Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 43

Tema: Stefan Cvajg

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga LAINA Lexo Postimin
    Hm, sigurisht, Cvajgu nuk mbahet kot si novelisti me i madh. Pas gjithe atyre qe u permenden me lart, une nuk mund te le pa permendur novelen "Novela e shahut", mbaj mend qe me ka bere nj pershtypje shume te madhe qe kur e kam lexuar per here te pare, pothuajse kalama. "Amok" gjithashtu te le pa fryme, ndersa "Joseph Fouché" eshte ndoshta biografia me e mire qe kam lexuar ndonjehere.
    Po Laina , edhe mua me ka pelqyer jashtzakonishte shume biografia "Joseph Fouche " e cila cuditerishte perkonte shume me disa figura te politikes se shoqerise sone . Perseri e habitshme , pergjithmone pershkrime qe , mbesin aktuale per tu lexuar edhe ne shume kohe te ardheme . Mua me ka mahnitur jashzakonisht me pershkrimin e sakte te ftyres makaber te karreristit gati - gati kriminel te Revulicionit Franceze .

  2. #22
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Ti Blini28 ose nuk ja ke idene e Joseph Fouche, ose nuk ja ke idene fare nga Cvajgu.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Ti Blini28 ose nuk ja ke idene e Joseph Fouche, ose nuk ja ke idene fare nga Cvajgu.
    Stefan Zweig

    Joeph Fouche - fetyra e nje njeriut politike

    Mos i perkisni edhe ju ndonje politikani dhe jeni prekur nga ai shpjegim i shkurter i fetyres te paskrupullt qe ka paraqitur Zweig ne biografine e tij per J.F. ,ndoshta me te mire ndonjehre qe munde te shkruhet ne letersi boterore .
    Me ka rastisur fati te jem refugjate ne Gjermani dhe kete veper e kam lexuar ne origjinal pra .
    E ju per cfare ideshe e kini fjalen .... nuk ju kuptova !?

  4. #24
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Tė gjithė librat qė kam lexuar nga Cvajg ishin tė mbrekullueshėm, por, me ka tėrhequr vėmźndjen mė shumė libri : Padurimi i njė zemre

    Do tė thosha se ėshtė njė Kryevepėr, kjo pėr nga mėnyra se ē'farė trajton.

  5. #25
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    I Fundit qe kam lexuar nga Cvajg eshte : Ne lufte me Djallin.

    Mbreselenes.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-07-2007
    Postime
    101
    Nje nga shkrimaret me spektakolar qe kam lexuar STEFAN ZWEIG jane njerez te medhej qe me penen e tyre kan lene gjurm ne histori jane njrez me botkuptim te shenjt model i shoqeris keta njerez une i quaj te infiltruar ne cdo shpirt qe prekin te japin kuptimin e sakt per ate cka duhet te jet. KY shkrimtar me LETRA E NJE TE PANJOHURE ka arritur kulmin e artit

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Perfume
    Anėtarėsuar
    27-11-2008
    Vendndodhja
    Black Holes
    Postime
    62

    Cool

    ...bukuria triumfon mbi urtesine, mekati del fitimtar mbi virtytin, trupi perheresisht gjynahqar dhe i perlyer fiton mbi shpirtin mburravec por edhe te paqendrueshem dhe perseri gjeti pohim e verteta, per te cilen u munuda aq shume Iovi, e verteta e pamohueshme se te perlyerit dhe mekataret jane zoter te kesaj toke....

    Pjese e shkeputur nga " Legjenda per motrat binjake " - marre nga libri Legjenda dhe Portrete.
    We loved with a love that was more than love...

  8. #28
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Oohh Cvajgu. Shume i madh. Biografite qe ka bere per personalitet e medhaja s'ja kam lexuar ne fakt por novelat me kane lene pa mend. Te preferuat e mia kane qene : 224 ore nga jeta e nje gruaje, Leter nga nje e panjohur dhe Historia e shahut. Shume shume i madh. Edhe perkthimi ne shqip ka qene tamam ne lartesine e duhur.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  9. #29
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar mė parė nga Inteligjentja Lexo Postimin
    Oohh Cvajgu. Shume i madh. Biografite qe ka bere per personalitet e medhaja s'ja kam lexuar ne fakt por novelat me kane lene pa mend. Te preferuat e mia kane qene : 224 ore nga jeta e nje gruaje, Leter nga nje e panjohur dhe Historia e shahut. Shume shume i madh. Edhe perkthimi ne shqip ka qene tamam ne lartesine e duhur.
    Uhm... me sa mbaj mend une kane qene vetem 24 ore nga jeta e nje gruaje...
    Pastaj nuk ishte Historia e Shahut por Novela e Shahut... favoritja ime e gjithe librit...
    Persa i perket perkthimit jam 100% dakord... mesa mbaj mend ka qene nje perkthim i Robert Shvarc, super mjeshter i perkthimit i cili ka mundesuar transmetimin e stilit karakteristik te Cvajgut pa humbur ngarkesen psikologjike qe mbart.

  10. #30
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Leximi i fundit nga Cvajg? Dehje nga metamorfoza.
    T`emen e kisha harruar magjine e Cvajgut.

  11. #31
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Uhm... me sa mbaj mend une kane qene vetem 24 ore nga jeta e nje gruaje...
    Pastaj nuk ishte Historia e Shahut por Novela e Shahut... favoritja ime e gjithe librit...
    Persa i perket perkthimit jam 100% dakord... mesa mbaj mend ka qene nje perkthim i Robert Shvarc, super mjeshter i perkthimit i cili ka mundesuar transmetimin e stilit karakteristik te Cvajgut pa humbur ngarkesen psikologjike qe mbart.
    it was a typo. Here tjeter do kujdesem ti editoj mesazhet para se ti postoj.

    Titullin edhe une Novela e Shahut e kam ditur por lexova nje postim me te hershem nga nje anetar qe i kishte shkruar te gjithe titujt e novelave te Cvajgut dhe e shkrova si ai se librin se kam ketu ku jam (fatkeqesiht). Robert Shvarc ka qene me te vertete perkthyesi me i mire nga gjermanishtja ne shqip. Ketu ku jam kam marre vetem "Gjermani nje perralle dimri" te Hajnes dhe sa here e lexoj me ben qe te dashurohem me shqipen dhe nje here nga e para.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  12. #32
    e ėmbėl - pa sheqer :) Maska e Yllėza*
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    2,315
    Besoj se nuk kam cfare te shtoj me shume, se sa qe u tha me larte per autorin dhe veprat e tij madheshtore.

    Por une kam nje pyetje tjeter dhe shpresoj se do me ndihmoni. Kerkoj "Letra e nje te panjohure" ne gjuhen shqipe. Mund te me informoj dikush se ku mund t'a gjej?! Do ju isha shume mirenjohese.

    p.s. vendndodhja ime eshte Zvicer (sa per informim).
    Thank God I'm a woman!!!

  13. #33
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Fatkeqesisht e kerkova neper disa site por nuke gjeta nje mundesi per ta blere online. Kishin libra te tipit "Kodi i Da Vincit" dhe "Djalli vishet me Prada" dhe jo Cvajgun ose Fishten. Menyre e vetme eshte t'ja japesh porosi ndonje te njohuri mendoj. Me vjen keq qe s'te ndhmoj dot me shume.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  14. #34
    e ėmbėl - pa sheqer :) Maska e Yllėza*
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    2,315
    Megjithate te falenderoj shume Intelegjentja, ty dhe gjithe te tjereve qe me kane shkruar mesazhe private, per gatishmerin per te me ndihmuar. Si duket do te mund ta gjej. Megjithate nese di dikush dicka me konkrete mos hezitoni te me shkruani.

    Edhe nje here faleminderit te gjitheve!!!
    Thank God I'm a woman!!!

  15. #35
    i/e larguar Maska e edonita12
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    7
    Kam lexuar te gjitha novelat e tij por sikur Leter nga nje e panjohur asnjera tjeter nuk me ka rreshqethur

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga edonita12 Lexo Postimin
    Kam lexuar te gjitha novelat e tij por sikur Leter nga nje e panjohur asnjera tjeter nuk me ka rreshqethur
    Ateher i ke vetem lexuar.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Cvajku eshte nje shkrimtar shume i dashur per mua dhe per ke qe e ka lexuar besoj!Do te vecoja novelat e famshme te Cvajkut qe ne cdo rrjesht te tyre cdo vajze apo i ri gjen vetveten...pershkrimet e tij jane te paarritshme!Asnje shkrimtar deri me sot per mendimin tim)nuk pershkruan me bukur se ai boten e brendshme shpirterore te njeriut aq me teper te femres tamam si Remark tek romani "TRE SHOKET"...te pavdekshme do te mbeten per mua "Letra e nje te panjohure" dhe" Njezet e kater ore nga jeta e nje gruaje".

  18. #38
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga edonita12 Lexo Postimin
    Kam lexuar te gjitha novelat e tij por sikur Leter nga nje e panjohur asnjera tjeter nuk me ka rreshqethur
    para nje muaji e kam kezuar edhe une...
    shume e trishtueshme si histori dhe shume prekese.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    15
    "NOVELA E SHAHUT" DHE "24-ORE NGA JETA E NJE GRUAJE..." SI DHE "ANKTH" jane kryevepra te Stefan Cvajgut...

  20. #40
    Stefan Cvajg, mjeshtri i ekseseve tė pasionit

    SHKRUAN: André Aciman

    Fjala qė tė vjen nė mend kur kujtoj S. Cvajg ėshtė lehtėsia. Gjithēka ishte e lehtė pėr tė. Lindi nė vitin 1881 nė njė familje shumė tė pasur ēifute vjeneze, ishte mendjehapur, jetoi mirė dhe udhėtoi gjithandej; botoi qė nė moshė fare tė re; po ashtu tezėn e doktoraturės e pėrfundoi shumė herėt; fitoi famė ndėrkombėtare si biograf, romancier, dramaturg, esieist dhe libretist. Lista e miqve dhe njohjeve tė tij ishte aq e pasur saqė ishte e vėshtirė tė gjeje njė europian tė rėndėsishėm tė viteve tė para tė shekullit XX qė tė mos pėrmendte emrin e Stefan Cvajgut nė biografinė e tij.

    Ai shfaqet kudo, njeh tė gjithė, pėrkthehet nė mė shumė gjuhė se bashkėkohėsit e tij. Pothuaj tė gjitha projektet qė ndėrmori, u kryen me tė njėjtėn lehtėsi, elegancė dhe hijeshi. Ai nuk kishte nevojė tė sforcohej, ishte nga ata njerėz tė cilėve suksesi letrar u vjen qė nė lindje, ose ditėn kur marrin pėr herė tė parė penėn nė dorė. Ai nuk kalonte net tė tėra duke kėrkuar fjalėt, ato vinin vetė tek ai. Nė librat e tij, nuk ka gjurmė vėshtirėsish. Nė tė gjithė shkrimet e tij ka njė lloj lehtėsie qė e bėn atė njėherėsh solemn dhe social, modest dhe patrician, studiues dhe tregimtar.

    Zonat e errėta tė shpirtit

    Ironia pothuaj sa ceket, drama nuk pėrdoret kurrė deri nė fund dhe psikologjia, me tė gjitha ravgimet shqetėsuese dhe tė pamėshirshme qė gėrmojnė “krizat personale … tė panjohura dhe tė papritura», pėrdoret nė mėnyrė tė rafinuar. Mos prisni hapa tė rėndė nga trishtimi, as nota melankolie fundshekulli. Cvajgu ėshtė i prerė, por shumė i lehtė. Gjithēka ėshtė nė kohėn e vet, gjithēka ėshtė e saktė, asnjė lėvizje nuk ėshtė e gabuar. Duket sikur historia rrjedh vetė, nga fillimi nė fund. Ai ndalon kur nuk ka mė asgjė pėr tė thėnė ose kur mendon se nuk ėshtė e nevojshme tė shkohet mė larg.

    Edhe pse mund tė tundohemi ta krahasojmė Cvajgun me Hoffman dhe Maupassant, por gjithashtu Somerset, Schnitzler, apo Moravia, te Cvajgu gjejmė universin urban tė Europės Qendrore, ku obsesionet dhe zonat e errėta tė shpirtit vetėm sa mund tė vėzhgohen pėrgjysmė dhe jo tė analizohen, aq mė pak tė shpjegohen. Ai ėshtė mjeshtri i impulseve tė fshehura, i eksesve tė pasionit, i dashurisė sė ēmendur, i dėshirave tė shfrenuara, dhe i konfuzionit tė ndjenjave, (sipas titullit tė novelės sė tij) - siē shkruan ai te kjo novelė «i thellėsive tė paimagjinueshme tė emocionit njerėzor». Cvajgu, si biograf, u mor shumė me Dostojevskin, Verlenin, Niēen, dhe sigurisht Frojdin. Kjo ka lėnė gjurmė nė universin e tij letrar dhe shpjegon dėshirėn e tij pothuaj libidinale pėr tė depėrtuar zonat mė tė errėta tė shpirtit.

    Disa gjendje psikologjike kanė pushtet shqetėsues mbi mua; mė duket shumė intriguese tė kėrkoj shkaqet e tyre dhe thjesht prania e personazheve tė jashtėzakonshme ndez tek unė dėshirėn e zjarrtė pėr tė ditur mė shumė pėr ta, njė dėshirė pothuaj aq e fortė sa dėshira pėr zotėrim qė gjendet te njė grua.

    Stefan Cvajgu ishte kozmopolit, prototipi i ēifutit pan-europian i emancipuar, i lirė nga ēdo sistem besimi, me pėrjashtim tė pacifizmit. Ai mbeti optimisti europian, paradoksalisht i ēmagjepsur, qė ruajti mė shumė dinjitet. Nė vitin 1933 e kuptoi qė jeta u bė e pajetueshme pėr ēifutėt nė botėn gjermanofone dhe u nis pėr nė Angli.

    Me gjithė largpamėsinė e tij, kishte dėshirė tė besonte te siguritė e Neville Chamberlain, i cili pretendonte se Gjermania nuk do tė hynte nė luftė. Si tė gjithė ata qė e shohin stuhinė para se tė formohej, ai arrinte tė kuptonte pėr ēfarė ulėrinte Fyhreri kur fliste. I lodhur nga lufta nė Europė, u nis pėr nė ShBA, pastaj u vendos nė Brazil, ku, nė vitin 1942, ai dhe gruaja e tij, vranė veten, nė mėnyrė tė pashpjegueshme. Trupat e tyre u gjendėn tė veshur nė njė shtrat. Ishin kapur pėr dore. Nuk ishte si vetėvrasja e Walter Benjamin, as si e tė gjithė atyre qė u zbuan dhe qė paniku se mos arrestoheshin, ēoheshin nė kampe, apo masakroheshin, i shtynte tė gjenin njė zgjidhje tė shpejtė.

    Njė vetėvrasje e qytetėruar

    Megjithatė, edhe kėtu, si gjithmonė me Cvajgun, gjėrat janė tė turbullta. Ai gėlltiti njė dozė fatale Veronali nė moshėn 60-vjeēare, pėr kėtė arsye befasuese qė e shpjegon nė njė letėr qė shoqėronte vetėvrasjen e tij: thjesht, nuk kishte fuqi «pėr njė nisje tė re». Ka diēka kaq tė pėrulur dhe diskrete, tė qytetėruar dhe tė denjė nė kėtė arsye pėr t’u vetėvrarė, sa qė njė kritik i ka krahasuar fjalėt e tij me njė fjalim qė mbahet kur merr njė ēmim ‘Oskar’. Mė vetėvrasjen e tij, Cvajgu u fut nė universin qė kishte krijuar nė librat e tij. Por edhe pse vetėvrasja ishte njė akt i dėshpėruar afirmimi, tek ai pėrfaqėsonte erozionin e ngadaltė tė vullnetit, tė qėllimeve dhe tė dėshirės. Cvajgut kėto nuk po i interesonin mė.

    Mund tė merren me mend shumė arsye pėr vetėvrasjen e tij. Ishte e pamundur tė ikje nga njė botė nė luftė – me gjithė sigurinė qė ofronte vila luksoze e Petropolis nė Brazil. Me gjithė lėvdatat qė i thur vendit nė tekstin Brazili, tokė e sė ardhmes, ai ndihej i vetmuar rreth vilės sė tij tė heshtur. Edhe pse larg rreziqeve tė luftės, Petropolis nuk mund t’i jepte asgjė nga klima sociale dhe intelektuale me tė cilėn ai ishte mėsuar, edhe nė Europėn e zymtė tė para Luftės.

    Por, dhe mbi tė gjitha, arsyeja e vetėvrasjes ishte shembja e botės sė tij. “Gjithēka qė vepra ime ka pėrfaqėsuar pėrgjatė 40 vjetėsh nė botė, u shkatėrrua”, shkruan nė kujtimet e tij, Bota e djeshme: kujtimet e njė europiani, tė nisura gjatė qėndrimit tė tij tė shkurtėr nė New-York. Udhėtari i palodhur, i kohės midis dy luftėrave, qė kishte pėrqafuar gjithė botėn, por qė e dinte se njė shtėpi e ngrohtė dhe mbrojtėse e priste nė Vjenė dhe Salzburg, humbi busullėn.

    Nga Austria nė Francė, duke kaluar nga Anglia, ShBA dhe sė fundi Brazili i largėt, ai duhet tė jetė ndierė si njė thes i hedhur nė lumė. «Nuk i pėrkas mė vetes. Njė pjesė e identitetit natyror tė qenies sime u shkatėrrua pėrgjithmonė». Mund tė ishte kėnaqur me njė jetė tė re nė Brazil, por kjo nuk bėhet kur je 60 vjeē; ashtu si ai shkruante, «bota e gjuhės sime u zhduk pėr mua dhe pėr universin tim shpirtėror, Europa u shkatėrrua…» I flakur papritur nė tymnajat e Historisė, ky njeri urban i Europės Qendrore u kthye nė njeri tė sė djeshmes.

    Por tronditja nuk ndodhi nė vitin 1933 kur Hitleri u bė kancelar i Gjermanisė, as mė 1 shtator 1939 kur Gjermania filloi Luftėn e Dytė Botėrore. Tronditja e vėrtetė ndodhi nė vitin 1914 kur «bota e sigurisė», siē e quante Cvajgu, u shkėrmoq papritur. Meqė ishte i paaftė pėr shėrbim ushtarak, u caktua nė arkivat e Ministrisė sė Luftės, por nė vitin 1917, kur ishte me pushime nė Zvicėr, u shkarkua. Nė Zvicrėn neutrale, nėn mbrojtjen e fituesit tė ēmimit ‘Nobel’ tė vitit 1915 Romain Rolland, ai u bė pacifist i vendosur. Po nė Zvicėr, ai u ndėrgjegjėsua se ishte nga ata njerėz qė, siē thoshte ai, jetonte gjendjen e «amfibisė», - d.m.th tė qenit midis dy vendeve, midis dy gjuhėve, midis dy identiteteve, me pak fjalė, i mėrguar.

    Ai nuk e dinte se do ishte i fundmi «i amfibėve». Njė ditė nė Zyrih, Cvajgu po ndihmonte James Joyce qė tė pėrkthente nė gjermanisht njė fragment tė vėshtirė tė Portreti i artistit nė rini. Tė dy bashkė vendosėn ta provonin me fjalė nė frėngjisht, pastaj nė italisht, para se t’i punonin nė gjermanisht. Pėr habinė e madhe tė austriakut, irlandezi, tre vjet mė i ri se ai, jo vetėm e njihte anglishten mė mirė se britanikėt, por zotėronte “njohuri tė pabesueshme tė gjuhėve” – gjermanisht, frėngjisht, italisht.

    Demonėt e Cvajgut

    Por shkathtėsia intelektuale e shfaqur gjatė konfliktit mė tė egėr qė ka njohur njeriu, nė vend qė ta qetėsonte Cvajgun se bota do ta kapėrcente luftėn, i kujtoi se bota e brishtė e perandorive tė para Luftės, qė e trajtonte kulturėn si idealin mė tė dėshiruar, po venitej para syve tė tij; ai vetė po kthehej nė njė vjetėrsirė, nė njė hije tė kėsaj epoke tė artė. Bota amfibe e kompozitorit Ferrucio Busoni (njė pjesė gjermane, njė pjesė italiane), ose e romancierit René Schickele (njė pjesė gjermane, njė pjesė franceze) po merrte fund dhe ajo nuk do tė kishte mė vend pėr hebrej me zemėr tė mbjellė nė botėn ariane. Njerėzimi do tė bėhej gjithnjė e mė barbar, sikurse duhet ta ketė ndierė Cvajgu nė vitin 1935, kur nazistėt ndaluan vėnien nė skenė tė operės sė Richard Strauss, pėr tė cilėn ai kishte shkruar libretin. Lufta e Dytė Botėrore thjesht i vuri vulėn.

    Por pas sharmit tė botės sė vjetėr, nė kompozicionin e tregimeve tė Cvajgut, nė letrėn e lamtumirės, ngrenė krye demonėt. Nė librin e tij Lufta me demonin mbi Heinrich von Kleist, Friedrich Holderlin dhe Nietzche, ai intrigohej nga mėnyra sesi artistė tė mėdhenj si Beethoven dhe Michaelangelo, frymėzoheshin nga dėshira demoniake, «vullkanike». Por ajo qė fshihej pas kėtyre demonėve ishte diēka mė pak e kapshme, mė kobzezė, mė fatale, sepse fshihej nė personalitetin e butė, pajtues dhe depresiv tė Cvajgut: spektri i keqardhjes, spektri i asaj qė ai mund tė kishte qenė.

    Sikur kthimi pas tė ishte i mundur, sikur kujtimi tė mos mbyste ēdo shpresė, sikur dorėzimi tė mos zbonte dėshirėn. Sikur tė mund tė bėnim diēka pėr tė ndalur rrjedhėn e tė pashmangshmes, sikur tė mos dorėzoheshim pa provuar, sikur tė mund tė vepronim mė herėt, sikur jeta tė mos ishte e fundme. Sikur, ėshtė e pathėna, ajo qė edhe shkrimtarėt mė tė talentuar nuk i gjejnė dot emėr. Sepse ajo as nuk kapėrcehet, as nuk lihet pas vetes. Sikur ėshtė stacioni i fundit para hyrjes nė tokėn e hijeve. Dhe Cvajgu kishte hyrė nė tokėn e hijeve shumė kohė para Veronalit. Kėtė e thotė nė fjalitė e fundit tė Bota e djeshme.

    Kur u ktheva, pashė papritur hijen time para meje, ashtu si kisha parė hijen e luftės tjetėr para luftės aktuale. Qė atėherė, nuk mė ndahet kjo hije e luftės, ajo mbulon si vello zie mendimet e mia, ditė e natė, ndoshta silueta e saj e errėt shfaqet edhe nė faqet e kėtij libri. Por ēdo hije, nė fund tė fundit, ėshtė bijė e dritės, dhe kush ka njohur dritėn dhe errėsirėn, luftėn dhe paqen, madhėshtinė dhe rėnien, ai ka jetuar vėrtet.

    Gjuha mund tė duket e thjeshtė, por thotė se e kaluara gjen mėnyra pėr t’u shfaqur nė tė tashmen dhe tė ardhmen, dhe pėr tė na bėrė lodra tė kohės. Hijet na njohin mė mirė se njohim veten, ato na ngjajnė mė shumė se mund ta pėrfytyrojmė. Ato hyjnė nė zona qė na trembin, ruajnė sekretet e tyre, tregojnė historitė e tyre, flasin gjuhėn e tyre. Ato edhe parashikojnė ēka do tė ndodhė, dhe, siē shkruante Frojdi, rishpikin atė qė mund tė kishte ndodhur ose ndoshta ka ndodhur – kush e di? Hijet mishėrojnė mėnyrėn me tė cilėn kėrkojmė fjalėt pėr tė folur pėr kohėn, kur nuk kemi mė kohė.

    *Drejtor i The Writers’ Institute at the Graduate Center. Ky artikull ėshtė njė version i shkurtuar i parathėnies qė figuron nė ribotimin e Journey into the past i Stefan Cvajg, botuar nė New York Review Books Classics. Pėrktheu: Blerta Hyska.

    MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. E vėrteta mbi kishat "ortodokse Serbe"
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 14:32
  2. Piktori Stefan Stefani nė Michigan, USA
    Nga Fiori nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 00:52
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Epoka e Stefan Dushanit
    Nga Hyllien nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 04:21
  5. Stefan Capaliku
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •