Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Margarita Xhepa

    Margarita Xhepa, "Qytetare nderi" e Strugės

    B.Berberi

    22-01-2007

    Dje nė mbrėmje, nė sallėn e teatrit tė Strugės u shfaq monodrama e shkrimtarit tė madh rus Anton Ēehov "Kėnga e mjellmės". Nė kėtė vepėr tė Ēehovit, aktorja Margarita Xhepa interpretoi vetveten. I gjithė filli i monodramės shtjellohet rreth jetės sė njė aktoreje, lulėzimit dhe stinės sė plakjes. Pas shfaqjes, kryetari i komunės sė Strugės, Ramiz Merko, shpalli aktoren e madhe tė skenės shqiptare Margarita Xhepa "Qytetare Nderi" tė kėtij qyteti dhe njėherazi i dorėzoi asaj nė menyrė simbolike ēelėsin e qytetit tė Strugės. Nė fjalėn e tij kryetari i komunės sė Strugės theksoi se "nė zemrat e struganėve kjo artiste e madhe ėshtė kthyer nė njė mit dhe Struga si qytet i kulturės dhe mbrėmjeve poetike botėrore ėshtė e nderuar qė tė ketė qytetare nderi kėtė aktore. Ajo ka qenė e pranishme me shumė aktivitete nė qytetin e Strugės, duke fituar respektin e njė publiku tė gjerė. Margarita Xhepa ėshtė njė prej emrave mė tė mėdhenj tė teatrit dhe kinematografisė shqiptare. Ajo numėron qindra role si nė teatėr ashtu edhe nė film, ku spikasin mė sė shumti rolet e nėnave.

    shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-05-2014 mė 20:46

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Margarita Xhepa

    Nuk ndodh shpesh qė figurave tė shquara ti realizohen filma dokumentar nė tė gjallė. Por Margarita Xhepa ėshtė me fat.
    Kineasti Kujtim Gjonaj i cili nė karrierėn e tij ka realizuar Mbi 100 filma dokumentarė tashmė prej muajsh ka nisur punėn filmin dokumentar, dedikuar aktores sė madhe shqiptare Margarita Xhepės.
    Gjonaj na bėn me dije se nė kėtė film do tė pasqyrohet jeta e aktorės sė shquar e cila i ka dhėnė jetė njė numri tė madh personazhesh ne skene dhe ekran.
    Regjisori vlerėson thjeshtėsinė e Margarita Xhepės edhe titullin atrtistja kėrkon qė tė jetė pa pompozitet
    Ky ėshtė filmi i parė dokumentar realizuar pėr aktoren Xhepa e pėr kėtė nuk harron tė falenderojė edhe bashkepuntoret, skenaristen , Angjelina Xhara e cila i ka dedikuar edhe njė libėr aktores
    “Mjeshtėr i Madh”, Gjonaj premton se filmi pėrfundon nė vjeshtė, por premiera ėshtė menduar nė fillim tė pranverės sė ardhshme pėr 80 vjetorin e aktores.
    Ky ėshtė dokumentari i parė qė bėhet pėr aktoren tonė tė madhe dhe tė shquar, brilant tė skenės dhe kinemasė shqiptare. Ajo ėshtė njė aktore qė ka lozur mbi 150 role nė skenėn teatrore, njė aktore qė ka nė bagazhin e vet mbi 33 filma artistikė. Margarita ėshtė njė aktore qė kudo qė ka pasur evenimente nė jetėn artistike tė Shqipėrisė ėshtė prezente me recitimet e saj, me aktivitetin e saj artistik. Margarita Xhepa ėshtė njė gur margaritari nė margaritarėt e shquar tė artit shqiptar.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e didii
    Anėtarėsuar
    14-04-2012
    Postime
    504

    Pėr: Margarita Xhepa

    E madhe eshte,me pelqen kudo ,e vlersoj a mase, do doja ta shihja filin e saj dokumentar me shume kurjozitet dhe deshire

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Margarita Xhepa

    INTERVISTA/ Flet regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj: “Me kėtė film janė zbuluar shumė mistere tė jetės sė saj”

    - Tė pathėnat e jetės sė Margaritės janė nė kėtė film dokumentar

    - Njerėzit qė i do populli janė mrekullia e kėtij populli

    - N.q.s tė do familja je i mirė, kur tė do shoqėria je akoma mė mirė ndėrsa kur tė do gjithė kombi ėshtė njė mrekulli

    - Margarita ėshtė shumė komode nė punė, ajo fal vetėm buzėqeshje

    - Njė grua artiste me pėrmasat e Margarita Xhepės, ėshtė krenaria jonė, dashuria jonė, ėshtė nderi ynė


    Albert ZHOLI

    Njė film dokumentar pėr Margarita Xhepėn do tė shfaqet ditėn e martė nė Teatrin Kombėtar, duke sjellė shumė tė reja, tė panjohura nė jetėn e artistes sė madhe. Regjisori Kujtim Gjonaj dhe skenaristja Angjelina Xhara, kanė punuar pėr rreth dy vjet pėr realizimin e kėtij filmi, pėr njė artiste tė madhe. Nė kėtė film tė titulluar thjesht “Margarita” aktorja e mėse 300 roleve nė filma dhe nė skenė shfaqet me shumė anė tė panjohura tė jetės sė saj, ku realizuesit e filmit janė munduar ti gjejnė dhe ti bėjnė prezent tek shikuesit.

    Si ju lindi ideja pėr realizimin e njė filmi dokumentar pėr Margarita Xhepėn?

    Njė nga shijet e mia artistike si regjisor dhe si skenarist ėshtė dhe mbetet respekti dhe nderimi ndaj figurave tė mėdha artistike dhe historike tė kombit tonė. Pa dyshim, njė ndėr yjet e skenės dhe tė ekranit shqiptar mbetet Margarita Xhepa. Ajo ėshtė njė aktore universale, njė aktore drame me peshė tė madhe, tė rėndė ėn historinė e artit shqiptar, qė ka nė krijimtarinė e vet mbi 300 role, si nė filma dhe nė tetarė, qė pėrbėn njė rekord. Ėshtė njė aktore qė ka mbartur mbi supet e veta role tė karakterit epik si Ofelinė, Klean tek “Dhelpra dhe rrushtė”, drama tė tilla si “Intrigė dhe dashuri”, kryevepra tė dramaturgjisė botėrore, por edhe ato shqiptare. Pra nė kuptimin e plotė tė fjalės Margarita mbetet siē thonė mjaft kritikė dhe bashkartistė njė “Zonjė e rėndė”. Pra kėto ishin disa nga mijėra arsye tė tjera pėr tė bėrė njė dokumentar pėr kėtė aktore me pėrmasa tė mėdha dhe shumė dimensionale. Mbi tė gjitha, pėrveē se ėshtė njė aktore universale mbi tė gjitha ajo ėshtė njė njeri i mrekullueshėm, ėshtė njė njeri qė i ka tė gjitha brenda, njeri i dashur me popullin e saj, me njerėzit, qė po aq sa ka dhėnė po aq dashuri ka marrė po nga ky vend nga ky popull, nga kėta njerėz. Ėshtė njė dashuri reciproke. Kjo dashuri, kjo shtysė, kjo mėnyrė tė jetuari, kėto arritje, kėto suksese, ngjallėn jo pak interes pėr tė bėrė kėtė film edhe tek kolegia ime, Angjelina Xharo.

    Kush ishin vėshtirėsitė pėr realizmin e njė filmi pėr njė figurė kaq komplekse sa Margarita Xhepa?

    Me thėnė tė drejtėn, pėr realizimin e njė filmi pėr Margarita Xhepėn ėshtė shumė e vėshtirė. Ėshtė e vėshtirė pasi bėn njė film pėr njė figurė me pėrmasa tė mėdha nė tėrė botėn shqiptare dhe mė tej, ballkanike apo Evropiane, por nga ana tjetėr, kjo figurė nė krahasim me figurat e tjera historike qė unė kam bėrė filma, Margarita ėshtė e gjallė dhe njė film pėr njė figurė me pėrmasa tė tilla kaq tė mėdha ėshtė prezent, patjetėr lidin vėshtirėsi, sepse vlerėsuesi i parė do tė jetė vetė ajo. Pra ajo do tė jetė qė do jap notėn kryesore dhe kėtu risku ėshtė i madh. Kjo ėshtė njė vėshtirėsi e pa konceptueshme, pėr tė cilėn, ne si ekip realizimi e kemi kaluar me shumė sukses. Vėshtirėsia e dytė se duke pasur parasysh Cv e madhe ėt saj, pra krijimtarinė, realizimet, njohjen, vlerėsimet, dekorimet, aktivitetin e saj tepėr tė veēantė pėr rreth 60 vjet direkt nė botėn e madhe tė skenės dhe ekranit por dhe si recituese e rrallė, si mund ta konceptosh gjithė kėtė jetė intensive, aktive me 50 minuta film? Artistikisht jeta e artistike e kėsaj artisteje tė madhe ėshtė koncentruar brenda kėtij 50 minutėshi. Por nuk ėshtė konceptuar nė mėnyrė tė tillė klasike, si njė film biografik (lindi kėtu, u rrit aty, u shkollua, etj), pra nuk ėshtė statistikor apo kronologjik, por ėshtė njė film dokumentaro-artistik. Do tė thoshja njė film qė mund tė pėrcaktohet mė thjeshtė si njė pėrjetim artistik, ku protagoniste ėshtė vetė Margarita dhe biografia e saj ėshtė vėnė nė funksion tė filmit me njė vlerėsim ideo-emocional, tė miqve, kolegėve, bashkėpunėtorėve, tė njohurve, tė afėrmve, pra do ta quaja njė vlerėsim si njė ndėr figurat mė tė shquara tė grave intelektuale shqiptare.

    Cilėt nga figurat e artit shqiptar keni intervistuar apo kanė dhėnė mendime pėr Margarita Xhepėn?

    Po ėshtė Muntaz Dhrami, Skulptor i Popullit, i cili ka dėshirė tė bėjė njė vepėr pėr Margaritėn. Ka folur dramaturgu Rruzhdi Pulaha, pasi shumė drama tė tij ka pasur role dhe Margarita. Mund tė pėrmend dhe aktorin dhe regjisorin e shquar Lazėr Filipi, apo regjisorin e talentuar tė teatrit Mihallaq Luarasi. Nga ana tjetėr nga regjisorėt e filmit mund tė pėrmend Pirron apo dhe figura tė tjera. Pra kam marrė shumė opinione apo vlerėsime nga aktorė tė filmit dhe atij teatror qė kanė luajtur me Margarita Xhepėn apo kritikė qė dinė ta vlerėsojnė realisht kėtė figurė tė veēantė. Kėtu mund tė pėrmend edhe Reshat Arbanėn apo dhe aktorė tė tjerė me kėto pėrmasa.



    Cilat janė vendet kryesore, ku ke xhiruar pėr realizimin e kėtij filmi?

    Dihet veprimtaria e Margaritės nė film dhe nė teatėr, dihen rolet e saj nė veprat e Shekspirit, si dhe rolet nė film. Kemi xhiruar nė Tushemisht (Volorek), ku tashmė ėshtė krijuar njė shesh pushimi me skulpturėn e artistes sė madhe Violeta Manushi, e cila aty ka luajtur filmin “Zonja nga qyteti”. Kemi xhiruar nė Pogradec, nė Lushnje, por edhe nė Greqi. Peshėn e vet artistike dhe emocionale Margarita e ka nė shumė sheshe xhirimi dhe nė disa skena. Por ne e ēuam dhe mė tej iniciativėn duke xhiruar dhe nė Greqi ku ajo ka realizuar disa vepra me kėrkesat e disa regjisorėve grek ku mund tė veēojmė filmin “Mirupafshim”. Nė Greqi ka luajtur dhe veprėn e Euripidit, si dhe pjesėn e Legjendės sė Kostandinit nė 5 gjuhė, ku Margarita ka realizuar nė gjuhėn tonė. Nė kėtė pjesė ajo shkėlqeu.. Nė Festivalin e filmit nė Selanik 1998 me rolin e saj tek filmi “Mirupafshim”, ajo mori njė ēmim tė veēantė. Pėr kėto arsye ne nuk mund ta anashkalonim Greqinė, por dhe pėr faktin dytė se ne nuk mund ta anashkalonim komunitetin e madh shqiptar qė ka nė Greqi qė e mirėpresin dhe e duan shumė atė. Mė bėri pėrshtypje njė thėnie e njė emigranti qė theksoi “ne jemi rritur me rolet e tua e nderuara Margaritė”. Kėto fjalė kishin brenda dashurinė e madhe dhe respektin e madh pėr kėtė artiste tė madhe. Nė kėto takime dikush e pėrqafon, dikush e mbėshtjell nė krah, dikush i pėrkėdhel flokėt, dikush loton nga malli pėr atdheun, dikush i sulet me vrap ta arrijė. Por shkuam pasi nė Greqi ka shumė vepra tė antikitetit ku Margarita ka rolet e saj qė lidhen dhe me Akropolin e famshėm ku ajo ka luajtur rolin e Ekubės nga drama “Trojanėt”.

    Cili ėshtė mesazhi qė do tė pėrcjellėsh me kėtė dokumentar pėr Margarita Xhepėn?

    Njė grua artiste me pėrmasat e Margarita Xhepės, ėshtė krenaria jonė, dashuria jonė, ėshtė nderi ynė. Nė kėtė film unė dua tė pėrēoj se n.q.s tė do familja ėshtė mirė, kur tė do shoqėria ėshtė akoma mė mirė ndėrsa kur tė do gjithė populli ėshtė njė mrekulli. Njerėzit qė i do populli janė mrekullia e kėtij populli. Sot ne vuajmė pėr njerėz tė tillė. Jemi popull qė meritojmė shumė dhe na duhen mė shumė njerėz si Margarita.

    Si ishte nė xhirime Margarita?

    Di tė them qė artistja e madhe ishte shumė komode nė punė. Ajo falte vetėm buzėqeshje, mirėsi dhe kurrė nuk ankohej. Unė kam realizuar mbi 110 filma, por tė gjithė e kanė cilėsuar filmi mė i mirė. Shpresoj tė jetė njė kulm nė krijimtarinė time.


    Realizimi

    Regjisor: Kujtim Gjonaj

    Skenariste: Angjelina Xhara

    Operator: Kristaq Janushi

    Montazhi: Lulzim Sula

    Formuluese muzike: Majlinda Bėrxolli

    Producent: Genti Gjonaj

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa



    Pėrballė - Margarita Xhepa

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa



    Vizioni i Gruas - MARGARITA XHEPA

    Radioportret - Margarita Xhepa - “Artiste e Popullit” dhe “Nderi i Kombit”

    Autore: Flora Durmishi

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa

    Flet MARGARITA XHEPA: Mė mungon skena dhe sheshet e xhirimit

    Telegraf - Prill 2021


    – Mihal Luarasi ka pasur gjithmonė dėshirė tė ngjiste nė skenė me mua “Elektrėn” e Sofokliut

    – Nė moshėn time tė pjekurisė arrita tė interpretoj mbretėreshėn e Trojės, Ekubėn

    – Kristaq Dhamo mė ofroi nė kinematografinė shqiptare njė rol negativ

    – Kam pasur njė bashkėshort artist si Xhavid Xhepa qė kam arritur kėtu ku jam


    Mė 2 prill ajo mbushi 87-vjeē. Nė njė moshė tė tillė dikush thotė ėshtė e madhe. Por Margarita mbetet e madhe nė skenė, por jo nė moshė. Ajo gjithmonė ėshtė e re, e bukur pasi ėshtė gjithmonė nė lėvizje ėshtė nė aktivitete, ėshtė nė intepretime. Nuk e njeh moshėn, sepse e mban tė re arti. Njė grua zonjė, e dashur, korrekte, gojėmjaltė, e gjendur, e bukur, fisnike, mbushur me mirėsi. Njė artiste qė nuk e njeh lodhjen dhe qė pėrhap dashuri njerėzore kudo qė shkel. Me qindra takime me tė kam njohur njė artiste tė rrallė, me vlera intelektuale tė jashtėzakonshme dhe me dėshirėn e mirė pėr tė ndihmuar gjithkėnd. Ajo tė habit me thjeshtėsinė, gadishmėrinė dhe fisnikėrinė e gruas shqiptare. Me tė kam shkuar nė Vlorė, Tepelenė, Elbasan, Krujė, Fier etj, dhe nė ēdo udhėtim nuk ka njohur moshė, pasi ajo ka lindur pėr tė ēuar nė ēdo familje shqiptare, gėzime, dhe art mbresėlėnės. Margarita lindi mė 2 prill 1934 nė Lushnjė. Nga viti 1950 u aktivizua si artiste nė Teatrin Popullor (sot Teatri Kombėtar) dhe njėkohėsisht studioi nė Liceun Artistik, Dega e Dramės. Ka krijuar mbi 150 role nė teatėr, dhe 40 nė filmografi.

    - Situatė Pandemie, ēfarė i mungon Margaritės nė kėto muaj izolimi?

    Mė mungojnė shumė gjėra. Skena, sheshet e xhirimit, aktivitetet e shumta, takimet me tė afėrmit, takimet me mikeshat, lėvizjet nėpėr vende tė ndryshme. Jemi izoluar dhe nuk njohim mirė realitetin. Njė situatė qė na ka ndarė nga shumė gjėra. Por na mori dhe shumė tė afėrm, njerėz me tė cilėt kemi punuar. Nė kėtė moment dua tė bėj dhe njė homazh pėr ikjen nė pėrjetėsi tė gazetares sė mirėnjohur Zenepe Luka. Zenepja qė ishte organizatorja e shumė aktiviteteve. U ndamė dhe nuk mund tė respektojmė shumė njerėz, qė meritojnė tė shprehim vlerėsime. Kjo ėshtė situata.

    - Fėmijėra gjithmonė kujtohet me nostalgji. Besoj se nė kėto ditė tė vėshtira jashtė lėvizjeve kujtimet vijnė tė shumta. Si e kujton Margarita fėmijėrinė dhe familjen?

    Ishte njė fėmijėri e vėshtirė, por e bukur. E vėshtirė pasi ishim njė familje e varfėr, njė familje tradicionale. Ishin vitet e para tė ēlirimit dhe varfėria ishte nė ēdo familje. Nuk ngopnim barkun me bukė, por kishim njė dėshirė tė madhe pėr dije, pėr arsim. Prindėrit nuk na pengonin nė rrugėn tonė dhe pse nuk kishin mundėsi financiare tė na plotėsonin dėshirat. Por ne kishim njė harmoni tė madhe nė familje, qė nuk e ndienim shumė varfėrinė. Kishim njė dashuri pėr njeri tjetrin qė ndanim dhe kafshatėn e gojės. Nuk i mendonim kėrkesat e fėmijėve tė sotėm, nuk kishim kėrkesa, por kishim etje pėr dituri: ky ishte ndryshimi. Prindėrit nė atė kohė ishin shumė fanatic, por unė kam pasur fat.

    - E kishte menduar ndonjėherė Margarita se do bėhej aktore?

    Mund tė them se kisha dėshirė ,por dhe strukesha brenda dėshirės. Ishin vitet e para pas ēlirimit dhe emancipimi nuk ishte si sot. Nė atė kohė ishte e vėshtirė qė femra tė largohej nga familja apo tė realizonte dėshira jashtė dėshirave familjare, por ishte mirėsia e prindėrve tė mi qė nuk mė penguan. Kur unė bėra kėrkesėn time ata e pėrkrahėn. U jam mirėnjohėse gjithė jetėn. Nė atė kohė rrallė ndodhte qė prindėrit tė pėrkrahnin ēdo dėshirė tė fėmijėve. Nuk ishte kjo liri, ky emancipim, ky nivel jetėsor. Por unė kisha ėndrra, dėshira, kisha synime qė prindėrit nuk mė ndalėn.

    - Njė jetė nė skenė? Keni ende pengje?

    Aktori ka dhe do tė ketė gjithmonė pengje. Jeta e aktorit nė vetvete ėshtė njė peng ndaj kulmit tė artit. Me qenė e sinqertė kur isha e re, regjisori Mihal Luarasi ka pasur gjithmonė dėshirė tė ngjiste nė skenė “Elektrėn” e Sofokliut. Kur e dėgjova pėr herė tė parė qė mund tė realizohej nė atė kohė trupi m’u drithėrua. Sa dėshirė kisha ta realizoja. Sa dėshirė kisha tė isha nė atė kohė njė Elektra shqiptare. Me thėnė tė drejtėn e shikoja nė ėndėrr, por kurrė nuk u realizua nė atė kohė pasi nė radhė tė parė nuk ishin pjekur kushtet teknike. Ishte njė realizim i vėshtirė pėr kohėn. Mungonin shumė gjėra. Ndaj ngeli ėndėrr pėr mua dhe pėr regjisorin e madh Mihal Luarasi qė sot nuk jeton. Kėto fjalė le tė jenė njė homazh pėr tė, pėr atė regjisor plot talent dhe plot mirėsi. Por vitet rrodhėn dhe koha bėri tė vetėn. Si duket vjen njė ditė qė dhe ėndrrat realizohen. Kėshtu para 10- vjetėsh nė moshėn time tė pjekurisė arrita tė interpretoj mbretėreshėn e Trojės, Ekubėn. Kėtė rol ma besoi regjisori grek, i talentuar grek Vangjelis Theodhopulos, dhe e interpretova pėr herė tė parė nė teatrin “Melina Merkuri” nė Athinė. Ky teatėr ėshtė ndėr mė tė mirėt nė Athinė. Ai rol mė la pa gjumė, mė hapi telashe, mė hapi probleme pėr ta arrirė. Punova shumė. Por edhe u shpėrbleva pasi pėr atė rol kam pasur shumė vlerėsime nga kritika, regjisorė e aktorė grekė dhe kam marrė 3 ēmime. Por, pengje ka njeriu, por unė besoj se do t’i realizoj.

    - Si do ta cilėsonit artin shqiptar nė regjimin komunist?

    Dua tė jem realiste, ai sistem ishte me shumė tė meta, por artin e pėrkrahu. E keqja ishte se kishte shumė ideologjizma brenda, por sėrishmi u bė art. Nė atė sistem dolėn shumė korifej tė artit skenik dhe nė kinematografi. Dolėn shumė sa mund tė them se ishte koha e tė mėdhenjve. Pėr atė sistem jo ēdo gjė duhet hedhur poshtė. Punonim shumė, ishim shumė idealistė, kėrkonim shumė ndaj njeri-tjetrit dhe kishim njė dashuri tė madhe pėr punėn. Punonim pėr tė bėrė art, pėr tė lėnė gjurmė, ana materiale nė atė kohė ishte e papėrfillshme. Ngelėm tė varfėr, por bėmė art qė ka lėnė gjurmė. Regjimet kalojnė: arti mbetet. Por edhe pse nė kontroll, artistėt tanė tė mėdhenj kanė bėrė art. Ne ishim mė shumė idealistė se materialistė ndaj dhe sot jemi tė varfėr e bėnim punėn me dashuri e nuk mendonim se sa para do tė merrnin nė fund tė shfaqjes.

    - Po nė kinematografi kush ju afroi pėr herė tė parė?

    Ah! Atė moment se harroj kurrė. Ka qenė regjisori i talentuar Kristaq Dhamo ai qė mė ofroi. Dhamo mbetet njė personalitet i padiskutueshėm nė kinematografinė shqiptare, dhe ai mė ka dhėnė mėsimet e para se si tė lėviz, si tė veproj, si tė ndėrroj mimikė se si tė eci, si tė dialogoj. Dhe di si ėshtė puna? Dhamo mė besoi njė rol negativ. E kuptoni njė rol negativ mua qė nuk mė shkon pėr shtat. Nė gjithė jetėn time dy role ose tre, pra pak shumė pak, por Dhamo mė futi nė botėn e bukur tė filmit. Mė vonė me kėtė regjisor fjalėpakė dhe punė shumė kam qenė nė dy filma “Vitet e para” dhe “Gjurmėt“. Dhamua mė hapi rrugėn e bukur tė filmit dhe unė mė pas isha nė shumė filma. Ja di pėr nder kėtij njeriu tė shkėlqyer.

    - Kush tė ndihmoi mė shumė nė rrugėn e skenės?

    Ish bashkėshorti im qė nuk jeton mė, i ndritėt shpirti aty ku ėshtė. E them me plot gojėn qė e quaj veten njė grua me fat, qė kam pasur njė bashkėshort artist si Xhavid Xhepa. Jo vetėm pėr mua, por ai pėr gjithė Tiranėn dhe mė tej mbetet njė aktor, kėngėtar, bashkėshort dhe njė shok i mirė pune. Ai burrė plot gjallėri mė ka dhėnė shumė nė jetė, familje tė bukur, lumturi familjare. Njė grua kur ka njė burėr tė tillė nė krah edhe punėn e ka mė tė lehtė dhe nė punė bėn mrekullira.


    https://telegraf.al/aktualitet/flet-...et-e-xhirimit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-04-2021 mė 18:18

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa

    Margarita Xhepa me rolin Zonja Mėmė merr ēmimin “Actor of Europe 2021”, Laert Vasili regjisori mė i mirė me “Kush e solli Doruntinėn”

    Aktorja Margarita Xhepa “Nderi i Kombit” u vlerėsua me ēmimin “Actor of Europe”.

    Nė edicionin e tij tė 19-tė festivali ndėrkombėtar i teatrit “Actor of Europe”, qė zhvillohet nėn siglėn “Liqen pa Kufij” nė Prespė tė Maqedonisė tė Veriut, shpalli ēmimet pėr artistėt.

    Teatri Kombėtar ka publikuar njė material, ku thuhet se “Actor of Europe 2021” zonjės Margarita Xhepa iu dha pėr interpretimin e saj nė rolin e Zonjės Mėmė te shfaqja “Kush e solli Doruntinėn”, me regji tė Laert Vasilit, i cili gjithashtu u vlerėsua nė kėtė festival online.

    Juria e festivalit, e pėrbėrė nga prof. Meto Jovanovski, prof. Mimoza Rail dhe prof. Jani Bojadzi, vlerėsuan me ēmimin “Regjisori mė i mirė i Festivalit” Laert Vasilin pėr regjinė e tij te shfaqja “Kush e solli Doruntinėn”, bazuar nė novelėn me tė njėjtin titull tė Ismail Kadaresė.

    Ky produksion teatror u realizua disa vite mė parė si bashkėpunim ndėrmjet Ministrisė sė Kulturės, teatrit “Aleksandėr Moisiu”, Laert Vasilit dhe mbėshtetjen e Teatrit Kombėtar. Nė kėtė produksion teatror, pėr herė tė parė u bėnė bashkė nė skenė disa prej ikonave mė tė shquara tė skenės dhe teatrit shqiptar si: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti.

    Teatri Kombėtar shprehet se shfaqja teatrore “Kush e solli Doruntinėn” me regji nga Laert Vasili mori pjesė si shfaqje pėrshėndetėse edhe nė festivalin mbarėkombėtar tė teatrit online “Moisiu On”, si homazh pėr mjeshtrin e skenės dhe ekranit, tė ndjerin Bujar Lako, i cili nė kėtė rol tė tij tė fundit nė skenė, u vlerėsua nė festivalin “Talia e Flakės” (Gjilan) me kupėn e “Aktorit mė tė mirė” nė vitin 2016.

    Nė shfaqjen “Kush e solli Doruntinėn” drejtuar nga Laerti Vasili, skena dhe kostumet janė nga Stela Laknori, muzikė Ambra Marjanaku, drejtor artistik Bashkim Hoxha. Nė role aktorėt Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Luli Hoxha, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Eralda Ēaushi, Gjergj Doēi, Amos Muji Zaharia dhe Xhejni Fama.


    https://sot.com.al/kultura/margarita...21-lae-i452754
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-07-2021 mė 16:49

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa

    MARGARITA XHEPA : Ēmimi nė Prespė solli njė frymė dhe model tė ri

    Korrik 2021


    Flet aktorja Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”: Ky festival ishte njė homazh pėr mjeshtrin e skenės dhe ekranit, Bujar Lako

    - Ēmimi nė Prespė tė Maqedonisė sė Veriut, solli njė frymė dhe model tė ri

    Albert Z. ZHOLI

    Ditėt e fundit aktorja Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”, u vlerėsua me ēmimin “Actor of Europe”. Nė edicionin e tij tė 19-tė, Festivali Ndėrkombėtar i Teatrit “Actor of Europe”, qė zhvillohet nėn siglėn “Liqen pa Kufij” nė Prespė tė Maqedonisė tė Veriut, shpalli ēmimet pėr artistėt, “Actor of Europe 2021” ku, zonjės Margarita Xhepa iu dha ēmimi pėr interpretimin e saj nė rolin e Zonjės Mėmė tek shfaqja “Kush e solli Doruntinėn”, me regji tė Laert Vasilit, i cili gjithashtu u vlerėsua nė kėtė festival online. Juria e festivalit, e pėrbėrė nga prof. Meto Jovanovski, prof. Mimoza Rail dhe prof. Jani Bojadzi, vlerėsuan me ēmimin “Regjisori mė i mirė i Festivalit” Laert Vasilin pėr regjinė e tij tek shfaqja “Kush e solli Doruntinėn”, bazuar nė novelėn me tė njėjtin titull tė Ismail Kadaresė. Ky produksion teatror, u realizua disa vite mė parė si bashkėpunim ndėrmjet Ministrisė sė Kulturės, teatrit “Aleksandėr Moisiu”, Laert Vasilit dhe mbėshtetjen e Teatrit Kombėtar. Ajo qė duhet theksuar ėshtė se nė kėtė produksion teatror, pėr herė tė parė u bėnė bashkė nė skenė, disa prej ikonave mė tė shquara tė skenės dhe teatrit shqiptar si: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti. Shfaqja teatrore “Kush e solli Doruntinėn” me regji nga Laert Vasili, mori pjesė si shfaqje pėrshėndetėse edhe nė festivalin mbarėkombėtar tė teatrit online “Moisiu On”, si homazh pėr mjeshtrin e skenės dhe ekranit, tė ndjerin Bujar Lako, i cili nė kėtė rol tė tij tė fundit nė skenė, u vlerėsua nė festivalin “Talia e Flakės” (Gjilan) me kupėn e “Aktorit mė tė mirė” nė vitin 2016. Nė shfaqjen “Kush e solli Doruntinėn” drejtuar nga Laerti Vasili, skena dhe kostumet janė nga Stela Laknori, muzikė Ambra Marjanaku, drejtor artistik Bashkim Hoxha. Nė role, aktorėt Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Luli Hoxha, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Eralda Ēaushi, Gjergj Doēi, Amos Muji Zaharia dhe Xhejni Fama.

    Si do ta vlerėsonit ēmimin “Actor of Europe” nė edicionin e tij tė 19-tė tė festivalit ndėrkombėtar tė teatrit “Actor of Europe”, qė u zhvillua nėn siglėn “Liqen pa Kufij” nė Prespė tė Maqedonisė tė Veriut?

    - Ishte njė ēmim qė mė dha njė forcė nė kėtė situatė. Dhe pse ky festival u zhvillua online, sėrish mund tė them se, vlerat janė tė njėta, pasi aty kishte njė juri shumė profesionale dhe njėkohėsisht kishte pjesėmarrje nga trupa prestigjioze. Kur merr njė ēmim nė kėtė situate, ndjen njė sadisfaksion tė veēantė, pasi ndihesh se je ende pranė spektatorit, ndihesh se je pranė profesionit dhe ndjek zhvillimet mė tė findit nė skenė. Festivali erdhi nė njė kohė kur shumica e teatrove nė botė janė mbyllur, kur aktorėt janė tė kufizuar nė lėvizje dhe nuk kanė kontakt tė drejtpėrdrejt me spektatorin. Ndaj zhvillimi i kėtij festivali sikur solli njė erė tė re, njė kėndvėshtrim ndryshe pėr jetėn dhe artin nė tėrėsi. Nė kėtė situatė Pandemie ky festival ishte dhe si njė homazh pėr mjeshtrin e skenės dhe ekranit, tė ndjerin Bujar Lako, i cili nė kėtė rol tė tij tė fundit nė skenė, u vlerėsua nė festivalin “Talia e Flakės” (Gjilan) me kupėn e “Aktorit mė tė mirė” nė vitin 2016.

    Ē'do tė thotė tė luash nė rolin e Zonjės Mėmė te shfaqja “Kush e solli Doruntinėn”, me regji tė Laert Vasilit?

    ‘Kush e solli Doruntinėn’ ėshtė njė nga romanet mė tė bukur tė Ismail Kadaresė nė fund tė viteve ‘70. Romani bazohet mbi baladėn e Konstantinit dhe Doruntinės ku, sipas legjendės, Konstandini e bind nėnėn qė ta martojė motrėn e tij Doruntinėn me njė njeri prej njė vendi tė largėt, i cili po i kėrkonte dorėn. Konstandini i jep besėn nėnės se nėse atė e merrte malli pėr tė bijėn, atėherė ai vetė do tė shkonte e do t’ia sillte. Nėna pranon dhe e marton Doruntinėn me burrin nga vendi i largėt. Por ndėrkohė vdesin tė gjithė vėllezėrit, pėrfshirė dhe Konstantinin dhe nėna mbetet e vetme. Atė e merr malli pėr Doruntinėn dhe mėrzitet shumė. Shkon te varri i Konstantinit dhe e mallkon tė birin qė kishte shkelur besėn. Nė mesnatė Konstantini ngrihet nga varri, shkon e merr motrėn dhe ia sjell nėnės te dera. Pra ka skena tronditėse. Ka njė mesazh historik. Ka njė brendi artistike qė tė mbėrthen. Ishte pėrgjegjėsi ky rol. Njė figurė e madhe e legjendės shqiptare. Ndaj edhe regjisori Laert Vasili punoi me shumė pėrkushtim. Tė dy u munduam tė japim maksimumin, pasi njė figurė e tillė, do njė pėrqėndrim dhe aktivizim skenik tė tejskajshėm. Dihet si vazhdon legjenda. Pasi lė motrėn, Kostandimi pėr vete kthehet nė varr, ndėrsa Doruntina troket nė derė, pa e ditur se i vėllai kishte vdekur. Kur hapet dera, nėna e pyet atė se kush e solli, e ajo i thotė, Konstantini. Nėna i tregon se Konstantini bashkė me vėllezėrit e tjerė, kishin vdekur shumė kohė mė parė…Njė dialog deri nė pabesueshmėri. Njė skenė qė kur e lexon tronditesh dhe jo mė kur e vė nė skenė. Pra, kjo vepėr erdhi nė skenė kėtė herė me njė vėshtrim tė veēantė, mė modern pėr kohėn nga regjisori Laert Vasili.

    - Ende luani me atė fuqi dhe me atė pėrkushtim si dikur, e re ?

    - E dua artin, profesionin tim, e dashuroj atė! E ndjej se kam ende pėr tė dhėnė nė art. E them kėtė, se e shoh se kam forcė, memorie, energji, dėshirė, ide qė mė mbajnė tė gjallė nė kėtė rrugė tė bukur. Jam me parimin se artin duhet ta lėsh, kur ai tė lė; pra, tė lėnė kėto elemente qė pėrmenda mė lart. Unė e them me bindje se ende do tė jap, se nuk mė mungojnė energjitė, por edhe kėrkesat e regjisorėve janė tė shpeshta.

    - Sa role keni realizuar nė tėrėsi nė teatėr dhe kinematografi ?

    - Nuk e kam bėrė bilancin e saktė tė filmave, sepse ende punoj dhe realizoj. Por nė teatėr kam realizuar 150 role. Pra, role me tre shifra qė kur i kujtoj, tendosem mirė. Ishin vite tė tėra pune dhe energjie tė pashtershme. Kurse pėr filmat mund tė them se, nė monizėm kam bėrė rreth 35 role filmash dhe rreth 15 nė kėtė sistem. Mund tė jenė rreth 50 role nė filma, por nė kėtė gjini arti, unė vazhdoj tė punoj. Kam ende punė pėr tė bėrė.

    - Si do ta cilėsonit artin shqiptar nė regjimin komunist?

    Dua tė jem realiste, ai sistem kishte shumė tė meta, por artin e pėrkrahu. E keqja ishte se kishte shumė ideologjizma brenda, por sėrishmi, u bė art. Nė atė sistem dolėn shumė korifej tė artit skenik dhe nė kinematografi. Dolėn shumė sa, mund tė them se ishte koha e tė mėdhenjve. Pėr atė sistem jo ēdo gjė duhet hedhur poshtė. Punonim shumė, ishim shumė idealistė, kėrkonim shumė ndaj njeri-tjetrit dhe kishim njė dashuri tė madhe pėr punėn. Punonim pėr tė bėrė art, pėr tė lėnė gjurmė, ana materiale nė atė kohė ishte e papėrfillshme. Ngelėm tė varfėr, por bėmė art qė ka lėnė gjurmė. Regjimet kalojnė, arti mbetet. Por edhe pse nėn kontroll, artistėt tanė tė mėdhenj kanė bėrė art. Ne ishim mė shumė idealistė se materialistė ndaj dhe sot jemi tė varfėr, e bėnim punėn me dashuri e nuk mendonim se sa para do tė merrnin nė fund tė shfaqjes.



    Gazeta Telegraf

    https://telegraf.al/kulture/margarit...e-model-te-ri/

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa



    Prej 70 vjetėsh nė Teatėr dhe nė ekran, rrėfimi mes fotosh i Margarita Xhepės

    E Diell - Shkurt 2022

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa



    “Bolero nė vilėn e pleqve” njė intervistė me Margarita Xhepa e Robert Ndrenika

    E Diell - Shkurt 2022


    https://www.youtube.com/watch?v=e6TnJIEIUEg

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa



    Njė rol i ri filmi, nė moshėn 89 vjeēare Margarita Xhepa rikthehet para kamerave

    E Diell - Shkurt 2022


    https://www.youtube.com/watch?v=e6TnJIEIUEg

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa



    N'Konfidencė - MARGARITA XHEPA

    RTSH - Nėntor 2021


    https://www.youtube.com/watch?v=e6TnJIEIUEg

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa



    MARGARITA XHEPA, NDERI I KOMBIT - Nė skenėn e Festivalit tė Kėngės sė RTSH, i gjithė publiku nė kėmbė !

    Dhjetor 2022

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Margarita Xhepa

    Ofelia e Margarita Xhepės

    Enver Kushi

    (Nė vend tė njė urimi pėr datėlindjen)

    Margarita Xhepa ishte akoma e re, kur regjisori sovjetik Bortko i besoi tė interpretonte Ofelinė, nė njė nga “ tragjeditė mė tė famshme tė Uilliam Shekspirit”, siē shkruan pėr “Hamletin” shqipėruesi Fan Noli. Ai e quan Ofelinė “vajzėn mė shpirtėrore dhe ėngjėllore”. Dhe meqė jemi te Ofelia, Fan Noli shkruan: “Vite mė parė e kujtova Ofelinė e ēalė, kur pashė Sara Benhart tė moshuar tė japė ēfaqje tė shkėlqyer me zėrin dhe shprehjen e saj, kur mezi qėndronte nė kėmbė. Kjo do tė thotė se zėri dhe shprehja janė pėr aktorin po aq tė rėndėsishme sa kėmbėt”.
    Margarita Xhepa, nė fillim tė viteve ’60, kur interpretonte Ofelinė “vajzėn mė shpirtėrore dhe engjėllore”, nuk ishte as e moshuar dhe as e ēalė. Ajo ishte nė kulmin e rinisė dhe nė kulmin e prillit tė bukurisė sė saj. Jo vetėm kaq. Perėndia Margaritės sė talentuar, pėrveē bukurisė, i kishte dhėnė atė qė shkruan Noli “zėrin dhe shprehjen”. Ofelia e aktores sė madhe erdhi nė skenėn e Teatrit Shqiptar, sa engjėllore, aq edhe shpirtėrore. E kam tė vėshtirė tė analizoj Ofelinė-Margaritė apo dyshen e shkėlqyer Naim Frashėri-Margarita Xhepa. Dua t’u sjell lexuesve tė shumtė tė kėsaj gazete njė fakt, qė ajo mė ka rrėfyer: “Ishim nė kulmin e punės pėr vėnien nė skenė tė Hamletit. Ofelia ishte bėrė pjesė e qėnies time. Ajo mė ndiqte kudo jo vetėm gjatė provave, por edhe nė rrugė, shtėpi ose dhe kur vija kokėn nė jastėk. Kur gjumi nuk mė zinte apo edhe kur sapo dremisja pak, mė vinte nė ėndėrr e bukur, delikate dhe e brishtė si vesa e mėngjesit… E ndjeja qė gjatė provave, veēanėrisht nė skenat kur ajo ėshtė e ēmendur, diēka nuk shkonte. Nuk kishta parė asnjėherė, deri nė atė moshė ndonjė vajzė ose grua tė ēmendur. Ishte paradite, kur mora nė telefon prof. Ylvi Vehbiun, me tė cilin kishim njohje familjare. Prof.Ylvi Vehbiu ishte njė nga psikiatrit e njohur tė kohės. I thashė profesorit se doja tė vija nė spitalin psikiatrik, pėr tė parė nga afėr ndonjė vajzė tė re tė sėmurė. Ai mė tha se mund tė shkoja menjėherė… Nuk do ta harroj kurrė momentin kur pashė nė njė korridor tė spitalit psikiatrik, vajzėn e ēmendur. Ajo ishte 17 vjeē. E bukur. Shumė e bukur. Bėnte ca lėvizje tė ēuditshme, si nė jerm apo nė njė hapėsirė boshe. Pastaj qėndronte, duke vėshtruar sa majtas-djathtas ose lart. Dhe kėndonte, me njė zė tė ėmbėl, sikur ishte nė skenė… Eh… E gjora vajzė! E gjora vajzė! Befas ngriti duart lart, lėvizi prap dhe pas disa sekondave, ia dha tė qarit me dėnesė… I ngulita nė kokė tė gjitha kėto dhe nė skenė, i bėra pjesė tė Ofelisė time… Regjisori sovjetik nuk e pėrmbajti entiziazmin. Ai m’u afrua e mė pėrqafoi, duke thėnė rusisht fjalėt “Ah pėllumbesha ime! Ēfarė ndryshimi nga ditėt e mėparshme…” Isha Ofelia e ēmendur. Lėvizja nė skenė si e ēmendura qė kisha parė nė spitalin psikiatrik, gjendja emocionale e sė cilės ndryshonte nga kėnga, e qeshura nė tė qarė qė tė kėpuste shpirtin. Edhe unė, Margarita-Ofeli, kėndoja:
    Tė bardhė si dėbor’e kish savanin,
    Me lule tė stolisur,
    I vogėl e i madh me lot e qanin,
    Me zemėr tė zalitur”.

    Mė mbeti gjatė nė mėndje ky rrėfim i Margarita Xhepės. Dhe mė erdhi keq qė nuk e kisha parė Hamletin e Naim Frashėrit dhe Ofelinė e Margarita Xhepės, nė skenėn e dikurshme tė Teatrit Popullor. Ato vite isha akoma fėmijė. Ju riktheva kėto ditė rileximit tė “Hamletit” tė Shekspirit. E lexova dy herė, ashtu siē porosit Fan Noli nė parathėnien e tij tė shkėlqyer: “Pėr tė kuptuar mirė kėtė vepėr, si dhe ēdo tjetėr vepėr shekspiriane, duhet mbajtur mend qė ėshtė shkruar kryesisht pėr t’u luajtur nė skenė. Duhet kėnduar, pra me vėrejtje nga dy herė dhe pastaj duhet parė e interpretuar nė teatėr prej aktorėsh qė i kanė hyrė brenda nė frymė…“
    Ofelia e Margarita Xhepės, mbi gjashtėdhjetė vite mė parė, erdhi nė skenėn e teatrit shqiptar, ashtu siē e pėrshkruan Fan Noli: ”Ofelia, e dashura fatzezė e Hamletit, ėshtė njė nga fytyrat mė tragjike dhe mė patetike tė teatrit shekspirian. Si Hamletit, ashtu dhe Ofelisė i ėshtė pėrmbysur bota mbi kokė…”
    Aktorja jonė e madhe pati fatin qė Hamletin ta interpretojė njė nga talentet e papėrsėritshėm tė skenės dhe filmit shqiptar, Naim Frashėri, zėri bubullimė e gurgullimė i tij, u flet tė gjitha kohėrave dhe botės, veēanėrisht shqiptarėve tė kohės sonė:
    “Kjo botė u shthur! O prapsi, o dreq.
    Qė unė paskam lindur tė tė ndreq”!
    …Dy prill ėshtė datėlindja e Margarita Xhepės, por edhe i dhjetėra roleve qė ajo mjeshtėrisht i ka interpretuar nė skenat e teatrove shqiptare e ballkanase. Edhe i dhjetėra e dhjetėra figurave tė tjera qė ajo i ka sjellė nė filmat shqiptarė. Dy prilli ėshtė edhe i Ofelisė sė Margarita Xhepės.
    Margarita Xhepa ėshtė edhe do tė jetė, nėse do tė perifrazoja Laertin: “Trendafil i majit! Vajz’e dashur! Ofeli e ėmbėl…”
    Tiranė, fundmars 2023

    Gazeta Dita

    https://gazetadita.al/ofelia-e-margarita-xhepes/

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Pėr: Margarita Xhepa

    Margarita Xhepa ėshtė njė aktore dhe regjisore shqiptare e njohur. Ajo u lind nė Tiranė mė 18 prill 1947 dhe filloi karrierėn e saj artistike nė vitet '70. Xhepa u bė e njohur nė skenėn teatrale shqiptare dhe pastaj nė ekranin e madh dhe tė vogėl, duke u shfaqur nė disa prej filmave dhe serialeve mė tė njohura tė kinematografisė shqiptare. Disa prej rolave mė tė njohura tė saj pėrfshijnė rolet nė filmat "Gjurma" (1977) dhe "Balada e Kurbinit" (1987), si dhe nė serialin televiziv "Kater here ne vit" (1988).

    Margarita Xhepa ishte njė ndėr artistėt e parė qė u bė pjesė e trupės sė Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, ku ajo ka interpretuar role kryesore nė shfaqje tė ndryshme teatrale. Ajo u bė gjithashtu regjisore shumė i njohur dhe e suksesshme, duke e drejtuar shumė shfaqje teatrale dhe filma.

    Margarita Xhepa ka marrė shumė ēmime dhe vlerėsime pėr kontributin e saj nė fushėn e artit, pėrfshirė titullin "Artist i Merituar" dhe "Naim Frashėri", njė ēmim prestigjioz artistik nė Shqipėri. Xhepa ka qenė njė ndėr personalitetet mė tė njohura dhe mė tė respektuara nė skenėn e artit shqiptar dhe ka mbetur njė simbol dhe njė frymėzim pėr artistėt e rinj nė vend.

    Ajo ka bėrė njė kontribut tė vlefshėm nė fushėn e artit dhe kulturės, duke u bėrė njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė kinematografisė shqiptare.

    Xhepa ka lindur nė Tiranė nė njė familje artistike, ku babai i saj ishte piktor dhe nėna ishte aktore. Ajo filloi karrierėn e saj artistike nė vitet '70, duke u bėrė pjesė e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė Tiranė si aktore dhe regjisore. Ajo u bė njė nga aktoret mė tė njohura nė kinematografinė shqiptare nė vitet '80 dhe '90, duke u shfaqur nė disa prej filmave mė tė rėndėsishėm tė kohės, si "Gjurma" dhe "Balada e Kurbinit".

    Pėrveē karrierės sė saj nė skenėn teatrale dhe kinematografike, Xhepa ka qenė gjithashtu e pėrfshirė nė jetėn politike dhe sociale tė Shqipėrisė nė vite tė ndryshme. Ajo ishte njė ndėr themeluesit e Shoqatės sė Aktorėve Shqiptarė, njė organizatė profesionale qė ka pėr qėllim tė mbrojė tė drejtat dhe interesat e aktorėve nė Shqipėri. Ajo ka qenė gjithashtu e pėrfshirė nė lėvizjen shoqėrore dhe politike nė Shqipėri, duke u bėrė njė zė i rėndėsishėm nė mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave tė njeriut nė vend.

    Margarita Xhepa ka marrė shumė ēmime dhe vlerėsime pėr kontributin e saj nė fushėn e artit dhe kulturės, duke u bėrė njė nga personalitetet mė tė rėndėsishme dhe tė respektuara nė historinė e artit shqiptar. Ajo ka qenė njė frymėzim dhe njė model pėr shumė artistė tė rinj nė Shqipėri .

Tema tė Ngjashme

  1. Nako Spiru
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-12-2013, 15:07
  2. A Litany of Breaths
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-07-2012, 21:33
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 14:20
  4. A janė Shqiptarėt rraca mė e mirė Europiane ?
    Nga koder kiss nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 14:38
  5. Familja Arapi kėrkon vajzėn e tyre Maria Arapi, tė marrė peng nė Zvicėr
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-09-2006, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •