Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Vdis po ta mbajti

    “Nga taksat dhe vdekja askush nuk shpeton”. Ne Shqiperi, te pakten kjo e dyta eshte e sigurte, por te vdesesh qenka po aq e veshtire sa dhe te mbetesh gjalle.

    nga Sebi Alla ( Revista Klan)

    Kush mendon se jeta ne Shqiperi e vecanerisht ne Tirane, eshte bere e veshtire, gabohet rende. Shume me e veshtire eshte vdekja. E cila nuk kerkon shume: Vetem tre metra katrore toke, ku i vdekuri i mbyllur ne arken e drunjte, do te prehet pergjithmone ne boten e pertejme. Por ec e gjeji ato pellembe toke. “Jeta eshte e shtrenjte!”, shkruhet ne nje pllake varri ne Sharre te Tiranes, ndoshta nje reflektim i autorit te saj pasi ka perjetuar rende humbjen e te afermit. E pra, shtrenjtesite e jeteses dhe vdekjes tashme po konkurrojne fort me njera-tjetren.

    Nese koncepti ‘vdekje’ eshte i rende plumb per kedo, kjo shpesh merr ngjyrime shtese per punonjesit e sherbimeve funerale te Tiranes. Sepse prej rreth dy vjetesh situata ka qene gjithnje e me e rende dhe eshte dashur qe te perdoren vendet e ndermjetme per te hapur varre te reja. Ne kete menyre u lane menjane “hollesite” e vockla apo kerkesat e pretendimet e te afermve te te ndjereve: Rendesi kishte te gjendej toka. Keshtu Kristo prehet perjetesisht ngjitur me Hasanin. Ishte e thjeshte, ai vend nuk mund te qendronte i rezervuar dhe per kete arsye, aty ku shihej nje hapesire e vogel, kazmat dhe lopatat e punetoreve “hidhnin themelet” e nje varri. Kjo eshte prej dy vjetesh situata ne Sharre, e lakmueshme nga banoret e kryeqytetit, pasi e konsiderojne si zone me te mire per te nderuar kujtimin e atyre qe nuk jetojne me. “Sharra na i mbylli dyert, le ta cojme te ndjerin ne Shishtufine, se ka mbetur edhe pak truall, pastaj…” Vetem 5 mije metra katrore toke jane aktualisht ne dispozicion per te vdekurit dhe kjo pjese gradualisht po mbyllet, per t’i dhene fundin edhe hapesires qe ne pak vite u mbush me varre te rinj. Secila nga dy varrezat gjigante ishte rreth 25 hektare. E planifikuar rreth viteve ‘60, ideatoret e kishin te qarte se per nje kohe te gjate nuk do kishte nevoje per zgjerim. Per me teper, sistemi i para viteve 90’ nuk e kishte aspak te veshtire qe ta shtrinte varrezen aq sa te kishte nevoje, pa pyetur se kush ishte pronari i vjeter i tokes prane, per me teper qe ai edhe mund te kishte dale kulak.

    “Ne tete vitet e fundit me rritjen demografike te Tiranes u rrit edhe numri i vdekjeve, qe mesatarisht shkon deri ne 2800 persona ne vit”. Keshtu tregon drejtori i Sherbimit Funeral te Tiranes, Leodat Kiri, i cili para pak ditesh vendosi te mbylle pergjithmone kapitullin “Sharre”. Nuk kishte me asnje hapesire qofte edhe per pak varre te reja, e ne kete menyre makinat e funeraleve do te drejtohen vetem nga Shishtufina. “Me intensitetin e vdekjeve, nevojiten rreth 10 mije metra katrore ne vit, ndersa aktualisht eshte bere nje shpronesim prej 0.5 hektare”, shprehet Kiri. Cka eshte nje shiringe teresisht e pamjaftueshme. Por nese Sharra vertet i ka mbyllur dyert, kjo “klauzole” ka vlere vetem per te vdekurit, sepse te gjallet kane eshtrat e familjareve qe prehen ne ate qytet te heshtur. Sapo merr maloren per te shkuar tek varreza, ne cdo cep e hapesire sheh te lulezoje nje biznes i vertete. Sepse fjale eshte pikerisht per lulet qe banoret e zones shesin ne te dyja anet e rruges. Shitesit qe rrine prane tyre te shohin ne drite te syrit, me shpresen se po u shtohet edhe nje klient tjeter. Ne mes te pluhurit dhe vapes aty gjen gjithcka, qe nga karafilet natyrale, qirinj me ngjyra te ndryshme dhe deri tek lulet e medha artificiale. Behija, nene e kater femijeve, eshte strukur afer disa derrasave per t’u mbrojtur nga dielli. Sapo dikush afrohet prane “shtepizes me lule”, cohet ne kembe dhe fillon e numeron nje e nga nje: “Ja, keto karafilat jane 1000 leke copa, qirinjte ke 500 dhe ke 1000 lekesh, sa per lulet zgjidh ke te duash, ja kjo eshte 2000 leke dhe kjo tjetra 10000 leke”. Pasi jep shifrat ne leke te vjetra, sheh drejt e ne sy gruan qe ka ardhur si kliente. Me kot harxhoi frymen Behija, sepse vetem nje 2000 lekesh futi ne cante. “Ne fundjave ka me shume pune, ndersa ditet e tjera rrime keshtu, se ndoshta mund te vije ndonjeri”, thote nena e cila dy prej kalamajve i ka punesuar ne “bisnesin familjar”. Sa per namin qe ka dale se lulet qe shiten ne rruge vidhen po tek varrezat, nuk shkon shume per Behijen. “Qyqja, femijet e mi nuk i prekin ato lule, te vret Zoti, si mund t’i ha ato leke, me mire me djersen time, ja te rraskapitem ketu ne diell dhe ate pune nuk e bej”. Keshtu rendit ajo ne bresheri gjithe argumentet pse nuk e ben ate “gjeme”, packa se shton qe se c’bejne te tjeret, ajo nuk ve doren ne zjarr. Dhe si Behija qe nxjerr jetesen nga vdekja, jane shume. Jetojne aty prane.

    Sapo hapin dritaren e shtepise qe ne pike te mengjesit, fillimisht u shfaqet panorama e varrezave stoike, me ndryshimin e vogel qe ne vend te ajrit te frekset, thithin tymrat e mbetjeve urbane te Tiranes.

    Nje djale i vogel vertitet sa ne njerin cep te varrezave ne tjetrin. Shoket e tij sapo kane gjetur ca kliente dhe po lajne nje varr, ndersa ai ende nuk e kishte bere sefte punen e perditshme. Donaldi pak me tutje kishte nenen qe shiste edhe ajo lule, por ishte i vogel per te bere pazare per to, ama di te beje fare mire “llogarine” per te lare pllakat e varrit. Me ciltersine e tij feminore dhe ca i turpshem ne komunikim, shprehet se “ju jepni sa te doni, po zakonisht ne i lajme varret per 2000 leke, (te vjetra). Dhe biznesi i suksesshem vazhdon, sepse klientet nuk firojne kurre. Nese per filozofine amerikane eshte e sigurte qe taksave dhe vdekjes nuk u shpeton dot, per shqiptaret mbetet e vertete vetem kjo e dyta. Prandaj dhe punuesit e mermerit te varreve nga kjo ane jane te qete. Mjeshtrat mund te punojne nje varr edhe per 500.000 mije leke te vjetra, por sigurisht qe duart e tyre jane ne gjendje qe te stolisin hatashem edhe nje varr qe kushton deri ne 10 milione. “Ai qe ka leke, vjen e na porosit se si e do varrin, ndersa ka edhe te tjere qe vetem vijne e pyesin por nuk ua mban xhepi qe ta rregullojne”. Keshtu rrefen Besniku, qe ne dore ka nje pllake dhe po skalit emrin “Stavri”, dhe qe ironikisht verteton filozofine amerikane: “Jemi bere shume se thuajse e gjithe kjo zone ketu ka punishte per varre, plus edhe tatimet i paguajme rregullisht, se ndryshe na e bllokojne aktivitetin”. Por Besniku, ndersa flet duke mbajtur sharren me korrent ne dore, na zbulon edhe nje detaj tjeter interesant. Ja qe si shume sektore te tjere shqiptare, edhe biznesi i varreve paska lidhje me fluksin e emigranteve. “Me emigrantet rriten kerkesat dhe porosite, sepse vijne kryesisht te rinj te cilet pasi kthehen nga jashte, kerkojne qe te rregullojne varret e te afermve”, tregon ai.

    Nderkaq, ne brendesi te rrethimit prej 25 mije metrash katrore toke ku shtrihen te ndjeret, sheh edhe varre madheshtore me skulptura dhe rrethime metalike, qe sfidojne hijerende tabelen e ndryshkur “Ndalohet vendosja e kangjellave”!. Ka nga ata qe kane vendosur streheza prej catie, apo te tjere qe kane paguar skulptore per te derdhur ne mermer pamjen e te afermve.

    Mes kesaj madheshtie post mortum, dalluam ate qe syri e kerkonte instiktivisht: Ca lule te thara ishin vendosur mbi pllaken e varrit, emri ishte zhdukur dhe copezat e mermerit te thyer ndodheshin te shperndara. Vetem ylli partizan i ngulur ne qender te varrit nuk kishte pesuar ndonje demtim, kurse germat qe te renditura bashke, me pare formonin emrin Enver Hoxha, dukej se ishin shkoqur, ndoshta nga dikush qe dukej se kishte marre ndonje hak te rende ndaj ish diktatorit. Ne fakt, edhe ne shume varre te tjera ndihej dora e dhunuesit qe kishte shkulur ndonje objekt prej bronzi. Per te shkuar sa ne njerin cep ne tjetrin, duhet kujdes se rrugicat qe vlenin dikur per te kaluar, jane kthyer ne varre te rinj. Ndreu dhe Hiqmeti jane ngjitur me njeri-tjetrin, si per te deshmuar se bashkejetesa nderfetare mes shqiptareve, edhe ne boten e pertejme eshte vertet per t’u marre ne konsiderate. Aty gjen kryqe te vendosura dhe dikush tjeter eshte kujdesuar edhe te ndertoje ne menyre simbolike nje minare.

    Por dyert e varrezave te Sharres tashme jane te hapura per kedo, vec te ndjereve te rinj dhe makinave te agjencive funerale. Te cilat cdo mengjes telefonojne ne bashkine se Tiranes per te lajmeruar vdekjet e radhes. Sigurisht jane te paret qe u vijne ne vesh “haberet e fundit”, qofte dhe per arsyen se jane kujdesur qe te kene te derguarit e tyre ne QSUT apo ne Spitalin Ushtarak, ne lufte per te kapur kush e kush me pare klientet e mortit. Nderkaq, rreth 30 punetore, cdo dite e dine se cfare do te bejne. Do te hapin varre dhe me pas do mbulojne me dhe kufomen. Per ta eshte thjesht nje pune e ngarkuar, nuk ka diskutime, eshte shi apo diell i zjarrte qe e ka bere token “beton”, nuk ka shume rendesi per punetoret. Ajo cka merr rendesi per ta, eshte fakti se shume shpejt mund te mos kene ku te germojne. Cka mund te sjelle edhe nje shaka te vogel shqiptare: Biznesi i lulezuar i vdekjes mund te prodhoje edhe te papune.

    Pak shprese

    Ata qe e perjetojne cdo dite mungesen e vendeve per varreza jane pikerisht punonjesit e Sherbimit Funeral te Bashkise se Tiranes. Per drejtorin Leodat Kiri, gjendja eshte teper e rende, nderkohe qe cdo dite mberrin ne kete institucion lista me personat e vdekur, qe sigurisht kerkojne edhe vendin ku do te vendosen pergjithnje. “Keshilli bashkiak ka nxjerre fondet perkatese per parcelizimin e disa zonave te tjera, por sektori i puneve publike ne Ministrine e Brendshme nuk po miraton kete nisme”, thote Kiri. Ne sektorin e sherbimeve funerale jane kompjuterizuar te dhenat dhe brenda pak minutash, cdo qytetar pasi te jape gjeneralitetet, do te kete ne dore te shenuar ne nje leter vendin perkates ku eshte varrosur dhe numrin e varrit te te afermit. Por dnersa teknologjia elektronike sherben per ata qe tashme e kane gjetur nje vend, problemi me i madh mbetet per hapesirat e reja. “Pasi kam kontaktuar institucionalisht, me nismen time personale bisedova me banoret e zones dhe shkuam ne hipoteke per t’u pajisur te gjithe me certifikatat e reja dhe kartelat e pronesise. Ne kete menyre dokumentacionet perkatese jane gati dhe presin vetem miratimin nga sektori i puneve publike ne ministri”. Keshtu shprehet drejtori Kiri, i cili ne fund gjen rastin t’u beje thirrje njerezve qe te mos cenojne varret, pasi ligji e denon nje veper te tille deri ne pese vite heqje lirie.

    Shpenzimet baze

    30.000 arkivoli

    12-18 mije punetoret qe hapin varrin

    1500 kurorat me lule

    5000 autovetura e funeralit

    4000 autobusi

    2000 afishet
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    LooL titulli ishte i bukur por me 20 Eurone muaj pension qe merr nje burre ne asistenc cfare do marri me pare?
    As arkivolin nuk mund te marri.

  3. #3
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    no coment skam ca them realiteti eshte i rend
    Partizoni

  4. #4
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Donna, cfare kan keto video klipe te perbashket me temen?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Nje shaka ishte Ilirian.
    mua desh me pushoi zemra kur e pashe.
    thashe te trembja ndonje ketu,po s'me tha asnje c'fare pesoi.

    megjithate une e kam thene njehere dhe e perseris
    Une do le te shkruar te me kremojne (djegin) ,se s'dua te behem barre e njerezve dhe brezave per c'do gje. dhe sinqerisht s'me pelqen te me hajne krimbat buahhhh
    ciao!
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

Tema tė Ngjashme

  1. Ministri kroat i arsimit Dragan Primorac mbajti ligjėratė nė USHT
    Nga refik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 05:17
  2. Bashkia: Nė Tiranė nuk ka mė varre nė varrezat e Sharrės
    Nga Flori nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 15:31
  3. Pedagogėt paralajmėrojnė grevė, qeveria nuk mbajti premtimin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 03:46
  4. Pushime te mbara ne Sarande (po ua mbajti kuleta)
    Nga Eni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 03:35
  5. Foti Cici braktis delet e varfera shqiptare.
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 17-09-2004, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •