Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Përshtypjet gjatë vizitave në Shqipëri!

    Kur shkoni ne Shqiperi c'fare ju pelqen e c'fare nuk ju pelqen???

    Nuk eshte fjala per mallin ose gezimin se takoni te afermit por per gjendjen ne pergjithesi. Pyetja vlen dhe per ata qe jetojne aty.

    Mua psh me pelqen qendrimi i punonjsve te aeroportit te Rinasit.
    Asnjihere, qofte ne ardhje ose ikje nuk me kane besdisur. Nuk njof asnji njeri aty.
    Me ka pelqyer qendrimi e sjellja e shitseve te njesive te ndryshme tregetare.
    Me pelqen cilesia e disa produkteve ushqimore si djathi, vaji i ullirit, zarzavatet etj.

    Nuk me pelqen hedhja, nga ata qe ndertojne vete, e mbeturinave ne hundet e komshive ose ne rrugen e lagjes e qytetit.
    Nuk me pelqen si eshte shpartalluar gjelberimi ne Plazh nga ndertimet mafioze.
    Nuk me pelqen fakti qe kriminelet kane patenta makine.
    Nuk me pelqen zvarritjet per nji firm a vule ne zyrat e Shtetit.
    Nuk me pelqen qe jane shpartalluar nga mafia ndertuese siperfaqet ne qytete qe duhej te ishin oborre kopshtesh e shkollash ose kende lojnash per femije.
    Nuk me pelqen menyra si parkohen makinat kudo.
    Nuk me pelqen lenia pa kontroll e moshave 9-18 vjecare te cilet jane kontigjenti me i rrezikshem per kriminalitet.
    Nuk me pelqen shpartallimi i zonave industriale dhe ngritja vend e pavend e punishteve private.
    Nuk me pelqen guximi i njerzve per te nderhyre ne rrjetin hidraulik e elektrik.
    Nuk me pelqen lenia e qendrave te banimit nen meshire te banorve ku askush nuk pergjigjet per gjendjen, nevojat teknike e rregullin.

    Kaq per sot.

    vazhdoni ju..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-07-2002 më 07:13

  2. #2
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Po te filloj ketu e te shkruaj ato,qe me pelqejne dhe ato,qe nuk me pelqejne,mendoj se do te beja shume veta te mos shkonin ne Shqiperi dhe shume te tjere te mos emigronin jashte shtetit

  3. #3
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anëtarësuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Nuk me pelqen:
    -Rruget qe jan lon ne meshire te Zotit.
    -Kushtet me minimale si uj e drita, jan problem..AKOMA.

    *Keto jan dy me kryesoret per mua

    Me pelqen:
    -Mundesia me dal dhe vizituar te gjithe te afermit
    -Mundesia me fol Shqip
    -Dalja ne bulevardin e Tir. dhe lokalet perreth....qe i kam shume fiksim dhe mezi pres ti rishikoj perseri.

    Peace...

    (por rreshtimi i ketyre fakteve ketu, a do sjelli ndonje permirsim thua? Boh)
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  4. #4
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Me pelqen:
    Nenat Shqipetare qe i kemi si ylla, Sa here qe te flasin mjalt nxjerrin nga goja e tyre
    Me pelqen te heci ne rruget e qytetit tim te dashur, te kujtoj kohet ku kam kaluar dite dhe nate perjashta duke luajtur me shoket e shoqet e pallatit.
    Edhe pse shume njerez thojne qe nuk rrihet ne Shqiperi sepse eshte shume e piset, e vuajtur mua nuk me bejne pershtypje keto gjera.
    Me pelqen kur ngrihem heret ne mengjes, era e mengjezit fryn me lehtesi e dielli pret te dale, dhe ulem me gjyshen ke oborri e pije kafe ose kakao.
    Me pelqejne lisat e gjata. (pemet)
    Ohh kumbullat, po vdes ketu ne USA nuk kam pare as nje kokerr nga ato kumbullat e tharta jeshile . HHmmm sa te mira qe jane, ta thartojne gojen po me pak kripe behen akoma me te mira. Pastaj mbas 30 minuta nuk e ndihen gojen fare. Dhembet te bejne xixa xixa. (hehe keshtu jam une kur kam kumbulla te tharta oh haji deri sa te dhembin dhemet o mos i ha fare)
    Meqe po flas per ushqime do te thoja ulliri i zi, rrushi i nenes time qe eshte aq i mire ( rrinim me ore te tera siper catise me kushurite e vetem hanim), HHmm mu kujtua ftoi qe me piqte nena ne zjarr ( sa i embel eshte.... ah c'mu kujtua), shega, e tjere e tjere (se po me vjen uria)
    Kaq per sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 17-07-2002 më 23:46

  5. #5
    WIND_OF_CHANGE Maska e matilda
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Midis atyre qe pelqej e admiroj nuk mund te gjej asgje te perbashket...............-
    Postime
    89
    Dhe mua me mungojne tmerresisht cdo gje lidhur me ate vend..............cdo gje ,cdo gje..........
    Por atje tani mungojne uji dhe dritat qe jane kryesoret dhe nevojat e perditshme te njerezve,dhe per kete s'jane njerezit fajtore,te tjeret e qeveritaret qe vazhdojne te mbushin xhepat e ture duke filluar shitur dhe elektricitetin dhe ujin e atij vendi.Nuk e di cili eshte qellimi i atyre njerezve ta shkaterrojne ate vend apo si???????
    Me mungojne daljet me shoket e shoqet,ndenjiet pas shkolle,sidomos pas ores gjashte,ose shume here dhe lenia e ores gjashte.
    Daljet nga Barinia dhe qendrimi me ore te tera atje,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,mbledhjet dhe eskursionet,lojerat me letra me kusherinjte e mi.Bisedat e lezetshme me gocat e lagjet.....e shume gjera te tjera...........por kaq ishin ,kishin nje fund te shpejte te gjitha keto gjera kaq te gezueshme,kaq entuziaste,kishin nje fund te shpejte.
    Me mungojne dhe dasmat ne Shqiperi ,kam gati 6 vjet qe s'kam shkuar ne asnje dasem ne Shqiperi dhe me ka marre vertete malli,me sa duket do shkoj ne dasem kur te martohem vete.......lol
    Per faqe te zeze eshte gjithashtu infrastruktura rrugore,as shenja rrugore,jo tabela,jo semafore,,,,,,,,,,,,,,se kuptoj si qarkullojne gjithe ato makina atje,,,,,,,,,,megjithese sherbimet rrugore e kane lene ligjin ne dore te shofereve te kene kujdes kur nisin makinat..........
    Nejse mos t'ia heq hajrin Shqiperise me keto gjera ,por sidoqofte ajo eshte dashuria ime e madhe dhe besoj dhe e gjithe juve,qe sidoqe te jete une sa here ta kujtoj lotet me shkojne ne sy.................
    Kur linde ti,qave te tjeret qeshen per ty.Perpiqu te jetosh ne nje menyre te tille qe kur te vdesesh ti,te qeshesh,e te tjeret te qajne per ty.............

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Lista eshte teper e gjate.....E si mund ti flakesh plerat qe nga kati i peste?
    Do vazhdoj me te tjerat nje here tjeter.

    Njerzit akoma lahen me kanoce.

    Kur dikush te prek apo shkel pa dashje....fillon edhe bertet...po ti thote ktu e gjete te fusesh hundet......ne vend qe te thote me fal ...nuk ishte me dashje.....
    Po qe duhet te zgjohesha qe ne oren 6 te lahesha ne disa shtepi te miqve sepse nuk kishin uje mbas asaj ore.......po ne mes te drekes cte beje kur te shkonte djersa ne ulluk dhe nuk mund te gjeje ndonje qoshe me hije mbas ndonje peme.......aman se kupa eshte e mbushur plot me mbresat nga atdheu.
    Duhet hapur ndonje teme per ate traditat dhe te mirat e shqiperise. Se me kete teme na mori lumi....do na thone turp te keni per keto qe flisni.

  7. #7
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nuk me pelqen kur ndodh nje krim dhe autori "largohet ne drejtim te paditur".Nuk me pelqen kur ne nje lokal i sherbehet adoleshenteve me pije alkoolike dhe cigare.Nuk me pelqen kur lokalet e nates rrijne non stop per rinine 15 vjecare.Nuk me pelqen ambjenti tejet i ndotur nga smogu. Pamjaftushmeria e ujit dhe e energjise elektrike. Nderhyrjet qe behen ne keto rrjete jane domosdoshmeri sepse me tension 115 V nuk funksionojne pajisjet elektro shtepiake. Jane llogaritur per 220 V. Diferenca eshte e madhe dhe mqs nuk nderhyn Ndermarja Elektrike, mbetet te "fusin duart" vete qytetaret. Cmimet e artikujve ushqimore jane te larta dhe nuk kane tavan. Artikujt ushqimore jane ndonjehere jashte afatit te skadences por ne jemi mesuar tashme me keto gjera.
    Ajo qe me pelqen ketu jane njerezit qe i dua shume dhe kjo dashuri nuk mund te gjendet askund.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    SI?

    E kam patur ne plan te shkoj ne Shqiperi ne Shtator per here te pare per te vizituar faniljen e gjyshit tim. Mirepo, shkrimet e shkruara nga ju me deshperuan shume. Une kam degjuar shume fjale te mira per Shqiperine. E kam pas ndermend ta vizitoj Tiranen, Durresin, Krujen dhe Vloren.

    SHpresoj se nuk eshte sikuse ju e pershkruani.


    Ari...ISh lojtar i KB Prishtina..Student I shkencave poltike

  9. #9
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Postuar më parë nga Mina
    Ajo qe me pelqen ketu jane njerezit qe i dua shume dhe kjo dashuri nuk mund te gjendet askund.
    Mina, sa bukur e ke thene.... Dashuria ime me e madhe per Shqiperine jane njerezit e mi te dashur. Ato e bejne Shqiperine shetin me te bukur ne bote per mua. Edhe pse te vuajtur kemi qene ne Shqiperi, lumturia dhe gezimi me i madh i jetes time eshte ajo ne vendin tim.

  10. #10
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Çfare s'me pelqen:

    Pluhuri i madh, te duket vetja ne Sahara e jo ne Mesdhe.

    Balta e lluca (kur bie shi)

    Rruget pertoke, te prishura

    Ulerimat e njerezve ( Oooo Ceno ec me mo t'lujm i dor me letra!!!)

    Mungesa e ujit

    Mungesa e dritave ( te duhet te mbyllesh lokaleve me gjeneratore gjate tere kohes per te mos shkuar ne shtepi ku pa drita plas e derri nga vapa e madhe)

    Mungesa e stabilitetit politik e social

    Fjalet e çunave rruges, qe sgurdullojne syte e bejne komente pa pike lezeti ( o te hongsha, o rrushi, o ylli etj...)

    Kaosi ne trafikun rrugor, ku shoferat megjithese kane bere ate lanet shkollen e makines, nuk te respektojne fare si kalimtar qe je, pervec rasteve te ndonje cuni te ri, qe ndalon,por te shkel e syrin kur ti kalon apo e sheh per ta falenderuar se te ndaloi e te l ate kaloje.

    Thashethemet e komshijve dhe robve qe njeh, ba ba ta sjellin ne maje te hundes ato lloqet e tyre...

    Vjedhja e impulseve te telefonit te shtepise (te vjen fatura marshallah e ti s'di ku te ankohesh)

    etj, etj.

    Çfare me pelqen:

    Larmia e njerezve rruges

    Shoqeria

    Familja

    Shakate pa mbarim e batutat thene ne dialekt tirans

    Miresia e njerezve qe megjithese me halle e probleme plot, perseri kur i pyet "si jeni? " te pergjigjen "mire !!!"

    Bregedeti shqiptar, ku deti te ngop me ate ngjyren blu te tij dhe gjynah qe s'ma thek nga piktura ta fokusoja ne telajo.

    Femijet qe lozin ne rrugicat e lagjeve, qe duken lozonjar e te shkathet

    Lokalet plot dekoracione e me estetike, e jo si ca lokale katunaresh qe shoh perdite ketej nga jam

    Rinia e shumte qe sheh rrugeve e jo pleq me shumice, sic eshte mbushur perendimi. Ne Shqiperi a Tirane shumica e njerezve rruges jane te rinj e tindjen nje kenaqesi tek i veshtron ata, te duket vetja se po jeton mes rinise e jo pleqve azilante.

    s'po e vazhdoj me se dhe u lodha duke menduar, plus me kapi nostalgjia per Tiranen time

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •