Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Nikolet Vasia dhe Shpresa Beqiri, hapin ekspozitë në Las Vegas

    Të shtunën në mbrëmje në mjediset e Qendrës së Shfaqjeve të Artit (Performing Arts Center) të Universitetit të Nevadës në Las Vegas u hap ekspozita e piktorëve Shpresa Beqiri dhe Nikolet Vasia. Artistët shqiptarë janë paraqitur me nga 9 punime secili, kryesisht kompozime dhe portrete.

    Bashkëorganizatori i kësaj veprimtarie, Pirro Dollani, thote se "veprat e dy artistëve të njohur nga Durrësi janë ekspozuar ne hollin e Sallës së Koncerteve të kësaj Qendre dhe përurimi i saj koinçidoi me koncertin e orkestrës 'The Symphonica Toscanin', të drejtuar nga dirigjenti i shquar Lorin Mazel". Dollani tha se "që në mbrëmjen e parë, ekspozita u ndoq prej afro 2 mijë shikuesve".

    Sipas të njëjtit burim, kjo është ekspozita e parë e artistëve shqiptarë në "campusin" e universitetit të Nevadës ku studiojnë afro 30 mijë studentë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 prill të këtij viti dhe parashikohet që ajo të ndiqet nga më shumë se 70 mijë shikues. Organizatori Dollani tha se "piktorët bashkëshortë nga Durrësi nga 1-10 prill do të zhvillojnë një cikël bisedash me studentë të degës së pikturës së këtij Universiteti mbi krijimtarinë e tyre dhe mbi ecurinë e arteve figurative në Shqipëri".
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kam pas rastin te jem i ftuar ne shtepin e katyre dy artisteve .Jo vetem qe jane artise te mrekullueshem,po jane edhe njerez me zemer floriri...


    paqin suksese shume
    me shume respekt
    rtp_ja

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    suksese durrsit ne nevada..

    me lan durrsin me shku ne nevad.. kulmi..

    e mer dull cbo fukaralliku yt ala..

  5. #5
    i uroj sa me shume suksese te metejshme proferosit tim te dashur , te madhit Nikolet Vasias !
    kam pas shansin dhe nderin e madh te jem nje prej nxenesve te tij .

    i uroj fat lumturi e sa me shum suksese ne fushen e artit

    me respekt
    nga nxenesi i tij
    Endri Lejla
    (nga Shkozeti-DR)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Baba Rexheb Beqiri (1901-1995)
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 03:55
  4. Shpresa Rama nga Vushtrria, talente e botës
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 19:27
  5. Frika, Shpresa, Sinqeriteti, Mbeshtetja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •