Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    37

    Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve

    troid.org




    Pėrreth Sheikhul-Islam Ibn Tejmijes
    [Ne Mbrotje tė ‘Ulemave]






    Hyrje



    Ai ėshtė muxhtehidi dhe reformuesi i kohės sė tij, Ahmed el-Halim bin Abd es-Selam bin Abd Allah bin Ebu Kasim ibn Tejmijeh el-Harrani Taki ed-Din Ebu el-Abas bin Shihab ed-Din. Ai ngriti flamurin e besimit dhe tė kuptuarit tė Ehlus Sunetit ne kohėn e tij, njė kohė e tillė qė bidatet (risitė), devijimi, dhe korruptimi ishin shpėrndarė gjerėsisht, qė predikoheshin edhe nga disa prej Njerėzve tė Dijes qė u bėnė tė mirėnjohur mė vonė.



    Pėr shkak tė qėndrimit tė fortė tė Ibn Tejmijes kundėr gjithė asaj qė ishte gėnjeshtėr dhe e korruptuar, ai pėrfitoi zilinė dhe urrejtjen e tė gjithė atyre qė ai i kundėrshtoi – tė cilėt ishin shumė – dhe tė tillė kishin shumė gėnjeshtra tė hedhura mbi tė. Qėllimi i kėsaj pjese ėshtė tė tregojė kėtė dijetar nė dritėn e tij tė vėrtetė dhe tė ekzpozojė ata qė vėnė gėnjeshtra mbi tė.



    El-Hafith el-Bazar ka thėnė, duke pėrshkruar kundėrshtarėt e Ibn Tejmijes, “Ju nuk do shihni nje dijetar qė kundėrshton atė (ibn Tejmijen), tė paralajmėrojė kundėr tij, tė mbushur me urrejtje kundėr tij, vetėm se do ta gjeni se ai ishte mė lakmuesi nė mbledhje tė tė mirave tė kėsaj bote, dredharaku mė i madh nė pėrftuarjen e tyre, mė kėrkuesi pėr ato, dhe mė i urituri pėr reputacion... dhe mė prodhimtari i tyre duke mbajtur gėnjeshtra nė gjuhėn e tij.” [‘el-A’lem el-Ulijah’ (fq. 82) e Bazarit].




    Lavdėrimi i Dijetarėve ndaj tij



    Shumė nga dijetarėt e kohės sė tij dhe pas kohės sė tij e lavdėruan Sheik el-Islam pėr dijen e tij, pėrkushtimin, devotshmėrinė, dhe ndjekjen nga afėr tė mėnyrės sė selefėve. Shumė prej kėtyre pohimeve lavdėrimi u mblodhėn nė njė libėr tė shkruar nga el-Hafidh ibn Nasir ed-Din, titulluar ‘Red el-Uefir’ duke refuzuar thėnien ekstreme tė atyre qė thoshin se kush e thėrriste Ibn Tejmijen ‘Sheikh el-Islam’, kjo ėshtė mosbesim (kufr).



    El-Hafidh edh-Dhehebi ka thėnė, “Ishte e mrekullueshme kur ai pėrmendte njė ēėshtje mbi tė cilėn kishte ndryshim opinionesh, dhe kur ai jepte evidencėn dhe vendoste opinionin mė tė fortė – dhe ai mund tė kryente ixhtihad pėr shkak si i kishte mbushur kushtet. Nuk kam parė ndonjė qė tė ishte mė i shpejtė se ai nė rikujtimin e njė vargu qė kishte tė bėnte me ēėshtjen dhe ai e nxirrte nga ai varg, as edhe ndonjė qė ishte mė i fortė nė rikujtimin e teksteve dhe referimit tė tyre te burimi. Suneti ishte pėrballė syve tė tij dhe mbi majen e gjuhės me fraza elokuente (tė bindshme) dhe mendje tė hapur.



    Ai ishte njė shenjė nga shenjat e Allahut nė tefsir dhe sqarimin mbi tė. Nė lidhje me bazat e fesė dhe dijes tė opinioneve tė ndryshme (mbi njė ēėshtje), atėherė ai ishte i pabarabartė – kjo sė bashku me bujarinė, kurajon dhe mungesėn e vėmendjes pėr kėnaqėsitė shpirtėrore.



    Dhe ndoshta vendimet e tij ligjore nė shkenca tė ndryshme arritėn treqind volume, madje mė shumė dhe ai thoshte gjithmonė tė vėrtetėn pėr hir tė Allahut, duke mos u pėrkujdesur pėr fajėsimin (akuzat) qė vinin te ai (si rrjedhojė e kėsaj).



    Kushdo qė i bashkėngjitet atij dhe e njeh atė shumė mirė, mė akuzon mua pėr mangėsi/jo pėrkushtim nė lidhje me tė. Kushdo qė e kundėrshton atė mė akuzon pėr ekzagjerim, dhe unė jam trajtuar keq nga tė dyja palėt – shokėt e tij dhe kundėrshtarėt e tij.



    Ai ishte me lėkurė tė bardhė dhe flokė tė zinj dhe mjekėrr tė zezė me pak fije gri. Flokėt e tij arrinin fundin e veshėve. Sytė e tij ishin gjuhėra elokuente, dhe kishte supe tė gjerė dhe njė zė tė lartė, tė qartė me njė recitim tė shpejtė. Ai inatosej shpejt por e mbante veten me durim dhe tolerancė.



    Nuk kam parė tė ngjashėm me tė pėr lutje (ndaj Allahut) dhe kėrkimin e mbėshtetjes te Ai, dhe pėr pėrkudesje tė madhe ndaj tė tjerėve. Sidoqoftė unė nuk e besoj se ai ishte i pagabueshėm, madje unė ndryshoj me tė nė baza dhe ēėshtje tė tjera tė fesė ngase ai – pėrkundėr mėsimit tė gjerė tė tij, guximit tė skajshėm, mendjemprehtėsisė dhe kujdesit pėr shenjtėrinė e fesė – ishte njeri sikur tė tjerėt. Ai mund tė mbushej me mprehtėsi dhe zemėrim nė diskutime, dhe sulmonte kundėrshtarėt e tij (verbalisht) duke mbjellė armiqėsi nė shpirtrat e tyre kundrejt tij.



    Nese ai do kishte qenė i butė kundrejt kundėrshtareve tė tij, atėherė do gjendej nje fjalė mirėkuptimi mbi atė (ēėshtje qė po debatohej) – sepse ne tė vėrtetė dijetarėt e mėdhenj tė tyre pėrkuleshin te mėsimi i tij, e njohėn mundėsinė e tij dhe mungesėn e tij nė gabime, dhe pranuan se ai ishte njė oqean qė s'ka kufij dhe njė thesar qė s'ka tė ngjashėm. Sidoqoftė ata strehonin ndjenja tė kėqija kundrejt tij....dhe ēdo thėnie e njė personi mund tė merret ose lihet.



    Ai kryente rregullisht faljet (namazin) dhe agjėrimet. Ai madhėronte ligjet nga jashtė dhe nga nga brenda. Ai nuk jepte fetua nga dija e dobėt, sepse ai ishte skajshmėrisht inteligjent; as nga mangėsia e dijes, sepse ai ishte nje oqean i pėrmbushur (me dije); as nuk luante me fenė por gjente evidenca nga Kur’ani, Suneti dhe Kijasi (analogjia) dhe e vėrtetonte dhe argumentonte duke ndjekur gjurmėt e Imamėve qė e paraprinė atė. Kėshtu ai fitonte njė shpėrblim nėse gabonte dhe dy shpėrblime nėse ishte i saktė.



    Ai u sėmurė nė kėshtjellė (nė tė cilėn ishte burgosur) me njė sėmundje shumė tė rrezikshme derisa vdiq natėn e tė Hėnės, 20 Dhul Ka’dah, dhe ata falen xhenazen (faljen e vdekjes) e tij nė xhaminė e Damaskut. Dhe mė pas asaj shumė folėn pėr numrin (e njerėzve) qė ishin tė pranishėm nė xhenazen e tij, dhe numri mė i paktė ishte pesėdhjetė mijė.” [‘ed-Durar el-Kaminah’ e Ibn Haxhr el-Askalanit nėn biografinė e Ibn Tejmijes]



    Ibn Haxher el-Askalani ka thėnė, “sheikhu i sheikhėve tanė, el-Hafidh Ebu el-Ju’meri (ibn Sajid en-Nas) ka thėnė ne biografinė tij pėr Ibn Tejmijen: ‘el-Mizi mė inkurajoi qė tė shprehė opinionin tim mbi Sheikh el-Islam Taki ed-Din. E gjeta atė tė jetė prej atyre qė kanė mbledhur dije fatlume nė shkencat qė zotėronte. Ai memorizonte dhe implementonte Sunen dhe Atharin (transmetimet) nė mėnyrė komplete. Tė fliste ai pėr tefsirin, atėherė ai do merrte flamurin e tij; dhe tė jepte ai nje fetua nė fikh, atėherė ai i dinte kufijtė e tij; tė fliste pėrreth njė hadithi, atėherė ai ishte shoku i dijes sė tij dhe ishte konshient ndaj transmetuesve; tė jepte njė leksion nė Fetė dhe Sektet, atėherė asnjė nuk ishte parė tė ishte mė i kuptueshėm dhe i informuar hollėsisht se ai; ai ia kaloi bashkėkohėsve tė tij ne ēdo shkencė, dhe ju nuk do tė gjenit si ai, dhe sytė e tij nuk do gjenin asnjė si ai.



    Ai fliste pėr tefsirin dhe nje numėr i madh njerėzish do e ndiqnin mbledhjen e tij, dhe shumė nga ata do ktheheshin (tė mpirė) nga embėlsia, oqeani i pasur i tij. Vazhdoi nė kėtė mėnyrė derisa sėmundja e zilisė depėrtoi (nė zemrat) e njerėzve tė qytetit tė tij. Njerėzit qė jepeshin me gjetjen e gabimeve u mblodhėn bashke dhe nxorren jashtė ēdo gjė qė mund tė hidhej poshtė nga besimet e tij, dhe ata memorizuan disa thėnie (prej tij) ne lidhje me kėtė. Ata e nėnvleftėsuan atė pėr shkak tė kėsaj dhe ngritėn kurthe pėr tė, me tė cilat ata mund ta deklaroni atė nje bidatēi. Ata menduan se ai kishte lėnė mėnyrėn e tyre, dhe ndarė prej sektit tė tyre. Keshtu ata debatuan me atė, dhe ai me ata, dhe disa prej tyre i prenė lidhjet me tė, dhe ai me ta.



    Me vonė ai debatoi me njė grup tjetėr tė cilėt i pėrkisnin Fukarave (nje grup tė Sufive), tė cilėt mendonin se ata ishin tė njohur me detajet shumė tė holla tė realitetit tė brendshėm dhe tė mbėshtetur nė tė vertetėn. Dhe ai i ekspozoi kėto Rregulla...



    Atėherė, kjo i arriti grupit tė parė dhe ata kėrkuan ndihmė prej atyre qė i ndanė lidhjet me tė dhe planifikuan tė keqen kundėr tij. Kėshtu ata i ēuan kėto ēėshtje te liderat, secili prej tyre duke vendosur se ai ishte njė mosbesimtar. Dhe ata pėrgatitėn njė mbledhje dhe inspiruan njerėzit injorantė tė pėrhapnin fjalė midis dijetarėve tė mėdhenj. Dhe ata pėrparuan qė ta ēonin kėtė ēėshtje te mbreti i Egjiptit dhe si pėrfundim ai (ibn Tejmijeh) u arrestua dhe u fut ne burg. Dhe nė mbledhje u thirrėn pėr tė diskutuar derdhjen e gjakut tė tij, duke thirrur pėr ketė qellim njerėz prej xhamive tė vogla dhe studentėve – ata njerėz qė mund tė debatonin qė tė bėnin tė tjerėt tė lumtur, dhe ata qė do debatonin tė tregonin zgjuarsinė e tyre, dhe ata qė bėnė tekfir dhe thėrrisnin pėr ndarje nga ai. Dhe Zoti juaj e di mė mirė se ēka kishte nė zemrat e tyre dhe ēka thoshin thoshin. Dhe njė qė deklaronte kufrin e tij nuk ishte mė i mirė se njė qė debatonte qė t'i bėnte tė tjerėt tė lumtur.



    Dhe helmi i planeve tė tyre u lėshua mbi atė, dhe Allahu e bėri tė kotė ēdo plan, dhe e shpėtoi atė nga duart e atyre qė Ai zgjodhi...



    Me vonė ai vazhdimisht kalonte nga nje gjyq nė gjyqin tjetėr dhe nė gjithė jetėn e tij ai nuk shpėtonte nga njė telash vetėm se kalonte nė njė tjetėr. Pastaj vijoi ajo qė vijoi nė ēėshtjen e arrestimit tė tij dhe ai qendroi ne burg derisa vdiq, dhe te Allahu kthehen gjithė ēėshtjet. Ne ditėn e xhenazes sė tij rruget ishin dendur, dhe Muslimanėt erdhėn prej ēdo udhėje...’” [ibid]



    Ibn Haxhr el-Askalani gjithashtu ka thėnė, “Lexova ne shkrimet e el-Hafidh Silah ed-Din el-Bala’i nė nėshkrimin e sheikhut tė sheikhėve el-Hafidh Beha ed-Din Abdullah bin Muhamed bin Khalil: ‘Sheikhu dhe mjeshtri dhe Imami ynė nė ēėshtjet qė janė midis Allahut dhe nesh, Sheikhu i kėrkimit (tahkik), qė shkonte, me ata qė e ndoqen atė, nė mėnyrėn mė tė mirė. Posedues i shumė cilėsive tė shkėlqyeshme dhe argumentave ndriēues qė gjithė popujt e kanė pranuar dhe janė pėrtej numėrimit. Allahu na bėftė tė pėrfitojme nga dija e tij e jashtėzakonshme, dhe tė na bėjė tė pėrfitojmė nga ai nė kėtė jetė dhe nė tjetrėn. Ai ėshtė Sheikhu, Imami, Alima i cili i njeh ēėshtjet, thellėsisht i devotshėm, oqeani (i dijes), poli i dritės, Imami i Imamėve, bekimi i popullit Musliman, shenja e dijetarėve, trashėgimtar i Profetėve, Muxhtahidi i fundit, unik midis dijetarėve tė Fesė – Sheikh el-Islam, prova e dijetarėve, shembull pėr krijesat, provė pėr tė mėsuarit, shkatėrruesi i bidateve, shpata e debatuesve, oqeani i dijes, thesar i dobishėm, interpretuesi i Kur’anit, mahnitja e kohėve, unik ne kohėn e tij dhe tė tjera. Me tė vertetė ed-Din (ibn Tejmijeh) ėshtė Imami i Muslimanėve, provė (argument) i Allahut kundėr krijesės, bashkėngjitės i tė drejtėve, ai qė ėshtė si ata qė e paraprinė, muftiu i sektit, ndihmuesi i sė vertetės, shenja e udhėzimit, shtylla e Hufadh-it, Kalorėsi i kuptimeve tė fjalėve, gur-themeli i Sheri’atit, origjinues [shpikės] i shkencave tė reja Ebu el-Abas Ibn Tejmijeh.” [Ibid]. Vetėm nga ky libėr ėshtė shumė e vėshtirė tė dallosh opinionin e vetė ibn Haxhrit se kush ishte ibn Tejmijeh. Sepse gjithė ēka ai bėri ishte tė mblidhte gjithė materialin qė mund tė gjente mbi Sheikhun dhe pastaj e ka filluar me gjithė ata dijetarėt qė shkruan kundėr tij, dhe ka mbaruar me gjithė ata dijetarėt qė e mbėshtetėn atė. Duket shumė e mundshme se qėndrimi i Ibn Haxhr-it do jetė ne linjė me ata qė ai e pėrfundoi biografinė e tij, pėr shkak tė tė qenurit e tyre Sheikhė tė tij. Ky arsyetim mbėshtetet me citimin qė vijon nga ibn Haxhri. Allahu e di mė mirė.]



    Ibn Haxhri ka thėnė, “...ato tė qėndrimit tė tij qė ishin refuzuar prej tij, nuk ishin thėnė nga ai pėr shkak tė thjeshtė tė disa epsheve dhe dėshirave dhe as ai nuk kėmbėnguli me kokėfortėsi dhe qėllimisht te ato pasi evidencat ishin krijuar kundėr tij. Kėtu janė veprat e tij tė mbushura me refuzime ndaj atyre qė mbanin texhsim, por megjithėkėtė ai ėshtė njeri qė bėn gabime dhe gjithashtu ėshtė i saktė. Kėshtu, prej asaj qė ai ėshtė i saktė – dhe qė ėshtė shumica – duhet pėrfituar dhe Mėshirėn e Allahut duhet kėrkuar pėr atė pėr shkak tė saj, dhe nė atė qė ai nuk ėshtė i saktė nuk duhet tė ndiqet verbėrisht. Me tė vertėtė ai ėshtė i justifikuar pėr gabimet e tij, sepse ai ėshtė njė nga Imamėt e kohės sė tij dhe ėshtė dėshmuar se ai i kishte pėrmbushur kushtet e ixhtihadit...



    Prej cilėsive tė mrekullueshme tė ketij njeriu ishte se ai ishte mė i forti i burrave kundėr njerėzve tė Bidatit, Reuafidive, Hululive, Itihadijeve, dhe veprat e tij pėr kėtė janė shumė dhe tė famshme, dhe fetuatė e tij pėrreth tyre nuk mund tė numėrohen. Kėshtu, si mund tė kenė gjetur sytė e kėtyre bidatēinjėve gėzim kur ata dėgjuan ata (persona) qė e deklaruan atė kafir! Dhe sa tė kėnaqur kanė qenė ata kur panė se ata qė nuk e deklaruan atė tė jetė kafir, si pasojė e kėsaj u etiketuan kafira! Ėshtė detyrė e atij qė ka hedhur petkun e dijes dhe zotėron inteligjencė, qė t’i konsiderojė fjalėt e njė njeriu duke u bazuar nė librat e mirėnjohur tė tij ose nga gjuhėt e atyre qė janė tė besueshme, qė kanė transmetuar fjalėt e tij – pastaj tė izolojė prej kėtyre tė gjithave ēfarė hidhet poshtė dhe tė paralajmėrojė prej tyre me qėllim qė tė japi kėshillė tė sinqertė dhe tė lavdėroje atė pėr cilėsitė e tij tė shkėlqyera dhe pėr ēfarė ai ishte i saktė sipas rrugės sė dijetarėve.



    Nese nuk do kishte virtyte pėr Sheikh Taki ed-Din, vetėm pėr studentin e tij tė famshėm Sheikh Shems ed-Din ibn el-Kajim el-Xhauzijah, shkrimtar i shumė veprave, prej tė cilave tė dy, si kundėrshtarėt dhe mbėshtetėsit e tij pėrfituan prej tij, atėherė kjo do ishte nje indikim i mjaftueshėm pėr statusin e tij tė lartė (ibn Tejmijes). Dhe a mund tė jetė ndryshe kur Imamėt Shafi’i dhe tė tjerė, pėr tė mos folur pėr Hanbelitė, tė kohės sė tij dėshmuan pėr dominimin e tij nė shkencat (Islamike)...” [Shkėputur prej nėshkrimit tė Ibn Haxhrit te ‘Red el-Uafir’ qė gjinden nė fund tė librit.]



    Ibn Kethir ka thėnė, “e pakta qė ai do bėnte kur dėgjonte diēka, ishte ta mėsonte pėrmendėsh atė dhe tė ishte i zėnė pėr ta mėsuar atė. Ai ishte inteligjent dhe kishte shumė gjėra tė mbajtura pėrmendsh, dhe ai u bė njė Imam nė tefsir dhe gjithēka nė lidhje me tė dhe dije nė fikh. Me tė vertėtė thuhej sė ai ishte mė shumė i ditur nė fikhun e medhebeve sesa ndjekėsit e mu atyre medhhebeve nė kohėn e tij dhe ne kohė tjera. Ai ishte njė dijetar nė Usul dhe degėt e fesė, dhe i gramatikės, gjuhės dhe teksteve tė tjera dhe shkencave intelektuale... asnjė dijetar i shkencės nuk do bisedonte me tė vetėm sė do mendonte se ajo shkencė ishte specializimi i ibn Tejmijes. Pėrsa i pėrket Hadithit, atėherė ai ishte mbajtėsi i flamurit, hafidh dhe i aftė qė tė dallonte tė dobėtin nga i sakti, i mirėinformuar pėr transmetuesit...” [‘el-Bidajah uen Nihajah’ (14/118-119) i ibn Kethirit.]



    Ai gjithashtu ka thėnė, “Ai ishte, Allahu pastė mėshirė mbi tė, nga dijetarėt mė tė mėdhenj, gjithashtu prej atyre qė gabojnė dhe janė tė saktė. Sidoqoftė gabimet e tij nė lidhje me vendimet e tij tė sakta ishin si nje pikė nė njė oqean tė madh dhe ato janė tė falura pėr tė siē ėshtė vėrtetuar nga Bukhariu, ‘Kur njė udhėheqės bėn nje urdhėr (vendim), dhe nėse ai ėshtė i saktė, atėherė ai ka dy shpėrblime dhe nėse ai gabon ka vetėm njė shpėrblim.’”



    Ai gjithashtu pėrmendi se kur disa dijetarė tė kohės sė tij u mblodhėn pėr t'u ulur me ibn Tejmijen pėr tė diskutuar veprėn e tij ‘Akidah el-Hamauijah’, se pėrgjigjet e tij kundėr akuzave tė tyre nuk mund sfidoheshin mė. [‘el-Bidajah uen Nihajah’ (14/5)]



    Ne mėnyrė tė ngjashme ai pėrmendi se kur disa dijetarė u ulėn pėr tė debatuar me tė pėrreth Akidah el-Uasitijah e tij, debati mbaroi me ata duke pranuar gjithė ēfarė gjendej nė libėr si ne vol. 14 tė ‘el-Bidajah’ poshtė titullit ‘Akd el-Mexhalis eth-Thelatha’.



    El-Hafidh el-Mizi ka thėnė, “Nuk kam parė tė ngjashėm me tė, dhe sytė e tij nuk kanė parė tė ngjashėm me vetėn e tij. Dhe nuk kam parė ndonjė qė ishte mė i ditur se ai nė Libėr dhe Sunetin e tė Derguarit tė Tij, as ndonjė qė i ndiqte ato aq shumė.” [‘Hajat Sheikh el-Islam ibn Tejmijeh’ (fq.21) e Sheikh Behxhetul Beitarit.]



    El-Hafidh ibn Dakik el-Eid ka thėnė, “Kur takova ibn Tejmijen, pashė njė burrė me gjithė shkencat pėrballė syve tė tij, ai morri prej tyre ēfarė deshirontė dhe la ēfarė deshironte.” [‘Min Meshehir el-Muxhadidejn’ (fq.26) e Sheikh Salih el-Feuzan]. Kjo pasi ai ka thėnė, “Pasha Allahun, nuk mendoja se kishte mbetur tė tillė si ju.” [‘el-Bidajah uen Nihajah’ (14/27) e ibn Kethirit dhe ‘Dheil ‘ala Tebekat el-Hanabila’ (2/392) e ibn Rexhebit.]



    Kadiu i Kadive, ibn el-Huriri, ka thėnė, “Nese ibn Tejmijeh nuk ishte Sheikh el-Islam, atėherė kush ėshtė?” [‘Hajat Sheikh el-Islam’ (fq.26)]



    El-Hafidh el-Bezar ka thėnė, ‘Nuk e kam parė atė tė pėrmendi ndonjė nga kenaqėsitė dhe tėrheqjet e kėsaj bote. Ai nuk futej nė bisedimet e kėsaj bote dhe ai asnjėherė nuk ka kėrkuar asgjė pėr mėnyrėn e tij tė jetesės. Pėrkundrazi, ai e drejtoi pėrkushtimin e tij dhe bisedimin pėr tė kėrkuar Botėn Tjetėr dhe ēfarė mund ta sillte afėr Allahut.” [‘el-A’lam el-Ulijah’ (fq.52) e el-Bezarit.]



    El-Sheikh Mulla Ali el-Kaari ka thėnė, “Do i bėhet e qartė atij qė studion ‘Medarixh es-Salikin’ (e ibn el-Kajimit) se kėta tė dy (ibn Tejmijeh dhe ibn el-Kajimi) janė prej mė tė mėdhenjve tė Ehlus Suneh uel Xhema’ah, dhe prej Aulijve tė ketij populli.” [‘Mirkat el-Mefatih’ (8/251-252) komentimi i tij i ‘Mishkat el-Mesabih’, siē ėshtė cituar nė ‘Shubuhat Ajl el-Fitna’ (fq. 442) e Abdurrahmam Dimiskijah.]



    Muhamed bin Abdul Berr es-Subki ka thėnė, “Pasha Allahun, asnjė nuk e urren ibn Tejmijen pėrvec njė injoranti ose poseduesi tė epshėve qė e kanė dveijuar atė nga e vėrteta pasi e njeh atė.” [‘Red el-Uafir’ (fq.95) e ibn Nasir ed-Din.]



    El-Hafidh Abdurrahman ibn Rexheb el-Hanbeli ka thėnė, “Ai ėshtė Imami, Juristi ligjor, Muxhtehidi, Dijetari i Hadithit, Hafidhi, Shpjeguesi i Kur’anit, i Devotshmi, Taki ed-Din Ebu el-Abas Sheikh el-Islam, mė i dituri nė dije, nuk ėshtė e mundur tė ekzagjerohet fama e tij kur ai pėrmendet...ai, Allahu pastė mėshire mbi tė, ishte unik ne kohėn e tij nė lidhje me kuptimin e Kur’anit dhe dijen e realitetit tė fesė.” [edh-Dhail ‘ala Tabakat el-Hanabila’ (2/387) e ibn Rexhebit.]



    Imami i Hanefive, Badr ed-Din (Mahmud bin Ahmed) el-‘Aini ka thėnė, “Kushdo qė thotė se ibn Tejmija ėshtė kafir, atėherė ai (qė e thote kėtė) nė tė vertėtė ėshtė kafir, dhe ai qė e akuzon atė pėr heresi, atėherė ai vetė ėshtė nje heretik. Si mund tė jetė kjo e mundur kur veprat e tij janė gjerėsisht tė disponueshme (qe gjenden kollaj) dhe nuk ka ndonjė ndikim pėr devijim ose mosmarrėveshje ne ato.” [‘Red el-Uafir’ (fq.254)]



    es-Sujuti citon prej ez-Zamlakanit se ai ka thėnė, “Mjeshtri ynė, Sheikhu ynė, Imami, Dijetari, Uniku (el-Auhad), Hafidhi, Muxhtahidi, i Devotshmi, Adhuruesi (Abid), Shembulli, Imami i Imamėve, shembulli pėr Popullin, shenja e dijetarėve, trashėgimtari i Profetėve, i Fundi i Muxhtehidėve, dijetari unik (Auhad) i Fesė, Begatia pėr Islamin, Prova e Dijetarėve (A’lam), prova e Mutakelimin, shkatėrruesi i bidatēinjve, i pajisur me shkenca tė larta dhe mahnitėse, Rigjallėrues i Sunetit. Ai me anė tė cilit Allahu na ka favorizuar neve, dhe ka vendosur argument kundėr armiqve tė Tij...Taki ed-Din ibn Tejmijeh...”



    Mė vonė es-Sujuti vijon pas kėsaj duke thėnė, “Kam cituar kėtė biografi prej shkrimeve tė Alames, individin unik tė kohės sė tij, Sheikh Kemal ed-Din az-Zamlakani, Allahu pastė mėshirė mbi tė, qė thoshte, ‘Njė qė ka memorizuar me shumė se ai nuk ėshtė parė nė pesėqind vitet e fundit.’” [‘al-Ashbah ue en-Nedha’ir en-Nehuijah’ (3/681), shih gjithashtu ‘Dhail ala Tabakat el-Hanabila’ (2/392-393)]



    Es-Sujuti ka thėnė nė vazhdimin e diskutimit tė biografisė sė tij, “Sheikh el-Islam, Hafidhi, Fakihu, Muxhtehidi, Mufesiri i dalluar, gjėja e rrallė e kohės sė tij, Dijetari i tė Devotshmėve” [‘Tabakat el-Hufadh’ (fq. 516 nr. 1114), dhe ‘el-Esbah ue el-Nedha’ir’ (3/683) e es-Sujutit.]



    Mund tė pėrmendim shumė dijetarė qė e lavdėruan atė, por insha’Allah ēfarė kemi cituar mė sipėr ėshtė e mjaftueshme pėr tė ilustruar nje imazh mė tė drejtė edhe tė vėrtetė tė kėtij Imami. Pėrsa i pėrket atyre dijetarėve qė i vunė atij titullin ‘Sheikh el-Islam’, atėherė ata janė shumė dhe do kėrkonte njė volum nė vete pėr t’i pėrmendur ata [Siē ėshtė bėrė nga disa dijetarė, midis tyre ibn Nasir ed-Din ne librin e pėrmendur mė parė, ‘er-Red el-Uafir’].




    Akuzat kundėr tij


    Nė ēfarė u tha mė parė, ėshtė e qartė se Sheikh el-Islami kishte shumė armiq, dhe shumė rivalė xhelozė tė cilėt kanė planifikuar kundėr atij tė bashkuar pėr t'u pėrpjekur qė ta bėjnė atė njė bidatēi. Kėshtu, ne kėshillojmė cilindo qė dėshiron tė kritikojė Sheikhun, qė tė sigurohet qė kritikat ndaj tij janė tė bazuara fort nė veprat e shkruara tė ibn Tejmijes, jo thjeshtė mbi disa fjalė tė dikujt tjetėr pas tij, siē bėhet nga disa kundėrshtarė tė tij.



    Ēfarė vijon ėshtė nje hetim (investigim) i disa pikave tė besimit qė ibn Tejmija ishte akuzuar tė kishte devijime nė to. Ne kemi lenė jashtė shumė pozita ligjore tė ndryshme qė ai kishte pėr tė cilat ishte sulmuar pėr shkak tė parėndėsisė relative tė tyre.




    Njė nga veprat e Taki ed-Din Subkit dhe djalit tė tij Taxh ed-Din Subkit:



    Shumė prej ēfarė ėshtė shkruar kundėr ibn Tejmijes janė tė bazuara nė veprat e kėtyre dy dijetarėve: ‘Rasa’il es-Subkijad’ tė Sheikh Taki ed-Din dhe vepra tė ndryshme biografie tė Taxh ed-Dinit, pėr shembull ‘Tabakat esh-Shaf’ijah’.



    Pėrsa i pėrket veprave tė Taki ed-Dinit, atėherė edh-Dhehebi i shkroi atij, duke e ēensuruar atė pėr atė qė ka shkruar, dhe pretendimet e tija tė gabuara, pėr tė cilat es-Subki iu pėrgjigj duke thėnė, “Pėrsa i pėrket asaj qė ti thua ne lidhje me esh-Sheikh Taki ed-Dinin, atėherė une jam i bindur pėr qėllimin e madh, dijen e shkencave tė transmetuara dhe intelektuale tė mbushura si oqean dhe tė tjera, inteligjencėn e tij tė skajshme, ixhtihadin e tij dhe arritjen e tij nė atė qė ia kalon pėrshkrimit. Dhe une gjithmonė i jam mbajtur fort kėtij opinioni. Personalisht, statusi i tij nė sytė e mi ėshtė mė i madh dhe mė i vlerėsuar pėr devotshmėrinė, pasionin (ndaj fesė), fetarinė, ndihmėn e tij pėr tė vėrtetėn dhe qėndrimin e fortė nė tė vetėm pėr hir tė Allahut, pėrkushtimin e tij nė udhėn e selefėve dhe marrjen e tij tė gjerė prej saj, dhe dallueshmėrinė (ndryshueshmėria duke pasuar tė vėrtetėn) nė kėtė kohė, jo (mė tepėr) nė ēdo kohė.” [‘ed-Durar el-Kamina’ e ibn Haxhrit poshtė biografisė sė ibn Tejmijes (1/159) dhe “Dhail Tabakat el-Hanabilah’ (2/392) e ibn Rexheb el-Hanbalit.]



    Pėrsa i pėrket djalit tė tij, Taxh ed-Din, atėherė, fatkeqėsisht, ai shkoi e teproi nė kriticizmin e ibn Tejmijes, pėr shkak tė qėndrimit partiak dhe sektarian tė tij shumė tė madh. Aq sa es-Sakhaui kushtoi kėto fjalė qė vijojnė pėr tė, duke vijuar fjalinė e tij, “A ka ndonjė prej Hanbelive qė e kanė ngritur kokėn e tyre (dmth u bėnė tė mirėnjohur)”:



    “Kjo ėshtė prej gjėrave mė tė ēuditshme, dhe qėndrimeve mė shumė sektariane/partiake, dhe kjo ėshtė se pse Kadihu i kohės sonė, dhe Sheikhu i medhhebit el-Iz el-Kenani shkroi poshtė kėsaj thėnie, ‘Dhe nė mėnyrė tė ngjashme, Allahu nuk i ngriti kokat e Mu’atila’-ve' dhe mė pas tha pėrreth Taxh ed-Din Subkit, ‘Ai ėshtė njė burrė me sjellje tė dobėt, mungesė intengriteti prej dijetari, injorant i Ehl es-Suneh dhe rangjeve tė tyre.’” [‘el-I’lan bin et-Teubikh liman Dhama et-Tarikh’ (84-95) e es-Sakhauit]



    Njė shikim i shpejtė i sulmeve tė tij mund tė shihet te ‘Demaskimi i Albanit’1 (fq. 114-116) dhe nė ēfarė vijon mė tej e vertėta e kritikės mė lart do bėhet e qartė, dhe njė realitet mė serioz dhe shkatėrrues do bėhet i qartė, dhe ai ėshtė numri i gėnjeshtrave qė hidhen kundėr shtyllave tė Ehlus Suneh nė gjitha kohėrat nga individė qė pretendojnė se janė duke mbėshtetur tė vėrtetėn.




    Pėrreth librit “Nasihah edh-Dhehebijah’:




    Nje libėr i thėnė tė jetė i edh-Dhehebit nė tė cilin lėshohet njė sulm i rėndė mbi ibn Tejmijen, por nė realitet nuk ėshtė shkruar prej tij, por nė mėnyrė tė rreme i ėshtė atribuar atij, kjo pėr shkak tė shumė arsyeve.



    a.Asnjė qė ėshtė i njohur me veprat e edh-Dhehebit nuk e ka pėrmendur kėtė si njė nga veprat e tij.



    b.Edh-Dhehebi ka qėndruar student i ibn Tejmijes deri nė fund tė vdekjes tė tė fundit.



    c.Gjithė thėniet e edh-Dhehebit nė librat qė janė vėrtetuar tė jenė prej tij, qė kanė tė bėjnė me ibn Tejmijen, vėrtiten pėrreth lavdėrimit dhe respektit ndaj tij. (Njė vėshtrim i shpejtė i kėtyre ėshtė pėrmendur mė lartė)



    d.Kjo letėr ėshtė shkruar nė shkrimin e ibn Kadi esh-Shuhba-sė, njė armik i ibn Tejmijes.



    Ne nuk kemi parė ndonjė qė ia ka veshur kėtė libėr edh-Dhehebit pas Kadisė esh-Shuhba, pėrveē bashkėkohėsit tė tij, el-Hafish es-Sakhaui, Allahu pastė mėshirė mbi tė, i cili thjeshtė e ka ndjekur atė. [Nga libri, ‘et-Teudih el-Xhali fi er-Rad ala Nasiha edh-Dhehebijah el-Menhula ala Imam edh-Dhehebi’ (fq.85-86) nga Sheikh Muhamed bin Ibrahim esh-Shejbani, me pėrmbledhje]




    Akuzat se Ibn Tejmijeh thoshte se Allahu ėshtė njė trup, i pėrbėrė nga pjesė qė kanė organe



    Midis atyre bashkėkohėsve, dhe shkrimtarė tė tanishėm qė e akuzuan Sheikh el-Islamin pėr kėtė janė: el-Habashi el-Hurari, es-Sakaf dhe kėshilluesi i tij, Zahid el-Keutheri. Nė fakt, gjithė kėto sulme qė janė pėr t'u ngritur do gjejnė origjinėn e tyre nė njė, ose tė gjithė tre personalitetet e pėrmendura mė lart, nga shkrimtarėt e kohėve tė mevonshėm dhe bashkėkohės.



    es-Sakaf thotė, pasi ka cituar mė parė vendimin e en-Neueuin nė mosbesim e atij qė i vesh (atribuon) Allahut xhism (trup):



    “Qė hyn nė kėtė kategori ėshtė el-Harrani (dmth ibn Tejmijeh)...i cili ka pohuar texhsim (Allahu ka trup) ne shumė libra tė tij. Keshtu prej kėtyre ėshtė thėnia e tij nė ‘et-Te’sis’ (1/101): ‘Dhe nuk gjendet nė Librin e Allahut, as nė Sunetin e tė Dėrguarit tė Tij, as njė thėnie nga Selefėt e kėtij umeti dhe Imamėt e tij, qė Ai nuk ėshtė xhism, dhe Veēoritė e tij nuk janė trupore, tė pėrbėra prej organeve...’ Unė them: Pasha Allahun qė i dha zanafillė qiejve dhe Tokes – thėnia jote ėshtė injorancė dhe devijim. A nuk ėshtė Allahu – mė i Larti – duke thėnė, “Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė”2 e mjaftueshme nė mohim e texhsimit dhe realitetit tė tij, O el-Harrani?!! Dhe ēfarė pėrreth Imamėve tė Umetit dhe Selefėve – O el-Harrani – dhe kriticizimit (ēensures) se teshbihit...”[‘Def Shubah et-Teshbih’ (fq.245-246) me fundshėnim nga Sakafi.]



    Sheikh Meshur Selman ka thėnė nė pėrgjigje tė kėsaj, “kėto fjalė janė prej njeriut qė nuk di sė ēfarė ėshtė ndershmėria, qė vepron rastėsishėm nė vendimet e tij, dhe qė nė mėnyrė tė rreme akuzon dijetarėt pėr shejtanllėk. Kjo bėhet e dukshme nė njė numėr mėnyrash:



    Prej tyre: qė fjalėt e thėna mė parė nuk janė prej shkrimeve tė ibn Tejmijes nė tė cilėn ai po qartėson opinionin e tij, ose edhe qė po i thotė ato. Pėrkundrazi, ai po citon thėnien e njerėzve tė Kelamit (fjalimit dhe retorikave tė shpikura). Sidoqoftė, es-Sekafi nė mėnyrė tė levėrdishme ka hequr fillimin e citimit nga Sheikh el-Islam ibn Tejmija, ku ai thotė qartė: Kelu (ata thanė)!!



    Prej tyre: Sekafi i nuk i vė re fjalėt e Sheikh el-Islam ibn Tejmijes – Allahu pastė mėshirė mbi tė – nė lidhje me pėrdorimin e pėrgjithshėm tė kėtij termi si referim ndaj Allahut – tė Fuqishmin dhe Madhėshtorin – dhe ai ndaloi ku ndaloi me dije. Sidoqoftė, drejtėsia ėshtė shumė e rrallė, dhe nuk ka lėvizje dhe fuqi, pėrveē me Allahun.



    Sheikh el-Islami ka thėnė, nė vazhdimin e kėsaj teme, ‘nė tė vėrtetė termi el-Xhism (trup), el-Arad (organe), el-Muhtehejiz (shtrirje, zgjatim) janė terminologji tė shpikura kohėt e fundit. Nė kemi pėrmendur shumė herė mė parė se Selefėt dhe Imamėt nuk kanė folur pėrreth kėtyre gjėrave, as nė mėnyrė mohimi, as nė mėnyrė pohimi. Pėrkundrazi, ata deklaruan se ata qė flasin pėr kėto lloj ēėshtjesh janė bidatēinj dhe i kritikuan ata gjerėsisht.”



    Kjo ėshtė ēfarė herė pas here ėshtė pohuar nga Sheikh el-Islami – Allahu pastė mėshire mbi tė – ne shumė libra tė tij, siē janė: ‘Sherh Hadith en-Nuzul’ (fq.69-76), ‘Mexhmu’ el-Fetaua’ (3/306-310, 13/304-304), ‘Minhaxh es-Suneh en-Nebeuijah’ (2/134-135, 192, 198-200, 527). Ne tė vėrtetė nė ‘Sherh Hadith en-Nuzul’ Sheikh el-Islami e ka etiketuar ngjitjen e termit xhism Allahut, duke thėnė, ‘njė bidat nė Sheri’ah, njė korruptim i gjuhės, dhe nje kundėrshtim i intelektit [tė shėndoshė]. Pėrkundrazi ėshtė hedhur poshtė (fuqishėm) nga Sheri’ah, gjuha dhe intelekti [i shendoshe].’



    Dhe prej tyre: Sheikh el-Islami pėrmendi qėllimin e veshjes sė Allahut me termin xhism, duke thėnė; ‘cilido qė pretendon sė Zoti i tij ėshtė xhism – nė lidhje me kuptimin se ai pranon pėrēarje, ndarje dhe pjesė (pėr Allahun) – atėherė ai ėshtė mė mosbesimtari i njerėzve dhe mė injoranti. Ne tė vertėtė, thėnia e tij ėshtė mė e lig (keqe) se ai qė thotė sė Allahu ka djalė – duke nėnkuptuar me atė sė njė pjesė e Tij u nda dhe kėshtu u bė djali i tij.’” [revista ‘el-Esalah’ (nr.4 fq.54-55), shih gjithashtu ‘Rudud uet Te’kubat’ tė tij (fq. 21-23)]



    Dhe prej kėsaj pike ne citojmė prej njė shkrimtari tė rangjeve tė tij nga akuzuesit, Dr. Se’id Ramadan el-Butin i cili thotė, “dhe ne jemi ēuditur kur kemi parė ekstremista tė deklarojnė ibn Tejmijen, Allahu pastė mėshirė mbi tė, tė jetė mosbesimtar. Dhe gjithashtu nė tė thėnurit e tyre se ai ishte njė qė mbante qėndrim se Allahu ishte njė trup (muxhesid), dhe unė kam studiuar gjatė dhe shumė se ku mund ta gjejė njė fjali apo njė fjalė tė ibn Tejmijes qė ai tė ketė shkruar ose thėnė e cila indikon mbajtjen e qėndrimit tė tij se Allahu ėshtė nje trup siē ka qenė cituar nga es-Subki dhe tė tjerė. [Ky ėshtė njė indikim i qartė i el-Buti nga padrejtėsia qė ėshtė bėrė kundėr ibn Tejmijes nga tė tillė si es-Subki dhe tė tjerė], dhe unė nuk kam gjetur asgjė nga ai si kjo. Gjithė ēfarė gjeta ishte ai duke thėnė nė vendimet ligjore tė tij, ‘Nė vėrtetė Allahu ka Dorė siē ka thėnė Ai, dhe ėshtė ngritur mbi Fronin siē ka thėnė Ai, dhe Ai ka sy siē ka thėnė Ai.”



    Dhe ai i shton kėsaj, “unė iu referova veprės sė fundit tė shkruar nga Ebu el-Hasan el-Ash’ari, ‘el-Ibanah’, dhe e gjeta atė duke thėnė saktėsisht ēfarė ibn Tejmija ka thėnė [nė lidhje me ēėshtjet e Emrave dhe Veēorive tė Allahut]...” [‘Nedua Itxhahat el-Fikr el-Islami’ (fq 264-265 e el-Butit.]




    Pretendimet e ibn Batutės:




    Midis bashkėkohėsve tė ibn Tejmijes qė e akuzuan atė pėr texhsim, ishte historiani udhėtar, ibn Batuta, i cili ka thėnė, “Isha i pranishėm ne Damask, tė Premtėn, ku ai (ibn Tejmijeh) po i paralajmėronte dhe pėrkujtonte njerėzit nga minberi (platforma) e njė xhamie tė mbushur. Gjatė fjalimit tė tij ai tha: Allahu me tė vertetė zbret nė qiellin me tė ulėt tė botės siē unė po zbres tani; ai pastaj zbriti njė shkallė nga minberi...” [‘el-Rihlah’ (1/110) e ibn Batutės.]




    Gėnjeshtra e kėsaj mund tė shihet prej shumė kėndesh:



    1. Kjo kundėrshton medhhebin e ibn Tejmijes nė lidhje me Veēoritė e Allahut – me tė Lartit – i cili ishte i njėjti medhheb i Selefėve, qė ėshtė ndėrtuar mbi thėnien e Allahut, ‘Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.’3



    2. Ibn Tejmijeh thotė ne ‘et-Tedmurijah’ (fq.20), “Duhet pohuar atė qė Allahu pohon pėr veten, duke mohuar ndonjė ngjashmėri tė Tijėn me krijesėn e Tij...Cilido qė thotė: Dija e Tij ėshtė si dija ime, Fuqia e Tij ėshtė si fuqia ime, ose Dashuria si dashuria ime, ose Kėnaqėsia si kėnaqėsia ime, ose Dora si dora ime, ose Ngritja si ngritja ime, ose Nuzuli (zbritja) e Tij si zbritja ime – atėherė ai ka bėrė tė ngjashme dhe njėsoj Allahun me krijesėn. Pėrkundrazi, duhen pohuar (Veēoritė e Allahut) pa ndonjė ngjashmėri, dhe tė mohosh (ēfarė Allahu ka mohuar pėr Veten e Tij), pa te’til (pa zhveshur Allahun nga Veēoritė e Tij).”



    3. Ne mėnyrė tė ngjashme ai ka thėnė nė ‘Mexhmu’ el-Fetaua’ (5/262), “cilido qė konsideron Veēoritė tė jenė si veēoritė e krijesės – si qė Isteua e Allahut ėshtė si ngjitja e krijesės, ose Nuzuli i Tij ėshtė si zbritja e krijesės, ose dicka tjetėr se ajo – atėherė ai ėshtė nje bidatēi i devijuar.” Dhe ai e pėrsėriti kėtė princip herė pas here nė veprat e tij.



    4. Nuk ėshtė e mundur se ibn Batuta ka dėshmuar ibn Tejmijen qė tė japi fjalimin, sepse ibn Batuta thotė qartė nė ‘Righla’ (1/102) e tij se ai mbėrriu nė Damask me 9 tė Ramadhanit nė vitin 728H. Mirėpo, Sheikh el-Islam ishte – para, gjatė dhe pas asaj kohe – nė burg. Ibn Kethir thotė nė ‘el-Bidajah ue Nihajah’ (14/135) se ibn Tejmijeh u burgos nė 6 tė Sha’banit nė vitin 728H dhe qėndroi aty deri sa vdiq nė 20 tė Dhul Ka’dasė 728H [Kėto data janė dhėnė nė ‘el-A’lam el-Ulijah’ (fq.84) tė el-Bazarrit, dhe ‘Sahdherat edh-Dheheb’ (6/80) tė ibn el-Amad.]



    5. Ibn Batuta, Allahu pastė mėshirė mbi tė, nuk e shkroi librin ‘Rihla’ me duart e tij, pėrkundrazi, ai ishte pėrmbledhur nga Muhamed bin Xhazi el-Kalbi i cili shkruan nė hyrje tė ‘Rihla-sė’, “dhe une citova kuptimin e fjalėve tė Sheikh Ebu Abdullah (ibn Batutės) me fjalė qė japin kuptimin qė ai kishte pėr qėllim...”



    6. Ibn Batuta e nisi udhėtimin e tij nė 2 tė Rexhebit, 725H, dhe e pėrfundoi ne 3 tė Dhul Hixhahit, 756H, dhe nuk shkroi asgjė, por pas udhėtimit ai i diktoi el-Kalbit ngjarjet nga udhėtimi i tij nga kujtimi (ēka mbante mend). Kėshtu, dera pėr gabime ėshtė e hapur, dhe ėshtė shumė e ngjashme se ibn Batuta nuk e ka dėshmuar ēfarė ai pretendon tė ketė dėshmuar, por thjesht ka transmetuar akuzat qė ishin nė mode nė atė kohė kundėr Sheikh el-Islamit nga armiqtė e tij.



    7. Ibn Batuta vetė ishte kundra ibn Tejmijes, sepse ai thotė nė ‘Rihla’ (1/309), ‘dhe nga Juristitėt Ligjor Hanbali mė tė mėdhenj ishte ibn Tejmija, vetėm se ai kishte mangėsi nė intelekt.’ Pra do ketė qėnė e lehtė pėr atė tė marri akuzat pa i verifikuar ato.



    8. Ibn Tejmijeh ka njė libėr tė vetėm nė lidhje me Zbritjen e Allahut i quajtur, “Sherh Hadith en-Nuzul’. Nė atė nuk ka gjurmė tė besimit antropomorfik, qė ai ėshtė akuzuar pėr atė gjė.



    9. Ibn Tejmijeh nuk ishte khatibi (ai qė jep khutba) i xhamisė tė parapėrmendur. Pėrkundrazi, kahtib ka qenė Kadi el-Kezuejni. Ibn Batuta vetė thotė nė ‘Rihla’ (1/107) e tij, “dhe nė atė kohė qė mbėrrita atje (Damask), Imami i tyre ishte Kadi Xhelal ed-Din Muhamed bin Abd er-Rahman el-Kezuejni nga juristėt ligjor mė tė mėdhenj, dhe ai ishte khatibi i xhamisė...”



    10. Ibn Tejmijeh nuk u jepte paralajmėrime dhe pėrkujtime njerėzve nga minberi, pėrkundrazi, ai ulej nė njė karrige. El-Hafith edh-Dhehebi ka thėnė, “dhe ai u bė shumė i famshėm dhe i mirėnjohur, dhe filloi tė jepte tefsir tė Librit tė Madhėrueshėm nga kujtesa e tij, nė ditėn e Xhumu’asė, i ulur mbi njė karrige.” Dhe ibn Batuta thotė nė ‘Rihla’ (1/108) e tij, “ishte zakoni i dijetarėve tė hadithit tė lexonin librat e hadithit nga njė karrige e ngritur.” Dhe nje karrige e ngritur ne gjuhėn arabe quhet ‘minber’ [‘Lisa el-‘Arb’ (5/189)]



    11. Kjo ėshtė pėrse ibn Haxhri e pėrmendi nė ‘Durar el-Kaminah’ e tij, “dhe ai fliste nga minberi ne mėnyrė tė shpjeguesve tė fikhut dhe hadithit, dhe ai pėrmendte brenda njė ore ēfarė njė tjetėr nuk ishte i aftė tė pėrmendte nė shumė ulje; sikur shkencat tė shfaqeshin pėrballė syve tė tij”. Nėnkuptohet nga kjo se ai ulej nė karrige, siē bėhej nga dijetarėt e hadithit.



    [Diskutimi i mėsipėrm ėshtė marrė nga ‘Min Meshahir el-Muxhedidejn’ (fq.27-29) e Sheikh el-Fouzan, dhe ‘ibn Tejmijeh el-Muftera alejhi’ (fq.50-60) e Sheikh Selim el-Hilali.



    Ibn Haxhr el-Askalani gjithashtu pėrmendi nė ‘Durar el-Kaminah’ (fq.154) duke cituar nga et-Tufi, “dhe ata pėrmendėn se ai kishte pėrmendur hadithin e Zbritjes dhe ai zbriti dy shkallė nga minberi dhe ai tha, ‘Si kjo zbritja ime’. Kėshtu u akuzua me texhsim (fi nusiba ila et-texhsim)”



    Kjo thėnie nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė evidencė kundėr ibn Tejmijes se vetėm thotė ‘ata pėrmendėn’ duke pėrmendur asnjė dėshmitar okular, dhe nė fakt vetėm sa vėrteton ēfarė ėshtė thėnė mė parė, se kėto ishin vetėm gėnjeshtra tė shpėrndara kundėr ibn Tejmijes. Kjo ėshtė arsyeja se pse et-Tufi vetėm tha, ‘ai u akuzua me texhsim’, duke pėrdorur frazeologji jo shumė tė sigurtė.]



    Kėshtu, me ato mė lart ėshtė e qartė se nė llogari tė ibn Batutės nuk mund tė mbėshtetesh pėr shkak tė ngatėrrimit tė tij tė dukshėm dhe mungesės sė lidhjes logjike sė llogarisė sė tij, dhe pėr shkak tė qenurit tė tyre nė kundėrshtim me fjalėt e shkruar tė ibn Tejmijes.



    Dhe me kėtė ekzagjerimi flagrant i Taxh ed-Din Subkit mund tė hidhet poshtė, ku ai ka thėnė, “asnjė prej tyre (dijetarėve) nuk e ka mohuar qė ai ka thėnė, ‘Allahu ka drejtime dhe ėshtė i pėrbėrė nga pjesė qė vijnė bashkė’’ [Shih ‘Demaskimi i Albanit’1 (fq.116)]




    Akuzat se ibn Tejmijeh mbante qėndrimin se Allahu ishte subjekt drejtimi (xhiha)



    Nė asnjė vend nė veprat e ibn Tejmijes ai s'ka pėrdorur fjalėn 'xhiha' nė pėrshkrimin e Allahut. Pėrkundrazi, bazat e kėsaj akuze janė ngritur nga ndjekja e tij e Selefėve dhe thėnia e qartė se Allahu ėshtė jashtė krijesės sė Tij, pėrmbi qiejt, pėrmbi Fronit tė Tij. Duke e lexuar kėtė, filozofėt e devijuar (mutekelimin) kanė debatuar se ky qėndrim i ibn Tejmijes e bėn tė nevojshme se Allahu ka drejtim.




    Qėndrimi i Selefėve se Allahu dallohet (ėshtė jashtė) nga krijesa:



    Dije se vargjet e Kur’anit nė lidhje me kėtė ēėshtje, tė qarta dhe tė padyshimta nė kuptimin e tyre, janė qė arrijnė nė qindra, dhe nė mėnyrė tė ngjashme hadithet, qė Allahu ėshtė pėrmbi krijesės dhe pėrmbi Fronin e Tij. Kėto janė shumė tė mirėnjohura. Kėshtu, ne do mjaftohemi kėtu duke thėnė qėndrimin e Selefėve nė lidhje me kėtė ēėshtje, se janė ata qė e kuptuan Kur’anin dhe Sunetin mė mirė.



    Mė poshtė ėshtė njė pėrkthim i disa pikave nga ‘Khalk Ef’al el-Ibad’ e Imam Bukharit (rahimahullah), fq.13. Tė gjitha transmetimet qė janė cituar janė autentike insha’Allah, sipas tekhrixhit tė bėrė veprave tė cituara. Transmetuesit janė mė sė shumti Tabi’in dhe ata qė erdhen menjėherė pas tyre.



    “6) Uahb bin Xherir ka thėnė, ‘Xhehmijet janė heretikė. Ata mendojnė se Ai nuk ėshtė ngritur mbi Fronin e Tij.’



    13) Ibn el-Mubarak ka thėnė, ‘ne nuk themi si Xhehmijet qė thone se Allahu ėshtė nė tokė, pėrkundrazi, Ai ėshtė ngritur mbi Fronin e Tij.’



    14) Dhe i ėshtė thėnė atij, ‘si mund ta njohim Zotin tonė?’ Ai u tha, ‘pėrmbi Qiejt, pėrmbi/mbi (‘ela) Fronit tė Tij’.



    29) Sufjan eth-Theuri ishte pyetur pėrreth vargut, “dhe Ai ėshtė me ju kudo qė tė jeni”4 Ai tha, ‘Dija e Tij.’



    64) Sadka ka thėnė, ‘Dėgjova Suleiman et-Teimin duke thėnė, ‘nese do pyetesha, “ku ėshtė Allahu?”, do pėrgjigjesha, “pėrmbi (fi) qiellin”. Dhe nese do thuhej, “ku ishte Froni para Qiellit?”, do pėrgjigjesha, “pėrmbi ujin.” Dhe nese do thuhej, “ku ishte Froni pėrpara ujit?”, do pėrgjigjesha, “nuk e di.”’



    Dhe Imam Bukhari ka thėnė, ‘dhe ajo (dmth pėrgjigja e tij) ishte pėr shkak tė thėnies sė Allahut, “nga ajo qė Ai di, tjerėt dinė vetėm aq sa Ai ka dėshiruar”5 dmth pėrvec ēfarė Ai shpjegon.’



    [Kjo tregon se pyetja ‘ku ėshtė Allahu’, ishte konsideruar e lejueshme nga Selefėt, dhe si mund tė jetė ndryshe kur Profeti (sallallahu ‘aleihi ue selam) vetė pyeti vajzėn robėreshe, “ku ėshtė Allahu”, dhe kjo ėshtė themeluar fort te sahihu i Imam Muslim. Kėshtu, mos u devijo nga neo-Xhehmijet e kohės sė tanishme, Sakaf dhe el-Habashi, dhe tė ngjashėm qė pėrpiqen ta deklarojne hadithin mė lart tė Sahih Muslim si tė dobėt, dhe ta bėjnė atė pyetje tė mesipėrme bid’at, duke pasur vetėm Xhehmijet klasikė si paraardhėsit e tyre.]



    66) Muhamed bin Jusuf ka thėnė (njė nga mėsuesit e Bukharit), ‘ai qė thotė se Allahu nuk ėshtė pėrmbi (‘alaa) Fronit tė Tij ėshtė kafir. Dhe ai qė mendon se Allahu nuk i foli Musait ėshtė kafir.’



    103) Ibn Mes’ud (radiallahu anhu) ka thėnė nė lidhje me thėnien e Tij, “dhe u ngrit mbi Fronin e Tij”6, - ‘Froni ėshtė mbi ujė, dhe Allahu ėshtė pėrmbi (feuka) Fronit dhe Ai e di se mbi ēfarė je ti.’



    104) Katada tha pėrreth thėnies sė Tij, “dhe Ai ėshtė Allahu nė Qiell dhe nė Tokė”7 – ‘Ai qė adhurohet nė qiell dhe nė tokė.’”



    Mė poshtė janė disa pika tė tjera tė pėrkthyera nga ‘Sherh Usul I’tikad Ehlus Suneh’ e el-Lalika’it (v,414, fq.396)



    660) Abdullah bin Abas (radiallhu anhu) ka thėnė, ‘Nė tė vėrtetė Allahu ishte mbi Fronin e Tij pėrpara se Ai tė krijonte ndonjė gjė, pastaj Ai krijoi krijesat dhe pėrcaktoi ēfarė do ekzistojė deri nė Ditėn e Gjykimit.’



    662) Beshr bin Umar ka thėnė, ‘Kam dėgjuar mė shumė sė njė Mufesir tė thotė pėrreth vargut, “Mėshiruesi isteua pėrmbi Fronin”8 – isteua do tė thotė tė ngjitesh pėrsipėr.’



    665) Rabi’ (njė nga mėsuesit e Malikut) ėshtė pyetur pėrreth vargut, “Mėshiruesi u ngrit mbi Fronin e Tij” – ‘si u ngrit Ai?’. Ai u pėrgjigj, ‘el-Isteua (ngritja) njihet, si nuk mund tė kuptohet, dhe nga Allahu ėshtė mesazhi, dhe Profetit i takon predikimi, dhe neve na takon tė besojmė.’



    670) Mekatil bin Hejan ka thėnė pėrreth thėnies sė Tij, “Nuk bėhet bisėdė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti’9 – ‘Ai ėshtė mbi Fronin e Tij, dhe asgjė nuk ėshtė e fshehur nga dija e Tij.’



    673) Imam Ahmed ėshtė pyetur pėrreth vargut, “dhe Ai ėshtė me ju kudo qė tė jeni”10. Dhe vargut, “Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti”11 – ai u pėrgjigj, ‘(nėnkupton) Dijen e Tij. Ai ėshtė i Ditur pėr atė qė duket dhe atė qė nuk duket. Dija e Tij pėrfshin gjithēka, dhe Zoti ynė ėshtė pėrmbi Fronit pa i vėnė kufij dhe pa i dhėnė pėrshkrim, dhe Kursija e Tij ėshtė sa hapėsira e qiejve dhe tokės me Dijen e Tij.’”



    Imam Auza’i ka thėnė, “ne thoshim, kur Tabi’inet ishin shumė, ‘vėrtetė Allahu ėshtė pėrmbi Fronit tė Tij, dhe ne besojme ēfarė gjendet nė Sunet nė lidhje me Veēoritė e Tij’” [Transmetuar nga el-Bejheki in ‘Esma ues Sifat’ (fq.408) dhe ibn Haxhri e deklaroi zinxhirin e saj tė transmetimit tė jetė i mirė nė ‘Fet'h el-Bari’ (13/406).]



    Imam Abdullah bin Ahmed citoi Abdullah ibn Mubarekun duke thėnė, ‘...Dėshmoj sė Ju jeni pėrmbi Fronin Tuaj pėrmbi shtatė qiejve dhe kjo nuk ėshtė si shprehen armiqtė e Allahut, heretikėt.’ [‘Sherh es-Suneh’ e Imam Abdullahit]



    Ai gjithashtu citon Abdullah ibn Mubarakun duke thėnė, ‘ne e dimė se Zoti ynė ėshtė pėrmbi shtatė qiejt pėrmbi Fronit, dhe ne nuk themi siē thonė Xhehmijet se ai ėshtė kėtu,’ duke treguar me dorė drejt tokės. [Ibid.]



    Ebu Hanifah (rahimahullah) ka thėnė, kur ėshtė pyetur pėr opinionin e tij pėr atė qė thotė, ‘Nuk e di ku Allahu ėshtė nė qiell apo nė tokė.’ – ‘Ai nuk beson, sepse Allahu thotė, “Mėshiruesi ėshtė ngritur mbi Fronin.”12, dhe Froni i Tij ėshtė pėrmbi shtatė qiejt.’ Ai u pyet mė vonė, ‘por nėse ai thotė se Allahu ėshtė mbi Fronin e Tij por ai nuk e di se Froni ėshtė nė qiejtė apo nė tokė?’. Ai tha, ‘Ai nuk ka besuar (dmth ka bėrė kufr), sepse Ai ka mohuar qė Ai ėshtė pėrmbi qiejtė dhe kushdo qė e mohon se Ai ėshtė pėrmbi qiejtė ka mohuar (bėrė kufr).’ [‘el-Uluv’ e edh-Dhehebit, gjithashtu ‘Sherh Akidah et-Tehauijah’ e ibn Ebi el-Iz el-Hanefi.]



    Ibn Khuzejmah (Imami i muhadithėve tė kohės sė tij) ka thėnė, ‘kushdo qė nuk pohon se Allahu ėshtė pėrmbi qiejtė e Tij, mbi/sipėr (‘ala) Fronit tė Tij dhe ai ėshtė i dalluar nga krijesa e Tij, duhet tė forcohet qė tė pendohet. Nėse nuk pendohet duhet t’i pritet koka dhe tė hidhet nė hedhurinat e plehėrave, kėshtu qė Muslimanėt dhe dhimitė (Hebrenjtė dhe tė Krishterėt qė jetojnė nėn Shtetin Islamik) nuk do vuajnė nga era e keqe e tij.’ [‘et-Teuhid’ i ibn Khuzeimes, gjithashtu cituar nga el-Hakim ne ‘el-Me’rifah’]



    Imam Ebul Hasan el-Ash’ari (v.290) nė ‘el-Ibanah’ sjell njė kapitull tė tėrė pėr ‘Isteuan’ (Ngritja e Allahut pėrmbi Fronit tė Tij). Gjatė rrjedhjes sė diskutimit tė tij ai ka thėnė, ‘dhe disa Njerėz thonė, nga Mu’tezilet dhe Xhehmijet dhe Hururijet, pėrreth thėnies sė Allahut, “Mėshiruesi u ngrit mbi Fronin e Tij”, se Ai isteula (pushtoi), Milak (zotėroi), Kahr (sundoi), dhe Allahu ėshtė nė ēdo vend, dhe ata mohuan Allahun tė jetė mbi Fronin e Tij, si Njerėzit e sė Vertėtės thonė (pėr kėtė)...’



    [‘El-Ibanah’ (fq.120) duke pėrfshirė njė refuzim tė shkėlqyer tė thėnies mė lartė. Kjo gjithashtu refuzon qartė ēfarė Ebu Mensur el-Baghdadi thotė nė ‘Fark Bejan el-Firak’ se, “Shumica ndjekin mėnyrėn e tė thėnit se kuptimi i ‘Isteua-sė’ ėshtė tė themelosh sundim (el-kahr) dhe fitore (el-ghalaba), qė dmth Mėshiruesi fitoi Fronin (el-Rahmanu ghalaba el-‘arsh) dhe sundoi (ue keherahu). Ai pėrmendi Fronin specifikisht sepse ėshtė gjėja me e madhe e krijuar (e’dhemu el-mekhlukat).”



    I duhet thėnė atij, ‘themeloi fronin dhe u ul mbi tė’, ēfarė shumice? Kur tė gjithė Selefėt mbanin qėndrimin se Isteua do tė thotė se Allahu ėshtė ngritur pėrmbi Fronin e Tij. Jo vetėm kjo por pikerisht Imamėt qė Ebu Mensur pretendon se ndjek, el-Ash’ari e refuzon ketė thėnie tė tijėn si devijim!]



    Citimet ne kėtė (ēėshtje) shkojnė me qindra nga Selefėt. Dhe librat e shkruar mbi kėtė nga dijetarėt e hershėm tė Islamit janė shumė, por ne nuk dėshirojme ta zgjasim diskutimin mė shumė seē ėshtė e nevojshme.



    Kėshtu i themi atyre qė akuzojnė ibn Tejmijen nė dhėnie tė drejtimit ndaj Allahut, pėr shkak tė ketij besimit tė tij: Akuzat tuaja shkaktojnė (bėjnė tė nevojshme) qė tė gjithė Selefėt mė lartė gjithashtu tė mbanin qėndrimin se Allahu ka xhiha, pėrfshirė dy Sahabėt e mėdhenj, ibn Mes’ud dhe ibn Abasin. Pra nėse ju deklaroni se ibn Tejmijen ka devijuar pėr shkak tė kėsaj, atėherė ju duhet tė bėni tė njejtėn gjė me Selefėt. Ne kėrkojme mbrojtje te Allahu nga ky devijim!



    Ibn Tejmija ka thėnė,



    “Dhe kur bėhet e themeluar nė shpirtat e adresuesve (tė shpalljes) se Allahu ėshtė mė i Larit i tė Lartėve, dhe se Ai ėshtė mbi gjithēka, kuptimi i thėnies sė Tij, “Nė tė vertėtė Ai ėshtė (fi) qiell” 67:16,43:84 do tė thotė se Ai ishte i Larti dhe Mbi gjithēka. Ne mėnyrė tė ngjashme vajza robėreshė kur iu tha asaj, “ku ėshtė Allahu”, ajo tha “(fee) Qiell”, dmth pėrmbi, duke mos i pėrshkruar Atij njė trup tė krijuar ose i tė qenurit nė krijesėn e Tij...Me tej, kushdo qė mendon se Allahu gjendet (fi) Qiellin do tė thotė se Qielli e rrethon ose pėrmban Atė, atėherė ai ėshtė gėnjeshtar nėse ai po citon dikė tjetėr, ose i devijuar nėse ai beson kėtė nė lidhje me Zotin e tij. Ne nuk kemi dėgjuar ndonjė ta kuptoje kėtė prej kėsaj lloj fjale (fee) siē nuk kemi parė ndonjė tė citojė kėtė prej ndonjė tjetri.” [‘Bejan Telbis el-Xhehmijah’ (1/559) e ibn Tejmijes]



    Ai ka thėnė nė ‘Dar et-Te’arud’ (1/253), “pra kur Krijuesi, i Madhėruari, ėshtė i ndarė dhe i dalluar nga krijesa, lart mbi tė, dhe nuk gjendet asgjė nė ekzistencė pėrveē Krijuesit dhe tė krijuarės, atėherė nuk gjendet asgjė qė ekziston bashkė me Atė qė ėshtė me Atė, e lere mė qė Ai – Subhanehu – tė jetė nė diēka qė ekziston, qė e rrethon edhe pėrfshin atė.”



    Ibn Tejmijeh ka thėnė,



    “Njerėzit futen nė tre grupe nė lidhje me pėrdorimin e fjales xhiha. Nje grup qė e mohon atė, nje tjetėr qė e pohon atė, dhe nje i tretė qė e shpjegon ēėshtjen. Ndryshimi ėshtė i pranishėm midis ndjekėsve tė Katėr Imamėve, tė cilėt i pohuan Veēoritė e Allahut dhe ndryshimi midis Ehlus Hadith dhe Suneh, specifikisht, mbi kėtė ėshtė ndryshim nė fjalė, jo nė kuptim. Pėr kėtė arsye njė grup nga Shokėt e Ahmedit – si Tamimijin dhe el-Kadi nė njė nga dy thėniet e tyre – e mohuan atė, por njė grup mė i madh e pohoi atė – dhe kjo ėshtė thėnia e fundit e el-Kadit. Kjo ėshtė pėr shkak se fjala 'xhiha' mund tė pėrdoret pėr t’iu referuar asaj qė ėshtė e varur nga koha dhe hapėsira (vuxhud) ose asaj qė nuk ėshtė (me’dum) dhe dihet qė nuk ėshtė asgjė prezente pėrveē Krijuesit dhe krijesės.



    Pra nėse fjala 'xhiha' ėshtė pėrdorur pėr t'iu referuar diēkaje qė ekziston pas Allahut, atėherė i referohet diēkaje qė ėshtė krijuar nga Allahu dhe Allahu nuk ėshtė i pėrfshirė ose pėrmbarė nga asnjė nga krijesat e Tij. Nėse fjala ėshtė pėrdorur pėr t'iu referuar diēkaje jashtė kohės dhe hapėsirės, dmth mbi krijesėn, atėherė nuk gjendet asgjė atje pėrveē Allahut.” [‘Minhaxh es-Suneh’ (1/216) e ibn Tejmijes.]



    Kėshtu, ėshtė e qartė me gjithė kėtė se ibn Tejmija nuk besonte se Allahu ishte subjekt (i varur) nga ndonjė drejtim i krijuar, as nuk besonte se Allahu ishte i rrethuar nė asnjė mėnyrė nga krijesa e Tij.




    Akuzat se ibn Tejmijeh mbante qėndrim se Allahu ishte subjekt limiti (had)



    Bidatēinjtė i hodhėn njė sy veprave tė ibn Tejmijes dhe e panė atė duke pėrdorur fjalėn 'had' nė lidhje me Allahun dhe menjėherė pandehen se ai mendonte se Allahu ishte subjekt limitesh dhe pa asnjė hetim tė mėtejshėm e deklaruan atė devijues ose kafir. Gabimi i kėsaj akuze do bėhet i qartė, me Lejen e Allahut.



    Baza e kėsaj akuze gjendet tė thenia autentike e Abdullah bin Mubarakut, siē ėshtė thėnė nė ‘Tabakat el-Hanabil’ (1/267), “I thashė Ahmedit: ėshtė transmetuar nga ibn el-Mubarak se ai ėshtė pyetur, ‘si mund ta njohim Zotin tonė?’ tė cilės ai i ėshtė pėrgjigjur, ‘pėrmbi (fi) Shtatė Qiejtė, pėrmbi Fronit tė tij me had.’ Keshtu Imam Ahmedi tha: kėshtu ėshtė siē e besojmė ne atė.” [Transmetuar nga ed-Darimi ne ‘Rad ala Merisi’ (fq.34), Abdullah bin Ahmed nė ‘es-Suneh’ (1/175), el-Bejheki nė ‘Esma ues Sifat’ (fq 467). Imam edh-Dhehebi ka thėnė nė ‘el-Uluv’ (fq.152 – e Mukhtasarit), “kjo ėshtė sahih, e themeluar nga ibn el-Mubarak dhe Ahmedi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.” Ibn Tejmijeh ka thėnė nė ‘el-Hemeuijah’ (5/184 – e Mexhmu el-Fetaua), “kjo ėshtė e famshme dhe e vėrtetuar (qė vjen) nga ibn Mubarak nėpėrmjet shumė rrugėve (zinxhirėve) dhe ėshtė gjithashtu e pranuar nga Ahmed bin Hanbali, dhe Is'hak bin Raheueja dhe Imamė tė tjerė.” Shih gjithashtu ‘Sherh Akidah et-Tehauijah’ (fq.240). Shih gjithashtu refuzimin ndaj pėrpjekjeve tė dobėta tė el-Keutherit pėr ta deklaruar ketė transmetim da’if nė ‘Def Shubah el-Gheuijah’ (fq.73-74) e Murad Shukrit.]



    Por cili ishte kuptimi i Imamėve nė thėnien e kėsaj? A ishte qė t’i vėjnė kufij Allahut me kuptimin e mureve tė shtėpisė qė i vėne kufij asaj, apo diēka tjetėr? Apo ka Allahu ndonjė Veēori tė Had-it? Cili ėshtė pajtimi midis kėtij transmetimi nga Imam Ahmedi dhe asaj qė u pėrmend mė lart (nr.675)?



    Ibn Tejmijeh thotė,



    Kėto fjalė qė ai ka pėrmendur do jenė tė aplikueshme nėse ata do kishin thėnė se Ai ka njė Veēori dhe ėshtė hadi, siē sugjerohet nga ky person qė pėrpiqet t’i refuzojė ata. Kjo nuk ėshtė thėnė prej asnjėrit dhe as ndonjė person inteligjent nuk do e thoshte kėtė, sepse kjo thėnie nuk ka ndonjė realitet nė lidhje me tė pėr shkak se nuk gjendet as edhe njė Veēori e vetme nga Veēoritė me tė cilat Ai ėshtė pėrshkruar, siē janė Dora dhe Dija, qė ėshtė specifikuar si had. Gjithė ēfarė nėnkuptohet ketu ėshtė ēfarė dallon diēka nga diēka tjetėr nė lidhje me pėrshkrimin dhe masat e saj siē njihet mirė nga fjala 'had' kur pėrdoret nė lidhje me gjėra tė caktuara mirė. Pėr shembull, thuhet: hadi i njė njeriu, gjė qė nėnkupton ato karakteristika qė e dallojne atė nė tė qenurit njeri.” [‘Telbis el-Xhehmijah’ (1/442) e ibn Tejmijes.]


    Kėshtu, historikisht kur Xhehmijet mohuan Veēoritė e Allahut, dhe mohuan tė qenurit e Tij pėrmbi Fronin e Tij, madje ata thanė se Ai ėshtė kudo, atėherė disa nga Selefėt iu pėrgjigjen kėsaj duke thėnė se nė tė vertėtė Allahu ka njė 'had' me kuptimin: ajo qė e dallon Atė nga ēdo send tjetėr, nė atė se Ai ėshtė Ngritur mbi Fronin e Tij dhe ėshtė i ndarė (dalluar) nga krijesa. Ibn Tejmijeh ka thėnė:


    "Kėshtu kur Xhehmijet thanė: nė tė vėrtetė Krijuesi nuk dallohet nga krijesa, dhe ata mohuan Veēoritė tė cilat e dallojne Atė, dhe mohuan Fuqinė e Tij (kadr), deri atje sa Mu’tezilet thanė, kur e njohim se Ai ėshtė i Gjallė, i Gjithė-Dijshėm dhe i Gjithė-Fuqishėm (vetėm), atėherė ne kemi arritur tė kuptojmė realitetin e Tij. Ata thanė: nė tė vertėtė Ai nuk ėshtė i dalluar nga diēka pas Tij. Pėrkundrazi, e pėrshkruajnė Atė ose me pėrshkrime negative siē janė: Ai nuk ėshtė nė botė, as jashtė botės, as kjo as ajo; ose ata e bėjnė Atė tė jetė i rrethuar nga krijesa.


    Kėshtu Abdullah bin Mubarak e bėri tė qartė se Zoti ėshtė mbi Fronin e Tij, i dalluar nga krijesa, dhe ai pėrmendi had-in sepse Xhehmijet thoshin: Ai nuk ka had, dhe gjithēka qė nuk ka 'had' nuk mund tė jetė i dalluar nga krijesa, dhe nuk mund tė jetė mbi krijesėn sepse ajo bėn tė nevojshme njė had. Keshtu kur Emir el-Mu’minin, Abdullah ibn el-Mubarak, u pyet ‘Si mund ta njohim Atė?’ Ai tha, ‘pėrmbi Qiejtė e Tij, pėrmbi Fronit tė Tij, i dalluar nga krijesa e Tij.’ Kėshtu ata thanė, ‘kjo implikon (bėn tė nevojshme) ajo qė Xhehmijet mohojnė, dhe me kėtė mohimin e tyre ata mohojnė faktin se Ai ėshtė i pranishėm mbi Fronin, i dalluar nga krijesa.’ Kėshtu ata e pyetėn, ‘me had?’. Dhe ai u pėrgjigj, ‘me had’.


    Pra kjo ėshtė ēfarė kuptohet nga kushdo qė e kupton atė qė ishte midis thėnies sė besimtarėve tė Ehlus Suneh uel Xhema’ah dhe Xhehmijeve.” [Ibid (1/443)]


    Pastaj ibn Tejmijeh diskuton thėnien e atyre prej selefėve tė cilėt e mohuan pėrdorimin e fjalės 'had' dhe ata qė e pėrdoren atė, dhe shpjegon se nė realitet tė dy grupet po thoshin tė njėjtėn gjė, dhe ndryshimi ishte thjesht njė i zgjedhjes sė fjalėve dhe jo i kuptimit:


    "Nėse kuptimi qė njihet nga kjo fjalė ėshtė se Allahu nė njė farė mėnyre ėshtė i mbyllur nga krijesa e Tij, atėherė Allahu ėshtė mė i Madh dhe mė i Madhėruar, madje Kursija e Tij ėshtė sa gjerėsia e Qiejve dhe tokės…dhe se ēfarė nėnkuptohet nga kjo fjalė ėshtė se Ai ėshtė i dalluar nga krijesat e Tij, atėherė Ai ėshtė siē Imamėt e Ehlus Suneh kanė thėnė pėrreth Tij: mbi Qiejt e Tij, mbi Fronin e Tij, i dalluar nga krijesa.” [‘et-Tedmurijah’ (fq.46) e ibn Tejmijes, shih gjithashtu pėr mė shumė detaje, ‘Telbis el-Xhehmijeh’ (2/163)]


    Kėshtu pas gjithė kėsaj, bėhet e qartė se ibn Tejmijeh nuk mendonte (mbante qėndrim) se Allahu ishte subjekt limiti (kufiri), dhe bėhet e qartė se fjala 'had' ishte pėrdorur nga disa prej Selefėve me kuptimin: e karakteristikave tė dalluara, kur u bė e nevojshme tė veprohej kėshtu pėr tė refuzuar grupet devijuese nė atė kohė.




    Akuzat se ibn Tejmijeh mbante qėndrim se Allahu ishte subjekt lėvizjeje (Harakah)



    Baza e kėsaj akuze ėshtė se, si Selefėt, ibn Tejmijeh besonte se Allahu zbret ne Qiellin mė tė Ulėt nė fundin e njė tė tretės tė natės, dhe se Ai ka Veēorinė e tė Ardhurit (Mexhi’). Kėshtu kundėrshtarėt hodhėn kundėr tij qėndrimin se ai mbante se Allahu lėvizte nga njė vend nė tjetrin, dhe se kjo e bėn Allahun t’i ngjasojė krijesės sė Tij.




    Njė vėshtrim i shpejtė i besimit tė Selefėve nė lidhje me Zbritjen:


    Imam el-Axhurri (v.360) thotė nė ekzpozimin mbi Akiden, nėn kapitullin ‘tė kesh besim dhe besosh me siguri se Allahu zbret nė qiellin mė tė ulet ēdo natė.’


    ”Besimi [nė Zbritjen] ėshtė i detyrueshėm, dhe nuk ėshtė e lejuar pėr Muslimanin inteligjent tė thotė, ‘si mund tė zbresė Ai?’ – dhe asnjė nuk do i pėrgjigjet kėsaj pėrveē Mu’tezileve. [Pėr shembull thėnia e disave, se urdheresa e Tij zbret, dhe thėnia e tė tjereve se engjėjt e Tij zbresin etj.] Pėrsa i pėrket Njerėzve tė sė vėrtetės, atėherė ata thonė, ‘besimi nė ketė ėshtė i detyrueshėm pa pyetur si. Sepse transmetimet janė autentike deri te i Dėrguari (sallallaahu ’aleihi ue selam) – se Allahu zbret nė qiellin mė tė ulėt ēdo natė – dhe ata qė e transmetojnė kėtė transmetim deri te ne janė ata qė transmetuan rregullat e ēfarė ėshtė e lejuar dhe e ndaluar, dijen e namazit, zekatit, agjėrimit, haxhit dhe xhihadit. Pra, ashtu siē i pranuan dijetarėt kėto prej atyre, atėherė ata pranuan kėtė Sunen [traditė] prej tyre. Ata thanė, ‘ai qė e kundėrshton kėtė, ėshtė devijuar ne mėnyrė tė tmerrshme’ – duke e paralajmėruar atė dhe duke paralajmėruar kundėr tij.” [‘esh-Sheri`ah’ (fq. 272)]


    Mė pas ai vazhdon tė pėrmendė hadithet qė gjenden pėr ketė ēėshtje.


    Mjeshtri i madh i hadithit, ibn Khuzejmah, na sjell njė kapitull tė titulluar nė veprėn e tij ‘et-Teuhid’, “duke pėrmendur transmetimin e Zbritjes”, nė tė cilin ai pėrmend shumė hadithe qė kanė tė bejnė me Veēoritė.


    El-Lalikai (v.414) na sjell nje titull kapitulli nė veprėn e tij enciklopedike mbi akideh - Sherh Usul I`tikad - , “ēfarė gjendet nė lidhje me Zbritjen e Zotit, i Begatuar dhe i Madhėruar ėshtė Ai.”


    Ai thotė se hadithet se Allahu zbret nė qiellin mė tė ulėt, janė transmetuar nga njėzet sahabė dhe mė pas...


    "775) Fudeil bin Ajad (Tabi`i) ka thėnė, ‘kur dėgjon Xhehmi tė thotė, “Unė nuk besoj nė njė Zot i Cili zbret”- thuaji – “Unė besoj nė njė Zot i Cili bėn ēfarė tė dojė Ai.”’


    776) Jahja bin Ma`in ka thėnė, ‘kur dėgjon nje Xhehmi tė thotė, “Unė nuk besoj nė njė Zot i Cili zbret”, atėherė pėrgjigju, ‘Unė besoj nė njė Zot i Cili ben ēfarė tė dėshiroje Ai.”’


    777) Imam Ahmed ka thėnė, ‘Ai zbret si tė dėshirojė, sipas Dijes dhe Fuqisė dhe Madhėrisė sė Tij. Ai pėrfshin gjithēka me Dijen e Tij.”


    Transmetime tė ngjashme gjenden nė Khlak Afal el-Ibad e Imam el-Bukharit dhe ‘Ghunja et-Talibin’ e Abdul Kadir Xhilanit.


    Imam Abdullaah bin Ahmed transmeton nė veprėn e tij ‘es-Suneh’,


    "508) Pas pėrmendjes sė hadithit tė Zbritjes, njerėzit i thanė Sharikut,‘me tė vėrtetė gjenden njerėz qė e hedhin poshtė kėtė hadith.’ Ai tha ‘ēfarė thonė ata?’


    Ata thanė, ‘ata i abuzojnė kėto hadithe.’


    Ai u pėrgjigj, ‘Ata qė sollėn (dmth Sahabėt) kėto hadithe, janė ata qė sollėn Kur’anin, dhe se namazet janė pesė, dhe Haxhin tė Shtėpia (Kaba), dhe agjėrimin e Ramadanit. Dhe ne nuk e njohim Allahun veē nėpėrmjet kėtyre haditheve.’


    509) Abad bin el-Auam ka thėnė, Sharik bin Abdullah erdhi te ne pėrreth nja pesėdhjetė vite mė parė. Ai tha (Abadi), ‘Unė thashė, "O Ebu Abdullah, nė tė vėrtetė gjenden njerėz me ne nga Mu’tezilėt qė i hedhin poshtė kėto hadithe.”’


    Ai tha, ‘kėshtu ai m'i transmetoi mua pėrreth dhjetė hadithe qė kane tė bėjnė me kėtė (dmth Zbritjen e Allahut) dhe tha, “pėrsa na pėrket neve, ne e marrim fenė tonė nga tabi’inėt dhe nga shokėt e tė Dėrguarit (sallallaahu ’aleihi ue selam). Nga e marrin ata tė tyren?”’


    Ebul Hasan el-Ash'ari (v.294) ka thėnė, “dhe ne besojmė nė gjithė transmetimet qė njerėzit e Transmetimeve kanė pranuar pėrreth Zbritjes tė qielli mė i ulėt dhe se Zoti thotė, ‘a gjendet ndonjė qė po kėrkon? A gjendet ndonjė qė po kėrkon falje?’ Dhe nė pėrgjithėsi nė ēfarė ata transmetojne dhe pranojnė, nė kundėrshtim me ēfarė njerėzit e devijimit dhe gėnjeshtrave (rrugės jo tė drejtė) thonė [‘el-Ibanah’ (fq.60) e Ebu Hasan el-Ash’arit]


    Ai gjithashtu ka thėnė, “dhe ne besojmė nė hadithet qė kanė ardhur nga i (sallallaahu ’aleihi ue selam) se Allahu zbret nė Qiellin mė tė ulėt dhe thotė, ‘a gjendet ndonjė qė po kėrkon pėr falje?’ ” [‘el-Mekalat’ (fq. 224) e Ebu Hasan el-Ash’arit]


    Kėshtu ne themi pėrsėri, nėse nga pohimi i ibn Tejmijes i kėsaj Veēorie, se Allahu nė tė vėrtetė Zbret nė qiellin mė tė ulet siē i pėrshtatet Madhėrisė sė Tij ėshtė devijim, atėherė kėshtu janė tė gjithė dijetarėt e pėrmendur mė lartė, dhe ne fakt vetė Ehlus Suneh ka devijuar! Dhe kėshtu ėshtė i devijuar edhe pikėrisht Imami qė akuzuesit pretendojnė tė ndjekin, Ebu Hasan el-Ash'ari!


    Ibn Tejmijeh ka thėnė, duke diskutuar pėrdorimin e fjalės ‘harakah’,


    "…si Harb el-Kirmani, dhe Uthman bin Sa'id ed-Darimi dhe tė tjerė. Nė tė vertetė ata kanė pėrdorur shumė qartė fjalėn harakah dhe e kane bėrė tė qartė se ky ishte medhebi i Imamėve tė Ehlus Suneh dhe Hadith nga tė hershmit dhe tė mėvonshmit.


    Harb el-Kirmani ka pėrmendur se kjo ishte thėnia e Imamėve tė Ehlus Suneh qė ai ka takuar, si Ahmed bin Hanbali, Is'hak bin Raheuijah, Abdullah bin Zubeir el-Humeidi dhe Se'id bin Mensuri.


    Se'id bin Mensuri dhe tė tjerė kanė thėnė: nė tė vėrtetė harakah (lėvizja) ėshtė nga cilesitė e nevojshme tė jetės dhe gjithēka qė jeton levizė. Ata e qartėsuan se tė mohosh kėtė, ėshtė nga thėniet e Xhehmijeve mbi tė cilėn Ehlus Suneh kanė rėnė dakord nė lidhje me devijimin dhe bidatin e tyre.


    Nje grup tjetėr nga Selefėt, si Nu'ejm bin Hamed el-Khaza'i dhe Bukhari, autori i ‘Sahihut’, dhe Ebu Bekr ibn Khuzejmah dhe tė tjerė si Ebu Umer bin Abd el-Berr, kanė pohuar kuptimin ēfarė ata (grupi i parė) pohuan por ata e emėruan atė Veprim (tė Allahut). Nga kėta ishin ata qė e ndaluan pėrdorimin e fjalės harakah pėr shkak se nuk ėshtė transmetuar.” [‘Dar et-Te'arud’ (7/2)]


    Ai ka thėnė, "fjala harakah ishte pohuar nga nje grup prej Ehlus Suneh dhe Hadith, dhe kjo ėshtė ēfarė ėshtė pėrmendur nga Harb bin Isma'il el-Kirmani nė ‘Suneh’ e tij, tė cilėn ai e transmeton nga nje grup i Imamėve qė takoi, si el-Humeidi dhe Ahmed bin Hanbal…


    Disa grupe tė Ehlus Suneh e mohuan pėrdorimin e fjalės harakah si Ebu el-Hasan et-Tejmi dhe Ebu Sulejman el-Khatabi…


    Ēfarė ėshtė transmetuar nga Imam Ahmedi, ėshtė refuzimi i atij qė mohon lėvizjen por jo pėrdorimin e fjalės harakah qė ėshtė pranuar nga ai, edhe pse ai mund tė ketė pohuar disa lloje (tė Veēorive dhe Veprimeve) qė pohuesi (i fjalės harakah) do kishte caktuar brenda rangjeve tė fjalės harakah. Sepse, kur ai degjoi dikė duke transmetuar hadithin e Zbritjes dhe duke thėnė, ‘Ai Zbret pa lėvizje dhe pėrhapje, dhe pa ndryshim.’ Kėshtu, Imam Ahmedi e refuzoi ketė dhe tha, ‘thuaj si i Dėrguari (sallallaahu ’alejhi ue selam) ka thėnė, sepse ai ishte me i ndrojtur nga Zoti i Tij sesa ty.’” [‘el-Istikamah’ (1/70)]




    Kėshtu prej kėsaj mėsojmė se:


    1.Nga selefėt ishin ata qė mohonin pėrdorimin e harakah, sepse nuk gjendej nė Kur’an dhe Sunet kur pėrshkruhej Allahu, por ata pohonin Veēoritė e Zbritjes, Ardhjes, etj.


    2.Nga selefėt ishin ata qė e pohonin fjalėn harakah duke nėnkuptuar se Allahu Vjen dhe Zbret, etj. Dhe nuk ėshtė e ngjashme me lėvizjen e krijesės, por ashtu siē i shkon (pėrshtatet) Madhėrisė sė Tij.


    3.Sheikh el-Islam citon tė dyja thėniet qė tregojnė se nė kuptim ato janė njėsoj dhe nuk ka ngjashmėri tė Allahut ndaj krijesės sė Tij nė kėtė gjė. Ai vetė vetėm sa pohon Veēorinė e Allahut pa i shtuar ndonjė gjė mė tej.


    Pėrfundimisht ibn Tejmijeh i pėrkiste grupit tė parė tė sipėrpėrmendur. Kėshtu me gjithė kėtė, akuza e parashtruar ėshtė qartėsuar dhe gjithė falėnderimet i qofshin Allahut.




    Akuza se ibn Tejmijeh mbante qėndrimin se Zjarrit tė Ferrit (Xhehenemit) do i vinte fundi



    Nje tjetėr akuzė qė kundėrshtarėt e deklaruan ibn Tejmijen tė jetė i devijuar pėr shkak tė kundėrshtimit tė tij tė njėmendėsisė (ixhma-sė) nė kėtė ēėshtje. Por nė asnjė nga veprat e ibn Tejmijes nuk e shpreh ai kėtė. Nė fakt, ēfarė gjejmė nga ai ėshtė saktėsisht e kundėrta, dhe ne sfidojmė cilindo qė akuzon ibn Tejmijen pėr kėtė tė sjellė provat e tij.


    Ibn Tejmijeh thotė,


    “Selefėt e kėtij populli (umeti), Imamėt e tij, dhe tė gjithė Ehlus Suneh uel Xhema’ah kanė rėnė dakord se ka disa gjėra prej krijesės qe nuk do i vijė kurrė fundi nė gjithėsinė e tyre, siē janė Parajsa, Ferri, Froni, dhe tė tjera. Asnjė nuk beson se e gjithė krijesės do i vijė fundi pėrveē njė grupi nga njerėzit e fjalimit tė shpikur (Ehl el-Kelam) dhe ata qė bien dakord me ta nga mesi i Mu’tezileve dhe tė ngjashėm me ta. Ky ėshtė nje opinion i pavlefshėm i cili kundėrshton Librin e Allahut, Sunetin e tė Dėrguarit tė Tij dhe rėnien dakord tė umetit dhe Imamėve tė tij.” [‘Bejan Telbis el-Xhehmijah’ (1/851)]


    Kjo ėshtė nga njė perspektivė. Pėrsa i pėrket tjetrės, atėherė kjo ėshtė lidhur me ēėshtjen e Ndėshkimit nė Ferr; se kjo ka njė fund. Kjo ėshtė njė ēėshtje mbi tė cilėn ka ndryshim opinionesh tė ardhura nga Selefėt vetė, siē lexuesi i Tefsirėve tė et-Tabarit, es-Sujutit dhe tė tjerė mund tė shikojė poshtė vargut 11:107 dhe 6:128. Ėshtė e mundur qė t’i shpjegosh kėto transmetime nė dy mėnyra: e para ėshtė se thėnia e disa Sahabeve dhe Tabi’inėve se ‘do vijė njė kohė kur nuk do gjendet asnjė nė Ferr’ duhet marrė fjalė pėr fjalė. E dyta, se kjo duhet kuptuar qė i referohet vetėm Muslimanėve nė Ferr.


    Pa dallim se si e merr ketė, tė vendosėsh devijimin apo mosbesimin e njė personi duke u bazuar ne ketė nuk ėshtė e mundur, sepse vetėm ai qė kundėrshton konsensusin (njėmendėsinė) qė ėshtė pranuar fort tė ekzistojė dhe qė nuk ekziston kurrfarė dyshimi nė kuptimin e tij, mund tė gjykohet si devijues ose mosbesimtar. Ky nuk ėshtė rasti kėtu, pavarėsisht nga pėrpjeket e shumė dijetarėve ta bėjne atė tė duket i tillė. Dhe edhe sikur tė ishte kėshtu, atėherė as ibn Tejmijeh as ibn el-Kajim nuk e mbanin ketė qėndrim, kėshtu qė mos u mashtro nga ēfarė thonė tė tillėt si es-Subki i cili shkruan ne ‘el-Tibar bi Baka el-Xhenah ue en-Nar’ tė tijin (pjesė formuese e ‘Risaa'il-it’ tė tij).


    Es-Subki thotė, nė vazhdim tė diskutimit tė tij pėr kėtė pikė,


    “…Unė u ndesha me njė libėr tė pėrmendur mė parė dhe ai pėrmendi tė tre opinionet pėr Ferrin qė i do vijė fundi.1) tė dyja, Parajsa dhe Ferri, do pėrfundojnė dhe ai tha se asnjė nga selefėt nuk e kishte kėtė opinion. 2) se tė dyja janė tė pėrjetshme. 3) se Parajsa do qėndrojė dhe Ferrit do i vijė fundi. Dhe ai i bashkangjitej kėtij qėndrimi dhe tha se ky ishte medhebi i Selefėve.” [‘el-I’tibar’ (fq. 201)]


    Kundėrshtarėt qė e lexuan ketė libėr, menduan se es-Subki po i referohej ibn Tejmijes, dhe kėtu e ka origjinėn kjo akuzė kundėr ibn Tejmijes. Por nė tė vėrtetė kjo ėshtė prej fjalėve tė ibn el-Kajimit dhe duket se es-Subki nuk e lexoi plotėsisht se ēfarė ky Imam kishte pėr tė thėnė!”


    Ibn el-Kajimi thotė: ‘El-Hedi el-Aruah’ (fq. 429),


    "Dhe kjo ėshtė njė ēėshtje qė njerėzit e mėvonshėm kishin ndryshim (opinionesh) pėr tė, duke rėnė nė tre opinione:


    1. Se tė dyja, Parajsės dhe Ferrit, do i vijė fundi dhe nuk janė tė pėrjetshme, por si tė gjithė gjėrave tė krijuara edhe atyre do u vijė fundi.


    2.Se tė dyja do jenė, kurrė nuk u vjen fundi.


    3.Parajsa ėshtė pėrgjithmonė, dhe Ferrit do i vijė fundi.


    Ne do pėrmendim kėto opinione dhe propozuesit e tyre duke dhėnė evidencat e tyre, dhe do refuzojmė ēfarė kundėrshton Librin e Allahut dhe Sunetin e tė Dėrguarit tė Tij.


    1) Pėrsa i pėrket thėnies sė parė, atėherė ajo ėshtė thėnė nga Xhehm bin Sefuan, Imami i Xhehmijeve, dhe nuk kishte ndonjė paraardhės nė ketė nga Selefėt, as nga Sahabet, as nga Tab`inet, e as nga Imamėt e Islamit, ose nė tė vertėtė ndonjė nga Ehlus Suneh. Mė saktė, kjo thėnie ėshtė hedhur poshtė nga Imamėt dhe ata deklaruan mosbesimin e atij qė kishte atė qėndrim, siē pėrmendet nė ‘es-Suneh’ tė Abdullah ibn Ahmed ibn Hanbalit duke transmetuar nga Kharixhah bin Mus'ab se ai ka thėnė, “Unė i deklaroj Xhehmijet tė jenė mosbesimtarė pėr shkak tė tre vargjeve nga Libri i Allahut, Aze ue Xhal, “qė ushqimi nė tė dhe hija nė tė ėshtė e pėrhershme,’13 dhe ata thonė se do mbarojė. ‘Ky ėshtė furnizimi Ynė, i cili nuk ka tė mbaruar’14, dhe ata thonė se do mbarojė. ‘Ajo qė e keni pranė vetės ėshtė e pėrkohshme, e ajo qė ėshtė tė All-llahu ėshtė e pėrjetshme...’15”


    2) Pėrsa i pėrket thėnies se Ferri ėshtė i pėrjetshėm, atėherė Sheikh el-Islam ka thėnė, “gjenden dy opinione tė famshme nga Selefėt dhe Khalefėt dhe ky ndryshim ėshtė i njohur tė ketė ekzistuar midis Tabi'inėve. “Unė them: dhe kėtu gjenden shtatė opinione pėrreth kėsaj:


    a. Se ai qė hyn nė tė nuk do largohet kurrė prej saj; kjo ėshtė thėnia e Khavarixhėve dhe Mu'tezileve.


    b. Se banorėt e tij (Zjarrit) do ndėshkohen pėr njė pėriudhė kohe por pastaj ky lloj ndėshkimi do ndryshojė pėr ata dhe do jetojnė njė jetė normale, duke pėrftuar kėnaqėsi nga Zjarri, pėr shkak tė asaj i tė qenurit rehati nė natyrėn e tyre. Kjo ėshtė thenia e Imamėve tė Itihadijes (antropomorfistėve) ibn Arabi et-Ta'i…


    c. Se banorėt e saj do ndėshkohen pėr njė periudhė kohe, pastaj ata do merren prej saj, dhe njė krijesė tjetėr do hyjė nė Zjarr. Ky opinion ishte ai qė Hebrenjtė i treguan tė Dėrguarit (sallallahu ’aleihi ue sela) dhe ai i deklaroi ata gėnjeshtarė pėr shkak tė saj, siē bėri edhe Allahu duke thėnė, “Ata edhe thanė: "Neve nuk do tė na kapė zjarri vetėm pėr disa ditė tė numėruara"! Thuaj: "A mos keni marrė prej All-llahut ndonjė premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thėnė pėr All-llahun atė qė nuk e dini? Po, (do tė ju kapė zjarri) ai qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata janė banues tė xhennetit, aty janė pėrgjithmonė.”16 Kjo thėnie ėshtė thėnia e armiqve tė Allahut, Hebrenjėve, dhe ata janė sheikhėt e kėtij propozimi. Kur’ani, Suneti dhe konsensusi i Sahabėve dhe Tabi'inėve dhe Imamėve tregojnė se ky opinion nuk ėshtė i vlefshėm. Allahu thotė, ‘e prej tij nuk kanė pėr tė ikur (shpėtim)...’17


    d. Se banorėt e saj do e lėnė atė dhe Zjarri do qėndroje, duke qenė bosh, kjo ėshtė transmetuar nga Sheikh el-Islam (ibn Tejmijeh). Dhe ky opinion ėshtė refuzuar nga Kur’ani dhe Suneti siē u pėrmend mė parė.


    e. Se do i vijė fundi ngaqė ėshtė i krijuar. Ėshtė e pamundur pėr diēka qė ėshtė krijuar tė rrijė pėrgjithmonė; kjo ėshtė thėnia e Xhehm bin Sefuan, dhe nuk bėn dallim nė kėtė gjė midis Zjarrit dhe Parajsės.


    f. Se banorėt e saj do vdesin dhe nuk do lėvizin mė dhe do qėndrojne aty si gjėra jo tė gjalla, dhe ata nuk do ndikohen nga dhimbja. Kjo ėshtė thėnia e Ebu el-Hudheil el-Alaf, Imami i Mu'tezileve, dhe nė ketė vendim tė tij ai nuk bėn dallim midis Parajsės dhe Zjarrit.


    g. Se Krijuesi dhe Zoti i saj do shkaktojė t’i vijė fundi (Ferrit), sepse Ai i ka dhėnė atij njė pėriudhė tė pėrkufizuar.


    Sheikh el-Islami ka thėnė, “kjo thėnia (e fundit) ėshtė transmetuar nga Umer, ibn Mes'ud, Ebu Hurejrah, Ebu Sa'id dhe tė tjerė .“ Abd bin Humeid transmeton – dhe ai ėshtė njė nga dijetarėt mė fisnik tė hadithit – nė tefsirin e tij tė famshėm, ‘Sulejman bin Harb na ka transmetuar nga Selma nga Thebit nga Hasani i cili ka thėnė, “Umeri ka thėnė: nėse njerėzit e Zjarrit do qėndronin nė Zjarr aq sa gurėt nė mal, do gjendet nje ditė kur ata do largohen prej tij.”


    Dhe ai ka thėnė, ‘Haxhaxh bin Minhel nga Hammad bin Selma nga Humeid nga Hasan se Umer bin el-Khatab ka thėnė, "nėse njerėzit e Zjarrit do qėndronin nė Zjarr aq sa gurėt nė mal, do jetė nje ditė qė ata do largohen pre tij.” Ai e pėrmendi kėtė ne tefsirin e thėnies sė Tij, "Aty do tė mbesin pėr tėrė kohėn (pa mbarim)." [Kur’an, Surah Nebe`(78): 23].


    Kėshtu Abd, i cili ishte nga Imamėt e Hufadhes dhe dijetar i Sunetit, transmeton prej kėtyre dy personaliteteve fisnike: Sulejman bin Harb dhe Haxhaxh bin Minhel, tė cilėt transmetojnė nga Thabiti dhe Humeidi, dhe kėta dy nga Hasani. Dhe kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė treguar cilėsinė superiore tė isnedit (zinxhirit tė transmetimit).


    Dhe Hasani, edhe pse ai nuk e dėgjoi nga Umeri, ai gjithashtu e transmeton kėtė nga disa Tabi'in. Nėse kjo nuk ishte autentike nga Umeri, sipas atij, atėherė pse e transmetoi ai atė dhe i pėrshkroi transmetuesit e tij me siguri duke thėnė, “Umeri tha”? Dhe pse e transmetuan atė Imamėt duke mos e hedhur poshtė ose refuzuar kur dihet se ata hodhėn poshtė gjithēka qė kundėrshtoi Sunetin dhe refuzuan ēėshtje mė tė vogla se kjo? Kėshtu, nėse kjo thėnie do ishte nga ato qė kundėrshtonin Kur’anin dhe Sunetin dhe ixhman e Imamėve, atėherė ata do kishin qenė tė parėt pėr ta refuazuar atė.


    Nuk ka dyshim se ai qė i ngjitet kėtij opinioni tė Umerit, dhe e transmeton atė nga ai nėnkupton njė pjesė/lloj tė banorėve tė Zjarrit. Pėr njerėzit (dmth Muslimanėt) qė ndėshkohen pėr shkak tė mėkateve tė tyre, pastaj kėta njerėz do largohen prej tij (Zjarrit) dhe nuk do qendrojnė as sa qėndrojne gurėt nė njė mal. Dhe fjala ‘njerėzit e Zjarrit’, nuk ėshtė specifike pėr besimtarėt nė Teuhidin (Njėsinė) e Allahut, por ėshtė specifike pėr armiqtė, siē ka thėnė Profeti (sallallaahu ’aleihi ue selam), “pėrsa i pėrket njerėzve tė Zjarrit, qė janė banorėt e tij, atėherė ata nuk do largohen prej tij ose vdesin ne tė.” [Sahih Muslim] Ēfarė u pėrmend me lart nuk e kundėrshton thėnien e Tij, ‘aty janė pėrgjithmonė.’17 dhe thėnien e Tij, ‘e prej tij nuk kanė pėr tė ikur (shpėtim)...’18”


    …Ibn Mes'ud ka thėnė, “do vijė njė kohė qė nuk do gjendet njeri nė Zjarr dhe ajo ėshtė pasi ata tė kenė qėndruar atje pėr nje pėriudhė.” E ngjashme me ketė ėshtė transmetuar nga Ebu Hurejrah, tė dy tė transmetuar nga el-Baghaui ne kėtė tefsir. Pastaj ata thonė pas kėsaj, “dhe kuptimi i kėtyre sipas Ehlis Suneh, nėse ato janė autentike, ėshtė se asnjė nga njerėzit e besimit nuk do qėndrojė atje.” [‘el-Hadi el-Aruah’ (fq. 429)]


    Kėshtu, me kėtė ėshtė e qartė se ibn Tejmijeh dhe studenti i tij nuk ishin tė opinionit se Ferrit do i vinte fundi ose se ndėshkimi do ndalohej pėr mosbesimtarėt. Tė mos ishte pėr frikėn se do e zgjasnim diskutimin pėrtej seē ėshtė e nevojshme, ne do kishim cituar nga tefsiri i ibn Tejmijes nė tė tė cilin ai e bėn tė qartė se disa lloj njerėzish do qėndrojne nė Ferr pėrgjithmonė, si pėr shembull Faraoni.





    --------------------------------------------------------------------------------
    1. [Shėnim i Pėrkthyesit] ‘Tenakudat el-Albani’ (Kundėrthėniet e el-Albanit) shkruar nga shkrimtari jordanez Hasan Ali es-Sakaf. Fatkeqėsisht ky libėr me tre volume ka shpėrndarė shumė gėnjeshtra dhe shpėrdredhime tė sė vertetės dhe si pasojė e kėsaj ka ngatėrruar dhe devijuar shumė njerėz. Pėr sqarim dhe nxjerrje ne pah tė kėtyre gėnjeshtrave mund t'i referoheni librit ‘el-Enuar el-Kashifah’ tė Sheikh Ali Hasanit, i cili refuzon akuzat e es-Sekafit ndaj Sheikh el-Albanit (rahimahullah).
    2. Kur’an, Surah Ikhlas (112):4
    3. Kur’an, Surah (42):11
    4. Kur’an, Hadid (57):4
    5. Kur’an, Bekare (2):255
    6. Kur’an, Surah A’raf (7):54
    7. Kur’an, Surah En’am (6):3
    8. Kur’an, Surah Ta-Ha (20):5
    9. Kur’an, Suraah Muxhadele (58):7
    10. Kur’an, Hadid (57):4
    11. Kur’an, Surah Muxhadele (58):7
    12. Kur’an, Surah Ta-Ha (20):5
    13. Kur’an, Surah Rra’d (13):35
    14. Kur’an, Surah Sad (38):54
    15. Kur’an, Surah Nahl (16):96
    16. Kur’an, Surah Bekare (2):80-82
    17. Kur’an, Surah Bekate (2):81
    18. Ku’ran, Surah Nisa (4):121
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Studentt : 27-01-2007 mė 15:03

Tema tė Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  4. Konkurset, programi dhe modeli i testit pėr gjuhė-letėrsi
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •