Pato i gatshėm pėr debutimin miqėsor

Pato sot do tė bashkohet nė trajnim me ekipin e parė tė Milanit. Talenti i ri brazilian, i cili erdhi nga Internacional gjatė kėsaj vere, do tė mund tė bėjė debitimin e tij nė ndeshjen e nesėrme miqėsore kundėr Dinamo Kievit.

Alexandre Pato ka deklaruar se ėshtė “gati” ta pėrfaqėsojė Milanin dhe, qė nga arritja nė Itali, ai ripėrsėrit qėllimin e tij se do ta bėjė klubin e tij tė ri krenar.

“Fluturimi kaloi mirė dhe familja ime erdhėn me mua, qė ėshtė mė e rėndėsishmja”, ka thėnė ai me tė arritur nė Itali. “Jam i lumtur qė jam nė Itali dhe do tė punoj tė nderoj kėtė fanellė tė famshme”.

Pato nuk mund tė luajė nė ndeshjet garuese pėr klubin deri mė 3 janar, por mund tė luajė nė ndeshjen e sė enjtes kundėr Dinamo Kievit.

“E di se Ronaldo dhe Kaka po mė presin”, ka buzėqeshur Pato, i cili pas ndeshjes sė nesėrme do tė mbetet nė Itali me rosonerėt. “E di se Milani barazoi me Fiorentinėn tė hėnėn, dhe i kam parė disa ndeshje nė TV. Shpresoj ta shoh ndeshjen e ardhshme nga afėr”.

Pato ka qenė pjesė e kombėtares U-20 tė Brazilit dhe ėshtė konsideruar si njė prej transferimeve mė tė “nxehta” tė verės.