Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londra, rikthim interesi për Çamërinë

    Londra, rikthim interesi për Çamërinë

    Publikohet raporti "Në ç‘rrugë ndodhet çështja çame?"

    Nga Londra/Muhamed Veliu


    Historia tragjike dhe çështja 62-vjeçare e pazgjidhur e popullsisë çame, ka ngjallur jo rastësisht interes studimi, për Akademinë Ushtarake të Britanisë së Madhe. Qendra Kërkimore dhe Studimore e Konflikteve ka publikuar për llogari të kësaj akademie një raport të detajuar, me titull "Në ç‘rrugë ndodhet çështja çame deri më tani?" Autore e studimit është Miranda Vicker, analiste pranë "Grupit Ndërkombëtar të Krizavet". Është hera e parë që një institucion prestigjioz britanik si Akademia Ushtarake e Britanisë së Madhe ka hapur siparin e interesimit për atë që ndodhi në vitin 1943-44, zhvillimet e mëvonshme, aktualitetin që ka problemi përfshi rekomandime për zgjidhjen. Nëse koloneli famëkeq, Napolon Zervas, ishte njeriu që drejtoi spastrimin etnik të popullsisë çame nga trojet e tyre, arkitekti i këtij akti barbar ishte një ushtarak britanik i quajtur Kristofer Woodhouse. Mbase ky fakt historik, dalë nga arkivat britanike, ka vrarë ndërgjegjen e pinjollëve të Woodhouse për t‘ju rikthyer këtij problemi. Rikthimi nuk duket aspak i rastësishëm pikërisht tani kur çështja çame është më aktuale se kurrë. Britania i ka një borxh shumë të madh moral popullsisë çame.

    Raporti

    Raporti përfshin detaje se si lindi ky problem, zhvillimet politike rreth çështjes çame, reagimet mohuese të palës greke për ekzistencën e problemit, si dhe i bën një analizë të hollësishme ligjit të luftës. Që në fillim të tij, raporti nënvizon faktin se si autoritetet greke, në mënyrë ekstreme hezitojnë të përfshihen në dialog për problemin e popullsisë çame. Raporti vëren se kundra këtij qëndrimi janë vetëm një pakicë e akademikëve grekë, diplomatëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, ndërsa popullsia greke mbështet qëndrimin e autoriteteve "që kjo çështje nuk ekziston". Riaktualizimi i çështjes së popullsisë çame përfshi përpjekjet e tyre vlerësohen nga raporti në të cilin thuhet se "çamët po e intensifikojnë fushatën e tyre për t‘iu rikthyer pronat dhe shtetësia greke. Kohët e fundit ka pasur disa iniciativa politike dhe kulturore për të sensibilizuar problemin. Në të përfshihen themelimi i partisë "Për drejtësi dhe Integrim" duke e bërë problemin prezent në Parlamentin Evropian në Strasburg". Autorja e raportit me të drejtë konstaton se qeveria greke refuzon që të flasë haptas në publik rreth çështjes, duke pretenduar se çështja çame nuk ekziston. Qeveria shqiptare nuk mund ta injorojë këtë problem, presioni i të cilës sa vjen e shtohet nga organizatat çame dhe simpatizantët e shumtë brenda partive politike shqiptare. Intensifikimi i përpjekjeve të çamëve cilësohet pozitiv duke u vënë në dukje edhe mbështetja që diaspora çame po jep në këtë drejtim. Por raporti nënvizon se një lëvizje e tillë ka shkaktuar tension mes Tiranës e Athinës.

    Konkluzioni.

    "Çamët duhet të përdorin të gjitha kanalet për të arritur një zgjidhje paqësore të kërkesave të tyre duke përdorur dialogun mes Tiranës dhe Athinës me përbërjen e negociatorëve të huaj. Është nevojë urgjente, për të parandaluar përkeqësimet të tjera në marrëdhëniet shqiptaro-greke, duke bërë që çështja të merret në dorë nga radikalët", thuhet në konkluzionin e raportit. "Kjo është një trashëgimi politike, e cila kërkon një iniciativë të re politike për ta zgjidhur. Qeveria shqiptare duhet të jetë e qartë dhe specifike në kërkesa dhe bisedime për çështjen çame. E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-greke do të jetë problematike për aq kohë sa mbahet pezull zgjidhja e kësaj çështjeje. Për këtë duhet të nisin sa më parë bisedime mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe institucioneve që përfaqësojnë çamët. Mediatorët ndërkombëtarë duhet të përfshihen në bisedime duke përfshirë delegacione na EU dhe SHBA. Në vitet e ardhshme do të jetë e pamundur për Shqipërinë dhe Greqinë të injorojnë ketë problem dhe në veçanti për institucionet ndërkombëtare të injorojnë çështjen çame. Çamët duhet patjetër të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të tërhequr vëmendjen rreth çështjes së tyre.







    © Gazeta Shqip - 2006-2007

  2. #2
    Qeveria shqiptare duhet të jetë e qartë dhe specifike në kërkesa dhe bisedime për çështjen çame.
    A i lexoni, a i shihni se çfare duhet te beje qeveria Shqiptare, dhe çfare veprimtarie te demshme e te piset kryen berisha, ky kuisling i neveritshem i beograd-athines,

Tema të Ngjashme

  1. Londra mbeshtet zghidhjen e statusit te Kosoves brenda vitit 2006
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 16:43
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2004, 19:49
  3. Përkujtohen tre heronjtë e UÇK nga Londra
    Nga Shijaksi-London në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 13:24
  4. INTERESI....?????
    Nga Eda H në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 06-10-2002, 18:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •