Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Studimi, mbi 50% e ushqimeve, tė ndotura mikrobiologjikisht

    Produkte ushqimore aspak tė sigurta, madje tepėr tė rrezikshme pėr shėndetin, pėr shkak tė ndotjes tej normave tė lejuara nga ana mikrobiologjike. Ky ėshtė rezultati i studimit tė fundit nga Instituti i Shėndetit Publik, qė kanė marrė nė analizė rreth 850 mostra nga ushqime dhe lėngje tė ndryshme. Sipas specialistėve, shumė produkte, nga rezultatet e kontrollit mikrobiologjik, rezultojnė tė ndotura mbi 50 pėr qind mbi normėn e lejuar.

    Kontrolli

    Qumėshti, mielli me nėnproduktet e tij, mishi dhe uji, kanė qenė nė shėnjestėr tė kontrollit nga specialistėt e Shėndetit Publik. Kėshtu, nga rezultatet e kontrollit mikrobiologjik, qumėshti ka rezultuar i ndotur mbi normėn e lejuar, nė rreth 49 pėr qind tė rasteve. Ndėrsa kontrolli ka treguar se kosi ėshtė akoma mė problematik, pasi nė mostrat e marra nė analizė, ndotja mikrobiologjike ka qenė 60 pėr qind. "Kjo tregon se situata ėshtė shumė problematike, pasi qumėshti dhe kosi janė produkte qė konsumohen shumė nga popullata dhe rreziku ėshtė i pranishėm, nėse vetė konsumatori nuk tregon kujdes",- theksojnė specialistėt, duke shtuar se kėto produkte duhet tė blihen vetėm pranė subjekteve, qė janė tė licencuar pėr ta tregtuar atė dhe qė janė nė vėzhgim tė vazhdueshėm nga Inspektorati. Ndėrkohė problematik, sipas kontrollit, ka rezultuar edhe mielli me nėnproduktet e tij, pasi nė mostrat e analizuara, ndotja mikrobiologjike ka rezultuar nė masėn 30 pėr qind. Jo mė pak shqetėsuese ka rezultuar nga analizat edhe sallami, nė tė cilin pėrqindja e ndotjes mikrobiologjike ka qenė mė e vogėl, vetėm nė 7 pėr qind tė mostrave tė analizuara. Por, pavarėsisht kėsaj, specialistėt pohojnė se kjo nuk do tė thotė se shėndeti i konsumatorėve nuk ėshtė nė rrezik. "Salmonela, E.Coli tek uji, myqet dhe Shigelat, janė disa nga mikrobet e gjetura dendur nė shumicėn e produkteve",- theksojnė specialistėt.

    Alarm, uji i ambalazhuar

    Tė shpenzosh mė shumė, me shpresėn se do tė konsumosh njė produkt mė tė sigurt, por nė realitet "pėrfitimi" ėshtė vetėm grumbull mikrobesh qė notojnė nė organizmin e njeriut. Sipas studimit, uji i ambalazhuar ėshtė produkti mė i ndotur dhe fatkeqėsisht edhe mė i konsumuari nga popullata. Kėshtu, niveli i ndotjes mikrobiologjike nė kėtė produkt ėshtė nė masėn rreth 75 pėr qind tė mostrave tė analizuara, ē'ka pėrbėn sipas specialistėve, njė situatė mė shumė se problematike. "Uji ėshtė produkti qė konsumohet nė masė nga njerėzit, ndaj dhe problemi ėshtė gjithnjė evident pėr tė gjithė",- pohojnė specialistėt. Ndėrkohė, po sipas kontrollit, edhe lėngjet e frutave kanė rezultuar tė ndotura mikrobiologjikisht, nė rreth 20 pėr qind tė mostrave tė analizuara.

    Sėmundjet

    Bruceloza e Hepatiti, rėndom edhe verdhėza, pėr shkak tė ujit tė ndotur, janė sėmundje tė tjera qė pasqyrojnė shifra tė larta tė rasteve tė raportuara dhe kjo, falė produkteve tė ndotura tej normave tė lejuara. Sipas specialistėve, sėmundjet me origjinė ushqimore janė njė nga shkaqet kryesore tė sėmundshmėrisė nė vendet e zhvilluara dhe nė ato nė zhvillim, ku pėrveē globalizimit tė tregut, ka ndikuar edhe rritja e konsumit jashtė shtėpisė. Kėshtu, helmime nga ushqimet, sipas mjekėve, shėnohen ēdo ditė. Por krahas kėtyre, specialistėt theksojnė se njė varg tjetėr sėmundjesh, si tifo, salmonelė, brucelozė e tė tjera,, janė shfaqur nga produktet ushqimore apo uji, cilėsuar prej tyre larg normave tė lejuara pėr konsumim. Tė njėjtat burime, pohojnė se helmimet ushqimore me natyrė mikrobike kanė qenė shpesh si pasojė e mungesės sė respektimit tė normave higjienike tė mbrojtjes sė produkteve ushqimore. "Bruceloza e Hepatiti, rėndom verdhėza, janė sėmundje tė tjera, qė pasqyrojnė shifra tė larta tė rasteve tė raportuara".

    45%

    tė mostrave tė analizuara tė qumėshtit, kanė rezultuar tė ndotura mikrobiologjikisht tej normave tė lejuara

    60%

    tė mostrave tė analizuara tė kosit, kanė rezultuar tė ndotura mikrobiologjikisht tej normave tė lejuara

    30%

    tė mostrave tė analizuar atė miellit kanė rezultuara tė ndotura mikrobiologjikisht tej normave tė lejuara

    75%

    tė mostrave tė analizuara tė ujit tė ambalazhuar, kanė rezultuar tė ndotura mikrobiologjikisht tej normave

    Toksikologjia, rreth 15 tė helmuar nė ditė

    Shėrbimi i Toksikologjisė pranė Spitalit Ushtarak, ėshtė njėri nga shėrbimet spitalore qė pret ēdo ditė, mesatarisht 15 persona tė helmuar nga produktet ushqimore. Sipas mjekėve tė kėtij shėrbimi, nė shumė raste, pacientėt janė paraqitur pėr ndihmė mjekėsore nė gjendje shumė tė rėndė shėndetėsore, ku ėshtė dashur ndėrhyrja e mjekėve specialistė, pėr tė bėrė tė mundur shpėtimin e tyre. Ndėrkohė, mjekėt e Ushtarakut pohojnė se situata bėhet akoma mė problematike nė raste festash, pasi pacientėt ushqimet e konsumuara nėpėr lokale tė ndryshme, nuk janė brenda standardeve. "Ajo ē'ka ėshtė vėrtet shqetėsuese, ėshtė fakti se mjekėt kėtu pėrballen edhe me persona qė kanė pėsuar dėme tė rėnda shėndetėsore, pėr shkak tė pijeve alkoolike. Njė fatkeqėsi e tillė ndodh, jo vetėm nga cilėsia e keqe e pijeve qė konsumojnė, por edhe nga sasi e madhe e kėtyre pijeve",- theksojnė mjekėt. Megjithatė, ata pohojnė se pėrveē shifrave tė deklaruara tė helmuarish nga konsumimi i ushqimeve jashtė standardit, mbeten edhe shumė raste qė kalohen nė kushte shtėpiake apo nuk raportohen. E kėto, sipas tyre, mund tė jenė pafundėsisht shumė. "Sėmundjet e shkaktuara nga ndotja mikrobiologjike e ushqimeve, mbeten ndėr problemet mė tė rėndėsishme tė Shėndetit Publik",- pohojnė mjekėt.

    Shekulli
    Eglantina Bardhi
    25-01-2007
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Sa do hapja nje teme per kete.Ketu ne Greqi eshte hapur nje teme e madhe per kete gje qe i cojne ushqime te tilla neper spitale edhe anije turistike.Mendo ne Shqiperi qe kontrolli nuk eshte aq i mundesishem.Thjesht doja te beja nje pyetje kush e merr persiper kete ceshtje?Kush organizat shteterore duhet te beji nje kontroll te plote neper dyqane.

Tema tė Ngjashme

  1. Universiteti i Selanikut jep bursa studimi pėr 25 tė rinj kosovarė
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 15:09
  2. Studimi, zemra ka nevoje per 7 ore gjume
    Nga white-knight nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-01-2009, 08:10
  3. Studimi: Pėrkeqėsohet raporti pedagog-student
    Nga brrrrrrr nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-07-2006, 12:16
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 11:01
  5. Studimi: Njė ndėr dhjetė shqiptarė ėshtė “pijanec”
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-06-2004, 16:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •