Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kongresi i Lushnjės: 21 janar 1920

    Kongresi i Lushnjės - Jetėsim i pavarėsisė sė Shqipėrisė

    Emri:  1-shtepia-e-Kongresit.jpg

Shikime: 280

Madhėsia:  43.0 KB

    Kongresi i Lushnjės-Jetėsim i pavarėsisė sė Shqipėrisė, gur themeli i parlamentarizmit.

    Emri:  2-delegatet.jpg

Shikime: 299

Madhėsia:  64.2 KB

    Me rastin e 100 vjetorit

    Shkruan: Ekrem Spahiu *

    Emri:  1-a-ekrem.jpg

Shikime: 326

Madhėsia:  34.9 KB

    Pas afro 8 vjetėsh pikėpyetjesh pėr ekzistencė qė nga themelimi i shtetit shqiptar, Shqipėrisė i duhej njė institucion shpėtimi. Pėr mė tepėr, si shtet evropian, duhet tė orientohej pėr nga institucionet evropiane, pėrndryshe do tė mbetej e huaj pėr Evropėn. Vullneti kombėtar e kėrkoi qė ky institucion shpėtimi e orientimi tė ishte Kongresi i Lushnjės.

    Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912 ėshtė zhvillimi mė madhor nė historinė e kombit shqiptar, sepse pėrbėn zgjidhjen e ēėshtjes jetike tė fatit tė ekzistencės sė mėtejshėm tė kombit pėrmes aktit tė pavarėsimit dhe krijimit tė shtetit si instrument i fuqisė dhe i pėrfaqėsimit tė tij.

    Evropa e formėsuar mė sė shumti mbi ekuilibrat gjeopolitikė dhe mė pak mbi vlerat, do ta linte Shqipėrinė jo vetėm tė pėrgjysmuar, por edhe e dyshuar pėr t’u vetėqeverisur. Prandaj qeverisjen e saj do t’ia besonte njė tė huaji, gjerman, qeverisja e tė cilit nuk do t’i shpėtonte dot pėshtjellimeve tė pamėshirshme tė Luftės sė Parė Botėrore. Nė kėto pėshtjellime, Traktati i fshehtė i Londrės i vitit 1915 do t’i vinte vulėn e asgjėsimit edhe asaj Shqipėrie gjysmake qė kishte mbetur.

    Nė kėto rrethana, intuita kombėtare do tė rizgjohej. Kongresi i Durrėsit i vitit 1918 do tė ishte njė pėrpjekje pėr ta mishėruar kėtė nerv tė kombit, duke riafirmuar shtetin, edhe pse me pėrfaqėsim tė cunguar.

    Njė vend vlerash si SHBA dhe Presidenti i saj vizionar Uillson, nė Konferencėn e Paqes tė vitit 1919 nė Paris do tė bėhej mburoja e kombeve tė vegjėl, midis tyre edhe kombit shqiptar. Sidoqoftė, si ēdo komb edhe shqiptarėt duhet t’i rimerrnin vetė nė dorė fatet e tyre dhe kjo orė erdhi nė Kongresin e Lushnjės, i cili u mbajt mė 21 janar 1920.

    Kongresi i Lushnjės ribashkoi firmėtarė tė pavarėsisė, emra tė njohur tė elitės kombėtare, tė patriotizmit tradicional shqiptar, fetarė e intelektualė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė: Sulejman Delvina, Iljaz Vrioni, Abdi Toptani, Ndoc Ēoba, Aqif Pashė Elbasani, Luigj Bumēi, Mehmet Konica, Dr. Turtulli, Hoxhė Kadria, Sotir Peci, Ali Riza Kolonja, Eshref Frashėri, Idhomene Kosturi, etj. Mbi kėtė bazė tė gjerė pėrfaqėsuese, nė vazhdėn e vendimeve tė Kuvendit tė Vlorės, vendimit tė Konferencės sė Ambasadorėve tė vitit 1913 dhe tė statusit tė pėrcaktuar ndėrkombėtarisht pėr qeverisjen e shtetit shqiptar nga Princ Vidi, Kongresi rikonfirmoi vijimėsinė e formės sė regjimit. Derisa tė zgjidhej ēėshtja e mbretit, u vendos tė krijohej “Kėshilli i Naltė”. Ky Kėshill do tė pėrfaqėsonte kryetarin e shtetit shqiptar deri sa ky, ashtu si edhe forma e regjimit, tė pėrcaktoheshin pėrmes thirrjes sė njė asambleje kushtetuese. Me krijimin dhe pėrbėrjen e Kėshillit tė Naltė, kongresi pėrcolli mesazhin e gjithėpėrfshirjes – njė kriter ky i domosdoshėm pėr njė qeverisje legjitime.

    Paralelisht, Kongresi zgjodhi edhe njė Kėshill Kombėtar, (i cili u quajt edhe senat), i pėrbėrė prej 37 antarėsh me atributet e parlamentit. Nisur nga fakti qė ky Kėshill plotėsonte funksionet e parlamentit, me tė drejtė vlerėsohet se me kėtė zhvillim historik fillon edhe historia e parlamentarizmit nė Shqipėri.

    Kongresi zgjodhi qeverinė e re tė kryesuar nga Sulejman Delvina, nė pėrbėrje tė sė cilės pėrfshihen Ministria e Brendshme, Ministria e Luftės dhe njė sėrė ministrish tė tjera tė domosdoshme pėr njė qevrisje tė kohės, si institucione bazė pėr realizimin e politikave tė qeverisė, duke i dhėnė kėshtu kuptim atributit shtetėror tė sigurisė sė brendshme dhe tė jashtme.

    Kongresi i Lushnjės hodhi bazat e sigurta pėr njė qeverisje pėrfaqėsuese tė spektrit kombėtar, e dalė vetėm nga organet legjitime tė popullit shqiptar dhe me shkallėn mė tė lartė tė besueshmėrisė. Kongresi e rikonfirmoi Shqipėrinė plotėsisht nėn juridiksionin e vet politik dhe administrativ, duke hedhur njė hap vendimtar pėr sigurinė e zbatimit tė politikave tė vendosura prej tij.

    Ndėr vendimet kryesore tė Kongresit ishte edhe hartimi edhe miratimi i njė dokumenti (Statuti i Lushnjės), pėr funksionimin e Kėshillit tė Naltė dhe pushteteve tė tjera. Nisur nga gjerėsia dhe pėrmbajtja e kėtij Statuti, mund tė thuhet se ai pėrbėn kushtetutėn e parė tė shtetit shqiptar. Shpallja nė atė Statut e Tiranės si kryeqytet, pėrbėn njė dimension tė ri qeverisjes sė shtetit shqiptar, nė ndryshim nga paraardhėsit, tė cilėt konsideronin tė tillė rezidencėn e vet.

    Kongresi, duke i apeluar zyrtarisht botės – pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes, pėr njohje tė shtetit shqiptar, tregoi se populli shqiptar kishte themele e kapacitete, si dhe detyrim pėr tė jetuar nė paqe e harmoni me tė gjithė popujt. Prandaj nuk kishte arsye t’u drejtohej me lutje apo me kėrkesė si shpėrblim. “Shqipnia nuk ka tjetėr pretendim veēse me zanė nji vend nė Gadishullin Ballkanik, tue i dhanė fund mizerjes, pėr tė gėzue nji jetė nė paqe e nė harmoni me shtetet fqinjė. .. Shqiptarėt janė gati me ba ēdo lloji sakrifice, edhe me derdhė pikėn e fundit tė gjakut tė tyne kundėr ēdo veprimi qė mundohet me vu nė rrezik pavarėsinė e Shqipnisė e tė tansisė tokėsore” – thuhej nė telegramin e Kongresit drejtuar Fuqive tė Mėdha.

    Qeveria e dalė nga Kongresi i Lushnjės i kushtoi vėmendjen e duhur pranimit tė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Mė 12 tetor 1920 u dorėzua kėrkesa zyrtare. Asambleja e Pėrgjithshme e Lidhjes sė Kombeve e pranoi Shqipėrinė mė 17 dhjetor 1920 si antare tė Lidhjes. Ky pranim kishte njė rėndėsi tė dyfishtė, sepse me tė ripohohej njohja ndėrkombėtare e shtetit shqiptar dhe sė dyti, pranimi pėrbėnte aktin zyrtar tė njohjes sė qeverisė sė Tiranės nga ndėrkombėtarėt.

    Njė Kongres vizionar si Kongresi i Lushnjės do tė mendonte strategjikisht edhe pėr kryeqytetin e vendit, prandaj, mbi kėtė bazė, vendosi Tiranėn pėr kryeqytet tė Shqipėrisė. Mendimet qė shfaqėn disa delegatė, pėr tė qėndruar nė qytetin e Lushnjes deri sa tė stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrėsit, i kundėrshtoi hapur Ministri i Brendshėm Ahmet Zogu, i cili iu drejtua delegatėve: “Vendimet e Kongresit do tė zbatohen domosdo dhe pa vonesė. Kjo gjė lyp guxim dhe punė, prandaj unė po nisem pėr nė Tiranė”. Pengesave qė iu krijuan ai i kapėrceu me guxim, trimėri dhe kėmbėngulje: “Unė nuk njoh tjetėr autoritet, pėrveē Kongresit tė Lushnjės”.

    Pėr herė tė pare Shqipėria u bė me njė qeveri tė ligjshme, tė dalė nga vullneti i brendshėm, duke mbyllur kėshtu kapitullin e qeverisjes sė Shqipėrisė nga tė huajt. Ajo u shpreh botėrisht kundėr ēdo mandati apo protektorati tė cilitdo shteti tė huaj. Kongresi i Lushnjės do tė ndryshonte rrjedhėn politike tė punėve brenda nė vend dhe do tė krijonte njė staturė tė re nė opinionin politik ndėrkombėtar.

    Kongresi i Lushnjės do tė kishte efektin e thellė tė ringjalljes sė personalitetit tė kombit pėrmes rikonfirmimit tė pavarėsisė dhe integritetit tė vendit duke u dhėnė tė huajve tė kuptonin se, vendi ėshtė nė gjėndje tė funksionojė sipas parimeve moderne tė kombėsisė, duke u mbėshtetur mbi tė drejtat dhe detyrimet e tij si subjekt i tė drejtės ndėrkombėtare, pa qenė vegėl e askujt.

    Si delegatėt e Kuvendit Kombėtar tė Lushnjės, ashtu edhe qeveria qė doli nga ai Kongres, ishin tė vetėdijshėm pėr detyrat e vėshtira qė i prisnin, por ata ishin tė vendosur pėr t’i pėrballuar tė gjitha vėshtirėsitė. Pėr kėtė ishte i domosdoshėm bashkimi i tė gjitha faktorėve kombėtare. Prandaj, nė cilėsinė e njė Ministri, pėrkatėsisht Kryetari i Komitetit “Mbrojtja e Kosovės”, Hoxhė Kadria (Prishtina), u zgjodh tė ishte nga Kosova.

    Nisur nga kritere historike, vlerėsohet se Kongresi i Lushnjės jetėsoi pavarėsinė e Shqipėrisė dhe vuri gurin e themelit tė parlamentarizmit, si njė tipar politik qė krahas gjeografisė, do ta afronte Shqipėrinė edhe institucionalisht me kontinentin, tė cilit i pėrket. Kongresi rikonfirmoi identitetin kombėtar dhe krijoi njė realitet tė ri politik dhe historik pėr popullin shqiptar. Ai zyrtarizoi vijimėsinė konstitucionale tė shtetit shqiptar, e cila do tė vendosej nė themel tė qėndrueshmėrisė sė tij nė vitet dhe ngjarjet qė u zhvilluan mė pas.

    *ish deputet & kryetar i PLL
    Gazeta Dielli

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kongresi i Lushnjės: 21 janar 1920

    KUJTESA-101 VITE- NGA LUSHNJA NĖ WASHINGTON, LETER PRESIDENTIT WILSON…

    Emri:  1-visar.01.jpg

Shikime: 334

Madhėsia:  33.9 KB
    Shkruan Visar Zhiti

    101 VJET KONGRESI I LUSHNJES OSE PAVARĖSIA E DYTĖ E SHQIPĖRISĖ/

    Ashtu si Pavarėsia e Shqipėrisė, shpallja e shtetit modern shqiptar, edhe Kongresi i Lushnjės ose pavarėsia e dytė e Shqipėrisė e kaloi shekullin nga dita kur nisi, 21 Janari i 1920.

    Emri:  1a-Flamuri-i-Kongresit.jpg

Shikime: 532

Madhėsia:  25.7 KB
    Flamuri i Kongresit

    Gjėndja e Shqipėrisė nė kohėn e kėtij Kongresi jetik ishte e rėndė, alarmante, e rrėmujshme dhe e paqartė nga brenda, varfėri dhe pėrēarje; kurse nga jashtė, teksa ishin ende gėrmadhat dhe plagėt e Luftės sė Parė Botėrore, vinin kėrcėnime aggressive. Dukej sikur nanxharėt e njė kasapapne po mpriheshin sėrish pėr ta copėtuar sėrisht Shqipėrinė, njėherė e pėrgjithmonė.

    Emri:  3-a-KOngresi-i-Lushnjes2.jpg

Shikime: 253

Madhėsia:  156.0 KB

    Ndėrgjegjia e kombit dhe kushtrimin skenderbejan. Pėrfaqėsues, tė pėrzgjedhur apo tė vetėcaktuar, nga tė gjitha trevat e vėndit, kush e ndjente e mundėte, nga ata qė kishin bėrė emėr, nga paria, kryengritės a nėpunėsa, qė kishin qenė nė Vlorė 8 mote mė parė nė ngritjen e Flamurit tė Pavarėsisė, qė kishin punuar nė perandorinė otomane apo kishin studiuar nėpėr Europė, qė kishin mėrguar deri nė Amerikė, nga ata qė kishin sakrifikuar pėr vendin, duke lenė pasuri dhe gjak, u nisėn pėr nė Lushnjė, me ndonjė makinė, nga ato tė paktat qė ishin atėhere, tė ngadalta gati sa qerret, me kuaj, nė kėmbė, kaptonin male, ēanin borėn dhe baltėn e dimrit, rreziqet e natės, nėpėr shtigjet ku mund tė gjendeshe befas mes ushtrive tė huaja, qė hazdisnin trojeve tona.

    Emri:  3-a-Hekurani.jpg

Shikime: 318

Madhėsia:  44.1 KB

    “Tė mblidhemi nė Lushnjė!” ishte thirrja. Qeveria heroike dhe halle madhe e Ismail Qemalit ishte shprishur. E si u lajmėruan shqiptarėt tė mblidhen nė Lushnjė? Si u pėrcoll lajmi 101 vjet mė parė, nė vendin mė tė varfėr nė Ballkanin e trazuar, ku mungonin posta, institucionet, universitetet, trenat, media, shteti vetė, etj, etj? Si kaloi lajmi nėpėr erė, me ē’frymė?

    Dėsmori i parė ra, Abdyl Ypi. Por u bashkuan burrat, tė palodhur nga lodhaj. Teksa i priste njė lodhje tjetėr, madhėshtore. S’i caktoi kush delegatė, veē ndėrgjegjia dhe pėrgjegjėsia. Thirrja nga thellėsitė katakombeve tė Kombit. Pra, jo me vota, pa e blerė besimin, por sipas bėmave dhe pėrkushtimit dhe arritjeve. U mblodhėn si oligarki morale, jo pėr tė bėrė pasuri, por pėrkundrazi, duke humbur nga e tyrja, veē “tė bėnin Shqipėri”, siē kėdohej drmatikisht atėhere..

    U mblodhėn nė Lushnjėn e vogėl, ende katund, nė sarajin mė tė shquar, atė Fugajve. Qėllimi ishte qė jo vetėm tė gjykonin kohėn, por tė vendosnin se ē’duhej bėrė nė ato rrethana tė rėnda e me rrezikun mbi krye, jo vetėm tė tyre, por tė Shqipėrisė, dhe tė vepronin menjėherė, me qendresė e luftė, edhe me diplomaci, duke pėrcaktuar aleatėt, nėse do tė kishte pėrreth, atėhere mė tutje, pėrtej oqeanit, pra ata qė do tė mund tė ndihmonin nė shpėtimin e Vėndit. Se gjysma e trojeve i ishin marrė. Tė ruhej ajo qė ishte, gjithmonė mėma Shqipėri.

    Ku e gjeti forcė qė tė siguronte mbrojtjen e Kongresit njė emėri, pothuajse i panjohur, Sulė Zdrava, me luftėtarėt e vet, me atė pushkė qė kishte marrė pjesė dhe nė Rrethimin e Shkodrės apo kishte mbrojtur Beratin nga andartėt grekė?

    Kongresi i Lushnjės nė 10 ditėt e punimeve tė tij, ribėri shtetin shqiptar, caktoi kryeqytetin, Tiranėn, Kryeministrin dhe Qeverinė e tij pėr t’i dalė zot vendit. Institucionet dhe detyrat nga ideale u bėnė mundėsi e vėrtetė. Shqipėria po shpėtonte sėrish. Mrekullia u arrit. Me guxim dhe mėnēuri, mbi tė gjitha nga fryma e pėrbashkėt e tė gjithave, qė vinte nga kohėrat dhe varret, por dhe nga e ardhmja.

    Ka njė 101 vite qė ecin delegatėt e atij kuvendi, arrin bėma e tyre dhe fjala e tyre nė ditėt tona, e arkivuar, ndėrsa qeverive tė tanishme u del si detyrė jo vetėm qė t’i njohin thellė dhe t’i pėrkujtojnė, jo thjeshtė si histori, por t’i kthejnė nė pėrvojė e mėsime.

    Lushnja me kryetarin e saj tė Bashkisė, fatos Tushe, ta kthejnė Shtėpinė e kongresit nė tempull tė patriotizmit, ku tė bėjnė pelegrinazh gjeneratat e reja…

    Delegat:e tė Kongresit tė Lushnjes (1920)

    Emri:  wilson-woodrow-presidential-portrait.jpg

Shikime: 986

Madhėsia:  26.5 KB
    Presidenti amerikan Wilson…

    Duket e ēuditėshme! Sa largpamėsi ruan ky fakt! Kryetari i Katundarisė sė Lushnjės, gati njė muaj pas mbarimit tė Kongresit, mė 17.3.1920, dėrgon njė letėr nė Washington. Dhe kujt? Presidentit tė SHBA-sė, Wilsonit.

    Emri:  1a-Letra-Wilson.jpg

Shikime: 264

Madhėsia:  33.0 KB

    Letėr e mrekullueshme, e sinqertė, e qartė, me fjalė tė zgjedhura, e ndjeshme, pa stėrhollimet dinake kancelareske, e urtė dhe me dije, e bukur, vizionare pėr tė ardhmen.

    Pėrfytyroj gjyshėrit tanė tė mbledhur rreth atij qė shkruante, fjalėt qė i thoshin me zė, hiq kėtė, shto kėtė, po si t’i drejtohemi? Kujdes kėtu, mos e zgjat shumė llafin, “e-rej, se isht Presidenti mė i madh i botės, lale”, etj, etj. Kėrkonin njohje tė Shqipėrisė, mbėshtetje dhe ndalim tė planeve ziliqare tė copėtimit tė mėtejshėm.

    Letra ėshtė e shkruar me dorė, me pendė a stilolaps mbase dhe pastaj ėshtė transkriptuar dhe gjendet nė Arkivin e Shtetit. Meriton vėmendjen e mėtejshme tė studiuesve. Por dhe tė politikanėve dhe lidershipit. Orientimi i drejtė i shqiptarėve mes atij kaosi drejt SHBA-sė ndrit si yll polar. Ndjesia e fuqishme e atdhedashurisė, Shqipėria quhet Mėmė dhe dhimbja therėse pėr Kosovėn dhe Ēamėrinė, pėr token dhe detin. Ja, teksti i saj i plotė, pa asnjė ndryshim dhe nė drejtshkrim:

    Shkėlqesisė sė Tij Wilson, kryetar t’Amerikes

    I Shteteve tė Bashkuem Vashington.

    Shqiptarėt qė kanė mbėshtun tanė shpresat e gjallnisė mbi shtyllėn apostole tė parimevet fisnike tė Sh. S’Uaj, sot iu luten tė tė pranoni falenderjet e paraqituna pėrkundrejt zanit tė nalt e mėshir madh qė jeni tye kryer pėr shpėrtimin e atdheut tyne.

    I nalti kryetar, shpėtoni nji popull qė asht m’i Vjetri nė Ballkan e qė ka drejtu vėshtrimet e shpėtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhė gjakun e me vdek pėrpara lakmimevet imperialiste tė fqinjėvet veē sigurimin e kufijvet 1913-es, ju lutem me fuqinė e shpirtit mos pėlqeni as pak krasitje tė pa arsyeshme si mbi Kosovė e Ēamėri, mbi kufite natyrale ethnografike tė sh. s’uej nuk munde me kjen tė ndara nga Mėma e tyre Shqipni.

    Ju lutemi nė emėr tė popullit pranoni nderimet tona krejt besnike.

    Kryetari Katundaris sė Lushnjės

    Lushnjė, mė 17.3.1920

    Presidenti i SHBA, Wilson

    Letra e Lushnjes pėr Presidentin e SHBA

    Po si ia ēuan atė letėr historike Presidentit Wilson? Shqip? Po kush e pėrktheu? Ē’do me thėnė ‘Kryetar i Katundarisė’? A, qenka Kryetari i atėhershėm i Bashkisė, zoti Besim Nuri. Mes atij analfabetizmi tė madh, varfėrisė e malarjes e trallisjes kombėtare, si iu arrit kėsaj largpamėsie, me ē’mister dhe ē’engjėll i mbronte?

    Le tė shohim njė nga kronikat e kohės, shih, ē’thuhet:

    “…nė fillim tė vitit 1920, Wilsoni i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian pėr ndarjen e Shqipėrisė nė tri pjesė: Jugosllavia do tė merrte veriun, Greqia jugun, kurse italianėt do tė kishin mandatin pėr ta qeverisur njė shtet tė vogėl shqiptar qė do tė mbeste pas kėsaj rrudhjeje. Vlora do tė bėhej pjesė e Italisė. Britanikėt dhe francezėt po pėrpiqeshin ta arsyetonin planin e tyre duke thėnė qė ‘populli shqiptar kurrė s’ka qenė nė gjendje ta themelojė njė qeveri tė veten’. Wilsoni fuqishėm refuzoi, siē tha vetė ai, ‘padrejtėsinė’ ndaj popullit shqiptar.”

    Nė kryeqytetin qė caktoi Lushnja, nė Tiranė, u ngrit mė sė fundmi nė shtatorja e Presidentit Wilson nė sheshin qė iu dha emri i tij nė 2012, me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, por po nė atė bronz meriton tė derdhet dhe kjo letėr-institucion, qė gjendet nė Arkivin Qendror dhe tė vihet si memorial nė Lushnjė, nė sheshin para Bashkisė a para Shtėpisė sė Kongresit, nė Muzeun Kombėtar nė Tiranė, pse jo dhe nė Parlamentin Shqiptar.

    DRAMA E FRYMĖS SĖ KONGRESIT

    Emri:  2-a-Hekuran-Zhiti.jpg

Shikime: 251

Madhėsia:  47.9 KB

    Hekuran Zhiti – Autor i Drames “Te mblidhemi nė Lusnje”

    Vetė Kongresi i Lushnjės ėshtė njė dramė nė skenėn e Shqipėrisė, por dhe pėr atė ka njė dramė tė shkruar, qė s’ėshtė vėnė ende nė skenė, e njė gjysmė shekulli mė parė, mbase e vetmja, qė sjell mė sė miri atė frymė e popull.

    Ėshtė vepėr e dramaturgut Hekuran Zhiti, aktor nė Teatrin e Estardės sė Lushnjės, tashmė “Qytetar Nderi” i atij qyteti, kur njė rrugė mban emrin e tij.

    Drama “Tė mblidhemi nė Lushnjė” ishte menduar tė vihej nė skenė nė kushtet e atėhershme, nė Lusnjė, plot mangėsi. Nis me persoanzhet vendas, tė trilluar dhe realė si Vath Plugu dhe Bajrami, i njohur nė Lushnjė si Xha Bami, korrieri i Kongresit dhe shkon te delegatėt, pėrfaqėsues tė krahinave tė vendit, figura historike si Sheh Karbunara, Plaku i Butkės, Delagati i Matit, mė i riu qė bėhet minister e brendshėm e deri te Kryetari i Kongresit, Elbasan Pasha, quhet nė dramė, etj. Milicė shqiptarė e ushtritė tė huaja aty. Ka persoanzhe ushtarė e oficerė italianė, ndonje filogrek, etj, etj. Si njė mister nė dramė ndjehet mbėshtetja amerikane, fryn si njė fllad shpresėdhėnės. Fundi i dramės ėshtė njė magjistrale patriotike. Ēahet rrethimi pėr tė mbėrritur nė kryeqytetin e ri, nė Tiranė, pėr tė shkuar nė ardhmėri…

    Harrimi i dramės i bėn dhe mė tė mėdha mangėsitė. Arriti tė botohet postume nga editori “Uegen” me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė vendit dhe tė ribotohet me rastin e 100 vjetorit tė Kongresit tė Lushnjės, shoqėruar me njė studim nga botuesi, historinai Xhevair Lleshi. Nė gjimnazin e Lushnjė nxėnėsit e vunė nė skenė pėr veten e tyre dramėn e kongresit. Akt prekės, por vetėm kaq.

    Si njė vazhdim emocional po sjellim kėtu pak nga fryma e dramės, nga akti i tretė dhe i fundit.

    Nė Kongres:

    (Salla me 10 ose 12 sėrė karrikesh. Nė krye njė tryezė e madhe, nė anė tė saj njė flamur kombėtar me shtizė dhe njė portret i Skėnderbeut nė njėrėn dhe i Ismail Qemalit nė anėn tjetėr. Kongresistėt, disa me veshje karakteristike tė Veriut dhe tė Jugut dhe disa me kostume europiane, barsolina e gravata e ēanta, janė shpėrnarė nė grupe, dy e nga tre, duke biseduar…

    Lushnjarė e bashkė me ta e tė tjerė tė armatosur, Vathi, Bajrami, Vrenozi, Thimiu, etj., si roje rrinė pak larg, hyjnė dhe dalin.

    Zera:

    – …kam ardh mes borės, ujqve dhe ushtrisė serbe…

    – E madhe shtėpia… e mblodhi Shqipėrinė…

    – …nuk kanė mbrritė tė gjithė…

    – …ku ishit mbrėmė?

    – Kėtu afėr. Na kanė pritur me kėngė. Kėndonin me rradhé dhe dilnin bėnin roje me pushkė jashtė shtépisé…

    – …kush e kishte Korēėn, grekėrit apo fracezėt?

    – Francezėt pėr grekėrit…

    – Shiko Plakun e Butkės… legjendarin…

    – … sa kohė qė s’jemi parė? Qysh nė Vlorė,

    – …atė ditė kur u ngrit flamuri…

    – A fillojmė, burra? Koha nuk pret…

    – I pėrndershmi Sheh Karbunara do t’i bėjė njė lutje Zotit, qė tė na bekojė… ogur i mirė… nė mbrojtje nga tė papriturat e shumta… ka kaq trazira…

    (Tė gjithė pa lėvizur nga vendi ngrijnė nė heshtje dhe secili, sipas menyrės sė vet, luten, dikush me kokėn lart, me duart e bashkuara, me kryet ulur, ndonjė gjunjėzohet, mėrmėrisin, etj., nė mes tyre Sheh Karbunara i statujtė duke krijuar kėshtu njė si grup skulpturor sugjestionues, suprem…

    -Pėrfaqėsuesi i Lushnjės ta marrė fjalėn… Zoti Vokopola nise…

    Pėrfaqėsuesi i Lushnjės – Nė emėr tė Prefekturės sė Lushnjės, Beratit e Skraparit ju uroj mirėseardhjen nė Kongres. Nuk jemi kėtu vetėm nė shtėpinė e mikut tonė bujar, lushnjarit tė nderuar Kaso Fuga, por dhe brenda mureve tė historisė. Po nisim njė betejė, sot mė 21 Janar 1920, e mėrkurė, qė nuk do tė harrohet, e ndjej… (emocionohet) Zini vendet… nė kėtė sallė… por dhe nė ngjarjet qė na presin…

    Ia jap fjalėn patriotit tė flaktė, veprimtarit tė palodhur kundėr pushtimit otoman, mbėshtetėsi kryesor i Ismail Qemalit, ministėr nė qeverinė e parė, Elbasan Pashės, i zbardhur nė pėrpjekjet pėr ēėshtjet e mė mėdheut. Urdhėroni!

    Elbasan Pasha (I moshuar, me pak mjekėrr tė bardhė, i hollė, i thatė, me kravatė e qylaf, me zė tė ngadaltė e pak tė ngjirur.) Tė dashur qytetarė, delegatė nga i gjithė vendi, ju qė keni ardhur dhe ata qė nuk kanė arritur ende, por dhe ata qė nuk do tė vijnė dot kurrė se janė vrarė pėr ideal, (duartrokitje tė forta), luftėtarė, burra qė mė bėtė nderin ta ēel kėtė kuvend, vazhdim i atij tė Lezhės me Skėnderbeun dhe i atij tė Prizrenit me Abdyl Frashėrin me shokė, duke ju falenderuar me shpirt, shpall tė hapura punimet. Sė bashku tė hapim udhėn qė do tė ndjekim. Nėpėr vazhdėn e gjakut do tė shkojmė ku na e do zemra e plasur qė tė arrijmė te ėndrra, atje ku na e do puna, sipas amanetit tė tė parave. Shqipėria ėshtė bėrė njė herė dhe nuk ka pse zhbėhet!

    Duartrokitje.

    Zotėrinj, jeni tė lodhur, e di, keni ardhur rrugė e pa rrugė, mespėrmes pushtonjėsve tė Shqipėrisė, kjo na ka vrarė mė shumė se sa tė tatėpjetat e shtigjet e humnerat, se nata me erė e bora, kemi ecur me mjete qė prisheshin, kėshtu e lanė atdheun tonė, me karroca e kuaj e mė kėmbė, po u shplodhėm qė gjetmė sho-shoqin e do tė bėhemi me flatra kur tė gjejmė dritėn qė na duhet.

    Kam kėrkesėn qė tė nderojmė dėshmorin e kėsaj ideje, bashkėpunėtorin tonė tė ngushtė, Abdyl Ypin, qė e vranė ca ditė mė parė pėr tė mos qėnė kėtu ai dhe tė gjithė ne e ky Kongres tė mos mbahej. Nėpėrmjet tij duam tė pėrulemi para gjithė tė rėnėve dhe martirėve tė Kombit…

    Tė gjithė ngrihen mė kėmbė. Heshtje e thellė…

    Pas pėrfundimit tė Kongresit tė Lushnjes

    Kryetar (i porsazgjedhur) – Tė vazhdojmė mė tej… tė formojmė komisionet, qė tani, tė ndahen pėrfaqėsonjėsit nė grupe dhe… Po emėrojmė Sekretarin e Kuvendit, zotin Vokopola dhe pėr tė kėqyrur letėrpėrfaqėsimet e delegatėve, pra njė komision tė posaēėm prej 5 vetash… Hė, tė presim… pėr tė mos pritur…

    Delegati i Matit – (ngrihet) Unė jam pėr sulm, i pėrndershmi Sheh!

    Zera – Me shka, me ēfarė?

    Delegati i Matit – Me armėn e diplomacisė, me diplomacinė e armėve.

    Delegati i IV – Konkretisht: burra, gra, djem e pleq, me spata e me hunj, me armėt qė kemi, tė pėrzėmė armiqtė nga toka jonė. Tė hedhim si leckė qeverinė e sotme, qė nuk bėn pėr sot. (Duartrokitje)

    Kryetari – Traktatin e Fshehtė tė Londrės… Kongresi e hedh poshtė me vendosmėri duke pėrgatitur njė protestė energjike pėr Konferencėn e Parisit.

    Kjo bėhet nė emėr tė Asamblesė sė Kombit nė Lushnjė, kundra vendimeve tė Francės, Anglisė, Italisė pėr copėtimin e Shqipėrisė ndėrmjet Italisė, Greqisė, Sėrbisė e Malit tė Zi. Rezolutėn, na vjen njė kėrkesė, pėrfundoje kėshtu (lexon): Shqiptarėt janė gati tė bėjnė ēdo lloj sakrifice dhe me e derdh pikėn e fundit tė gjakut tė tyre kundra ēdo veprimi, qė mundet me vue nė rrezik pamvarėsinė dhe tėrėsinė e saj tokėsore…

    Ndizen drita ngadalė, salla e kuvendit, pėrfaqėuesit nėpėr vende, kongresi vazhdon punėn…

    Sheh Karbunara – Tė tregojmė qė dimė tė qeverisim. Shteti i pavarur shqiptar ėshtė realitet. Kėshtu kanė bėrė dhe disa shtetet tė tjera tė robėruara, zotėrinj, kėshtu Ēekosllovakia, Finlanda, Polonia, Lituania… Edhe ne. Shtet i vjetėr, qeveri e re!

    Rojet e Armatosura – Rroftė Qeveria e re!… (Duartrokitje)

    Nėnkryetari – Tė pėrgatiten tekstet qė do t’i dorėzohen Konferencės sė Paqes nė Paris dhe Senatit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, sugjerime!

    Plaku i Butkės – T’i drejtohemi Parlamentit italian, por jo me ton tė butė, kėshtu m’u duk se dégjova, me lal e me lule ose me tryla si thotė myzeqari. Me spatėt dardharit siē e pėrdorin nga Korēa…

    Pėrfaqėsuesi i Matit – Shkronjat duhet tė bjenė erė barut!….

    Vrenozi – Zoti ka urdhėruar kėtė Kongres pėr tė shpėtuar Shqipėrinė.

    Delegati IV – Populli ėshtė mbret vetė dhe s’ka nevojė pėr mbretėr, sulltanė e perandorė.

    Kryetari – Tė gjykojmė situatėn ku ndodhemi.

    Delegati II – Kongresi do pėrballet dhe do krijojė situatė vetė. Ne na shkon republika, republika, zotėrinj dhe asgjė tjetėr.

    Zėra: republikė, po, po republikė… THOMAJ- Mbėshtetur nga shumė pėlqime, mendoj tė kemi kryeministėr zotin Sulejman Delvina.

    Delegati I – Tani ai ndodhet jashtė shtetit, nė Konferencėn e Parisit, pra askush kėtu nuk mendoi tjetrin pranė a vetveten.

    Delegati II– Gjithmonė mė i mirė ėshtė ai qė mungon… (Tė qeshura)

    Kryetari – S’ėshtė ashtu gjithmonė. Ne i dimė vlerat e mėdha tė zotit Delvina, rrjedh nga njė familje ndėr mė tė njohura dhe mė tė famshme nė tė gjithė Jugun. Ka kryer gjimnazin e Janinės dhe mandej nė Stamboll. Fakultetin e Mylqijes nė kryeqendrėn e Perandorisė Osmane dhe pas marrjes sė diplomės, siē e dini, ai u caktua menjėherė atasheut nė Ministrinė e Brendshme tė Turqisė dhe mė pas si sekretar nė zyrėn e dekreteve tė Kryeministrisė. Po nė ato vite, ai shėrbeu si profesor i literaturės nė Gallata Saraj, etj. Nė Bibliotekė gjithmonė e gjeje me libra francezė, tė kulturės dhe shkencės perėndimore, dihen dhe interesi i tij e adhurimi dhe mirėnjohja pėr Amerikėn…

    Delegati II- Ai tė vijė sa mė shpejt.

    Ministėr i Punėve tė Mbrendshme Delegatin e Matit, Zogun e maleve, trimin 25 vjeēar… po, po…

    Ministėr i Punėve tė Jashtme z. Mehmet Bej Konica…

    Ministėr i Arsimit z. Sotir Peci…

    Ministėr i Drejtėsisė z. Hoxhė Kadri Prizrenin… Zėvendės z. Hysen Bej Virjoni… Ministėr Finance Z. Ndoc Ēoba… Zėvendės z. Idhomen Kosturi…

    Votohen. Duartrokitje…

    Kryetari – Tani nuk na mbetet gjė tjetėr, veē tė bėjė betimin Kėshilli i Naltė dhe Qeveria e re dhe tė gjithė delegatėt pėr ato qė marrim pėrsipėr. (Heq flamurin me shtizė e del para tavolinės duke e mbajtur nė dorė.) Urdhėroni, zotėrinj, tė bėjmė betimin mė tė lartė para Kombit.

    Delegatėt ngrihen nė kėmbė ndėrsa tė zgjedhurit afrohen para flamurit.

    Sekretari – (Lexon me zė tė lartė) “Betohem n’Emėn tė Perėndis, tue dhanė besėn shqiptare e fjalėn e nderit pėrpara Mbledhjes sė Kombit, se do t’i shėrbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtėsisht dhe mproj ligjet dhe indipendencėn e plotė tė atdheut tė shenjtė!”

    Tė zgjedhurit – (Njė zėri) Betohemi! Duartrokitje. Kryetari u jep dorėn. Delegatėt ulen.

    Njė zė – Dua tė shtoj dhe poetin e madh Gjergj Fishta! Le ta kenė si sekretar mė vonė…

    Njė zė tjetėr: – Rroftė Poeti! Duartrokitje prapė.

    Kryetari – Kongresi i Lushnjės ėshtė Pavarsia e Dytė e Atdheut!

    Sekretari – Si kujtim nga ky Kongres kemi ca flamurė tė vegjėl si lulkuqet e fushave me grurė tė Muzeqesė, vėrini nga ana e zėmrės. Kėta do t’i shpėrndajmė kudo.

    Shpėrndan flamujt e vegjėl.

    Njėri nga delegatėt – Ja, kėshtu dua ta kem plagėn nė gjoks nė luftė pėr atdhe…

    Zėra tė ashpėr – Jeni tė rrethuar… ndalni!… Kongres i paligjshėm… Dorėzohuni… do ju shpėrndajmė me forcė…

    Jehona e kėrcėnimeve pėrsėritet nė gjuhė tė tjera, italisht, greqisht, serbisht: ndalni… tė rrethuar…

    Ministėri i Punėve tė Mbrendshme – Largohuni! Kongresi shqiptar ėshtė mbledhur si vullnet i popullit dhe jo nė mėshirė tė ndokujt, ushtri qoftė a qeveri e huaj. Po ju them qė mos u pėrzieni nė punėt tona, pėrndryshe do ju godasim. Ne nuk duam armiq, por bėni mirė tė largoheni nga Lushnja… dhe nga Shqipėria. Ndryshe do ju pėrzėmė dhe me luftė. Unė, bashkė me forcat e mia tė armatosura do tė marrshojmė drejt Tiranės!

    Njė zė i ashpėr – Kush jeni ju?

    Ministėr i Punėve tė Mbrendshme – Ministri i Brendshėm i Qeverisė sė vendit tim. Hapnu udhėn!

    Zėri – Mos lėvizni.

    Ministėr i Punėve tė Mbrendshme – Unė nuk njoh tjetėr autoritet, pėrveē Kongresit tė Lushnjės. Ju pėrdorni armėt qė keni nė dorė, nė guxofshi. (Tė vetėve.) Pėrpara me mua! Hingėllima kuajsh, trokėllima… Bie perdja.

    * * *

    Kėshtu mbyllet kjo dramė dhe duket sikur hingėllimat e shqetėsuara tė kohės, vazhdojnė mitike dhe ndryshe, pa ata kuaj dhe kalorsa dhe pa ato barra mbi shpinė, ndėrsa trokėllimat ngjajnė si tė shndėruara nė trokitje nė dyert e institucioneve euroatlantike.

    Nė vitin e 101-tė tė atij Kongresi lavdimadh t’i rikthehemi betimit shqiptar, tė lartė dhe me besė, me fe e nder e pėrkushtim, me drejtėsi dhe ligje, dhe tė gjithė, tani e gjithmonė, tė ndjehemi si para “Mbledhjes sė shenjtė tė Kombit”, ndėrkaq si ai misteri qė ndihej nė frymėn e dramės sė Kongresit, tė bėjmė qė tė na vijė vazhdimisht zėri i shpėtimit, nga pėrtej oqeanit, nga shteti mė i fuqishėm nė botė, SHBA, qė shqiptarėt tė gėzojnė Atdhe dhe prosperitetin e tij, duke iu shtuar Kombit dhe Republika e Kosovės e tė jenė tė mbrojtur ku ka shqiptarė e truall tė tyre. Me emblemėn e Kongresit tė Lushnjės. Sė bashku nė Europė. Nė njė botė me paqe…

    Gazeta Dielli

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-01-2018, 15:24
  2. 21 janar 2011 - 21 Janar 2012!
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 25-12-2013, 00:04
  3. Shen Andoni-17 Janar; Shen Thanasi-18 Janar; Shen Thimiu-19 Janar
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2005, 18:50
  4. Zef Zorba (1920-1993)
    Nga Leila nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-12-2003, 01:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •