Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende

    (Marre nga Shekulli)

    Sipas njė klasifikimi pėr vitin 2007, tė publikuar ditėn e sotme nga Fondacioni Amerikan "Heritage", Shqipėria renditet vendi i 66-tė nė botė pėr nga liria ekonomike, me 61.4 pikė. Nė kėtė studim janė pėrfshirė 157 vende nga e gjithė bota. Shqipėria renditet nė vendin e 30, mes 41 shteteve evropiane qė gjendet nė listėn e Fondacionit Amerikan.

    Megjithėse ndodhet njė vend mė para krahasuar me vitin 2005, sipas raportit, niveli e lirisė ekonomike ka pėsuar njė rėnie me 0.6 pėr qind gjatė vitit tė kaluar, duke e lėnė kėshtu vendin tonė, pas mesatares sė rajonit. Kalimi njė vend mė parė se viti 2005, ka ardhur pėr shkak tė ndryshimeve mė tė mėdha negative qė kanė pasur vendet e tjera, nė vlerėsimin e kėtij treguesi. Sipas tė pėrditshmes ekonomike amerikane "Wall Street Journal", Shqipėria ėshtė renditur kėtė vit nė vend tė 66-tė pėr treguesin e lirisė ekonomike, ndėrsa zhvillimin mė tė madh pozitiv vendi, sipas kėtij treguesi, e ka pasur gjatė 2005.

    Nga viti 2004 deri nė vitin 2005, Shqipėria ėshtė ngjitur 14 pozicione mė sipėr. Niveli i lirisė ekonomike sė Shqipėrisė, sipas vlerėsimit, ėshtė i pėrafėrt me fqinjėt e saj nė Ballkan, si Kroacia apo Maqedonia, dhe disa herė mė i lartė se Greqia, shtet i cili ėshtė anėtarėsuar edhe nė Bashkimin Evropian. Liria fiskale, liria nga ana e qeverisė dhe liria monetare pozicionohen shumė mirė, por pikėt nė total pėr Shqipėrinė bien nga performanca e dobėt nė fushėn e tė drejtave tė pronės dhe korrupsionit.

    Dobėsia nė tė drejtėn e pronės, vjen si rezultat i ndėrhyrjes politike nė sistemin gjyqėsor, i cili ēon nė njė dhunimin tė ligjeve tė vendit. Por niveli i lirisė ekonomike nė Shqipėri mbetet nė nivele tė larta, krahasuar me vendet fqinje, ku ndarja shtetėrore dhe paqėndrueshmėria ėshtė e theksuar dhe ka ardhur nė rritje gjatė 7 viteve tė fundit. Nėse Shqipėria vazhdon tė mbajė tė ulėt nivelin e taksave dhe shton luftėn ndaj korrupsionit, niveli i lirisė ekonomike do tė rritet mė tej, sqaron raporti i bėrė nga Fondacioni Amerikan "Heritage".

    Liria e biznesit, 56.1%

    Sipas studimit tė bėrė nga Fondacioni Amerikan "Heritage", hapja e njė biznesi tė ri nė Shqipėri kėrkon 39 ditė, krahasuar me 48 ditė qė ėshtė mesatarja nė shumicėn e shteteve tė marra nė kėtė renditje. Ndėrkohė qė marrja e njė licence pėr biznes, ėshtė mė e vėshtirė pėr shkak tė procedurave ligjore. Gjithashtu edhe mbyllja e njė biznesi ėshtė tepėr e vėshtirė, nėse krahasohet me vendet e rajonit.

    Liria Fiskale, 91.5%

    Shqipėria aplikon taksa tė ulėta, ēka rrisin interesin, si pėr punėdhėnėsit ashtu dhe pėr punonjėsit. Sipas studimit, Tatimi mbi tė Ardhurat ėshtė 20 pėr qind. Nė janar 2006 qeveria ia uli taksėn korporatave me 3 pėr qind, nė 20 pėr qind, duke bėrė tė mundur renditjen disa vende mė lart pėr kėtė tregues.

    Liria nga qeveria, 77.7%

    Shpenzimet qeveritare nė total janė nė nivele mesatare. Studimi sqaron se gjatė viteve tė fundit, qeveria shpenzoi 28.8 pėr qind tė GDP, ndėrkohė qė mblodhi 8.8 pėr qind tė tė ardhurave tė saj nga ndėrmarrjet shtetėrore.

    Maqedonia e 71-a, sipas listės sė "Heritage" Foundation, pėr lirinė ekonomike

    Ekonomia maqedonase, sipas pėrqindjes sė lirive nė sferėn ekonomike nė rang botėror, ndodhet nė vendin e 71-tė, theksohet nė raportin vjetor tė "Heritage" Foundation. Sipas dokumentit, Maqedonia ka njė indeks tė lirisė nė sferėn e ekonomisė prej 60,8 pėr qind, me njė pėrmirėsim pėr 0,2 pėr qind nė krahasim me vitin 2006, qė do tė thotė se shteti ėshtė zhvendosur nė grupin e shteteve me liri-biznesi tė matur. Maqedonia e mori vendin e 32-tė nga 41 shtete evropiane, me rezultat tė pėrgjithshėm mė tė ulėt nga mesatarja evropiane, shtohet nė raportin vjetor "Indeksi i Lirive Ekonomike". Vlerėsimet nga raporti tregojnė nivel tė lartė tė lirisė fiskale dhe monetare nė Maqedoni, me inflacion tė vogėl tė nivelit vjetor. Tatimet personale dhe korporative janė mjaft tė ulėta, me vėrejtje se tė ardhurat e pėrgjithshme tė tatimit kanė rol tė madh nė GDP-nė e vendit. Fondacioni me renome vlerėson se qeveria e Maqedonisė po synon ta ulė ndikimin e vet ndaj tregut tė tė mirave, edhe pse nė sfera tė caktuara, ekonomia e tregut ėshtė shkelur pėr shkak tė pranisė sė kompanive qė ende janė nėn kontrollin e shtetit.

    Hong Kongu, kryeson botėn pėr nga liria ekonomike

    Hong Kongu ėshtė renditur si vendi me lirinė mė tė madhe ekonomike nė botė, pėr tė 13-in vit rresht, sipas "Indeksit tė Lirisė" tė publikuar nga fondacioni amerikan "Heritage". Ndėrkohė qė nė vendin e dytė gjendet qyteti kinez me taksat mė tė ulėta nė botė, Singapori. Indeksi vjetori i lirisė ekonomike i publikuar nga fondacioni me qendėr nė Uashington, nė bashkėpunim me gazetėn "Wall Street Journal" ka marrė pėr bazė 10 faktorėt mė tė gjerė tė lirisė, nė 157 shtete tė botės. Nė vendin e tretė tė listės me 157 shtete, renditet Australia, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Zelanda e Re. Kina renditet nė vendin e 119 pėr nga liria ekonomike, me 61.6 pikė.

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ne nje pikepamje siperfaqesore dhe duke iu referuar legjislatures Shqiptare ne lidhje me biznesin, eshte ashtu sic publikuar ne raport. Por mos harrojme qe ne Shqiperi ka nderhyrje ne ane te tjera qe e ndrydhin pak a shume biznesin dhe jo te gjithe i kane te drejtat e barabrta.

    E para ne Shqiperi ekzistojne akoma lidhjet shtet-biznes dhe kjo e kufizon ne nje fare menyre lirine e biznesit ne cfaredo lloj aspekti. Pastaj dhe gjyqesori ne Shqiperi, qe ka lidhje te drejteperdrejta me lirine e biznesit, eshte kritikuar se tepermi nga OSBE, OKB, BE dhe nga disa institucione te tjera nderkombetare.
    Gjithashtu ne Shqiperi ne shume dege te ekonomise ekzistojne akoma monopolet qe ne mos ne menyre direkte, ne menyre indirekte kane ndikimin e tyre ne lirine e biznesit. Nuk dua te le pa permendur dhe disa tendera teper te rendesishem qe behen me prokurim te drejteperdrejte, dhe ketu shkalla e abuzimit me liren e barazine e biznesit eshte disi e larte, per vete faktin qe Shqiperia radhitet nder vendet me shkalle korrupsioni te larte.

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nga viti 2004 deri nė vitin 2005, Shqipėria ėshtė ngjitur 14 pozicione mė sipėr.
    Kjo tregon se shpifjet ndaj atyre qe ishin ne qeveri 2004-2005, jane krejtesisht te tilla.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende

    Blerina Hoxha
    E Enjte, 21 Janar 2010

    Indeksi per lirine ekonomike e ka ngjitur Shqiperine kete vit ne vendin e 53 ne bote nga 183 vende te marra ne studim nga hartuesit e pervitshem te raportit, fondacionit "Heritage" dhe "Wall Street Journal". Vleresimet me te larta Shqiperia i ka marre ne lirine fiskale, me lirine e biznesit dhe ate monetare, ndersa vleresimin me te ulet e ka marre me ceshtjet e pronesise dhe korrupsionit. Nga nje sistem pikesimi qe nis nga niveli zero me 100 pike, Shqiperia eshte vleresuar me 66 pike, ndersa piket me te larta per lirine ekonomike i ka marre Hong Kong, duke u vleresuar me 89.7 pike dhe ne vend te fundit renditet Korea e Veriut me vetem 1 pike. Treguesi per lirine ekonomike 2010 tregon se Shqiperia ka bere permiresim te ndjeshem nga viti i shkuar me 2.3 pike. Ne raport thuhet se niveli i lirise ekonomike, gjate vitit te shkuar u rrit fale rritjes se lirise ne tregti, te drejtave mbi pronen, lirise nga korrupsioni, dhe ate te krahut te punes. Pavaresisht krizes financiare boterore, thote treguesi, Shqiperia u tregua e afte te ruante nje qendrueshmeri te shendoshe makroekonomike. Autoritetet kane punuar ne zgjerimin e biznesit dhe permiresimin e klimes se te berit biznes ne vend. Nese ne bote duhen mesatarisht 35 dite per te hapur nje biznes, ne Shqiperi kjo eshte nje procedure qe zgjat vetem 5 dite. Ne Shqiperi, thuhet ne raport, taksa e sheshte ka arritur ne 10 per qind dhe reformat strukturore per zhvillimin e sektorit privat kane cuar ne rritjen e prodhimit dhe konsumit por mbi te gjitha kane ulur nivelin e varferise ne vend. Pavaresisht krizes financiare boterore- thote treguesi, Shqiperia u tregua e afte te ruante nje qendrueshmeri te shendoshe makroekonomike. Autoritetet kane punuar ne zgjerimin e biznesit dhe permiresimin e klimes se te berit biznes ne vend. Nese ne bote duhen mesatarisht 35 dite per te hapur nje biznes, ne Shqiperi kjo eshte nje procedure qe zgjat vetem 5 dite. Ne Shqiperi thuhet ne raport taksa e sheshte ka arritur ne 10 per qind dhe reformat strukturore per zhvillimin e sektorit privat kane cuar ne rritjen e prodhimit dhe konsumit por mbi te gjitha kane ulur nivelin e varferise ne vend.

    Liria ekonomike, Shqiperia le pas rajonin

    Treguesit thone se, liria ekonomike ne Shqiperi eshte ne te njejtat nivele me vendet e tjera te rajonit si Kroacia apo Maqedonia, ne nje kohe qe liria fiskale, financiare dhe ajo ne investime jane madje ne nivele me te larta se rajoni. Raporti thekson se, Shqiperia ka arritur qe te ruaje nje norme te ulet inflacioni, ne nje kohe qe qeveria shqiptare vitet e fundit ka vijuar me rritjen e pagave dhe pensioneve. Me keto te dhena, raporti i "Heritage", e rendit Shqiperine mbi vendet e rajonit. Sa i takon lirise ekonomike, vendi yne le pas Maqedonine ne vendin e 56, Greqia vendi i 73, Italia 74, Bullgaria 75, Kroacia 92, Serbia 104 dhe Bosnje Hercegovina 110.



    Indikatoret Piket

    Liria e biznesit 68.0

    Liria e tregut 85.8

    Liria Fiskale 92.6

    Shpenzimet qeveritare 74.2

    Liria Monetare 78.7

    Liria e investimeve 70.0

    Liria Financiare 70.0

    Liria e Prones 35.0

    Liria nga korrupsioni 34.0

    Lira e punes 52.1


    KJ

  5. #5
    Lista e plote e renditjes se vendeve

    http://www.heritage.org/Index/Ranking.aspx
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Po liria e fjales nuk perfshihet ketu, se ne nga kjo vuajme shume, se kemi autocensure, e po te shash ndonje politikan, te nesermen fluturon...s`dihet se ku..
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende

    Liria Ekonomike, Shqiperia shenon rritje te treguesve

    Eglantina Nasi

    Bizneset ne Shqiperi, operojne aktualisht me nje nivel me te shtuar te lirise ekonomike se me pare. Kete e fakton Indeksi i Lirise Ekonomike, publikuar nga “Heritage Foundation” dhe “Wall Street Journal”, i cili per vitin 2013 e rendit vendin tone ne pozicionin e 58-te te listimit global mes 177 vendeve te botes. “Rezultati ekonomik i Shqiperise, eshte nje liri ne nivelin prej 65.2 dhe ka shenuar rritje me 0.1 pike. Rezultat ky, mbi mesataren boterore”, citon mes te tjerash raporti ne fjale, duke folur keshtu per nje shtim ne teresi te ketij treguesi te rendesishem per ekonomine shqiptare. Ndersa e krahasuar me 43 vendet e Evropes, Indeksi i Lirise Ekonomike e rendit Shqiperine, te 27-en. E persa i perket rajonit, mund te thuhet se vendi yne renditet i dyti per aspektin e lirise se tij ekonomike, duke u parakaluar vetem nga Maqedonia dhe lene pas, Bullgarine ne vendin 60-te me 65 pike te indeksit, Rumanine ne vendin e 59-te me 65.1 pike; Serbine ne vendin e 94-te me 58.3 pike dhe Bosnje- Hercegovinen ne vendin 103-te me 57.3 pike te indeksit te lartpermendur. Me pas, duke kaluar ne detaje, ekspertet e “Heritage Foundation” sqarojne se, ekonomia e Shqiperise ka perfituar ndjeshem nga nje dekade e fleksibilitetit dhe e hapjes ne rritje, duke e perballuar kesisoj mire edhe ndikimin e menjehershem te krizes globale ekonomike. Gjithsesi, shtojne se gjate dy viteve te fundit, megjithate, dinamizmi ekonomik eshte ngadalesuar disi. “Edhe pse shteti vazhdon te kontrolloje ndermarrjet kryesore, vecanerisht ne sektorin e energjise, ekonomia eshte kryesisht ne duart e sektorit privat. Reformat strukturore te dobishme kane perfshire privatizimin bankar, zbatimin e takes konkurruese te sheshte si dhe modernizimin e mjedisit rregullator”, vleresojne me tej hartuesit e raportit ne fjale. Duke theksuar gjithashtu se nje problem i mbetur, eshte ai se “Shqiperise ende i mungon nje sistem i qarte mbi te drejtat e prones, vecanerisht per pronesine e tokes, ku siguria e te drejtave te tokes mbetet nje problem ne zonat bregdetare ku ka potencial per zhvillimin e turizmit”. Perkeqesim ky, i cili se bashku me ate ne fushen e gjyqesorit, thuhet se eshte kompensuar gjithsesi, nga permiresimet ne lirine e te berit biznes, si edhe menaxhimin e financave publike. Kurse ne lidhje me tregun e lire, thuhet se firmat e huaja dhe ato vendase, vazhdojne qe te trajtohen ne menyre te barabarte, nje kriter ky nxites per vazhdimesine e thithjes se investimeve te huaja. Ne fund, Indeksi i Lirise Ekonomike konkludon se reformat e thella institucionale per te permiresuar rregullat ne tregun e punes, si dhe rritja e efektshmerise se sistemit gjyqesor, jane shume thelbesore per nje sukses te metejshem te ekonomise shqiptare.

    LISTIMI

    Hong Kongu, per te disatin vit radhazi, renditet si ekonomia me e lire ne bote, me 89.3 pike te Indeksit te Lirise Ekonomike. Pasuar me 88 pike nga Singapori. Duke vijuar me tej me Australine, Zelanden e Re, Zvicren, Kanadane etj. Kurse nder tre vendet e fundit ne kete listim, mesohet se jane renditur Ekuadori, Argjentina dhe Ukraina. Per te percaktuar nivelin e sakte te lirise ekonomike te 177 vendeve te botes, jane marre parasysh niveli i ekonomise dhe lirise tregtare, te qenit te hapur per investime, nderhyrja e shtetit ne ekonomi, si dhe faktori i korrupsionit.

    Koha Jone

  8. #8

    Pėr: Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende

    53-eshi eshte renditje dhe jo ndonje tip klasifikimi per mire

    Per klasifikim mirqenje ekonomike kemi len prapa Senegalin, Ganen dhe Kosoven

    urrrrrrrrraaaaa
    Revolution 1848

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •