Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 43

Tema: Stefan Cvajg

  1. #1

    Stefan Cvajg

    Kush ka degjuar per Stefan Cvajg. Ai eshte novelist shume i mire.
    ThUaJ DhE BeJ GjItHnJe AtE Qe mEnDon, AsKuSh NuK Te VLErESon PeR MenDimEt E tUA Te FsHeHtA

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    missy, it is either me or you who has been living on the moon. tell me, have you?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 20-01-2007 mė 01:45
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Kam lexuar para shume vjetesh (18 vjet me duket) gjithe permbledhjet e tij me novela dhe tregime.
    Me ka pelqyer ajo me trashegimine ne familje qe fshihte e ema nga i biri,ajo me zonjen ne shtet te huaj qe i la amanet doctorit ta hidhte ne det etj.etj.
    Fantastik
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Jeta dhe Krijimtaria

    Stefan Zweig (i njohur mė shumė si Stefan Cvajg), ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė njohur nė botė i viteve 20-tė dhe 30-tė. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumė biografi tė figurave tė njohura tė historisė sė botės, ndėr tė cilat mė e famshmja ėshtė biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshės Mari Antuanete. Fillimisht veprat e tij u botuan nė gjuhėn angleze nėn pseudonimin 'Stephen Branch' (Stefan Brenc - pėrkthim i emrit origjinal).

    Cvajg, lindi nė vitin 1881 nė Vjenė. Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e njė familje bankierėsh italianė. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjė rol nė edukimin dhe formimin e Cvajg. 'Feja ime ishte thjesht njė rastėsi si rjedhojė e prejardhjes sime' - ėshtė shprehur ai gjatė njė interviste. Cvajg studioi filozofi dhe histori letėrsie si dhe ishte pjestar i lėvizjes avangarde “Viena e Re”. Edhe pse esetė e tij botoheshin nė 'Neue Freie Presse', botuesi i sė cilės ishte udhėheqėsi zionist Teodor Herzl, ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit.Cvajg e braktisi Austrinė pas ardhjes nė fuqi tė Hitlerit. Gjatė kėsaj periudhe ai u mbėshtet botėrisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi tė hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat pėr prezantimin e operas sė tij 'Gruaja e heshtur' (Die schweigsame Frau_) nė Dresden. Pėr kėtė arsye Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikės sė muzikantit mė tė madh tė kohės sė tij si dhe pas tre shfaqjesh opera u ndalua.

    Cvajg studjoi ne Austri, Francė dhe Gjermani. Nė vitin 1904 ai mbaroi doktoratėn pėr filozofi dhe arte tė bukura nga Universiteti i Vienės. Pėrpara se tė vendosej nė Salzburg (1913) ai udhėtoi nėpėr shumė vėnde tė botės. Nė 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dėrguar letra adhurimi qė nga viti 1901. Friderike u bė shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkė, me dy vajzat e saj nga martesa e parė, pėr mė shumė se 20 vjet.

    Vepra e parė e Cvajg ishte pėrmbledhja poetike 'Litarė tė argjėntė' (Silberne Saiten) e cila u botua nė vitin 1901 kur ai ishte vetėm 20 vjeē. Mė pas u botua nė Zvicėr, drama e tij kundėr luftės, titulluar 'Jeremiah', tė cilėn ai e shkroi nė vitin 1917 kur ishte ushtar. Kjo dramė frymezohej nga Lufta e Parė Botėrore dhe u luajt pėr herė tė parė nė Nju Jork nė vitin 1939. Cvajg shkroi dhe drama tė tjera si 'Tersites' nė 1907, njė tragjedi e shkruar nė vargje tė lira si dhe 'Jetė nė det' (Das Hause Am Meer) nė 1912, tek e cila pasqyrohej Lufta Civile nė Amerikė. Cvajg jetoi pėr gati 20 vjet nė Salzburg edhe pse si gjithmonė kohėn mė tė madhe e kalonte nėpėr udhetime. Gjatė Luftės sė Parė ai punoi nė arkivat e Ministrisė Austriake tė Luftės, por u detyrua te largohej pėr nė Zürich atėherė kur bindjet e tij paqėsore ranė ndesh me bindjet e eprorėve tė tij. Cvajg u bė i njohur fillimisht si poet dhe pėrkthyes (ai zotėronte 5 gjuhė tė huaja, pėrveē hebraishtes, latinishtes dhe greqishtes sė lashtė) dhe mė pas si biograf, tregimtar dhe novelist. Ai njihet si intelektuali i parė qė hodhi idenė e njė Europe tė Bashkuar, nė vitin 1908.

    Cvajg u pėrqėndrua nė mėsimet e Sigmund Freud, ndikimi i tė cilit ndihet nė gjithė krijimtarinė e tij, sidomos nė analizat e tij biografike pėr njerzit mė tė shquar tė tė gjithė kohėrave (filozofė, burra shteti, mbretėr e mbretėresha,shkrimtarė tė shquar etj). Gjatė kohės nė Salzburg, Cvajg filloi tė besonte se persekutimi qė Hitleri po u bėnte hebrejve nė atė kohė, lidhej direkt me vetė Cvajgun. Ai kurrė nuk u shėrua nga ky fiksim, i cili rrjedhimisht u shndėrrua nė paranojė. Kur emigroi nė Angli (jetoi nė Bat dhe Londėr), Cvajg kreu studime pėr librin e tij tė ardhshėm 'Mary, Mbretėresha e Skocisė'. Nė atė kohė ai u takua pėrsėri dhe me Freud, me tė cilin ish njohur nė vitet 20. Nė vitin 1938 ai botoi librin 'Padurimi i zemrės' (Ungeduld des herzens), njė histori e zezė dashurie qė tregon edhe njohjen e Cvajgut me teorinė psikanalitike tė ndjenjės sė fajit, njė liber ku dashuria fajtore kurorėzohet me njė vetvrasje tė dėshiruar e tė kėrkuar nga dy personazhet kryesore tė librit. Ndėrsa nė vitin 1938 Cvajg fitoi nėnshtetėsinė Britanike dhe nė vitin 1940, pas njė turneu tė suksesshėm mėsimdhėnjeje nė pothuajse tėrė Amerikėn e Jugut, ai u vendos nė Brazil.

    Cvajg u nda nga Friderike nė 1938 dhe njė vit mė vonė u martua me Charlotte Altmann, e cila ishte sekretarja e tij qė nga viti 1933. Charlotte ishte 27 vjeē mė e re se Cvajg. Nė vitin 1941 ata shkuan tė dy nė Brazil. Nė librin 'Brazili- vėndi i sė ardhmes' (1941), Cvajg pėrshkruan bukur historinė, ekonominė, kulturėn e vėndit duke dhėnė pėrshtypje tepėr interesante tė cilat pėrputheshin dhe me thėnien e Amerigo Vespucit kur zbuloi Tokėn e Re, e cila thosh se “... nėse Parajsa egziston nė Tokė, ajo nuk duhet tė jetė shumė larg prej kėtu...” Rėnja e Singaporit nė vitin 1942 pėrforcoi patundshmėrisht bindjen e Cvajgut se nazizmi sė shpejti do tė pushtonte tėrė rruzullin. I zhgenjyer ,i izoluar dhe larg Europės Cvajg kreu vetvrasjen sėbashku me gruan e tij, prane Rio de Janeiro mė 23 Shkurt, 1942. Me urdhėr tė diktatorit brazilian Getulio Vargas, shpenzimet e varrimit tė Cvajg u paguan nga shteti. Njė ditė para se tė vriste veten, Cvajg dėrgoi nė shtyp librin 'Bota e sė djeshmes', i cili u botua pak muaj pas vdekjes sė tij. Ky libėr kishte tone autobiografike dhe nė njė farė mėnyre dėnon kulturėn europiane, tė cilėn nė ato momente ai e quante tė humbur. Nė libėr ai shkruan : "Shpresoj tja kem arritur qėllimit pėr gjetjen e njė formule tė vetme pėr kohėn kur u rrita, domethėnė para Luftės sė Parė Botėrore, duke e quajtur atė kohė 'Era e artė e sigurisė'."


    Libra


    • Dashuria e Erika Wald (1904) (Die Liebe der Erika Wald)
    • Frika (1920) (Angst)
    • Sytė e tim vėllai, pėrgjithmonė (1922) (Die Augen des Ewigen Bruders)
    • Amok (1922), novela e tij mė e njohur
    • Koleksioni i padukshėm(1926) (Die Unsichtbare Sammlung)
    • Refugjati (1927) (Der Flüchtling)
    • Ngatėrresė ndjenjash (Verwirrung der Gefühle)
    • Histori tė shkurtra (1929)
    • Buchmendel (1929)
    • Pėrmbledhje (pėrbėhet nga dy volume me histori tė shkurtra) (1936)
    • Kujdes nga Pasiguria (1938) (Ungeduld des Herzens)
    • Letėr nga njė e panjohur (Brief einer Unbekannten)
    • 24 Orė nga jeta e njė gruaje (Vierundzwanzig Stunden aus dem Leben einer Frau)
    • Sekrete qė djegin (Brennedes Geheimnis) a short novella, year of original publishing unknown.
    • Histori Shahu (Schachnovelle) (1941)
    • Helmimi i metamorfozės (Rausch der Verwandlung)



    Biografi

    • Joseph Fouché (1929)
    • Mental Healers (Franz Mesmer, Mary Baker Eddy, Sigmund Freud) (1932; German: Heilung durch den Geist, 1931)
    • Pushtuesi i detit: historia e Magellan (1938)
    • Nietzsche
    • Marie Antoinette (1932)
    • Erasmus (1934)
    • Romain Rolland: Njeriu dhe krijimet (1921)
    • Paul Verlaine
    • Balzac (1922) u publikua mė vete si dhe nė njė libėr me tre pjesė: Balzac, Dickens, Dostoeffsky.
    • Mary, Mbretėresha e Skocisė dhe ishujt (1935)
    • Sebastian Castellio
    • Amerigo - Historia e njė gabimi historik (1944)



    Materiali u pėrgatit dhe pėrkthye nga Fiori

  5. #5
    Ah cme kujtove Amok (qe cuditerisht ne Shqiperi e nxorren heret fare ne format xhepi) Cvjag ka qene nje nga shkrimtaret e mij me te dashur. Sa here isha ne gjendje sentimentale dhe me ndjenja te turbulluara lexoja Leter nga nje e Panjohur.
    Edhe sot e kesaj dite mbas gjithe ketyre vjeteve e mbaj mend me hollesi. Per mua eshte nga shkrimtaret e shekullit te 20-te qe ka shkruar me bukur nga te gjithe per forcen e dashurise.

    Para disa vitesh e kam lexuar dhe ne anglisht po s'me ka shijuar. Perkthimi i Robert Shwarc ka qene nje mrekulli.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Per mua 97 ta ne Shqiperi ishte AMOKU shqiptar
    Te gjitha i ka mbreslenese i ka Cvajgu mua me ka pelqyer Novela e Shahut

  7. #7
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Fior, tek librat biografik ndoshta duhet shtuar "Tre poete te jetes se vete" ku flet per Stendhalin, Tolstoin dhe Kazanoven Per me teper ai eshte nje liber jashtezakonisht interesant

  8. #8
    Cvajg mbetet mjeshter ne pershkrimin e fuqise se pasioneve njerezore. Novelat e tij i kam lexuar dhe ri-lexuar me te njejten kenaqesi. Perveē novelave qe ka permendur Darius, do shtoja "Novela e shahut" dhe "24 ore nga jeta e nje gruaje". Gjithashtu, me ka pelqyer shume dhe biografia e Balzakut.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    Une vdes per "letra e nje te panjohure", "24 ore nga jeta e nje gruaje", "e fshehta perveluese"....eshte sh i papare ai shkrimtar...me ka lene shume mbresa..
    ThUaJ DhE BeJ GjItHnJe AtE Qe mEnDon, AsKuSh NuK Te VLErESon PeR MenDimEt E tUA Te FsHeHtA

  10. #10
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Mosha
    42
    Postime
    349
    Hm, sigurisht, Cvajgu nuk mbahet kot si novelisti me i madh. Pas gjithe atyre qe u permenden me lart, une nuk mund te le pa permendur novelen "Novela e shahut", mbaj mend qe me ka bere nj pershtypje shume te madhe qe kur e kam lexuar per here te pare, pothuajse kalama. "Amok" gjithashtu te le pa fryme, ndersa "Joseph Fouché" eshte ndoshta biografia me e mire qe kam lexuar ndonjehere.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    858
    aksidentalisht jam perballur me cvajgun ne tete vjecare... ne ate kohe kisha etje per te lexuar gjithcka qe me binte ne dore... natyrisht e kam ri-lexuar me vone...por novela "Letra e nje se panjohure" eshte rrenqethese...te shkul shpirtin...

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mua me ka pelqyer Amok dhe novela e shahut

  13. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,487
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja
    aksidentalisht jam perballur me cvajgun ne tete vjecare... ne ate kohe kisha etje per te lexuar gjithcka qe me binte ne dore... natyrisht e kam ri-lexuar me vone...por novela "Letra e nje se panjohure" eshte rrenqethese...te shkul shpirtin...
    Atehere e kam lexuar edhe une, atehere ma ka fik shpirtin edhe mua.
    Mbaj mend qe ndersa e lexoja , degjoja ....(Got to have a believin'...) nga "Belfast"-i, i Boney M.
    What a reaction !

    E kam lexuar perseri para disa vitesh, nuk me beri asnje pershtypje.
    Ndersa kur degjoj kengen, emocionet i kam si atehere.

    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Stefan Zweig. Ca eshte kjo Cvajk?

  15. #15
    Gurracake ne Shqiperi sic ka qene zakoni pervec titullit dhe vete librit po ashtu shqiperohej dhe emri i autorit. Pra nga te gjithe, shkrimtari njihet me emrin Stefan Cvajg.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Po, "nga te gjithe" ne Shqiperi. Kjo me duket gabim, qe ne shqiptaret e kemi zakon ta ndryshojme emrin e personit. Ne vendet ku une jetoj, i themi Zweig, sikur ne gjuhen origjinale.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    858
    zakon i komunizmit gurracake...me ate emer jemi perballur qysh ne fillim dhe me ate jemi mesuar nuk e ndryshojme dot

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Zweig (Cvaj) eshte nder shkrimtaret e mi te preferuar

    e kam lexuar dhe kam deshire ta rilexoj, ka vepra te mrekulueshme
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2007
    Vendndodhja
    ne absurdin koordinativ
    Postime
    77

    Letėr njė tė panjohuri/e...

    Kush ka lexuar Cvajgun besoj se novela me kete titull i ka lene mbresa.
    Shkruaj dhe ti nje leter qe ende se ke nisur, adresuar dikujt me te cilin/cilen jetove emocionet e paharrueshme te nje nate te vetme......

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anėtarėsuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    kam lexuar, "24 ore nga jeta e nje gruaje"," pshtjellim ndjenjash", "leter nga nje e panjohur" dhe me kane pelqyer shume shume. Kur ishte panairi i librit shikova per te blere dhe librat tjere por cuditrisht nuk ishin. Bash do shikoj ti blej tjerat. eshte shkrimtar shume i madh ky, nuk do vdes kurr...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Auroraa : 18-11-2007 mė 18:41
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. E vėrteta mbi kishat "ortodokse Serbe"
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 14:32
  2. Piktori Stefan Stefani nė Michigan, USA
    Nga Fiori nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 00:52
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Epoka e Stefan Dushanit
    Nga Hyllien nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 04:21
  5. Stefan Capaliku
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 03:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •