Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 25 prej 45 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 450
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    master,

    c'fitim kemi ne si shqiptar nga Obama?

    kshu qe votoni Mc Cain se me mire se me te s'kemi me pas.
    Xhuxhumak
    Une nuk votoj sepse, me deshiren time, nuk jam natyralizuar.Jo se jam patriot po sepse nuk me hynte ne pune dhe tani kushton shume.

    Sot eshte viti 2008 dhe Bill Klintoni nuk eshte me ne skede elektorale. Eshte e shoqja e tij e cila, megjithese eshte nje grua e hekurt, nuk ka karizmen e te shoqit.

    Pse mbeshtes Obamen?

    Sepse Obama ka nje histori shume koherente. Obama ishte kunder aventures irakiene qe ne fillim.Klintoni beri politike.

    Obama premton nje politike te re te jashtme ku diplomacia zevendeson kercenimet per lufte me c'do shtet qe kundershton Ameriken. Kjo doktrine deshtoi dhe faturen po e paguajme shtrenjte.

    Obama ka plane per nje sistem te ri shendetesor. Une kam vite qe punoj part-time dhe s'kam sigurime.

    Uljet e taksave per 1% te popullsise do mbaroj.

    Kush merr emerimin e partise fiton zgjedhjet ne Nentor.

    Nqs votohej sot, Obama do e kalonte mcCain me 6-7%.

    McCain eshte nje politikan pa dinjitet dhe kredibilitet.Klani i Bush e turperoi ne 2000 dhe McCain i ngeli nje qen besnik.C'ben deshira per pushtet.

    Une nuk jam strateg politik megjithate lexoj disa opinione te pallogjikshme ketu.
    Obama do fitonte lirshem shtetet tradicionale demokrate (NY,CA,IL) dhe do i jepte republikaneve probleme ne shume shtete jugore.Florida dhe Ohio vendosin presidencen.

    Bush i fitoi me nje grusht votash ne 2004 me nje ekonomi artificialisht te pompuar. Sot realiteti eshte ndryshe. Opinioni publik eshte bindshem kunder politikes se vjeter Bush-Cheney-Rumsfeld-Wolfowitz-Rove. Lufta nuk eshte popullore.

    Mos kini frike nga makina republikane.Kjo "MAKINE E FRIKSHME" humbi senatin dhe kongresin.Mashtrimet dhe politika frikes nuk do zgjasin me shekuj. Njerezit nuk jane te verber.

    Plus McCain nuk bind as vete republikanet. Nuk i galvanizon dot talebant e krishtere.

  2. #242
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Obama ka qene kunder luftes ne Irak, POR NUK ISHTE PJESETAR I SENATIT NE KOHEN KUR U VOTUA PER KETE LUFTE.

    Ketu qendron edhe krimbi ne llogjiken e tij se ishte kundra luftes.

    E si na qenke ti kundra luftes, kur nuk ke qene pjesetar i senatit, kur nuk ke pasur asnje informacion te detajuar mbi situaten, kur nuk ke pasur investigimet dhe konferencat qe ka pasur nje senator? Apo ishe kundra luftes vetem nga ato qe lexoje neper gazeta? Po te ishte per aftesite e mprehta te Obames do ishim duke folur arabisht qe te gjithe.

    E dyta, plani i Obames per shendetesine eshte plani me qesharak qe kam degjuar ndonjehere. Plani i tij nuk e ben te detyrueshem sigurimin shendetesor, nderkohe qe Hillary Clinton ka nje plan i cili mbulon C'DO PERSON PA SIGURIME. Ka nga ata qe jane ne gjendje ta perballojne faturen e sigurimeve dhe nuk e blejne ate. Pastaj kur semuren, shtetit i ngelet derri mac ne dore edhe duhet te paguaje me miliona. Kjo s'mund te jete kurresesi e drejte! Plani i Obames per te ulur cmimet dhe per te shpresuar se njerezit do i blejne sigurimet nuk zgjidh problemin kryesor...qe personat qe ngelen pa sigurime i behen barre shtetit dhe i kushtojne miliona dollare! Obama nuk eshte Nostradamus qe te parashikoje se kush do e bleje dhe kush nuk do e bleje sigurimin shendetesor.

    Dhe e treta, parashikimet qe jepen ne televizor jane diskredituar nga Clintoni here pas here. Ne fillim thonin se Obama do fitonte ne New Hampshire 10% me shume se Clinton, nderkohe qe i humbi 3%!

    Sondazhet thoshin se Obama do fitonte ne California me 3% dhe Obama i humbi me 10%!

    Problemi eshte se shtetet ku ka fituar Obama nuk kane gjasa qe te kthehen ne shtete demokrate ne Nentor. Tradicionalisht ato jane zona te forta republikane. Plus, menyra se si eshte votuar ne keto shtete ka qene me ane te CAUCUSES...te cilat nuk jane votime normale, por si tip mbledhjesh ku njerezit ndahen ne nje dhome ne baze te preferencave dhe numerohen. Zakonisht ne keto mbledhje shkojne aktivistat dhe te entuziazmuarit, dhe zakonisht zgjasin vetem 4-5 ore, gje qe e ben te pamundur per te gjithe elektoratin te jape voten. Sidomos per ata qe punojne dhe nuk mund te votojne brenda nje orari te caktuar.

    Ne Nentor, gjerat do jene shume here me ndryshe. Te gjithe shkojne e votojne per 12 ore rrjesht, dhe sistemi proporcional nuk perdoret. Shtetet ose fitohen, ose humben.

    C'do shtet ka nga nje vlere pikesh, dhe shtetet qe kane shume latino jane edhe shtetet te cilat shpesh here jane vendimtare. Nje prej tyre eshte edhe Florida, qe shpesh here kthehet edhe ne shtetin qe vendos gjithcka. Clinton merr pjesen derrmuese te latinove dhe grave, dhe ky kombinim gjithmone ka qene i suksesshem per te. Nderkohe qe Obama i ka humbur ata, dhe ne qofte se perballet me McCain, do i humbi serish pasi latinot duan McCain per qendrimin e tij te bute ne ceshtjen e emigracionit. Dicka tjeter qe eshte me rrezik eshte California, nje vend ku McCain ka mbeshtetjen e fuqishme te Arnold Schwarzenegger, gje qe do energjizoje shume votues per te votuar per te. Nderkohe qe Obama do humbte serish latinot dhe aziatiket, dhe me kete mund ta harroje edhe Californine!

    Pas gjithe ketyre gjerave, Obama ngelet thjeshte nje jehone e cila ka shurdhuar e verbuar shume njerez duke perfituar nga deshira e tyre per ndryshim pas viteve te Bushit.....por problemi eshte se nuk ka qene ne gjendje te beje per vete nje grup njerezish te cilet jane TE DETYRUESHEM per nje fitore demokratike.
    As qe du me dit!

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2005
    Postime
    297
    Citim Postuar mė parė nga master Lexo Postimin
    Xhuxhumak
    Une nuk votoj sepse, me deshiren time, nuk jam natyralizuar.Jo se jam patriot po sepse nuk me hynte ne pune dhe tani kushton shume.

    Sot eshte viti 2008 dhe Bill Klintoni nuk eshte me ne skede elektorale. Eshte e shoqja e tij e cila, megjithese eshte nje grua e hekurt, nuk ka karizmen e te shoqit.

    Pse mbeshtes Obamen?

    Sepse Obama ka nje histori shume koherente. Obama ishte kunder aventures irakiene qe ne fillim.Klintoni beri politike.

    Obama premton nje politike te re te jashtme ku diplomacia zevendeson kercenimet per lufte me c'do shtet qe kundershton Ameriken. Kjo doktrine deshtoi dhe faturen po e paguajme shtrenjte.

    Obama ka plane per nje sistem te ri shendetesor. Une kam vite qe punoj part-time dhe s'kam sigurime.

    Uljet e taksave per 1% te popullsise do mbaroj.

    Kush merr emerimin e partise fiton zgjedhjet ne Nentor.

    Nqs votohej sot, Obama do e kalonte mcCain me 6-7%.

    McCain eshte nje politikan pa dinjitet dhe kredibilitet.Klani i Bush e turperoi ne 2000 dhe McCain i ngeli nje qen besnik.C'ben deshira per pushtet.

    Une nuk jam strateg politik megjithate lexoj disa opinione te pallogjikshme ketu.
    Obama do fitonte lirshem shtetet tradicionale demokrate (NY,CA,IL) dhe do i jepte republikaneve probleme ne shume shtete jugore.Florida dhe Ohio vendosin presidencen.

    Bush i fitoi me nje grusht votash ne 2004 me nje ekonomi artificialisht te pompuar. Sot realiteti eshte ndryshe. Opinioni publik eshte bindshem kunder politikes se vjeter Bush-Cheney-Rumsfeld-Wolfowitz-Rove. Lufta nuk eshte popullore.

    Mos kini frike nga makina republikane.Kjo "MAKINE E FRIKSHME" humbi senatin dhe kongresin.Mashtrimet dhe politika frikes nuk do zgjasin me shekuj. Njerezit nuk jane te verber.

    Plus McCain nuk bind as vete republikanet. Nuk i galvanizon dot talebant e krishtere.
    Ne Amerik cdo kush ka te drejt me simpatizue personin qe deshiron, por ne as nji instanc ska te drejt me fyje tue pergenjeshtrue dhe shtrembrue te verteten.Mc Cain asht i nderuar jo vetem nga partija e tij ,si dhe partit tjera,por edhe nga kundershtaret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli i Malit : 12-02-2008 mė 22:43

  4. #244
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Pernder me duket se po del parashikimi im. Obama po fiton ne zgjedhjet parakprake e me duket se do fitoje dhe garen per President. Do me pelqente te fitonte Obama dhe presidencen e USA thjesht te shikoja se ēfare strategjie do ndjeke PD ne politiken e jashtme dhe persa i perket luftrave te ndryshme, se me republikanet u fryme, ata jo qe nuk kane nder mend te ndalin ndonje lufte por kane hapur shume vatra te reja qe kur kane ardhur ne pushtet.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #245
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Obama vazhdon me momentin e vet , i ka shkaktuar veshtiresi te medha kandidates Clinton.Tash kjo eshte shansa per Clinton : ajo duhet te fitoje bindshem dhe jo vetem te fitoje keto shtetet e medha Ohio,Texas dhe Pennsylvania...nese humb njerin nga keto shtete Obama do te jete fitues i kandidatures se Demokratve (Superdelegatet mund te luajn rolin vendimtar ne keto zgjedhje ,dhe ketu mendoj se ata shkojne me momentin dhe te miren e Partise )...per zgjedhjet do shohim duhet te presim pak ( Republikanet do te jene shume me te felliqt ne luften finale ne Nentor...megjithkete personalisht preferoj nje Demokrat.Te zgjedhesh McCain quhet nje term i trete i Bush, dhe mendoj se nuk do te ndodhi.Duket se edhe vete Republikanet jane pajtuar ti humbin zgjedhjet ( rrymat me te forta brenda partise e thone haptas me mire te humbin zgjedhjet se te votojne McCain,do te kethehen me te forte ne zgjedhjet tjera ) keshtu qe ne Nentor do te fitoje kandidati Demokrat, une ende shpresoj Clinton por, as qe merzitem dhe aq.Edhe ne si shqiptare do ta bejme si Superdelegatet ku te shkoje momenti i fitores do te rreshtohemi me te dukshem(kjo politikisht).Per miqesine me Clinton's c'te them do te jete e perjetshme pa marre parasyshe statusin e Tyre ne politike.Per miqesine me McCain gjitheashtu.Po te duhet ta bejme mik Obamen do ta bejme edhe kete, ky i fundit eshte ne Illinois dhe ketu ka me shume serb se sa shqiptare...por me ne do te jene edhe zezaket ..keshtuqe s'do te kemi ndonje problem...

    Edhe njehere per motivin shqiptare ne zgjedhjet e Amerikes: motivi yne eshte i udhehequr nga interesi i shqiptareve ne Ballkan dhe nuk kemi motiv tjeter absolutikisht..Ja nje ilustrim te thjeshte:Nese Amerikanet mund te jetojne ketu me nje udheheqes si Bush sigurisht se ne si shqiptare qe jemi ketu ne Amerike mund te jetojme ...Ne jemi nje komb qe kemi kaluar neper guret e mullirit, nje komb qe mund te adaptohet te jetoje ne Afrike , ne Amerike dhe ne Sahare por edhe ne Polin e Veriut....ne jemi mesuar te jetojme dhe mbijetojme ...Per ate zgjedhja jone eshte zgjedhje per Atdheun tone ne Ballkan, eshte zgjedhje per popullin tone ne Ballkan....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 13-02-2008 mė 10:23
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #246
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Edhe sikur Obama t'i fitonte te gjitha shtetet qe tani e tutje, nuk do arrinte dot numrin e kerkuar 2025.

    Kjo do te thote qe ose superdelegatet duhet te vendosin, dhe ketu Clinton do ishte ne gjendje te bente gjithcka per te marre voten e tyre, ose duhet te zgjidhet situata me delegatet e Florides dhe Michiganit qe sigurisht do e benin Clinton fituese, ose duhet te ulen te dy ne nje dhome dhe te vendosin se kush ka me shume shanse per te fituar ne Nentor. Ketu kam veshtiresi te shikoj Clinton te dorezohet aq lehte, sidomos kur ka 2 opsione te cilat mund t'i garantojne akoma nje fitore.

    Obama duhet te fitoje c'do shtet me nga 70% ne menyre qe te marre 2025 pikeshin. Nqs s'eshte ne gjendje ta beje kete, Clinton do e ktheje mbrapsht gjithe partine demokratike deri sa te fitoje ajo. Ose sic tha nje komentuese ne CNN, familja Clinton do filloje te shese parqe nacionale vetem qe te fitoje piket e superdelegateve.
    As qe du me dit!

  7. #247
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Sa Kot,
    nese "Clinton do ketheje mbrapsht gjithe partine demokratike deri sa te fitoje ajo"...sic ke thene ne kete fjali nese fjala "mbrapsht" nenkupton fitoren e Hillary Clinton nuk ka mbaresi me te mire se kjo mbrapshtesi...une e pranoj...lol........
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #248
    Se c'kam nje parandjenje se presidenti i ardhshem i USA-s do jete OBAMA
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #249
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    A te lumte Broklyn, edhe une kete parandjenje kam. Me duket se Obama eshte frymezuar nga ai filmi se nuk po me kujtohet titulli, ku nje zezak kandidon per President te USA, eshte nje film humoristik. Do me behej qejfi sikur te fitonte Obama.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #250
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kjo do te thote qe ose superdelegatet duhet te vendosin, dhe ketu Clinton do ishte ne gjendje te bente gjithcka per te marre voten e tyre, ose duhet te zgjidhet situata me delegatet e Florides dhe Michiganit qe sigurisht do e benin Clinton fituese, ose duhet te ulen te dy ne nje dhome dhe te vendosin se kush ka me shume shanse per te fituar ne Nentor. Ketu kam veshtiresi te shikoj Clinton te dorezohet aq lehte, sidomos kur ka 2 opsione te cilat mund t'i garantojne akoma nje fitore.
    Nese Klinton e ben nje gje te tille, ajo jo vetem do te humbiste garen presidenciale por ajo do te humbiste plotesisht dhe krejtesisht nje vend ne Partine Demokratike dhe bazen e kesaj partie. Erozioni i delegateve qe mbeshtesin Clinton ka filluar me 8 fitoret rradhazi te Obama dhe kur te vije dita e apelit ne kongresin e partise asnje kongresmen, senator apo mbeshtetes i Clinton nuk do te dali perpara kamerave e te mbeshtesi nje kandidat si Clinton qe nuk arriti te fitoje voten e shumices se elektoratit. Asnje politikan demokrat nuk do te vere ne medyshje kapitalin e tij politik ne syte e elektoratit te majte per hir te ambicies se Clinton.

    Nese Clinton humbet Texas, ajo eshte vetem nje hap larg nga dhenia e doreheqjes nga gara. Dhe nese vazhdon te qendroje ne gare ajo do te diskretitoje ne kulm veten dhe vete ish-presidentin Clinton.

    Albo

Faqja 25 prej 45 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •