Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960

    Muzika, si po deformohen shijet

    Brezi i ri i ka braktisur hitet botėrore, dhe po ushqehet me muzikėn e vjedhur
    Muzika, njė ndėr elementet qė na shoqėron nė ēdo ēast tė jetės. Gėzim, hidhėrim, ditėlindje funeral... pėr fat tė keq, ka filluar tė marrė vetėm njė drejtim jo shumė tė kėndshėm, profilin e komerces. Mjafton tė bėsh njė xhiro rreth e qark njė bulevardi, ose rruge, dhe menjėherė do tė gjesh mbi 15 dyqane dhe studio muzikore qė tė ofrojnė muzikė... Pėrsėri, pėr fat tė keq, kjo muzikė, e cila nė shumicėn e rasteve ėshtė nė maksimum dhe, padyshim qė ta vret veshin, ėshtė vetėm komerciale. Shitėsit dhe prodhuesit thonė se “kėtė lloj muzike pėlqen masa, ndaj dhe e ka pushtuar tregun”. Por populli konsumon atė qė i ofrohet nė pėrgjithėsi, gjė qė do tė thotė se njė rol tė rėndėsishėm nė deformimin e shijeve kanė edhe vetė kėngėtarėt.

    Rrymat muzikore

    Tingujt e muzikės mesdhetare kanė pushtuar lokalet, makinat, radiot dhe TV-tė. Vitet e fundit muzika mesdhetare ose, mė saktė, orientale, ėshtė pėrqafuar fuqishėm nga breza tė ndryshėm. Kjo rrymė muzikore e ka mbytur tregun shqiptar dhe ėshtė shndėrruar nė njė tendencė tė kohės. Kėta tinguj janė bėrė jehona e party-eve, mbrėmjeve, festave dhe ceremonive tė ndryshme festive. Kjo lloj simpatie nuk ėshtė minimizuar vetėm nė kėtė hapėsirė, por edhe nė evenimente tė rėndėsishme, si Festivali Europian, i cili nė vitet e fundit ka pasur njė pjesėmarrje tė gjerė nė kėtė lloj prizmi. Shijet e kryeqytetasve janė nga mė tė larmishmet, por, nė top-listėn e preferencave qėndron muzika greke, turke dhe latine. Nė kėtė frymė janė ushqyer edhe krijuesit tanė, duke fshirė gjurmėt e muzikės sonė tė mrekullueshme.

    Muzika klasike nė minorancė Kryeveprat e klasikėve shijohen nga njė grup i vogėl njerėzish, por me shumė shije. Shijet pėr kėtė lloj muzike tė vėrtetė janė pothuajse stabėl. Tingujt mahnitės tė Vivaldit, Shubert, Moxartit apo Bethoven kanė ditur t’i rezistojnė shekujve. Por nuk mungojnė edhe nostalgjikėt e kėngės sė vjetėr ruse, tė cilėt preferojnė “Kalinkėn”. Zakonisht, nė kėtė grup pėrfshihen persona me moshė mbi tė 60-at, thonė shitėsit, kėta janė brezi qė kanė jetuar kohėn e miqėsisė sė fortė me Bashkimin Sovjetik. Nė top-listėn e shitjeve qėndron edhe muzika italiane, veēanėrisht Ēelentano, i cili nuk njeh moshė.

    Edukim shijesh

    Shqiptarėt rezultojnė popull shumė artdashės; kjo vėrtetohet mė sė miri nė blerjet e shumta tė cd-ve dhe kasetave qė dalin nė tregun muzikor. Muzika nė shumė raste rezulton si qetėsues i shpirtit dhe nervave, por kjo aksiomė, siē duhet, nuk rezulton gjithmonė. Kjo, pėr faktin se jo rrallė njerėz tė ndryshėm, qė kanė njohuri rreth artit dhe muzikės nė veēanti, nuk pajtohen me atė qė ofrojnė kėngėtarėt tanė. Marketina, 21 vjeē, studente pėr stilizim, thotė se ”jo rrallė mė ndodh qė tė mė ngrihen nervat edhe mė shumė, kur dėgjojė muzikė nė radio apo TV, pasi nė shumicėn e rasteve ajo ėshtė njė kopje e shėmtuar nga varianti origjinal, ku ėshtė huazuar. Ndaj, e ndėrroj menjėherė kanalin dhe preferoj tė dėgjoj muzikė tė huaj. Muzika shqiptare vitet e fundit ėshtė deformuar keq”. Sipas dėgjuesve tė rregullt, muzika ėshtė edhe njė edukim qė ia jep vetė kėngėtari.

    Si ndikohet dėgjuesi

    Njė rol tė rėndėsishėm nė ndikimin e shijeve dhe orientimin e tyre, pa diskutim, qė e ka edhe vetė kėngėtari e krijuesit. Jo tė gjithė pėlqejnė dhe konsumojnė atė qė i ofrohet nga muzika shqiptare e tendencės. Shumė dėgjues preferojnė tė shijojnė muzikė tė vjetėr tė kėngėtarėve tė vjetėr shqiptarė. Ushqimi i mirė shijohet, dhe jo thjesht konsumohet. Nė shumicėn e rasteve, kėngėt dhe kėngėtarėt shqiptarė mė tė blerė, tė momentit, rezultojnė ata tė festivaleve tė vjetėr, si Vaēe Zela, Tonin Tėrshana, Lindita Theodhori etj.

    Leontina Nika
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Gjithashtu dua te ve ne dukje edhe nje fakt qe me ka rene ne sy ne shqiperi..
    Shqiptaret jane populli i vetem ne europe ku muzika Rock nuk degjohet...(ose degjohet fare pak)...
    Nderkohe qe ne europe muzika Rock ze afro 50% te tregut muzikor (d.m.th.vendin e pare) po keshtu edhe ne USA ne 2006 disqet e rockut zoteronin 40% te tregut amerikan.

    Une besoj se ne shqiperi tendecat muzikore tek te rinjte nuk jane te njejta me ato te rinise ne perendim...ekziston nje hendek shume i madh...

    Edhe nje fakt tjeter..
    Ne eurovizionin e fundit shqiptaret ishin i vetmi komb qe nuk i dhane asnje pike kenges fituese...(VETEM SE AJO ISHTE HARD ROCK)......
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Shqiptaret e kan veshtirź, me qindra vite kendonin me lahut e me qifteli e pak popullore dhe argetuese , kur sot kan fut qdo gja qoft per agretim qoft per Bisnes ...por bisnesi ka marr hov te madh e shpesh ndegjojm gjera qe si duam.
    Kur isha ne pushim kerkova disa CD ti bleja , shitsi simpatik mi dha disa me tha ndegjoi cilat te pelqejn merri ...
    i ktjeva te gjitha, i thash e du nji te art .
    ai u qudit pse te art ? i thash e du nji Cd me keng te mira qoft popullore qoft argetuese por te artat e viti te kaluar ? ose te artat e nji arstisti. me tha skemi...
    ather nuk e mbushin raftin me Cd nji keng e mir e tjerat pa lidhje ....
    ne radio ka muzik me te mirź ....
    Tema shum me vend ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    Bashkimi Kombėtar
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    61

    A mendoni se..?

    Une mendoj se muzika shqiptare ėshtė prishur edhe se nuk ka art,as kėngėtar te mire...
    -Po ju ē'mendim keni?

  5. #5
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Deri diku edhe eshte prishur por prape ka shume kengetar/e te rinj dhe te talentuar.

    Lindi

  6. #6
    Bashkimi Kombėtar
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    61
    Sot ka talenta por jane te rralle por edhe nuk mund te krijojne karrier ngase shteti nuk kujdeset per ket!

  7. #7
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Mosha
    34
    Postime
    1,277
    Shteti per cka te kujdeset perpara ??

    Deri diku eshte prishur eshte katandisur muzika, por edhe une mendoj qe ka kengetare qe ndegjohen ende nga publiku, derisa kemi zgjedhje atehere puna eshte mire.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  8. #8
    Bashkimi Kombėtar
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    61
    Pėr tė gjitha !Por krejt jane hajna

  9. #9
    Bashkimi Kombėtar
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    61
    Rrymat muzikore janė ngatrruar ndėr vete dhe nuk ka art mė!

  10. #10
    E para eshte tradita e cunguar kulturore e popullit tone.
    Si popull qe nuk pati fat te perjetoje Rilindjen Europiane, ai rrjedhimisht e ka perjashtuar veten nga tradita muzikore europiano-perendimore dhe e ka vendosur ate ne traditen e mbetur pas shekujve te gjate nen Bizant dhe nen perandorine osmane.
    Vetem nje pjese e vogel e shqiptareve qe paten fat te shkollohen ne perendim, pas shpalles se pavaresise, arriten te krijojne nje tradite ne familjet e tyre dhe ne rrethet e tyre te ngushta shoqerore.
    Mirepo per fat te keq ndikimi i kesaj shtrese ka mbetur shume i vogel dhe se shija e tyre muzikore duket ne pamje te pare se eshte "kunder" rrymes.
    Cfare tradite ka rryma?
    Rryma rrjedh nga popullsi fshataresh, qe eshte rritur dhe te edukuar me nje tradite primitive muzikore apo me keq me nje supe traditash ballkaniko-orientale ku mbizoteron tingujt blegtorale apo melodite cobanore.
    Ne vitet e komunizmit u bene perpjeke per nje "revolucion" kulturor por kjo nuk ishte asgje me teper se sa nje eksperiment tragjikomik, sepse vetem kultura nuk jipet me dhune e me detyrim (kur nuk e kishin me se pari ata qe i prinin revolucionit fshataro-cobanor te viteve 1944-1991).
    Nen ndikimin e shkolles sovjetike (qe per hir te se vertetes ka nje tradite shume te mire ne kohen e carizmit ), shqiptareve ju ofruan modele krejtesisht te kunderta me prirjet e tij si popull dhe kjo coi ne bastardimin e metejshem te shijeve artistike.
    Ne gjendje tjeter ka qene ne Kosove ne vitet 1974-1981, kur shqiptaret atje njohen nje revolucion te vertete te gjithanshem dhe nder te tjera dhe ne fushen muzikore.
    Muzika e kultivuar shqiptare ne Kosove, krijoi nje perfytyrim krejtesisht tjeter per muziken shqiptare ne pergjithesi. Ajo pati rastin te komunikoje lirshem me rrymat ballkanike dhe moderne dhe prej tyre ajo krijoi zhanrin e muzikes se vertete shqiptare.
    Ata qe kane patur rastin ta ndjekin, degjojne apo shikojne, besoj se do te japin mendimin e tyre te drejte.
    Kosova dhe muzika shqiptare atje e viteve 1974-1981 mbetet themeluesja e tradites se re muzikore shqiptare.
    Ndersa ne Shqiperi ne te njejten kohe u provua te ndiqen prirjet europiane te muzikes, mirepo ato u mbyten qe ne nisje nga burokracia fshataro-cobane e atyre qe lane kerrabat neper bjeshke dhe zbriten me opinga neper Tirane.
    Te detyruar nga kjo gjueti shtrigash, shqiptaret ju kthyen ilegalitetit dhe ashtu ne fshehtesi degjonin dhe ndiqnin hap pas hapi rrymat moderne muzikore.
    Mirepo nga mungesa e lirise, e gjithe ajo perpjekje mbetej e mbyllur brenda mureve te shtepive apo me e shumta brenda sallave te vallezimeve studentore.
    Ndersa ne festivale i kendohej partise, shofereve, mekanikeve, cobaneve, bujqerve etj. duke e degraduar krejtesisht brezin e arteve te muzikanteve shqiptare dhe duke i shnderruar ata ne "leva" te partise.
    Ne vitet '90 kur ndodhen ndryshime radikale, besohej se tashme shqiptaret do te ndiqnin prirjet kulturore europiane, mirepo deri me sot u deshmua e kunderta.
    Kur themi ndodhi e kunderta, kjo nuk e perjashton faktin se tek nje pjese e popullsise (Shqiperi, Kosove dhe dicka ne Maqedoni) eshte krijuar nje tradite e larte kulturore dhe se ajo klase nuk pranon qe veshin e saj ta vrase muzika e teneqeve apo e tamtameve, sepse per te ajo nuk perben ndonje vlere.
    Mirepo tek pjesa me e madhe e shqiptareve, vazhdon te mbreteroje antivlera dhe kjo eshte tregues i mire i krizes se gjithanshme ne te cilen gjenden shqiptaret.
    Pjese e krizes se identitetit eshte dhe muzika dhe arti ne pergjithesi.
    Shqiptaret lexojne shume pak, krijojne shume pak, shijojne art me vlera te larta shume pak!
    Dhe shtetet kane pergjegjesite e tyre, sepse investimet qe bejne ne fushen e artit dhe kultures jane shume te pakta dhe se shpesh ato pak fonde perdoren per interesa te politikes ditore.
    Po ashtu shkolla shqiptare, ne te cilen merren hapat e para te edukimit kulturor nuk ofrojne asgje, pervec nje programi shabllon i cili ndoshta ne pjesen me te madhe te shkollave as qe kryhet per aresye nga me te ndryshmet.
    Ato qe perfitojne nga kjo injorance muzikore, jane injorantet e muzikes por nga ana tjeter xhambazet e tregut muzikor qe kane "nuhatur" prirjet dhe e pershtatin "prirjen" e tregut me "oferten" e tyre qe vetem kulture nuk sjell e qe vetem vlere nuk mbart.
    Cuditerisht kjo dhe nga ana gjeografike ndodh vetem nga Kroacia e poshte, sepse nga Kroaci e Sllovenia e lart nuk degjon apo shikon gjera te tilla.
    Po te ndjekesh per nje moment TV sllovene dhe kroate, (po i marr si shembuj meqe jane ne Ballkan) do te shohesh se aty ka tradite tjeter dhe se aty nuk degjon e shikon melodi arabo-turko-indiano-iraniano-egjiptiane, por krijime autentike vendase.
    Kur thuhet qe te ndiqen prirjet e kohes, nuk do te thote qe cdo gje t'i nenshtrohet notave apo ritmeve te te tjereve por se pari do te thote qe te respektosh notat dhe ritmet autoktone, duke i pershtatur ato me kohen.
    Kerkohet muzike moderne shqiptare, ne menyre qe permes saj te krijohet nje shije dhe tradite e re!

    Megjithate eshte teme interesante dhe ka shume per te thene.

  11. #11
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    A duhet te na vije turp nga vetja ?!!! (Retorike)

    Nuk kemi me muzike shqiptare, por po ta mendojme pak me thelle ndoshta nuk kemi pas ndonjehere. Tregu eshte mbushur tere kenge turke, serbe,greke, bullgare apo ku di une se cfare tjeter.
    Kengetaret tane te hip-hopit dine vetem te bejne si gangsterra nderkohe qe gjithe diten hane fasule ne shtepi dhe punojne me kazem.
    Kengetaret tane te metalit kerkojne vetem te trashin zerin me alkool dhe hashash gjithe diten, duke harruar se jane goxha mbrapa me tekstet e tyre (bliji goces rroba t bukura thote nje ****)
    Moda e ketyre viteve te fundit ka shkuar edhe me tej duke shperthyer me pederaste si puna e shpat kasapit, adrian gaxhes apo bleros (kete te fundit edhe pederast eshte nder ta quash).
    Alban Skenderaj, i vetmi i cili ka kapacitet vertet me kenge interesante dhe tekste e shiti shpirtin per dy leke ndaj top channel dhe vodafonit duke perfunduar tani me kenge tipike komerciale.
    Aleksander Gjoka me Redonin dhe shoke rrine gjithe diten te dehur ne bilardot e shallvareve duke pritur vetem per ndonje fushate elektorale ku te fitojne ndonje leke per te ngrene.
    Festivali Kombetar u degradua nga Etheistet kalamaq qe nuk dine akoma asnje note muzikore dhe jo te na prezantojne denjesisht ne Eurovision.
    Me thoni ju nese mundeni ku mund te gjej une nje artist te mirefillt shqiptar qe te perfaqesoje dicka me ndjenje dhe vertetesi (veshtire se do mundni) !

  12. #12
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Das Katunarische Bundesrepublik Albanien


    Shi si eshte puna. Une i kam propozuar Ministrise se Brendshme per ekstradimin e dhunshem ose me takt te ketyre mutacioneve te neveritshme ballkanike qe tek ne identifikohen me muziken "shqiptare". Por pergjigja ishte se mund te mbetemi vetem me 10% (vleresim optimist) te popullsise pervec ulerimave te homoseksuleve evropiane, keshtu qe pune qe s'behej pa u ndier, ndaj duhet ndjekur metode tjeter. Ne tryeze eshte edukimi me dhune, por nuk ka fonde.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Zgjidhja e fundit, qe ne fakt ishte e para, por u kalua si me te qeshur dhe pastaj u rishikua, eshte shtimi i popullsise nga 4-12 femije per familje sipas mundesive. Vetem ashtu mund te krijojme baza levrimi artistik e kulturor. Kaq sa jemi tani eshte e pamundur, hidhuni e perdridhuni po deshet.

    Pra, Shqiperia ka nevoje per me shume shqiptare.

    Sa te gatshem jeni ju te beni nga 4-12 femije?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga riu
    Zgjidhja e fundit, qe ne fakt ishte e para, por u kalua si me te qeshur dhe pastaj u rishikua, eshte shtimi i popullsise nga 4-12 femije per familje sipas mundesive. Vetem ashtu mund te krijojme baza levrimi artistik e kulturor. Kaq sa jemi tani eshte e pamundur, hidhuni e perdridhuni po deshet.

    Pra, Shqiperia ka nevoje per me shume shqiptare.

    Sa te gatshem jeni ju te beni nga 4-12 femije?

    Qenke studiues i mire i Zululologjise.........
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  15. #15
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Tano, riu nuk e ka keq, pavaresisht se te duket qesharake..

  16. #16
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,249
    Normale qe po u bene te gjithe Kengetar duke filluar nga mosha 9-90 vjec do Bastardohet Muzika.


    Talenti=0.Por deshira per para i beri te gjithe Shqiptaret Kengetar/e.

Tema tė Ngjashme

  1. Muzika klasike, 101 pjesėt mė tė bukura
    Nga Tannhauser nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 28-04-2021, 19:38
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Muzika Popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2004, 21:26
  4. Enveri dhe Muzika....
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2004, 05:50
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 18:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •