Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Skandali i rradhes, Bollano: Himara është minoritet grek

    Shekulli
    30-01-2007

    Kandidati I PBDNJ-së për Bashkinë e Himarës, Vasil Bollano
    TIRANË- Kandidati I PBDNJ-së për Bashkinë e Himarës, Vasil Bollano, ka deklaruar dje në mënyrë të beftë se Himara është minoritet grek. Deklarata e tij e bërë dje në mbrëmje në emisionin "Opinion Plus" pritet të sjell mjaft polemika dhe reagime, nisur nga fakti se Himara edhe për nga lidhjet e saj historike me Greqinë, njihet si komunitet greqisht-folës dhe jo si minoritet grek. I pyetur se a është Himara një minoritet grek, Bollano u shpreh fillimisht se është në ndërgjegjen e gjithsecilit vetdeklarimi i identitetit. Menjëherë, kandidati i PBDNJ-së për Bashkinë e Himarës është shprehur konkretisht se, "Himara është minoritet grek". Bollano kandidon për një mandat të dytë në Himarë, ndërkohë që pas deklaratës së tij për Himarën, ai është pyetur edhe për një fakt të dukshëm, që lidhet me shpërndarjen në mënyrë jo të drejtë të investimeve mes fshatrave shqip-folëse dhe atyre greqisht-folëse në këtë bashki. Bollano është përgjigjur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se investimet më të mëdha, sipas tij, janë kryer pikërisht në fshatin e Qeparo dhe Kudhes. Megjithatë, burime nga njerëzit që jetojnë pikërisht në këto fshatra thonë se nuk ka investime konkrete. Kandidati për Bashkinë e Himarës është pyetur dje edhe për çështjen e ndarjes së pronave. Bollano tha se tokat në Himarë janë ndarë sipas ndarjes së vjetër, që ka ekzistuar para viteve '46. Sipas tij, tokat janë në administrim, por pa dokumentacion. Mos-shitjen e tokave, ai e lidhi me traditën e këtyre njerëzve për tokën dhe prodhimet bujqësore. Kandidati i PBDNJ-se ka falënderuar dje edhe qeverinë Berisha për ndërtimin e një shkolle, ku mësohet dhe flitet greqisht. Sipas tij, ngritja e kësaj shkolle ka qenë kërkesë e komunitetit. "Kjo shkollë ka qenë e ngritur po në atë vend deri në vitin '46 dhe e mbylli qeveria komuniste",- shtoi ai. Bollano tha se në këtë shkollë ka edhe fëmijë shqipfolës, por distance nga fshatrat ka bërë që ajo të mos jetë shumë e frekuentuar. Lobi Sa i përket lobingjeve, kandidati Bollano ka deklaruar se një lob i fortë himariot ekziston edhe në SHBA, një përfaqësues i të cilit, sipas tij, është edhe Xhorxh Tenet. I pyetur konkretisht për këtë të fundit, Bollano tha se edhe Tenet kishte ndikimin e tij. Më tej, Bollano ka folur për arsyet se pse vendosi të kthehej në Himarë si dhe për projektet e tij të ardhshme, duke kundërshtuar turizmin gjigant në fshatrat turistike.

  2. #2
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    "Himara është minoritet grek "
    Ky eshte gabim trashanik i te shprehurit.
    Nje fjali do te ishte kuptimisht e drejte:
    Himara eshte toke greke. (minoriteti nuk shpreh vend )
    ose fjalia tjeter :
    Himariotet jane minoritet grek.(fjala minoritet"pakice" perdoret per njerezit)
    Mos ka dashur te thote zoteria :"Ne Himare ka dhe minoritare greke" apo ka gabuar me dashje ne ndertimin e fjalise ne gjuhen shqipe?
    Ky gazetari "intervistuesi" ka bere gabim pyetjen dhe mori te tille pergjigje ,apo qellimisht ?Duhen pare dhe keto gjera se duken te vogla por nuk jane ne te vertete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARKIA : 30-01-2007 më 10:49
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  3. #3
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Urdheroni.Cfare mund ti thuashe ketij 'Intelektuali Injorant' qe e kemi dhe ne qeverisjen e shtetit shqiptar???
    Kjo me kujton nje citim qe 50% te fajit na takon neve:
    Mora armen dola malit te luftoja per atdhe,
    Ku e dija une i varfri se armiku ishim ne.
    Turp dhe faqa e zeze qe nga Vasil Bollano i pari...
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  4. #4
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Prapa djellit vafte Kimara dhe Bollanos. C'merreni me keta trushkulur aman! Lerini te jene Greke se na shkulen veshet.
    Ata jane Greke dhe te thekur madje,por eshte halli dhe turp njekohesisht qe jane pjesetar me nje status te rendesishem ne qeverine shqiptare (Deputet)
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Igli_Vlonjati
    Ata jane Greke dhe te thekur madje,por eshte halli dhe turp njekohesisht qe jane pjesetar me nje status te rendesishem ne qeverine shqiptare (Deputet)
    Ata ish-Shqiptare qe sot flasin Greqisht kane te drejte te perfaqsohen ne parlament.

    Problemi me Himaren nuk eshte se ata jane Greke. Problemi me Himaren eshte 'kush kualifikohet si Grek'. Pergjigja ne ket rast vjen nga Shqiperia jo nga ata zymbyla po Grekia
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #6
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Me sa kam ndigju, himariotet jane krutan+matjan te xhvendosur aty shekuj me pare. Kane bo tregti me greket , kane mesuar greqisht. Pastaj si duket duke qene greqisht foles kane pase me shume preferenca prej tyre, dhe kaq ka mjaftu me e qujte veten grek. Me nje fjale per leverdi, tamam ashtu sic u kthyne ne musliman 65% e shqiptarve per me perfitu nga sistemi i tatimit turk, dhe ashtu sic po rikthehen shume nga ata qe jane ne greqi, ne kristian. Per perfitim .
    Kjo nuk e ben himaren toke greke, sikur dhe nuk ben shqiperine toke turke.
    Sharlatanet tentojne te perfitojne cte munden, qellon qe nga njehere ja dalin mbane......

  7. #7
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Himara nuk eshte ndonje kushedi se cfare problemi per Shqiperine, nuk jemi ktu perpara 100 vitesh kur Greqia mund te kishte qene rrezik per terriotorin tone, tashi le te na rruaj lesht Greqia, dhe meqe i hym te rrumesna rrofshin edhe kta Himarjotet.

    Problem eshte statusi i rrefugjatit shqiptar ne greqi, ky eshte problem dhe se ne duhet te jemi duarleshuar ne shum ceshtje persa i perket ceshtjes greke ne Shqiperi, le ti lejojme Shqiptaret nga Himara dhe minoritet greke te deklarojne veten si te duan, ama edhe politika Shqiptare duhet te kerkoje leshime dhe zbutje ligjesh per rrefugjatet Shqiptare ne token helene. Ktu eshte celesi dhe thelbi qe ne duhet te synojme.

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Igli_Vlonjati
    Ata jane Greke dhe te thekur madje,por eshte halli dhe turp njekohesisht qe jane pjesetar me nje status te rendesishem ne qeverine shqiptare (Deputet)
    O Iglo pse mer daj merrni persiper te flisni ne emer te te tjereve duke rene ne te njejten kategori me kryebashkiakun e vene aty jo me vullnet te popullit nga qeveria Berisha ne bashkepunim me Athinen ?

    Himarjotet qysh para 300 vitesh kishin kontakte me carin e Rusise e me qeverite e mbreterite me ne ze te kohes dhe i kerkonin te drejta, mirepo nuk i shof une Himarjotet tani te cirren per te drejta por shof Pirro Dhimen dhe Bollanon(ky e ka pat baben zotni burr, vet doli teveqel alla Spiro Milo) qe cirren duke i mbushur mendjen Himarjoteve se cfare jane. Rasti me konkret i dy Tom Sojereve eshte ky i Bollanos dhe presionet e Dhimes qe Nini, futbullisti i talentuar shqiptar himarjot te zgjedhi fanellen Greke dhe jo Shqiptare. Nese keta jane Greke pse paska nevoje me ja mbush mendjen Pirro Dhima dhe Bollano ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    nuk eshte aq e thjeshte, homze, sa e paraqit ti,

    ne duhet te jemi duarleshuar ne shum ceshtje persa i perket ceshtjes greke ne Shqiperi, le ti lejojme Shqiptaret nga Himara dhe minoritet greke te deklarojne veten si te duan, ama edhe politika Shqiptare duhet te kerkoje leshime dhe zbutje ligjesh per rrefugjatet Shqiptare ne token helene. Ktu eshte celesi dhe thelbi qe ne duhet te synojme.
    Nuk ka asnje çeshtje greke ne Shqiperi te pa adresuar dhe qe ata kane perfituar. A eshte çeshtje greke kisha autoqefale e Shqiperise, kur kisha eshte e ndare nga shteti?

    Krijoi qirie salis zhurme me ata 5 minoritaret ne fillim te '90, dhe nga ana tjeter kishte firmosur ardhjen e Janullatosit ne krye te kishes autoqefale shqiptare.

    Kur nen presidentin salis Shqiperia mori tatepjeten si asnje here tjeter, revolucioni '97 u inspirua, organizua dhe kaosi mbreteroi vendin, a ishte ajo vetem çeshtje shqiptare? Eshte fakt se jugu i Shqiperise gelonte ahere nga agjente te sherbimit te fshehte grek, por njekohesisht edhe sot, ne tere Shqiperine ...

    Kur shqiptaret vershuan drejt Greqise si emigrante, a ishin Shqiptaret te paret apo ata e kishin shpikur emigracionin? Fondet e KE-se qe Greqia merr per valet e emigracionit, jane çeshtje Shqiptare apo Greke kur ajo i perdor per te paguar "pensione" shqiptaret e mbetur pa shkuar ne emigracion nga Himara?

    Mos valle trajtimi jo sipas konventave nderkombetare te emigranteve Shqiptare ne Greqi eshte çeshtje Shqiptare, apo eshte Greke?

    Po puna me meditje, kontributi i Shqiptareve ne punet me te renda e te rendomta ne Greqi eshte çeshtje Shqiptare apo greke?

    Kush e degjon zerin e Shqiptareve ne Greqi? Sa Shqiptare ka ne Greqi? Sa deputete kane Shqiptaret ne parlamentin grek, dhe sa minoritare ka ne parlamentin Shqiptar, ne qeveri, pa folur qeverisje lokale, apo lloj-lloj parti, OJQ, biznes, etj?

    Pse leshim qenka qe te reduktohet ne çeshtje ligjore çeshtja Çame ashtu siç na dashka salis grek-kolltukofagu? Eshte i zoti ai te mbaje ne shpine masakrat zerviste ndaj çameve, eshte i zoti ai qe t'i demshperbleje ata, eshte i zoti ai qe tu gjeje troje ne Hene apo tjeterkund ne galaktiken tone? A eshte çeshtje greke, shqiptare, apo te dyja bashke problemi Çam?

    Dikush me lart permend konvertimin ne kristian te emigranteve Shqiptare ne Greqi, por a mund te na thote njeri se sa kisha ortodokse Shqiptare jane ngritur ne Greqi qe nga fillimi i viteve '90 e ketej? A eshte kjo çeshtje Shqiptare apo greke? Sa eshte interesuar Janullatosi per ngritjen e kishave per Shqiptaret ne Greqi?

    Po shkollat shqip per femijet e emigranteve shqiptare ne Greqi, a jane problem Shqiptar apo vetem çeshtje greke?

    Sa mire qe partite, ne daç socialiste apo demokratike, na hapin dege neper qytetet kryesore te Greqise, u marin votat, dhe pastaj kur marrin pushtetin, iu lepihen perbuzerisht qeveritareve greke, ne vend qe te interesohen e te kerkojne plotesimin e kushteve e te drejtave te ligjshme te emigranteve, qe sa e sa para kane sjellur, dhe ende sjellin ne Shqiperi.

    Pozita e disfavorshme ekonomiko-shoqerore e Shqiperise nuk duhet te perbeje baze per te perfituar greket e te bejne pastrimin e parave te tyre te pista, sepse nuk jane shqiptaret qe kane shpikur drogen dhe trafikun e saj, ashtu dhe prostitucionin, trafikun njerezor etj.

    A mund te na thote kush se sa kane perfituar kompanite greke te transportit dhe tregtimit te naftes kur presidenti salis u hapi rruge atyre per te furnizuar makinen luftarake serbe? Kjo eshte vetem çeshtje shqiptare mendoni ju?

    Po kompanite e komunikacionit telefonik e disa sektore te tjere strategjike te Shqiperise, jane çeshtje shqiptare apo greke?

  10. #10
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    O Iglo pse mer daj merrni persiper te flisni ne emer te te tjereve duke rene ne te njejten kategori me kryebashkiakun e vene aty jo me vullnet te popullit nga qeveria Berisha ne bashkepunim me Athinen ?

    Himarjotet qysh para 300 vitesh kishin kontakte me carin e Rusise e me qeverite e mbreterite me ne ze te kohes dhe i kerkonin te drejta, mirepo nuk i shof une Himarjotet tani te cirren per te drejta por shof Pirro Dhimen dhe Bollanon(ky e ka pat baben zotni burr, vet doli teveqel alla Spiro Milo) qe cirren duke i mbushur mendjen Himarjoteve se cfare jane. Rasti me konkret i dy Tom Sojereve eshte ky i Bollanos dhe presionet e Dhimes qe Nini, futbullisti i talentuar shqiptar himarjot te zgjedhi fanellen Greke dhe jo Shqiptare. Nese keta jane Greke pse paska nevoje me ja mbush mendjen Pirro Dhima dhe Bollano ?
    Problemi yne i vetem eshte:
    -Ku po shkojme???
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  11. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Puna eshte qe duhet me pranuar dhe u ndergjegjesuar se ne cfare gjendje ekonomike jemi. Tani ka ardhur koha, qe emigrantet dhe vete shqiptaret te bashkepunojne per rimekembjen ekonomike te vendit. Po nuk punove vete, dhe po nuk fitove pavarsi ekonomike, gjithmone do jesh i varur. Ketu po dal dhe tek pika se perse Himarjotet dijne kaq mire Greqisht. Ata dijne kaq mire Greqisht pikerisht se tregtine e benin me Greket, dhe kane qene te varur nga marketi Grek qysh ne perandorine Turke, dhe per shkak te fese dhe se ishin shqiptare rrebele nuk jane lejuar te bejne aktivitiete te tjera brenda vendit.

    Himarjoti di Greqisht, ashtu sic nje shqiptaroMaqedonas te than ne Turqisht e madje disa dhe ne Osmanisht. A mos valle jane Turq keta ? Ne fakt Turku mundohet tek tuk te bej afirmacione te tilla, por duke qene se e pati per 500 vjet ne kurriz shqiptarin qe vec i ka hap probleme(sepse ishte i vetmi popull qe sistematikisht bente kryengritje) e di fare mire se sa i rref shqiptarit per te qene Turk. Shkaku dhe atje eshte ekonomik. Sic ke ne Durres plot qe dine Italisht e ne Shkoder plot qe dijne Serbisht.

    Puna eshte qe nese arrin te kesh pavarsi ekonomike, ateher gjuha do shihet si pasuri vetiake e individid(sepse cdo gjuhe eshte pasuri), dhe askush nuk do arrij te bej oferta te tilla qe tani mund te jene joshese per disa qe jane ne pike te hallit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #12
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Mbi te gjitha Bollano po pengon Himaren qe te zhvillohet nga ana turistike dhe kte gje e di mire kush eshte nga Himara, por nuk e shqepin gojen se u vjen turp tashme.

    Himara..., Himara..., Himara... . Une njoh shume himariote qe flasin greqisht ne shtepi por qe deklarojne qe jane gjake shqiptari dhe kaluar shqiptarit. Kjo gje si shpjegohet? Si ka mundesi qe Himara duket sikur te gjithe jane nacionalista grek, nderkohe qe s`jane?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    “Për një grusht eurosh më tepër

    Shkruan : Skender Minxhozi

    Të gjithë e dinë, askush nuk thotë dicka. Pro apo kundër, në të mirë apo në të keqe. Të gjithë kanë mbyllur sytë dhe e kanë konsideruar thjesht një “problem social”. Por a është vërtet e tillë njolla e stërmadhe e pensioneve të padeklaruara që shteti grek paguan prej vitesh për mijëra shtetas shqiptarë? E theksojmë, për shtetas shqiptarë! A ka pas këtij gjesti kolektiv filantropie, ndonjë qëllim gjysëm të fshehur, për të rritur dhe kultivuar në shoqërinë shqiptare një shtresë personash të lidhur financiarisht (dhe jo vetëm) me shtetin fqinj? Si shpjegohet dashamirësia disamilionëshe e Athinës ndaj një fondi ilegal pensionesh që jepet në Greqi dhe konsumohet në Shqipëri? Çfarë roli ka diplomacia, politika dhe feja në këtë aferë të paqartë?
    Revista MAPO ka vendosur t’i dedikojë këtij problemi delikat një dosje të plotë në këtë numër, jo vetëm sepse bëjmë pjesë tek ajo pjesë e opinionit publik që për shkak të profesionit besojmë tek kultura e dyshimit, por edhe për zgjerimin e panatyrshëm dhe të deformuar që ky fenomen ka marrë ndër vite. Gazetarët tanë kanë sjellë histori konkrete nga Tirana, Korca dhe Himara, ku persona të cilët për arsye të kuptueshme po i citojmë me inicialet e tyre, shpjegojnë sesi e kanë përfituar këtë pension, megjithëse kanë pasur ose kanë shtetësi dhe kombësi shqiptare. Pra nuk janë të gjithë anëtarë të pakicës greke.
    Formalisht që të marrësh një pension “homogjeni”, siç quhen minoritarët grekë, duhet të provosh origjinën tënde helene. Pra, duhet të bësh pjesë në pakicën etnike greke që jeton në Shqipëri. Siç del gjerësisht nga dëshmitë që sjellim nga disa pjesë të territorit shqiptar, këtë shpërblim prej dicka më shumë se 200 eurosh, e marrin rregullisht edhe ata që kanë mundur ta provojnë “helenizmin” e tyre në rrugë të dyshimta dhe me dokumenta të trukuara. Kësisoj, me kalimin e kohës, përtej kontigjentit real të minoritarëve, pensioni në fjalë ka filluar të degjenerojë në një shpërblim për hallexhiun shqiptar, që ka pranuar të sakrifikojë identitetin e tij në këmbim të më shumë parave. Pa menduar se nga vijnë e përse jepen ato.
    Shqipëria e tranzicionit është një vend cudirash. Ky është një përcaktim i vjetër dhe që ka pasur gjithë kohën e duhur për t’u provuar si i tillë. Në aspektin etnik dhe fetar, kjo periudhë përmbysjesh të mëdha politike e sociale, ka përkuar me shfaqjen e një fenomeni mjaft shqetësues konvertimi etnik e religjioz të mijëra shqiptarëve. Statusi i varfërisë së tyre ekonomike, në kushtet kur nga ky vend vazhdojnë ikin njerëz, ka përcaktuar në masën dërrmuese rreshtimin e shtetasve të këtij vendi nëpër gjithfarë sektesh, besimesh fetare e pakicash etnike e kulturore. Nuk është e egzagjeruar të thuhet se në 15 vjet të postkomunizmit, janë shtuar dukshëm anëtarët e minoriteteve etnike, por edhe janë shfaqur si këpurdha parazitare gjithfarë grupimesh të dyshimta e sektesh që s’dihet nga vijnë dhe ç’kërkojnë. Nga Bahai tek Shentologët, nga fraksionet e kristianizmit tek vllehët dhe romët, shqiptarët duket se janë në ikje konstante nga gjeneza e tyre kombëtare e fetare. Dhe e gjitha kjo “për një grusht dollarësh më tepër”, siç e thotë sentenca e filmit të njohur uestern të Serxhio Leones.
    Një lojë e madhe interesash jashtë-shqiptare po luhet në sytë e të gjithëve, ndërsa shteti, në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e nocionit të tij amorf, nuk reagon, nuk pulson. Sic do të lexoni në dëshmitë që kemi sjellë, një popullatë që shpesh s’ka asnjë lidhje me helenizmin apo të qenit grek, merr një shpërblim mujor për të qenë pikërisht e tillë. Dhe kjo është një gjë më së paku jonormale, megjithë dritëshkurtësinë e asaj pjese të politikës që vazhdon ta shohë fondin e pensioneve të padeklaruara greke në Shqipëri, si një “ndihmë për të luftuar varfërinë”. Miopi e pse jo, ndoshta dicka më tepër!

    Skënder Minxhozi

    SipërEmail Printo

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    ”Nenshtetesine ne vend te pensionit”

    Shkruan : Erl Murati

    67-vjeçari B.G. del përditë nga shtëpia në orën 7 të mëngjesit. Ndanë rrugës e presin shokët. Buzë një trotuari, katër stola të veckël, një fletë gazete dhe mbi të, disa gurë dominoje. Sapo i afrohet grumbullit të sivëllezërve pleq, nisin hidhepritjet e fjalëve: “Hajde bre hajde se ke marrë eurot...” Buzëqeshjet dalin jashtë protezave në gojët e rreshkura dhe pason ftesa: Eja vemi ne Petrika... Këto batuta të shkëmbyera në grahmat e fundit të agimit, për ta janë pjesa më vendimtare e ditës. Ajo që mbetet është një histori province me pesë pensionistë, dy bidonë raki dhe një pjatë me turshi e kërnacka. Janë të shumtë ata banorë të Korçës dhe fshatrave përreth që jetojnë si B.G. Shqiptarë 24 karat, të cilët kanë ndërruar kombësinë në zyrat e gjendjes civile dhe kanë aplikuar në Greqi për të përfituar pensionin e minoritetit. 219 euro është shuma që ata marrin në dorë. B.G. rrëfen për “MAPO”-n se si ka arritur të përfitojë ndihmën nga vendi fqinj.
    “Në vitin ’94, një fqinji im minoritar shkoi në Athinë për të bërë dokumentat që të përfitonte pension. Ai kishte dëgjuar nga këta të OMONIA-s se qeveria greke po jepte miliarda dhrahmi për ata që jetonin këndej. Kështu që bashkë me gruan filluan dhe ata të merrnin pension. Nga fundi i vitit ’95 këta të OMONIA-s me erdhën dhe mua”, rrëfen pensionisti 67-vjeçar që dikur ka punuar në degën e Korporatës Elektroenergjetike të Korçës. Ai u kishte thënë “atyre të OMONIA-s” se nuk ishte minoritar, por “ata” e dinin ndërkohë këtë.
    Duke xhiruar rrotën e korrupsionit në gjykatë dhe gjendje civile, B.G arriti të ndryshojë kombësinë nga shqiptare në greke. Nuk kishte nevojë të shkonte vetë në Athinë, sepse miqtë i sollën në shtëpi një formular. Ai e plotësoi dhe gjithçka mori fund aty. Që nga ajo kohë, nipi i tij që jeton Larisa tërheq rregullisht pensionin e “grekut” B.G. dhe ia dërgon në Korçë sa herë që mundet. Vetëm se pas 12 vitesh gjërat nuk janë më si më parë. “Një ditë më merr nipi dhe më thotë që i kishin nxjerrë probleme me tërheqjen e pensionit. I kishin thënë që ka dalë rregulli i ri dhe se po të doja në të ardhmen ta merrja pensionin duhet të paraqisja një dokument që vërteton që jam shtetas grek. Pra, më kërkuan të lë pasaportën shqiptare dhe të marr nënshtetësinë greke. Unë vajta 67, kam kohë unë për këto gjëra...”, rrëfen ai. B.G nuk duket i shqetësuar pse i kanë kërkuar të lerë nënshtetësinë në këtë moshë. Ai as nuk e percepton si shantazh këtë kërkesë që i vjen nga Greqia. Thjesht nuk do t’i futet sikleteve për t’u marrë me dokumenta.
    “I sheh këta që lozin domino? Të gjithë marrin pension andej... lëri ç’thonë”, tund kryet ai. Kur e pyet “Pse”, ai përgjigjet: Me ç’të rrojmë, me 60 mijë që na jep ky toni? Aq s’më dalin për dritat e ilaçet. Kur e pyet “Pse mendon se ua jep greku pensionin”, ai hesht, përtypet një grimë e thotë: Epo tani, dihet ajo punë... e pastaj bën sikur nxehet: Po shumë mirë e bëjnë. Përderisa s’na sheh vendi ynë, grekut bravo i qoftë!

    Erl Murati

    SipërEmail Printo

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Minoritarët muslimanë të fshatit Sotiraj Shkruan : Kristi Pinderi

    Në vitin 1995, kur shteti grek miratoi një ligj për shpërndarjen e pensioneve të rregullta për minoritarët grekë në Shqipëri, në shumë familje të tilla lindën debate të ashpra. Ligji përcaktonte se pensionin do ta përfitonin vetëm ata minoritarë që kishin mbushur moshën 60 vjecare.
    Zoica Voko, një zonjë 80 vjecare nga fshati Sotiraj i Gjirokastrës, ishte motra e vetme e familjes e cila përfitoi pensionin, fillimisht 200 euro, ndërsa aktualisht 250 euro. Motrat e tjera kishin ndërruar jetë, ndërsa fëmijët e tyre nuk i kishin mbushur 60 vjetët. Zoica kishte atëherë edhe një motër tjetër gjallë, Gjinovefën, por për shkak të një kapricoje absurde ndoshta, Gjinovefa e cila i kishte kaluar të 60-tat, nuk mund të përfitonte pensionin pasi në dokumentin e vet, nuk kishte të shënuar kombësinë greke: I shoqi, një ish funksionar i Partisë së Punës së Shqipërisë, musliman me origjinë dhe i lindur në Panarit të Korcës, fshati historik i Mirahor Beut, kishte preferuar që në familjen e vet askush, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, të mos kishte asnjë lidhje me rrënjët greke! “Në atë kohë na dukej si një mallkim i madh nëse ndonjë i njohur apo komshi te na identifikonte si grekë”, thotë Iliri, djali i madh i Gjinovefës.
    Gjinovefa ndërroi jetë pak javë pas miratimit të ligjit grek për pensionet, por fëmijët e saj dhe të motrave të tjera të saj nuk rreshtën me përpjekjet për të fituar pensionin në fjalë, ndonëse asnjëri nuk ia doli dot mbanë deri edhe sot.
    Ftiho, vajza e madhe e njërës prej motrave të Zoicës dhe Gjinofevës, në vitin 1995 nuk i kishte arritur të 60-tat, ndaj edhe nuk mundi të përfitonte pensionin. Por sot, pasi e ka arritur këtë moshë ka rinisur procedurat për të fituar këtë pension, që në fakt do ta kishte marrë e ëma nëse do të kishte qenë gjallë. “Unë tani e kam mbushur moshën dhe se kuptoj se pse tezja ime mund ta marrë atë pension, ndërsa unë fëmija i madh i time mëje, të mos e marr”, thotë ajo me një shqipe të zorshme për tu kuptuar.Ka bërë një pafundësi dokumentash. Ka shkuar mbi 10 herë në Selanik, atje ku kanë jetuar fillimisht gjyshërit e saj e ku aktualisht i jeton edhe një motër. “Duhet pasaporta që të ketë të shkruar kombësinë greke”, tregon për MAPO-n, Ftiho, “por duhet dhe një pemë gjenealologjike e familjes që vërteton prejardhjen greke dhe nje pafundesi dokumentash të tjera si ato që kërkohen për të marrë një vizë”.
    Aleksandra dhe Nikolla, dy të parët e këtyre pinjollëve që sot kërkojnë pension nga Greqia, nuk dinin pothuasje asnjë fjalë shqip. Ata ishin blegtorë dhe jetonin në një shtëpi shumë të madhe në Sotiraj, e rrethuar me shumë pemë frutorë. “Mbaj mend që kur kam shkuar për herë të parë në atë shtëpi pleqtë flinin në rrogoz, shtëpia nuk kishte instalime elektrike dhe të gjitha mobiljet prej druri të fortë, i kishte bërë me duart e tij plaku, që në atë kohë i kishte mbushur 100 vjetët”, tregon Liljana, një ndër nuset e familjes.
    Vizita në shtëpinë e madhe të pleqve në Sotiraj, për të cilën flet ajo, ndodhi në vitin 1980. Si nje nuse e re, ajo mban mend që u impresionua nga fakti që pleqtë edhe pse kishin një moshë shekullore ishin tejet të fortë fizikisht: plaku merrej me blegtori dhe me atë pak bujqësi përreth shtëpisë, ndërsa plaka punonte gjithë ditën me punët e shtëpisë. Nuk flisnin pothuajse fare shqip.
    Sotiraj është një ndër fshatrat më të thellë të Shqipërisë së Jugut, e pozicionuar në një gropë të rrethuar nga malet. Në jug, në lindje dhe në perëndim, ajo kufizohet nga Greqia, ndërsa vetëm në veri kufizohet me pjesën tjetër të Shqipërisë. “Por sot të gjithë janë larguar, nuk ka ngelur atje pothuajse asnjë këmbë njeriu”, tregon Llambi, i cili jeton prej vitesh në Tiranë ku ka ngritur një biznes për shitjen e pjesëve të këmbimit për automjete.
    Nëna e tij, Zoica mund ta marrë pensionin në cdo fshat kufitar ku ka një postë të rregullt, në të cilën mund të cohen nga shteti grek pensionet. Ose mund të shkojë direkt në Selanik, një herë në disa muaj. Ajo preferon të bëjë këtë të fundit, meqë në Selanik ka ende njerëz të afërt.

    Kristi Pinderi
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 01-02-2007 më 00:40

  16. #16
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Dy tre postimet e fundit jane shume me vend dhe qarte pasqyrojne gjendjen e pergjithshme ne te cilen ndodhet vendi yne i shumevuajtur dhe i varfer.
    Kur Shqiperia te jete me e forte ekonomikisht dhe moralisht keta don kishote si puna e Bollano Boles do te zhduken nga qarkullimi.

  17. #17
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Himara dhe shkelja e D.U.D.NJ

    Nga Rami Memushaj*
    02-02-2007

    Ndërrimi i identitetit vetjak është një dukuri e zakonshme e ditëve tona, e pranuar edhe nga legjislacioni ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Në nenin 15 pika 2 të "Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut" (D.U.D.NJ), të miratuar më 1948 prej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, thuhet: "Askujt nuk mund t'i privohet arbitrarisht kombësia e tij ose t'i mohohet e drejta për të ndërruar kombësinë". Shprehje konkrete e kësaj së drejte është jo vetëm lënia e shtetësisë, por edhe dhënia e shtetësisë për individë të veçantë, që është një praktikë e zakonshme për çdo shtet.

    Mirëpo në legjislacionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut nuk flitet për ndërrim kolektiv të kombësisë. Edhe sikur të kemi lënie kolektive të kombësisë dhe marrjen e një kombësie tjetër, kjo nuk mund të imponohet nga jashtë, po me vullnetin e lirë të një bashkësie individësh. Pra, ta deklarosh një krahinë të tërë si pakicë, siç bën politika greke apo njerëz të saj, do të thotë t'u "privosh në mënyrë arbitrare kombësinë e vet" atyre himarjotëve që e konsiderojnë veten shqiptarë, pra të shkelësh "Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut".

    Para se të botoja librin "Himara", vizitova për disa ditë fshatrat e Himarës, nga Dhërmiu në Qeparo. Në këtë të fundit bujta te një miku im i vjetër, atëherë drejtor i shkollës 8-vjeçare të fshatit. Duke biseduar në errësirën e qiriut, e pyeta për një të njohur tjetër, që dikur kishte punuar shofer. Më tha se kishte dalë në pension dhe ishte në fshat, se jetonte shumë mirë, pasi, përveç pensionit të shtetit shqiptar, merrte edhe një pension prej 180 eurosh nga shteti grek si vorio-epirot. "Kurse unë,- përfundoi miku im,- e kam rrogën 16 mijë lekë", duke dashur të shprehte me këtë krahasim keqardhjen për gjendjen në të cilën ishte.

    Kuptohet se gjendja e mjeruar ekonomike dhe mundësitë për një jetë më të mirë i shtyu shumë shqiptarë të emigronin në Greqi dhe disa të marrin ndoshta tani edhe shtetësinë greke. Nuk është jonormale edhe lënia e kombësisë, e cila, pas marrjes së shtetësisë, nuk ka më lidhje me gjendjen ekonomike, po me sentimentet e individit. Dikush është mërzitur aq shumë me vendin e tij, sa nuk do t'i dëgjojë as emrin; dikush tjetër mendon se kombësia shqiptare e pengon të bëjë karrierë në shtetin e huaj etj.

    Jonormaliteti fillon aty dhe atëherë kur këta të konvertuar në grekë fillojnë të agjitojnë, të bëhen militantë të helenizimit. Dhe një i tillë është Vasil Bollanoja, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës dhe kandidat i PBDNJ për kryetar në zgjedhjet që po vijnë, i cili deklaron hapur se Himara është greke. Por ta nisim nga vetë zoti Bollano. Le të na thotë publikisht ky zotëri, se kur e ka mësuar që është grek? Sepse familja Bollano është me prejardhje nga Rexhini i Kurveleshit të Labërisë (Sh. Delvina, Epiri, f. 40; ), e shpërngulur prej andej midis shek. XVII-XVIII për t'i shpëtuar myslimanizimit. Një dëshmi e tërthortë për këtë është Regjistri Osman i vitit 1583 i sanxhakut të Delvinës, në të cilin Bollanot nuk figurojnë në listën e emrave të familjeve të fshatit Himarë të nahijes së Kurveleshit. Nuk del ky emër në defterin në fjalë, pasi në atë kohë paraardhësit e tij nuk kanë qenë në Himarë. Nëse z. Bollano nuk është dakord me këtë prejardhje, le ta mohojë që Bollanot janë nga Kurveleshi, por të na tregojë se nga cila trevë e Greqisë dhe kur kanë ardhur Bollanot në Himarë.

    Vetë mbiemri Bollano, që del edhe në trajtat Bollani, Bullano, Bollana, Bollanaj dhe Bulani (2003) (shih R. Memushaj, Himara në shekuj, 2004, f. 304), është një fjalë e prejardhur, e formuar me prapashtesën shumë të vjetër dhe shumë prodhuese të shqipes -an(i) prej rrënjës shqipe bollë "bullar". Sa i përket kalimit Bollani – Bullano, sipas E. Çabejt, kemi të bëjmë me mbylljen e zanores o të temës në u tek fjala e prejardhur (Studime etimologjike në fushë të shqipes, vëll. II, Tiranë, 1976, f. 284). Edhe alternimi i zanores fundore nga i në o është i zakonshëm në llagapet shqiptare të Jugut, si p.sh. Kaçelani e Kaçelano, Kocani e Kocano etj. H. Kuçuli, në artikullin "Sprovë për studimin e emrave të familjeve në rrethin e Vlorës", vëren se ndër emrat e familjeve që përdoren në këtë trevë është edhe llagapi Bulla, të cilin e numëron ndër emrat e thjeshtë të familjeve që përdoren në trajtën e shquar, ashtu si dhe Baba, Bana, Bega, Boçi, Boi, Boli etj. (Studime filologjike dhe pedagogjike për nder të prof. dr. Aleksandër Xhuvanit", Tiranë, 1986, f. 455). Ne e kemi dëgjuar këtë fjalë të përdoret në Labëri edhe si emër i përveçëm për një qen të shëndoshë. Pra, të gjitha të shpien në përfundimin se kemi të bëjmë me një emër familjeje të formuar brenda shqipes dhe me brumin e shqipes. Kështu që i mbetet zotit Bollano të provojë publikisht prejardhjen e tij greke.

    Dhe nëse nuk është grek i lindur por i natyralizuar që ka lënë kombësinë shqiptare, a janë gati ta bëjnë këtë edhe 262 Bollanot që dalin si votues në listat zgjedhore të bashkisë së Himarës për zgjedhjet vendore të 2003-it, si dhe gjithë Bollanot e tjerë në mbarë Shqipërinë? Po edhe sikur kjo familje dhe ca të tjera familje të fshatrave të Himarës të vetëshpalleshin greke, a do ta bënin këtë familjet e tjera të kësaj zone? Dhe nëse nuk do të pranojnë, siç edhe është e vërteta, atëherë zoti Bollano dhe ata të cilëve u shërben ai, po punojnë për ta përçarë popullin e kësaj treve, pra për të krijuar një konflikt potencial brendaetnik. Si një grek jo i lindur, po i natyralizuar, zoti Bollano nuk duhet parë si një qytetar i thjeshtë që, për arsye ekonomike, ka marrë nënshtetësinë dhe kombësinë greke, po si një andart i kohëve moderne, që, pa shkrehur një pushkë, do të bëjë atë që nuk mundën ta bënin me armë andartët e 1879-ës, as andartët e Spiro Milos më 1914 dhe as ushtritë greke më 1941. Si i tillë, ai duhet denoncuar për shkelje të "Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut", pasi u mohon kombësinë shqiptare banorëve të Himarës, dhe për propagandë antikombëtare duke shfrytëzuar pozitën e politikanit. U takon shqiptarëve të Himarës ta paditin këtë andart në gjykatat shqiptare dhe në Gjykatat Ndërkombëtare që kanë për tagër mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

    *Gjuhëtar, profesor i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë
    http://shekulli.com.al/news/44/ARTIC...007-02-02.html

  18. #18
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Himarjotët: Kali i Trojës është në Tiranë

    Dyshojnë se politika e Tiranës do t‘ia falë sërish bashkinë PBDNJ-së



    Ndihen sërish të tradhtuar pjesa më e madhe e militantëve të dy partive më të mëdha politike në vend, PD e PS në Himarë, por edhe një pjesë e madhe e banorëve të kësaj zone. Megjithëse zyrtarisht të dyja këto forca politike nuk kanë bërë asnjë marrëveshje elektorale me PBDNJ-në dhe madje kandidojnë me dy kandidatura, që vlerësohen si mjaft të mira, përkrahësit e tyre nuk duken fort të bindur për këtë. Deklaratat më të fundit të Bollanos për Himarën minoritare dhe mungesa e reagimit nga të gjitha krahët e politikës duket se e kanë thelluar bindjen e himarjotëve se Kali i Trojës ndodhet tashmë mes politikës së Tiranës. Ka mjaftuar një incident në hapje të fushatës, që dyshimet të nisin e të ravijëzohen. "Si ka mundësi që në këtë qytet vijnë tre deputetë të Parlamentit shqiptar, pa lajmëruar fare policinë organizojnë një miting, në të cilin flitet greqisht, këndohet himni grek dhe pas incidentit gjithçka mbyllet, pa sqaruar asgjë dhe pa nxjerrë asnjë fajtor...". Me këtë sy duket se e ka parë ngjarjen e fillimfushatës Irakli Gjiçali, një nga intelektualët e qytetit. Për të, Himara gjykohet gabim nga opinioni vendas, pasi këtu "pjesa më e madhe e popullsisë, por dhe elektoratit është shqiptare dhe dihet mirë se ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në fitoren e PBDNJ-së kanë qenë në të shkuarën pensionet, vizat dhe mënyrat e tjera që ka përdorur kjo parti për të mbështetur kandidatët e saj".

    "Deklaratat e zotit Bollano nuk janë ndonjë qëndrim i ri i tij, por unë mendoj se detyra e kryetarit të bashkisë është të qeverisë dhe administrojë zhvillimin e qytetit e jo të merret me deklarata politike", thotë kreu i PS-së, Gjergji Goro, që nuk duket i çuditur nga historitë e Bollanos. Kryesocialisti i Himarës thotë se "ai bën mirë t‘ua lërë historianëve dhe studiuesve këto çështje dhe të merret me punët e bashkisë edhe këto pak ditë që i kanë mbetur".

    "Kryetari i bashkisë thotë se është përfaqësues i minoritetit grek në Himarë. Po ne të tjerët, kush na përfaqëson? Ç‘jemi ne bonjakë?", në këtë linjë mendimi, Irakli Gjiçali mendon se Bollano me deklaratat e tij po mbjell përçarjen mes himarjotëve. Por, ndërsa banorët e njohin mirë realitetin, askush nuk është kujtuar të japë një përgjigje zyrtare nga Tirana për "këto deklarata përçartjeje".


    Korrupsioni

    Askush nuk ka dyshim se gjatë tre vjetëve të fundit Bashkia e Himarës është bërë objekt abuzimesh dhe vjedhjesh të mëdha. Brenda mandatit të tij, Bollano ka dyfishuar numrin e punonjësve të bashkisë, nga 31 në 61, pa asnjë motivacion, ndërsa efektiviteti i punës së këtij institucioni është për banorët shumë afër zeros. Burime të sigurta thonë se dy grupe kontrolli kanë ardhur gjatë tetë muajve të fundit në Bashkinë e Himarës, ku kanë konstatuar shkelje të rënda dhe abuzime me fondet publike. Sipas këtyre burimeve, abuzimet janë konstatuar kryesisht në procedurat për shtrimin e rrugës së portit, dhe ato për nxjerrjen e ujit të pijshëm nga një burim nëntokësor, të cilat thuhet se kanë kapur vlerat e disa miliona eurove.

    Por raportet e KLSH-së dhe Ministrisë së Brendshme kanë ngrirë sapo kanë ardhur në Tiranë. Asnjë masë nuk është marrë dhe asnjë fjalë nuk është thënë më për këto probleme, çka i shtyn banorët të mendojnë se politika e Tiranës i mbylli sytë edhe kësaj radhe për Bollanon. I mbylli sytë për t‘ia falur edhe një herë Himarën PBDNJ-së, apo sepse nuk do probleme me Athinën zyrtare? Kjo pikëpyetje duket se do t‘i shoqërojë deri më 18 shkurt himarjotët, që tani kanë filluar t‘i druhen të keqes që vjen nga Tirana.


    Kryebashkiaku: Intervistoni sekretaren time


    Bollano i është fshehur dje përballjes me shtypin, duke shmangur kështu edhe ndonjë përgjigje të mundshme për lumin e akuzave që kundërshtarët politikë, por edhe banorët e Himarës, i drejtojnë atij dhe qeverisjes së tij 3-vjeçare. Pasi ishte lajmëruar për kërkesën e gazetarit të "Shqip", për ta takuar, ai ka urdhëruar punonjësit e bashkisë që t‘i lënë gazetarin dhe fotoreporterin që të presin sa më gjatë. Ndërsa në linjë telefonike, ai ka gënjyer paturpësisht se nuk ndodhej në godinën e bashkisë. Këmbënguljes së gazetarit se sekretarja e tij kishte konfirmuar se ndodhej në zyrë, ai ju përgjigj: Epo mirë, atëherë intervistoni sekretaren time.





    Kandidati i PD


    Llazari i sigurt për fitoren, shigjeton kryebashkiakun aktual


    "Keqqeverisja e Bollanos faktor për fitoren time"




    Dhimitër Llazari, kandidati i PD-së për kreun e bashkisë së Himarës, duket se e ka nisur ethshëm fushatën e tij elektorale. 53-vjeçari është lindur e rritur në Himarë, por prej 35 vjetësh jeton e punon në Tiranë, ku ka një aktivitet biznesi. Megjithëse anashkalon çdo koment për deklaratat e "Himarës minoritare", ai shprehet i bindur se do të fitojë bashkinë Himarës, duke e vlerësuar si një faktor të rëndësishëm edhe ardhjen e tij nga kryeqyteti për këtë garë elektorale.


    Si i shihni raportet midis popullsisë me kombësi shqiptare dhe minoritetit grek. A janë këto raporte në të njëjtin realitet me deklaratat e kryetarit të Bashkisë, Vasil Bollano, se Himara është zonë minoritare?

    Të gjithë ne jemi himarjotë. Edhe unë jam greqishtfolës, dhe ne nuk kemi komplekse të tilla. Ne nuk jemi kundër PBDNJ-së, nuk jemi kundër OMONIA-s, nuk jemi kundra Greqisë. Ne do të jemi vetëm kundra kryetarit aktual të bashkisë, Vasil Bollano, i cili ka bllokuar investimet, ka penguar Himarën dhe ka bunkerizuar bashkinë. Nuk ka probleme mes popullit himarjot. Janë vetëm një grup prej 6-7 vetash, ekstremistë, që kanë mbështetjen e zotit Bollano dhe që krijojnë probleme.


    Çfarë roli mendoni se do të luajë qeverisja e deritanishme e Himarës në zgjedhjet e 18 shkurtit?

    Në rast se kryetari aktual do të kishte punuar mirë, besoj se do ta kishim të vështirë. Bollano nuk ka mbajtur asnjë lloj premtimi. Ka premtuar se do të ndërtojë 15 km rrugë të brendshme në Qeparo, Himarë, Pilur dhe Dhërmi, po nuk ka bërë asnjë kilometër. Ka premtuar së do të rikonstrukoheshin ujësjellësit e vjetër dhe do të bënte përpjekje për të ndërtuar ujësjellësin e Kudhësit dhe Pilurit. As që i ka shkuar ndër mend të merret me to. Ka premtuar se do të bëheshin përpjekje për një furnizim më të mirë me energji elektrike. Por nuk janë riparuar as telat e rrjetit elektrik, të cilat janë vendosur që në vitet 1965, nga im at.





    Studiuesi:

    "Jemi minoritet gjuhëfolës, por jo etnik"



    "Himara në përbërjen e saj ka një minoritet gjuhëfolës, por jo një minoritet etnik". Deklarimi vjen nga studiuesi himarjot, Foto Bixhili, i cili në mbështetje të kësaj teze ka botuar edhe një libër me titullin "Jipet e Iperit" (Shqiponjat e Epirit). Sipas tij, "vetëm tre fshatra janë greqishtfolëse: Himara, Dhërmiu dhe Palasa". "Po pjesët e tjera shqipfolëse, ku i fut zoti Bollano, shtron pyetjen Bixhili, duke iu referuar deklaratave më të fundit të kryetarit të Bashkisë për Himarën minoritare. Si mund të thuash që Himara është minoritet kur ka një pjesë prej më shumë se 70% të popullsisë që është shqiptare rrënjë pas rrënje.

    Unë e kam theksuar edhe në librin tim, se nuk jemi trashëgimtarë ndërshekullorë të gjuhës greke dhe historikisht është vërtetuar me dokumente, që pranohen edhe nga studiuesit grekë se greqishtja te ne ka ardhur gradualisht".

    Në reagimin e tij, Bixhili thotë se edhe më të papërgjegjshme janë deklaratat e Bollanos, kur bëhen nga pozitat e numrit një të qytetit. "Një deklarim i tillë është i papërgjegjshëm, sepse ai duhet të përfaqësojë një komunitet të tërë dhe jo një pjesë të tij", përfundon studiuesi.




    Skeda elektorale


    Harta elektorale që përfshin Bashkinë e Himarës, shtrihet përgjatë bregdetit jonian, në një sipërfaqe që banorët e kufizojnë me dy ura: ajo e Palasës në veri dhe deri në urën e Borshit në jug. Kryetari i KZQV-së, Lefter Xani, thotë se në këtë zonë ka rreth 14 mijë banorë, prej të cilëve 9 mijë kanë të drejtë votimi. Por, sipas kreut të KQZV-së, nga përvoja e viteve të kaluara, vetëm 2000-2500 vetë e ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Pjesa më e madhe e popullsisë në këtë zonë punon në Greqi dhe për këtë shkak, numri i votuesve është shumë i vogël. Në zgjedhjet e kaluara, kryetari aktual i Bashkisë, Vasil Bollano, ka arritur ta fitojë këtë post me rreth 1200 vota.

    Në të dhënat e tij, kryetari i KZQV-së, që sipas shortit të hedhur nga KQZ, i përket Partisë Demokratike, thotë se në këtë zonë janë gjithsej 13 qendra votimi. Prej tyre vetëm 4 janë në qytetin e Himarës dhe në rrethinat e tij. Pjesa tjetër, 9 qendra janë në fshatrat rrotull, duke nisur që nga Dhërmiu, Piluri, Vunoi e deri në Qeparo. Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve, zyrtarisht për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 18 shkurtit do të konkurrojnë 4 kandidatë, të katër forcave të ndryshme politike. PBDNJ do të përfaqësohet sërish në zgjedhje me kryetarin aktual të bashkisë, Vasil Bollano. PD kandidon me Dhimitër Llazarin, PS konkurron me Aleks Taton, ndërsa më e reja në "fushën e betejës" është kandidatura e Kostaq Andrucos, i cili kandidon nën siglën e LDLNJ-së së Karamelos.



    Përplasjet, tensioni nën lëkurë

    PD e PS paralajmërojnë rrezikun e incidenteve



    Gjergji Goro

    "Sigurisht, që situata mund të tensionohet, pasi gara është e fortë dhe provokimet nuk kanë munguar edhe deri tani. Jemi të gatshëm për të mbrojtur votën e lirë të himarjotëve dhe do të denoncojmë çdo shkelje që do të bëhet"



    Incidenti 1

    rreziku

    "Incidenti i mitingut? Për fat të mirë ishin vetëm tre veta dhe të paorganizuar, se po të ishin nja 15 do ishte bërë nami..."


    Incidenti 2


    Llazari:

    "Në Dhërmi, Bollano ka kërcënuar të moshuarit se do t‘u heqë pensionet, nëse nuk votojnë për të dhe ka grisur posterat e mi"



    Shenjat e fushatës elektorale janë të zbehta në hyrje të Himarës, në qytetin ku jo rrallë përplasjet nacionaliste kulmojnë në rastet e zgjedhjeve. Aty ku gjenden shtëpitë e qytetit të vjetër, syri të sheh pak njerëz nëpër rrugë, kryesisht mosha të thyera, ndërsa nëpër mure dallohen vetëm parullat në greqisht të fushatave të kaluara. Sa më shumë futesh në thellësi të qytetit, sytë kureshtarë të banorëve, që e ndjekin ngultas makinën me siglën e gazetës "Shqip", sikur na tregojnë se prezenca shtypit është shumë e dëshiruar dhe e mirëpritur prej tyre.

    I pari "stacion" që na del përpara është bashkia e qytetit, por, fatkeqësisht, kryetari dhe kandidati i PDBNJ-së nuk ndodhet aty. Nën sytë e pandashëm të njerëzve që ndodhen në katin e parë të ndërtesës dhe që më së shumti flasin greqisht, punonjësja e dezhurnit na thotë se Bollano ndodhet në Dhërmi dhe nuk dihet se kur kthehet. Pasi lëmë një kërkesë verbale, që kryetari të njoftohet për një takim, rinisim rrugën. Por, nuk kemi nevojë t‘i hipim makinës, sepse vetëm pak metra më tutje një godinë 4 katëshe me shumë postera, flamuj dhe sigla të PD-së na tërheq vëmendjen. Dera është e mbyllur, por sapo kthejmë kokën prapa dy djem të vegjël, që duket na kanë ndjekur nga pas, na thonë se ai është hoteli dhe njëkohësisht shtabi elektoral i Dhimitër Llazarit, kandidatit të PD-së për Bashkinë e Himarës. Edhe ai ka dalë nëpër fshatrat e zonës, sigurisht në fushatë.

    Në qendër të qytetit është shumë qetë, por interesimi i njerëzve dhe tensioni me të cilën ata po e ndjekin këtë fushatë nuk vonon të shfaqet. Një burrë i moshuar i afrohet fotoreporterit tonë, sikur po i kërkon ndonjë nder personal. "Fotografojini edhe ato posterat e tij, që i ka bërë të gjitha në gjuhën greke... Ja aty te zyrat e OMONIA-s i keni", thotë burri, pa bërë shumë hyrje të gjata. Kuptohet që e ka fjalën për kryetarin aktual të Bashkisë, Vasil Bollano, të cilin edhe të tjerë banorë e konsiderojnë si shkaktarin kryesor të incidentit që hapi këtë fushatë elektorale. Por, jo vetëm ata. "Nisja e fushatës me një incident ishte vepër e zotit Bollano. Duke parë humbjen e tij të garantuar, ai e prodhoi këtë incident me njerëzit e tij. Ata që u përfshinë në këtë incident ishin të pakënaqurit e Bollanos". Këtë deklaratë e bën kandidati i PD-së për Bashkinë e Himarës, Dhimitër Llazari, i cili, gjithsesi, nuk e fsheh rrezikun që këto ngjarje të përsëriten gjatë fushatës, apo edhe ditën e votimeve. "Ekziston mundësia për incidente, pasi, përveç ngjarjes së parë, Bollano me njerëzit e tij kanë shkuar në Dhërmi, duke kërcënuar të moshuarit se do t‘u heqin pensionet, nëse nuk votojnë për të dhe gjithashtu kanë grisur posterat e mi", thotë Llazari.

    Qetësia duket se është një koncept shumë i brishtë në këtë vend. Nëse në hyrje të qytetit filluam të dyshonim se mos kishim ardhur kot deri këtu e se këtu nuk kishte fushatë fare, tani na dukej sikur nga të gjitha anët flitej vetëm për zgjedhjet. Ndërsa ulemi në një lokal për të ngrënë ndonjë prodhim të shpejtë "fast-food"-i në tavolinat rrotull dëgjohen vetëm muhabete politike. Gjysma shqip e gjysma greqisht, njerëzit duken të dëshiruar për të folur edhe me ne. "Incidenti i mitingut? Për fat të mirë ishin vetëm tre veta dhe të paorganizuar se po të ishin nja 15 do ishte bërë nami...", një burri të shkurtër, që sapo është ulur në tavolinën tonë ja ka qejfi të flasë, por na kërkon të mos ja përmendim emrin, se ka një biznes të vogël e nuk do të "ngatërrohet". Duke dashur t‘iu shmanget me shumë politesë pyetjeve tona, e heq barrën nga vetja, duke na prezantuar kryetarin e PS-së lokale, Gjergji Goro, i cili ndodhej pikërisht pas nesh. "Sigurisht që situata mund të tensionohet, pasi gara është e fortë dhe provokimet nuk kanë munguar edhe deri tani", Gjergji i ka provuar incidentet me Bollanon edhe tre vjet më parë, kur ishin përballë njëri-tjetrit për postin e kryetarit të bashkisë. Ai thotë se si forcë politike i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë mënyrës se si do të zhvillohen zgjedhjet dhe standardeve që duhet të plotësojnë ato. "Jemi të gatshëm për të mbrojtur votën e lirë të himarjotëve dhe do të denoncojmë çdo shkelje që do të bëhet", siguron ai.

    E ndërsa dielli ka nisur të perëndojë, rrugët fillojnë të bëhen edhe më të shurdhëta. Muhabetet e politikës me gjithë tensionet që mbartin, janë futur brenda mureve të shtëpive. Ne largohemi me shpresën se do të vazhdojnë të mbeten ashtu si nën lëkurë, mes fjalëve e llafeve, pa kaluar në incidente të reja.





    Policia

    Drejtori i Policisë së Vlorës ditën e zgjedhjeve në Himarë, por mohon mundësinë e incidenteve

    "Himara zona më e qetë dhe pa probleme"


    Kryekomisar Astrit Mehja, drejtor i Policisë së Vlorës, nga varet edhe posta e policisë së Himarës, shprehet i sigurt se kjo zonë është e qetë dhe në këtë mënyrë do të kalojë edhe fushata elektorale dhe procesi i votimit. Ai ka konfirmuar për "Shqip" se do të jetë vetë ditën e votimit në Himarë e madje, për të na siguruar se nuk do të ketë asnjë problem, ka thënë se do të marrë edhe familjen me vete.


    Cilat janë masat që ka marrë Drejtoria e Policisë së Qarkut për të parandaluar incidentet e mundshme elektorale në zonën e Himarës?

    Himara është zona më e qetë dhe pa probleme në të gjithë qarkun, madje mund të them edhe në shkallë Republike. Ne kemi marrë masa, por nuk është e nevojshme që Himarën ta veçojmë nga zonat e tjera elektorale. Për mua, si drejtor i Policisë së Qarkut, do të trajtohet njësoj si të gjitha zonat, pa asnjë lloj ngarkese tjetër. Edhe në kontaktet që kam pasur me kryetarin e bashkisë, i cili rikandidon, i kam shprehur të njëjtin qëndrim. Nuk kemi pse të shtojmë masat, sepse nuk ka ndonjë arsye.


    Sa është numri i punonjësve në Postën e Policisë së Himarës dhe a do të shtoni efektiva gjatë ditës së zgjedhjeve?

    Posta e Policisë në Himarë ka një efektiv prej 20 vetash, ku përfshihen policët e rendit, dy inspektorë krimesh dhe policia kufitare. Për ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë shtim të forcave të policisë, pasi unë do të jem vetë aty dhe nuk do të jetë e nevojshme.


    Zgjedhjet e kaluara vendore në Himarë u mbyllën me incidente dhe po ashtu me një incident ka nisur edhe fushata aktuale. Nuk mendoni se situata është e tensionuar?

    Incidenti i fundit është i papërfillshëm për një fushatë elektorale. Po ta krahasojmë edhe me vendet më të zhvilluara demokratike, për mendimin tim është i papërfillshëm. Unë e kam vlerësuar, kam shkuar edhe vetë në Himarë për këtë rast, por nuk më duket se ja vlen të evidentohet si shqetësim. Unë kam vendosur që bashkë me familjen do shkoj të votoj në Himarë dhe do të jem vetë prezent aty.

  19. #19
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Me këtë sy duket se e ka parë ngjarjen e fillimfushatës Irakli Gjiçali, një nga intelektualët e qytetit. Për të, Himara gjykohet gabim nga opinioni vendas, pasi këtu "pjesa më e madhe e popullsisë, por dhe elektoratit është shqiptare dhe dihet mirë se ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në fitoren e PBDNJ-së kanë qenë në të shkuarën pensionet, vizat dhe mënyrat e tjera që ka përdorur kjo parti për të mbështetur kandidatët e saj".
    Do te doja te shtoj se faktori kryesor qe ka ndikuar ne fitoren e PBDNJ eshte edhe vjedhja e prones se Himarjoteve nga te privilegjuarit e dy partive bija te Partise se Punes PD e PS .

  20. #20
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Karamelo: Dule i përfshirë në incidentin e para dy javëve në Himarë


    A. P
    04-02-2007



    Kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Ligoraq Karamelo, tha dje në Himarë se incidenti i ndodhur këtu para dy javësh, është pasojë e aleancave të dyshimta që po vendos PBDNJ-ja me dy partitë kryesore. Karamelo prezantoi kandidatin e kësaj force për Bashkinë e Himarës, Kosta Andruco, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve në Himarë, duke kërkuar mbështetjen për të. Përsa i përket rastit të dy javëve më parë dhe incidentit të ndodhur në Himarë, Karamelo tha se ajo ishte diçka e stisur, pasi po mundohet të ruhet pushteti nëpërmjet marrëveshjeve të fshehta. "Pas tre vjetësh, përsëritet sërish historia. Në Himarë kemi informacione që po bëhen aleanca me PS, në zona të tjera janë bërë aleanca me PD-në. Dhe incidenti i ndodhur është rrjedhojë e kësaj. Dule, në Fier para medieve, tha se në Himarë nuk u fol greqisht. Kujt i fshihet? Himarës apo shqiptarëve? Ai incident i shëmtuar duhet t'i shërbejë Dules të reflektojë. Të heqë dyfytyrësinë e tij. Dyfytyrësia nuk shkon në Himarë. Himara duhet të jetë simbol i bashkimit midis Greqisë dhe Shqipërisë",- tha Karamelo, duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Vangjel Dulen. Karamelo nuk ka lënë pa sulmuar kryetarin e Bashkisë, Vasil Bollano, i cili rikandidon për një mandat të dytë, lidhur me premtimet e pambajtura të tij. "3 vjet më parë, ne krijuam një lëvizje që kontestoi politikën që po ndiqej nga PBDNJ-ja, e cila po abuzonte me Himarën dhe minoritetin. Mungonte demokracia, mungonte debati politik dhe vendimet merreshin vetëm nga një person",- tha Karamelo. Ndër të tjera, Karamelo nuk la jashtë sulmeve të tij organizatën "Omonia". "Tashmë "Omonia" është bërë një organizatë e privatizuar. Ne reagojmë, pasi duam rregulla të qarta loje. "Omonia" është një organizatë që mbron të gjitha të drejtat e minoriteteve. Ne duhet ta arrijmë këtë, ne nuk jemi pjesë e pazareve",- tha Karamelo. Sipas tij, emigrantët duhet të stimulohen që të vijnë dhe të investojnë këtu në zonën e Himarës. Por, ai shtoi se kjo mund të realizohet, pasi t'i jepet zgjidhje problemit të pronave në bregdet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himara, e vërteta që nuk duhet fshehur
    Nga ArberXYZ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 05:11
  2. OPINION/ Qirje Bollano, e xum tria lia la laaaaa!
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-01-2009, 09:09
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Himara: Princesha në gjumë
    Nga Hyllien në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 18:43
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •