Një 84-vjeçar nga Misouri, SHBA, ka fituar dje lotarinë shtetërore prej 254 milionë dollarësh. Njoftimi i fitores së tij në lotarinë "Powerball" është bërë edhe në mënyrë zyrtare nga organizatorët e saj. James Uilson, një veteran i Luftës së Dytë Botërore nga St. Louis dhe elektricist në pension, ka dorëzuar dje biletën e tij fituese në lotarinë shumështetërore. Ai e kishte blerë atë vetëm një orë më parë se organizatorët të shpallnin numrin fitues të saj, më 24 janar. "Kërkova një biletë të zakonshme lotarie 5 dollarëshe pak para perëndimit të 24 janarit dhe dyqani ku unë shkova kishte disa bileta 5 dollarëshe "Powerball-Quick Pick", nga ku kompjuteri seleksiononte numrat që ishin të printuara në biletë", tha ai i emocionuar në momentin e tërheqjes së çmimit. Uilson kishte rënë dakord dhe kishte marrë biletën, e cila më pas u shpall bileta e vetme fituese e lotarisë.
Lotaria shtetërore amerikane ka deklaruar se ky ishte xhekpoti i 10-të më i madh në botë, i fituar në një lotari me një biletë të vetme. Uilson dhe bashkëshortja e tij 79-vjeçare, Shirley, kanë tre djem të rritur, James 59 vjeç, Uilliam 54 vjeç dhe Terril 53 vjeç, të gjithë në St. Louis dhe familjet e tyre kanë blerë prej vitesh bileta lotarish me një marrëveshje mes tyre, që kush do ta fitonte lotarinë një ditë, do ta ndante atë me pjesëtarët e tjerë të familjes. "Ne të gjithë blejmë bileta lotarie Powerball, por nëna dhe babai i marrin biletat vetëm kur shuma e fituesit rritet shumë", u shpreh Terril Uilson, duke shtuar: "Mendoj se kjo është e para që ai ka blerë gjatë gjashtë muajve të fundit. Kjo biletë na ka kushtuar të gjithëve nga 1 dollar secilit, të cilën tani jemi të lumtur ta paguajmë".
Krijoni Kontakt