Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar më parë nga drity
    qe kur stabiliteti i Ballkanit ka qene preokupim per Ameriken?
    Qe kur bombarduan Serbine per hir te Kosoves e pro interesave shqiptare ne Ballkan, qe ne fakt lidhet me deklarimin e ish sekretarit te shtetit Xhejms Bekerit ne 1991 ne Tirane qe Miloshevici te mos e prekte Kosoven.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    people edhe pse per gjera te tilla nuk mund te flitet shume interesat e nje grupi qe drejton boten jane tashme te qarta duan qe te mos ekzistoje prone private,apo ndjenja atdhedashuria apo krenarie kombetare etj.Jane dhe ne shqiperi 5 familje qe merren me kujdesin e ketyre gjerave per shqiperine.Tani kaq s eme vone dalin gjera te tjera dhe ..........libri absolutisht nuk mund ti tregoje dot te gjitha se edhe njerezit do te coroditeshin dhe pastaj autoret e dine vete perfundimin e tyre,bravo per guximin qe kane ndermarre deri ketu.

    PS:ky masonisti i forumit duhet ta dije me mire kam pershtypjen.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    '97-ta qenka e thene te ndodhe dhe ne faqet e nje libri. Pastaj do dale nje tjeterkush per ta ribere s'dihet se ku tjeter. Mjer per ne qe e kerkojme te vertetn aty ku gatuhet genjeshtra. '97-ten e pashe dhe jetova me kembet ne toke jo si turist kalimtar dhe s'ka zot nene te me binde me pseudoanaliza e reportazhe te sajuara. Pak kam shkrojtur dhe une per te ne librin tim "E megjithate... jetojme!", dhe me gjithe qejf do t'ja dergoja cdo dashamiresi, me cmim simbolik.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk na e sollet kte liber pjes pjese..

    Mondi ..po ti cfar libri ke shkruar..?

    Na thuaj ndonje llaf mbi librin tend dhe ca gjera per 97-ten sic e ke perjetuar ti..

    Pedro.. sheshi Rilindja eshte pagezuar Zogu i zi.. kuptohet nga qeveria e kuptohet se nuk e pranon padishahu i tiranes edvin hoxha.

  5. #65
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Ate librin e bleva ne amazon.co.uk, e merr lir fare. Po si ere sala e paska fut adem jasharin ne burg...tradhtari m...t Cuna lexoni librin te kuptoni se si na e fut serbi e greku ne sakrahu.
    cuna mos u nxehni me braroviqin se e kemi besnikun e partise hej lum miku.
    rchi

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ish-zv/ministri i Brendshëm: Biseda me Lunikun në ‘97


    Shehu: Policia u ndalua të hetonte Vehbi Alimuçën





    Agim Shehu, ish-zv/ministër dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë në vitet ’92-‘97 ka rrëfyer për herë të parë për “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan gjithë enigmat e jetës së tij publike.

    Shehu, në të parën intervistë të tij për ndonjë TV, ka rrëfyer se çfarë ndodhi në zgjedhjet e 26 majit 1996, si dhe rrahjen e krerëve të opozitës më 28 maj. Në pjesën e intervistës që po botojmë sot, Shehu hedh dritë mbi një nga misteret e ’97, piramidat.

    E vutë në dijeni zotin kryeministër apo presidentin për këtë çështje?
    Mbi këtë bazë, nuk është detyra ime që të informoj presidentin, dhe presidenti nuk është Ministria e Brendshme, por presidenti i shtetit. Por unë kisha detyrë të informoja ato hallka, në të cilat varesha. Dhe mbi këtë bazë kam informuar jo vetëm për Suden, por edhe për firmat e tjera. Horizontin me tej ma zgjeroi një ngjarje shumë kriminale me përmasa të mëdha rrezikshmërie, vënia e një autobombe në supermarketin “Vefa”, ku u vranë njerëz dhe që u hetuan shumë të tjerë. Duke hetuar ketë ngjarje më 16 shkurt të vitit 1996, rreth orës 09:00 m’u desh të merresha edhe me firmën “Vefa”, dhe rezultonte se firma funksiononte si një shtet me departamente që kryente aktivitete, që në përputhje me ligjet e kohës ishte pengesa për t’i penguar këto veprimtari kriminale.

    Çfarë ishin këto veprimtari?
    Marrja e parave nga populli për mua përbënte një veprim kriminal, këtë mendim kam pasur atëherë nuk e kam sot, po ta kisha sot do isha hipokrit, ketë mendim kisha atëherë dhe i jam shprehur të gjitha qarqeve. I kam shkuar një farë Luniku në zyrë, për t’i kërkuar ndihmë.

    Një farë Luniku, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë!
    Që ishte guvernator, që bën tani rolin e burrit të mirë, që thotë të kam informuar unë për këtë punë.

    Kur i keni shkuar në zyrë?
    I kam shkuar në zyrë rreth datës 4-5 mars. Kam një ditar ku i kam shënuar të gjitha, nuk e kam këtu. I kam kërkuar ndihmë të paktën për të hetuar ç’përbën ky mekanizëm, sepse banka kishte ekspertët më të mirë financiarë. Dhe së dyti, pse lejohet ky mekanizëm, pse Banka e Shqipërisë, rregullatore e tregut financiar, nuk ndërmerr hapat për të nxjerrë një ligj për pastrimin e parave dhe t’i heqë këto.

    Cila ishte përgjigjja?
    “Ke të drejtë, po ja do të bëjmë një ligj për pastrimin e parave”. “Nuk kemi akoma një ligj për bankat”. “Që nuk është detyra ime kjo është detyra juaj, duhet të çoni në qeveri një ligj urgjent që te ndaloj këtë aktivitet, sepse këto informacione të policisë shkojnë vetëm për dyshime të një organizate kriminale”. Shkova për herën e dytë, por me kërkesa më të gjera, sigurisht që ekspertët e policisë i kisha vënë në veprimtari për këtë punë. Veprimtaria e policisë u bllokua, sepse iu kërkua nga organet e Prokurorisë të mos ndërhyhej. Edhe bosi i firmës kërkoi të dinte se ç‘kishte Agim Shehu me Alimuçën. E kërkova. Agim Shehu nuk ka asgjë me firmën dhe Alimuçën, por pyetni Alimuçën çfarë ka me ligjin. Unë vëzhgoj si zbatohet ligji, ku shkelet ligji dhe nga kush shkelet.

    Nga informacionet që ju kishit, a ju rezultonte se kishte transferta të mëdha parash në rrugë ilegale?
    Kishte dyshime për këtë punë, por jo fakte. Policia, Prokuroria, gjykata nuk merr parasysh thashethemet, do provë dhe dëshmitarë. Sigurimi i provës në mënyrë profesionale e ndalon, e arreston tjetrin. Ne nuk kemi prova të tipit profesional, që unë mund t’ia paraqisja dikujt.

    A kishte dyshime?
    Sigurisht, ne e observonim këtë situatë.

    A i kishit nën përgjim bosët e firmave?
    S’kishte përgjime.


    Agim Shehu u akuzua për dezertim
    Rikthimi i ish-gjeneralit në Shqipëri, pas pafajësisë nga gjykata

    TIRANE – Gjykata e Lartë me një vendim të saj në fund të vitit 2006 i hapi rrugë kthimit të Agim Shehut në Shqipëri. Ish-zv/ministri i Brendshëm dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, pas pranverës së vitit 1997 është larguar nga vendi, ndërsa vitet e fundit ka qëndruar në Gjermani. Në mungesë të tij, Prokuroria ngriti akuza dhe gjykata e dënoi Agim Shehun me 7 vjet burg për akuzat e shpërdorimit të armatimit dhe dezertimit të detyrës. Procesi gjatë zhvillimit të tij u shoqërua me ndryshim të vendimit, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë dha një tjetër masë dënimi nga ajo e Gjykatës së Faktit. Gjithsesi, avokatët e Agim Shehut kërkuan që dosja të kalonte në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Dosja e ish-gjeneralit mbërriti në Gjykatën e Lartë, e cila jo vetëm që gjeti shkelje në procesin penal ndaj Agim Shehut, por me kërkesë të Prokurorisë tërhoqi njërën nga dy akuzat. Sipas avokatëve, Shehu nuk mund të dënohej për dezertim, pasi ishte larguar nga detyra pas kërkesës së bërë ndaj ministrit të Brendshëm, ndërsa nuk qëndronte edhe akuza e shpërdorimit të armatimit, pasi bëhej fjalë për dëmtimin e dylbisë së një snajperi. Në fund të vitit 2006, Gjykata e Lartë rrëzoi akuzat dhe shpalli të pafajshëm Agim Shehun për të dyja akuzat që ishin ngritur ndaj tij më parë. Ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare u rikthye në Tiranë pak kohë pasi mori pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Pas këtij vendimi, Agim Shehu deklaroi për gazetën “Panorama” nga Gjermania, se kishte pasur besim se organet e drejtësisë do të zbatonin ligjin me rastin e tij. t.s


    neser do te lexoni

    A është përfshirë Shqipëria në trafikun e naftës me ish-Jugosllavinë dhe a është shkelur embargoja e OKB-së?
    Ç’ndodhi më 26 dhe më 28 maj 1996?
    Kush dha urdhër të shpërndahet tubimi i opozitës më 28 maj në shesh?
    A është takuar me Arkanin në Tiranë?
    Kush i nxiti piramidat?
    Si u kthye Zani dhe kriminelë të tjerë nga Greqia?
    Pse nuk u ndaluan protestat në Vlorë?
    Raportet me Bashkim Finon, ish-kryeministrin e Pajtimit Kombëtar
    Si iku nga Shqipëria dhe ku qëndroi 10 vitet e fundit?

    gazeta Panorama

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Z.Brari! Jane shkrime te kujtuara dhe kujtime te shkruara ne kohe qe i kam hedhur ne librin tim te pare, "E megjithate...jetojme!" Po me derguat adresen, me gjithe zemer ja u dhuroj. Pak vargje mendoj se shprehin me shume se llafet e shumta.
    Mars 1997
    Dita nates i lutej:
    Me jep pak erresire!
    Dielli ne vetvete strukej
    Mes zjarrllekut te ngrire.

    Ktheja koken prapa
    Kish filluar shperberja
    Pas mbetej hici
    I ndjekur nga asgjeja.

    Fund invazioni
    Asgjeja u pushtua
    Vetveten ndiqja pas
    Apo vetvetja mua!?
    * * *
    Dhe pak pjese nga libri, po pate durim leximi:
    Kur ora i pati tre akrepat te bashkuar ne 12-a, thame njezeri me Jorgon, "Gezuar!", u puthem e perqafuam e hapem dritaren per te pare fishekzjarret.
    Iku 1997-a!
    Mire beri qe iku e shume u vonua ne ikjen e saj! Sikur te kish ikur qe te nesermen e ardhjes, ne shqiptaret do ta pranonim me kenaqesi shpejtesine e kalimit te nje vit jete brenda nje dite.
    Sepse Shqiperia, nese s'do kishte ngjarjet e nje viti ne historine e saj, nuk do perdhunohej e rrezikohej ne ekzistencen e saj nga pushtetaret e semure e te semuret per pushtet.
    Sepse nese s'do regjistrohej nje lindje ne zyren e gjendjes civile, nuk do regjistrohej nje vrasje ne lulen e rinise.
    Ah sikur kjo 1997-a te ishte nje enderr e keqe, qofte dhe me e llahtarshmja enderr e shqiptareve dhe ne castin e zgjimit te benim perqafimin e madh sfidues ndaj cdo ligesie te vetvetes!
    Iku 1997=a!
    Paska qene e vertete ardhja dhe ikja e saj!
    Ulni koken ju te njemije e nenteqind e nentedhjet e shtate te keqijave! Keshtu te quhen ne vendin tone, ata te njemije e nje te keqijave. Ulni koken e mos na cani koken me derdellisjet kongresiane allakomuniste, te gatuara e corbuara nga e njejta meny kuzhine bastardesh!
    Uroni njezeri o njerez: IKU 1997-a!
    Pergjigjuni njezeri o njerez: VERTET IKU!!!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Germat dhe fjalet shqipe ne anglisht
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-02-2018, 02:29
  2. A di ndonjeri sesi quhet anti kallo ne anglisht?
    Nga Herman në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-02-2018, 02:28
  3. Shqiptaret qe flasin anglisht midis tyre
    Nga FTN_2004 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 09-11-2008, 16:43
  4. Fan S. Noli si burre fetar
    Nga Sokrat K. Dhima në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-10-2003, 17:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •