TIRANË- Koalicioni "Aleanca e Madhe", nisi dje zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 shkurtit, në Pallatin e Kongreseve, ku përveç fjalimeve politike, mbizotëroi atmosfera festive dhe thirrjet e militantëve për fitore. Nën ritmin e këngëve të njohura të viteve të fundit, të djathtët kërkuan mbështetjen e elektoratit të tyre për kandidatët e përbashkët të koalicionit. "Vazhdojmë së bashku", slogani kryesor i fushatës së PD-së, ishte ftesa që iu drejtua shqiptarëve nga salla e Pallatit të Kongreseve, me qëllim përsëritjen e fitores së 3 korrikut 2005. Ndërkaq, imazhit që u përcoll tek njerëzit përmes këtij mitingu, i ishte kushtuar një rëndësi e veçantë. Ekranet e mëdhenj të vendosurnë skenën e sallës së madhe, përcillnin pamje nga momentet më të rëndësishme gjatë qeverisjes së koalicionit të djathtë, që nga shtatori 2005 e deri më sot. Montazhi i ngjarjeve në fjalë, ishte ndërthurur edhe me një pjesë të premtimeve që kryetari i PD-së dhe kryeministri aktual, Sali Berisha, kishin bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Fushata u hap zyrtarisht nga zëdhënësja Majlinda Bregu, e cila prezantoi të gjithë kandidatët e koalicionit të djathtë për 64 bashkitë. Ndërkohë, kryetari i PD-së dhe kreu i qeverisë, Berisha, i konsideroi kandidatët e djathtë si njerëzit më me vlera e të përkushtuar, të cilëve do t'u besohej drejtimi i qeverisjes vendore. Ai premtoi se do të mbështeste të gjitha projektet e tyre, në bashkitë e komunat ku ata do të zgjidhen. Kreu i qeverisë, nënvizoi se decentralizimi i mëtejshëm i pushtetit vendor, mbetej një nga prioritetet kryesore të maxhorancës aktuale. Berisha tha më tej se reformat e koalicionit të madh të së djathtës, kanë në qendër qytetarin e thjeshtë. Ai sulmoi ashpër në fjalën e tij kryetarin e PS-së, e njëkohësisht kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Sipas Berishës, Bashkia e Tiranës, shpenzon 43% më shumë shpenzime operative se çdo bashki tjetër në vend.Më tej, Kryeministri premtoi një përfundim të shpejtë të procesit jetik të legalizimeve, si kusht vendimtar për të kompletuar reformën e pronësisë. Ai premtoi gjithashtupër zgjidhje të ndershme e përfundimtare edhe për kthimin e kompensimin e pronave, si kusht për paqe, stabilitet dhe garanci për investitorët e huaj. Një ndër projektet kryesore për Tiranën, që qeveria e drejtuar prej tij do të mbështesë, është ndërtimi i Unazës së Madhe. Ndërsa kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës,Sokol Olldashi,shprehu bindjen për fitoren në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit, duke premtuar se do të fitonte këtë betejë dhe këtë mandat, për qeverisjen e kryeqytetit për 4 vitet e ardhshme. "Ne kemi arrestuar kriminelët, tashmë duhet të zhdukim vatrën e virusit. Unë bëj një premtim: do e vazhdoj deri në fund këtë betejë dhe do ta fitoj atë. Do ta fitoj këtë betejë për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për të rinjtë që s'kanë një vend ku të argëtohen, për pensionistët, për biznesmenët, për të gjithë shqiptarët që duan të krenohen me Tiranën",- tha Olldashi.
Kandidatët e djathtë për Komunat:
Librazhd
Komuna Qukës
PBK Ymer Blloshmi
Peqin
Ilir Rrushi PD,
Komuna Rrasë
Rustem HasaPD
Komuna Fierzë, Elbasan
Xhevahir Zdrava PD
Komuna Shirgjan
Hyqmet LleshiPD
Komuna Funar
Qani Sherja PD
Komuna *****ë Peqin
Reshat Çela, PAA
Komuna Gjocaj Peqin
Isuf Tola, PR
Komuna Pajovë
Hysen Meta PS
Komuna Përparim
Agim Xhaja, PLL
Komuna Gostimë
Qamil Boja PD
Komuna Kthellë
Arben Duka – PD
Komuna Selitë
Gjon Arapi - PLL
Komuna Kaçinar
Kastriot Ndoji - PD
Komuna Sinjë, Berat
Syrja Lame PAA
Komuna Cakran
Vladimir Korcari PD
Komuna Frakull
Rexhep Troka PD
Komuna Mbrostar
Vait Bacja PD
Komuna Ndërmënas
Fatmir Salasi LZHK
Komuna Levan
Agim Qejvani PD
Komuna Frakull
Rexhep Troka PD
Komuna Portëz
Rexhep Hoxhqa PD
Komuna Ruzhdije
Pajtim Gllava PD
Komuna Kuman
Rajmond Plaka PD
Komuna Strum
Safet Ruko PD
Komuna Kurjan
Fatmir Patozi PD
Sarandë
Komuna Xarre
PD Niko Taho
Komuna Livadhja
PBDNJRodhi Dalani
Komuna Dhiver
Taqi Koçi, PBDNJ
Komuna Lukove
PD Vladimir Kumi
Gjirokastra
Komuna Qendër Libohovë
Foto ZëraPBDNJ
Komuna Lazarat
Dashnor AlikoPD
Komuna Antigone
Kristaq RebiPD
Komuna Lunxhëri
Ilia KuroPDR
Komuna Picar
Hasan MuroPDR
Komuna Odrie
Foto JaniPD
Komuna Cepo
Dragush LogliPD
Komuna Pogon
Dhimtaq MediuPD
Komuna Zagorie
Arqilea Puleshi PBDNJ
Komuna Dropull i Poshtëm
Dhimitër Maluqi PBDNJ
Komuna Dropull i Sipërm
Koco KostaPBDNJ
Korçë
Komuna Drenovë
PD Flamur Sula,
KomunaBulgarec
PD Artur Liçi
KomunaVoskopojë
PD Nexhip Bacelli
Komuna Liqenas
PDRPandi Kostovski
Komuna Mollaj
PBDNJ Fredi Xhemo
Komuna Vithkuq
PD Azis Panariti
Komuna Pojan
PD Kimet Mulalli
Komuna Gorë
PD Bujar Salianji
Komuna Voskop
PBK Kujtim Sula
Komuna Pirg
PDNaum Muji
Komuna Vreshtas
PAA Festim Adri
Rrethi Devoll
Komuna Progër
PD Artur Agolli
Komuna Hoçisht
PD Luan Nushi
Komuna Qendër Bilisht
PD Ramadan Hoxha
Komuna Kolsh
Xhevat Toda, PLL
Komuna Shtiqen
Ilir Muçmata, PR
Komuna Bushtricë
Kujtim Gjoka, PLL
Komuna Tërthorë
Përparim Dema, PAA
Komuna Llugaj
Qamil Hoxha, PR
Komuna Bytyç
Feriz Hoxha, PLL
Komuna Lekbibaj
Gjovalin Gjeloshi, PDK
Komuna Gjepalaj
Alfred Geca, LZHK
Komuna Katund i Ri
Hilë Priska, PDK
Komuna Thumanë
Gëzim Keqi, PR
Komuna Cudhi
Riza Alla, PR
Komuna Nikël
Dhurim Caca, PDR
Komuna Dardhas
Rushan Çela, PLL
Komuna Buçimas
Vasfi Dulellari, PLL
Komuna Trebinjë
Genci Muço, PBK
Komuna Lekas
Shefki Molla, PR
Komuna Prezë
Ahraet Halili, LZHK
Bashkia Manzë
Bujar Huqi, PR
Komuna Ndroq
Petrit Sudi, PR
Komuna Petrelë
Ylli Kupi, PDR
Komuna Bërzhitë
Genc Drita, PR
Komuna Shllak
Hilë Kodra, PDK
Komuna Kastrat
Gjovalin Veshti, PR
Komuna Qelez
Vladimir Kola, LZHK
Komuna Rrapë
Ndue Gjoni, PBLD
Komuna Novoselë
Raid Lllanaj, PAA
Komuna Frashër
Ylli Hoto, PR
Komuna Lukovë
Vladimir Kumi, PR
Komuna Mogliçë
Nezir Çoro, PBK
Komuna Kërrabë
Refik Velia, PLL
Komuna Shëngjergj
Madrit Duka, PDK
Komuna Zall Herr
Ferit Dami, PDR
Komuna Sinaballaj
Idajet Hila, PR
Komuna Zavalinë
Robert Sinani, PBLD
Komuna Tunjë
Bajram Kllogjeri, LZHK
Komuna Kukur
Luan Bega, PDK
Komuna Poroçan
Nefail Kllogjeri,PDR
Komuna Hekal
Dashnor Liçaj, PBK
Komuna Arras
Dali Çani, PAA
Komuna Gjoriçë
Xhelal Mera, PDR
Komuna Lis
Agim Selita, PLL
Komuna Kurvelesh
Asqeri Hodo, PR
Krijoni Kontakt