Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Tek Arbërit Së Pari Në Europë Praktikohej Heraldika

    Shkruan:Sabri SELMANI



    Kjo disiplinë u emërua "heraldikë"nga emri i atij personi që kishte detyrë të njihte këtë rregullësi tek fqinjët, eprorët e feudalit që i shërbente, të vasalëve të tij dhe të mbretit nga i cili varej.

    Heralldi kishte detyrë të drejtonte ceremonitë e oborreve,të mbante të vizatuara emblemat,vulat,dhe flamujt e të gjithë atyre që kishin të bënin me zotin e tij.Emblemat heraldike ishin tashmë të përcaktuara qartë në ndryshim nga periudha paraardhëse ku kushdo pa një rregullësi mbante simbole të ndryshme si në kohë dhe teritor,por edhe mbrenda te njejtit formacion politikë e shoqëror.Emblemat ndryshonin por tashmë me rregullësi dhe të shpallura publikisht.Ndryshime bëheshin për arësye të zgjerimit ose zvogëlimit të teritorit,të vasalitetit në të cilin i perplaste jeta ,nga lidhjet me krushqi ,nga aleanca dhe nga ndarja e një dere në dy apo më shumë degë.Në SHqipërinë mesjetare kemi raste nga te gjitha këto raste të ndryshme në vazhdimësi të emblemeve.Nga martesa e Andrea Topisë ndryshoi stema e tij duke përqafuar edhe simbolet e mbretërisë së francës.Me që më vonë u bë dhëndër i saj,me njohjen e derës së muzakajve titulli despot ,ajo futi në përdorim elemente të simbolit perandorak,shqiponjën dykrenare,të cilës i shtoi yllin gjashtëcepash të balshajve nga kishte varësi.në këtë vazhdë nipi i Skenderbeut i cili u hyri në hierarhinë kishtare u detyrua që simboleve të emblemës trashiguese ti shtojë dhe trekëndëshin,simbol i trinisë së shejtë dhe ndryshimet në ngjyra etj.Në trojet shqiptare heraldika u zhvillua dhe praktikua që në fillimet e saja në Europë si rezultat i kontakteve me ushtrit europiane të kryqëzatave që zbriten në bregdetin adriatik..."vijon"
    Autori është shërbyer nga punimet e mirfillta historike dhe hisoriografike.

    Këtë fakt e kanë pranuar studijusit e heraldikës por e kanë të mbështetur dhe me dëshminë monumentale heraldike.në shekullin e Xll është emblema heraldike në Gëziç/mirëditë/ poashtu e kësai periudhe është emblema e vjetër e muzakajve që mbanë një burim uji dhe dy pishtarë.Për përqafimin e disiplinës heraldike tek arbërit ndikuan shumë faktor ekonomik e kulturor por po veqoim vetëm dy nga këto.në këtë periudhë për vetë pozicionin në të cilin ndodhet vendi ynë njohu një zhvillim ekonomik e shoqëror.Në një udhëpërshkrim të fillimshekullit XiV/shkruhetvendi /Arbëria;është i ndar midis princave të vendit të cilët e sundoinë vetë pa iu nënshtruar askujt.Ndër tokat shqiptare heraldika u përdor herët në ceremoni e kancalari qysh në kontaktet me anzhuinët dhe kalorësit francez.në drejtim të zhvillimit të artit në truallin tonë në fillimtë mijëvjeqarit të dytë kemi monumente kulti me vepra arti e mbishkrime të gjuhëve greke e latine që pa u zgjatur tregonin se vendi ishte në një lulëzim të artit e të kulturës ku gjallëronin si ndikimet kulturore të perendimit dhe të lindjes që njiheshin.Për zhvillimet heraldike ndikuan edhe ngjarjet e arbërve si vazhduese e lashtë në trojet e veta, ku ishin ruajtur në mitologji tregime e gojdhana,ornamente veshjesh etj,simbole të periudhës që nga lashtësia të cilat të konkretizuara ishin dhe në monumentet që ruheshin në qdo cep të truallit tonë.Pra si poull kishim një trashigimi shumë të pasur e cila gjithmonë në objekte të kulturës materiale bashkë me shpjegimin mitik,ritual etj.Nga ato të pakta monumente të fillimeve të heraldikës shqiptare që ruhen shpaloset hapur se kjo disiplinë njihet mirë me të gjitha rregullat e saja që në shekullin e XII/dhe ishte fryt i një shoqërie që kishte oborre feudale me njerëz dhe kulturë e artist të nivelit të lartë artistik.
    Emblema e shtetit të Arbërit e shek të XII ishte e vendosur në një ansambël arkitektonik me vlera artistike Mmbishkrimi që e shoqëron është latinisht e ...
    sferave të larta kulturore të kohës ,dhe emblema është e një cilësie që tregon dorën e një artisti të vërtetë.Stema heraldike e topiajve e shekXIV që ruhej në manastirin e SHën GJon Vladimirit,Elbasan(sot në Muzeun kombëtar Tiranë)është sipas të gjitha rregullësive heraldike që kishte kjo disiplinë në atë periudhë.në fillim ishin përbërës të heraldikës vetëm format e qytetit dhe simboli/një ose disa/të paraqitura në ngjyra dhe më vonë kësai baze iu shtuan edhe element të tjerë,po sipas një rregullësie të pacaktuar.tërësia e këtyre elementeve dekorativo/artistike/ u quajt stemë.por nuk ka heraldikë pa bazën e sajë e që është emblema /simboli/e cila i plotëson kriteret disiplinore edhe kur është e vetme pa shtesat e mëvonëshme.Psh.i plotëson kërkesat e heraldikës edhe emblema e Arbërit që ka vetëm simbolin shqiponjë,po ashtu si edhe emblema e Topiajve që ka simbolin në shqyt,helmetën,kreshtën,kurorën,pëlhurë dhe pendët.
    Në po këta shekuj heraldika u përqafua krahas klasës së bujarëve ,edhe nga shtetet,qytetet,bashkësitë shoqërore e fetare dhe artizanati.Vendi ynë njohu zhvillim të heraldikës në të gjitha këto drejtime.

    Në fillim ishin përbërës të heraldikësë vetëm forma të shqytit dhe simbolit të paraqitura në ngjyra dhe më vonë kësaj baze iu shtuanë edhe elemente të tjera ashtu si kemi theksuar edhe më parë.Monumentet heraldike që ruhen sot në truallin autokton shqiptar, janë të pakta për arësye që dihen pra ndodhen sundime pas sundimeve.Nga pushtimi i serbëve në vitin 1912 u zhdukën tre emblema në kalanë e qytetit të Lethës, por nga trazirat e këtijë fillim shekulli u zhdukën disa emblema nga muret e kështjellës së Durrësit, gjatë gjysmës sës parë të shek.XX u zhduk emblema me shqiponjë dykrenare në jabllanicë/Kosovë/,në vitin 1912 u grabitën gurët e disa varreve monumentale nga serbët në periferi të Tetovës, gjatë trazirave të vitit 1997 u zhduk emblema e shtetit shqiptar të Skënderbeut në portën e kështjellës së himarës.Për fatë na janë ruajtur në truallin tonë emblemat e Skurajve ,Engjëllorëve ,Topiajve e Kastriotëve,Gropajve ,Shtetit të Arbërit e disa emblema të tjera të gdhendura në gurë ose të pikturave e disa të tjera të paidentifikuara nga studiuesit.Në shekujt e robërisë si e gjithë kultura kombëtare pësoi goditje edhe heraldika e cila ishte faktor dhe tregues i zhvillimit kulturor e shoqërorë i kombit tonë përkrah vendeve europiane.Faza e dytë e heraldikës shqiptare është e shekujve XVI/XVI kur afirmohet në ngjarjet historike pinjoi të dyerve arbërore në shërbim të shteteve perendimore e në fusha të ndryshme kulturore ,shkencore e fetare të rilindjes europiane të cilat arritën ti ruajnë e ti fitoin tituj të fisnikërisë.Emblema shqiptare e shekujve XII/XV,ruhen në kolegje të ndryshme të arkivave private e shtetërore të europës të cilat shumë pakë janë të njohura .Heraldika shqiptare është pakë e studiuar ,deri tashmë vetëm sa janë bërë hapat e parë.


    Ps.Pos burimeve tjera historike dhe historikografike,janë marrë në konsideratë e shfrytëzuar edhe burimet e shkrimeve të mirfillta të J.B.


    Kiel-Gjermani

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Emblema e parë në botë ka qenë ajo e Trojës/Ilionit/Yllionit.
    Këtë e pohojnë edhe romakët që më vonë e kanë huazuar atë emblemë për shtetine tyre

Tema të Ngjashme

  1. Lajmërime të ndryshme për studentët Shqiptarë:
    Nga forever në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 04:34
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Grekët: Shqiptarja mos prekë flamurin
    Nga zeus në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  4. Marrdheniet Europiano-Amerikane. Konflikt apo Bashkepunim?
    Nga huggos në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 19:45
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •