Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Arrestohet i shumëkërkuari Fotaq Zaharia

    ------------------------------------------

    Një nga 10 personat më të shumëkërkuar të Shqipërisë është vënë nën pranga dje nga policia e Vlorës. Burime policore lokale bëjnë të ditur se shtetasi Fotaq Zaharia, i dënuar më parë me 25 vjet burg për pengmarrje dhe gjobë-vënie, është ndaluar në banesën e vjehrrës së tij, në lagjen “10 korriku” në qytetin bregdetar rreth orës 16:00.

    Pas disa minutash shkëmbimi zjarri me forcat speciale, gjatë të cilave nuk ka hezituar të hedhë dhe një granatë në drejtim të forcave të policisë, Zaharia është arrestuar vetëm pasi është plagosur në këmbë, pas rezistencë ndaj forcave të policisë. Ai është transportuar në spitalin e Vlorës ku është mjekuar për plagën e marrë por në gjendje arresti.

    Ngjarja

    Pas marrjes së informacioneve se i shumëkërkuari mund të fshihej në shtëpinë e vjehrrës së tij, forcat policore të komisariatit të Vlorës kanë shkuar në lagjen “10 Korriku”, vend ku strehohej Zaharia.

    Si në çdo operacion kundër Zaharisë, në të cilën policia dilte gjithmonë e humbur, këtë radhë, rrota e fatit ka ndryshuar drejtim për të shumëkërkuarin, i cili dhe kësaj here nuk ka hequr dorë nga rezistenca e fortë kundër policisë, e cila kësaj here ka dalë fitimtare.

    Aktualisht akuza më e rëndë mbi Foto Zaharinë është plagosja e shefit të krimeve, Gentian Musabelliu. Këtë plagosje ai e kreu bashkë me Armando Begën, shokun me të cilin ishte arratisur nga qelitë e paraburgimit të Vlorës në vitin 2000. Që nga ajo kohë, i shumëkërkuari Foto Zaharia ka jetuar duke u fshehur nëpër kodrat e qytetit dhe duke kryer grabitje të ndryshme. Madje edhe plagosja e shefit të krimeve erdhi gjatë një tentative për të grabitur njerëz, ku policia ishte sinjalizuar dhe kishte ndërhyrë por pa sukses.

    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    Plumbin E Ka Hallall Pisi

  3. #3
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    aq me shum nga kto te bien ne pranga aq me mire eshte per qytetaret shqiptare.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Partia Socjaliste Eshte...

    Citim Postuar më parë nga zeus
    ------------------------------------------

    Një nga 10 personat më të shumëkërkuar të Shqipërisë është vënë nën pranga dje nga policia e Vlorës. Burime policore lokale bëjnë të ditur se shtetasi Fotaq Zaharia, i dënuar më parë me 25 vjet burg për pengmarrje dhe gjobë-vënie, është ndaluar në banesën e vjehrrës së tij, në lagjen “10 korriku” në qytetin bregdetar rreth orës 16:00.

    Pas disa minutash shkëmbimi zjarri me forcat speciale, gjatë të cilave nuk ka hezituar të hedhë dhe një granatë në drejtim të forcave të policisë, Zaharia është arrestuar vetëm pasi është plagosur në këmbë, pas rezistencë ndaj forcave të policisë. Ai është transportuar në spitalin e Vlorës ku është mjekuar për plagën e marrë por në gjendje arresti.

    Ngjarja

    Pas marrjes së informacioneve se i shumëkërkuari mund të fshihej në shtëpinë e vjehrrës së tij, forcat policore të komisariatit të Vlorës kanë shkuar në lagjen “10 Korriku”, vend ku strehohej Zaharia.

    Si në çdo operacion kundër Zaharisë, në të cilën policia dilte gjithmonë e humbur, këtë radhë, rrota e fatit ka ndryshuar drejtim për të shumëkërkuarin, i cili dhe kësaj here nuk ka hequr dorë nga rezistenca e fortë kundër policisë, e cila kësaj here ka dalë fitimtare.

    Aktualisht akuza më e rëndë mbi Foto Zaharinë është plagosja e shefit të krimeve, Gentian Musabelliu. Këtë plagosje ai e kreu bashkë me Armando Begën, shokun me të cilin ishte arratisur nga qelitë e paraburgimit të Vlorës në vitin 2000. Që nga ajo kohë, i shumëkërkuari Foto Zaharia ka jetuar duke u fshehur nëpër kodrat e qytetit dhe duke kryer grabitje të ndryshme. Madje edhe plagosja e shefit të krimeve erdhi gjatë një tentative për të grabitur njerëz, ku policia ishte sinjalizuar dhe kishte ndërhyrë por pa sukses.

    ------------------------------------------
    NJE LAJME I KENDESHEM PER SHQIPETARET! I LUMTE QEVERIS!

    NE LEBRIT KENDOJM NJE KENGE .

    ATJE TE GURI ME VERE ,

    NJE NGA NJE DO SHKOJN TE TERE!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Arrestohet prifti pedofil ne Australi
    Nga altruisti_ek84 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 10:30
  3. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  4. Arrestohet i “forti” i Tropojës, terrorizoi me makinë qytetarët
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 13:36
  5. Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •