Kongresi i Lushnjės - Jetėsim i pavarėsisė sė Shqipėrisė
Kongresi i Lushnjės-Jetėsim i pavarėsisė sė Shqipėrisė, gur themeli i parlamentarizmit.
Me rastin e 100 vjetorit
Shkruan: Ekrem Spahiu *
Pas afro 8 vjetėsh pikėpyetjesh pėr ekzistencė qė nga themelimi i shtetit shqiptar, Shqipėrisė i duhej njė institucion shpėtimi. Pėr mė tepėr, si shtet evropian, duhet tė orientohej pėr nga institucionet evropiane, pėrndryshe do tė mbetej e huaj pėr Evropėn. Vullneti kombėtar e kėrkoi qė ky institucion shpėtimi e orientimi tė ishte Kongresi i Lushnjės.
Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912 ėshtė zhvillimi mė madhor nė historinė e kombit shqiptar, sepse pėrbėn zgjidhjen e ēėshtjes jetike tė fatit tė ekzistencės sė mėtejshėm tė kombit pėrmes aktit tė pavarėsimit dhe krijimit tė shtetit si instrument i fuqisė dhe i pėrfaqėsimit tė tij.
Evropa e formėsuar mė sė shumti mbi ekuilibrat gjeopolitikė dhe mė pak mbi vlerat, do ta linte Shqipėrinė jo vetėm tė pėrgjysmuar, por edhe e dyshuar pėr t’u vetėqeverisur. Prandaj qeverisjen e saj do t’ia besonte njė tė huaji, gjerman, qeverisja e tė cilit nuk do t’i shpėtonte dot pėshtjellimeve tė pamėshirshme tė Luftės sė Parė Botėrore. Nė kėto pėshtjellime, Traktati i fshehtė i Londrės i vitit 1915 do t’i vinte vulėn e asgjėsimit edhe asaj Shqipėrie gjysmake qė kishte mbetur.
Nė kėto rrethana, intuita kombėtare do tė rizgjohej. Kongresi i Durrėsit i vitit 1918 do tė ishte njė pėrpjekje pėr ta mishėruar kėtė nerv tė kombit, duke riafirmuar shtetin, edhe pse me pėrfaqėsim tė cunguar.
Njė vend vlerash si SHBA dhe Presidenti i saj vizionar Uillson, nė Konferencėn e Paqes tė vitit 1919 nė Paris do tė bėhej mburoja e kombeve tė vegjėl, midis tyre edhe kombit shqiptar. Sidoqoftė, si ēdo komb edhe shqiptarėt duhet t’i rimerrnin vetė nė dorė fatet e tyre dhe kjo orė erdhi nė Kongresin e Lushnjės, i cili u mbajt mė 21 janar 1920.
Kongresi i Lushnjės ribashkoi firmėtarė tė pavarėsisė, emra tė njohur tė elitės kombėtare, tė patriotizmit tradicional shqiptar, fetarė e intelektualė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė: Sulejman Delvina, Iljaz Vrioni, Abdi Toptani, Ndoc Ēoba, Aqif Pashė Elbasani, Luigj Bumēi, Mehmet Konica, Dr. Turtulli, Hoxhė Kadria, Sotir Peci, Ali Riza Kolonja, Eshref Frashėri, Idhomene Kosturi, etj. Mbi kėtė bazė tė gjerė pėrfaqėsuese, nė vazhdėn e vendimeve tė Kuvendit tė Vlorės, vendimit tė Konferencės sė Ambasadorėve tė vitit 1913 dhe tė statusit tė pėrcaktuar ndėrkombėtarisht pėr qeverisjen e shtetit shqiptar nga Princ Vidi, Kongresi rikonfirmoi vijimėsinė e formės sė regjimit. Derisa tė zgjidhej ēėshtja e mbretit, u vendos tė krijohej “Kėshilli i Naltė”. Ky Kėshill do tė pėrfaqėsonte kryetarin e shtetit shqiptar deri sa ky, ashtu si edhe forma e regjimit, tė pėrcaktoheshin pėrmes thirrjes sė njė asambleje kushtetuese. Me krijimin dhe pėrbėrjen e Kėshillit tė Naltė, kongresi pėrcolli mesazhin e gjithėpėrfshirjes – njė kriter ky i domosdoshėm pėr njė qeverisje legjitime.
Paralelisht, Kongresi zgjodhi edhe njė Kėshill Kombėtar, (i cili u quajt edhe senat), i pėrbėrė prej 37 antarėsh me atributet e parlamentit. Nisur nga fakti qė ky Kėshill plotėsonte funksionet e parlamentit, me tė drejtė vlerėsohet se me kėtė zhvillim historik fillon edhe historia e parlamentarizmit nė Shqipėri.
Kongresi zgjodhi qeverinė e re tė kryesuar nga Sulejman Delvina, nė pėrbėrje tė sė cilės pėrfshihen Ministria e Brendshme, Ministria e Luftės dhe njė sėrė ministrish tė tjera tė domosdoshme pėr njė qevrisje tė kohės, si institucione bazė pėr realizimin e politikave tė qeverisė, duke i dhėnė kėshtu kuptim atributit shtetėror tė sigurisė sė brendshme dhe tė jashtme.
Kongresi i Lushnjės hodhi bazat e sigurta pėr njė qeverisje pėrfaqėsuese tė spektrit kombėtar, e dalė vetėm nga organet legjitime tė popullit shqiptar dhe me shkallėn mė tė lartė tė besueshmėrisė. Kongresi e rikonfirmoi Shqipėrinė plotėsisht nėn juridiksionin e vet politik dhe administrativ, duke hedhur njė hap vendimtar pėr sigurinė e zbatimit tė politikave tė vendosura prej tij.
Ndėr vendimet kryesore tė Kongresit ishte edhe hartimi edhe miratimi i njė dokumenti (Statuti i Lushnjės), pėr funksionimin e Kėshillit tė Naltė dhe pushteteve tė tjera. Nisur nga gjerėsia dhe pėrmbajtja e kėtij Statuti, mund tė thuhet se ai pėrbėn kushtetutėn e parė tė shtetit shqiptar. Shpallja nė atė Statut e Tiranės si kryeqytet, pėrbėn njė dimension tė ri qeverisjes sė shtetit shqiptar, nė ndryshim nga paraardhėsit, tė cilėt konsideronin tė tillė rezidencėn e vet.
Kongresi, duke i apeluar zyrtarisht botės – pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes, pėr njohje tė shtetit shqiptar, tregoi se populli shqiptar kishte themele e kapacitete, si dhe detyrim pėr tė jetuar nė paqe e harmoni me tė gjithė popujt. Prandaj nuk kishte arsye t’u drejtohej me lutje apo me kėrkesė si shpėrblim. “Shqipnia nuk ka tjetėr pretendim veēse me zanė nji vend nė Gadishullin Ballkanik, tue i dhanė fund mizerjes, pėr tė gėzue nji jetė nė paqe e nė harmoni me shtetet fqinjė. .. Shqiptarėt janė gati me ba ēdo lloji sakrifice, edhe me derdhė pikėn e fundit tė gjakut tė tyne kundėr ēdo veprimi qė mundohet me vu nė rrezik pavarėsinė e Shqipnisė e tė tansisė tokėsore” – thuhej nė telegramin e Kongresit drejtuar Fuqive tė Mėdha.
Qeveria e dalė nga Kongresi i Lushnjės i kushtoi vėmendjen e duhur pranimit tė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Mė 12 tetor 1920 u dorėzua kėrkesa zyrtare. Asambleja e Pėrgjithshme e Lidhjes sė Kombeve e pranoi Shqipėrinė mė 17 dhjetor 1920 si antare tė Lidhjes. Ky pranim kishte njė rėndėsi tė dyfishtė, sepse me tė ripohohej njohja ndėrkombėtare e shtetit shqiptar dhe sė dyti, pranimi pėrbėnte aktin zyrtar tė njohjes sė qeverisė sė Tiranės nga ndėrkombėtarėt.
Njė Kongres vizionar si Kongresi i Lushnjės do tė mendonte strategjikisht edhe pėr kryeqytetin e vendit, prandaj, mbi kėtė bazė, vendosi Tiranėn pėr kryeqytet tė Shqipėrisė. Mendimet qė shfaqėn disa delegatė, pėr tė qėndruar nė qytetin e Lushnjes deri sa tė stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrėsit, i kundėrshtoi hapur Ministri i Brendshėm Ahmet Zogu, i cili iu drejtua delegatėve: “Vendimet e Kongresit do tė zbatohen domosdo dhe pa vonesė. Kjo gjė lyp guxim dhe punė, prandaj unė po nisem pėr nė Tiranė”. Pengesave qė iu krijuan ai i kapėrceu me guxim, trimėri dhe kėmbėngulje: “Unė nuk njoh tjetėr autoritet, pėrveē Kongresit tė Lushnjės”.
Pėr herė tė pare Shqipėria u bė me njė qeveri tė ligjshme, tė dalė nga vullneti i brendshėm, duke mbyllur kėshtu kapitullin e qeverisjes sė Shqipėrisė nga tė huajt. Ajo u shpreh botėrisht kundėr ēdo mandati apo protektorati tė cilitdo shteti tė huaj. Kongresi i Lushnjės do tė ndryshonte rrjedhėn politike tė punėve brenda nė vend dhe do tė krijonte njė staturė tė re nė opinionin politik ndėrkombėtar.
Kongresi i Lushnjės do tė kishte efektin e thellė tė ringjalljes sė personalitetit tė kombit pėrmes rikonfirmimit tė pavarėsisė dhe integritetit tė vendit duke u dhėnė tė huajve tė kuptonin se, vendi ėshtė nė gjėndje tė funksionojė sipas parimeve moderne tė kombėsisė, duke u mbėshtetur mbi tė drejtat dhe detyrimet e tij si subjekt i tė drejtės ndėrkombėtare, pa qenė vegėl e askujt.
Si delegatėt e Kuvendit Kombėtar tė Lushnjės, ashtu edhe qeveria qė doli nga ai Kongres, ishin tė vetėdijshėm pėr detyrat e vėshtira qė i prisnin, por ata ishin tė vendosur pėr t’i pėrballuar tė gjitha vėshtirėsitė. Pėr kėtė ishte i domosdoshėm bashkimi i tė gjitha faktorėve kombėtare. Prandaj, nė cilėsinė e njė Ministri, pėrkatėsisht Kryetari i Komitetit “Mbrojtja e Kosovės”, Hoxhė Kadria (Prishtina), u zgjodh tė ishte nga Kosova.
Nisur nga kritere historike, vlerėsohet se Kongresi i Lushnjės jetėsoi pavarėsinė e Shqipėrisė dhe vuri gurin e themelit tė parlamentarizmit, si njė tipar politik qė krahas gjeografisė, do ta afronte Shqipėrinė edhe institucionalisht me kontinentin, tė cilit i pėrket. Kongresi rikonfirmoi identitetin kombėtar dhe krijoi njė realitet tė ri politik dhe historik pėr popullin shqiptar. Ai zyrtarizoi vijimėsinė konstitucionale tė shtetit shqiptar, e cila do tė vendosej nė themel tė qėndrueshmėrisė sė tij nė vitet dhe ngjarjet qė u zhvilluan mė pas.
*ish deputet & kryetar i PLL
Gazeta Dielli
Krijoni Kontakt