Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Meshkujt, frikë nga “gjinekologu”

    Meshkujt e njohin mjekun androlog, vetëm kur kanë probleme me organet gjenitale. Numri i meshkujve që kontrollojnë shëndetin e tyre seksual është në rritje. Sëmundjet që lindin në organet gjenitale të mashkullit i studion andrologjia.

    Jetojmë në shekullin e 21-të, por shumë njerëz ende nuk e kanë idenë se, ashtu siç ekziston mjeku gjinekologu për femrat, ekziston edhe një mjek, që quhet androlog, e që shërben për mjekimin e anomalive të organeve gjenitale mashkullore. Edhe vetë gjinia mashkullore, e cila duhet ta njihte me siguri se çfarë përfaqëson kjo fjalë, duket se nuk ka shumë njohuri për të. Nga shumë meshkuj, ky profesion nuk njihet fare. ”Të them të drejtën, sot është hera e parë që po e dëgjoj,” thotë 26-vjeçari Ilir Doçi. Mjeku androlog Evi Dani pohon se është mëse e vërtetë që, për shumë meshkuj mjeku androlog është një fjalë e padëgjuar. Madje, edhe kur disa prej meshkujve mësojnë se ekziston një mjek që merret me problemet gjenitale të tyre, e keqinterpretojnë këtë profesion, duke e ngatërruar me atë të gjinekologut. ”Shumë meshkuj, madje edhe kur kanë një nivel arsimor të mirë, nuk e njohin këtë specialitet. Kur disa prej tyre vijnë në ambulancën tonë, më pyesin nëse jam unë gjinekologu i meshkujve,” thotë mjeku androlog Evi Dani. Duket se vetëm halli i çon meshkujt në derën e mjekut androlog. Kultura e të vizituarit, qoftë edhe për të ditur se sa të shëndetshëm janë organet gjenitale të tyre, nuk ekziston. ”Pas një infeksioni, i cili m’u shfaq një vit më parë, më thanë se duhet të takohesha me mjekun androlog. Përpara sëmundjes nuk e njihja ekzistencën e këtij mjeku,” thotë Petrit Lleshi, 45 vjeç. Ka edhe nga ata meshkuj që, edhe pse kanë probleme shëndetësore, nuk shkojnë për këshillim te mjeku androlog. Kjo, sipas Evi Dnit, ndodh pasi në momentin kur pacienti konstaton një shqetësim gjenital, ai përjeton ankth dhe frikësohet. “Problemet e organeve seksuale te meshkujt, sigurisht që janë të veçanta; ato konsiderohen nga kushdo jetë private dhe sekrete. Çdo pacient ka një farë ngurrimi, për ta trajtuar problemin e tij te mjeku androlog,” sqaron mjeku androlog Dani. Këshillimi te mjeku androlog, sipas specialistit Dani, është i domosdoshëm te të gjithë meshkujt, sapo ata hynë në moshën e pubertetit. ”Dihet që marrëdhëniet seksuale në një çift janë një pjesë e rëndësishme e jetës. Të gjithë meshkujt, që kanë probleme të caktuara, nuk duhet të mbajnë siklet në vetvete, pasi kjo gjë do të sillte ndarjen në çift,” sqaron Evi Dani.

    Meshkujt frikësohen nga problemet seksuale

    Sipas mjekut androlog, Evi Dani, numri i meshkujve që vijnë për të kontrolluar shëndetin e tyre seksual ndër vite është rritur. Por sërish ky numër mbetet i vogël, në krahasim me atë pjesë meshkujsh që nuk preferojnë të flasin për problemet seksuale që hasin. Një ndër arsyet kryesore të hezitimit, sipas këtij mjeku, është vështirësia që hasin këta pacientë për të treguar e shprehur hapur problemin seksual që ata kanë. ”Mashkulli, përpara një problemi seksual frikësohet, trembet, ai ndjen ankth e pasiguri. Por unë i rekomandoj të gjithë meshkujt që ta kontrollojnë veten e tyre, pasi kështu ata do të kenë një jetë të qetë e të sigurt shëndetësore,” sqaron andrologu Dani. Këshillimi me andrologun, jo vetëm që do të eliminonte një kancer të mundshëm, që është një fenomen që i prek të gjithë meshkujt, por do të ndihmonte edhe shumë çifte që hasin probleme në krijimin e embrionit.

    Vladimir Luci, andrologu i parë shqiptar

    Andrologjia është shkenca që studion dhe kuron sëmundjet që lindin në organet gjenitale të mashkullit. Kjo shkencë në vendin tonë e ka zanafillën në fund të viteve shtatëdhjetë. I pari mjek që është marrë me andrologjinë, në bazë shkencore, ka qenë doktor Vladimir Lucci. ”Doktor Vladimir Lucci i ka trajtuar meshkujt shqiptarë me një profesionalizëm të spikatur, sidomos në drejtim të infertilitetit, që do të thotë pamundësi për të bërë fëmijë dhe disfunksionit seksual, i cili njihet ndryshe me emrin impotencë seksuale,” tregon një ndër studentët e doktor Luccit, doktor Evi Dani. Shumë meshkuj nuk e njohin këtë specialitet, i cili është shumë i rëndësishëm, për të zgjidhur mjaft probleme të jetës së tyre seksuale. Por këshillimi me mjekun androlog nuk duhet bërë vetëm në rastet kur shfaqet një shqetësim konkret; ai është i domosdoshëm për të gjithë ata, që kur hyjnë në moshën e pubertetit.

    Eriselda Martini
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    7

    gipa

    Une do kerkoja nga andrologu i nderuar Evi Dani, qe te na ofroje shenime me perseafermi se ku mund te kontaktohet ky dr. ne cilen klinik, private apo shteterore. Kete e pyes per aresye se nje shok i imi ka nevoje ta beje nje kontrolim ke ky doktor.

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1058
    Postimi i Fundit: 30-11-2023, 15:26
  2. Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt?
    Nga Lumis në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 17:58
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnë ndryshe
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita’.
    Nga Tirana në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •