Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Të shpëtojmë nga kthetrat e policisë sekrete komuniste

    Të shpëtojmë nga kthetrat e policisë sekrete komuniste
    Nuk jam një zë i vetmuar në këtë katrahurë të pacak. Edhe të tjerë si unë e thonë troç: policia sekrete komuniste i ka ngulur rrënjët thellë në çdo qelizë të jetës sonë.Kjo dukuri regresive është në fokus edhe në vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Qendrore e Lindore. Por, më frenuese, më e paskrupull, më bajate, më mafioze ajo është rrënjosur në vendin tonë. Me frena ndër duar ajo livadhis në pushtetin legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor e mediatik. Sa më i molepsur me të, aq më i preferuar je, aq më i kamur je, aq më i pushtetshëm je. E, aq më keq kur je i molepsur me policitë sekrete të vendeve të tjera që tradicionalisht punojnë e shpenzojnë për ta mbajtur nën kthetra vendin tonë. Pse herëpashere i bie këmbanave për domosdoshmërinë e hapjes së dosjeve të sigurimit famkeq të komunizmit? Sepse, përderisa strukturat etyre do të jenë në pushtet, kurrën e kurrës nuk do të dalim në dritë, sepse, kthetrat e tyre të zeza do ta mbajnë të kapur egër demokracinë tonë të brishtë, e s’do ta lenë të marrë frymë e lirë si të gjitha vendet e tjera të Evropës. Nuk është e vështirë ta nxjerrësh këtë konkluzion, po t’u hedhësh një sy të katër pushteteve, të katërmbëdhjetë ministrive, numrit të madh të mbirë si kërpudhat pas shiut të shoqatave, drejtuesve të mediave të shkruara e vizive. Nëse mungon sigurimi i vjetër, në hijen e tij ka çelur si gjembaçi pinjolli i tij. Ç’zell, ç’makutëri, ç’këmbëngulje djallëzore për mos e lëshuar qoftë dhe një centimetër instikamin e çimentuar bolshevik. - Jemi të zotët, - thonë mëkatarët e vjetër. - Jemi të zotët, - përsërisin pinjollët e tyre. E ku qëndron zotësia juaj? Ku? Në lidhjen sup më sup, apo në genin kthetëror të ngulur thellë në palcën e njerëzve të ndershëm? Vërtetë qenkërki farë e keqe, farë e importuar nga stepat ku kullojnë ançarët! A e shihni se ç’po ndodh rreth e qark? Kryepeshkopi i Varshavës Stanilslaë Ëielgus, pasi u zbulua se kishte bashkëpunuar me policinë sekrete të Polonisë gjatë komunizmit, dha dorëheqje. Kështu, pas hapjes së dosjeve, largohen politikanë e zyrtarë të lartë nga administrata në Hungari, Rumani, Bullgari e gjetkë. Po ju çfarë prisni? Ne jemi një vend i vogël dhe, ju të molepsurit e djeshëm që vegjetoni edhe sot, njiheni mirë. Sado t’i fshihni kthetrat, sado të vini maskat, sado të hiqeni si “esnafë”, si të “reformuar”, si “antikomunistë”, jeni të dallueshëm qartë në gjuhë, në ecje, në bëma dhe në skërmitjen e dhëmbëve prej ujku në tymnajën që vazhdimisht ngrini për t’u fshehur. Të gjithë jeni të dallueshëm. Të gjithë, sido e sado të mbuloheni, fundin e keni të sigurtë. Fundi juaj është rilindja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Është vllazërimi i njerëzve të një gjaku, të një gjuhe, të një ëndrre. Dikush, kur lexon këto rreshta, i skërmit dhëmbët si rrëqebulli. Le t’i skërmiti! Nuk dua zhdukjen tuaj nga faqja e dheut, jo. As e çoj ndërmend këtë. Por, kur shoh zellin tuaj demonian për të instaluar pushtetin e kthetrave, e ngre zërin me forcë, që ju të mos jeni ndër tribuna, që ju të mos majmeni me gjakun dhe djersën e shqiptarëve të ndershëm, që ju të mos e zbatoni idenë prej ançari të zotërimit të dheut dhe të “lëndimit katovician” të fisnikëve, që s’mendojnë si ju. Kur shoh se ju nuk keni ndër mend të hiqni dorë nga veprimtaria regresive, antikombëtare, antinjerëzore e policisë sekrete të epokës komuniste, s’kam pse të hesht. Pa u larguar ju nga skena, krizat do të jenë të pranishme. Nuk do të le pa përmendur në këtë shkrim edhe dy lëvizjet e mëdha të datave 11 e 12 Janar 2007. Në Pallatin e Brigadave u takuan dy politikanët e fuqishëm të 16 vjetëve të tranzicionit. Qe një takim i beftë. Disa e quajtën të dobishëm. Disa të çuditshëm. Ishte krijuar ideja se për 16 vjet ishin si dy aizbergë që vazhdimisht përplaseshin egër. Nuk kanë munguar edhe zëra që ata bënin sikur përplaseshin, por dhe zëra të tjerë që mendonin të kundërtën. Por, për çudi të të dy palëve, në një ditë të bukur të 11 Janarit (ditës së shpalljes së Republikës Socialiste) ata dolën si triumfatorë duke tundur paqësisht degët e ullirit. Edhe këtu pati ndarje opinionesh. Disa e pritën me hasanara e disa me të shara. Disa e quajtën si fluturim i pëllumbave të bardhë, e të tjerë si krraurimë korbash në një qiell të ngrirë. Po ç’ndodhi në Presidencë? Pas një odiseje, partitë parlamentare firmosën pas mesnate, më 12 janar 2007 marrëveshjen e mundimshme zgjedhore. Edhe këtu rrokje duarsh e buzëqeshje triumfale. Si në Pallatin e Brigadave, ashtu edhe në Presidencë u bë një lëvizje madhore: u zgjidh një krizë. S’ka rëndësi se kush e shkaktoi, por e rëndësishme qe, që ajo u zgjidh. Edhe këtu qëndrimet qenë të ndara. Ajo që ra në sy më tepër qe rrahja e gjokseve se kujt i takonte merita në këtë zgjidhje. Disa ua japin trofeun dy liderëve, e disa partiakëve në Presidencë. Një gjë nuk u mohua në këtë mes: roli i ndërkombëtarëve. Se ne, siç duket, e kemi të vështirë të merremi vesh pa rreferë të huaj. Patjetër e duam gjykimin e tyre. Dukuritë e 11 e 12 janarit bënë jehonë. U mirëpritën, por dhe u paragjykuan. Rezultatin e tyre le t’ia lemë kohës. Në është në dobi të kombit, aferim u qoftë. Në të kundërt, historia le t’i ndëshkojë. Askush nuk i shpëton gjykimit të saj

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Me Mire Nje Fund I Temerrshem !se Sa Nje Temerre I Pa Fund!

    Citim Postuar më parë nga PORTI_05

    ME MIRE NJE FUNDI TEMERRESHEM !

    SE SA NJE TEMERRE I PA FUND!

    1-HAPJA E TE GJITHA DOSJESVE!PER TE GJITHA KLASAT SHOQERORE!

    2-HAPJA E DOSJEVE DHE VETEM HAPJA E DOSJEVE JANE SHPETIM

    PERFUNDIMTEAR I SHQIPERIS!

    3-HAPJA E DOSJEVE PER TE GJITHE ATA SHQIPETAR QE KANE LINDUR

    NGA 18OO -2007.VETEM KJO ESHTE SHPETIMI I KOMBIT.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 28-01-2007 më 23:10

  3. #3
    Metropoll

    Të gjithë vendet kanë hapur dosjet e sigurimsave
    Studimi i BBC për Evropën Lindore

    Duke u nisur nga fakti se zbulimet e spiunëve gjatë periudhës komuniste përbëjnë ende lajm në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, “BBC Neës” ka bërë një vëzhgim se në ç’pikë ndodhen shtete të ndryshme, në hapjen e dosjeve sekrete të spiunëve. Në artikullin e BBC-së bëhet e ditur se të gjitha vendet e Evropës Lindore apo Qëndrore ku ka sunduar komunizmi apo fashizmi janë bërë publike dosjet e spiunëve përveçse në Shqipëri. Sipas artikullit në Shqipëri nuk është votuar asnjë ligj për hapjen e dosjeve sekrete të Sigurimit të Shtetit. Në tetor të vitit 2006, parlamenti kaloi një rezolutë e cila bënte thirrje për hapjen e dosjeve, megjithatë sipas BBC-së, një legjislacion i veçuar do të jetë i nevojshëm për të detyruar autoritet për të hapur dosjet.

    Bullgari

    Në Bullgari në dhjetor të 2006, parlamenti kaloi një ligj që hap arkivat e inteligjencës komuniste, që sfidon “Darzhavna Sigurnost”. Në bazë të këtij ligji njerëzit kanë të drejtë të shohin dosjet e tyre. Në bazë të ligjit do të krijohet një komision i cili do investigojë pastërtinë e figurave publike dhe do të publikojë emrat e tyre në internet nëse ato rezultojnë fajtor. Emrat do të publikohen vetëm pasi këto njerëz janë informuar dhe pasi të kanë ezauruar të drejtën për t’u drejtuar në Gjykatën e Lartë Administrative. Megjithatë disa dosje do të qëndrojnë të mbyllura pasi përbëjnë "rrezik për cënimin e sigurisë kombëtare" dhe një arkivë e veçantë do të krijohet për këto dokumente.

    Çeki

    Në republikën Çeke në vitin 2003, u publikua lista e plotë e të gjithë bashkëpunëtorëve të policisë sekrete çekosllovake të quajtur ndryshe StB. Petr Cibulka, një ish disident, bëri publike rreth 160,000 emra të bashkëpunëtorëve, duke bërë të ditur se i kishte gjetur këto emra nga një burim me akses në arkivat e StB.

    Sllovakia filloi të bënte publike menjëherë pas kësaj ngjarje mijëra dosje të shërbimit sekret në nëntor të vitit 2004.

    Gjermani

    Ndërsa Gjermania gjatë ribashkimit, kaloi ligjin “The Stasi Records” në vitin 1991 për hapjen e arkivave të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore të quajtur ndryshe Stasi. Sipas këtij ligji çdo qytetar ka të drejtën të inspektojë dosjen e tij personale.

    Hungari

    Në Hungari në vitin 2003 ligji lejoji individët që të futeshin në dosjet sekrete të policisë, dhe gjithashtu i dha të drejtë viktimave të këtij sistemi të shikonin të dhënat e njerëzve që i kishin spiunuar ato.

    Poloni

    Në Poloni në nëntor të vitit 2006, Presidenti Lech Kaczynski firmosi një ligj të ri për të hapur dosjet e policisë komuniste që përmbajnë informacion për diplomatët aktuale, ministrat dhe anëtarët e parlamentit. Aktualisht vetëm historianët dhe gazetarët kanë akces në këto dosje, që mbrohen nga Instituti Kombëtar i Kujtesës i ndërtuar në vitin 1998 për të dënuar krimet nazikomuniste në Poloni. Nën rregullat e reja që priten të zbatohen në mes të shkurtit të 2007, figurat publike duhet të aplikojnë në këtë institut për të tërhequr një certifikatë të veçantë duke bërë të ditur nëse ata kanë bashkëpunuar ose jo me policinë sekrete. Ata do të shkarkohen nëse do të zbulohet që kanë punuar si spiunë. Mendohet se rreth 400,000 njerëz janë të prekur nga ky ligj i ri.

    Rumania

    Në Rumani në vitin 1999, qeveria ngriti një komision të veçantë i quajtur Këshilli për Studimin e Arkivave Sekrete, për të parë miliona dokumente të policisë sekrete. Në bazë të ligjit ky Këshill, ka për detyrë të kërkojë dosjet e bashkëpunëtorëve, përveç politikanëve, dhe persona të tjerë publikë si punonjës të shërbimit civil dhe anëtarë të shoqërisë civile, duke përfshirë gazetarët dhe priftërinjtë. Në vitin 2005, të gjitha arkivat e sigurimit u bënë publike përveç atyre që kishin lidhje me sigurinë kombëtare.

    Bashkimi Sovjetik

    Në ish-Bashkimin Sovjetik ka ekzistuar tendenca për ti veshur një mbulesë dosjeve të policisë sekrete sovjetike të quajtura ndryshe KGB. Latvia ka votuar për të hapur dosjet e KGB që mbajnë emrat e agjentëve të policisë, që pritet të ndodhë në mars të 2007. Kjo ka ndodhur pavarësisht një opozite të fortë të ushtruar nga vetë Presidenti. Ndërsa Parlamenti i Lituanisë ka votuar në tetor të 2006 për hapjen e arkivave të qeveritarëve, ku ruhen të gjitha dosjet e KGB-së, për një akses të palimituar publik. Ndërsa në Estoni, publiku lejohet të lexojë dosjet e KGB-së që qëndrojnë në arkivat kombëtare.

    Jugosllavi

    Në ish-Jugosllavi në vitin 2001, qytetarët serbë u lejuan të shikojnë dosjet sekrete të mbajtur nga shërbimi sekret UDBA. Në nëntor të 2001, Kroacia hapi dosjet e policisë sekrete. Në prill të 2003, një faqe interneti e paaprovuar shfaqi të listuara të dhëna për rreth 1.5 milion individë nga Sllovenia, të marra nga arkivat e UDBA. Ndërsa qeveria u përpoq ta mbyllte këtë sajt.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    ............ PO SHQIPERIA , OSE ALBANIA???????????NE akoma ,i quajne akoma "heronje te heshtur" !!!!!!!!!!!!!!!ose shushunja te heshtura

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    vllezer shqipetare,mos u genjeni nga parrullat kurre e aq sa te mundeni,policite kudo e kurdohere jane sa me ''komuniste'' qe munden,perndryshe s jane polici po
    shoqata bamirsie,i takon qytetarit ne terren apo baze ne nje ane e prijsave nga ana tjeter(s dua te perdor fjalen e mykyr politikane), te mbajne rregullin
    Ne mentalitet shqiptaret jemi me dobet se amerikanet e 200 viteve me pare

  6. #6
    porti_05 i ke rene pikes

    Fundi juaj është rilindja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Është vllazërimi i njerëzve të një gjaku, të një gjuhe, të një ëndrre.
    Kjo eshte arsyeja qe salis e tosis kerkojne te nxitojne qe sa me shume te shesin interesat e RSH. dhe te diskreditojne Kosoven.

    Tradhetaret jane identifikuar, lakuriqet e nates jane verbuar e shurdhuar...

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 11:25
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •