Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Emërtimi i shqiptarëve ndër shekuj

    Sot lexova dicka teper interesante per emrin tone shqipetar dhe po sjell nje pjese te ratikullit ketu ne kete teme.

    Pergatitur nga Shaban Demiraj.
    "Një ndër problemet, që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të historisë së popullit shqiptar, është dhe ai që ka të bëjë me ndryshimet, që ka pësuar emërtimi i tij në rrymë të shekujve. Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vështirsitë e këtij problemi, vendosa që t’i kushtoj atij një studim të posaçëm me karakter gjuhësor historik."
    Siç dihet, në periudhën e dokumentuar shqiptarët më parë e kanë quajtur veten arbëneshë /arbëreshë dhe gjatë shekujve të fundit shqiptarë. Kurse të huajt gjatë kësaj periudhe i kanë quajtur dhe vazhdojnë t’i quajnë me trajta fjalësh që lidhen me emrin e tyre më të hershëm. Kështu trajta latine arbanenses apo albanenses, trajta italiane albanese, trajta greke arvanitis, trajta sllave arbanas, apo Raban dhe rabënëski (shih § 15), trajta turke arnaut < arnavut >1 etj. e kanë burimin tek emërtimi më i hershëm i vetë vendbanimit të shqiptarëve Arban / Alban, të cilit i është shtuar prapashtesa karakteristike, me të cilën formoheshin emrat e banorëve të një vendi në gjuhën e huaj përkatëse. Të krahasohen p.sh. latinisht arban-ens-is, italisht alban-ese, frengjisht alban-ais, anglisht Alban-ian, greqisht arvan-it-is2, sllavisht arban-as etj.
    Çka u vu në dukje shkurt këtu më sipër vlen edhe për emërtimin e vendbanimit të shqiptarëve, që nga vetë ata dikur quhej Dheu i arbënit / i Arbërit3 dhe sot Shqipni/ Shqipëri, kurse nga të huajt janë përdorur trajta që lidhen me emrin Arban / Alban. Të krahasohen për shembull italisht Albania, frengjisht Albanie, anglisht Albania, greqisht Arvania, turqisht Arnautllik, serbo-kroatisht Allbanija (po dikur Raban < Arban, (shih § 15)4


    Si etnonimi arbën-esh/ arbër-esh ashtu edhe etnonimi shqip-tar paraqesin një varg çështjesh të karakterit historik-etnografik dhe gjuhësor. Midis pyetjeve të shumta, që lindin në këtë rast, mund të veçohen: Ku e kanë burimin këto etnonime dhe si janë përgjithësuar ndër shqiptarë të krahinave të ndryshme? Përse etnonimi arbën-esh/ arbër-esh u zëvendësua me etnonimin shqiptar gjatë këtyre shekujve të fundit? A kanë pasur stërgjyshërit e shqiptarëve ndonjë etnonim të përbashkët më të hershëm, para përhapjes së etnonimit arbën-esh/ arbër-esh? Para se të merremi me sqarimin e këtyre pyetjeve, nuk është pa interes të ndalemi shkurt në mënyrën se si i paraqiten njëri-tjetrit shqiptarët e krahinave të ndryshme në kohët tona. Siç dihet, kur takohen dy shqiptarë për herë të parë, ata, ndër të tjera, mund të kërkojnë të dinë se nga ç’krahinë është njëri dhe nga ç’krahinë është tjetri, sepse për qenien e tyre shqiptarë një tregues i qartë është gjuha shqipe e përbashkët, që ata flasin. Në këtë rast ata shumë-shumë mund të ndiejnë nevojën të përcaktojnë se janë: shkodr-an, korç-ar,vlonj-at, durrs-ak, tiran-as, gjirokastr-it, mirdit-or, etj.8 ose të vënë në dukje se janë: toskë, gegë, lab, çam 9, myzeq-ar, malës-or etj. Një dukuri e tillë është e zakonshme për folësit e një gjuhe,të cilët përkatësinë e tyre etnike, zakonisht, e vënë në dukje për t’u dalluar nga përfaqësues të kombësive të tjera, ose kur për arsye të ndryshme duan ta theksojnë se i përkasin një kombësie të caktuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Estella : 01-11-2002 më 23:37

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kete artikull e gjen te plote ne forum edhe tek Albasoul
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    nuk e kisha vene re
    Thanks Ilir

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ndersa une s'marr vesh ku eshte interesantja aty me lart.

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Vargje nga mërgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  3. Njezet shekuj te Papatit ne Kishen Katolike
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 04:57
  4. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •