Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2006
    Postime
    17

    [Sukses] Gjendet pas 38 vitesh nė Turqi Arta Tahiri

    Petrika GROSI
    04-02-2007


    Arta Tahiri



    Zbulohet mė nė fund pas 38-vitesh kėrkimesh intensive, Arta Tahiri. Nė fakt, Arta nuk ka qenė aspak e fshehur, pasi ajo njihet si njė ndėr pasaniket mė tė mėdha dhe personat VIP tė Stambollit nė Turqi. Gazetat dhe revistat e modės, nuk rreshtin pėr tė kapur lajmet e fundit mbi Artėn. "Njerėz tė Humbur" prezantoi historinė nė njė nga forumet mė popullore tė shqiptarėve tė Turqisė "www.arnavutum.com" Pėr Artėn, dihej se ishte bija e njė piloti mbretėror. Historia e saj dhe e babait tė vet u tregua prej Kasem Tahirit, kushėririt tė Artės, qė e kėrkonte vajzėn e xhaxhait prej kohėsh, si njė amanet tė lėnė nga baba i vet para vdekjes. Fillimisht mendohej se Arta mund tė ishte njė zonjė, e cila jetonte nė Belgjikė, por, pas kėrkimit tė hollėsishėm dhe kontakteve tė "Njerėz tė Humbur", personi rezultoi tė ishte dikush tjetėr me njė histori tė pėrafėrt me Arta Tahirin. Pas kėsaj dhe sinjalizimeve nė adresė tė redaksisė, kėrkimet u pėrqendruan nė Stamboll. Ka qenė njė rrugė vėrtetė e vėshtirė pėr tė kontaktuar me personin, i cili tashmė ėshtė njė ndėr gratė mė popullore nė Turqi. Arta Tahiri, ish-gruaja e njė ndėr pasanikėve mė tė mėdhenj tė Turqisė, tashmė do tė dilte nė faqet e para tė mediave turke pėr zbulimin e origjinės sė saj. Prej shumė kohėsh, Arta ndiqej nga paparacėt, tė cilėt shfaqnin interes tė madh pėr shkak tė karrierės kulminante tė Artės si njė show-women. Tė gjithė gazetarėt turq, e kishin tė vėshtirė tė zbulonin tė kaluarėn e Artės, pasi as vetė ajo nuk dinte asgjė tė saktė mbi origjinėn. Kėshtu vazhduan kėrkimet e "Njerėz tė Humbur" pėr Artėn, por duhet thėnė se nuk ishte kaq e lehtė tė gjendej njė person qė, pėr krejt Turqinė, ishte njėkohėsisht kaq i famshėm... Nė bllokun e telefonave qe e pamundur tė gjendej njė adresė apo numėr telefoni i Artės. Gjithė mediat shfaqnin interes pėr tė zbuluar njė lajm sado tė vogėl, pėr tė hapur faqet e tyre tė para me imazhin Arta Tahirit. Ndonėse gjithmonė ajo ish` rrethuar nga bodigardė e avokatė, "Njerėz tė Humbur" arrin mė nė fund tė krijojė njė kontakt me Artėn. E gjithė historia e sė shkuarės sė saj, i kishte krijuar Artės njė boshllėk qė asnjėherė nuk qe mbushur. Megjithėse e lindur dhe e rritur nė Turqi, ajo ende ruante nė mendje disa fjale tė vjetra shqip dhe origjinėn e saj nga Turhani i Tepelenės. Pasi kishte bėrė njė "luftė" tė madhe me vetveten, ajo kishte pohuar: "Po, unė jam Arta Tahiri qė ju kėrkoni...!". E gjitha kjo, ra si njė "rrufe nė qiell tė hapur" pėr gazetaret turq qė publikuan me bujė lajmin se "Arta Tahiri, pasanikja e Turqisė, ėshtė shqiptare". Pėrkrah fotos sė saj aktuale vendosej edhe ajo e Artės tė vogėl, qė ishte marrė nga faqja e "Njerėz tė Humbur" nė internet. Nė krye tė ēdo artikulli pėrmendej emisioni i Aida Shtinos, "Njerėz tė Humbur" dhe televizioni Vizion Plus, i cili arriti tė zbardhė njė histori tashmė 38-vjeēare.
    Avokati i manastirit italian, sjell faksimile nga Merita Bregu

    "Jam mirė por s'dua tė flas, kam inat me babain"

    Kryemurgesha Sandra nė manastirin "Figli dell amore di Gesu e Maria" nė Chieti tė Italisė, e mohoi gjatė bisedės telefonike me "Njerėz tė Humbur", ekzistencėn e Merita Bregut nė rrethin e kėtyre murgeshave. Pėr ēudi, teksa faktet u bėnė publike dhe mospėrputhjet e fakteve dhe deklaratave mbledhur nga "Njerėz tė Humbur" po viheshin re qartė, njė dokument zyrtar mbėrrin nė adresė tė Vizion Plus. Avokati i manastirit tė sipėrpėrmendur, dėrgon njė faks tė nėnshkruar edhe nga Merita Bregu, ku shpjegon ekzistencėn e saj nė atė vend dhe arsyet e moskontaktimit me familjen. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nė dokument thuhej: "Merita Bregu ėshtė shėndoshė e mirė, ka njė shtėpi dhe njė punė tė rehatshme. Ajo momentalisht nuk do tė kontaktojė me familjen, pėr shkak se marrėdhėniet e saj me tė atin nuk kanė qenė tė mira. Nuk pėrjashtohet mundėsia e njė kontakti tė mėvonshėm nga ana e Merita Bregut me familjen".

    Tashmė, Merita ėshtė bėrė murgeshė. Ajo jeton dhe punon pėr Zotin, i cili mėson faljen nė ēdo lloj feje si virtytin mė tė ēmuar. Ta ketė vallė kjo vajzė, kaq tė vėshtirė pėr tė falur babain e saj, pėr ndonjė kontradiktė tė vogėl qė mund tė kenė pasur mes tyre, kur ajo ishte veēse njė adoleshente 15-vjeēare kėtu e njė dekadė kaluar?! S'mund tė flasim. Veē koha, e ndoshta emisioni i ardhshėm "Njerėz tė Humbur", do ta zbulojė kėtė gjė.

    Motėr e vėlla, shikohen pas 30 vitesh

    Nė vitin 1977 ,Hava Nikolla nga qyteti i Vlorės do tė ndahej nga bashkėshorti i saj, Spiro Nikolla. Rrėnimi i kėsaj martese do ta ndante djalin e tyre 5-vjeēar, Kristaq Nikolla, nga nėna, pasi babai do ta merrte kujdestarinė e tė birit pa dėshirėn e Havasė. Kalojnė vitet dhe Havaja krijon sėrish familje duke u martuar me dikė tjetėr. Fėmija qė lind nga martesa e dytė do tė ishte Genta, e cila mė vonė, kur do tė rritej e do tė mėsonte pėr ekzistencėn e vėllait tė saj Kristaqit, do tė niste kėrkimet pėr tė, derisa mbėrriti nė ditėt e sotme nė studion e "Njerėz tė Humbur". Menjėherė mbas publikimit tė rastit filluan kėrkimet nė shtetin helen, ku dhe u mundėsua prej "Njerėz tė Humbur" lidhja e drejtpėrdrejtė me Kristaqin. Genta mezi pėrmbahej nga emocionet, teksa po fliste me vėllanė pas 30 vitesh, ndėrkaq qė mamaja e tyre nuk mundi tė ishte nė studio, pasi pėr shkak tė njė sėmundjeje, ndodhej e shtruar nė spitalin e Vlorės.

    Gjendet nė Greqi Albana Kazanxhiu

    Pjesė e kėsaj nate tė mbushur me emocione dhe lot, ka qenė ndėr tė tjera gjetja e Albana Kazanxhiut, shqiptares sė humbur para 12 vitesh. Nė studion e "Njerėz tė Humbur" Albana e rigjetur, ka shpjeguar arsyet e moskontaktimit me familjen. Vajza nuk e ka pasur aspak tė lehtė jetėn kėto vite, nė shtetin helen. Fillimisht, asaj i ėshtė dashur kurajo, pėrpjekje dhe forcė e madhe, pėr tė shpėtuar nga duart e trafikantėve qė e kishin rrėmbyer nga Shqipėria. Nė ēastet qė flasim, Albana ėshtė bėrė nėnė. Bashkėshorti i saj ėshtė njė shtetas grek. Albana premtoi se sapo tė nxjerrė pasaportėn dhe dokumentacionin e nevojshėm, do tė vijė nė Shqipėri tė takojė familjarėt dhe vėllanė, e pse jo nė studion e "Njerėz tė Humbur"!

    Enigma "Sami Aruēi"

    Vjen fotografia e Zenel Dervishit nga Amerika

    "Njerėz tė Humbur" arrin tė sigurojė nė mėnyrė ekskluzive fotot e Zenel Dervishit, personi qė mendohet se ėshtė nė tė vėrtetė Sami Aruēi, ushtari i zhdukur nė vitet '70 nga Sigurimi i Shtetit, pėr t'u hedhur si agjent jashtė kufijve.

    Por kėrkimet ende vazhdojnė dhe pse kėrcėnimet pranė stafit tė kėtij emisioni' nė kėtė rast nuk kanė munguar. Dyshimet tė ēojnė se ky zotėri qė pėrgjigjet nga njė kontinent i largėt, ėshtė Sami Aruēi. Ngjashmėria e madhe mes vėllait tė Sami Arucit, Kujtimit dhe personit tė quajtur Zenel Dervishi, ka bėrė qė nė studion e "Njerėz tė Humbur" tė ngjallet njė debat dhe kuriozitet mbi tė vėrtetėn pėrfundimtare tė kėsaj historie. Me gjithė kėto zhvillime, enigma vazhdon... "Vėrtetė Sami Aruēi fshihet pas identitetit tė rremė Zenel Dervishi?"...


    http://shekulli.com.al/news/115/ARTI...007-02-04.html


    http://img248.imageshack.us/img248/8043/koha1bh3.th.jpg

    http://img160.imageshack.us/img160/2504/koha2sl0.th.jpg

  2. #2
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Me behet qefi qe u be e mundur gjetja e nje jete!

    VSS!
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  3. #3

    Arta Tahiri





    Kush eshte bashkeshorti i Arta Tahirit?

    Nje nder biznesmenet me te medhenj turq te ndertimit.

    http://www.tekcelik.com/sites/tekcelik/index.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 10-02-2007 mė 08:51

  4. #4
    Emisioni ''Njerėz tė humbur'' i cili prezantohet nga Aida Shtio, do te thosha se eshte nje nder emisionet me me vler dhe nje nder emisionet me te mira qe ka arritur te realizoj Vizion Plus deri me sot.
    Urime te metejshme!

  5. #5

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Turqi-Tiranė, rikthimi nė atdhe i Arta Tahirit


    Petrika GROSI
    11-02-2007


    Arta dhe Kasem Tahiri takohen pas 38 vitesh



    "Ėshtė hera e parė qė unė ndjej njė gėzim pėr ty, sepse gjenet nuk shuhen... Arta, Arta...!", kėto kanė qenė ēastet kur Kasem Tahiri ka parė Artėn tė hynte nė studion e "Njerėz tė Humbur", ndėrkohė qė tė dy flisnin nė telefon dhe ai kujtonte se mbesa e tij ishte nė Stamboll. Emocionet ndezėn studiot dhe pėrlotėn sytė e tė gjithėve, edhe ata mė stoikėt dukeshin tė mallėngjyer. Arta Tahiri dhe Aida Shtino i pėrgatitėn njė surprizė Kasemit, i cili prej 38-vitesh kėrkonte mbesėn, pėr tė mbyllur amanetin e babait. "Kjo ėshtė dhurata ime pėr ditėlindjen qė ke sot",- i thotė Arta, Kasemit, teksa i shtrėngon dorėn me mall dhe dashuri. Pakkush do tė besonte se Arta, shėnjestra kaq e lakmuar e televizioneve, gazetave dhe paparacėve nė Turqi, do tė vinte krejt papritur nė Tiranė nė studion e "Njerėz tė Humbur" pėr tė takuar gjakun e saj, pas 38-vitesh ndarje. Historinė e ndarjes sė njė familjeje nga Turhani i Tepelenės mė dysh, tashmė e dimė tė gjithė, pasi "Shekulli-Kontakt" ka shkruar disa herė dhe prej 3-muajsh, rasti i Arta Tahirit dhe krejt historia e kėsaj ironie tė fatit, ėshtė transmetuar dhe ritransmetuar vazhdimisht nga Vizion Plus. Bernardi, gazetari i "Njerėz tė Humbur", i cili ėshtė marrė me rastin e Artės, duke na njohur me prapaskenat, tregon se ka qenė e vėshtirė tė kontaktohej fillimisht Arta Tahirin, por kjo u arrit falė avokatit tė saj dhe falė ndihmės sė njė sajti internet tė shqiptarėve tė Turqisė, siē ėshtė: "www.arnavutum.com". Sėrish vėshtirėsi tė tjera janė hasur nė Tiranė gjatė qėndrimit tė VIP-it nė Hotel "Sheraton", pasi duhej tė rruhej nga paparacėt turq dhe ata shqiptarė, qė tė mos i prishej dhe surpriza kushėririt tė saj nė mbrėmjen e sė premtes, gjatė transmetimit direkt tė "Njerėz tė Humbur" nė Vizion Plus.
    ***

    "Unė ndihem shqiptare dhe pse di shumė pak pėr kėtė vend. Kur bisedova pėr herė tė parė me gazetarin e kėtij emisioni kaq tė bukur dhe mė tha se ke tė afėrm tė gjakut tėnd nė Shqipėri qė duan tė tė takojnė, pranova menjėherė",- thotė Arta Tahiri. Njė gazetar turk, qė kishte mėsuar tė vėrtetėn nga Vizion Plus pėr historinė e Artės, i tregon kėsaj tė fundit kėto detaje dhe i ngjall shpresėn e fikur pėr tė zbuluar rrėnjėt e saj. Arta thotė se ėshtė shumė e lumtur qė ka kushėrinj nė Shqipėri dhe qė gjeti tė afėrmit e saj tė humbur, pjesėn munguese tė saj. "Nuk kam pasur lumturi mė tė madhe nė jetėn time, gjithė kėto vite...",- thotė ajo. Nė Turqi, Arta ka njė linjė mode dhe ėshtė gruaja e pasanikut tė madh turk, Mehmet Ēelik, prodhues automobilash. Ajo gjurmohet nė ēdo hap nga paparacėt. Pėr nga fama qė ka nė vendin e saj, show-girl e njohur turke, me origjinė shqiptare, krahasohet si njė Paris Hilton i Turqisė. Revistat rozė paguajnė ēmime marramendėse pėr artikujt dhe fotot mė tė fundit tė Artės. Arta ėshtė femra e parė qė ka sjellė modėn evropiane nė Turqi. Por, le tė kalojmė tek ēasti i kthimit tė saj nė dheun e tė parėve... Ajo ka zbritur nė Aeroportin e Rinasit, ditėn e enjte, mė 8 shkurt dhe u prit nga Aida Shtino, sė bashku me stafin e "Njerėz tė Humbur". Mėsuam se menjėherė pasi u akomodua nė hotel, Arta Tahiri, ndonėse e lodhur nga udhėtimi dhe pagjumėsia, ish` pushtuar nga emocionet e mėdha pėr njohjen e gjakut tė saj dhe vendin e babait tė vet. Qė nė ato momente, 42-vjeēarja nuk ka reshtur sė pyeturi dhe interesuari pėr tė mėsuar mė tepėr mbi Shqipėrinė, Turhanin, Tepelenėn dhe kushėrinjtė e saj. "Nuk kam fjetur pėr dy net tė tėra, duke menduar momentin e mbėrritjes time nė Shqipėri...",- tregon Arta.

    ***

    "Njerėz tė Humbur" e ka ēuar Artėn, pas mbėrritjes sė saj nė Tiranė, tė vizitojė edhe qytetin historik tė Krujės. Atje ajo ka parė vendet tipike, ėshtė njohur me njė pjesė tė traditės tonė dhe ka pėrfituar disa dhurata artizanale nga mjeshtrit krutanė. Mė tej, Arta ka provuar edhe kuzhinėn tradicionale, si p.sh., "tavėn e Elbasanit", e cila njihej mirė prej saj edhe nė Turqi. Energjitė nuk i mungojnė nė asnjė ēast dhe aq mė pak, guximi... "Pas dy ditėsh, mund tė shėtisė dhe vetė nė Tiranė. "Ndjehem komode kėtu",- ėshtė shprehur ajo, duke vijuar mė pas tė rrėfejė mbi sfidat qė ka kaluar nė jetė: "...kam bėrė ēfarė kam dėshiruar nė kėtė jetė. Njė shkollim shumė tė mirė si juriste, si dhe njė familje dhe njė jetė, sė cilės nuk i mjafton bollėku...". Nė Turqi. Arta mbahet mend mirė prej tė gjithėve. si femra e parė qė ka guxuar tė luftojė dhe mposhtė me sukses mentalitetet e vjetra. duke i thyer ato dhe duke sjellė nė kėtė vend njė frymė mode krejtėsisht evropiane, prirur drejt suksesit, jetesės me nivel sa mė tė lartė dhe po kaq, fuqimisht tė moralshme. E lindur 8 nėntorin e vitit 1965, Arta nuk e ka pasur kurrė mundėsinė qė tė vinte nė Shqipėri, sepse babai i saj, Shemsi Tahiri, e la fatkeqėsisht jetime, kur ajo ish` njė vogėlushe 2-vjeēare. Por, le tė kthehemi tek surpriza e emisionit tė sė premtes, kur telefonatat nuk kishin tė pushuar. Shtetas tė ndryshėm nga brenda dhe jashtė shtetit, uronin bashkimin e familjes Tahiri dhe shprehnin mallėngjimin e tyre drejtpėrsėdrejti nė studio. Edhe Aida nuk i ka pėrmbajtur dot lotėt nė njė pikė kulmore, kur emocionet drithėruan tė gjithė. Nė kėtė kohė ka telefonuar nga Turqia vajza 17-vjeēare e Artės, Miray Ēelik e cila ka shprehur lumturinė e saj pėr kėtė moment tė bukur pėr mamanė dhe krejt familjen, si dhe dėshirėn qė sė shpejti tė vizitojė Shqipėrinė.

    Pėrgėnjeshtrimi

    Arta: "Jam ende me tim shoq dhe s'kam pasur dashuri sekrete"

    Arta ka pėrgėnjeshtruar thashethemet e hapura nga paparacėt dhe revistat rozė nė Turqi, sikur ajo ėshtė divorcuar nga bashkėshorti dhe sikur kohėt e fundit ka pasur njė histori dashurie, me njė personazh tė njohur nė Turqi. Ajo ka thėnė, se personazhi nė fjalė ishte vetėm njė mik i saj, ndėrsa me burrin ka pasur disa keqkuptime, por vazhdojnė tė jenė bashkė. Kėtė fakt e konfirmon dhe mbiemri nė pasaportėn e Artės, e veē tij, telefonata e bėrė para dy ditėsh nga bashkėshorti, qė interesohej pėr shėndetin e saj dhe mėnyrėn se si po kalonte Arta ēastet e mbėrritjes nė Shqipėri.

    Investimi

    Arta Tahiri: "Do sjell linjėn time tė modės nė Shqipėri"

    Sot ajo ėshtė gruaja mė e famshme nė Turqi dhe tashmė edhe nė Shqipėri.

    Nė vendin e saj, ajo njihet si fashion woman, femra e parė e cila po sjell gjithnjė e mė shumė modėn perėndimore nė Turqi. Arta po pėrgatitet gjithashtu tė nxjerrė edhe linjėn e saj tė veshjeve "Arte Collection". Arta ka shprehur dėshirėn e madhe qė mbas kėtij takimi, tė vijė si investitore nė Shqipėri, qė tashmė ėshtė vendlindja e saj e dytė. Fama e saj ėshtė rritur edhe pėr shkak se ajo ėshtė bashkėshortja e njė prej njerėzve mė tė pasur tė Turqisė, Mehmet Ēelik, bosit tė autoveturave dhe i Industrisė sė Ēelikut. Arta ka krijuar familjen e saj, ku tashmė jeton me 2 fėmijėt e saj, Miray, 17-vjeēe dhe Mehmetēan, 15-vjeē.

    Falėnderimi

    Gėzimin ia dedikoj Aida Shtinos dhe Vizion Plus

    Gjithė kėtė gėzim nė jetėn e saj, Arta ia ka dedikuar Aida Shtinos dhe gazetarėve, tė cilėt i bėnė surprizėn mė tė bukur. Arta premton se do tė kthehet shumė shpejt nė Shqipėri, pėr tė qėndruar mė gjatė dhe pėr tė parė e dėgjuar mė tepėr rreth origjinės sė saj. Deri atėherė, ajo mendon se do tė ketė mėsuar akoma mė shumė fjalė shqip, megjithėse pėr tri ditė qė ka qėndruar, ka thithur shumė prej tyre.

    Gazetarėt turq paguajnė shuma marramendėse pėr tė marrė njė intervistė dhe njė foto nga ajo, megjithatė, guximi i Artės ka qenė u pakufishėm, teksa ka ardhur krejt e vetme nė Shqipėri, vetėm pėr "Njerėz tė Humbur" dhe pėr tė takuar familjarėt e saj, pas 38-vitesh, duke ēuar nė vend dhe amanetin qė ata u kishin lėnė.

  7. #7
    CUN PUNETOR
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    17
    Shume urime per gjetjen e Arta Tahirit. Kjo tregon se ne Shqiperi po behet nje pune vertete gazetaresh. Urime emisionit NJEREZ TE HUMBUR ne Vizion + dhe Aida Shtinos me stafin e saj te cilet po bejne nje pune qe nuk e ben asnje media tjeter ne Shqiperi biles as shteti. Na mungonin emocione te tilla.

  8. #8
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248
    Dhe per te gjet ate ndihmoi personi qe KERKOHET TEK TEMA

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=72115

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    kush eshte kjo arta tahiri????
    qe te jete kaq e rendesishme per jeten ditore te shiqptareve????
    po ata te mjeret qe jane nisur per greqi e itali e nuk kane arritur ne asnje vend??????

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    nuk i fokusojne kerkimet te gjejne femije qe u jane rrembyer nenave, po iu vune pas milioneres se turqise.

  11. #11
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Dhe njerezit qe s'duan te gjinden, qe s'jua ndjen me fare per Shqiperine shkojme ne dhe i kapim per krahu u ju tregojme shqipetarizmin. Hahahaha! Ca mendjet
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55
  4. Ēoviqi pohon se Lirim Jakupi gjendet nė Bondsteel
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-12-2004, 19:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •