Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Studim: Franca, aty ku jetohet më mirë

    Në të kundërt të asaj që mendonin shumë njerëz, se më mirë jetohet në vendet skandinave apo për një palë tjetër në Amerikë (e cila për 21 vjet rresht është cilësuar si vendi ku jetohej më mirë), studimi më i ri në këtë kuadër arrin në përfundimin se janë francezët ata që kanë arritur t‘i krijojnë vetes kushtet më të mira të jetesës në nivel global. Sipas revistës amerikane "International Living", specializuar për udhëtimet turistike, është pikërisht Franca ku jetohet më mirë. Ekspertët e revistës amerikane e kanë përkufizuar si vendin në të cilin cilësia e jetës është më e mira krahasuar me të gjitha vendet e tjera të globit, ku një seri shërbimesh si trenat me shpejtësi të lartë, shëndetësia, kultura, turizmi, plazhet e klima janë mjaft më cilësore se mesatarja. Përtej taksave të larta, burokracisë e kostos së lartë të jetesës, Franca duket se arrin të ofrojë kushtet më të mira të jetesës për popullsinë e saj. Për t‘u shënuar është fakti se jashtë Parisit kostoja e jetesës është mjaft e pranueshme, ndërkohë që shtëpitë e banimit shiten për më pak se 100 mijë dollarë. Gjithashtu Franca mund të krenohet për rrjetin shëndetësor më cilësor dhe funksional në botë, gjithashtu edhe për kulturën e saj legjendare.

    "Franca gëzon një klimë mjaft të këndshme, natyrë të mrekullueshme dhe sistem shëndetëso për t‘u pasur zili nga të gjithë. Ndërkohë që kryeqyteti i saj, Parisi, pa asnjë dyshim mbetet qyteti më i bukur dhe më romantik në botë, tha Laura Sheridan, një ndër drejtueset e revistës "International Living". "Shtojini të gjitha këtyre edhe një infrastrukturë të cilësisë mjaft të lartë dhe mund ta kuptoni edhe vetë përse Franca është vendi ku mund të jetohet më mirë se kudo tjetër në rruzull".

    Kriteret

    Revista amerikane "International Living" u përpoq të përcaktonte cilësinë e jetës në 191 vende, duke përdorur për këtë përllogaritje aspekte e kritere të reja: koston e jetesës, kulturën e kohën e lirë, ekonominë, ambientin, lirinë, infrastrukturat, sigurinë e rrezikun dhe në fund klimën. Përtej shërbimeve që përmendëm më sipër, Franca shërben edhe për mënyrën e jetesës së popullatës së saj, ndjenjën e komunitetit, vlerat antike të vendit dhe për rëndësinë që u jep tregjeve rajonale.

    Klasifikimi

    Ajo që bie në sy është klasifikimi ndër 10 vendet e para të listës të Australisë e Zelandës së Re (përkatësisht në vendin e dytë dhe të katërt), ndërkohë që mund të vihet re lehtë se në krye të saj dominojnë vendet evropiane. Për t‘u shënuar është se një vend si Argjentina, e cila deri pak vite më parë përballej me probleme të varfërisë ekstreme, ka arritur të renditet e 10-ta në listë. Sipas "International Living", shumë nga vendet që panë përmirësime të ndjeshme të cilësisë së jetës gjatë vitit 2006 i përkasin Amerikës Latine.

    SHBA

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi për 21 vite me radhë ishin renditur në krye të këtij klasifikimi dhe pasi kishin rënë nga ky fron në vendin e shtatë vitin që shkoi, arritën të paraqiten më mirë në studimin e kryer për vitin 2006. Kjo ngjitje i atribuohet kryesisht rritjes së ndjeshme të kushteve të jetesës gjatë vitit që shkoi. Rënia e vjetshme u shkaktua nga problemet e shumta që u vunë re lidhur me lirinë e shprehjes, sidomos në rastin e zërave që kundërshtonin ndërhyrjen e armatosur në Irak. E megjithatë treguesi i lirisë së të shprehurit në Amerikë mbetet ende mjaft i ulët krahasuar me atë në vendet e tjera të renditura në krye të listës. Liria e të shprehurit është edhe një ndër motivet kryesore për të cilën Shtetet e Bashkuara nuk zënë një pozicion më të lartë në klasifikimin e revistës.

    Britania e Madhe

    Por ka edhe më keq se Amerika. Britania e Madhe pozicionohet vetëm e 37-ta në këtë klasifikim, e lënë prapa edhe nga vende shumë pak të pasura e pa peshë në arenën ndërkombëtare, siç janë Andora, Uruguai, apo Estonia. Sipas ekspertes së revistës, Britania pozicionohet më poshtë në listë, pasi klima e vendit është shumë e keqe, transportet publike janë të ngadalta e të dala nga moda, ndërsa kostot e jetesës e sidomos ato të shërbimit shëndetësor mjaft të larta. "Anglia është padyshim një ndër potencat më të mëdha ekonomike dhe financiare në bote e me një kulturë mjaft të zhvilluar, por është shumë e shtrenjtë, transportet janë mjaft të avashta dhe për më tepër ka një klimë mjaft të bezdisshme, ku bie shi pak më shpesh nga ç‘duhet", tha Sheringam në rastin e Britanisë së Madhe.

    Por edhe pse klima britanike është mjaft e ngjashme me atë të shumë vendeve të tjera që kanë arritur pozicione të shkëlqyera në klasifikim si Holanda (e dyta në tabelë), Danimarka (e shtata) dhe Luksemburgu (i nënti), këto të fundit fitojnë shumë pikë falë infrastrukturave dhe shërbimeve shëndetësore të cilat janë mjaft më efeciente dhe cilësore se ato që arrin të ofrojë Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë që ekspertët nënvizojnë se Britania i lë pas vendet e tjera në një aspekt mjaft të rëndësishëm, lirinë e të shprehurit. Në vendet e fundit renditen shtete të cilat aktualisht janë pre e luftërave e të konflikteve, si Iraku, Somalia e Jemeni.

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Tani Franca eshte nje shtet qe cdo njeri donte te jetonte.Edhe mesa di une menyra e jeteses eshte mjaft e mire.Eshte edhe nje nga shtet me te bukur te Europes.

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Me cudit vetem fakti se nga ekonomia nuk jan aq mire sa thuhet ne shkrim
    Kemi njerzit tane aty dhe e dim sa paguhen e si jetojne
    Per bregdetin po dhe bukurin e parisit skan te krahasuar.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Me te vertet Franca esht vend i bukur, jeta esht e mir, si thot raporti. mirepo esht bere katastrof me jetu ne ket vend.
    Edhe pse nje person esht ne pun e sene, ka shum e me shum njerz se nuk ja arritin me jetu siq duhet, me mujt mi bagu banesen e telefonin ... Mirepo edhe per studentet esht bere zor, sepse me pas nje diplome te mire si per shb, nje Master, nuk te marrin ne pun sepse je i "shtrejt" per firm. ka edhe shum pb , por nejse ... keto gjera nuk kan vlere vetem per Franc , por edhe per gjdo shtet.
    Me pelqen me jetu ketu por apet si apet nuk esht far " Paradise" ... a +

Tema të Ngjashme

  1. Studim i ri mbi pasojat e alkoholit tek gratë
    Nga YlliRiaN në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 15:05
  2. Franca ashpërson politikat ndaj imigracionit
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-05-2006, 14:07
  3. Franca, nis epoka e dytë "Zidane"
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-08-2005, 09:17
  4. Debati mbi qendren e Tiranes
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 02:23
  5. Kadare: Ja ku po vuan Franca
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •