Close
Faqja 23 prej 23 FillimFillim ... 13212223
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 452 prej 452
  1. #441
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Miliband: Nese bisedimet deshtojne, plani-Ahtisari zgjidhja me e mire

    Londra zyrtare ka deklaruar pas takimit me Grupin e Unitetit se shpreson ende qe trojka nderkombetare te gjeje nje zgjidhje kompromisi per Kosoven

    Londra zyrtare ka deklaruar pas takimit me Grupin e Unitetit se shpreson ende qe trojka nderkombetare te gjeje nje zgjidhje kompromisi per Kosoven, por nese ky mission deshton, atehere plani Ahtisari per pavaresi te mbikqyrur eshte zgjidhja me e mire. Deklarata ne fjale eshte bere nga shefi i diplomacise britanike Dejvid Miliband, i cili nderkohe u ka kerkuar anetareve te ekipit te Unitetit te heqin dore nga fjalet dhe veprimet provokative. Miliband gjithashtu u kerkoi kosovareve te angazhohen ne bisedimet aktuale me Serbine, te cilat kerkojne vizion dhe lidership nga dy palet. Miliband premtoi se menjehre pas 10 dhjetorit, Britania do te punoje per statusion e Kosoves per nje zgjidhje sa me te shpejte. Nderkohe ekipi i Unitetit ne konferencen per shtyp ne Londer kane deklaruar se pavaresia pas 10 dhjetorit mund te marre disa dite, por jo jave apo muaj. Megjihtate presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Ceku thane se cdo vendim do merret ne koordinim me bashkesine nderkombatre. Ne lidhje me deklaratat e lidereve Kosovare per pavaresi direkt pas 10 dhjetorit, ka reaguar kryeministri serb Vojislav Koshtunica, i cili ka thene se keto deklarime jane nje kercenim i hapur per Serbine. Nga ana trjeter komandanti i kFOR-it ka eklaruar se zgjidhja per Kosoven mund te jepet ne mes te muajit janar dhe jo ne dhjetor pasi koha eshte shume e kufizuar.
    Sui generis

  2. #442
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qeveria miraton edhe nje ligj qe del nga pakoja e Ahtisarit

    Qeveria e Kosoves te merkuren ne mbledhjen e rregullt, miratoi Projektligjin per Kontrollin dhe Mbikeqyrjen e kufirit shteteror.

    Prishtine- Zedhenesi i ekzkeutivit, Avni Arifi tha se me kete projektligj rregullohet organizimi, kontrolli dhe mbikeqyrja e kufirit shteteror, misioni i policise kufitare, bashkepunimi policor nderkombetar, bashkepunimi brenda strukturave te policise si dhe bashkepunimi me agjencite tjera, te cilat kane detyrime ligjore per sigurine ne kufi. Me kete projektligj synohet rregullimi ligjor i kontrollit dhe i mbikeqyrjes se kufirit shteteror te Kosoves. Ky ligj del nga pakoja e Ahtisarit dhe do te harmonizohet me zyren civile nderkombetare para se te dergohet per aprovim ne Parlament. Gjithashtu, ne mbledhjen e sotme te kabinetit te ministrave, te cilen e ka kryesuar zv/kryeministri Lutfi Haziri, Ministri i puneve te Brendshme, Blerim Kuçi ka prezantuar raportin e punes se keshillit nderministror per menaxhimin e krizave.

    Komiteti menjehere ka filluar aktivitetin per menaxhimin e situates, tejkalimin e gjendjes dhe eliminimin e pasojave te shkaktuara me rastin e shfaqjes se zjarreve. Andaj, ministri Kuçi sot ka raportuar per periudhen 20 korrik 2007 deri me 19 shtator te ketij viti. Ky komitet per menaxhimin e situates pati ndare 700 mije euro, por demet kane qene me te medha, dhe qeveria eshte obliguar sot qe te ndaje mjete shtese ne vlere prej 175 mije euro. Qeveria e Kosoves se bashku me UNMIK un dhe institucionet tjera ka themeluar Bordin drejtues per riintegrimin e personave te riatdhesuar, i cili bord ka hartuar nje strategji se si do te ballafaqohet Kosova me numrin e te kthyerve dhe si do te riintegorhen ata ne shoqerine kosovare.

    "Pas definimit te statusit shume shtete perendimore qe t'i kthejne nje numer te qytetareve te Kosoves", tha Arifi. Kabineti qeveritar gjithashtu sot ka miratuar kerkesen e Agjencionit Anti Korrupsion qe ka te beje me shtimin e numrit te punetoreve. "Ekzekutivi ka marre nje kerkese nga Agjencioni Anti korurpsion per plotesimin e stafit edhe me 20 punetore te tjere, nga 15 sa jane. Qeveria konsideron se Agjencioni duhet te kompletohet me numrin e punetoreve porse kjo do te ndodhe ne vitin e ri buxhetor, kurse tani per tani duhet te shqyrtohen mundesit qe para fundit te vitit nje numer nga 20 punetore te rekrutohen sa me shpejte qe te jete e mundur", tha Arifi. Nderkaq, qeveria ka marre vendim qe te beje evakuimin dhe strehimin e 6 familjeve me 31 anetare te fshatit Brod te komunes se Shterpces, te cilet jane ne rrezik permanent nga rreshqitja e dheut. (Kosova)
    Sui generis

  3. #443
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHBA: Nese nuk ka marreveshje, pavaresi sipas Ahtisarit

    SHBA mendojne se po qe se nuk do te arrihet ndonje marreveshje ne negociatat shtese, atehere do te pasoje zbatimi i planit Ahtisaari dhe pavaresia e mbikqyrur e Kosoves

    Zedhenesi i Departmentit te Shtetit, Tom Casey perkujtoi ee nje konference per shtyp se Grupi i Kontaktit dhe Treshja nderkombetare jane te angazhuar ne negociatat midis perfaqesuesve te Kosoves dhe te Serbise per gjetjen e nje zgjidhje te pranueshme per te gjitha palet. "Keto bisedime jane planifikuar te permbyllen ne fillim te dhjetorit", tha Casey per te shtuar se tashme ka pasur edhe disaperparime ne keto bisedime.

    Ai po ashtu theksoi se SHBA deshirojne qe palet te fokusohen ne bisedime dhe negociata qe te provojne te arrijne nje zgjidhje te pranueshme. "Nese nuk do te arrihet kjo, atehere ju e dini se politika e SHBA eshte shume e qarte per kete ceshtje. Ne besojme se atehere do te ishte e pershtatshme, pra nese nuk arrihet nje marreveshje, qe te ecim perpara me implementimin e pavaresise se Kosoves, fillimisht te mbikeqyrur sipas propozimeve qe percakton plani i Ahtisarit", tha dje zedhenesi i qeverise amerikane.

    I pyetur se a kane arritur SHBA-te te bindin serbet dhe ruset lidhur me pavaresine e Kosves, Casey tha se qellimi i negociatave qe po i mbikeqyr Grupi i Kontaktit eshte qe vete palet te shqyrtojne hollesite e marreveshjes. "Sa i perket qendrimit te Rusise mendoj se ata e kane bere te qarte ate dhe ndoshta eshte me mire te pyesni ata nese e kane ndryshuar kete qendrim", tha Casey. Sot nderkaq, dy zyrtare te larte te qeverise amerikane, Sekretarja e shtetit, Condoleezza Rice dhe Sekretari i mbrojtjes, Robert Gates kane nisur bisedimet te ashtuquajtura strategjike ne Moske me homologet e tyre ruse ne perpjekje per te tejkaluar dallimet mbi planet amerikane te raketave ne Evrope, kufizimin e armeve si dhe statusin e ardhshem te Kosoves. (RTK)
    Sui generis

  4. #444
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    NËNKUPTIMI DIPLOMATIK

    Shkruan: Dr. Sabri Kiçmari

    Java që po lëmë pas po karakterizohet me një intensitet të lartë diplomatik të diplomacisë ndërkombëtare. Vlugu i takimeve ka pasur për aktor kryesor Presidentin rus Putin. Takimi i presidentit të Francës Nikolas Sarkozy me presidentin rus të mërkurën, takimi i Sekretarëve Rice dhe Gates të premten në Moskë dhe paralajmërimi për vizitë të Putinit në Wiesbaden të Gjermanisë për të dielën përmbyllin një javë intensive takimesh diplomatike. Në të dy takimet e zhvilluara temë diskutimi ka qenë statusi i Kosovës. E njëjta gjë pritet të ndodh edhe të dielën në takimin e Wisbadenit në mes të kancelares gjermane Merkel dhe Vladimir Putinit.

    Çështja e Kosovës është bërë temë e pakalueshme e diplomacisë ndërkombëtare sa më afër që po afrohet 10 dhjetori, kur treshja negociuese duhet të përgatisë raportin për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Përderisa në takimin në mes të presidentit francez Sarkozy dhe presidentit rus Putin është përcjellur publikisht një mesazh afrie në pozicionin e të dy aktorëve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani në takimin e Sekretares së Shtetit Rice dhe Sekretarit të Mbrojtjes Gates me presidentin rus. Por, është regjistruar një deklarim i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Tom Casey se është shënuar një lloj përparimi në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, i cili ka përsëritur qëndrimin e SHBA “se nëse nuk arrihet marrëveshje, atëherë duhet ecur përpara me zbatimin e pavarësisë së Kosovës, fillimisht të mbikqyrur, ashtu siç e parasheh plani i Ahtisaarit".

    Se cili do të jetë rezultati i këtyre tri takimeve në lidhje me çështjen e Kosovës varet nga afrimi i pozicioneve të aktorëve ndërkombëtar në lidhje me një numër të tjera çështjesh, siç janë: kërcënimi rus për çvleftësimin e marrëveshjes për kufizimin e vendosjes së raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi të nënshkruar në mes të ish presidentit amerikan Regan dhe ish udhëheqësit sovjetik Gorbatschow në vitin 1987, vendosmëria amerikane për të vendosur një mburojë rakteore në Poloni dhe Republikën e Çekisë, marrëveshja eventuale në mes të Rusisë dhe SHBA për vendosjen e një sistemi raketor në Aserbejxhan, kundërpërgjigjia programit atomik të Iranit, export-importi i gasit dhe energjisë në vendet e Evropës Perëndimore, marrëveshjet për investim të ndërmarrjes evropiane të fluturimit dhe armatimit EADS në Rusi etj.

    Pozicionet e SHBA dhe Rusisë në lidhje me statusin e Kosovës diferojnë edhe për sa i përket tempos dhe përcaktimeve kohore. Përderisa ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Zalmai Khalilzad u ka bërë thirrje tre negociatorëve të respektojnë afatin e 10 dhjetorit për të marrë një vendim, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Çurkin ka deklaruar se afati i 10 dhjetorit nuk është i rëndësishëm. Përderisa Khalilzad konstaton se “gjendja e tanishme nuk mund të vazhdojë pafundësisht, pa përcaktuar statusin, pasi mundësia për destabilimin e Kosovës është e madhe” dhe mbron pikëpamjen se “statusi i Kosovës duhet të përcaktohet dhe duhet të përcaktohet shpejt”, Vitali Çurkin paralajmëron një numër skenarësh të mundshëm pas 10 dhjetorit: “Ndoshta mandati i Treshes mund të zgjatet, ndoshta mund të krijohet një mandat tjetër, ose mund të gjendet një tjetër formë për të vazhduar negociatat.”

    Këto dy deklarime për aktorët politik të vendimmarrjes në Kosovë duhet të kuptohen drejt: Rusia synon shtyrjen dhe zhagitjen e bisedimeve, kurse Washingtoni jep sinjale për një moment vendimmarrjeje. Sinjalet në diplomaci jepen rrallë në mënyrë të drejtpërdrejt – ato duhet dëgjuar dhe nënkuptuar. Prandaj është koha të dëgjohen dhe nënkuptohen drejt ato: Kosova të shpallet pas 10 dhjetorit shtet i pavarur dhe Sovran, në rast se nuk arrihet marrëveshja për pavarësinë deri më 10 dhjetor.

    Në bazë të një numri sinjalesh paraprake diplomatike të filluara nga presidenti amerikan Bush, Kosova mund të shpallë pavarësinë, të bazuar mbi një raport ndërkombëtar të pranuar gjerësisht nga politika ndërkombëtare, për të bllokuar nga Rusia në KS të KB. Sipas të gjitha gjasave pavarësia do të pranohej shpejt nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, duke e lënë të vetme Rusinë në Grupin e Kontaktit.

    Pozicioni i tanishëm i Kosovës për të bërë hapin e shpalljes së pavarësisë është shumë më i fortë se ai kroato- slloven i fillimit të viteve 90-të të shekullit që shkoi. As Sllovenia dhe as Kroacia nuk kishin marrë një sinjal kaq të drejtpërdrejtë nga dy aktorët kryesor ndërkombëtar (SHBA dhe Rusia), kurse sinjali gjerman ishte shumë më i zbehtë atëherë se sa është sot sinjali amerikan.


    Dr.Sabri Kiçmari, anëtar i Kryesisë së PDK-së,
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #445
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Postime
    29

    Rezoluta 1244 çelësi i krejt problemit

    OKB-ja është fajtore për ngatresat përkitazi me pavarësimin e Kosovës nga Federata jugosllave (Sërbo-malazeze).Me dashje ose me padashje OKB-ja pengon pavarësimin e Kosovës 2.000.000- she,sepse solli Rezolutën 1244 e, në bazë të të cilës bëri marrëveshtjen e 1999-s, duke ua lënë hapun dyerët Sërbisë dhe Rusisë që të futin hundët në këtë problem.Nuk besoj se ajo punë ka qenë kujdes fëminor,por ashtu po m duket.
    NATO-ja sulmoi Federatën Jugosllave (Sërbo-Malazeze) genocidiste për të mbrojtë paqen e rendin demokratik në Ballkan, të prishun nga nacionalizmi ekstrem sërbo-malazez. Realisht,OKB.-ja me forca t'armatosura shpëtoi 2.000.000 shqiptarët nga shfarrosja që, po me forca t'armatosura,ia kishte
    fillua Federata Jugosllave (Sërbo-malazeze).
    OKB-ja,praktikisht,e okupoi Kosovën,dhe,si mund të linte të lirë e valid sovranitetin e asaj Federate të mundun në luftë e të dëbuar nga Kosova si ish-okupatore?
    OKB-ja,me rezolutën e papërsosun 1244 pamëdyshje,n'atë mënyrë,i ka sjellë telashe vetvetes,sepse nji okupatori genocidist të mundun në luftë,zakonisht, nuk i lihet asnjë e drejtë mbi teritorin e humbun në luftë!
    OKB-ja,pra,më përpara duhet ta çliron vetveten nga ngatresa-rezolutë 1244
    e, mandej të pastron hesap me teritorin e fituar,që është Kosova.
    Pa e hekë atë rezolutë qafet,OKB-ja do të ketë edhe probleme dhe pasoja të tjera për vete! E si mund ta hekin rezoluten 1244,për atë lyp të mendojnë ata që atëhere e sollën atë rezolutë.Kjo rezolutë,mendoj,është çelësi i krejt problemit edhe të Kosovës edhe t'OKB-s.
    Prof.Dr.Fehim Reçani

  6. #446
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ka teme te vecant per kete lajme , pra kishte qene mire te mos hapet teme e re per nje lajme pasi egzistojne temat si , Kosova Ndodhet Ne Fazen Finale Te Pavarsis apo Paketa e Propozuar e Z, Ahtisarit per statusin e kosoves. Pra do ishte mire qe se pari te kontrollohet forumi pastaj te postohen lajme.
    Sui generis

  7. #447
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Paris, dështimi i negociatave çon në zbatimin e planit “Ahtisari”

    Plani i Ahtisarit do të vazhdojë të jetë në tryezë nëse nuk do të ketë një marrëveshje deri më 10 dhjetor, - kështu ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Frederik Dëzanjo, në një intervistë të dhënë për BBC. Sipas z. Dëzanjo, Franca dhe partnerët e saj të BE-së mbështesin mendimin se 10 dhjetori paraqet afatin e fundit të bisedimeve shtesë për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës. “Ne nuk duam të parashikojmë dështime, por suksese, sepse kjo është e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj si dhe për marrëdhënien në të ardhmen ndërmjet kësaj pjese të Europës dhe BE së”, - tha zëdhënësi Dëzanjo, i pyetur nëse Franca po bën përpjekje që të gjejë një zgjidhje pas 10 dhjetorit. Ai shtoi se do të vlerësohet situata dhe do të shihet se cilat hapa duhet të ndërmerren. “Por sot për sot, le të punojmë dhe t’u bëjmë thirrje palëve që të punojnë intensivisht që të arrijnë një marrëveshje. Ka ende dy muaj për ta bërë këtë”. Në lidhje me pyetjen se Franca “nuk e mohon se do të jetë një pavarësi për Kosovën”, Dëzanjo citoi “deklaratën e ministrave të BE së, me të cilën kujtohet se plani i Ahtisarit do të vazhdojë të jetë në tryezë nëse nuk do të ketë një marrëveshje deri më 10 dhjetor dhe nëse sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të këshillonte një gjë të tillë”.

    Albania
    Sui generis

  8. #448
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    O Brari i Mustafa Merlikes, gjalle je ende? Te pashe ne teme dhe thashe hajt te lajmerohem pak!

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir je ka diskuton or doktor Fehimi..

    po ashtu jan do pun te diplomacise nderkombetare.. me zarare..

    po shqipot duhet te bejne cka eshte ne doren e tyre..


    psh..

    na thote OKB-ja do bejme votime.. ok do themi do i bejme..se jemi te civilizuar.. se dime mbi c'parime.. funksionon shoqeria tek ju te civilizuarit.. e ne asaj udhe jemi nisur.. e pra mos na lini nen thundren e mesjetareve kanibale .. serbo ruse.. se i kini pare sa mijra gulaget i instaluan.. se i kini pare si e ben pluhur e hi.. Groznij-n ..se i kini pare si e zhduken Srebrenicen e hodhen ne ere Mostarin etjetj..e se fundi si na dogjen e poqen e na therren e na ndoqen ne 2 milion e ca shqiptaret.. autoktone..

    Keshtu..

    prandaj ketyre vetfundosesve te albin demaq qoses si dhe akesh-istave te gafurrit tu themi.. me goje sot.. mos hani m.ut.. se neser ju thot dhe unmiku dhe serbia.. hani m.ut.. e do ta hani me perdhune.. por ata qe do ta provojn bajoneten e arkanve nuk do jen as gafurret as billogorat e kupo demaqo qoset as albin k.oqet por fmija e grania e kosoves..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 21-10-2007 më 01:50

  10. #450
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    O Brari i Mustafa Merlikes, gjalle je ende? Te pashe ne teme dhe thashe hajt te lajmerohem pak!
    Kur po e pime nga nje "pive" ulur ne banak???

  11. #451
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mirse erdhe o marinar..

    dy fjal tash per mustafa merliken.. qe ti dish ti or enverist i keq qe te vetmen gja qe dini ti e shok tu asht me ndejt ne prit Drinave e Uk Bytyqave e Ahmet Krasniqave.. e fmijve te vegjel e vajzave shqiptare me ja shkreh kallashin..
    ngo pra o arkan..

    Mustafa Merlika eshte njeri nga Themeluesit e Shtetit Shqiptar..
    Ka qen aty me Ismail Kemajlin ne 1912 e ka ngrit Flamurin..
    Eshte bashk-themelues i Gjuhes Shqipe..
    Eshte krujuesi i Akademise Shqiptare te kultures Shkencave e Letersise..
    Eshte Kryeministri qe beri realitet.. edhe pse ne nji kohe te shkurter ate qe ishte e asht enderr per shqiptaret.. Shqiperine Etnike.. te bashkuar..

    Eshte ai qe i solli mesuesit e nepunsit Shqiptar ne Kosove e tetove e deri ne ulqin.. e ata dhan nji ndihme te madhe ne bashkimin kombetar..
    Por ti more kelish stalinist e do "piven" ne lule te ballit.. se per ty polpoti eshte bab e nan e atdhe..

  12. #452
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    mirse erdhe o marinar..

    dy fjal tash per mustafa merliken.. qe ti dish ti or enverist i keq qe te vetmen gja qe dini ti e shok tu asht me ndejt ne prit Drinave e Uk Bytyqave e Ahmet Krasniqave.. e fmijve te vegjel e vajzave shqiptare me ja shkreh kallashin..
    ngo pra o arkan..

    Mustafa Merlika eshte njeri nga Themeluesit e Shtetit Shqiptar..
    Ka qen aty me Ismail Kemajlin ne 1912 e ka ngrit Flamurin..
    Eshte bashk-themelues i Gjuhes Shqipe..
    Eshte krujuesi i Akademise Shqiptare te kultures Shkencave e Letersise..
    Eshte Kryeministri qe beri realitet.. edhe pse ne nji kohe te shkurter ate qe ishte e asht enderr per shqiptaret.. Shqiperine Etnike.. te bashkuar..

    Eshte ai qe i solli mesuesit e nepunsit Shqiptar ne Kosove e tetove e deri ne ulqin.. e ata dhan nji ndihme te madhe ne bashkimin kombetar..
    Por ti more kelish stalinist e do "piven" ne lule te ballit.. se per ty polpoti eshte bab e nan e atdhe..
    Brarqe, s'na tregove per kockat qe i ke "lepire" nga FARK-u ne Laprake? Sa per ate ne lule te ballit...urdhero; ta jape adresen e sakte se ku mund te me gjeshe. Ne muajin Nentor, jam per 2 jave ne Tirane.

Faqja 23 prej 23 FillimFillim ... 13212223

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •