Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Kthimi në atdhe i shqiptarëve!?

    Një vendim i dhembshëm për të cilin duhet të mendojnë ata që udhëheqin Kosovën

    Pse mërgimtarët nuk dëshirojnë të kthehen në atdhe?!



    --------------------------------------------------------------------------------

    Shkruan: Valmor Gjoni - Kanada

    Tregimi për mërgimtarët shqiptarë që janë strehuar në vendet perëndimore është plot dhembje. Shqiptarët nga të gjitha trojet etnike në Ballkan u kanë kthyer shpinën shtëpive të veta për një mijë e një arsye, por vendimi i familjeve shqiptare nga Kosova që janë strehuar si refugjatë të luftës në Danimarkë që të mos kthehen në Kosovë është një vendim i rëndë, tmerrësisht i dhembshëm por që në vete fshehë një plagë të rëndë të atyre familjeve dhe shumë familjeve tjera në Kanada, SHBA, Evropë, etj.

    Informata e botuar në QIK para disa ditësh se 81 familje shqiptare kanë refuzuar të kthehen nga ai shtet skandinav, ne mërgimtarëve në Kanada nuk na ka befasuar, por e kemi pritur me dhembje të madhe sepse ne veç kemi kaluar një rrugë të tillë të ferrit që të jep një emër: azilant.

    Për dallim nga shtetet e Evropës që kanë ligje të rrepta për të huajt, ne në Kanada kemi tjetër tretman sepse ky shtet jo vetëm që na mirëpriti para 7 vjetësh por as nuk na ktheu me dhunë siç bëri Gjermania apo Zvicra. Një trajtim të njëjtë Kanadaja u bëri edhe refugjatëve shqiptarë të Kosovës që u strehuan gjatë luftës në Kosovë. Kanadaja u ka mundësuar edhe atyre kushtet më të mira të mundshme që mund t’u ofrohen imigrantëve dhe refugjatëve. Kështu sot shumë refugjatë të luftës jetojnë dhe punojnë me të gjitha dokumentacionet e rregulluara. Ata e kanë vizituar Kosovën dhe përsëri janë kthyer në Kanada.


    Tregime të dhembshme për tunelin kosovar

    Tregimet e tyre për Kosovën janë të ngjashme dhe të dhembshme në të njëjtën kohë. “E kam vizituar familjen që kam në Kosovë dhe gjatë dy muajsh kam kërkuar dhe gjurmuar mundësitë që ta kthejë edhe gruan me fëmijë, por shtëpia është e vogël, punë vështirë është të gjesh dhe çka është më tregjike tuneli i Kosovës ende nuk ka dritë...”, ka deklaruar Gazmendi. Cili është tuneli për të cilin flet me shpirt të thyer Gazmendi?! Pse gjithë ai dëshprim me Kosovën kur ajo ka vetëm tre vjet pas përfundimit të luftës?!

    Ankesa e parë ka të bëjë me lirinë e shrehjes sepse Alberti nga Kaçaniku që aktualisht është në Toronto thotë se këshilla e parë e nënës së tij kur ai u kthye në Kosovën e lirë ishte: Biro, mos fol me askënd për politikë sepse mund të të shkojë koka! “Gjatë pesë javëve që kam qëndruar në shtëpi më shumë jam mbyllur në vetvete dhe kam vëzhguar se si njerëzit kishin ndryshuar: disa që nuk kishin asgjë tashmë kishin kapital që askush nuk ka guxim të tregojë se si e kishin krijuar”, tregon Alberti duke pohuar se miqtë që i ka atje i kanë thënë se gjendja ka filluar të ndryshojë.

    Tregimi tjetër që vjen nga një çift i ri nga një fshat i Drenicës është edhe më rrënqethës. “Askujt që është me LDK-në nuk i kanë rindërtuar shtëpitë atje tek ne”, pohon Arsimi. Gruaja e tij 26 vjeçare poashtu nga Drenica ankohet për heshtjen e tmerrshme që mbretëron atje për shumë padrejtësi që u bëhen njerëzve të LDK-së. Ajo ka humbur të vëllanë që ishte luftëtar i UÇK-së, por i cili mezi ka hyrë në listën e dëshmorëve vetëm pse ai theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare. “Ju lutem shumë të mos ma shkruani emrin sepse tash do ta vizitojë familjen dhe mund të kam telashe”, më tha ajo. Storia më e prekshme ishte ajo e familjes e cila para një jave u kthye nga Kosova. “Po më vjen rëndë ta them fjalën time bre v’lla, por kurrë nuk do të kthehem më në Kosovë”, më tha djali 17 vjeçar i familjes Berisha nga Prishtina i cili me lotë në sy tregonte se si i la shokët dhe shoqet e klasës, si e la Prishtinën që aq fort e do. Babi i tij nuk përmbahet derisa tregon se si ata ishin kthyer në Kosovë për të jetuar përgjithëmonë, por që fati i ktheu përsëri në Kanadanë e largët. “Kam punuar në një dyqan të improvizuar në Prishtinë për ta mbajtur familjen gjallë, por gjatë viteve të Republikës së Kosovës kam qenë nënkryetar i Nëndegës së LDK-së në fshat”, tha babai i Albertit.


    Zhgënjimi dhe rikthimi në jetën e azilantëve

    Kur ishte kthyer në Kosovë nga Kanadaja, Idirizi kishte shpresuar se do të vazhdonte punën, kurse fëmijët shkollën. Mirëpo ky njeri kurrë nuk arriti që ta zgjedhë problemin e lokalit të tij sepse kurrë nuk mundi të hyjë tek zyrtarët e komunës së Prishtinës për ta paraqitur problemin e tij për lokalin e uzurpuar nga një komandant i Llapit. “Mbledhi plaçkat se unë kam luftuar derisa ti ke ikur more klysh i Rugovës”, më tha ai Komandanti i Llapit që si duket e kish të afërt njëfarë Komandant Remin. Sipas Idrizit ky farë Remi ish gjithëçka për Prishtinën. Mirëpo ajo çka ky njeri nuk e kishte pritur kurrë, ishte fakti se as njerëzit e LDK-së që punonin në komunë nuk ia kishin varur fare. Asnjë zyrtar i komunës nuk i kishte dalur në ndihmë dhe Idrizi me pesë anëtarë të familjes, pas tre muaj qëndrimi në shtëpinë gjysmë të rrënuar u kthye përsëri në Kanada.

    Tregimet e mërgimtarëve që jetojnë në Kanada, por edhe në disa vende të SHBA-ve janë të ndryshme, por bashkohen në një pikë: Në Kosovë ende është një tunel të cilit nuk do t’i shihet fundi së shpejti.

    Ky tunel është i mbështjellë me errësirën e krimit ekonomik e politik që në Kosovë e kanë emëruar kriminaliteti i organizuar, vrasjet që kurrë nuk po zbulohen, kushtet e vështira ekonomike për jetë dhe punë, burokratizimi i tepruar i atyre që kanë zënë nga një karrike, korrupcioni dhe mungesa e perspektivës.

    Për të gjitha këto probleme flitet në lajmet që kemi mundësi t’i përcjellim përmes shtypit të rrallë e sidomos përmes internetit. Mirëpo nuk ka rezultate, nuk po zbulohen dhe nuk po burgosen ata që janë të involvuar në krimin e organizuar, nuk po shkruhet se si disa njerëz që para luftës nuk kishin plang as shtëpi tash janë bërë milionerë....

    Një shtëpi, pak bukë dhe fjala e lirë

    Tregimet e shqiptarëve që aktualisht jetojnë këtu në Kanada si dhe lajmi i QIK-ut për refugjatët nga Danimarka janë njëra anë e medaljes që është shumë shqetësuese. Në aktualitetin që mbretëron në Kosovë është shumë vështirë të dallohen përparimet që atje po ndodhin sepse është e vërtetë që në atje po ndodhin edhe gjëra të mira që pata rastin t’i shoh edhe vetë. Mirëpo derisa ka ende familje që janë pa kulm mbi krye dhe gjendja sociale e shumë familjeve tjera është e rëndë, natyrisht që defektet dallohen më lehtë se përparimet.

    Tashmë me zgjedhjen e institucioneve, ata që po udhëheqin Kosovën duhet të mendojnë më shumë pse familje të tëra refuzojnë të kthehen në vendlindje. Apo thënë më mirë pse shumë refugjatë të kthyer në Kosovë po ikin përsëri nga Kosova nëpër shtetet e perëndimit. Nëse ndodhë sindromi i Bosnjës atëherë të gjithë ata shqiptarë të Kosovës që jetuan në shtetet perëndimore do të kërkojnë rrugë legale dhe ilegale për t’u kthyer dhe për të jetuar si azilantë, refugjatë sepse së paku aty do të kenë bukë, shtëpi dhe lirinë e të shprehurit.

    Tregimi për mërgimtarët shqiptarë nuk përfundon derisa Kosova të lirohet nga krimi, korrupcioni dhe problemet tjera me të cilat ndeshen njerëzit atje. Mirëpo lotët e Albertit dhe plagosja e ndjenjës për t’u kthe në vendlindje janë më shumë se një dhembje tragjike që nuk është vetëm e tij, por e qindra mërgimtarëve anë e kënd botës...ata e duan Kosovën sikur që e duan fjalën e lirë, një shtëpi dhe punë për të ekzistuar...


    Durimi është më e madhja trimëri.


  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Pershendetje!

    Ma mire eshte qe te mos kthehen, qka te bejne ne Shqiperi dhe Kosove? Qka te punojne? etj gjera.

    Dhe eshte nje problem tjeter, ne Kosove densia e popullates eshte shume e larte 180 banore per 1 km 2 (katrore) dhe ne Shqiperi per 1 km 2 (katrore)/ 110 banore. Shqiperia dhe Kosova nuk ka ndonje infrastruktur te zhviluar dhe problemi vetem do te rritet. Ne Evrope kemi mbi 300 mije shqiptare nga Kosove, paramendo vetem neqofse ata do te kthehen - gjysma e tyre, dhe qdo i treti me ka nje veture atehere Kosova do te ...

    Shqiptaret qe jane jashte atdheut dhe qe kane arritur te krijojne nje pasur eshte me mire parat e tyre tij investojne ne Kosove, jo duke bere shtepia 4 kateshe apo 5 por duke investuar ne ndonje mini fabirike apo diqka te ngjajshem, psh: sot ne Kosove importi i qumeshtit eshte teper i larte, ndersa kapaciteti per tuj prodhuar ne Kosove eshte teper i larte por mungojne mjetet materiale, jam i sigurte qe ne Evrope kemi shqiptare nga Kosova qe ndoshta jane milionera por qe nuk investojne ne Kosove. Ne nje ane ndoshta kane te drejte sepse nuk ka siguri te mjaftushme per kapitalin e tij apo nuk kemi ligje te mjaftueshme apo diqka te ngjajshem.

    Sa i perket dhembjes qe kane mergimtaret nuk besoj qe eshte e madhe apo diqka tjeter. Une jam jashte vendlindjes sim, large familjes por une besoj ne vete dhe do t'ja arrij qellimet e mia. Dhe shqiptari i pangopur ka deshire te madhe te shkoj dikund dhe te ngopet por kur ngopet kerkon te kthehet sepse eshte mesuar te jete i pangopur ( nuk vlen per te gjithe).

    Kalofshit mrie

    Kalofshit mire.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    E vertete se eshte veshtire

    Eshte nje qeshtje madhore por qe ka edhe eproblme te cilat duhet eleiminuar per te pasur ssukses ne kthimin e rinise shqipetare ne vatrat tona shekullore.Por eshe shume drastike kur degjon dhe sheh gjera te pamira,kriminalitet,urrejtje,hakmarrje , deshtime politike,hasmeri mes njerezve e te gjitha keto te bien ne koke,ne sy dhe te bejne qe te jeshe pesimist per nje te ardhme te lumtur,te ndritshme ne trojet Arberore.Keto dite me ra te degjoj ne raspodi te rapsodes se njohur kosovare Shuhrete Behlulit ku nder te tjera ajo thote:
    "Moj sharki e lehte si era,a ka ardgur ne Shqiperi pranvera"ku ky varg per ne ka nje domethenje shume te madhe ndersa per politken e dites ne Shqiperi eshte gje normale sepse duhet pasur sa me shume probleme per popullaten qe politikajt te mund te zgjatin edhe me "Ymrin" e tyre.Po Shyhretja vazhdon edhe me tej me vargjet:"Mos me ndodhte kurr ma ne jete,boree me lan dimer me gjete".
    Cfar komenti ti shtojme ketij vargu qe me siguri eshte nje varg qe per mergimtaret shqipetar do te thote shume.
    E mendoje se duhet bere shume ne kete drejtim qe ete kthehet besimi i mergimatereve tan ne Arberi dhe keta njerez te ken ku te kthehn dhe vazhdojne jeten e tyre.
    Jam martuar002

  4. #4
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Smile

    Pershendetje. nuk ka deshire apo ender me e bukur qe te kethehesh ne atedhe. ketu ne mergim as lulet nuk kan ere, as gjyre, as nje gje s'ka shije, sepse te gjitha keto i kemi len atje ne atedhe. megjithese mergimi qenka nje ilac popullor shume i mire per bashkim, te bashkon e te ben te duash edhe ata qe ke urryer me shume i ke quajtur armiq, bile edhe per keta te merr malli. te merr malli per gurret e rruges. sa here degjon fjalen shqiperi, te mushen syte me lote, e zemra plot me dhimbje. Ne u larguam nga atedheu per asrsy te ndryshme, po ca jan te perbashketa, nga gjendja ekonomike, e politike, keto na bene te iknim nga vendi yne i dashure e i pa krahasushem, e i pazevencushem, e eshte po kjo arsy qe nuk kethehimi dote, e sote e kesaj dite, se deri tani asnje nga keto te dyja dac ekonomija dac politika jan rregulluar ose te ken sy per rregullim, ose te shkojen drejt asaj rruge. gjerat thuhen se duhen rregulluar e permisuar, po ne vend ato te regullohen e permisohen, vetem rrenohen, behen me keq... le te shpresoje qe nje dite ne te gjithe te kethehemi e te bashkohemi ne nje shqiperi te bashkuar te madhe(me kosoven, camerin, pjesen e maqedonise, malit zi) e nje shqiperi prejverteti demokratike. I LOVE MY COUNTRY, BUT I FEAR MY GOVERMENT.
    DO TE SHKURAJ SHUME PAK NGA VARJGJET E TE SHQUARIT E ATEDHETARIT TE MADH NAMIM FRASHERIT DUKE PERSHNDETUR TE GJITE ATEDHETARET KUDO QE JANE:

    QYSHE E LEN QINGJI KOPEN
    EDHE IKEN E MERR DHEN
    EDHE NE I DALSHIN PERPARA
    NJA 20 VETE AI S'KETHEHET
    POR IA CAN SI NJE SHIQETE
    NJE KESHTU EDHE ZEMRA IME
    ME LE MUA KE KETU KU JAM
    E VJEN ME VRAP E DESHIRE
    ATJE NDER VISET E TUA
    O SHQNIPINI O NENA IME
    E NDONSE JAM I MERGUAR
    ZEMERA IME DASHURINE TENDE
    KUR S'KA PER TA HARUAR.

    KETO VARGJE I KAM SHKURAJTUR ASHTU SIC I MBAJE MENDE GJE NGA SHKOLLA QE KAM BERE, NE KA NDOJE GABIM TE ME FALINI SE KAM MEMORIN E MIRE.
    GJITHASHTU KA QENE NJE VJERSHE KOSOVARE QE NE SHUME FJALE UNE MBAJE PAK MEND POR PER MUA JAN VJARGJET ME TE BUKURA E KETO JANE:

    EDHE NE GJITHEMON ENDERUAM
    ME SHQIPERIN TE JEMI TE BASHKURA
    NDAJE DY KISHTAT LARTE I COVA
    PERSHENDETJE NGA KOSOVA.......

    JAM ILIR JAM ILIR
    KU JAN GURET XHEVAHIR
    MOS MI PREK TOKAT EMIJA
    S'E NUK JAM UNE JABANXHIJA.........



    KENGA ESHTE E GJATE POR KETO VARGJE ME JAN NGULITUR NE MENDE. PO E GJETE KETE KENGE VURENI TEK MUZIKA SHQIPETARE SE ESHTE SHUME E BUKUR, GJITHASHTU EDHE ATE TE NAIM FRASHERIT.

    GJITHASHTU DOTE SHTOJA CA VAREGJE NGA I MADHI FISHTA:

    MALLKU GJOFTE AI BIRE SHQIPETARI
    QE NE GJUHE TE HUAJ FLETE
    KUR S'ESHTE NEVOJA
    E GJUHEN EVETE E LE MBAS DORE
    AMANET QE NA I LA I PARI.

    me shume respekt eda

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Kush e don mergimin?, pse e quajm mergim?

    Shqiptaret ne atdhe nuk e duan atdheun, ata jashte jo qe e mbajne me para, por edhe me lot!, mbare prej zotit, interessat mbarepopullore mos dijt me i shpreh.

    Serbi si qen vetem leh e leh, nje aksion te shqiptareve, menjehere e mohon, e kundershton, me krejt mundesite qe i ka.

    Mos u vjen kosovareve valle MBARE me u shpreh?, si mund bashkesia nderkombetare te luaj tashe tre vjet gati me kosoven?, KUSH PO E NDAL ATE?, serbet thashe me lart mund VETEM TE LEHIN!, por fjala e tyre nuk ka peshe, se marite e tyre i pa vec gjithe bota.

    KOHA ECE KUNDER KOSOVES, MOS JETONI ME SHPRESA POR VEPRONI, DHE SHPREHUNI LIRISHT CFARE MEDONI, VULLNETI I POPULLIT DO TE FITOJ, KETE MOS HARONI. NUK NA MBANE NE JETE NJE IBRAHIM E NJE HASHIM, E AS TREGTIA E FELLIQUN E ARMEVE, FEMRAVE, DHE DROGES, POR DJERSI I POPULLIT.

    Krejt ballkani eshte i felliqun, por ne jemi shqiptare, e jo sllave, dmth. nuk kemi kush na perkrah, pra mundi jone duhet te jete SHUM me i madh.

    Cfare marie, studentet organuizojn protest kunder pohimeve te ndarjes te mitrovices, dhe protesta nuk eshte e lajmeruar!!!, a ka ma mare?, mos ti njohesh regullat e demokracise?

    Bashkimi i trojeve shqiptare eshte e drejta e jone, dhe nuk ka LIGJ NE BOTE, QE MUND TE NA NDALE!, MOS HARONI, DHE MOS U FRIGONI, por punoni per popull, jo per epsh, dhe me maturi.

    Flm
    albanish by nature

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Siç thote GeriTr, brenda Arbereshet dhe jashte Turqit.

Tema të Ngjashme

  1. Jeni te bindur se kthimi ne Shqiperi eshte zgjidhja e duhur?
    Nga GrifshA_ në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 13:58
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Kthimi i KOASH në kombëtare dhe shenjtërimi i Fan Nolit
    Nga dodoni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 11:30
  4. Kthimi i të zhvendosurve në Kosovë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 05:47
  5. Kthimi në Qetësi
    Nga drini_në_TR në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 03:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •