Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Mosha
    36
    Postime
    1,028

    Varësia Nga Alkooli

    HISTORIKU
    Alkooli është një pije që përmbanë etanol ose alkool etilik si pjesë përbërëse.Pijet alkoolike përmbajnë 3-50% alkool etilik.Gjurmët e para të alkoolit i gjejmë 4000 vjet para epokës sonë në Mesapotami,ku përdorej birra.Ndërsa gjatë periudhës romake konsumohej vera,që kishte një shtrirje më së tepërmi në gjiun e Mesdheut.Fjala Alkool rrjedh nga arabishtja ALKAH ‘ ALA – që do të thotë me u bë i zi.
    ALKUH ‘ AL - nxihem.Nga shek. XVI hynë në përdorim forma e sotme e fjalës alkool.
    1.DEFINICIONI
    Sjellje devijante karakteristike të shoqëruara me konsumimin e tepruar të alkoolit.
    - Alkoolizmi është sëmundje kronike.
    Përshkrimi i saj përfshinë dy nivele :
    - shenja klinike të rëndësishme të helmimit , varësi fizike dhe sindromi i zverdhjes ,
    - degradim social i pacientëve dhe familjes së tyre.
    Përgjithësisht të dy aspektet takohen në të njëjtën kohë por nganjëherë njëri dominon dhe e mbulon tjetrin.
    2.SI TË NJIHET ALKOOLIZMI ?
    Alkoolizmi është një varësi e madhe dhe ka një mori sjelljesh që lidhen me konsumimin.
    - helmim i shpeshtë që pengon integrimin social ose profesional ,
    - shkatërrimi i martesës ,
    - largimi nga puna si pasojë e mungesave të pa tolerueshme ,
    - kërkimi i trajtimit mjekësor ,
    - vetlëndimi ,
    - dehja ,
    - pamundësia për të drejtuar makinën në gjendje të dehur ,
    - hospitalizimi për delirium ose cirozë ( SËMUNDJE E MËLQISË ).
    Shpeshtësia , ashpërsia dhe mosha e paraqitjes së këtyre 8 kritereve mundësojnë të përcaktohet ALKOOLIZMI . Sa më herët në jetë që të paraqiten shenjat , aq më i rëndë është intoksikimi.
    3.ETIOLOGJIA ( prej nga vie deri te konsumimi i Alkoolit )
    E panjohur.
    Disa tipare të personalitetit dhe situatave hasen shpesh :
    - izolimi , vetmia , turpërimi ;
    - depression ( gjendje e rëndë psiqike )
    - papjekuria seksuale.
    Në kontekst social duket më i favorshëm për shfaqjen e sindromit:
    - mesi familjar i ndarë
    - marrëdhënie konflikti me prindërit
    4.FIZIOLOGJIA
    Kalimi në qarkullimin e gjakut bëhet kryesisht në nivel të zorrës së hollë.Alkooli grumbullohet në gjak sepse absorbimi është më i shpejtë se oksidimi dhe eliminimi.
    Alkooli është sidomos një veprues depresiv i sistemit nervor qëndror :
    - një përqindje serike prej 0.5g/l në gjak jep një ndjenjë të qetësisë.
    - 0.5 deri 1.5g/l : vështirësi të koordinimit,
    - 1.5 deri 2g/l:intoksikim ( Helmim ) , sindromi i konfuzionit ( gjendje e presionit dhe hutisë );
    - 3 deri 4g/l : pavetëdijen ,
    - 4g/l : kjo mund të shkaktojë Vdekjen.
    Kjo përqindje dhe efektet e tyre janë përmbledhur këtu në mënyrë të përgjithshme ; këto janë statistika.Kjo varet dhe ndryshon varësisht nga personat , shprehitë dhe tolerancat e tyre.
    Varësia fizike
    Individët që pijnë sasi të mëdha të alkoolit vazhdimisht rrisin tolerancën e tyre.Dozat e marrura duhen rritur njëra pas tjetrës për t’i arritur efektet fillestare.Kjo tolerance është si pasojë e adaptimit të qelizave të sistemit nervor qëndror.
    Sindromi i zverdhjes
    Paraqitet pas 12 deri 14 orë pas ndërprerjes së konsumimit.
    Shenjat janë :
    - dridhje ,
    - djersitje ,
    - ndjenjë e ligështisë ,
    - hiperrefleksion ( Reagime të shpejta dhe të shpeshta ) ;
    - shenja gastrointensinale ( p.sh. vjellje , tug , jashtqitje etj. ).
    Gjendja halucinatore
    Vjen pas konsumimit të tepruar , të stërzgjatur të alkoolit.
    Shenjat janë :
    - iluzione auditive ( zëra të ndryshëm , të frikshëm – që nuk egzistojnë )
    - halucinacione ( figura të ndryshme që nuk ekzistojnë );
    - personi është i shqetësuar dhe tmerruar.
    Delirium tremens
    Ky është një sindrom i zverdhjes së rëndë.
    Shenjat :
    - konfuzion mental në rritje ,
    - çrregullim gjumi ,
    - djersitje ,
    - depresion i thellë.
    5.MJEKIMI
    Ekzistojnë disa faza të mjekimit :
    - përmirësimi i ushqimit ( ushqimi duhet të jetë i shpeshtë dhe i pasur me vitamina )
    - psikoterapia ( mjekimi përmes bisedave që i zhvillon psikologu )
    - të modifikohet sjellja e personit për ta hequr dehjen.
    Ai duhet të paralajmërohet për këtë më vonë se do të kontrollohet me problemin e alkoolit ( propozimi për të pirë një gotë me shokët e tij ).Nëse rifillon të pijë qoftë edhe një gotë ai do t’ju rikthehet sjelljeve të tij alkoolike të mëparshme pa mundur t’i kontrollojë.
    - t’i shprehim fjalë të ngrohta dhe ta sigurojmë
    - disulfiram : i përdorur në mjekimet e dezintoksikimit
    - benzodiazepine
    - psikoterapi grupi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Nje i alkohoolizuar eshte prone e alkohoolit "

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,600
    Une per vete nuk pi nje here ne vit qe pi ndonje gote mendoj se nuk jam as e varur pas pijes aq shume.Gjithashtu pi edhe pije te rehta edhe nuk trahezoj kurre eshte gjeja me e keqe.

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    TEME SHUME INTERESANTE.....


    Po alkoli shkaterron njeriun vete bashke me personalitetin,

    respekte
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Mosha
    36
    Postime
    1,028
    Barcoleta rreth alkoolit :
    Ishte nje njeri me stomak te theksuar edhe shkon ne qerdhe te mer femiun e vet dhe kur afrohet afer qerdhes , tek dera e hymjes has gruan shtatezene e cila gjithashtu priste femiun e vet !
    Gruaja shtatezene : zotri , edhe ju prisni femiun e juaj?
    Burri me stomak te theksuar : Jo zonje , une e kam nga birra !

    Nje femije i thote mamit te vet : Mami eja se babi eshte dehur perseri!?!
    Nena :Si e din o djali im?Si e hetove ?
    Femiu : Po e rruan pasqyren - u pergjigj djali
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408


    'ALKOHOOLI ESHTE NJE NDYRSIRE ,KONSUMUESIT E TIJ QUHEN NDYRSIRA"

Tema të Ngjashme

  1. Alkooli dhe qendrimi Islam !!!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 02-12-2010, 11:10
  2. Alkooli
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 19:03
  3. Alkooli ne fene Islame
    Nga brooklyn2007 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 07:29
  4. A ka alkooli të mira biologjike-mjekësore?
    Nga Alket123 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 11:04
  5. Disa sëmundje dhe ilaçi për to
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 13:09

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •