Duke shfletuar kalendarin, sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Palin, vetmitar



Shėn Pali, themelues i vetmitarėve, lindi nė Tebaidėn e poshtėr rreth vitit 234. Nė moshėn 15 vjeēare iku nė shkretėtirė, si Jezu Krishti, pėr tė jetuar nė varfėri tė plotė, larg ēdo pasurie e lakmie njerėzore. Zgjodhi njė shpellė pėr banesė, njė palmė, pėr ushqim e veshmathje, njė gurrė uji pėr tė shuar etjen, njė copė bukė qė ia sillte njė korb ēdo ditė nga qielli, pėr tė zgjatur jetėn e tij tė mrekullueshme.

E kėshtu Shėn Pali vetmitar i shėrbeu pėr shumė vjet, krejtėsisht larg botės e i panjohur pėr tė, atij qė s’gjeti vend ndėrmjet njerėzve e u shtrėngua tė shkonte pėr tė lindur nė njė shpellė.

Po Pali nuk ishte vetėm: nė shpellėn e tij banonte edhe Zoti. Kėshtu me tė filloi jeta e eremitėve apo vetmitarėve tė cilėt, pėr folur me Zotin, hoqėn dorė nga shoqėria, madje edhe nga ēdo lloj takimi me njerėzit. Ishin engjėj tokėsorė, ndėr tė cilėt u duk, pėr t’u dhėnė mėsim shekujve tė ardhshėm, pushteti e pasuria e Zotit, qė i mjafton, edhe e vetme, ēdo krijese. Mrekullohemi para figurave si ajo e Shėn Palit vetmitar, pėrmes tė cilave shikojmė sesi misteri i Zotit tė mishėruar mundi ta lartojė natyrėn njerėzore tė rėnė nėn skllavėrinė e ndjenjave, tė dehur nga etja e pashuar pėr tė mira tokėsore.

E megjithė jetėn thellėsisht tė vetmuar, me gjithė kundrimin mbinjerėzor, njerėzit si Shėn Pali nuk u shkėputėn kurrė nga Kisha dhe nga betejat e saj tė lavdishme. Nga thellėsia e shpellės sė tij, i ndriēuar nga njė dritė e mbinatyrshme ndiqte luftėrat e Kishės kundėr arianizmit, bashkohej me mbrojtėsit e Fjalės sė Mishėruar tė Hyjit, i kundėrvihej ēdo sulmi tė pabesė kundėr Zotit.

Emri i Palit, atė i vetmitarėve, lidhet ngusht me atė tė Shėn Andout Abat, atit tė Ēenobitėve apo tė njerėzve qė mbylleshin gjithė jetėn nė kuvende. Qė tė dy mėnyrat e jetesės burojnė nga e njėjta gurrė, nga Grazhdi i Betlehemit. Shėn Pali vetmitar jetoi nė shkretėtirė 113 vjet. Trupi i tij i vdekur u mbart nė Kostandinopojė nėn perandorinė e Manuel Komnenit, mė pas nė Venedik e nė bashkėsinė e vetmitarėve tė Budės nė Hungari. Jetėn e tij e shkroi Shėn Jeronimi nė vitin 376.