Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75

    Fëmija i aksidentuar nga makina gjatë mitingut të PD-së është jashtë rrezikut

    Mitingu i Berishës, makina e Gardës aksidenton 8-vjeçarin. qeveria mohon përplasjen e fëmijës


    LIBRAZHD(10 Shkurt)- Një fëmijë për pak sa nuk është bërë viktimë e fushatës elektorale. Një makinë e Gardës së Republikës, e cila ishte pjesë e trupave të ruajtjes së Kryeministrit Berisha gjatë turit të tij elektoral të djeshëm, ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, me inicialet K.Ç. nga qyteti i Librazhdit.
    Aksidenti
    Pak pas orës 12:00 të ditës së djeshme, pas takimit elektoral të Kryeministrit në Librazhd, një makinë e Gardës, brenda së cilës ndodheshin dy persona që kanë për detyrë sigurinë e zyrtarëve të qeverisë që kishin shkuar në qytetin verilindor, kanë përplasur një fëmijë të vogël sapo mitingu ka përfunduar. Siç është mësuar nga burime që kanë qenë në vendngjarje, sapo është nisur eskorta e Kryeministrit drejt Elbasanit, pas saj janë nisur dhe automjetet e Gardës që ruajnë shefin e ekzekutimit dhe zyrtarë të tjerë. Pa bërë as një kilometër, fuoristrada e zezë ka përplasur dhe fëmijën, por gjatë tentativës për të shmangur aksidentin, ajo ka goditur dhe një autoveturë. Fillimisht, lajmi është mohuar nga policia, e cila ka njoftuar se aksidenti i fëmijës nuk është kryer nga asnjë makinë që kishte lidhje me Berishën dhe mitingun e tij në Librazhd. Të njëjtin version ka dhënë edhe qeveria, e cila në faqen e saj të internetit ka njoftuar se nuk është e vërtetë. Gazeta ka nisur investigimin dhe ka mësuar se makina që kishte shkaktuar aksidentin e 8-vjeçarit, i cili deri dje në mbrëmje ndodhej në spital jashtë çdo rreziku për jetën, është e Gardës së Republikës. Mistubishi Pajero mban targën e kryeqytetit TR 42 42 K dhe është i Qendrës së Ruajtjes dhe Sigurisë së Autoriteteve (QRSA), në Gardë.
    Policia dhe qeveria
    Më pas, edhe policia ka pranuar faktin se makina ishte e Gardës dhe se një fëmijë është fërkuar me pjesën anësore të saj. Ditën e sotme (dje), rreth orës 12:00, mbas takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti i Partisë Demokratike në qytetin e Librazhdit, ku merrte pjesë edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, në momentin kur sapo ka filluar lëvizja e mjeteve për largimin nga vendi i zhvillimit të takimit, në vendin e quajtur “Kthesa e Përrenjasit”, ndërsa ka qenë duke vrapuar, i mituri K.C, 8 vjeç, banues në qytetin e Librazhdit, është fërkuar në pjesën anësore të një mjeti të Gardës së Republikës”, - thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.* Ndërsa në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave, është nxjerrë një njoftim që hedh poshtë aksidentin. “Sipas një informacioni të dhënë në edicionin e lajmeve në televizionin Top Channel, të orës 15:00, thuhet se një nga makinat e shoqërimit të Kryeministrit ka aksidentuar një fëmijë 8-vjeçar, në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Sipas këtij njoftimi, fëmija nuk ka pësuar dëme dhe është jashtë rrezikut për jetën. Zëdhënësi i Kryeministrit komunikoi me nën/kolonel Besnik Muratin, kryetar i Grupit të Shoqërimit të Kryeministrit, i cili i pyetur në lidhje me këtë lajm, informoi se asnjë nga makinat e eskortës së Kryeministrit nuk ka shkaktuar asnjë aksident të çfarëdo lloji, kundrejt çdo gruaje, burri, apo fëmije.
    Babai i djalit
    Në një bisedë për “Gazeta Shqiptare”, babai i 8-vjeçarit të plagosur, Gëzim Çota, ka pohuar se i biri ka qenë duke kaluar në rrugë ndërsa po kthehej nga mësimi, por i ka prerë udhën makinës. “Fuoristrada është munduar ta shmangë dhe është përplasur me një makinë tjetër, por djalin e ka kapur një parafango e makinës. Po e shikoja djalin kur po kalonte rrugën dhe e pashë çfarë ndodhi, - ka thënë Gëzim Çota. - Pas kësaj, me makinën e aksidentit më sollën mua e djalin në spital”.

    GSH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2007 më 19:05

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    "Mistubishi" me targa TR 42 42 K, që shoqëronte Kryeministrin, është përplasur edhe me një makinë tjetër

    Eskorta e Berishës aksidenton një fëmijë

    8-vjeçari është dëmtuar në këmbë dhe në kokë, por pa rrezik për jetën


    Eskorta e Kryeministrit Berisha ka aksidentuar një fëmijë, pas mitingut të organizuar në qytetin e Librazhdit. Në nxitim e sipër, automjeti me targa TR 42 42 K, i cili ishte pjesë e karvanit të makinave që shoqëronte liderin e PD-së, ka përplasur, por pa pasoja serioze për jetën, 8-vjeçarin Klevin Çota, i cili, siç tregon vetë, ka qenë së bashku me shokët e shkollës.


    Ngjarja

    Në mbyllje të takimit elektoral të shefit të qeverisë në qytetin e Librazhdit, gjatë largimit të tij nxitimthi, për të kapur takimin e radhës në qytetin e Peqinit, një nga makinat e eskortës për pak sa nuk ka marrë jetën e një fëmije. Vargu i makinave nën "himnin" e borive pa pushim, ka kaluar mes turmës dhe papritur njëra nga makinat e togës së shoqërimit ka përplasur një fëmijë për tokë. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Librazhdit, aksidenti është shënuar rreth orës 13:10.

    Dëshmitarët okularë thanë për "Shqip" se makina fuoristradë e tipit "Mitsubishi" me targa TR 42 42 K, kishte përplasur me pjesën e djathtë të parakolpit të saj fëmijën Klevin Çota, nga qyteti i Librazhdit. Më pas, po e njëjta makinë është përplasur me një makinë tjetër, me ngjyrë të bardhe, që kishte ndaluar në anë të rrugës, pranë shtëpisë së kulturës së këtij qyteti. Mësohet se makina e përplasur më pas, është e tipit "Audi", me targa GR 08 06 B, në pronësi të shtetasit Arben Bardhi, shofer i drejtorit të Ndërmarrjes Elektrike të këtij qyteti, Arianit Leka, njëkohësisht edhe kryetar i degës së PD-së së rrethit të Librazhdit.

    Në momentin e aksidentit, turma që ka parë ngjarjen, është irrituar disi, pasi ka ndjekur duke ikur makinën e aksidentit. Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, po nga pjesëtarë të togës shoqëruese të Kryeministrit, të cilët janë larguar nga spitali, vetëm kur mjekët kanë garantuar se fëmija nuk kishte asnjë rrezik për jetën. Gjatë gjithë kohës, në spital kanë qëndruar drejtues të komisariatit të policisë së këtij rrethit, që kanë kontaktuar me familjarët dhe me mjekët që kanë ndjekur procesin e mjekimit të fëmijës. Mes tyre ka qëndruar gjatë gjithë kohës edhe njëri prej truprojave të Berishës, që është larguar prej andej mbrëmë në orët e vona.


    Ekzaminimi

    Klevini 8-vjeçar është shtruar në spitalin e Librazhdit, pa ndjenja në orën 13 e 20 minuta, pavarësisht se kartela e tij shënon orën 15:00. Pasi i është dhënë ndihma e parë, fëmijës së aksidentuar i është bërë një radiografi, i janë mjekuar plagët në gjunjë, afër syrit të majtë dhe në kokë dhe më pas është futur në serum nën kujdestarinë e dy mjekëve dhe tri infermierëve. Sipas mjekëve, "nuk ka dëmtime që të pasqyroheshin në radiografi, por vetëm dëmtime të lehta". Me gjithë kërkesën e prindërve që ta dërgonin në shtëpi, mjekët kanë ngulmuar që ai të kalonte një natë nën kujdesin e ekipit mjekësor, aq më tepër, kur gjysmë ore pas shtrimit fëmija ka pasur të vjella të lehta. Sipas kartelës dhe sipas pohimeve të mjekëve, fëmija ka një dëmtim të lehtë në gjurin e majtë, një ënjtje po aq të lehtë afër syrit të majtë dhe po në këtë anë, në pjesën anësore të kokës.


    Turi elektoral

    Turi i Berishës ka ndaluar dje në tre stacione të Qarkut të Elbasanit, në Përrenjas, Librazhd dhe Peqin. Në të tre takimet e zhvilluara, Berisha ka shprehur besimin absolut për fitoren e kandidatëve të mazhorancës në këto qytetet. Por mitingu në Librazhd edhe kësaj radhe nuk ka kaluar pa incidente. Pak ditë më parë një ish-punonjës policie ndërhyri në një takim elektoral të kësaj partie, duke hedhur parulla kundër Kryeministrit.


    Klevin Çota,

    fëmija i aksidentuar


    Isha me shokët dhe duke marrë çantën e shkollës u përplasa në tokë nga një makinë me drita të ndezura. Nuk mbaj mend shumë, por më kujtohet që mu afrua babi dhe na hipën në një makinë të zezë. Ishte një makinë as e vogël dhe as shumë e madhe. Në atë makinë bashkë me ne ishin edhe dy policë. Më pas nuk mbaj mend më, por tani jam mirë dhe kam pak dhimbje.


    Gëzim Çota

    babai i Klevinit

    Unë nuk e dija që fëmija që u përplas ishte i imi, ngaqë vetë isha mes njerëzve. Sapo e pashë, e kapa me të shpejtë dhe një makinë qeveritare ma mori djalin nën shoqërimin e dy personave që shoqëronin Kryeministrin dhe shkuam në spital. Tani që djali më shpëtoi dhe nuk ka asnjë pasojë tjetër, për mua nuk ka asnjë problem. Gjëra që ndodhin, ishte aksident fare pa dashje dhe mes njerëzve që është vështirë të lëvizësh me makinë.


    Rexhep Ballolli , mjek

    Unë kam ndjekur gjendjen e tij që në momentin e shtrimit të Klevinit. Mund ta kishim nxjerrë shpejt dhe të vazhdonte kurat në banesën e tij, por menduam dhe gjykuam me kolegët e tjerë që ta mbanim në spital për dy ditë. Më tepër për të qenë të sigurt dhe pa merak për shëndetin e tij. Ka goditje të lehta në gjurin e majtë dhe pjesën e majtë anësore të kokës.


    Policia:

    "Fëmija është fërkuar me makinën"


    Në një deklaratë për shtyp menjëherë aksidentit Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka konfirmuar aksidentin e ndodhur pas mitingut të Kryeministrit në Librazhd. Në këtë njoftim thuhet: "Sapo ka filluar lëvizja e mjeteve, pas një mitingu elektoral të PD-së në Librazhd, te vendi i quajtur "Kthesa e Përrenjasit", ndërsa ka qenë duke vrapuar i mituri K.Ç., 8 vjeç, është fërkuar me pjesën anësore të një mjeti të Gardës së Republikës. Policia i ka dhënë ndihmën e parë duke e shoqëruara edhe në spital, ka identifikuar mjetin tip "Fuoristradë" me targa të Tiranës dhe saktësojmë se nuk është goditur nga Eskorta e Kryeministrit". Ndërkohë shefi i komisariatit të policisë Librazhd, Berton Haruni, ka thënë për "Shqip": "Bashkë me kolegë të tjerë po vazhdojmë të qëndrojmë në spital deri në shërimin e plotë të fëmijës. Pasi më folën edhe mjekët, e pashë edhe vetë, dhe për fat fëmija nuk ka asnjë problem serioz. Përplasja e fëmijës është bërë nga ana anësore e mjetit dhe jo përpara".

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Sa lider i keq ky Berisha. Vdes per keto shoqerimet nga gjitha vagabondet e qytetit qe bejne panik kur kalo Sala. Si nuk i vjen turp kur deri para ca kohesh shkonte ne kembe ne pune kurse tani karvane rrugacesh e shoqerojne nga mbrapa. Personalisht me duket shume gje e flliqte kur kryeministri shoqerohet nga 200 makina te gjitha te vjedhura me bori neper rruget copa copa dhe qytete pa dirte, pa pune dhe pa jete fare.

    O Shqiptar i mbrapsht hajde ne New York City e shikoje se si bilioneri Mike Bloomberg kryetari i bashkesis New Yorkut shkon me tren ne pune cdo dite ne mengjese.

    Kurse per vepren penale

    Mësohet se makina e përplasur më pas, është e tipit "Audi", me targa GR 08 06 B, në pronësi të shtetasit Arben Bardhi, shofer i drejtorit të Ndërmarrjes Elektrike të këtij qyteti, Arianit Leka, njëkohësisht edhe kryetar i degës së PD-së së rrethit të Librazhdit
    .

    Ky person duhet denuar sipas ligjit. Nese ky ka ecur me shpejtesi dhe jashte rregullores athere duhet te denohet. Ska pse ta shoqeronte kryetarin e PD ky shefi i elektrikes. Ska arsye pse te eci ky me shpejtesine e shoqeruseve. Le te denohet sipas ligjit per vepren penale qe ka bere.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    kriminele si berisha e nano po e cfarosin shqiperine. Ata jane kriminele dhe jo politikane. Cfare ju duhen ketyre morracakeve te vendit me te varfer ne evrope nga 200 bodigarde mbas vetes? Nejse fajet i kane shqiptaret qe akoma zgjedhin keta kriminele.

  5. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ke ndonje alternative tjeter me te mire ?


    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc

    Gëzim Çota, babai i Klevinit


    Unë nuk e dija që fëmija që u përplas ishte i imi, ngaqë vetë isha mes njerëzve. Sapo e pashë, e kapa me të shpejtë dhe një makinë qeveritare ma mori djalin nën shoqërimin e dy personave që shoqëronin Kryeministrin dhe shkuam në spital. Tani që djali më shpëtoi dhe nuk ka asnjë pasojë tjetër, për mua nuk ka asnjë problem. Gjëra që ndodhin, ishte aksident fare pa dashje dhe mes njerëzve që është vështirë të lëvizësh me makinë.
    Cfare shpjegimesh kerkoni ?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    I bukur versioni i Policise

    I bukur versioni i Policise: "Femija eshte ferkuar me makinen."
    Pra sic e shikoni cdo gje eshte nen kontroll.
    Mbetet vetem per te sqaruar nese makina donte ti bente ndonje masazh femijes nepermjet ferkimit,
    apo femija ferkohej pas makines pasi i dukej prej çokollate.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-02-2018
    Postime
    1

    Për: I bukur versioni i Policise

    I vetmi postim qe ka mbetur pa u fshire kam nje jave qe kerkoj ndonje info nga aksidenti XD hahahh.

Tema të Ngjashme

  1. Je ti si kjo grua ?
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 25-08-2009, 07:27
  2. Martesa
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 10:06
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Rritet qarkullimi i parasë jashtë sistemit bankar
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 08:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •