Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Firmoset marreveshja per zgjedhjet lokale

    Pak minuta pas mesnatės, tė 13 kryetarėt e partive partive, pėrveē Berishės qė ia kishte deleguar firmėn Topit, u ulėn njė nga njė pėr tė nėnshkruar paktin qė i hap rrugė mė nė fund zhvillimit tė zgjedhjeve lokale mė 18 shkurt, nė prani tė Presidentit Alfred Moisiu. Te gjithe kreret e partive politike jane pershendetur vetėm me Presidentin Alfred Moisiu gjatė firmosjes sė dokumentit, ndėrkohe qė i vetmi qė ka thyer atė "shenje" protokolli ishte vetėm kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka, i cili pas firmosjes shtrėngoi duart edhe me krerėt e opozitės. Menjėherė pas firmosjes se dokumentit, Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, deklaroi se marrėveshja ishte frut i negociatave tė njėpasnjėshme prej tre ditesh e tre netėsh. Moisiu ka ftuar partitė politike qė tė konkretizojnė marrėveshjen per ti hapur rruge proēedurave parazgjedhore. Por nė tė njėjtėn kohė, kreu i shtetit ka bėrė thirrje pėr hartimin e dokumenteve te identitetit. Marrėveshja ėshtė komentuar mbrėmė edhe nga kryetari i PS-se, Edi Rama. I pyetur ndėr tė tjera nga pėrfaqėsues tė medias lidhur me faktin nėse gjente ndonjė kontribut tė ish-kryeministrit Fatos Nano, pėr kėtė marrėveshje, Rama u shpreh se ai i njihte shumė kontribute Nanos, por me gjithė dėshirėn e tij, tek kjo marrėveshje ai nuk shihte ndonjė kontribut. E njėjta pyetje i ėshtė drejtuar edhe kryetarit tė PD-sė, Bamir Topi, i cili u pėrgjigj se ai njihte vetėm kontributin e kryeministrit Sali Berisha.

    Bisedimet

    Pas dy orėsh negociata tė minutės sė fundit, qė mund tė kishin rrezikuar nė fakt si gjithė kėto ditė nėnshkrimin krerėt e partive nė praninė e Presidentit, Moisiu, ranė dakort pėr pikėn mė tė debatueshme; mėnyrėn e prdorimit tė certifikatave tė lėshuara para 1 nėntorit nė kėto zgjedhje. Kėshtu mėsohet se marrėveshja ka si pikė kyēe shoqėrimin e certifikatave tė lėshura para 1 nėtorit me 8 dokumentaqė janė: pasaportė, diploma e shkollės sė lartė, diploma e shkollės sė mesme, patentė e dixhitaizuar, kontratė shitblerje, licesė profesionale, certifikatė tatimore, licensė e ushtrimit tė profesionit. Sipas marrėveshjes zgjedhėsi qė do tė votojė me certifikatė tė lėshuar nga Zyra e Gjendjes Civile para 1 nėntorit duhet tė ketė me vete tė paktėn dy nga kėto dokumente. Kjo ishte dhe esenca e paktit tė arritur dje nė Presidencė dhe pėr tė cilėn u negociua tre ditė me radhė. Ndėrkaq mėsohet e gjatė dy orėve tė fundit, para se tė firmosej dokumenti, opozita ka kėrkuar qė votuesi ta shoqėronte certifikatėn e para njė nėtorit me njė dokument tjetėr tė noterizuar. Por kjo nuk ėshtė pranuar nga maxhoranca. Nė momentin e nėnshkrimit tė marėveshjes dje ra nė sy mungesa e kryeinistrit Berisha e cila mund tė konsiderohet njė mungesė e qėllimshme pasi ėshtė e disata nė kėto bisedime.

    Negociatat

    Pikėrisht nė orėn 22.00 krerėt e partive politike kanė hyrė nė ambjentet e Presidencės, me qėllim firmosjen e marrėveshjes ashtu siē ishte parashikuar nė fakt paraprakisht. Por drafti i miratuar parimisht me 20 pika u morr serish nė shqyrtim e pikėrisht pėr dokumentet shoqėruese tė certifikatave, qė paraprakisht ishte arritur qė tė shoqėrohej me njė dokument. Ajo qė duket se nuk shkonte ishte pikėrisht kėrkesa kėmbėngulėse e opozitės pėr noterizimin e dokumenteve shoqėrues qė nė draftin paraprak ishte hequr. Ky draft, u pėrcoll nga Presidenti Alfred Moisiu gjatė takimeve qė ai kishte zhvilluar gjatė ditės me kreun e LSI-sė, Ilir Meta atė tė PS-sė, Edi Rama si dhe me kryetarin e PR-sė, Fatmir Mediu. Drafti i dorėzuar si tek pėrfaqėsuesit e mazhorancės, edhe tek ato tė opozitės kishte mbetur pikėrisht tek disa cėshtje teknike, sic ishte pikėpyetja nėse certifikatat do tė shoqėroheshin me njė dokument, apo me dy dokumente, nėse kėto tė fundit duhet tė ishin tė noterizuara ose jo si dhe pėrdorja ose jo e patentave dixhitale. Mė kėmbėnguljen e opozitės, nė negociatat e vona tė mbrėmjes nė presidencė, u arrit qė sėrish tė vendoset nė draftin praprak patenta e dixhitalizuar, qė ishte hequr, si dhe shoqėrimi i ēertifikatave tė para njė nėntorit me dy dokumente.Por pėrpos saj, mazhoranca nuk lėshoi pe qė tė dy dokumentet shoqeruese tė ishin tė noterizuara, gjė qė nė fakt e kishte paralajmėruar qė nė mesditė kryeministri Sali Berisha.Ky i fundit deklaroi gjatė mesditės, nė njė takim meJose Pons, i dėrguari i posaēėm i Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Spanjės,Miguel Angel Moratino, nė cilėsinė e kryetarit tė radhės tė OSBE-sė, se qeveria nuk do tė pranonte dokumente tė noterizuara. Ndėrkohė, me arritjen e marrveshjes sė mbrėmshme, sot pritet qė tė mblidhet Kuvendi pėr tė miratuar ndryshimet nė Kodin Zgjedhor. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, informoi mbrėmė se nė rast se do tė arrihej marrėveshja, atėherė ajo do tė thėrriste Kuvendin sot nė njė seancė tė jashtėzakonshme me qėllim miratimin e kėtyre neneve nė Kodin Zgjedhor.
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    Sot miratohet nė Kuvend marrėveshja e shumėpritur mes partive

    Pas disa muaj sherri, zhurmaxhinjtė nėnshkruajnė

    Me miratimin e amendamenteve tė 30 gushtit dhe 30 dhjetorit pritet qė tė hėnėn tė fillojė fushata elektorale normale pėr partitė politike, si edhe puna konkrete e KQZ-sė

    Merr fund kriza e muajve tė tėrė pėr politikėn shqiptare. Ata tė cilėt kanė bėrė mė shumė zhurmė gjatė gjithė kėsaj kohe, janė detyruar dje, (edhe si herė tė tjera), tė ulen dhe tė nėnshkruajnė njė marrėveshje tė pėrbashkėt. E cila jo vetėm qė i jep fund sherrit dhe situatės absurde dhe tė pazakontė qė u krijua nė politikėn shqiptare, porse edhe i hap rrugėn mbajtjes normale tė njė procesi zgjedhor nė vendin tonė.

    Kėshtu, pėrfaqėsuesit e palėve politike kanė nėnshkruar mė nė fund dje nė praninė e kreut tė shtetit, marrėveshjen pėrfundimtare mes mazhorancės dhe opozitės e cila i jep fund krizės zgjedhore dhe mosmarrėveshjeve tė cilat bėnė tė skadojė edhe data e parė e caktuar pėr mbajtjen e zgjedhjeve, 20 janarin.

    Mė tepėr se njė lajm i mirė, ngjarja e djeshme, duket se shkrin tė gjithė akullin e krijuar pėr muaj tė tėrė, duke i lėnė rrugė tė hapur qė nga dita e sotme nisjes sė fushatės normale elektorale pėr zgjedhjet lokale. Por edhe punės sė mbarė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, pėr ecurinė e kėtij procesi, gjė qė nė fakt deri tani rezultonte e bllokuar pėr shkak tė partive.

    Njė zhvillim i tillė politik i rėndėsishėm pėr vendin tonė, mbėrriti njė ditė pas shfaqjes nė publik tė dy politikanėve Nano-Berisha, takim pėr tė cilin pse jo, mund tė aludohet se ka patur rolin e vet nė arritjen e marrėveshjes sė djeshme. Ndėrkaq, suksesi mbėrriti dje edhe pas dy netėve tė gjata tė pasuksesshme negocimesh nė godinėn e Presidencės, mes kreut tė shtetit dhe krerėve tė partive politike.

    Tėrheqja
    Ndėrkaq, pėr hir tė kompromisit nė tė mirė tė zgjedhjeve dhe zgjidhjes sė krizės, Partisė Socialiste i ėshtė dashur tė heqė dorė nga disa kėrkesa tė saj tė bėra vazhdimisht nė lidhje me ēertifikatat. Sikundėr edhe Partia Demokratike nga ana e saj, ka qenė e detyruar tė lėshojė pe nė lidhje me pranimin e kėrkesave tė sė majtės.

    E gjithė kjo, ka tė bėjė me qėllimin e pėrbashkėt pėr arritjen e njė konsensusi mes palėve pėr tė realizuar nė fund tė fundit si duhet zgjedhjet lokale, pėr mosecurinė e tė cilave, vendi ynė ka marrė kritika tė mėdha nga ndėrkombėtarėt. Tėrheqja nė fakt, ka tė bėjė me ēėshtjen e ēertifikatave, pėr tė cilat tashmė ėshtė vendosur qė pėr zgjedhjet e 18 shkurtit, do tė pėrdoret rregulli i njė dokumenti shtesė pėr tė gjithė ata zgjedhės tė cilėt disponojnė njė ēertifikatė tė lėshuar para datės 1 nėntor.

    Dhe jo noterizimi i tyre, siē pati ngritur zėrin kryetari i socialistėve Edi Rama. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė gjetur njė rrugė e mesme mes tė dyja palėve pėr tė arritur nė konsensusin e domosdoshėm mes palėve.

    Konkretizimi
    Nė fund tė fundit, nėnshkrimi i kėsaj marrėveshje do tė thotė qė tashmė duke nisur qė sot, Kuvendi do tė merret me votimin e amendamenteve tė miratuara nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve si ai pėrshembull i qė i kėrkonte Presidentit tė dekretonte njė datė tė dytė pėr zgjedhjet, pasi data e parė e 20 janarit skadoi, pa mundur dot qė ato tė realizohen.

    Ndėrkaq, nėnshkrimi i kėsaj marrėveshje do tė thotė edhe qė do tė miratohen sė shpejti nė Kuvend, pikat e marrėveshjes sė 30 gushtit, tė miratuar nga partitė kryesore PD-PS, dhe qė kishin tė bėnin konkretisht me ndryshime nė Kodin zgjedhor lidhur me ēėshtjen e zgjedhjeve, si pėrshembull zgjatja e mandatit tė tė zgjedhurve vendorė apo edhe nė bordet e mediave.

    Kuvendi
    Ndėrkaq, nga kryeparlamentarja Topalli ėshtė bėrė e ditur dje se nėse do tė kishte njė nėnshkrim tė marrėveshjes mes palėve nė Presidencė, atėherė qė ditėn e sotme, Kuvendi do tė mblidhet nė njė takim jashtė radhe (pasi tė hėnėn ishte parashikuar mbledhja e parė e tij pėr kėtė vit) dhe do tė kalohen menjėherė pėr votim pikat e kėsaj marrėveshje.

    Ē'pėrmbante marrėveshja e 30 Gushtit?

    - KKRT tė zgjerohet nga 5 nė 7 anėtarė. Dy tė rinjtė, nga opozita

    ‑ KDRTSH bėhet nga 7 nė 11 anėtarė, tė rinjtė nga shoqėria civile

    - KQZ tė bėhet nga 7 nė 9 anėtarė dhe 2 tė zgjidhen nga Kuvendi

    - LSI dhe PDK ftohen tė propozojnė kandidatėt pėr dy vendet bosh

    - Nė KQZ shumica e thjeshtė tė jetė 5 me 4, e cilėsuara 6 me 8

    ‑ Nėnkryetari i KQZ-sė t'i pėrkasė opozitės, tė bashkėkryesojė KQZ

    - Regjistri i pėrkohshėm tė pastrohet para 20 tetorit 2006

    - Kushtetuta tė amendohet qė mandati i vendorėve tė jetė 4 vjet

    - Zgjedhjet e pėrgjithshme tė mbahen nė prill‑maj ose tetor‑nėntor


    Kohja Jone, E Shtune 13 janar 2007

  3. #3
    Balkanweb, TIRANE (13 Janar)-

    Ora 19:27 Ka rinisur seanca e jashtezakonshme ne Kuvendin e Shqiperise, ku sapo jane miratuar ne parim ndryshimet ne parim ne Kushtetute, nderkohe qe po vazhdohet me votimin nen per nen. Ne salle jane te pranishem 133 deputetet, ndersa seanca po vezhgohet edhe nga nderkombetaret.

    Ora 19:15 Kuvend, pas skandalit te dhenies se licensave, opozita kerkon shkrirjen e KKRT-se

    Pas skandalit te zbuluar nga Gazeta Shqiptare per dhenien e licenses pa baze ligjore te nje televizioni lokal ORA SHPK, opozita ka kerkuar sot ne seancen e jashtezakonshme kerkon shkrirjen e KKRT-se. Megjithate nese nuk do te pranohet shkrirja e ketij institucioni, opozita kerkon qe vendimet per dhenien e licensave nga ana e KKRT te merren me shumice te cilesuar. Propozimin per shumicen e cilesuar, e ka rikerkuar sot Valentina Leskaj, kryetare e komisionit te medias.

    Pas Leskajt, ka folur deputeti I PS-se Erjon Brace I cili ka perdorur nje gjuhe me te ashper per KKRT-ne, duke e cilesuar kete organ te perfshire nga skandali i dhenies se licensave. “KKRT ka shkelur rende ligjin, aq sa kryeministri ka hequr dore. Me KKRT-ne po merret prokuroria. KKRT eshte perfshire nga skandali i dhenies se licensave. Ajo ka bere skandalin e pare dhe me te madhin te KKRT-se ne dhenien e licensave. Do te ishte normale qe mos te propozonim 2 njerez ne KKRT, por shkrirjen totale te institucionit per skandalin qe ka perfshire. O te shkrihet, ose te mbrohet vendimmarja nga konflikti i interesave, permes vendosjes se shumices per ceshtjen e dhenies ose te heqjes se licensave. Kjo sherben per te ushtruar shantazh ndaj mediave private dhe presion”, ka deklaruar Brace.

    Ndersa deputeti Sabit Brokaj ka thene se KKRT duke shkelur ligjin, zbuloi realitetin dhe qellimin e saj. Edhe brokaj, ne fjalen e tij ka kerkuar te shkrihet dhe te rizgjidhet ky institucion, ne te kundert, vendimmarrja per dhenien e licensave duhet te behet me shumice cilesore.

    Ndersa kreu I PDK-se Nard Ndoka, ne nje prononcim per News 24 ne kohen e pushimit te seances, ku momentalisht po diskutohet per kete ceshtje, per t’u kaluar me pas ne votim, Ndoka ka thene se duhet te saktesohen gjerat, qe te frenohet dhenia e licensave. Pas skandalit te fundit. eshte e domosdoshme arritja e nje konsensusi qe vendimet per ceshtje si dhenia e licensave te merret me shumice te cilesuar. Ne nuk jemi per shkrirjen e KKRT-se, por rishikimin e dispozitave ligjore per vendimmarje.”PDK eshte pro rishikimit. Drejtesia duhet te thote fjalen e saj, e ka ajo ne dore. Mund t’i rikthehen edhe atyre problemeve te kaluara. Parlamenti po diskuton pikerisht vendimarrjen dhe menyren e funksionimit te KKRT-se.

    Por me I ashper ka qene reagimi I Neritan Cekes per kete ceshtje. Ne prononcimin e tij ne News24, Ceka ia ka faturuar kryeministrit Berisha faktin se KKRT-ja eshte kthyer ne nje organ me konflikt interesi, pasi sipas Cekes, Berisha shkarkoi anetaret e Keshillit ne menyre te jashteligjshme.

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    E gjithe merita e kesaj marrveshje per mendimin tim i shkon atij plakushi te lodhur nga jeta private, nga jopolitika e politikaneve, tre net diskutime e debatesh, pra, Presidentit te Shqiperise Zotit Alfred Mojsiu! RESPEKTE!!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    moiseu ka bere perpjekje, nuk mohohet, por marveshja nuk ka ardhur prej tij.

    merita eshte e zgjedhjeve te parakohshme qe i druhej sala si djalli nga temjani, ashtu dhe opozita, qe nuk ishte e pergatitur, e autorizuar, e disponuar, sofistikuar per te rimarre pushtetin,

    dalja e sales me tosin kete nentekst kishin, se po shkuet ne zgjedhje te parakohshme, vetem rrumuje e pasiguri, nje shperndarje edhe me te gjere do te kishte ne spektrin elektoral shqiptar, se poli i trete ishte gati nje alternative reale per te dale ne skene ...

    ashtu si sala e tosi, rama ne hije nuk don qe bipolariteti pd-ps te humbiste, se ai humbiste shansin e marrjes se postit te kryeministrit ne se zgjedhjet beheshin ne kete situate.

    kjo do te shihet pak me vone, pas zgjedhjeve lokale, kur te shifni salen ti beje tetshin tosit ...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-12-2006
    Postime
    6
    politika per politike,alias te shkojm ne AEvrop qofte duke u zvarit,alias topkembe
    pa porta, pune gabelsh jo te fisem...ZOTI i rujt robt e mire...

  7. #7
    politika e sale dhe e tosit jon me na lon ne allias, ne babrru, rru e pa rru, se po hyme n'europe, ata kon me skadu, kon me u harru, e ata s'jon kah munden me e duru ...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    nuk shkohet ne Avrop me politikana por me burra shteti,jo me llafe po me vepra
    s po e zgjas me kshilla gratis...po kush jane keta se dhe a kane leje te jene...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 13-01-2007 mė 22:56

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Presidenti dekreton 18 shkurtin

    Presidenti Alfred Moisiu dekreton daten 18 shkurt per zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Moisiu mori vendimin menjehere pas miratimit ne parlament te ndryshimeve ne kodin zgjedhor.
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #10
    Shekulli, 14-01-2007

    Palo-politikanė!
    Nga Pasho Alimerko

    Retė e zeza tė politikės, po na qėndrojnė kėrcėnueshėm mbi kokė pėr gati dy dekada. Njė popull i tėrė jeton nėn presionin e anktheve e maktheve qė pjell pa fund politika: intriga, grindje, kėrcėnime, gėrr-vėrre dhe njė zhurmė pazari primitiv mesjetar… Kjo fabrikė e ndotjes kolektive, politika, me helmin qė "vjell" ėshtė sot, pa mėdyshje, segmenti mė imoral e mė i urryer i shoqėrisė. Ky popull ka njė mijė e njė arsye ta shpjerė nė gjyq kėtė tė ashtuquajtur, apo mė saktė, tė vetėquajtur "klasa politike shqiptare". Por, pėr fat tė keq kemi njė ndėrgjegje tė ulėt qytetare, plus qė jemi edhe tė pėrēarė. Kjo klasė politike e ka bėrė tė vetin parimin politik tė romakėve tė lashtė DIVIDE ET IMPERA (pėrēaj e sundo). Interesat e politikanėve mediokėr, bien ndesh me interesat e njeriut tė thjeshtė. Ata, politikanėt, ndryshe nga ne, e duan Shqipėrinė si njė lopė pėr t'i mjelė jo vetėm qumėshtin, por me sa shohim, edhe gjakun.

    Populli ynė, pati tė drejtė qė u lodh nga politika autarkike e Enver Hoxhės. Shqipėria e djeshme qė i duhej tė prodhonte ēdo gjė vetė e tė jetonte e izoluar nga bota, nuk mund tė qėndronte nė kėmbė, ashtu siē edhe ndodhi. Por ē'ėshtė Shqipėria e sotme qė i zuri vendin asaj tė djeshmes?!

    Sot po jetojmė njė kapitalizėm fillestar banditesk, njė kapitalizėm pa kapital, pa prodhim. Nė treg nuk gjen asgjė shqiptare, edhe lakrat e qepėt nė tavolinat tona janė tė huaja. Jemi kthyer ne koloni e firmave tė huaja, shpesh me reputacion tė dyshimtė. Parazitizmi i sotėm ka pjellė banditizmin, trafiqe, varfėri... Nga ana tjetėr, kemi pasanikė hajdutė, tė cilėt me ndihmėn e pushtetit politik pėrvetėsuan, gati falas, kapitale tė mėdha tė vėna me gjakun dhe djersėn e njė populli tė tėrė. Nuk jemi "republikė e bananeve", ama, jemi me tė vėrtetė republika e kafeneve, klubeve, pub-eve dhe diskove.

    Njė filozof i madh ka thėnė se, nė qoftė se shoqėria do tė ndėrpriste prodhimin vetėm pėr disa ditė, ajo do tė vdiste. Ne kemi kaq shumė vjet qė s'prodhojmė dhe ja, s'kemi vdekur, sepse ajo qė parashikonte filozofi i takon shoqėrisė kapitaliste, kurse ne jetojmė njė kapitalizėm pa rregulla, atė banditeskun qė thamė mė lart. Por, nga ana tjetėr, nuk ėshtė se po jetojmė, jemi njė shoqėri nė dekompozim tė pandalur.

    Politika shterpė e gėrr-vėrreve na ka prezantuar shumė keq para botės. Dikur shqiptari, kur kalonte doganėn e huaj nderohej me respekt, kurse sot i zbathin edhe mbathjet pėr kontroll, qoftė ky edhe deputet apo ministėr me pasaportė diplomatike. Shqiptari nga natyra ėshtė sqimatar, natyrė krenare, atė e kanė goditur nė ndjenjėn mė tė shtrenjtė pėr tė…

    2

    Kemi humbur e po humbasim shumė kohė tė ēmuar. Gjithė kėto vite ua bėmė kurban dy njerėzve tė padenjė, Berishės dhe Nanos. Kemi bėrė njė sakrifice tė madhe e tė panevojshme, e paguam shumė shtrenjtė. Vandalizmi i Berishės nė vitet '90-tė tė shekullit qė lamė pas, ėshtė unikal nė botė. Nuk la gjė nė kėmbė, ē'do gjė e pėrmbysi, e dogji dhe e shkatėrroi. Hodhi nė erė shtetin. Duke qenė i pazoti pėr tė ndėrtuar, e la vendin tė zbrazėt. Instinktin barbar tė shkatėrrimit, e ka tė ngulur thellė nė ndėrgjegje ("Zogu i Zi" qe vandalizmi i tij i radhės). Me arrogancėn tipike tė njė bajraktari fisesh primitive, me hipokrizinė dhe gėnjeshtrat e pacipė, ėshtė kthyer nė fatkeqėsi kombėtare.

    Pėrballė tij patėm pseudo-liberal-demokratin, qejfliun e pangopur, kryeministrin mė tė papėrgjegjshėm nė historinė tone, Fatos Nanon. Pėr kėtė s'qenė gjė e madhe katrahurat e Berishės, vdekja e shtetit, mijėra shqiptarė tė vrarė… Sot i shkelin synė njėri-tjetrit dhe ne, tė mbetur me gisht nė gojė, si lolo, si guakė, bėjmė sehir lojėn e tyre perverse! Rrokullisja e punėve tona kaq keq, tė shtyn tė mendosh se nė kupolėn e politikės, veē budallallėkut qė duket qartė, ka edhe tradhti.

    Stani politik, qenka stan ujqėrish. Po nuk ulėrite si ujk, nuk tė pranojnė nė "stan"! Shihni sa shumė qymyr e baltė, me njė fjalor top-rrugaēėror hedhin mbi Edi Ramėn, mbi njeriun e punės, mbi shqiptarin qė ka marrė premion "Kryebashkiak i botės"! Kjo ndodh sepse zėri dhe sjellja e tij kanė njė moral tjetėr, ndryshe nga i tyre. Kemi kaq vite qė jetojmė peng i njė klase tė padenjė politike, kemi rėnė nė grackėn e tyre, na kanė zėnė pėr fyti. Demokracia nė Shqipėri, pėr tė cilėn politika u ēorr aq shumė, ėshtė tradhtuar. Njerėzit janė lodhur e dėshpėruar. Na duhet njė vizion i ri dhe njerėz tė tjerė, ne nuk e meritojmė kėtė qeverisje! Na duhen njerėz idealistė, tė ndershėm, tė pėrkushtuar. Pėr tė dalė nga rrethi vicioz, na duhet tė lėmė pas kėtė klasė politike.

Tema tė Ngjashme

  1. Zgjedhjet lokale nė Kosove mbahen mė 15 nėntor
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 12:19
  2. KQZ: Zgjedhjet lokale nė bashkinė e Elbasanit tė pavlefshme
    Nga ClaY_MorE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 02:12
  3. Kahet e strategjisė Serbe nė negociatat pėr statusin e Kosovės:
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •