Margarita Xhepa, "Qytetare nderi" e Strugės
B.Berberi
22-01-2007
Dje nė mbrėmje, nė sallėn e teatrit tė Strugės u shfaq monodrama e shkrimtarit tė madh rus Anton Ēehov "Kėnga e mjellmės". Nė kėtė vepėr tė Ēehovit, aktorja Margarita Xhepa interpretoi vetveten. I gjithė filli i monodramės shtjellohet rreth jetės sė njė aktoreje, lulėzimit dhe stinės sė plakjes. Pas shfaqjes, kryetari i komunės sė Strugės, Ramiz Merko, shpalli aktoren e madhe tė skenės shqiptare Margarita Xhepa "Qytetare Nderi" tė kėtij qyteti dhe njėherazi i dorėzoi asaj nė menyrė simbolike ēelėsin e qytetit tė Strugės. Nė fjalėn e tij kryetari i komunės sė Strugės theksoi se "nė zemrat e struganėve kjo artiste e madhe ėshtė kthyer nė njė mit dhe Struga si qytet i kulturės dhe mbrėmjeve poetike botėrore ėshtė e nderuar qė tė ketė qytetare nderi kėtė aktore. Ajo ka qenė e pranishme me shumė aktivitete nė qytetin e Strugės, duke fituar respektin e njė publiku tė gjerė. Margarita Xhepa ėshtė njė prej emrave mė tė mėdhenj tė teatrit dhe kinematografisė shqiptare. Ajo numėron qindra role si nė teatėr ashtu edhe nė film, ku spikasin mė sė shumti rolet e nėnave.
shekulli
Krijoni Kontakt