Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169

    Kumanova, informacione të përgjithshme

    Kumanova shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë, rrëzë Malit të Zi të Shkupit, mes kufirit me Serbinë në veri dhe Kosovën në perëndim.

    Në pjesën perëndimore të qytetit, rrëzë maleve të Karadakut shtrihet një numër i madh i fshatrave të banuara kryesisht me popullsi shqiptare. Malet e larta përreth dhe fusha e gjërë pjellore i japin një pamje të bukur dhe tërheqëse këtij rajoni.

    Kumanova ka pozitë gjeostrategjike shumë të rëndësishme, ku kryqëzohen rrugët automobilistike që lidhin Selanikun me Beogradin, pastaj Shkupin me Qustendillin, si dhe hekurudha që lidh Athinën me Vjenën.

    Kumanova lidhet edhe me disa rrugë regjionale si Kumanovë–Shkup (Udha Shkupit), Kumanovë-Preshevë (Udha Preshevës), si dhe Kumanovë-Gjilan (Udha Gjilanit).

    Demografia

    Për popullsinë e këtij rajoni para ardhjes së asaj sllave në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik, dihet mirë se i ka takuar Dardanisë dhe e banuar kryesisht nga fiset ilire si Dardanët, Peonët, Naropët etj. Në përgjithësi fshatrat malore për shkak të kushteve të vështira të jetës kanë shënuar një dinamikë të rënies së numrit të popullsisë në periudhën 1971-1994, siç është rasti me Allashecin prej 52,2 %, Bellanocin 95,0 %, Gllazhnjen 69,9 % , Zllakuçanin 63,4 %, Orkocin 82,6 % , Izvorin 89,8 % , Runicën 74,2 % , dhe Strimën 67,9 %. Nga ana tjetër, fshatrat fushore çdo vit kanë shënuar trende pozitive , duke u rritur numri i popullatës dhe i shtëpive.

    Sikurse në trevat tjera të banuara me shqiptarë, edhe në rajonin e Kumanovës ka pasur shpërngulje të mëdha të popullsisë edhe atë prej vitit 1953-1968, ku një pjesë mjaft e madhe u shpërngul në Turqi, kurse pjesa tjetër janë vendosur në Kumanovë me rrethinë, Shkup etj., por ka edhe vendbanime që janë zbrazur tërësisht.

    Në zonën e Karadakut shtrihen këto fshatra malore: Allasheci, Bellanoci, Runica, Strima, Orkoci, Izvori, Goshinca, Shtraza, Gllazhnja dhe Zllakuçani (katunde tërësisht me popullatë shqiptare), fshatrat me bujqësi të zhvilluar janë: Sllupçani, Orizarja, Likova, Hotla, Ropalca, Vishtica, Nikushtaku, Vaksinca, Llojani, Çerkezi (të gjithë me banorë shqiptarë), kurse fshatrat si Opaja, Llopati, Rramanlia, Sopoti dhe Mateçi, përveç shqiptarëve janë të përfshirë pjesërisht edhe maqedonët, serbët.

    Fshatrat si Tabanoci është i banuar kryesisht me popullatë sllave dhe Gllëga i banuar vetëm me popullatë turke. Strukturën demografike të popullsisë në Kumanovë e përbëjnë disa grupe etnike: shqiptart, maqedonët, serbët, turqit, romët. Në kufijtë e Kumanovës jetojnë 157.000 banorë, prej të cilëve 45% janë shqiptarë. Është me rëndësi të përmendet se të gjitha emërtimet e këtyre fshatrave në defteret turke të shëk. XVI janë të regjistruar me këto emërtime, me disa përjashtime të vogla si p.sh. Sllupçani del i regjistruar si Usllupçan, fshati Orizare është i regjistruar edhe me emër të dytë si Hasanoc

    Komuna e Kumanovës

    Qyteti: Kumanova dhe fshatrat: Agino Sella | Bedinje | Bellakoci | Biljanoci | Bërzaku | Çerkezi | Çetirca | Dëllga | Dobroshani | Dovezanci | Ërxhanoci | Gabreshi | Gradishti | Jaçinca | Karabiçani | Këshanji | Kleçeci | Kojnare e Epërme | Kojnare e Poshtme | Kokoshinja | Kolicko | Kosmataci | Kutlibegu | Kuçkareva | Lubidragi | Llopati | Mugrashi | Novosella | Novoseljani | Orasheci | Pezova | Prijovca | Pçinja | REçica | Rramanlia | Skaçkoci | Sopoti | Studena Bara | Susheva | Shupli Kameni | Tabanoci | Tromegja | Umin Dolli | Vakëfi | Vinca | Zhivinja | Zuboci

    Etimologjia e toponimit Kumanovë ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës. Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë.Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia Çelebija. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka patur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.

    Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me 1836, thekson se Kumanova ka patur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak , i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në Turqi.

    Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerët,Tatarët, që kanë patur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro - turke kanë migruar në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si ëmër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gash, Krasniq, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe Vasileviqi.

    Është me rëndësi të përmendim se edhe Çerkezët, të cilët vendlindjen e tyre e kanë patur në rajonin e Kaukazit, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të Kumanovës, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër Çerkez.

    Deri në vitin 1877-78 në këtë qytet, ka patur më tëpër mysliman, d.m.th. shqiptarë që kishin pranuar fenë myslimane, kurse në mbarim të shek. XIX me ardhjen e kolonistëve serbë, rritet numri i popullsisë sllave.

    Prej lagjeve që kishte patur në të kaluarën Kumanova ishin: Mehmed Begut, Varoshi, Bari Begut, Endeki, Muhaxherët, Veleshka, Tatarëve, Bislimve , nga fshati Bislim tani i zhdukur, kurse sot ekzistojnë lagjet si Orta Bunari, Lagja trimave, Likovës, Bedinjës , Bahçeja, Serava, Zeleni Rid, Sredoreku ( lagje e romëve).

    Objektet fetare, gjegjësisht xhamitë apo ndonjë objekt tjetër fetar si kishat, manastiret në rajonin e Kumanovës datojnë nga periudha e hershme kohore. Themelet e tyre kryesisht janë nga periudha e sundimit romak, bizantin e osman, ku shumica e objekteve janë rrënuar me kohën. Karakteristikë tjetër e objekteve fetare - xhamive është se ato janë emërtuar sipas toponimeve të fshatrave. Xhamia e vjetër në Kumanovë njihet me emrin ESKI XHAMIA (xhamia vjetër), që gjendet edhe sot, ku Evlia Çelebija në shënimet e tij e përmend këtë xhami. Kjo xhami është e vetmja në këtë qytet, sepse ajo që u ndërtua më vonë se kjo u shkatërrua nga luftërat ballkanike. Sipas J.H.Vasileviqit, i cili në veprën e cekur më lartë ka theksuar se kjo xhami është ndërtuar në vitin 1751, nga një tatar i quajtur Said Begu, por sipas të dhënave që gjenden në arkivin e kësaj xhamie thuhet se xhamia është ndërtuar me 1532 nga tatar Sinan Pasha.

    Një nga xhamitë më të vjetra dhe më e njohura në Kumanovë e rrethinë është ajo e Tabanocit e ndërtuar për herë të parë në vitin 1380. Por fatkeqësisht sot në këtë fshat nuk ka popullatë të konfesionit islam, por ka vetëm popullatë sllave dhe kjo xhami është në shkatërrim. Në Kumanovë ekzistojnë shtatë teqe, katër prej tyre gjenden në lagjen e Sredorekit (lagje e romëve).

    Përpjekjet për kultivimin e gjuhës, përhapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar të popullatës së këtij rajoni, kishin filluar qysh gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare, veçanërisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit.

    Në këtë drejtim ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovës”, i cili u hap në janar të vitit 1909, nën udhëheqjen e atdhetarit, mësuesit Jashar Erebara. Ky klub hartoi abetaren e njohur “ ABECEJA SHQIPE “ e Kumanovës, ku mësohej shkrim-leximi.

    Sot në Kumanovë kemi katër qendra të shkollimit të mesëm dhe dy qendra të shkollimit fillor, kurse çdo fshat ka shkollën fillore tetë vjeçare. Toponimia e rajonit të Kumanovës është me burim leksikor të shqipes, por për shkak të lidhjeve të shumta që ka patur popullsia shqiptare në të kaluarën , por edhe në kohën e sotme me popullatën sllave dhe jetesa nën sundimin shekullor turk, ka ndikuar që në të folmen e këtij rajoni në përgjithësi dhe në leksikun toponimik në veçanti të depërtojnë fjalë të këtyre gjuhëve.

    Një pjesë e toponimeve janë me origjinë nga gjuhët sllave jugore si të maqedonishtes, të serbishtes dhe të gjuhës turke

    GJEOKRAFIJA

    Rajoni i Kumanovës përbëhet prej dy tërësive të mëdha gjeomorfologjike: zona malore (Karadaku) dhe fushëgropa. Zona malore e cila shtrihet në perëndim të këtij rajoni, është e pasur me kullota dhe me lloje të ndryshme të drunjve, si ah, bung, qarr, thanë, shkozë.

    Pra, këtë zonë malore e karakterizon një mori malesh, me lartësi mbidetare mbi 1000 metra. Për shkak të relievit kodrinor–malor, klima është kontinentale, që karakterizohet me dimër dhe acar të ftohtë, me të rreshura të mëdha të borës, dhe me verëra të nxehta e të thata. Erërat gjatë tërë vitit fryejnë nga veriu me shpejtësi mesatare prej 3,5 m ⁄ sek.

    Sa i përket veçorive hidrologjike këtë rajon e karakterizojnë një numër i madh i ujërave nëntokësor dhe sipërfaqësor. Ujërat nëntokësor paraqiten në vende të ndryshme të këtij rajoni, ku niveli i ujit nuk është i njejtë, si p.sh. në fshatrat Opajë dhe Llopat ujërat paraqiten në thellësi të vogël, prej 2-5 metra, kurse në fshatrat tjerë niveli i ujit shtrihet prej 5-25 metra. Ujërat tokësor (lumenjtë) janë në numër të madh dhe të pasur me ujë, ka edhe përrenj të cilët gjatë të reshurave të mëdha mund të jenë të rrezikshëm.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  2. #2
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Limaj nuk i ka harruar shokët e idealit. Kthimin me Ismetin në Orizare e kemi menduar ndryshe ka thënë Limaj në Orizare duke shtuar se “jeta dhe vepra e njerëzve të mëdhenj nuk harrohen kurrë”. Shokët e heroit të kombit nga lufta e Kosovës Fatmir Limaj, tani nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), si dhe Haxhi Shala kanë qëndruar për vizitë në Kumanovë e Likovë. Ata në fillim kanë vizituar familjen e dëshmorit të kombit dhe ish bashkëluftëtarit të tyre -Ismet Jashari nga fshati Orizare.

    Ismet Jashari ka qenë shoku dhe miku më i afërt i Fatmir Limaj e Haxhi Shalës në luftën e Kosovës, i cili ka rënë dëshmor në gusht të vitit 1998. Të shoqëruar nga Xhemail Jashari, vëllai Ismet Jasharit dhe Hisni Shaqiri, deputet I kësaj ane, mysafirët nga Kosova kanë vizituar të gjitha varrezat e dëshmorëve që nga përmendorja e Ismet Jsahrit në Orizare, si dhe në Sllupçan, Vaksincë, Hotël e Mateç. Gjatë vizitës, Limaj ka deklaruar për mjetet e informimit se në mënyrë të veçantë “vizita qendrore e imja është vizita familjes së Ismet Jasharit, bashkëluftëtarit tim, heroit të kombit”. Ai më tej ka theksuar vizita e tij në Maqedoni ishte e orientuar për të vizituar të gjitha forcat politike dhe njëkohësisht për të takuar shokë e miq të tij. “Një kohë e kemi menduar krejt ndryshe kthimin tonë me Ismetin në Orizare. Vlerësojmë dhe ruajmë atë që kemi arritur jo lehtë. Çdo herë kur vij në këtë familje ndjenjat janë të përziera sepse me Ismetin e kemi menduar kthimin tonë në Orizare. Ismeti nuk është këtu e unë jam por ai është me veprën e tij luftën e tij, respektin qe kanë shqiptarët dhe krenohemi se e kemi pas një bashkëluftëtar të tillë”, ka thënë Limaj. Pas një kohe të gjatë ai për herë të parë ka qëndruar në këtë anë dhe ka shprehur një respekt të veçantë për familjen Jashari në Orizare të Kumanovës. “Për herë të parë gjendem para përmendores së tij, ndjehem mirë dhe kjo tregon një ndjenjë se jeta dhe vepra e njerëzve të mëdhenj nuk harrohen. Mbi të gjitha ndjehem krenar kur e shoh një familje dhe nuk do të ishte Ismeti i tillë çfarë e ka familjen”, ka thënë më tej Limaj. “Një komb një ka heronj është komb i nderuar sepse ka pasur bij dhe bija të cilët kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre për një jetë më të mirë për popullin e tyre dhe ky është mesazhi që i bëhet nderimi, atyre të cilëve u përkulemi përjetësisht ngase e kemi obligim ndaj amanetit të tyre”, ka shtuar më tej Limaj Duke folur për statusin e Kosovës, Limaj ka thënë se “viti 2006 do të rrumbullakojë statusin e Kosovës, definitivisht do ta përmbyllim procesin. Pavarësia e Kosovës do të reflektojë stabilitet në rajon, gjegjësisht është përmbyllje e plagës shekullore për të gjithë shqiptarët, ka deklaruar Limaj. Gjatë vizitës në Kumanovë, ai ka vizituar edhe klubin futbollistik Bashkimi, dhe ka shprehur një interesim për sukseset e klubit.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  3. #3
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    HISTORIJA E KUMANOVES

    Etimologjia e toponimit KUMANOVË ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës. Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë.Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia Çelebija. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka patur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.
    Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me 1836, thekson se Kumanova ka patur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak , i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në Turqi.
    Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerët,Tatarët, që kanë patur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro - turke kanë migruar në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si ëmër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gash, Krasniq, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe Vasileviqi.
    Është me rëndësi të përmendim se edhe Çerkezët, të cilët vendlindjen e tyre e kanë patur në rajonin e Kaukazit, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të Kumanovës, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër Çerkez.
    Deri në vitin 1877-78 në këtë qytet, ka patur më tëpër mysliman, d.m.th. shqiptarë që kishin pranuar fenë myslimane, kurse në mbarim të shek. XIX me ardhjen e kolonistëve serbë, rritet numri i popullsisë sllave.
    Prej lagjeve që kishte patur në të kaluarën Kumanova ishin: Mehmed Begut, Varoshi, Bari Begut, Endeki, Muhaxherët, Veleshka, Tatarëve, Bislimve , nga fshati Bislim tani i zhdukur, kurse sot ekzistojnë lagjet si Orta Bunari, Lagja trimave, Likovës, Bedinjës , Bahçeja, Serava, Zeleni Rid, Sredoreku ( lagje e romëve).
    Objektet fetare, gjegjësisht xhamitë apo ndonjë objekt tjetër fetar si kishat, manastiret në rajonin e Kumanovës datojnë nga periudha e hershme kohore .
    Themelet e tyre kryesisht janë nga periudha e sundimit romak, bizantin e osman, ku shumica e objekteve janë rrënuar me kohën.
    Karakteristikë tjetër e objekteve fetare - xhamive është se ato janë emërtuar sipas toponimeve të fshatrave.
    Xhamia e vjetër në Kumanovë njihet me emrin ESKI XHAMIA (xhamia vjetër), që gjendet edhe sot, ku Evlia Çelebija në shënimet e tij e përmend këtë xhami.
    Kjo xhami është e vetmja në këtë qytet, sepse ajo që u ndërtua më vonë se kjo u shkatërrua nga luftërat ballkanike.
    Sipas J.H.Vasileviqit, i cili në veprën e cekur më lartë ka theksuar se kjo xhami është ndërtuar në vitin 1751, nga një tatar i quajtur Said Begu, por sipas të dhënave që gjenden në arkivin e kësaj xhamie thuhet se xhamia është ndërtuar me 1532 nga tatar Sinan Pasha.
    Një nga xhamitë më të vjetra dhe më e njohura në Kumanovë e rrethinë është ajo e Tabanocit e ndërtuar për herë të parë në vitin 1380. Por fatkeqësisht sot në këtë fshat nuk ka popullatë të konfesionit islam, por ka vetëm popullatë sllave dhe kjo xhami është në shkatërrim .
    Në Kumanovë ekzistojnë shtatë teqe, katër prej tyre gjenden në lagjen e Sredorekit (lagje e romëve).
    Përpjekjet për kultivimin e gjuhës, përhapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar të popullatës së këtij rajoni, kishin filluar qysh gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare, veçanërisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit.
    Në këtë drejtim ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovës”, i cili u hap në janar të vitit 1909, nën udhëheqjen e atdhetarit, mësuesit Jashar Erebara. Ky klub hartoi abetaren e njohur “ ABECEJA SHQIPE “ e Kumanovës, ku mësohej shkrim-leximi.
    Sot në Kumanovë kemi katër qendra të shkollimit të mesëm dhe dy qendra të shkollimit fillor, kurse çdo fshat ka shkollën fillore tetë vjeçare. Toponimia e rajonit të Kumanovës është me burim leksikor të shqipes, por për shkak të lidhjeve të shumta që ka patur popullsia shqiptare në të kaluarën , por edhe në kohën e sotme me popullatën sllave dhe jetesa nën sundimin shekullor turk, ka ndikuar që në të folmen e këtij rajoni në përgjithësi dhe në leksikun toponimik në veçanti të depërtojnë fjalë të këtyre gjuhëve.
    Një pjesë e toponimeve janë me origjinë nga gjuhët sllave jugore si të maqedonishtes, të serbishtes dhe të gjuhës turke.
    Për ta parë ndikimin e këtyre gjuhëve në toponimi po japim disa nga apelativat toponimike. Trlla-nga maq. trllo-vathë bagëtish.
    Ograde-nga ograda-rrethojë , vend i rrethuar që gjendet afër katundit i rrethuar me gardh për të mos hyrë kafshët.
    Kamenicë - nga kamen-gur dhe sufiksi-icë ; vend i mbushur me gurë. Selishte-nga selo-katund dhe sufiksi - ishte, që ka kuptimin e një vendi dikur i banuar.
    Kraisht-nga kraj-skaj, qosh dhe suf. - ishte.
    Maçi gllav-nga maçi-maca dhe gllava-kokë, koka e maces.
    Gradina-nga grad-qytet dhe suf. ina ; ara që gjenden afër shtëpive.
    Zhablak - nga serb. žabljak-kënetë bretkosash.
    Trnicë-nga trnje - ferrë dhe - icë, ara që kanë patur shkurre.
    Karadere -nga turq. kara-i zi dhe dere-përrua.
    Bajraki - nga turq. bayrak-flamur, flamurtar
    Dumuzlia - nga dumuz-derr dhe suf.–lia.
    Kajnak-nga kaynak-burim.
    Sarimesh-nga sari-verdh.
    Kala /ja-nga turqishtja që d.m.th. fortesë.
    Isar-nga hisār-objekt i ndërtuar me gurë në formë të kullës
    Hoduti - fjalë me kuptimin kufi.
    Çeshma kadis-nga fjala çeşme-burim dhe kadi-gjykatës në kohën e sundimit osman.
    Hamami i Llopatit-nga turq. hamam-banjë, vend ku janë larë ushtarët turq.
    Në leksikun toponimik të rajonit të Kumanovës është pranishëm edhe elementi latin dhe ai grek.
    Shullan-nga lat. solanum-diell; vend që e zë dielli.
    Palt-antroponim shqiptar me prejardhje nga lat. paulus-i vogël.
    Drumi-nga greq. drohmos-rrugë.
    Në përgjithësi në toponiminë e rrethit të Kumanovës është i pranishëm dhe dominues elementi iliro-shqiptar.
    Bellanoc-nga antroponimi Bellan.
    Likovë-nga antroponimi shqiptar Lik/ a, ilir Liko.
    Goshincë - nga antr. Shqiptar Gos/Goshin.
    Patlishan - nga emrat e përveçëm Pat dhe Lis/ Lish.
    Arbanashk - nga etnonimi Arbanas.
    Vorri i Toskes-nga etnonimi Toskë.
    Proni Dakave-topoleksemë me bazë antroponimike dhe patronimike që shfaqeshin tek shqiptarët Daka, Daku, Dakolli.
    Pozita gjeografike

    Banori vendas kumanovar/i/e/ët/et.
    Kumanova shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë, rrëzë Malit të Zi të Shkupit, mes kufirit me Serbinë në veri dhe Kosovën në perëndim.
    Në pjesën perëndimore të qytetit, rrëzë maleve të Karadakut shtrihet një numër i madh i fshatrave të banuara kryesisht me popullsi shqiptare.
    Malet e larta përreth dhe fusha e gjërë pjellore i japin një pamje të bukur dhe tërheqëse këtij rajoni.
    Kumanova ka pozitë gjeostrategjike shumë të rëndësishme, ku kryqëzohen rrugët automobilistike që lidhin Selanikun me Beogradin, pastaj Shkupin me Qustendillin, si dhe hekurudha që lidh Athinën me Vjenën.
    Kumanova lidhet edhe me disa rrugë regjionale si Kumanovë–Shkup ( Udha Shkupit ), Kumanovë-Preshevë ( Udha Preshevës ), si dhe Kumanovë-Gjilan ( Udha Gjilanit ).

    [b]Veçoritë e relievit

    Rajoni i Kumanovës përbëhet prej dy tërësive të mëdha gjeomorfologjike: zona malore (Karadaku) dhe fushëgropa .
    Zona malore e cila shtrihet në perëndim të këtij rajoni, është e pasur me kullota dhe me lloje të ndryshme të drunjve, si ah, bung, qarr, thanë, shkozë.
    Pra, këtë zonë malore e karakterizon një mori malesh, me lartësi mbidetare mbi 1000 metra .
    Për shkak të relievit kodrinor–malor, klima është kontinentale, që karakterizohet me dimër dhe acar të ftohtë, me të rreshura të mëdha të borës, dhe me verëra të nxehta e të thata.
    Erërat gjatë tërë vitit fryejnë nga veriu me shpejtësi mesatare prej 3,5 m ⁄ sek.
    Sa i përket veçorive hidrologjike këtë rajon e karakterizojnë një numër i madh i ujërave nëntokësor dhe sipërfaqësor.
    Ujërat nëntokësor paraqiten në vende të ndryshme të këtij rajoni, ku niveli i ujit nuk është i njejtë, si p.sh. në fshatrat Opajë dhe Llopat ujërat paraqiten në thellësi të vogël, prej 2-5 metra, kurse në fshatrat tjerë niveli i ujit shtrihet prej 5-25 metra.
    Ujërat tokësor ( lumenjtë ) janë në numër të madh dhe të pasur me ujë, ka edhe përrenj të cilët gjatë të reshurave të mëdha mund të jenë të rrezikshëm.

    Veçoritë demografike

    Për popullsinë e këtij rajoni para ardhjes së asaj sllave në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik, dihet mirë se i ka takuar Dardanisë dhe e banuar kryesisht nga fiset ilire si Dardanët, Peonët, Naropët etj.
    Në përgjithësi fshatrat malore për shkak të kushteve të vështira të jetës kanë shënuar një dinamikë të rënies së numrit të popullsisë në periudhën 1971-1994, siç është rasti me Allashecin prej 52,2 %, Bellanocin 95,0 %, Gllazhnjen 69,9 % , Zllakuçanin 63,4 %, Orkocin 82,6 % , Izvorin 89,8 % , Runicën 74,2 % , dhe Strimën 67,9 %.
    Nga ana tjetër, fshatrat fushore çdo vit kanë shënuar trende pozitive , duke u rritur numri i popullatës dhe i shtëpive.
    Sikurse në trevat tjera të banuara me shqiptarë, edhe në rajonin e Kumanovës ka pasur shpërngulje të mëdha të popullsisë edhe atë prej vitit 1953-1968, ku një pjesë mjaft e madhe u shpërngul në Turqi, kurse pjesa tjetër janë vendosur në Kumanovë me rrethinë, Shkup etj., por ka edhe vendbanime që janë zbrazur tërësisht.
    Në zonën e Karadakut shtrihen këto fshatra malore: Allasheci, Bellanoci, Runica, Strima, Orkoci, Izvori, Goshinca, Shtraza, Gllazhnja dhe Zllakuçani (katunde tërësisht me popullatë shqiptare), fshatrat me bujqësi të zhvilluar janë: Sllupçani, Orizarja, Likova, Hotla, Ropalca, Vishtica, Nikushtaku, Vaksinca, Llojani, Çerkezi (të gjithë me banorë shqiptarë), kurse fshatrat si Opaja, Llopati, Rramanlia, Sopoti dhe Mateçi, përveç shqiptarëve janë të përfshirë pjesërisht edhe maqedonët, serbët.
    Fshatrat si Tabanoci është i banuar kryesisht me popullatë sllave dhe Gllëga i banuar vetëm me popullatë turke.
    Strukturën demografike të popullsisë në Kumanovë e përbëjnë disa grupe etnike: shqiptarët, maqedonët, serbët, turqit, romët.
    Në kufijtë e Kumanovës jetojnë 157.000 banorë, prej të cilëve 45% janë shqiptarë.
    Është me rëndësi të përmendet se të gjitha emërtimet e këtyre fshatrave në defteret turke të shëk. XVI janë të regjistruar me këto emërtime, me disa përjashtime të vogla si p.sh. Sllupçani del i regjistruar si Usllupçan, fshati Orizare është i regjistruar edhe me emër të dytë si Hasanoc.

    Allasheci

    Banori allashecas/i/e/it/et.
    Ky toponim duhet të ketë për bazë një emër vetjak Al(l)as/Allash dhe sufiksi sllav –ec.
    Shumë antroponime të tipit me bazën Al - (All) kanë mundur t‘i kenë pasur gjatë mesjetës edhe shqiptarët në viset ku jetonin atëherë dhe ku jetojnë edhe sot, ku flasin patronimet e sotme të shqiptarëve që kanë këtë bazë: Allaçi (Drenicë), Allaki (Gjakovë), Allaj, Allani, Allabashi (Shqipëri) .
    Allasheci është fshat malor, ku shtrihet në pjesën veriperëndimore të Kumanovës.
    Në këtë fshat është zvogëluar numri i popullsisë për shkak të kushteve të vështira të jetës.
    Në vitin 1948 kanë jetuar rreth 500 banorë, kurse sipas regjistrimit të fundit (1994) në këtë fshat jetojnë 158 banorë, ndërsa pjesa dërrmuese e popullsisë janë shpërngulur në Kumanovë me rrethinë dhe në Turqi.
    Xhamia në këtë fshat u ndërtua në vitin 1930 dhe e rindërtuar në vitin 1961.
    Në administratën komunale është regjistruar si Allashevce.

    Toponimet

    ARA DRUMIT-kompleks arash.
    BELLAVOD-nga slla. Bellavoda - Uji i bardhë ; mal i pasur me burime.
    ÇESHMA HAXHI FAIKIT-burim që e kishte hapur Faiku.
    ÇESHMA HAXHI MISINIT- sipas pronarit të burimit.
    ÇESHMA MIXHES ELEZ-sipas kryefamiljarit Elezi.
    ÇIRIÇANE - mal i pasur me drunj të lloj-llojshëm.
    GURI ÇIRIÇANES-gur që gjendet në malin Çiriçan.
    GURI AVDIS-është gur me një madhësi të madhe, që nuk dihet se kush ishte Avdiu.
    KOJRIA -mal i pasur me shkurre, ferra etj.
    KODRA JESHILT (GJELBËR)-kodër e veshur me barishta dhe me drunj që nuk u bien gjethet.
    LEDINA-kompleks arash, në të kaluarën kishte qenë djerrinë.
    LLUGA-ara që kanë pasur në të kaluarën ferra e shkurre të ndryshme.
    OGRAXHE - nga slla. Ograda - vend i rrethuar ; mal që gjendet në pjesën e epërme të fshatit.
    PRONI GRUNIT-përrua sipas emrit personal Grun.
    PRONI SEISHTAVE-përrua i pasur me shkurre.
    STANI-kompleks arash, në të kaluarën kishin qenë tëbanat.
    SEISHTE-ara që kanë marrë emrin sllav seishte-mbjellje.
    SLLUBICA MADHE-lëndinë.
    SLLUBICA VOGEL-lëndinë, kullotë bagëtish.
    RRAHISHTA - nga fjala Rrah,u - tokë buke a kullotë, që hapet në pyll duke i prerë drunjët e shkurret ; vend i rrafshët në bjeshkë.
    RUPA-kompleks arash, që për nga konfiguracioni i tokës janë në formë të gropës, nga slla. Rupa - gropë.
    TE LLAKA-livadhe moçalike që përmbajnë ujë, disa prej tyre janë bërë tokë punuse.
    TE LIVADHI SALIVE-janë ara dhe livadhe të familjes Salihu.
    TE KUMLLAT-janë ara, që ka pasur trupa kumbullash.
    TE ROVINAT-janë ara , nga maqe. Rovina - gropë e hapur nga të rreshurat.
    TE PRONI MURTEZIT - emërtim sipas Murtezit.
    TE VNESHT-kompleks arash, në të kaluarën ka patur hardhi rrushi.
    TE XHIRI-livadhe ku afër tyre ka gjirna uji.
    TE UDHT E BARDHA-rrugë në hyrje të fshatit, ku dheu është me ngjyrë të bardhë.
    TE GURI TUPANIT-supozohet se në atë guri njerëzit i bienin tupanit (daulles).
    TE GURT E ÇIREÇIT- janë gurë që kanë ngjyrë të bardhë dhe përdoren për gëlqerosjen e shtëpive. Në të folmen e Kumanovës përdoret leksema çireç = gëlqere.
    TE LIVADHET E GAVELLËS-janë ara dhe livadhe, pronë e lagjes Gavella.
    VORRI MIXHES OSMAN-varr që gjendet në vendin e quajtur Sllubicë, nuk dihet se kush ishte Osmani.

    Bellanoci

    Banori bellanocas/i/e/it/et.
    Ky emër fshati mbështetet tek antroponimi vetjak Bellan, që në mesjetë shqiptarët kishin për bazë rrënjorin Bel-Bell .
    Për këtë dëshmojnë patronimet e sotme të shqiptarëve , si p.sh.Bellaja (Gjakovë), Belan (Kaçanik), Belaj (Deçan), Bellaçevc (Prishtinë), etj.
    Në Gjyrgjevik të Klinës dhe në Medvegjë e përdorin edhe sot antroponimin Bellan si të zakonshëm.
    Në veprën e Vasileviqit, Juzhna Stara Serbija ky autor me të drejtë thekson se emri i këtij fshati ka prejardhje arnaute (shqiptare).
    Bellanoci gjendet në pjesën veriore të Karadakut të Kumanovës, rreth rrugës së vjetër malore në relacionin Kumanovë-Gjilan, ku në të kaluarën ka patur një frekuencë të madhe mes banorëve të këtyre dy rajoneve.
    Nga regjistrimi i fundit (1994) del se në këtë fshat jetojnë 12 banorë, kurse në vitin 1948 kishte 407 banorë.
    Pjesa më e madhe e popullsisë së këtij fshati është shpërngulur dhe vendosur në Kumanovë me rrethinë, Shkup dhe Turqi.
    Në fshat ka ekzistuar xhamia e cila është e ndërtuar në vitin 1901.
    Te sllavët përdoret forma Bellanovce.

    Toponimet

    ARA EMINIT-ishte pronë e Eminit.
    ARA ZEQIRIT-sipas pronarit të arës.
    BAÇI LATIFIT-trajta baç është përdorur me rënien e tingulli h në mes të fjalës ; vend në bjeshkë i mbjellur me pemë të ndryshme.
    ÇARRISHTE-mal i pasur me drunj çarri.
    DARDHISHT-mal që ka patur dardha të egra.
    GURI MADH-vend në bjeshkë që është emërtuar sipas madhësisë së gurit.
    GURI VOGEL-sipas madhësisë së gurit.
    HIJE-mal i dendur me drunj, që nuk i bien rrezet e diellit.
    HIJE T‘SHKALLVE-vend guror, kodrinë në formë të shkallëve.
    KODRA RUMULLAKT-është emërtuar sipas formës që kishte oronimi.
    KODER T`GAT-është kodër e gjatë e zhveshur nga drurët.
    LETHISHT-mal i pasur me shkurre lethish.
    LUGA-lugajë e pasur me shkurre.
    LIVADHI MIXHES SAIT-livadh që është emërtuar sipas krye -familjarit Sahiti.
    MAJA DAFINAVE-mal i pasur me drunj dafinash (dru i vendeve mesdhetare, me gjethe të gjelbëra e me erë të këndshme).
    MALI SHABANIT-sipas pronarit të familjes Shabani.
    MULLINI OZMANAJVE - mulli i lagjes Ozmanaj.
    MULLINI ARIFIT-mulli i familjes Arifi.
    NAISHTA-mal i pasur me dru ahu.
    N‘BREG MRIZAVE-vend me hije në bjeshkë, ku kalojnë vapën bagëtia gjatë ditës.
    N‘BAR T‘MIR -vend në bjeshkë i pasur me barishte.
    N‘BREG ARAS PUKIT- sipas emrit personal Puk.
    N‘LUG T‘RASH -lugajë e gjërë me rrjedhje uji.
    N‘KATUN -kompleks arash e livadhesh, që gjenden në afërsi të fshatit.
    NERMET REKAVE -vend i pasur me kullosë.
    PERMI LIVADHE-vend kodrinor që gjendet në pjesën e epërme të livadheve.
    PROCKA-vend në bjeshkë me rrjedhje uji.
    PULSHIKA-vend kullosash.
    RESHME-mal i pasur me drunj.
    RRASH -ara që kanë marrë emrin sipas konfiguracionit të tokës.
    SEKULLARI - mal
    STANI QAHILVE-vend në bjeshkë ku mbante bagëtitë familja Qahili.
    STOM-mal i pasur me drunj. Rrjedh nga fjala Stom/i - rryp toke që ngrihet për së gjati në një vend të rrafshët ; breg dheu, bregore.
    SHPATI ÇAFES-mal. Toponim i përbërë nga emri Shpat,i- faqe e pjerrët e një mali a kodre dhe emrit Qafë,a-vendi më i ulët në kurrizin e një mali a kodre.
    SHPATI PALLZINAVE-shpat me drunj të trashë që përdoren për çati të shtëpive.
    SHKOZINA-mal që ka dru shkoze.
    SHULLANI- kompleks arash. Nga fjala shqipe Shullë,ri- vend që e zë dielli e që nuk e rreh era, huazim nga lat. solanium - diell. Për lashtësinë dhe historikun e këtij toponimi një vështrim më të gjërë ka bërë prof. Latif Mulaku, në studimin “ Mbi disa toponime mesjetare shqipe të Kosovës “, botuar në Onomastika e Kosovës 1979, f. 170.
    TËRLLA-nga maqe. Trllo - vathë bagëtish; vend i gardhuar në një shesh të hapët ku rrinë bagëtia.
    TE ROGA-zabel. Nga fjala bazë e shqipes Rogë, a - vend në bjeshkë me bar e pa lisa ; rudinë e vogël.
    Me rrënjën e fjalës rog(ë), që është një fjalë mjaft e vjetër shqipe, janë formuar shumë toponime në tërthoret shqiptare, si emri i fshatit Rogaçevë në Tetovë, Rogaticë etj.
    TE GURRA-burim me rrjedhje uji, gjendet në bjeshkë.
    TE GURT E BUJVE -janë shkëmbinj të mëdhenj, ku supozohet se kanë qëndruar buajt (kafshët).
    TE GURI XHENEMIT-vend në bjeshkë ku gjendet ky gur.
    TE GURI LIMIT-gur që ka marrë emrin e Halimit.
    TE GURGACT-vend shkëbor i pasur me gurë, që gjatë fërkimit japin një lloj zjarri.
    TE KORIJA HALILIT-mal i pasur me drunj e shkurre, ishte pronë e familjes Halili.
    TE KONAKI SHABANIT-bujtinë (kasolle) e familjes Shabani.
    TE KODRA HANIT-vend ku supozohet se ka pasur ndonjë objekt banimi.
    TE KLLOÇKA KULLËS-vend me burime uji.
    TE KLLOÇKA-vend i pasur me burime uji.
    TE KRONI MIR -burim që ka ujin e ftohtë.
    TE KRONI LATIFIT-krua që gjendet në malin e Latifit.
    TE KRIÇI -vend në bjeshkë ku janë vendosur disa gurë në formë të kryqit, të cilët paraqesin lartësinë mbidetare.
    TE DAHEN UDHT -vend ku takohen rruga e fshatit Shtrazë dhe ajo e fshatit Bellanoc.
    TE FURAT E TAFËS-mal ku Mustafa kishte patur një furrë të qymyrit të drurit.
    TE LIVADHET E VETRA-lëndinë ku më parë kishin qenë livadhe.
    TE LUGI STANIT-lugajë ku mbanin bagëtitë gjatë verës.
    TE MALI GJEKT - mal që më herët ishte djegur dhe ka lulëzuar përsëri.
    TE MULLINI DERVISHVE-mulli që kishte qenë pronë e ndonjë dervishi.
    TE RRASA-kompleks arash, nga fjala Rrasë,a- pllakë e rrafshë guri; faqe e një shkëmbi të petëzuar.
    TE SHPATI KEÇ-faqe mali me një greminë të madhe.
    TE TEPET E EPRA-kodrinë me dushk të thatë. Nga fjala Tepë,a - kodër e vogël, breg, sukë.
    TE TEPET E POSHTRA-vend guror në bjeshkë, kodrinë.
    TE UJT E KUÇ -krua ku buron uji me ngjyrë si të kuqe. (Sipas të dhënave thuhet se në këtë vend janë takuar dy grupe krushqish, ku ka ardhur deri te përleshja mes tyre).
    XHENEMI - mal

    Çerkezi

    Banori vendas çerkezas/i/e/it/et.
    Fshati Çerkez shtrihet në pjesën perëndimore të Kumanovës, në afërsi të rrugës hekurudhore Selanik - Shkup- Beograd.
    Çerkezi nuk është fshat i vjetër, siç dëshmon edhe emri, i cili është themeluar nga Çerkezët rreth vitit 1864.
    Gjatë përleshjeve me rusët, çerkezët e humbin betejën dhe ata shpërngulen në Turqi, pastaj qeveria e atëhershme turke një pjesë të tyre e vendosi në territorin e sotëm të Kumanovës.
    Pas vitit 1912 fshati digjet tërësisht, çerkezët shpërngulen prapë në Turqi.
    Në vitin 1921 kishte vetëm 6 shtëpi, kurse në vitin 1960 ka pasur 76 shtëpi.
    Me ardhjen e popullsisë nga viset malore fshati dukshëm rritet, ku sot është ndër fshatrat më të mëdhenj në rajonin e Kumanovës.
    Është fshat i popullzuar vetëm me shqiptarë, i cili ka rreth 3650 banorë.

    Toponimet

    BUNARI MALOKVE-kompleks arash ku gjendet ky bunar, që kishte hapur njëri i lagjes Malokaj.
    ÇESHMA KADIS-burim, që rrjedh nga fjala Kadi,u- gjykatës në kohën e sundimit osman, që gjykonte sipas sheriatit dhe që kryente funksione civile.
    OGRADE-nga fjala sllave Ograda - rrethojë, kompleks arash që gjendeshin afër fshatit.
    HODUTI RRAMANLISË-janë ara që gjenden në kufi me fshatin Rramanli. Leksemë turke me kuptimin kufi~ri.
    LIVADHI XHAMISË-livadhe që kanë qenë afër objektit fetar.
    RAMPA-kompleks arash. Nga maqed. Rampa - pjesë e përparme e skenës së teatrit, parmak ; barierë hekurudhore.
    TE LLAKA-kompleks arash që në të kaluarën kishte qenë vend moçalik.
    TE XHADJA VETËR -vend që e përshkonte rruga e vjetër për Shkup.
    TOKA ZEZ -ara që përbëhen nga dheu i zi.
    RRUSHI VETËR -vend ku ka pasur vreshta, tani janë bërë ara.
    VLLASHKI RID-kodër dhe zabel , pse është emërtuar kështu nuk dihet.

    Gllazhnja

    Banori gllazhnjas/i/e/ ët/et.
    Emri i këtij fshati rrjedh nga antroponimi Llaz/Gllaz, që i kanë mbajtur në mesjetë shqiptarët.
    Gllazhnja shtrihet në luginën e lumit të Likovës.
    Në kohën e ndërtimit të akumulacionit Likovës, pjesa më e madhe e familjeve ishin të detyruar të shpërngulen nëpër fshatrat tjerë dhe në Kumanovë e më gjërë.
    Mbesin në fshat vetëm ato familje të cilët shtëpitë e tyre i kishin në zonat më të larta malore.
    Në vitin 1948 fshati kishte 482 banorë, kurse sipas regjistrimit të vitit 1994 ka vetëm 76 banorë.
    Fshati është i përshtatshëm për blegtori, me që disponon me një sipërfaqe të madhe kullosash.

    Toponimet

    ARA ZHUTËS-emërtim sipas llagapit Zhutë, që haset edhe në patronimi.
    ARA FEJZËS-ishte pronë e Fejzullahut.
    ARA STAFES-emërtim sipas pronarit të arës Mustafës.
    ARAT E STANIT-kompleks arash, ku më parë i mbanin bagëtitë.
    DUSHKU PRESNICËS-mal i pasur me drunj dushku, ka marrë emrin sipas fshatit Presnicë.
    ERRNICË-mal i pasur me drunj.
    KODER VNESHVE -janë ara që më herët kishte patur hardhi rrushi.
    KEPI SHIPES -maje e kodres ku qëndronin shpendët (petritat).
    KEPAT E DRAGAVE-kodër me maje. Përdoret edhe në patronimet shqiptare si Draga, Dragaj.
    KRONI ARËS STANIT-krua që gjendet në bjeshkë, afër vendit ku i mbanin bagëtitë.
    KRONI ISENIT - krua që gjendet në trollin e familjes Iseni.
    KRONI JAZIT-vijë që shpie ujin në mulli, arë, rrjedhje uji.
    LAMA MURATIT-vend ku mbante Murati ushqimin e kafshëve.
    LIVADHI GAT -sipas gjatësisë që kishte livadhi.
    LLANISHTA-mal i pasur me drunj.
    MULLINI REXHEPIT-mulli familjes Rexhepi.
    MULLINI HASIPIT-sipas kryefamiljarit Hasipi.
    N‘REK DUMANOCES-janë ara dhe livadhe, që gjenden afër lumit të Dumanocit.
    N‘REK BREZËS-vend afër lumit të Brezës.
    N‘RENA-kompleks arash.
    N‘KEP T‘LAMËS -vend ku bëhej shirja e drithërave.
    N‘MANASTIR -vend ku kishte qenë ndërtuar kisha katolike , themelet e saj edhe tani gjenden.
    PRROI FELL -greminë në bjeshkë.
    TE ARA LISNAVE-në të kaluarën në këtë vend kishte patur shkurre dhe drunj, tani janë shndërruar në tokë punuese. Nga fjala Lis/na-lloj bime.
    TE LLAJKA-gardh që rrethon vathën, oborrin ; vend ku i rrethonin bagëtitë.
    TE KRONI ARËS LISNAVE-krua që gjendet në vendin Arat e Lisnave.
    TE KODRA ARZGJOLL-toponim kompozitor i përbërë nga fjala Arë dhe Gjollë - vendi ku i dërgojnë bagëtitë për t‘i kripur.
    TE GURI PRROIT FELL -shkëmb që gjendet afër Përroit të Thellë.
    TE PRROI MELIT-përrua ku rritet bari i melit, që përdoret për ushqim të kafshëve.
    TE TROJET-lëndinë, është përdorur shumësi i emrit truall. Fjalë autoktone shqipe që nënkupton se ka patur vendbanime të hershme.
    TE URA BREZËS-vend ku gjendet ura për fshatin Brezë.

    Gllëga

    Banori gllëgas i/e/it/et.
    Shtrihet në pjesën jugore të rajonit të Kumanovës, me një largësi rrugore prej 20 km.
    Ishte fshat i banuar kryesisht me popullatë turke, ku në mungesë të rrymës elektrike, rrugës së paasfaltuar dhe të kushteve tjera të vështira për jetesë, gllëgasit me shumicë lëshuan vatrat e tyre dhe migruan në Turqi, ku një pjesë u vendos në qytetin e Kumanovës.
    Në atë kohë popullata e këtij fshati kishte afër 300 hektar tokë punuese e cila merrej me bujqësi, ku kultivohej shumë duhani i quajtur “ xhebel “ dhe me blegtori.
    Familja e fundit që u zhvendos nga ky fshat ishte në vitin 1992, duke e lënë fshatin në mëshirë të zotit.
    Në regjistrimet dhe të folmet sllave del emërtimi D`llga.

    Toponimet

    BELLAVOD-ara që i ndante lumi në dy pjesë.
    BELLUSHK-kompleks arash.
    BEDIN DOLL-ara dhe lugajë e mbushur me shkurre.
    ÇITKA - ara
    GARVIN DOLL-kodër dhe mal.
    GALAMBORDA - kompleks arash.
    GJYBRISHTE- nga turq. gübre-pleh; vend në mal, ku i kanë mbajtur kafshët, sidomos dhentë gjatë verës.
    EZLI DOLL-mal.
    KARSHI- nga turq. karshi- përballë, ara që gjenden përballë fshatit, pranë bjeshkës.
    LLOKVA-ara, më herët kishin qenë moçale.
    LLUKA - ara dhe kodër.
    OGRADE-nga sllavishtja ograda-rrethojë; ara që gjenden afër fshatit.
    ORASHÇE - nga sll. orasi-arrë; ara dhe mal.
    PADINA-korije e mbushur me shkurre dhe drunj.
    RAMNISHTE-vend në bjeshkë ku i mbanin bagëtitë të rrethuar në vathë.
    RUPALLAK-nga sll. rupa-gropë ; mal i shpeshtë.
    SELISHTE-kompleks arash.
    TUMBA - nga topoleksema shqipe Tumbë/a-majë e zhveshur apo më e lartë e një mali ose kodre ; vend i ngritur si kodër, breg, sukë. Tumbë rëre.

    Goshinca

    Banori goshincas/i/e/it/et.
    Etimologjia e këtij fshati mbështetet tek antroponimi shqiptar Gos/Goshin.
    Fshati Goshincë shtrihet në shpatin e Karadakut të Kumanovës, në zonën kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës, me një lartësi mbidetare rreth 900m.
    Goshinca gjendet 27km. larg qytetit të Kumanovës, llogaritet ndër fshatrat më të mëdha malore, është fshat i vjetër i cili në dokumentet arkivore është i regjistruar në shek.XIV (1381).
    Goshinca ka qenë i vetmi fshat i cili në vitin 1948 ka pasur 631 banorë, kurse me regjistrimin e vitit 1994 ka 650 banorë, ku ka pasur migrim të popullsisë nëpër qytetet Kumanovë, Shkup dhe një pjesë e popullsisë është vendosur në Turqi.
    Xhamia e fshatit është ndërtuar në vitin 1929.

    Toponimet

    ARA LARG -sipas largësisë së vendit.
    ARA MRETIT -arë e ndonjë pashallari në kohën e sundimit Osman.
    ARA MADHE-ara me sipërfaqe të mëdha.
    ARA ZAHËS-pronë e Zahirit.
    ARA FURRES-vend ku në të kaluarën janë pjekur tullat dhe tjegullat.
    ARA DRANAFILIT - ara ku është rritur shumë trëndafili.
    ARA BERAMIT-emërtim sipas antroponimit Bajram.
    ARAT IDRIZVE - pronë e familjes Idrizi.
    BATLLAKI MUSAJVE-vend moçalik i familjes Musaj.
    GURI SHIPES -shkëmbinj ku kanë patur folenë shpendët (petritat).
    GURI ADEMIT-gur që ka marrë emrin sipas Ademit.
    GURI KEÇ -gjendet në skaj të fshatit, ka formë të keqe.
    GURI MISINIT-është gur me një madhësi të madhe, nuk dihet se kush ishte Misini.
    GURI PERZHALIT MULLINIT-gur i madh në bjeshkë, gjendej afër mullirit të djegur.
    GURI BARDH -kodër më gurë si të bardhë.
    GURT E KERÇËS-bëhet fjalë për një varg gurësh.
    GURI ZI-shkëmb në mal që ka ngjyrë të zezë.
    GURI GAT -shkëmb i gjatë, në formë të kepit.
    GURZINA-vend guror.
    GURRA-burim që gjendet afër lagjes Llukarë.
    GROPA MAXHUPVE -vend ku në të kaluarën romët kanë prerë dhe pjekur tulla. Në të folmen e kësaj treve llagapi maxhup (cergar) përdoret edhe sot me kuptim emërtimin e romëve.
    KODRA BIRAVE-vend guror me vrima të mëdha.
    KOQINAT-vend dhishë ( cjap që ka një bri të thyer).
    KODRA REKVE-vend në bjeshkë, pronë e lagjes Rekaj.
    KOPILAÇA-mal i shpeshtë. Topoleksemë e përhapur në gjuhë të ballkanit, në gjuhët sllave del me rrjedhoja të shumta, si Kopil (emër mashkulli), Kopilice (katund), Kopiloviçe (Kosovë).
    KU KA COF KONORA-vend në bjeshkë ku ka ngordhë një dhi, që mbante këmbanë n`qafë. Në të folmen e kësaj treve përdoret leksema cof, coftinë = ngordh, ngordhësirë.
    KRONI KATUNIT -krua që janë furnizuar me ujë të pijshëm shumica fshatarëve.
    KRONI MURTEZIT-krua i familjes Murtezi.
    KRONI BABXHISHIT -burim që e kishte rregulluar një babagjysh i lagjes së Hasanajve.
    KRONI SHAHES-burim që e ka ndërtuar një grua me emrin Shehide.
    LAMNAJT-vend ku goshincasit kanë bërë shirjen e drithërave.
    LIVADHI RRASH -sipas konfiguracionit të tokës që kishte livadhi.
    LIVADHI KARAMANIT-livadh që gjendet në mes të malit Kopilaçë, që është emërtuar sipas apelativit karaman.
    LIVADHI DEMLOSHES- emërtim sipas emrit Adem dhe apelativit loshe , ku përdoret edhe si mbiemër familjar shqiptar Loshi/Lloshi.
    LIVADHI TAFILIT-gjendet në pjesën e epërme të fshatit, ishte pronë e Tafilit.
    LISI N‘KODER -kodër ku gjendej ky dru i madh.
    LUGI SHKOZAVE-mal i pasur me dru shkoze.
    LUGI MOLLËS-lugajë e pasur me molla.
    LUGI THANËS-lugajë e pasur me dru thane ( shkurre, me dru të fortë e me gjethe të ashpra, që bën kokrra të kuqe e me shije të athët.)
    LUGI GROPAVE-lugajë me vende të ulëta të tokës.
    LUGI SHELXHES -lugajë ku janë rritur shelgjet.
    LUGI PERNARIT-vend malor ku vërehet lloji i drurit i quajtur Përnar ( lloj dushku me trung dy-tre metra të lartë dhe me gjethe të vogla me gjemba anëse e gjithmonë të gjelbra.)
    LUGI THERRËS-lëndinë e mbushur me shkurre e ferra të ndryshme.
    LUGI XHAN -është vend malor dhe ka pamje të luginës së gjërë.
    LUGI FAJRIT -vend i pasur me fier.
    LLAZOV-rrah, rrugë e hapur në mal, shteg, kapërcyell.
    MAJA-është kodra më e lartë në Llukarë.
    MULLINI BEKTESHIT-mulli i familjes Bekteshi.
    MULLINI KATUNIT -mulli i përbashkët për të gjithë fshatarët.
    PRROI LLUGAVE-përrua i thatë me shkurre të ndryshme.
    PEMËT-vend që gjendet në afërsi të lagjes së Hazizve dhe i pasur me trupa të pemëve.
    PLEMJA SELAMIT-kasolle ku mbante Selami ushqimin e kafshëve.
    PUSI SHQERRAVE-vend ku blegtorët i lanin qengjat para qethjes.
    PUSAT-vend malor me disa burime të vogla.
    QAFA LUGIT SHELXHES-vend në mal që kishte pamje si të qafës, i pasur me dru shelgjeve.
    REKA MADHE -vend ku takohen përroi i Goshincës dhe përroi i Brezës.
    ROGA CUNGIT ZI-djerrinë ku ka patur një dru të madh të djegur.
    ROGA HASANIT-lëndinë me bar në mes të pyllit, ishte pronë e Hasanit.
    ROGA GAT -sipas gjatësisë që kishte kjo lëndinë mes dy faqeve të malit.
    ROGA MADHE-lëndinë me një sipërfaqe të madhe.
    ROGA NERMEME -lëndinë me bar mes dy anëve të malit.
    ROGA DEMIRIT-lëndinë me bar e një faqe mali, pronë e Demirit.
    RRASAT E XHEMËS-vend ku Xhemaili kishte nxjerrë rrasa guri për ta mbuluar shtëpinë.
    RRAFSHAT E DURRËS-vend i rrafshët në bjeshkë, pronë e familjes Durra.
    RRAFSHA-tokë punuese që është e rrafshë.
    RRAHISHTE-mal i pasur me drunj të ahut. Nga rrah + ishte > rrahishte
    RREZJA LUGJEVE-vend që e kapin rrezet e diellit dhe gjendet pranë disa përrenjve.
    RRETHI SHKALLËS-vend guror në formë të shkallëve.
    RRUMULLAKET-vend në kodër në formë të rrumbullakët
    STANET E SELMANVE-vend ku i ka mbajtur bagëtitë familja Selmani.
    STANET E MURTEZVE - vend i lagjes së Murtezve.
    STANET E HAZIZVE-tëbanat e lagjes së Hazizve.
    STANICA- vend në bjeshkë, postbllok ku në kohën e mbretërisë jugosllave ishin të stacionuar xhandarmëria serbe.
    STANI ADEMIT-vend i ku mbante Ademi bagëtitë.
    STANET E DINVE - vend i familjes së Dinajve.
    STEPANC- vend i gjërë fushor pa drunj, me bimësi të varfër barishtore dhe klimë të thatë.
    Përdoret edhe si antroponim mesjetar shqiptar Stepan/i, i cili në gjysmën e parë të shek. XV shfaqet në anën e Novëbërdës si Stepan Bili dhe në Karaçicë të Drenicës –Stepani i biri i Arbanasit.
    SHPELLA KAURIT-shpellë ku në kohën e sundimit Osman është fshehur një krishterë (sllav).
    SHPATI LLUKARIT-vend malor në rrëzë të Llukarës.
    TËRLLA AJETIT - vend ku i mbante Ajeti bagëtinë .
    TE BRIJA-vend në afërsi të fshatit.
    TE XHOLLT-vend në afërsi të fshatit, ku i kanë kripur bagëtitë.
    TE LAJ SENIT-burim.
    TE LAJ POSHT-burim që ka qenë poshtë lagjes së Rekajve.
    TE BARAKAT-në këtë vend më parë banonin rojtarët e malit Kopilaçë, kurse sot në këtë vend gjendet karakolla e ARM-së.
    TUPANI- lëndinë në maje të kodrës, në kufi me fshatin Stançiç.
    THERRAT-vend afër lagjes së Selmanve, më herët kishte qenë lëndinë me ferra të ndryshme, tani eshtë bërë tokë punuese.
    VRELLA-burim ku furnizohen me ujë të pijshëm një pjesë e fshatit.
    VRELLA NUHIS-livadh i familjes Nuhiu, që në afërsi ka burimin.
    VRELLA QAHILIT-burim që e ka hapur Qahili.
    VIJA HAJRES-burim që është emërtuar sipas emrit Hajredin.

    Hotla

    Banori hotlanas/i/e/it/et.
    Emri i fshatit Hotël e ka prejardhjen prej emrit (fisit) shqiptar Hot, që përdoret edhe në patronimi dhe prapashtesën –la.
    Hotla shtrihet në veriperëndim të Karadakut të Kumanovës, me një hapësirë të madhe gjeografike, si në atë malore dhe fushore, ku pothuajse është bashkëngjitur me fshatrat Likovë dhe Mateç.
    Është ndër fshatrat e mëdha të këtij rajoni me 500 shtëpi dhe rreth 3500 banorë, të cilët merren me kultivimin e kulturave bujqësore dhe me blegtori.
    Fshati Hotël ka dy xhami. Xhamia e vjetër quhet me emrin “Mulla Murat “. Është e ndërtuar në vitin 1405, kurse e renovuar në vitet 1928, 1970.
    Duhani i tipit Otla është kultura kryesore e cila kultivohet me dekada të tëra.
    Banorët e fshatit Hotël me ujë të pijshëm furnizohen prej burimeve të shumta që ekzistojnë në mal, që i kanë sjellur me vetëkontributin e tyre.

    Toponimet

    ARA SHEMES-emërtim sipas pronarit të arës.
    ARA DERVISHIT-arë që ishte prone e ndonjë dervishi, gjendet larg fshatit. Në këtë rajon haset patronimi Dervishi.
    ARAT E ÇALKIT-ara që janë emërtuar sipas apelativit Çalk- thuhet për atë njeri që ka një këmbë më të shkurtër se tjetra dhe nuk ecë drejt, që çalon.
    ARA JETISHIT-ishte pronë e familjes Jetishi.
    ARA KOVAÇIT-vend në bjeshkë, ishte pronë e një farkëtari.
    BAJRAKI-lëndinë, nga turq. bajrak-flamur, flamurtar.
    BIRA SULËS-shpellë ku ishte strehuar Sulejmani i njohur në popull si Sul Hotla, luftëtar dhe trim i njohur i këtij rajoni dhe më gjërë.
    BOTA KUÇE - tokë e djerrë. Vend në bjeshkë ku dheu është me ngjyrë të kuqe dhe është përdorur për përpunimin e enëvë prej balte, çerepave etj.
    BREGU KUÇ-vend ku dheu është me ngjyrë si të kuqe.
    BUÇINI-kodër e zhveshur, pa drunj.
    BUNARI NEZIRIT-kompleks arash që kanë marrë emrin sipas personit që kishte hapur bunarin.
    DUBRAVË-mal i pasur me drunj.
    DRUMI MADH-ara që i përfshinte rruga e vjetër e Shkupit.
    GJURI KULLËS-gur me një madhësi të madhe, gjendej afër një kulle që i kanë mbetur vetëm themelet.
    GJURI SHIPES -gur mbi kodër ku qëndronin shpendët.
    GJURI LEMZËS-shkëmb që gjendet në bjeshkë.
    GJURI SHNOSH -lloj guri që për nga përbërja është i fortë dhe nuk thërmohet (coptohet) lehtë.
    GUMSHIREC-mal i pasur me drunj.
    JAZGI-vend në mal ku mbanin bagëtitë gjatë verës.
    KALESHNJAK- kodër me një sipërfaqe të madhe, që përfshin ara dhe shtëpi të ndërtuara.
    KAMENAJCË-nga slla. kamen - gur/i, kompleks arash të përziera me gurë.
    KRONI KULLËS-krua që gjendej afër kullës.
    KROI BEGIT-kodër ku gjendet ky burim që ka marrë emrin e begut, emri i të cilit nuk dihet.
    KRAISHTA-kompleks arash që gjenden në skaj të fshatit.
    KOJRIA HAXHI SULVE-zabel i mbushur me shkurre, pronë e familjes Sulejmani.
    KODRA VERIT-vend që më së shumti e rreh era e veriut.
    KUVOL-kodër që më herët në këtë vend i kanë mbajtur kuajt.
    KU PIQEN REKAT -vend në bjeshkë ku bashkohet lumi i Hotlës dhe i Strimës.
    KU DAN UDHA -rrugë udhëkryqe për në fshatrat Mateç, Hotël dhe Likovë.
    LIVAZE-kompleks arash.
    LIVADICË-sot është bërë tokë pjellore, në të kaluarën kanë qenë livadhe.
    LIVADHI DEMËS-më parë ishin livadhe tani janë ara.
    LEQISHTE-kodër, nga slla. leqa-thjerrëz (bimë barishtore me lule të vogla të bardha dhe farërat e saj përdoren për ushqim.)
    LUTA-topoleksemë e formuar nga apelativi Lutë/a.; mal i dendur.
    MULLAJNI ALIÇKALLARVE-mulli i lagjes Aliçkallarë.
    MULLAJNI GAXHOLLVE-mulli i lagjes Gaxholl.
    MULLAJNI OSTRECVE-mulli i lagjes Ostrecve.
    MULLAJNI ÇALKALLARVE-mulli i lagjes Çalkallarë.
    MULLAJNI ABAZALLARVE-mulli i cili gjendej në lagjen e Abazallarëve.
    N‘GUR T‘ZAJ -vend në bjeshkë ku gurët janë me ngjyrë të zezë.
    ORASHEC-kompleks arash, toponim me bazë antroponimike Oras \Orash dhe sufiksi ec.
    PUDARNICA-lëndinë me bar ku kullosin bagëtitë.
    RIMNIK-kompleks arash.
    REZAJNA-janë ara përreth kodrës.
    RRASA KUÇE-vend në bjeshkë i pasur me gurë në formë të pllakave, që kanë ngjyrë si të kuqe.
    RRAFSHA MADHE-lëndinë në bjeshkë me sipërfaqe të rrafshë.
    MANI BARDH-sipas ngjyrës që kishte ky fryt.
    SAÇMA-mal i pyllëzuar me drunj. Në të folmen përdoret leksema saçmë-me kuptimin i shpeshtë. Khs. me shprehjen: E kam mbjellë sillazhen saçmë.
    SLLUPI-mal që ka për bazë antroponimin vetjak Sllup.
    STANI MALIQIT-vend ku Maliqi mbante dhentë, të rrethuar me gardh të drunjve.
    STERNIK-kompleks arash shumë pjellore. Nga fjala Sternë/a-vend i gërmuar në tokë për të mbledhur dhe ruajtur ujin e shiut.
    KODRA HESHME-kodër e zhveshur nga drunjët, që ka pamje të bukur.
    KOLLÇAK-mal i pasur me drunj. Topoleksemë e formuar nga antroponimet Kolë dhe Çakë.
    KOLMOSKA - vend shkëmbor.
    PRROI KEÇ -përrua shumë i thellë.
    ROGATICA –mal, nga fjala Rogë/a- vend në bjeshkë me bar pa lisa dhe prapashtesa -ica.
    TRSK-mal i pasur me kullosë . Rrjedh nga slla. Trska - kallam sheqeri.
    TE STANET-vend në bjeshkë ku mbanin bagëtitë.
    TE SHKOZAT-mal i pyllëzuar, që ka marrë emrin sipas drurit të shkozës që rritet në atë vend.
    TE BUNARI BEQIR AGËS-kompleks arash, që janë emërtuar sipas bunarit që e kishte hapur Beqiri.
    TE DIRT E RUSHAJTIT-vend ku janë kryqëzuar dy rrugë.
    Sipas të dhënave thuhet se Rushiti kishte vendosur dy dru në formë të shkronjës-V - që tregonte drejtimin e rrugëve.
    UJI BAJRAMIT-vend me kullosë, ku kishte hapur një krua Bajrami.
    UJI BEGJIT-krua që gjendej në truallin e begut.
    VORRI AVDILIT - varr ku është varrosur Avdili.
    VORRNAJCË-varreza shumë të vjetra.
    VUKOVIJA - mal
    XHADJA SULLTAN MURATIT-sipas të dhënave pohohet se në këtë rrugë paska kaluar sulltan Murati në kohën e sundimit Osman.

    Izvori

    Banori izvoras/i/e/it/et.
    Ky toponim ka marrë për emërtim fjalën sllave Izvor - burim, meqë fshati është i pasur me burime uji.
    Izvori është fshat malor dhe shtrihet në lartësi mbidetare rreth 880 metra.
    Ky katund në vitin 1948 ka pasur mbi 300 banorë, kurse sipas regjistrimit të vitit 1994 ka vetëm 30 banorë.
    Xhamia e fshatit është e ndërtuar në vitin 1915, dhe quhet me emrin “ Mesxhit “.
    Për shkak të kushteve të vështira për jetesë popullsia është përfshirë në dyndje masovike drejt vendbanimeve qëndrore në Kumanovë, Shkup dhe më gjërë në Turqi.
    Popullsia më parë dhe tani merret me blegtori dhe me shitjen e drunjve.

    Toponimet

    BIRA UKIT -është vrimë në kodër, ku kanë qëndruar ujqit.
    ÇARRISHTE-mal ku rritet druri i çarrit.
    ÇESHMA IZVORIT-burim që ka marrë emrin e fshatit.
    GURI VELIS -kompleks arash, afër tyre gjendet guri me një madhësi të madhe, nuk dihet se kush ishte Veliu.
    GURI PIC-gur i madh që në krye ka formën e majës, pic = majë.
    JEZERI POSHTËM - kodër.
    JEZERI EPËRM-vend në bjeshkë me gurë, gurinë.
    FERRISHTE-lëndinë me shkurre të ndryshme, që dalin vetvetiu nëpër vende të papunuara.
    KRONI AJDUÇVE-krua me rrjedhje të madhe uji.
    KRONI FTOFT-burim që ka ujin shumë të ftohtë, meqë nuk i bien rrezet e diellit.
    KRONI HAZIRIT-krua që e kishte hapur Haziri.
    KRONI AVDULIT-mal ku gjendet ky krua, që është emërtuar sipas personit.
    KRONI PATLISHANIT-krua që gjendet në vendin e quajtur Patlishan.
    KRONI KELPT -krua që gjendet në pjesën e epërme të fshatit.
    KOJRIA -mal i pasur me shkurre, murriza etj.
    KODRA ARËS OSMANIT-arë në bjeshkë, pronë e Osmanit.
    KODRA GAT -sipas gjatësisë që kishte kodra.
    KODRA KOCIT -kodër e mbushur me shkëmbinj të fortë.
    MASTUPANI -kodër ku supozohet se njerëzit e këtij fshati i kanë rënë tupanit (daulles).
    PATLISHAN-fushë e rrafshët që në të kaluarën kishte qenë vendbanim, ku edhe sot ekzistojnë themelet.
    Ky toponim ka për bazë një emër vetjak Pat dhe Lis/Lish.
    Topikë me emër të këtillë kemi Patec (fshat malor në Kërçovë), Patalishtë (fshat në rrëthinën e Gostivarit) dhe Patishka Rekë (në atë të Shkupit) .
    PIRROLI-është kodër me sipërfaqe të madhe. Sipas antroponimit vetjak Piro.
    ROGA KALIT-lëndinë me bar në mes të pyllit.
    ROGA MAGARIT -lëndinë kullosash.
    RRASHI EPËRM-vend për nga konfiguracioni i tokës është i rrafshët, gjendet në pjesën e epërme të fshatit.
    FUSHAT E LLATINVE - vend i rrafshët në bjeshkë, ishin pronë e shqiptarëve të konfesionit katolikë.
    TE ARA URËS - ara që afër kishte qenë një urë.
    TE ÇAFA BELLANOCËS-mal. Vendi më i ulët në kurrizin e një mali a kodre, ku zakonisht kalon rruga për të vajtur në anën tjetër.
    TE GURI MOLLTË SHUMËS-janë ara ku në të kaluarën kishte patur shumë trungje mollash.
    TE GËRSHIA-kompleks arash ku kishte qenë një trung qershie.
    TE LUGI ARAVE-ara ku përreth tyre gjendej një përrua.
    TE LUGI KRAÇËS-vend i mbushur me ferra, shkurre.
    TE LUGI THERRAVE-lugajë që ka ferra përreth .
    TE LIVADHET E GATA-livadhe që gjenden poshtë fshatit.
    TE LIVADHET E RUSHITVE-janë livadhe të familjes Rushiti.
    TE DARDHA DURAKIT-lëndinë që ka patur ndonjë trung dardhe, ishte pronë e familjes Duraku.
    TE KORIJET E REJA-vend në bjeshkë i pasur me drunj që shumë shpejt rriten, fshatarët i quajnë dru femëror.
    TE ROGA HAMZËS-lëndinë sipas kryefamiljarit Hamziu.
    TE ROGA ARËS SALIUT-arë që gjendet në bjeshkë pronë e Saliut.
    TE STANET-fushë ku në të kaluarën kishin qenë tëbanat.
    TE SHPATI KEÇ -faqe e malit, vështirë për qarkullim.
    TE SHPANI-mal i dendur.
    TE KTHEJNË KIET -vend në bjeshkë udhëkryq për fshatrat Izvor, Bellanoc, Dumanoc dhe Runicë.
    URDHA MADHE-është buçilë uji. Nga fjala Urdhë-vend me ujë.

    Likova

    Banori likovas/i/e/it/et.
    Ky toponim ka për bazë antroponimin shqiptar Lik/Lika, i ardhur nga një emër vetjak ilir Lica.
    Likova shtrihet në të dy anët e lumit Likovë, fshat i cili ka pasur 2339 banorë (1994), kurse tani ka rreth 400 shtëpi dhe mbi 3000 banorë.
    Xhamia e fshatit është emërtuar me emrin “ Jusuf Efendi “ dhe e ndërtuar në vitin 1773.
    Në shtratin e lumit të Likovës në vitin 1957 është ndërtuar penda e Likovës, e cila ka rëndësi të madhe për furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm të këtij rajoni dhe më gjërë.
    Mirëpo, edhe pse uji gjendet në truallin e këtij fshati, banorët e Likovës dhe fshatrave tjerë akoma nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë që të kenë ujësjellsin nëpër shtëpitë e tyre.
    Me ndarjen e re territoriale të Maqedonisë, Likovës i jepet statusi i komunës në vete.
    Te popullsia maqedone sllave ky emër vendbanimi del të përdoret me formën Lipkovo.

    Toponimet

    ARAT E UÇVE-vend në bjeshkë ku më së tepërmi silleshin ujqit.
    BARICË-kodër me shkurre. Nga slla. Bara-kënetë e vogël dhe prapashtesa icë.
    BOLLA LESK- mal dhe kodër. Toponim kompozitor nga emri Bollë/a- lloj gjarpëri me trup të madh e të trashë, që i mbështillet njeriut e shtazës dhe Lesk/ra - cipë e hollë që shqitet nga sipërfaqja e diçkaje të fortë.
    ÇERENEC-kodër. Nga sll. čeren-lisnajë.
    ÇESHMA MALIQIT-burim që e kishte hapur Maliqi.
    ÇESHMA HAXHI MERËS-
    ÇESHMA REZINAVE-burim që gjendet në fushë.
    ÇESHMA HAXHI EBIBIT-emërtim sipas emrit personal Ebib.
    ÇESHMA HAXHI HASIPIT-burim që ka marrë emrin sipas kryefamiljarit Hasipi.
    DREZGA-vend kodrinor.
    GOLLAK-vend i zhveshur nga drunjët .
    GRAMAD-topogërmadhë. Nga slla. Gramada - grumbull.
    GROPA AJETIT-vend me kullosë, ishte pronë e Ajetit.
    ISKI SHIRIT-mal që nuk dihet pse është emërtuar kështu.
    KAMA BULLIT-shpat malor. Mikrotoponim kompozitor i përbërë nga fjala këmbë/a dhe buall (kafshë shtëpiake me trup të madh e qime të zeza, brirë të kthyer prapa që mbahet për punë bujqësore.
    KODRA LIKËS-oronim që ka marrë emrin e antroponimit Lik.
    KEPI AMETIT-shkëmb i madh me maje; maja e një guri a mali shkëmbor.
    KULLA-kullosë e pasur me bar, ku në të kaluarën kishte qenë ndërtuar një shtëpi me gurë.
    KULLISHTE-kodër që ka për bazë fjalën kullë dhe sufiksi –ishte. Në fjalorin e sotëm shqiptar përdoret leksema Kullisht/e-napë për ta kulluar gjizën a djathin.
    KUÇKA GALIGALLE-kodër që është emërtuar sipas shtazës që ka qime të zeza, qenin femër e emërtojnë kuçkë-bushtër.
    KUJRIJA VORREVE-vend ku janë varret e vjetra.
    LIKENI-kodër që ka marrë emrin e bimës Liken.
    LIVADHI GAT-kompleks arash që kanë marrë emrin sipas gjatësisë që kishte livadhi.
    MAS KEPI-kullosë që gjendet pas kodrës. Nga kep/i-maje e kodrës.
    MALI I VESHËVE-mal.
    PATRAVICË-mal i pasur me drunj.
    PRESLLAPI-kodër.
    PRROI ZI-vend që nuk i bie dielli, hijësirë.
    QEREMNICË-vend ku më parë janë pjekur tullat dhe tjegullat e shtëpive.
    RRAFSHET-vend në bjeshkë i pasur me kullosë.
    SABATOC-vend në bjeshkë.
    SHAHOVICË-kompleks arash, emërtim nga anroponimi Shahe-Shehide.
    SHILIGOVC-mal.
    SHPATI MULLINIT MALËS-vend në bjëshkë ku Mala kishte patur mulli.
    TE BISHTI-ara që kishin formën e bishtit.
    TE VESHËT-mal.
    TOKA ÇAME-vend që nuk mban lagështi.
    URDHA-kompleks arash pjellore. Nga fjala Urdhë/a - vend i pasur me burime uji.
    UJI THART - është burim me ujë të thartë, gjendet në mes të rrugës Orizare-Likovë.
    VIÇIPOLAN-mal i pasur me dru.
    VORRI BAKIS-vend në bjeshkë ku gjendet ky varr, të dhënat pohojnë se Bakiun e kishin vrarë serbët.
    VUKANOCI-kodër e madhe që ka për bazë antroponimin Vuk, Vukan, Vukas etj.

    Llojani

    Banori llojanas/i/e/it/et.
    Llojani shtrihet në pjesën veriore të Kumanovës, në zonën kufitare me fshatin Miratoc të Preshevës.
    Në të kaluarën fshati ka qenë i vendosur në zonën kodrinore të shpatit, të quajtur Kulishte.
    Ka 2274 banorë sipas regjistrimit të vitit 1994, kurse sot ka mbi 3300 banorë, i katërti sipas madhësisë në Komunën e Likovës, etnikisht i banuar me shqiptarë.
    Llojani është fshat i vjetër, i cili përmendet në shek.XIV, respektivisht në dokumentet e vitit 1332.
    Xhamia e fshatit është e ndërtuar në vitin 1816, e renovuar në vitet 1971, 1987, dhe ka emrin “ Xhamia e haxhi Esatit ”.
    Llojanasit merren me bujqësi dhe me blegtori, me ujë të pijshëm furnizohen prej bunarëve dhe burimeve të sjellur nga bjeshka.
    Në Llojan ka ekzistuar edhe xeherorja e cila ka pasur shumë metale si: hekuri, kromi, plumbi, nikli, zingu, bakri, antimoni e të tjera.

    Toponimet

    ARAT-rrafshinë në bjeshkë me kullosë, ku gjatë verës lopari i kullotë bagëtitë.
    ARA SHEVËS-arë që gjendet në mal.
    AVDI GROB-kompleks arash, ku gjendet varri i Avdiut.
    BELLAVOD-burim i pasur me ujë, është emërtuar sllavisht që d.m.th. uji i bardhë.
    BETHA SHTREMT-vend në mal ku gjendet një kthesë, në formë të lakut.
    ÇESHMA SHAQIRIT-burim që e kishte hapur Shaqiri, gjendet në shpat të Lumit Thatë.
    ÇESHMA E AMETALEJVE-burim që e ka hapur Ahmeti.
    ÇESHMA TRLLAVE-burim që gjendet në bjeshkë.
    ÇESHMA KUPINAVE-sipas shkurreve që rriten përreth burimit.
    ÇESHMA GAT-burim që ka rrjedhje të gjatë.
    ÇESHMA SHAHËS-sipas apelativit Shahë ( Shehide ).
    ÇESHMA BEQËS-burim që e ka hapur Beqiri, gjendet te vendi i quajtur Betha Shtemt.
    ÇESHMA HAXHI ESATIT - burim që gjendet te Gura Gat.
    ÇESHMA BACIT ADEM-Sipas Ademit i cili ka migruar në Turqi.
    DRAGIDOLLI-kodër që gjendet në pjesën veriore të fshatit, nga fjalët sllave drag - i dashur dhe doll-luginë.
    DUSHKI KEÇ -mal i pasur me ferra, driza, shkurre etj.
    DUSHKI TRASH - mal i shpeshtë me gjethe të trasha.
    GURI SHPELLVE - kodër me sipërfaqe të madhe, që ka vrima të thella në formë të shpellës.
    GURI KRIST-shkëmb me plasa ose të çara në të.
    GURI VOGEL-vend në mal ku gjendet ky gur.
    GURI VERRISHTES-gur i rrethuar me dru verri.
    GURT E ZI- janë emërtuar sipas ngjyrës që kanë gurët.
    GURRA GAT - është emërtuar sipas gjatësisë që kishte burimi.
    KODRA VOGEL-kodër që gjendet në kufi me fshatin Vaksincë.
    KODRA GAT-sipas gjatësisë që ka kodra.
    KODRA SHAVARIT-sipas bimës që është rritur në atë vend.
    KODRA REPT-kodër e zhveshur nga drunjët.
    KOJRIA PLAK-vend në mal me dru të vjetër.
    KULISHTA-kodër ku gjendet një pendë e vogël, prej këtu fshatarët e sjellin ujin nëpër shtëpitë e tyre.
    LIVADHET E MDHAJA -livadhe me një sipërfaqe të madhe.
    LIVADHET E VRELLËS-janë ara dhe livadhe, gjenden afër burimit.
    LIVADHET E GROPËS-livadhe që gjenden në sipërfaqe të ulët të tokës.
    LEDINA- lëndinë, vend kullosash.
    LESNIKU-mal, mullar me degë e gjethe lisi e me dushk të thatë.
    LUMI THAT-mal dhe përrua që më parë ka patur rrjedhje uji.
    LUGI PLEPAVE - vend i ulët mes dy brigjeve, i pasur me dru plepash.
    LUXHT E BARIT GAT -vend në mal me kullosa, ku rritet bari me fije të gjata
    MASGURI-lokalitet i pasur me gurë.
    MULLINI SHAQIRIT-mulli i familjes Shaqiri.
    MULLINI ALIES -sipas pronarit të mulliri.
    MULLINI BRAHIMIT-muli që gjendej në trollin e (I)Brahimit.
    PADINA-kodër me shkurre
    POROVISHTE-kompleks arash.
    PYLLA-sipërfaqe e madhe me drunj të shpeshtë e me shkurre, që ruan femëroren me a.
    PUSI I ALI BEQIRIT-burim që ka marrë emrin e personit, që e kishte hapur bunarin. Në këtë rajon ka përdorim edhe leksema pus-që tregon vendin e ujit të shiut të mbledhur apo ndonjë buçill, gjirna uji.
    RESULKA-livadhe dhe shelgje, emërtuar sipas antroponimit shqiptar Resul.
    REKA THATË-janë ara, që më herët përreth kalonte lumi i cili tani është shterrur.
    RRASHI ALIS-vend i rrafshët në mal, pronë e Aliut.
    RRASHI MADH-sipërfaqe e gjërë, e pasur me kullosa.
    RRASHI TRLLAVE-vend ku i mbanin bagëtitë gjatë verës.
    RROTLLAKI-kodër në formë rrumbullake. Të dhënat tregojnë se edhe tani gjenden gypa, tulla të ndryshme që nënkupton se ka qenë vendbanim i hershëm.
    RREZA STANEVE-shpat malor ku mbaheshin bagëtitë.
    STANDURAKI -vend në mal ku Duraku mbante kopenë e deleve.
    SHPATI VNESHVE –vend i pjerrët malor që ka patur vreshta.
    SHPATI REKËS THAT-vend malor përreth lumit të thatë, i mbushur me dru e shkurre.
    SHKOZA UKIT-mal i pasur me dru shkoze.
    TE TRE KROJT-vend ku gjenden tre burime me rrjedhje uji.
    TE MADENI-vend në bjeshkë ku gjendet miniera, e cila ka punuar një kohë të gjatë, tani është demuluar.
    TOPTELI-mal me dru dhe shkurre.
    VNESHTI-ara që kanë qenë vreshta.
    VORRI HALILIT-vend në mal ku gjendet ky varr e që nuk dihet se kush ishte Halili.
    VEDHISHTE-mal i pasur me ferra.
    TE GURI XHARPIJVE-vend shkëmbor që gjatë verës ka shumë gjarpërinj.
    VRELLA - vend i pasur me burime uji.

    Llopati

    Banori llopatas/i/e/it/et.
    Fshati Llopat shtrihet në zonën mes lumit të Ropalcës dhe lumit të Likovës, afër rrugës hekurudhore Shkup - Kumanovë- Beograd.
    Në vitin 1921, Llopati kishte 68 shtëpi, në vitin 1948 arrin në 139 shtëpi me 967 banorë, kurse në vitin 1961 arrin në 182 shtëpi me 1260 banorë.
    Sipas të dhënave në Llopat janë gjetur tulla, grumbuj gurësh, themele të ndërtesave të vjetra që dëshmojnë për ekzistimin e një lokaliteti të vjetër.
    Në këtë fshat edhe sot gjenden themelet e ekzistimit të hamamit që daton nga koha e sundimit Osman.
    Fshatarët furnizohen me ujë të pijshëm prej bunarave dhe krojeve që janë të shumtë.
    Është i përzier me popullatë shqiptare dhe sllave, shtrihet në tokë shumë pjellore ku kultivohen të gjitha kulturat bujqësore.
    Ky lokalitet duket se ka marrë emrin sipas konfiguracionit të terrenit, nga sll. Lopata.

    Toponimet

    AZIZOV RID-kompleks arash që gjenden përreth kodrës, ishin prone e Azizit.
    BELLAVOD-ara që më herët kishin qenë tokë moçalike, të rrethuara me burime.
    BELLUSHK-kompleks arash. Nga antroponimi me rrënjën Bel/Bell/Belush, që mbanin shqiptarët gjatë mesjetës.
    Për këtë dëshmi janë patronimet e sotme të shqiptarëve si Belushi, emri i fshatit Bellaja (Deçan), etj.
    DREZGA-kompleks arash, që gjenden afër fshatit.
    GRADINA-ara që gjenden afër fshatit, nga fjala sllave grad-qytet dhe prapashtesa ina.
    ÇESHMA NEXHIPIT-burim që ka marrë emrin sipas personit që e kishte hapur burimin.
    HAMAMI LLOPATIT - objekt në fshat ku janë larë ushtarët turq, gjurmët e të cilit gjenden edhe sot. Këtu është përdorur topoleksema turke hamam = banjo.
    KAVIXHIK-kompleks arash. E krahasuar me leksemën kavixhik-që në të folmen e popullates thuhet për ata njerëz që i kanë flokët e dredhura.
    KASHLA-kompleks arash që nuk u dihet emërtimi.
    KOJRIA -në të kaluarën në këtë vend kishte patur dru e shkurre të ndryshme, tani janë shndërruar në tokë pjellore.
    KRONI RUJARVE - burim ku thuhet se në këtë vend është bërë pastrimi i konopit të leshtë.
    LIVADHET-janë ara dhe livadhe të vjetra.
    PRIBOVC-janë ara që nuk dihet emërimi i tyre.
    SARIMESH-kompleks arash, nga turq. Sari-verdhë, ara ku është rritur bari i verdhë.
    TE KULLA-kompleks arash që kanë marrë emrin sipas kullës, që ka ekzistuar më parë.
    VORRI LASHT-është varr shumë i vjetër dhe nuk dihet se kush është varrosur.
    URA HAXHI BAJRAMIT- urë që ka marrë emrin e personit i cili e kishte ndërtuar.
    URA BUGARIT-është urë e ndërtuar më gurë nga bullgarët gjatë qëndrimit në këtë rajon.
    UDHA FRENGIT-rrugë hekurudhore që e kishin ndërtuar francezët aty nga viti 1877.

    Mateçi

    Banori mateças/i/e/it/et.
    Emri i këtij fshati do të jetë formuar nga antroponimi mesjetar shqiptar Mat/i dhe formanti –eç.
    Në traditën e emrave vetjakë të shqiptarëve është ruajtur edhe antroponimi Mat sikurse antroponimet tjera mesjetare.
    Emri i këtij toponimi mund të lidhet edhe me emrin e Matit krahinë dhe lum në Shqipërinë e Mesme. Me prejardhjen e fjalës Mat është marrë në veçanti prof. E. Çabej, që në mënyrë etimologjike e afron me irl. Math që d.m.th. rërë ; buzë lumi ; breg deti.
    Për përhapjen e këtij antroponimi në hapësirën gjeografike shqiptare e dëshmojnë përdorimet e patronimeve shqiptare, si Matrajt (emër lagjeje në Vaksincë), Matrijt (lagje në Strimë), Matet (emër familjeje në Vrapçisht të Gostivarit), Matjanet ( emër familjar në Sullaren e Poshtme të Dervenit), pastaj Matakas, Matese, Matagush, Matrangë etj.
    Mateçi shtrihet në rrëzat e Karadakut, në luginën e lumit Vuksan.
    Është fshat me numër të madh të banorëve në këtë rajon, me 3350 banorë (1994), ku strukturën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët dhe sërbët.
    Xhamia në këtë fshat për herë të parë është ndërtuar para 300 viteve, kurse të dhënat arkivore historike për xhaminë e këtij fshati datojnë nga viti 1882. Në vendin e kësaj xhamie, në vitin 1999 është ndërtuar nga themeli xhamia tjetër që quhet “Xhamia e re”
    Serbët në Mateç llogariten si kolonizatorë (ardhacakë) që nga viti 1918, dukuri e cila ishte evidente në tërë territorin e Maqedonisë, e posaçërisht në rajonin e Kumanovës.

    Toponimet

    ARASHEC-kompleks arash, që kanë për bazë antroponimin vetjak Aras/Arash.
    ARA AGËS DAN-janë emërtuar sipas pronarit të arës, Ramadanit.
    ARA SHEIT-lëndinë, kishte qenë pronë e shehlerëve në kohën e sundimit turk.
    BIGORI-kodër që është formuar nga antroponimi mesjetar Bigur/Bigor. Këtë oronim e hasim edhe në krahinën e Kurveleshit si emër vendi Bigorre.
    BILLA-mal i dendur.
    BEZHANT- emër vendi në bjeshkë. Ka marrë formën sipas antroponimit Bezhan, të cilin në mesjetë e mbanin edhe shqiptarët, kurse tani tani përdoret edhe si patronim.
    Haset si emër familjeje Bezhani në një fshat të krahinës së Çamërisë.
    BRADELOC-kodër e zhveshur nga drunjët, me rrjedhje uji.
    ÇAÇK-maje mali.
    ÇAUK-kodër e pasur me drunjë.
    ERENIKU EPËRM
    ERENIKU POSHTËM - kompleks arash.
    GJURI MADH-mal që ka marrë emrin sipas madhësisë së gurit.
    LENISHTE- kompleks arash. Nga maq. len - li-ri dhe sufiksi –ishte. Vend ku është mbjellur dikur liri, sot nuk kultivohet kjo bimë në këtë trevë.
    LEPANOL-vend në mal.
    LISI DEMËS-janë ara të Ademit, që kishin patur një trung të madh druri.
    LISI MADH-kompleks arash, që kanë marrë emrin sipas lisit i cili ishte shumë i madh dhe i vjetër.
    LLOGORET-mal, që nuk dihet pse është emërtuar kështu.
    LLOZISHTE-vend i rrafshtë në mal, që dikur ka patur vreshta.
    KRONI THANES-krua që gjendet në malin e pasur me dru thane (lloj shkurre e fortë me gjethe të ashpra, që bën kokrra të kuqe me shije të athët.)
    KRONI THAJVIT-vend me burim ku sillen derrat e egër.
    KOLIBET VUKSAN-vend në mal ku ka patur kasolla të ndërtuara prej druri e të mbuluara me kashtë, ku rrinte bariu me bagëtitë.
    Në rrethinë të Kërçovës gjendet fshati Kolibare, që ka rrjedhen nga apelativi Kolibe dhe sufiksi –are.
    KOLIBET N‘STAPESH-kasolle të thjeshta të thurrura kryesisht me thupra e kashtë.
    KRAISHTE-ara që gjenden larg fshatit.
    MANASTIR-mal që ka marrë emrin sipas objektit fetar të ndërtuar në këtë vend. Objekti me siguri më parë kishte qenë pronë e shqiptarëve të konfesionit katolik, ku shihet se si më vonë iu është ndërruar vendi i hyrjes . Të dhënat pohojnë se këtë objekt e ka ndihmuar njëri prej sulltanave turq gjatë kalimit përreth tij.
    MRAMORI-kompleks arash, tokë gëlqerore.
    MUMURECI-janë ara pjellore.
    MULLAJNI HAXHI SABËS-mulli i Sabedinit.
    MULLAJNI BEXHET KILIT-mulli i familjes Bexheti.
    N‘PLLOÇK -mal i pasur me gurë në formë të pllakave.
    N‘ZALL-ara dheu i të cilëve është i përzier me rërë.
    OGRADE-kompleks arash që gjenden përreth shtëpive.
    POPORAMA-mal që gjendet në veri të fshatit.
    PRONI ERENIKUT-përrua i mbushur me ferra, shkurre etj.
    REKA MANASTAJRIT-lum që buron në malin Manastir.
    REKA VUKSANIT-lum që ka marrë emrin sipas vendit ku buron në malin Vuksan.
    REKA MATEÇIT-lum që buron në malin e Manastirit dhe kalon nëpër këtë fshat.
    SINGERIT-mal që nuk i dihet emërtimi.
    SELISHTE-nga fjala sllave sello - fshat dhe sufiksi-ishte, vend në bjeshkë, ku supozohet se ka patur vendbanim të hershëm.
    SMILOVICA-mal i pasur me drunj të lloj -llojshëm.
    SOVIÇE-kompleks arash.
    STAPESH-mal që ka marrë emrin sipas shkopinjve që ka shumë.
    TAKSIM-mal dhe kodër.
    TE MULLEZAT - mal i pasur me mulleza ( shkurre me lëvore të kuqreme në të murme,e me gjethe si të shkozës.)
    TE KUMLLAT-mal i pasur me trungje kumbullash.
    TE KROI SHTOGJIT-mal i pasur me dru shtogu (dru me gjethe të përbëra me ngjyrë të bardhë në të kuqe, që rritet zakonisht në pyje.)
    TE XHIBRA-vend në mal ku i kanë mbajtur bagëtitë, i pasur me gjirna uji.
    TE KOPIJNAT-kompleks arash që përreth tyre ka rrush të egër.
    TE ÇESHMA SINGERIT-burim që gjendet në mal, nga i cili është sjellur ujësjellësi në fshat.
    TE MOLLAT-vend në mal, ku ka trungje mollash.
    TE VORRI ALIS-mal ku gjendet varri i Aliut, për të cilin nuk dihet se kush ishte .
    TE VNESHT - vend që më herët ishite vreshta, tani është shndërruar në tokë punuese.
    TOPANI-kodër, ku supozohet se njerëzit në këtë vend i bienin daulles.
    TRLLA MËRSELIT-vathë ku Mërseli i mbante bagëtitë.
    VORRI NURËS-vend në bjeshkë, ku është varrosur Nuredini.
    VUKSANI-mal që ka për bazë antroponimin Vuk, Vuksan.

    Nikushtaku

    Banori nikushtakas/i/e/it/et.
    Emri i këtij fshati është i lidhur me emrin e përveçëm shqiptar Nik, Nikush, dhe sufiksin –ak.
    Zgjerimi i emrave me sufiksin –ush ndeshet edhe tek emrat tjerë shqiptar si Ramush, Malush, Mitrush, Hajrush etj.
    Edhe formanti-ak është përhapur ndër shqiptarët, si romak, durrësak, Mirak, Urak etj.
    Nikushtaku shtrihet në rrëzat e Karadakut, përreth rrugës rajonale Kumanovë-Shkup.
    Në vitin 1519 ky fshat kishte 39 familje.
    Sipas regjistrimit të vitit 1994 ka pasur 1558 banorë, kurse tani ka 1800 banorë.
    Fshati ka dy xhami. E vjetra quhet sipas emrit të fshatit dhe gjendet në pjesën e epërme, e ndërtuar në vitin 1641. Xhamia e re e fshatit Nikushtak quhet “Xhamia e bardhë “, e ndërtuar në vitin 1990.
    Banorët furnizohen me ujë të pijshëm prej bunarave dhe burimeve që i kanë sjellë individualisht prej malit.
    Nikushtakasit merren me kultivimin e kulturave drithërore, perimeve, pemëve dhe hardhisë së rrushit.
    Në fshat më herët funksiononte koperativa bujqësore “Nikushtak”, e formuar në vitin 1957, e cila përfshin rreth 300 hektar sipërfaqe.

    Toponimet

    ARA GAT-sipas gjatësisë që kishin arat në të kaluarën, tani me ndarjen e tokave janë zvogluar.
    ARA IVAIT-kompleks arash, nuk dihet se kush ishte Ivahi.
    BARRE-kodër që ka marrë emrin sipas fshatit Barrë tani të shdukur.
    BUZALLËKI - lëndinë, livadh që nuk kositet. Nga sll. bósiljak.
    ÇESHMA LILES - burim i ndërtuar nga Halili.
    ÇESHMA KROIT BARDH
    ÇESHMA NASUFIT
    ÇUBUK ÇESHMA-kompleks arash, nga turq. çubuk- llullë për të pirë duhan.
    ÇURULICË-lëndinë me bar, mund të rrjedhë nga fjala currel- rrjedhje uji, me që ka afër burime.
    ÇUKARKA-mal. Nga fjala Çukë - maje mali a kodre, e hasim si toponim Çukarka në rrethinë të Preshevës.
    DARDHA DINAKE-vend mjaft i pyllëzuar, që ka marrë emrin sipas frytit të dardhës dimnor, me rënien e tingullit m prej di(m)nake.
    GURI SHPUM-vend në mal ku gjendet guri me vrima të mëdha.
    GURI DIBEKIT- shkëmb që ka formën e dybegit, prej turq. dubeg-njeri i trashë.
    GURI KALISIT-gur i madh në mal, nga emri vetanak Kalis.
    GURI MUJES-shkëmb i emërtuar sipa emrit Mujdin.
    GURT E VIÇIRUPES-vend në mal i pasur me gurë, gurinë.
    GJURISHTA-ara të përziera me gurë të vegjël.
    KALAJA-topogërmadhë ku në të kaluarën ka pasur vendbanime.
    KODRA ZILFIVE-janë ara , pronë e familjes Zulfiu.
    KODRA NALT-sipas lartësisë që ka kodra.
    KODRA LIPECIT-nga slla. Lipa - bli-ri. Vend i pasur me dru bliri.
    KODRA CENËS-kodër që është emërtuar sipas llagapit Cenë.
    KODRA DOÇIT-kodër e pasur me drunj, topoleksemë e formuar nga patronimi Doç/i, që haset tek shqiptarët.
    KODRA DRUVE - vend në mal i pasur me drunj.
    KRONI BARDH-krua që ka ujin e pastër dhe gëlqeror.
    KRONI FTOFT-uji i këtij kroni është i ftohtë me që nuk e kapin rrezet e diellit.
    KRONI MUSËS-krua që e kishte hapur Musliu.
    KRONI BILËS-burim .
    KOJRIA XHAMIS-lëndinë për kullosë, gjendej në afërsi të xhamisë.
    LEJTHIA MADHE-kodër e pasur me dru lethiash.
    LLAKA MIZIT-ara që më parë kishte qenë vend moçalik.
    LLUGA-lëndinë e mbushur me shkurre, ferra, murriza etj.
    PERZHALL-kodër dushku. Nga slla. Przhal-tokë e thatë, jopjellore.
    PELLA PIPERIT-vend guror me vrima të mëdha në formë të shpellës.
    PLEPISHT-mal i pasur me dru plepash.
    POTOK-janë ara, nga maqe. Potok-përrua.
    PUDARNICA-kompleks arash, nga antroponimi vetjak Pudar, dhe sufiksi sllav -ica.
    PRONI MIÇVE-përrua i thellë.
    RRENIMI-ara që gjenden përreth kodrave, ku gjatë shirave të mëdha bartet dheu .
    SALANAK-kodër, që nuk i dihet kuptimi.
    STANET E EPRA-tëbana që gjendeshin në krye të malit.
    STANET E POSHTRA-tëbana ku mbanin bagëtitë, gjendeshin afër fshatit.
    STANI BEKTESHIT-vend në mal ku mbante kopenë Bekteshi.
    STENERIQ-kompleks arash. Nga fjala Stenë/a- shkëmb me zgavra të thella, gropë anës lumit, e ngrënë nga uji.
    MULLINI LITIT-mulli i familjes Haliti.
    MULLINI MIXHES BRAHIM-mulli që e kishte ndërtuar dhe punuar Ibrahimi.
    NER KATUN - kompleks arash që gjenden në pjesën e poshtme të fshatit.
    TE KREGZA-ara ku tani janë të ndërtuara shtëpitë.
    TE KISHA-kompleks arash që më herët kshte qenë ndërtuar kisha katolike, ku themelet gjenden edhe tanimë.
    TE SHELNET-ara që kanë trungje shelgjesh.
    TE KROI FETAHIT - janë ara ku gjendet kroni i ndërtuar nga Fetahu.
    TE KULLA-ara që kanë marrë emrin sipas objektit të ndërtuar me gurë më parë.
    TE ARGAÇI MEMËS-vend në bjeshkë

  4. #4

  5. #5

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kumanovare Ku
    Anëtarësuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    Ne Hapsire e Pa Funde
    Postime
    17

    Allasheca Legjendare

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Mire qe i ke shkru po pse i ke postu 2 here.dhe mso ja ndrro emrin fshatit tim ALLASHECA e jo (allasheci)
    FCUK

  7. #7
    Zemra Kumanoves Maska e Kumanovarja
    Anëtarësuar
    20-08-2004
    Vendndodhja
    Kam shetitur ane e mbane qe nga Shkodra ne Sarande ,Te gjitha vendet i kalova me e bukur KUMANOVA
    Postime
    142
    Me krahe Shqipes nga Kumanova
    Ty Kosove nje pushke ta shtova
    Zemra tona me to jane
    Luftojne Shqipet ane e mbane
    Nga kto bjeshke mbulu me bore
    Te fala Vellezen ne Kumanove
    Ty Kumanove ne histori te kena
    Ne krahte e Shqipes me dy krena
    Me gjake lame dru e gure
    Po ne gjuje su ulem kurre
    Kumanove me djep e varre
    Kurre se le Besen Shqiptare
    Djemt e tu sdin cfare esht tuta
    I ka linde nana e rrite pushka
    Per ty nuk ka vdekje
    Veq ditlindje ke
    Ne kame Ismet Jasharri
    I pa vdekshem Je
    Ismet Jasharri yll epoke,
    Rreze drite vepra jote,
    Si vigan në shekuj rritesh,
    I pavdekshëm n'zemër t'Shqipes

  8. #8
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169

    foto nga kumanova

    Ndryshuar për herë të fundit nga strong_07 : 09-03-2007 më 21:06
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Fshat me emrin Cerkez/Cekrez ka edhe ne Shqiperi.Ky emer vjen nga populli cerkez i Kaukazit(popull i ngjashem me cecenet,ingushet).Ne kohen e perandorise osmane pati cerkeze qe u vendosen si kolone ne trojet shqiptare,dhe nje pjese e tyre mbeti aty dhe u asimilua ne popullsine shqiptare.Sot e kesaj dite ka familje qe e kane mbajtur mbiemrin Cerkezi/Cekrezi.Besoj se edhe Cerkezi i Kumanoves duhet te jete nga keta cerkezet e asimiluar.Edhe nga tiparet fizike ata ngjajne me popujt e kaukazit.

    Dicka tjeter qe te ben pershtypje duke lexuar per gjeografine e Kumanoves eshte toponomia.Eshte pothuaj e pamundur te hasesh nje emer fshati qe te jete shqip.

  10. #10
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    disa foto nga qyteti im i bukur

    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  11. #11
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  12. #12

  13. #13

  14. #14
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Sot 25 Maj ne Fshatin Vaksic u Mbajt Tubim Perkujtimor Me Rastin e Renjes Heroike Te Deshmorit te kombit Gjeneral Fadil Nimanit i njohur me si Komandat Tigri
    Ne këtë tubim përkujtimor morenpjesë, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe lufëtarë nga të gjitha trojet shqiptare të cilët te cilat perkujtuan veprat e këtij dëshmori të luftës së vitit 2001

    "Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri vllezër ma ruani"

    Fadil Nimani "Komandant Tigri" ju kishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

    Me 25.05.2001 dha jetën heroikisht në Vaksincë të Kumanovës duke komanduar Brigadën e 113-të "Ismet Jashari-KUMANOVA".
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  15. #15
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Qendra e kumanoves

    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  16. #16
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    disa foto te bera nga celulari

    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  17. #17
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169

    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  18. #18

  19. #19
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    I nderuar Strong 07,

    ..Te lumt ke bere nje pune te mrekullueshme per Qytetin tend....eshte nje perkushtim dashurie per Vendlindjen-Kumanoven.

    Me nderime per Kumanoven,
    bili99

  20. #20
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Pllakë përkujtimore për nderë të dëshmorëve në Sllupçan

    Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës u ngrit pllakë përkujtimore për nderë të dëshmorëve të rënë të UÇK-së në vendin e quajtur Hisar mbi fshatin Sllupçan.

    amiljarët e dëshmorëve thonë se kjo pllakë përkujtimore simbolizon historinë e lavdishme të popullit shqiptar.

    "Le të mbetet histori, le të dihet pas 20 apo 100 viteve se kush ka ra dëshmor në këtë vend dhe kush ka qenë dëshmor", tha njëri nga familjarët e dëshmorëve.

    "Jam krenare, shyqyr që i kemi pas këta djem trima, inshalla kemi trima, inshalla Zoti fal trima", tha një nënë e dëshmorit.

    Familjarët u shprehën se me këtë pllakë përkujtimore do ta përkujtojmë dhe përtërijmë çdoherë historinë tonë shqiptare.

    Banorët e fshatit me vetë kontributin e tyre kanë asfaltuar rrugën e cila të qon drejt në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Do të ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Shqiptaret nga Kumanova...
    Nga v3t0n në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 03:29
  3. Pamje nga Kumanova
    Nga Kumanovare Usa në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 20:28
  4. Cili qytet në Maqedoni ju pëlqen më shumë?
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 399
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •