Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Margarita Xhepa

    Margarita Xhepa, "Qytetare nderi" e Strugės

    B.Berberi

    22-01-2007

    Dje nė mbrėmje, nė sallėn e teatrit tė Strugės u shfaq monodrama e shkrimtarit tė madh rus Anton Ēehov "Kėnga e mjellmės". Nė kėtė vepėr tė Ēehovit, aktorja Margarita Xhepa interpretoi vetveten. I gjithė filli i monodramės shtjellohet rreth jetės sė njė aktoreje, lulėzimit dhe stinės sė plakjes. Pas shfaqjes, kryetari i komunės sė Strugės, Ramiz Merko, shpalli aktoren e madhe tė skenės shqiptare Margarita Xhepa "Qytetare Nderi" tė kėtij qyteti dhe njėherazi i dorėzoi asaj nė menyrė simbolike ēelėsin e qytetit tė Strugės. Nė fjalėn e tij kryetari i komunės sė Strugės theksoi se "nė zemrat e struganėve kjo artiste e madhe ėshtė kthyer nė njė mit dhe Struga si qytet i kulturės dhe mbrėmjeve poetike botėrore ėshtė e nderuar qė tė ketė qytetare nderi kėtė aktore. Ajo ka qenė e pranishme me shumė aktivitete nė qytetin e Strugės, duke fituar respektin e njė publiku tė gjerė. Margarita Xhepa ėshtė njė prej emrave mė tė mėdhenj tė teatrit dhe kinematografisė shqiptare. Ajo numėron qindra role si nė teatėr ashtu edhe nė film, ku spikasin mė sė shumti rolet e nėnave.

    shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-05-2014 mė 20:46

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Margarita Xhepa

    Nuk ndodh shpesh qė figurave tė shquara ti realizohen filma dokumentar nė tė gjallė. Por Margarita Xhepa ėshtė me fat.
    Kineasti Kujtim Gjonaj i cili nė karrierėn e tij ka realizuar Mbi 100 filma dokumentarė tashmė prej muajsh ka nisur punėn filmin dokumentar, dedikuar aktores sė madhe shqiptare Margarita Xhepės.
    Gjonaj na bėn me dije se nė kėtė film do tė pasqyrohet jeta e aktorės sė shquar e cila i ka dhėnė jetė njė numri tė madh personazhesh ne skene dhe ekran.
    Regjisori vlerėson thjeshtėsinė e Margarita Xhepės edhe titullin atrtistja kėrkon qė tė jetė pa pompozitet
    Ky ėshtė filmi i parė dokumentar realizuar pėr aktoren Xhepa e pėr kėtė nuk harron tė falenderojė edhe bashkepuntoret, skenaristen , Angjelina Xhara e cila i ka dedikuar edhe njė libėr aktores
    “Mjeshtėr i Madh”, Gjonaj premton se filmi pėrfundon nė vjeshtė, por premiera ėshtė menduar nė fillim tė pranverės sė ardhshme pėr 80 vjetorin e aktores.
    Ky ėshtė dokumentari i parė qė bėhet pėr aktoren tonė tė madhe dhe tė shquar, brilant tė skenės dhe kinemasė shqiptare. Ajo ėshtė njė aktore qė ka lozur mbi 150 role nė skenėn teatrore, njė aktore qė ka nė bagazhin e vet mbi 33 filma artistikė. Margarita ėshtė njė aktore qė kudo qė ka pasur evenimente nė jetėn artistike tė Shqipėrisė ėshtė prezente me recitimet e saj, me aktivitetin e saj artistik. Margarita Xhepa ėshtė njė gur margaritari nė margaritarėt e shquar tė artit shqiptar.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e didii
    Anėtarėsuar
    14-04-2012
    Postime
    504

    Pėr: Margarita Xhepa

    E madhe eshte,me pelqen kudo ,e vlersoj a mase, do doja ta shihja filin e saj dokumentar me shume kurjozitet dhe deshire

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,444
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Margarita Xhepa

    INTERVISTA/ Flet regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj: “Me kėtė film janė zbuluar shumė mistere tė jetės sė saj”

    - Tė pathėnat e jetės sė Margaritės janė nė kėtė film dokumentar

    - Njerėzit qė i do populli janė mrekullia e kėtij populli

    - N.q.s tė do familja je i mirė, kur tė do shoqėria je akoma mė mirė ndėrsa kur tė do gjithė kombi ėshtė njė mrekulli

    - Margarita ėshtė shumė komode nė punė, ajo fal vetėm buzėqeshje

    - Njė grua artiste me pėrmasat e Margarita Xhepės, ėshtė krenaria jonė, dashuria jonė, ėshtė nderi ynė


    Albert ZHOLI

    Njė film dokumentar pėr Margarita Xhepėn do tė shfaqet ditėn e martė nė Teatrin Kombėtar, duke sjellė shumė tė reja, tė panjohura nė jetėn e artistes sė madhe. Regjisori Kujtim Gjonaj dhe skenaristja Angjelina Xhara, kanė punuar pėr rreth dy vjet pėr realizimin e kėtij filmi, pėr njė artiste tė madhe. Nė kėtė film tė titulluar thjesht “Margarita” aktorja e mėse 300 roleve nė filma dhe nė skenė shfaqet me shumė anė tė panjohura tė jetės sė saj, ku realizuesit e filmit janė munduar ti gjejnė dhe ti bėjnė prezent tek shikuesit.

    Si ju lindi ideja pėr realizimin e njė filmi dokumentar pėr Margarita Xhepėn?

    Njė nga shijet e mia artistike si regjisor dhe si skenarist ėshtė dhe mbetet respekti dhe nderimi ndaj figurave tė mėdha artistike dhe historike tė kombit tonė. Pa dyshim, njė ndėr yjet e skenės dhe tė ekranit shqiptar mbetet Margarita Xhepa. Ajo ėshtė njė aktore universale, njė aktore drame me peshė tė madhe, tė rėndė ėn historinė e artit shqiptar, qė ka nė krijimtarinė e vet mbi 300 role, si nė filma dhe nė tetarė, qė pėrbėn njė rekord. Ėshtė njė aktore qė ka mbartur mbi supet e veta role tė karakterit epik si Ofelinė, Klean tek “Dhelpra dhe rrushtė”, drama tė tilla si “Intrigė dhe dashuri”, kryevepra tė dramaturgjisė botėrore, por edhe ato shqiptare. Pra nė kuptimin e plotė tė fjalės Margarita mbetet siē thonė mjaft kritikė dhe bashkartistė njė “Zonjė e rėndė”. Pra kėto ishin disa nga mijėra arsye tė tjera pėr tė bėrė njė dokumentar pėr kėtė aktore me pėrmasa tė mėdha dhe shumė dimensionale. Mbi tė gjitha, pėrveē se ėshtė njė aktore universale mbi tė gjitha ajo ėshtė njė njeri i mrekullueshėm, ėshtė njė njeri qė i ka tė gjitha brenda, njeri i dashur me popullin e saj, me njerėzit, qė po aq sa ka dhėnė po aq dashuri ka marrė po nga ky vend nga ky popull, nga kėta njerėz. Ėshtė njė dashuri reciproke. Kjo dashuri, kjo shtysė, kjo mėnyrė tė jetuari, kėto arritje, kėto suksese, ngjallėn jo pak interes pėr tė bėrė kėtė film edhe tek kolegia ime, Angjelina Xharo.

    Kush ishin vėshtirėsitė pėr realizmin e njė filmi pėr njė figurė kaq komplekse sa Margarita Xhepa?

    Me thėnė tė drejtėn, pėr realizimin e njė filmi pėr Margarita Xhepėn ėshtė shumė e vėshtirė. Ėshtė e vėshtirė pasi bėn njė film pėr njė figurė me pėrmasa tė mėdha nė tėrė botėn shqiptare dhe mė tej, ballkanike apo Evropiane, por nga ana tjetėr, kjo figurė nė krahasim me figurat e tjera historike qė unė kam bėrė filma, Margarita ėshtė e gjallė dhe njė film pėr njė figurė me pėrmasa tė tilla kaq tė mėdha ėshtė prezent, patjetėr lidin vėshtirėsi, sepse vlerėsuesi i parė do tė jetė vetė ajo. Pra ajo do tė jetė qė do jap notėn kryesore dhe kėtu risku ėshtė i madh. Kjo ėshtė njė vėshtirėsi e pa konceptueshme, pėr tė cilėn, ne si ekip realizimi e kemi kaluar me shumė sukses. Vėshtirėsia e dytė se duke pasur parasysh Cv e madhe ėt saj, pra krijimtarinė, realizimet, njohjen, vlerėsimet, dekorimet, aktivitetin e saj tepėr tė veēantė pėr rreth 60 vjet direkt nė botėn e madhe tė skenės dhe ekranit por dhe si recituese e rrallė, si mund ta konceptosh gjithė kėtė jetė intensive, aktive me 50 minuta film? Artistikisht jeta e artistike e kėsaj artisteje tė madhe ėshtė koncentruar brenda kėtij 50 minutėshi. Por nuk ėshtė konceptuar nė mėnyrė tė tillė klasike, si njė film biografik (lindi kėtu, u rrit aty, u shkollua, etj), pra nuk ėshtė statistikor apo kronologjik, por ėshtė njė film dokumentaro-artistik. Do tė thoshja njė film qė mund tė pėrcaktohet mė thjeshtė si njė pėrjetim artistik, ku protagoniste ėshtė vetė Margarita dhe biografia e saj ėshtė vėnė nė funksion tė filmit me njė vlerėsim ideo-emocional, tė miqve, kolegėve, bashkėpunėtorėve, tė njohurve, tė afėrmve, pra do ta quaja njė vlerėsim si njė ndėr figurat mė tė shquara tė grave intelektuale shqiptare.

    Cilėt nga figurat e artit shqiptar keni intervistuar apo kanė dhėnė mendime pėr Margarita Xhepėn?

    Po ėshtė Muntaz Dhrami, Skulptor i Popullit, i cili ka dėshirė tė bėjė njė vepėr pėr Margaritėn. Ka folur dramaturgu Rruzhdi Pulaha, pasi shumė drama tė tij ka pasur role dhe Margarita. Mund tė pėrmend dhe aktorin dhe regjisorin e shquar Lazėr Filipi, apo regjisorin e talentuar tė teatrit Mihallaq Luarasi. Nga ana tjetėr nga regjisorėt e filmit mund tė pėrmend Pirron apo dhe figura tė tjera. Pra kam marrė shumė opinione apo vlerėsime nga aktorė tė filmit dhe atij teatror qė kanė luajtur me Margarita Xhepėn apo kritikė qė dinė ta vlerėsojnė realisht kėtė figurė tė veēantė. Kėtu mund tė pėrmend edhe Reshat Arbanėn apo dhe aktorė tė tjerė me kėto pėrmasa.



    Cilat janė vendet kryesore, ku ke xhiruar pėr realizimin e kėtij filmi?

    Dihet veprimtaria e Margaritės nė film dhe nė teatėr, dihen rolet e saj nė veprat e Shekspirit, si dhe rolet nė film. Kemi xhiruar nė Tushemisht (Volorek), ku tashmė ėshtė krijuar njė shesh pushimi me skulpturėn e artistes sė madhe Violeta Manushi, e cila aty ka luajtur filmin “Zonja nga qyteti”. Kemi xhiruar nė Pogradec, nė Lushnje, por edhe nė Greqi. Peshėn e vet artistike dhe emocionale Margarita e ka nė shumė sheshe xhirimi dhe nė disa skena. Por ne e ēuam dhe mė tej iniciativėn duke xhiruar dhe nė Greqi ku ajo ka realizuar disa vepra me kėrkesat e disa regjisorėve grek ku mund tė veēojmė filmin “Mirupafshim”. Nė Greqi ka luajtur dhe veprėn e Euripidit, si dhe pjesėn e Legjendės sė Kostandinit nė 5 gjuhė, ku Margarita ka realizuar nė gjuhėn tonė. Nė kėtė pjesė ajo shkėlqeu.. Nė Festivalin e filmit nė Selanik 1998 me rolin e saj tek filmi “Mirupafshim”, ajo mori njė ēmim tė veēantė. Pėr kėto arsye ne nuk mund ta anashkalonim Greqinė, por dhe pėr faktin dytė se ne nuk mund ta anashkalonim komunitetin e madh shqiptar qė ka nė Greqi qė e mirėpresin dhe e duan shumė atė. Mė bėri pėrshtypje njė thėnie e njė emigranti qė theksoi “ne jemi rritur me rolet e tua e nderuara Margaritė”. Kėto fjalė kishin brenda dashurinė e madhe dhe respektin e madh pėr kėtė artiste tė madhe. Nė kėto takime dikush e pėrqafon, dikush e mbėshtjell nė krah, dikush i pėrkėdhel flokėt, dikush loton nga malli pėr atdheun, dikush i sulet me vrap ta arrijė. Por shkuam pasi nė Greqi ka shumė vepra tė antikitetit ku Margarita ka rolet e saj qė lidhen dhe me Akropolin e famshėm ku ajo ka luajtur rolin e Ekubės nga drama “Trojanėt”.

    Cili ėshtė mesazhi qė do tė pėrcjellėsh me kėtė dokumentar pėr Margarita Xhepėn?

    Njė grua artiste me pėrmasat e Margarita Xhepės, ėshtė krenaria jonė, dashuria jonė, ėshtė nderi ynė. Nė kėtė film unė dua tė pėrēoj se n.q.s tė do familja ėshtė mirė, kur tė do shoqėria ėshtė akoma mė mirė ndėrsa kur tė do gjithė populli ėshtė njė mrekulli. Njerėzit qė i do populli janė mrekullia e kėtij populli. Sot ne vuajmė pėr njerėz tė tillė. Jemi popull qė meritojmė shumė dhe na duhen mė shumė njerėz si Margarita.

    Si ishte nė xhirime Margarita?

    Di tė them qė artistja e madhe ishte shumė komode nė punė. Ajo falte vetėm buzėqeshje, mirėsi dhe kurrė nuk ankohej. Unė kam realizuar mbi 110 filma, por tė gjithė e kanė cilėsuar filmi mė i mirė. Shpresoj tė jetė njė kulm nė krijimtarinė time.


    Realizimi

    Regjisor: Kujtim Gjonaj

    Skenariste: Angjelina Xhara

    Operator: Kristaq Janushi

    Montazhi: Lulzim Sula

    Formuluese muzike: Majlinda Bėrxolli

    Producent: Genti Gjonaj

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,967

    Pėr: Margarita Xhepa


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,967

    Pėr: Margarita Xhepa


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,967

    Pėr: Margarita Xhepa



    Pėrballė - Margarita Xhepa

Tema tė Ngjashme

  1. Nako Spiru
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-12-2013, 15:07
  2. A Litany of Breaths
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-07-2012, 21:33
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 14:20
  4. A janė Shqiptarėt rraca mė e mirė Europiane ?
    Nga koder kiss nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 14:38
  5. Familja Arapi kėrkon vajzėn e tyre Maria Arapi, tė marrė peng nė Zvicėr
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-09-2006, 13:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •