Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Ekonomist: Ç'bëri vaki me Shqipërinë e Madhe?

    What happened to Greater Albania?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Duhet qe te shkruaje nje gazete e huaj nje artikull si ky me lart qe te filloje te ndergjegjesoje sadopak shqiptaret mbi realitetin e ri historik me te cilin jo vetem perballen por e jetojne perdite. Shume ndryshime madhore kane ndodhur tek shqiptaret ne Ballkan ne keto 2 dekadat e fundit, ndryshime qe une do ti permblidhja ne dy obzervime te thjeshta:

    1. Perqafimi me te dy krahet i lirise.
    --- Permbysja e rregjimit komunist ne Shqiperi dhe perqafimi i demokracise.
    --- Clirimi i Kosoves nga hegjemonia serbe dhe ngritja e institucioneve demokratike edhe ne Kosove.

    2. Shqiptaret e shohin njeri-tjetrin ne sy per here te pare.
    --- Valet e refugjateve ne vitin 1999 ne Shqiperi, Mal te Zi, Maqedoni.
    --- Rritja e kontakteve shoqerore, ekonomike, politike, shkencore, etj.


    Liria, ne nje menyre gati te pavetedijshme, ka rrezuar shume tabu, shume mentalitete, shume steriotipe. Nuk do te mundja ti renditja te tera me rradhe edhe sikur te doja pasi jane shume, por dua te ndalem tek dy prej tyre qe jane derivate te lirise:

    a. Çmitizimi i çeshtjes sone kombetare

    Deri para 8 vjetesh me pare, ceshtje kombetare dhe bashkim kombetar ishin togfjalesh sinonime qe deshmonin te njejten gje. Sot, keto dy togfjalesh jo vetem qe percjellin dy mesazhe krejt ndryshe, por perceptohen edhe ndryshe nga veshet e mendja e shqiptareve. Dikush mund te pyesi se cili eshte shkaku i ketij ndryshimi? Shkaku eshte nje edhe i vetem: liria. Ajo qe shume shqiptare nuk kishin 8 vjet me pare dhe qe e kane sot eshte liria. Dhe liria nuk duhet konceptuar si nje fjale e bukur kolektive, ajo eshte edhe personale. Nese para 8 vjetesh ceshtja kombetare ishte nje lufte per ekzistence ku bashkimi kombetar ishte besa e shqiptareve per tu ndodhur prane njeri-tjetrit ne oren e madhe te historise, sot shpatullat e shqiptareve jane cliruar nga frika e luftes per ekzistence, mendja e tyre eshte cliruar nga mentaliteti i viktimes, zemra e tyre sot nuk eshte me ne burg por fluturon atje ku nuk kish fluturuar ndonjehere.

    Miti me i madh i ceshtjes sone kombetare ishte ideja, qe koha e provoi si te gabuar, se objektivi i ceshtjes sone kombetare eshte bashkimi fizik, qe nenkuptonte bashkimin e trojeve shqiptare. Ne ka nje mesim te madh qe historia na kish rezervuar ne keto 8 vjetet e fundit ai eshte pikerisht se fjalet e babait te kombit: "Bashkimi ben fuqine" nuk benin fjale per trojet shqiptare, benin fjale dhe u drejtoheshin trimave te tij, vete shqiptareve si njerez e si popull. Dhe leksioni i dyte i mesjetes shqiptare qe u shtremberua me ideologjite e koheve moderne ishte ai i luftes per te mbrojtur ate te shenjten, lirine. Shume pak shqiptare arrijne te vleresojne sa duhet lirine te cilen konsumojne perdite sot, dhe ca me pak arrijne te shohin se brezi yne eshte brezi i bekuar pasi ne jemi brezi i kurorezuar me liri, me ate liri qe u mungoi brezave te tere te shqiptareve.

    Askush nuk i pengon sot shqiptaret qe te zgjedhin te bashkojne trojet e tyre nese do te deshironin nje gje te tille. Askush nuk i pengon sot shqiptaret qe te krijojne edhe nje shtet te perbashket nese do te deshironin nje gje te tille. Kjo nuk ndodh, per nje arsye te vetme: nje shumice e padiskutueshme e shqiptareve ne te dy anet e kufirit nuk e deshiron nje gje te tille. Per kete do te flas me poshte. Mos valle po e braktisim ne shqiptaret e sotem "ceshtjen e djeshme kombetare"?! Kjo eshte pyetja retorike qe degjojme shpesh ne menyre direkte apo indirekte nga nacionalistet shqiptare. Pergjigjia e saj eshte Jo, ne nuk jemi duke braktisur ceshtjen tone kombetare, perkundrazi, tani jemi duke e kuptuar ate sic duhet dhe vene ne jete. Misteri i ceshtjes sone kombetare, parakushti i zbulimit te vete identitetit kombetar shqiptar eshte nje dhe i vetem: liria. Sot shqiptaret jane te lire te ndertojne jeten e tyre, jeten e familjeve te tyre, jeten e shtetit e kombit te tyre. Liria e fituar varrosi te gjitha mitet e ngritura rreth ceshtjes sone kombetare.


    b. Forca e jashtezakonshme e votes se lire

    Nje prej ndryshimeve rrenjesore ne jeten e shqiptareve eshte zbulimi i forces se jashtezakonshme te votes se lire. Vota zevendeson plumbin. Liria e individit triumfon mbi forcen e dhunes. Tellallet heshtin se foluri ne emer te popullit, cdo shqiptar flet sot me gojen dhe voten e tij te lire. Pushteti ndryshon duart me anen e votes se lire. Mali i Zi fiton pavaresine me votat e lira te shqiptareve. Shqiptaret ne Kosove e Maqedoni mandatojne lidershipin e tyre politik ne qeverisjen e vendit me votat e tyre te lira. Nje tjeter prove kjo se si liria ne duart e cdo shqiptari po transformon e ridimensionon jeten e vendit.


    Artikulli me lart ze ne goje nje sondazh te vitit 2005 ne Kosove ku vetem 10% e te intervistuarve ishin pro bashkimit ne nje Shqiperi etnike dhe 90% ishin kunder kesaj ideje. Une jam i sigurt, qe nese nje sondazh i tille do te ishte mbajtur perpara marsit 1999, 90% e shqiptareve ne Kosove do te ishin pro bashkimit dhe 10% kunder tij. Cfare ndodhi atehere nga 1999 e deri me sot qe ka sjelle nje ndryshim kaq radikal ne mendjet e njerezve? Ka ndodhur ajo qe Kadare do ta quante "Ra ky mort dhe u pamë". Me kete titull, Kadare nenkuptonte se u desh te ndodhte nje tragjedi si ajo e vitit 1999 qe shqiptaret te kishin nje shans qe te takoheshin nga afer, mbase per here te pare ne 100 vjetet e fundit. Ata 500 000 shqiptare nga Kosova qe u strehuan ne Shqiperi, nuk gjeten vetem strehe e mbeshtetje ne Shqiperi, paten edhe nje shans per tu takuar nga afer me vellezerit e tyre. Ato jave e muaj te qendrimit te tyre ne Shqiperi, ishin te mjaftueshme per te njohur jeten shqiptare. Njohja ishte reciproke: shqiptaret e Kosoves njohen jeten e vellezerve te tyre ne Shqiperi dhe ata shqiptaret e Shqiperise njohen nga afer jeten e vellezerve te tyre ne Kosove. Dhe nga ky kontakt masiv, rrodhi nje ndergjegjesim gati universal ne nje shkalle personale: jeta jone eshte e ndertuar shume ndryshe nga njeri tjetri. Dhe per ta ilustruar kete me vjen ne mendje ajo thenia popullore: "Motra jemi por shoqe s'jemi!".


    Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar!

    Kjo thenia me lart, qe ka qene motoja e Albasoul e Forumit Shqiptar qe prej 9 vjetesh tashme, ka ne qender te saj nje mesazh sa te thjeshte edhe universal. Celesin e bashkimit kombetar nuk duhet ta kerkojme as tek bashkimi i trojeve shqiptare me force, as tek shkrirja e kufijve, as tek ngritja e nje federate apo shteti te perbashket. Ka vetem nje rruge te vetme qe i garanton me kohen te gjitha qe sapo zura ne goje: bashkimi i vete mendjeve dhe zemrave te shqiptareve ne liri.

    Bashkimi apo ndarja e kombit shqiptar nuk eshte me ne doren e te huajve, eshte ne doren e lire te cdo shqiptari.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2007 më 19:58

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2006
    Postime
    27
    Ajo harte nuk qenka e sakte, gati gjysma e Maqedonise se sotme eshte shqiptare, e jo vetem ai cep qe e jep harta. Shqiptare eshte edhe Shkupi, eshte tjeter fakti qe Shkupi eshte i ndare ne disa komuna te vogla vetem e vetem qe Shkupi qendror te kete shumice joshqiptare, mirepo pjesa e vjeter e qytetit te Shkupit dhe gjithe area metropolitane e Shkupit eshte me shumice shqiptare.

    Pajtohem me Albon kur thote qe Bashkimi i Shqiptareve eshte ne doren e Shqiptareve, dhe qe pa as me te voglin dyshim shume shpejt do te realizohet.

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •