Pasi shkėmbeva gjithė pasurinė qė kisha mbledhur nė ato vite jetė pėr tė pėrdorur makinėn e kohės, mė nė fund isha para saj pėr tė pėrjetuar njė nga aventurat mė tė ēmendura dhe tė pamendueshme tė njerėzimit.
Pa u menduar formova me gishtat qė mė dridheshin vitin “0” dhe u futa brenda makinės. Pasi mė lidhen mirė rripat dhe rregulluan elementet e tjere tė sigurisė, ata mė dhanė shėnjėn pėr tu nisur. Mjaftoi njė buton i vogėl dhe...
Jam nė mes tė turrmės sė njerėzve, i veshur me nje pal jeans qe te pakten ne stampe thone “Armani, ndėrsa ata me pėlhura tė bardha e tė gjata. Sa e mahnitshme! Shtėpi tė ndėrtuara me gurė, njerėz qė tėrheqin njė si tip karroce tė madhe tė mbushur me nuk e di se ēfarė. Fytyra tė parruara, rrugė tėrė baltė, mullare tė mėdhenj tė mbushur me kashtė. Diku tutje shikoj njė grumbull njerėzish nė formė pikėpyetjeje qė vetėm shikonin brenda njė stalle dhe gumėzhinin me njėri tjetrin. Kaloj mes tyre dhe tė gjithė mė shikojnė dhe qeshin, disa tė tjerė vrenjten, tė tjerė e kalojnė pėrqėndrimin nga brenda stalles tek mua. Aty duket njė bebe e vogel qė qan, pranė i rri e ėma! Ėshtė ai, ėshtė Jezus Krishti! Sa paradoksale! Me anė tė njė makinerie kisha arritur tė zhvendosja pėrqėndrimin nga Krishti tek unė!
Nė atė moment shikoj turrmėn qė hapet e tmerruar dhe disa ushtarė me shpata nėpėr duar qė drejtohen pėr nga mua! Mund ta imagjinosh se sa dėshirova nė atė moment qė mos ta kisha provuar kurrė makinėn e kohės. Dy prej tyre afrohen dhe mė kapin nga krahėt. Pasi shpėrndahemi nga turrma, fillojnė tė mė flasin, por asnjė gjė nuk mora vesh, ta pret mendja! Nuk ma zgjatėn shumė dhe njėri prej tyre pasi e vrigėlloi njė herė shpatėn nė ajėr, goditi pėr nga unė...
Veten e pashė sėrisht mbi makinėn e kohės, i ēuditur dhe mahnitur nė tė njėjtėn kohė. Ata mė shpjeguan se nė momentin qė jeta vihej nė rrezik, makina e kohės tė kthente nė realitet. Kjo mė qetėsoi pak! Shikoj orėn dhe mė kishte mbetur jo shumė pėr tė qėndruar mbi makinėn e kohės. Paradoks! Kohė e limituar pėr njė makinė qė mposht kohėn. Me nxitim formova vitin “6666” dhe pasi mė rregulluan edhe njė herė elementet e sigurisė, shtypa butonin e kuq...
Jam nė mes tė turrmės, i veshur me jeanset e mia Armani, ndėrsa ata me pėlhura tė zeza. U ēudita pak pėr modėn e pasardhėsve. Shikoj vetėm gradaēela tė mėdha qė tė zėnė frymėn, por sa ngre kokėn lart shikoj qė ishin tė shkatėrruara e tė djegura pėrgjysmė. Sa e ēuditshme! Sėrisht njerėz qė tėrheqin njė karrocė, sėrisht fytyra tė parruara, sėrisht turrma. Shkoj edhe kėsaj here nė mes tė turrmės dhe tė gjithė mė shikojnė tė ēuditur, tė gjithė vrenjten. Nė pjesėn e poshtme tė njė gradaēele, njė bebe rrinte nė duart e njė gruaje me fytyrė tė ashpėr dhe sy tė egėr. Turrma sa vinte e shtohej. Shikojnė me adhurim beben dhe asnjė nuk e ka mendjen tek unė. Mos kishte ndonjė ngatėrrese me makinėn e kohės? Nuk ishte kjo, sepse diku nė njė tabelė lexonte : “Happy New Year 6666”. Pervecse me hoqi dyshime rreth dates, tabela me tregoi gjithashtu qe ende flitej anglisht dhe pyes dikė se ē’po ndodhte aty. Ai mė tha se kishte lindur ai, kishte lindur i biri i Djallit. Nė atė moment u riktheva nė makinėn e kohės. U largova me tė shpejtė i tmerruar dhe duke pyetur veten se pėrse nė atė moment makina e kohės mė riktheu nė realitet. Kohė mė kishte mbetur edhe pak kėshtu qė nuk ishte kjo. Vetėm nė qofte se... Zot i madh, ajo rikthehej vetėm kur kishte rrezik jete. Kjo do tė thotė se nė atė moment mund tė ishte fundi im, fundi i tė gjithėve. Djalli mbretėronte!
Kjo ishte historia ime me makinėn e kohės. Tani pėrpiqem e pėrpiqem qė tė tjerėt tė mė besojnė, qė tė ndryshojmė dhe tė mos lejojmė qė Djalli tė mbretėrojė mes nesh, por tė gjithė tallen dhe vazhdojnė duke i dhėnė fletėhyrje atij.