per poltikanet korupt se ne qeshtjen e statusit nuk vendosem ne po vendos dikush tjeter,keshtu qe ne rast se 3 milion shqiptar te Kosoves qohem ne lufte kot eshte. eshte vendos qe Kosova te behet e pavarur me kushte,e faji pse ska pavarsi te plote eshte i joni se jemi ne gjendje kaotike prej politikanve deri te qytetari i thjeshte,e ato komuna me shumice shkie nuk perbejne rezik per Kosoven se shkiet ne serbi shpejt do te shuhen e ne Kosove edhe me shpejt

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga unikkatil
    hej e pse smë keni thirrë edhe mu?
    Nuk pasna degjuar per se paska 'PARTY POLITIKE' !
    Pikëspari party ka karakter argëtues...
    e dyta, nëse merr pjesë në një party, duhet lënë anash FRUSTRIMET...MLLEFIN, POLITIKËN !

    Albini e ka gabuar destinacionin !
    Bashkësia Ndërkombëtare, jo vetëm se po i zbaton me përpikëri objektivat e saj, por madje edhe po i toleron pak si shumë SHIPECAT !

    Poshtë Unicentristët duke filluarr prej Demaçit e deri tek ALBINI...
    Money Talk, Bullshit Walk !

  7. #27
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Thirrje për demonstratë

    Thirrje për demonstratë
    KUR? Të shtunën, më 27 janar 2007, në orën 14:00
    KU? Përpara selisë së OKB-së në Gjenevë të Zvicrës

    Kosova po hyn në vitin e tetë nën administrimin e sistemit antidemokratik të UNMIK-ut i cili popullit tonë po ia mohon të drejtën për vetëvendosje. Jo vetëm që liria po na mohohet, por atdheut po i kanoset copëtimi nëpërmjet decentralizimit, uzurpimi i historisë e kulturës nëpërmjet ‘eksterritorialitetit’ si dhe konsolidimi i entitetit serb brenda Kosovës nëpërmjet rikolonizimit. Këto projekte të dëmshme që po synojnë bosnjëzimin e Kosovës, e të cilat na e rrezikojnë të ardhmen neve e brezave që vijnë, do të jenë pjesë e pakos së Ahtisaarit për statusin e Kosovës.

    Prandaj, ju bëjmë thirrje të bashkëngjiteni në demonstratën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër UNMIK-ut, Grupit Negociator të Kosovës dhe Serbisë; kundër negociatave për lirinë tonë – liria është e panegociueshme; kundër decentralizimit – çfarëdo copëtimi i Kosovës duhet luftuar; kundër ‘eksterritorialitetit’ e rikolonizimit – Kosova është atdheu ynë, ajo i takon vetëm popullit të saj.

    Demonstrata mbahet përpara Zyreve të OKB-së në Gjenevë më 27 janar dhe fillon në orën 14:00
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHPK-ja ka marrë urdhërarrest për Albinin. Në Gjilan arrestohet Kujtim Kosumi

    Një epror i SHPK-së e ka njoftuar zyren qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë se SHPK-ja ka dhënë urdhër arresti për Albin Kurtin. Akuzat kanë të bëjnë me demonstratën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar, por edhe me mosrespektimin e arrestit shtëpiak njëmujor të shqiptuar për protestën e 23 gushtit 2006, atëherë kur Ahtisaari erdhi në Prishtinë për të kërkuar edhe më shumë komuna të reja serbe. Me atë rast aktivistët i patën bllokuar dhe mbyllur me dry portat hyrëse të ndërtesave të Kuvendit të Kosovës dhe UNMIK-ut.

    Po ashtu, sot në orën 11:30, tre pjesëtarë të njësisë speciale të SHPK-së, të prirë nga polici i cili tha se quhej Arsim, erdhën dhe i kërkuan Vedat Xhymshitin e Albin Kurtin, të cilët në ato momente nuk ndodheshin në zyre. Kurse, rreth një orë më herët SHPK-ja në Gjilan ka arrestuar aktivistin Kujtim Kosumi, përderisa ai ishte duke ndjekur orën e mësimit brenda shkollës. Kujtimi u dërgua në Gjykatën komunale në Prishtinë. Në Gjykatë ai mësoi se është ringritur padia ndaj aktivistëve Albin Kurti, Vedat Xhymshiti e Enes Tara. Gjyqtar i seancës ishte Baki Krasniqi.

    Kjo nuk është hera e parë që duan ta arrestojnë Albinin para demonstratave që ne paralajmërojmë. Më 20 nëntor 2006, mbi dhjetë policë të SHPK-së patën hyrë me dhunë në zyren e Lëvizjes sonë, duke arrestuar Albin Kurtin e Frashër Krasniqin, me ç’rast këtë të dytin e patën dënuar me 10 ditë burg për pengim të zbatimit të urdhërit zyrtar. Albini nuk u dënua në një proces të parapërgatitur në Gjykatën Komunale në Prishtinë vetëm dhe vetëm pasi që ai proces nuk ishte ‘përgatitur’ edhe aq mirë: dëshmitarët e prokurorit publik Faik Hoxha - policët gjoja të dëmtuar, Bashkim Krasniqi dhe Besim Makolli - nuk u paraqitën fare në gjykatë.

    Gjykatat, jo vetëm në Prishtinë, në vazhdimësi i kanë lënë të hapura lëndët e ndryshme kundër aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në mënyrë që ato t’i riaktivizojnë në një moment të volitshëm politik për pushtetin. Sikur këtyre ditëve kur ne po e përgatisim demonstratën e ardhshme gjithëpopullore të 10 shkurtit.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2006
    Postime
    20
    Citim Postuar më parë nga adolfi
    nuk eshte tradhti rambujeja,se lufte mund te besh ne rast se mendon me pushke e ta qlirosh deri ne beograd,po lufte eshte edhe politika,lufte eshte puna dhe ekonomia,e vetevendosja mire ben kur demonstron per poltikanet korupt se ne qeshtjen e statusit nuk vendosem ne po vendos dikush tjeter,keshtu qe ne rast se 3 milion shqiptar te Kosoves qohem ne lufte kot eshte. eshte vendos qe Kosova te behet e pavarur me kushte,e faji pse ska pavarsi te plote eshte i joni se jemi ne gjendje kaotike prej politikanve deri te qytetari i thjeshte,e ato komuna me shumice shkie nuk perbejne rezik per Kosoven se shkiet ne serbi shpejt do te shuhen e ne Kosove edhe me shpejt
    Polittika nuk behet nese nuk ke force, Hashimi e ka pranuar qe ti shkaterrohet forca, e ka pranuar kapitullimin e UÇK-se ne Rambuje, prandaj me kete rast ata edhe e kane pranuar ta neneshkruajne afirmimin e sovranitetit te Serbise mbi Kosoven
    Hashimi bashke me garnituren e tij politike ne Ekipin e Unitetit jane duke e tradhetuar Kosoven, popullin e saj.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2006
    Postime
    20
    Citim Postuar më parë nga fatlumi18
    Nuk pasna degjuar per se paska 'PARTY POLITIKE' !
    Pikëspari party ka karakter argëtues...
    e dyta, nëse merr pjesë në një party, duhet lënë anash FRUSTRIMET...MLLEFIN, POLITIKËN !

    Albini e ka gabuar destinacionin !
    Bashkësia Ndërkombëtare, jo vetëm se po i zbaton me përpikëri objektivat e saj, por madje edhe po i toleron pak si shumë SHIPECAT !

    Poshtë Unicentristët duke filluarr prej Demaçit e deri tek ALBINI...


    Poshte agjentet te cilet i aken sherbyer Serbise, qe nga viti 1968, e ketej... ju mund t'i keni gjenet e trasheguara nga njeri prej te pareve tu, i cili ndoshta i ka sherbyer Serbise....!!!

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2006
    Postime
    20

    Hajde Në Demonstratë - Mos Prit Më Gjatë

    Shqyptar anë e kend trojeve tona Ilire.

    Pakoja e Ahtisaarit erdhi. Ajo planifikon një Kosovë të re me robëri të re. Pakoja e Ahtisaarit mohon vullnetin politik të popullit të Kosovës. Ajo e sheh Kosovën si shoqëri multietnike, e jo shtet. Ajo e ndan Kosovën në dy entitete. Njëri është entiteti i shqiptarëve i cili do të qeveriset nga Misioni i BE-së. Tjetri është ai i serbëve, i cili do të qeveriset drejtpërdrejt nga Serbia.

    Kosova nuk do të ketë ushtri. Kosova nuk do të ketë ministri të mbrojtjes. Pra, Kosovën nuk do ta mbronë askush. Serbisë i lejohet ta kërcënojë Kosovën me 100 mijë ushtarë. Kosovës nuk i lejohet ushtria ta mbrojë popullin e saj. Kosova nuk do të ketë ulëse në OKB. Kosova nuk do të ketë ministri të punëve të jashtme. Pra Kosovës nuk lejohet t’i dëgjohet zëri në arenën ndërkombëtare. Përderisa Serbisë i lejohet ta flet gënjeshtrën për Kosovën, Kosovës nuk i lejohet ta thotë të vërtetën për vete.

    Trashëgimi kulturore konsiderohet vetëm ajo fetare ortodokse e cila dashakeqësisht është definuar si ‘serbe’. Pakoja parasheh themelimin e 45 zonave të veçanta qindrahektarëshe.
    Të ngritemi
    kundër Grupit Negociator dhe negociatave me Serbinë.
    kundër pakos së Ahtisaarit dhe Ahtisaarit
    kundër entitetit territorial serb dhe Misionit Civil Ndërkombëtar

    Të ngritemi për vetëvendosje
    Të dalim në rrugë kundër së keqes që po i përgatitet Kosovës
    Në rrugë drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje


    Të ngritemi me 10 shkurt në ora dy pasdite nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, në Qytetthin Pejton në Prishtinë.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2006
    Postime
    20

    VETËVENDOSJE! Demonstratë më 10 shkurt në Prishtinë!

    ÇOHU NË DEMONSTRATË - MOS PRIT MË GJATË!!!
    Qytetarë të Kosovës,
    Pakoja e Ahtisaarit erdhi. Ajo planifikon një Kosovë të re me robëri të re. Pakoja e Ahtisaarit mohon vullnetin politik të popullit të Kosovës. Ajo e sheh Kosovën si shoqëri multietnike, e jo shtet. Ajo e ndan Kosovën në dy entitete. Njëri është entiteti i shqiptarëve i cili do të qeveriset nga Misioni i BE-së. Tjetri është ai i serbëve, i cili do të qeveriset drejtpërdrejt nga Serbia.

    Kosova nuk do të ketë ushtri. Kosova nuk do të ketë ministri të mbrojtjes. Pra, Kosovën nuk do ta mbronë askush. Serbisë i lejohet ta kërcënojë Kosovën me 100 mijë ushtarë. Kosovës nuk i lejohet ushtria ta mbrojë popullin e saj. Kosova nuk do të ketë ulëse në OKB. Kosova nuk do të ketë ministri të punëve të jashtme. Pra Kosovës nuk lejohet t’i dëgjohet zëri në arenën ndërkombëtare. Përderisa Serbisë i lejohet ta flet gënjeshtrën për Kosovën, Kosovës nuk i lejohet ta thotë të vërtetën për vete.
    Trashëgimi kulturore konsiderohet vetëm ajo fetare ortodokse e cila dashakeqësisht është definuar si ‘serbe’. Pakoja parasheh themelimin e 45 zonave të veçanta qindrahektarëshe.

    Të ngritemi
    kundër Grupit Negociator dhe negociatave me Serbinë.
    kundër pakos së Ahtisaarit dhe Ahtisaarit
    kundër entitetit territorial serb dhe Misionit Civil Ndërkombëtar


    Të ngritemi për vetëvendosje
    Të dalim në rrugë kundër së keqes që po i përgatitet Kosovës
    Në rrugë drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje

    Të ngritemi me 10 shkurt në ora dy pasdite nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, në Qytetthin Pejton në Prishtinë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2006
    Postime
    20
    Pakoja e robërisë

    Jemi thellë të indinjuar, mashtruar dhe të tradhëtuar se po ndodh edhe njëhërë coptimi i Kosovës së lashtë shqiptare
    Prandaj reagojmë:

    Shpalosja e pakos së tradhetisë së Ahtisarit veç që e ka legalizuar copëtimin e Kosovës; krijimin e një entiteti sërb në Kosovë;mohimin e historisë dhe kulturës sonë të lashtë sa vet Evropa; mohimin e së drejtës natyrore e legjitime të popullit të shumëvuajtur shqiptar; të drejtën e VETËVENDOSJE!-s që është mbrojtur përgjatë historisë me lumenj gjaku nga bijtë e bijat e Shqiperisë Natyrale.

    Nuk çuditemi nga pakoja e Ahtisarit sepse më të vërtetë është besnik dhe e realizoi me besnikëri amanetin e të gjyshërve e stërgjysherve të vet që kishin si pikësynim copëtimin e trojeve shqiptare të Shqiperisë Natyrale (Marrëveshja e Shën Stefanit, v.1878, Kongresi i Berlinit,në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, Konferenca e Versajës në vitin 1918).



    Tek shqiptarët po ndodh e kundërta e Ahtisarëve, sidomos tek elita "shqiptare" të vetëshpallur udhëheqëse të popullit shqiptar. Këta lerë që me këmbë po shkelin mbi betimin e dhenë-mbi gjakun e dëshmorëve te rënë për ÇLIRIMI E RIBASHKIM KOMBËTAR, por edhe po i shfytëzojnë dëshmorët nëpër tubime dhe debate me qytetarë se kinse kanë qenë bashkëluftëtarë me komandatin Adem Jasharin, bile edhe nëpër zyrë po i mbajnë fotot e tyre.

    TRADHËTI! TRADHËTI! TRADHËTI!!!

    Këtu eshte fjala për Hashim Thaçin, Agim Çekun dhe për ata që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmoreve.

    Si studentë, me përpikmëri e kemi lexuar pakon e vulës së tradhëtisë dhe kemi menduar që më në fund edhe kjo udhëheqje politike 'shqiptare' nuk do e pranonte...Por e pranoi. bile edhe e mirëpritën coptimin e atdheut.Kjo tregon se këta me besnikeri e realizuan amanetin e armikut shekullor! Për më tepër, dikush edhe nga stërgëzimi, bënte vizitë në IRJM,(Hashim Thaci) bile duke e quajtur derrin qingj. Kjo nuk është tjeter përpos TRADHËTI.

    Historikisht, shqiptarët vatrat e veta i kanë mbrojtur me pushkë në dorë.Por si rezultat i mosvendosshmërisë sonë në këtë rrugë kanë qenë të tjerët ata që kanë vendosur për ne ku në fund gjithmonë kemi fituar ROBERINË.Fatkeqësisht historia po përseritet dhe për të njëjta arsye si ato të mëhershmet-mosvendosshmërine tonë për të vazhduar deri në fund rrugën drejt lirisë.

    Derisa popullit shqiptar i mohohet e drejta për VETËVENDOSJE, gjykojmë se nuk do ketë qetësi në Ballkanin e trazuar(siç konsiderohet Fuçi Baruti-Ballkani).



    Ne gjykojmë që format pasive të kërkimit të të drejtave tona natyrale kanë marrë fund. Është koha që të ne të reagojmë,të fitojmë e jo më të shpëtojmë.Është shansi i fundit që të bëhemi faktor, nesër gjërat do jenë vendosur dhe do kenë marrë fund-të shtunën është koha kur ne duhet të kurorëzojmë kërkësat tona njezëri.

    Mos lejoni që rruga drejt faktorizimit të na ndërpritet në gjysmë, siç ka ndodhur më herët. Dëshmojeni vetën tuaj. Bëhuni qytetarë të mirëfilltë dhe ejani të shtunën në Prishtinë të demostrojmë së bashku kundër pakos së Ahtisarit- kundër instalimit të misionit të ardhshëm jodemokratik në Kosovë-kundër ndarjes së Kosoves-kundër përseritjes së historisë.



    Aty ku fillon aksioni-aty fillon liria.

    Me respekt:
    Studentët nga Lugina e Vardarit

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2006
    Postime
    20
    Nuk ju kuptoj, pse vetem votoni sondazhin e nuk shkruani, per kete arsye eshte forumi, nese njemend perkrahni GrupinNegociator i cili eshte duke punuar ne mbeshtetje te Planeve te Serbise per rikolonizimin e Kosoves pse nuk deklaroheni hapur...?

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Vetem pamvarsi e plote

    asni sen tjeter nuk duhet te pranohet, qe 8 vjet po lujn me shqiptar

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2006
    Postime
    20
    I nderuari derjansi, une jam shume pozitiv per emdnimin tend, por siç po e sheh edhe ti, jane futur perkrahesit e grupit negociator, apo te cilet jane te sponzoruar nga grupi negociator e i cili eshte i sponoruar per ta shtiru Kosoven !!!
    Besoj se vetem argumentet mund ta ndryshojne realitetin!!
    Prandaj i gjithe populli ne kembe me 10 shkurt per liri e vetevendosje!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Sepse jemi me grupin negociator te Kosoves, sepse skemi cfare te shkruajme, cfar po kerkon ti te shkruajme ne? Une nuk di qfar duhet te debatohet ketu. Se duhet mbajtur ne demondstrate paqesore edhe une jam i pajtimit, por nese situata del jasht kontrollit atehere shpresoj policia do t'i ndale.
    Barca

  18. #38
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Do ishte ne nderin e popullit te kosoves,qe me daten 10 shkurt te mbushnin sheshin kryesor te prishtines per krah levizjes vetevndosja duke bere thirrje per pamvarsin e kosoves!
    por manifestimi te jete paqesor qe te tregoje vlerat e nje kombi te kulturuar te mancipuar qe kerkon pamvarsine e kosoves ne menyre paqesore!

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2006
    Postime
    20
    Citim Postuar më parë nga jimmychrist
    Sepse jemi me grupin negociator te Kosoves, sepse skemi cfare te shkruajme, cfar po kerkon ti te shkruajme ne? Une nuk di qfar duhet te debatohet ketu. Se duhet mbajtur ne demondstrate paqesore edhe une jam i pajtimit, por nese situata del jasht kontrollit atehere shpresoj policia do t'i ndale.
    Te jesh sot me grupin negociator duhet ta dish pse, e ketu jane dy arsye, sepse mund t'a kesh diken te familjes ne ate grup te mallkuar qe po i shet rojet tona, dhe e dyta se nuk je shqiptar per vete faktin qe e perkrah kete grup, me ç'rast eshte nje grup antishqiptar

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2007
    Postime
    16
    A mendoni se Albin KURTI e perdor VETEVENDOSJEN per qellime personale per te permbushur ambiciet potenciale politike?
    PO
    A ju duket e drejte te vazhdohet levizja JO NEGOCIATA - VETEVENDOSJE
    JO
    dhe per mos me humb kohe: do ti citoj dy vete....
    "Habitem shumë kosovarë si e cmoni kaq shumë Albinin? Unë për veten time nuk e kuptoj dot dhe s'e marr dot vesht me kë është ai? Të shahen ata që jua hoqën serbin nga shtëpia, vetëm atë dhe VETËVENDOSJEN e shoh. Me kë janë vallë ata? Mos duan që të kthehet serbi prapë? (Se s'ma zë goja të them mos janë me serbin?!!)
    Albin piktori lufton me bojna!!!"


    "Nese mendohet se Pavaresia e Kosoves fitohet permes zhurmes dhe rrugeve e keni GABIM ;
    Nese mendohet se duke injoruar institucionet e Kosoves, Albini apo kushdocofte do ket perkrahjen nderkombetare,prap e keni GABIM ;
    Nese mendoni sikur mentori i Tij per Ballkani,Mr Demaqi,prap e keni edhe me GABIM,
    Nese mendon se me fyrje dhe arrogance ndaj policise (pjestareve te SHPK duke ua nxjerr nr e ID-se se tyre neper media)do e keni edhe shume gabim se kjo deshmon se injoroni institucionet tona dhe krijoni anarki te cilen askush nuk e deshiron (1997,Shqiperi ose 2004 Kosove).
    Turp per ata qe perkrahin dhunen ne Kosove."
    keshtu nuk dallohemi nga ata
    Ndryshuar për herë të fundit nga AAde : 09-02-2007 më 15:41

Faqja 2 prej 39 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •