Tė prekėsh ėndrrėn…

Nga Redi Shehu


Tė jesh i ndėrgjegjshėm se do tė bėsh njė udhėtim jashtė nė njė vend ēfarėdo, ėshtė njė eksperiencė disi e veēantė dhe ndihesh disi mė i gjallė, por tė dish se do tė nisesh pėr nė vendin mė tė mirė tė rruzullit tokėsor, atėhere njė cunami ndjesish pėrplaset nė mendjen dhe shpirtin tėnd duke lėnė pas njė humor qė luhatet midis ngazėllimit, lumturisė dhe frikės.

Vendi qė gjithmonė ke dashur qė tė ishte prezent pėrballė ndjesive tė tua, tashti mund tė bėhet realitet. Me pak durim ti do tė pėrballesh me ėndrrėn tėnde, dhe kur njeriu e di se njė ėndėrr do tė bėhet realitet, e veēanėrisht kur ti je nė mes tė ėndrrės dhe realitetit, atėherė kompleksiteti i ndjesive bėhet mė i ndėrlikuar.

Ku po shkoj ? Si po shkoj? Ēfarė kam ngarkuar nė rimorkion e veprave tė mia ? Si do tė paraqitem ? A do tė di tė jem i pėrpiktė me obligimet e mia ? A do tė duroj ? Sa do tė sakrifikoj ? A do tė jem i pranuar unė dhe ajo ēfarė do tė bėj ? Si do tė kthehem dhe… a do tė kthehem ?

Pak a shumė kjo ėshtė gjėndja e njė kandidati pėr haxhi i cili duke numėruar ditėt deri nė datėn e nisjes, i duket se koha ka ndalur dhe ajo datė pothuaj ka “harruar” tė afrohet. – “Je pėrzgjedhur qė tė nisesh pėr haxh” – frazė qė peshon jo pak nė ndėrgjegjen fetare tė njė muslimani qė nė kėtė realitet tė vėshtirė, pėrditė kalon orėt duke dyshuar se a ishte i tillė ai sot apo jo. Papritmas, gjithė ajo panoramė e vendeve tė shenjta qė ishin stampuar nė mendjen tėnde vetėm nga dhjetra fotografi, fillojnė tė lėvizin dhe tė marrin formėn reale nė subkoshiencėn tėnde. Edhe pse akoma nuk je nisur, ti e shikon veten si pjesė e kahershme e fotografisė duke tė dhėnė njė ndjenjė sigurie por edhe frike, frikė nėse do tė jesh edhe pas kėsaj i merituar pėr tė qenė pjesė e kėsaj tabloje.

Ti pret, pret qė tė tė ndodhin gjėra tė cilat nuk ke pasur kurrė luksin qė t’i provosh, dhe padurimi, dėshira dhe ankthi luajnė kukamēefti nė mendjen tėnde.

* * *
Pagjumėsia dhe kureshtja sė bashku me zhurmėn e motorėve tė avionit nė frenim e sipėr, ankorojnė nė Aeroportin e Xhides, porta kryesore e haxhinjve fluturues qė vijnė nga vende tė ndryshme nė drejtim tė tokės sė shenjtė. Era e ngrohtė e Lindjes depėrton nė mushkritė e haxhinjve shqiptarė qė kishin lėnė pas bashkė me tė ftohtin edhe acarin e marrėdhėnieve politike shqiptare, duke u zhytur kėshtu nė tė pėrqėndruarit e asaj qė i priste.

Kur udhėton pėr herė tė parė nė njė vend ku rėra pothuaj ėshtė e barabartė me ajrin dhe malet e fushat qė ėndėrrojnė tė kenė njė pemė, tė krijohet pėrshtypja se po udhėton nė njė planet tjetėr ku ti si vizitor i parė i tij eksploron peisazhe tė reja. E gjithė kjo zgjat pėr pak kohė deri kur nė horizont fillojnė e shfaqen kodrat hijerėndė tė Mekės, atėherė e kupton se kėtu ti nuk je i pari qė shkel, burra mė tė mirė dhe mė tė devotshėm kanė lėnė gjurmė aty, dhe menjėherė nė imagjinatėn tėnde fillon tė konfigurohet ajo pjesė e lavdishme e historisė sė muslimanėve qė si kulminacion kishte pikėrisht kėtė vend.

Pėrmes kodrave tė zhveshura, shfaqet Meka, njė qytet pothuaj i ri, ku betoni, rifinitura, fasada xhami, infrastruktura rrugore, makinat luksoze dhe supermarketet, kishin sfiduar tė shkuarėn. Megjithatė madhėshtia e kėtij qyteti kishte qėndruar akoma e fortė. Mjafton tė dėgjosh se si lugina e Mekės ushton nga njė zinxhir ezanėsh magjepės dhe ti e kupton se qėllimi i udhėtimit tėnd ndodhet shumė afėr. Meka e ėndėrrave tani shtrihet pėrballė teje duke gjarpėruar mes kodrash. Ajo konfiguron nė ndėrgjegjen e ēdo muslimani origjinėn e besimit tė tij, zanafillėn e ndryshimit tė realitetit. Nė njė klimė mė shumė se pranverore, secili ndihet i qetė dhe i lirshėm, ndoshta edhe nga efekti qė tė jep ihrami duke ēliruar nga barra e rrobave firmato tė kamurit dhe nga barra e varfėrisė tė skamurit. Me tė vėrtetė ihrami ėshtė emblematik, i mbėshtjellė nė rrobėn e bardhė i ēliruar nga shtresėzimi, inferioriteti dhe superioriteti nė aspektin individual ėshtė lehtėsues dhe nė tė njėjtėn kohė frymėzues, ndėrsa nė apektin kolektiv bėn qė pabarazia dhe padrejtėsia sociale e qėnies njerėzore tė kėrkojė azil diku larg nė njė qoshe tė mendjes sė secilit.

Tė arrish nė tunelin i cili depėrtonte kodrėn e cila “mizorisht” ndante Qaben nga kėrshėria dhe dėshira e njė haxhiu, ishte njė sipėrmarrje shumė e vėshtirė pėr shkak tė njė trafiku eksodik. Pavarėsisht kėsaj imagjinata nuk kishte respektuar fare semaforėt dhe tashme ajo ndodhej atje. Por duhet thėnė se jo gjithmonė padurimi nuk shpėrblehet. Pas shpresash tė humbura pėr ta parė Qaben pas ēdo kthese qė kalonte, sė fundmi para teje shfaqet njė pamje qė pak lidhje ka me normalen. Nata nuk ekzistonte mė. E verbuar nga ndriēimi dhe nuri i Xhamisė sė Shenjtė ajo ishte fshehur turpshėm diku nė cepat e qiellit. Ti pėrballesh me njė strukturė gjigante, njė pėrzierje mistike e mermerit me dritėn, bardhėsisė me adhurimin, ku qindra mijėra vetė e popullojnė atė. Nuk vonon tė kuptosh se koha dhe realiteti nuk ekzistojnė mė dhe se njė atmosferė hyjnore kishte zaptuar shqisat e secilit. Ėshtė pikėrisht ajo qė tė gjithė e mendonin por kurrė mė parė tė provuar dhe tė formėsuar nė praktikė. Njė mjedis qė kujton direkt botėn tjetėr ku madhėshtia e Xhamisė sė Shenjtė u imponohej vizitorėve tė vet. Nė mes njė mizėrie adhuruesish shfaqet brendėsia e xhamisė me tė gjithė bukurinė e hijeshinė e saj. Padyshim qė gjithēka kapėrcente pėrceptimin normal tė rėndomtė, tė pėrditshėm, thjesht ėshtė njė situatė e jashtėzakonshme…

Qabja ndodhej atje edhe pse ti nuk ke qenė mė parė, ajo gjithmonė atje kishte qenė. Nė qėndėr tė tauafit tė pandėrprerė.Ti je vetėm njė nė miliarda tė tjerė qė ndoshta edhe pse i vonuar, po rrekeshe tė adhuroje Zotin e kėsaj shtėpie dhe tė ēdo shtėpie. Sot je njė me historinė. Aty kishte shkelur profeti Ibrahim, Ismail, Profeti Muhamed, sahabėt kishin adhuruar Zotin njėsoj. Rrotullimi rreth Qabes vetėm se e vėrteton kėtė. Lutje, pendime, falenderime, lavdėrime…. me tė vėrtetė nuk mund tė gjeje asnjė pikė tjetėr tė rruzullit ku njėkohėsisht dhe prej njė pafundėsi njerėzish tė shqiptoheshin fjalė mė tė mira. Sa mė shumė tė adhuroje aq mė shumė e kuptoje se distanca mes teje dhe mėkateve tė sė shkuarė qė zvarriteshin nga pas, sa vinte e zmadhohej, pikėrisht nė kėtė vend ku pėrveē mermerit gjithēka kishte qenė ndėrtuar edhe me adhurim.

Menjėherė ky realitet bėhet pjesė e jotja dhe e kupton se ti nuk je i fundit i mbėrritur, por ke pas qenė pjesė e kėsaj tabloje. Ajo ka qenė gjithmonė shtėpia jote dhe vetėm tani, ti po e kupton kėtė. Orėt kthehen nė minuta dhe nuk ngopesh sė pėrceptuari. Ajo qė tė ėshtė dukur e vėshtirė mė parė tani ėshtė fare e lehtė, lodhja ka humbur kuptimin dhe pagjumėsia ėshtė fshehsur tashmė.

Ēdo fjalė dhe vepėr nė kėtė vend, merr vlera tė veēanta, dhe kur je i ndėrgjegjshėm pėr kėtė, atėhere do tė dėshiroje qė koha tė mos kalonte ndryshe, por vetėm nė formėn e ngadalėsuar tė njė replay. Lotėt janė shoqėruesit mė tė mirė dhe pendimi rrugėdalje e frytshme, lutja shprehėse e fjalėve tė zemrės dhe lavdėrimi pėr Krijuesin natyrshmėri.

Nė kėtė centrifugė adhurimi, shkallėt e tė kuptuarit marrin vlera tė reja dhe hyjnorja ngadalė ngjyros realitetin. Sa tė pakuptimta, sa boshe tė duken njė pjesė jo e vogėl e asaj qė ke bėrė jashtė kėtij realiteti hyjnor, atje tej, larg, nė botėn e pėrditshme ku nė qėndėr tė centrifugės adhuruese nuk ėshtė mė hyjnorja, por materialja, interesi utilitar i nxituar, meskin dhe afatshkurtėr.

Nėn lajtmotivin e kėtij ashurimi kolektiv, racat, ngjyrat, gjinitė, mendėsitė, diferencimet, kombėsitė, fashiten nėn korin unison tė adhurimit pėr tė vetmin Krijues. Nuk ka vend tjetėr nė tė cilin ingranazhi i madh i qėnies njerėzore tė funksionojė aq mirė dhe harmonishėm i grasatuar nga pengesat dhe obsesionet. Qabja pėrfaqėson simbiozėn e trashendentales me materialen, konkreten. Pa sfondin e saj hyjnor ajo do tė ishte thjesht njė ndėrtim modest prej guri. Ajo qė e bėn tė rėndėsishme atė mė shumė se egzistenca materiale e saj, ėshtė se ajo pėrbėn njė pikė orientuese kah hyjnorja, ėshtė shenjė e Krijuesit. Njeriu si qėnie edhe materiale, instiktivisht ka nevojė edhe ta materializojė hyjnoren brėnda tij. Qabja qėndron krejt e pastėr ndaj ēdo adhurimi tė shtrėmbėr, ajo thjesht ėshtė drejtim pėr nga Zoti yt, ėshtė njėkohėsisht provė e njė vazhdimėsie tė pa ndryshuar dhe tė pėrpiktė adhurimi nė shekuj.

***

Larg tė qėnurit njė ekskursion apo njė vizitė turistike kureshtare eksploruese e vendeve apo popujve tė tjerė, Haxhi ėshtė sipėrmarje jo e lehtė me ngarkesė tė dyfishtė shpirtėrore por edhe materiale. Ngarkesat mė tė mėdha ndodhin nė kulminacione dhe kulminacionin e Haxhit do ta gjesh nė Mina dhe sidomnos nė Arafat.

Zakonisht ti je mėsuar tė shohėsh lugina e kodra plot me bar apo bimė, nė raste tė mira plot edhe me pemė, por, lugina dhe kodra plot me miliona njerėz, nuk ka vend dhe kohė tjetėr ku mund ti vėshtrosh, pėrveē Haxhit. Njė grumbullim unik i papėrsėritshėm pėr asnjė shtresė, komb, racė qė tė paktėn njihet deri mė tani. Tė veshur tė gjithė nė tė bardhė, me njė bindje dhe njė nėnshtrim, me hapat e tyre nė tė njėjtin drejtim, vulosin pėrfundimisht vėrtetėsinė e besimit.

Mohuesit heshtin, skeptikėt fshihen, hipokritet nxihen, armiqtė frikėsohen dhe tė shthururit alarmohen. Pėrballė kėsaj pamje ēdo sharje avullon, ēdo akuzė bie, ēdo karikaturė turpėrohet. Padyshim nuk mund tė ketė forcė tjetėr pėrveē asaj tė njė Krijuesi qė tė mund tė shpalosė njė manifestim kaq tė sinkronizuar dhe gjigant, nuk mund tė jetė vepėr apo mėsim i njė profeti tė rremė, apo tė njė epileptiku, as e ndonjė shpate qė u kėput kokat. Kjo padyshim ėshtė vepėr e njė mesazhi hyjnor qė thellė depėrton nėn petkun e bardhė nė thellėsi tė zemrave tė ēdonjėrit, qė bėn qė mendjet tė kthjellohen, zemrat tė zbuten dhe kokat tė pėrulen.

Lumenj tė pafund njerėzish nė tė bardhė qė lėvizin pa pushim dhe pa mbarim. Po,po… egzagjerimi kėtu do tė kishte ikur nga frika. Madhėshtia e kėtij momenti do tė joshte mbretėr, sundues dhe ēdo superfuqi. Praktikisht ky ishte njė realitet qė ato vetėm e kishin ėndėrruar, por kurrė tė realizuar nė tė tilla pėrmasa dhe nė kėtė harmoni. I ndodhur nė mesin e tyre dhe duke ecur nė tė njėjtin drejtim, e kupton se tashmė historia e muslimanėve ka pasur vetėm fillim. Madhėsia marramendėse e numrit ēdo vit nė rritje tė muslimanėve nė botė, tregon se realiteti qė ato pėrfaqėsojnė, tashmė ėshtė pjesė e pandarė e kėtij planeti dhe pėrcaktuese gjithmonė e mė tepėr.

Saktėsia e kryerjes sė ritualeve tė Haxhit nga miliona njerėz nė veēanti dhe i kryerjes sė riteve tė pėrditshme tė Islamit nga miliarda tė tjerė nė pėrgjithėsi, nė kohė dhe nė formė tė pėrpiktė pėrgjatė kėtyre dy mijėvjeēarėve, pa ndryshuar as nė detajet mė tė vogla, ėshtė provė e pakundėrshtueshme e vėrtetėsisė dhe kujdesit hyjnor nė ruajtjen e rrugės sė drejtė pėr njerėzit nė kėtė botė plot kryqėzime e devijime, qė mė shumė se prosperitet, kanė shkaktuar njė rrėzim aksidental nė humnerat morale tė rendeve shoqėrore pėrgjatė historisė.

Nė tė vėrtetė njė nga misionet e Haxhit ėshtė pikėrisht ky pėr tė treguar se ndonėse tė ndryshėm, mundemi lehtėsisht tė jemi bashkėpunues, mundemi tė njohim njėri-tjetrin pėrtej perdes sė paragjykimit, mundemi tė jemi ndėrtues tė vlerave mė tė mira, udhėheqės drejt drejtėsisė, nėse do tė kuptonim qėllimin egzistencės sonė.

Pasi mbarojnė ritet e Haxhit, nė mes tė kurbanit dhe pėrshėndetjes sė Qabes, qėndron muslimani tashmė mė i bindur pėr identitetin e tij.

***

Hixhra portative e haxhinjve nga Meka nė Medinė pėr vetėm 4 orė dhe 4 ditė, shoqėrohet me disa mjete apo “deve” me kondicioner tė rracės “mercedes”,qė nė mėnyrė tė njėtrajtshme dhe tė shpejtė, shkurtojnė ndarjen midis dy epokave tė historisė sė hershme islame. I mbrujtur nė Mekė, i stėrvitur nė Mina dhe i ēimentuar nė Arafat, do ta gjesh shpitin e haxhiut plot mall pėr tė takuar tė dashurin e zemrės, Profetin hero Muhamed a.s.

Me njė paraqitje tė ndryshme nga Meka, Medina kishte grumbulluar rreth vetes, pėrveē pastėrtisė edhe ato pak kodra tė largėta qė mė shumė i japin asaj pamjen e njė qyteti fushor. Nuk do tė duhet ndonjė sforco e madhe pėr tė kuptuar se pėrballė teje lartėsohet Xhamia e Shenjėt e Profetit Muhamed a.s, madhėshtore deri nė detaje. Respekti, konsiderata dhe dorėlėshimi shoqėronin infrastrukturė n e xhamisė, pasqyruar nė punimet e mrekullueshme tė rifiniturės, nė mermerin e pafund dhe nė arin pėrallor qė kishte kapur pėr qafe qindra kolona dhe stampuar dhjetra dyer. Njė atmosferė ngazėllyese pushton mysafirėt e kėsaj xhamie tė shenjtė. Zgjerimi I saj kishte shkuar paralel me zgjerimin e Islamit. Nė brėndėsi tė saj nė qėndėr tė vėmendjes sė secilit ndodhen dy emblema: varri i Profetit dhe vendfalja e tij dhe e shokėve tė tij.

Mizėria e njerėzve qė ishte transportuar nga Meka nė Medine, tashmė e bėnte gjithēka mė tė vėshtirė, megjithatė vendosmėria dhe dashuria pėr tė qenė mė afėr me njeriun absolutisht mė tė mirė tė qėnies njerėzore, kapėrcente ngėrēet dhe bėnte qė durimi ta hermetizonte nefsin.

Pėrshėndetje mė mbresėlėnėse vėshtirė tė gjesh. Nga fytyrat e njerėzve, kuptoje se ata nuk kishin pasur takim me njė tė vdekur, pėkundrazi vrulli i tyre tė lė tė kuptosh tė kundėrtėn. Sa e madhe dėshira pėr tė prekur gjithēka qė kishte lidhje me Profetin dhe shokėt e tij, paēka se infrastruktura moderne kishte shkelmuar provat historike dhe zbehur kujtesėn e saj, veprat e atyre njerėzve tė mėdhenj ishin prezent nė pėditshmėrinė e adhuruesve. Njė shoqėri totalisht nė funksion tė adhurimit, ku gjithēka e mbrujtur me mirėsi dhe paqe, bėnte dhe vėshtirėsonte pa masė prezencėn e mėkatit. Ndryshe nga shoqėritė tona ku ne jemi pjesė e pandarė dhe nė tė cilėn dėshira pėr tu arratisur nga mėkati shoqėrohet mė njė sforco titanike individuale dhe kolektive, nė shoqėrinė medinase, pėr atė qė do tė dėshironte, arratisja ndaj mirėsisė dhe virtytit kthehej nė pamundėsi. Njė kafaz gjigant ndaj nefsit, njė autstradė ndaj bamirėsisė, bėn qė tė kuptosh se nuk ka humbur modeli i rendit perfekt shoqėror dhe se njeriu i struktur pas justifikimit tė boshtit qytetėrues dominues perėndimor, kishte ikur shumė larg, aq sa zemra e tij nuk mund ta arrinte.

***

Nė aeroportin e Rinasit e njėjta pamje, tė njėjtėt haxhinj. Ndryshimin e gjen nė fytyra dhe nė bagazhe. Ēdo lloj kthimi natyrisht qė shoqėrohet me njė tėrėsi ndjenjash pėrzierje kujtimesh dhe pėrshtypjesh, njė kėndvėshtrim tė ri tė realitetit, por kthimi nga Haxhi pėrveē kėtyre shoqėrohet edhe me njė botėkuptim tė ri qė lė gjurmė tė pashlyeshme pėr tė ardhmen e tyre. Ky nuk ishte njė udhėtim ēfarėdo dhe si i tillė nuk pasqyrohet me ndjenja tė zakonshme. Ndaj dhe ēdo haxhi i kthyer ėshtė njė tullė e pjekur mirė nė murin e moralit kombėtar, njė garanci pėr ruajtje vlerash nė kėtė shoqėri harracake ku kujtesa, interesi dhe morali kufizohet vetėm me tė sotmen, ku mė shumė se asgjė tjetėr ka nevojė pėr sakrificė, pėr zemra tė hapura dhe pėr bėshkėpunim.