Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1

    Shpërthim në Ambasadën Amerikane në Athinë

    Nje shperthim eksplozivi tronditi sot heret ne mengjes ambjentet e Ambasades Amerikane ne Athine. Sipas deklaratave te stafit te ambasades dhene CNN nuk ka asnje raport per demtime ne njerez.

    Kanali televiziv shteteror NET duke ju referuar burimeve policore u shpreh fillimisht se shperthimi ndodhi ne ambjentet e brendeshme te ambasades, ne katin e trete por me pas i njejti stacion televiziv u shpreh se shperthimi ndodhi ne ambjentet e jashteme te godines.
    Pjestaret e stafit te ambasades nuk kane dhene asnje detaj mbi arsyen, sasine apo qellimin e shperthimit por media lokale raporton se ngjarja ka ndodhur ne oren 5.55 te mengjesit.
    Policia ka bllokuar rrugen perreth ambasades mbas shperthimit duke shkaktuar bllokimin e rruges me nje trafik te ngarkuar te oreve te mengjesit.

    Kjo ambasade ka qene shenjester e nje sulmi me granade ne 15 shkurt 1996. Sulmi shkaktoi deme te vogla.

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ndonje grup i ekstremit te majte do ta kete bere. Nuk eshte hera e pare.
    Me vjen keq vetem per ata qe kishin interviste per vize sot dhe ju prish plani!
    Sa te harrohet muhabeti, nuk ka me viza LoL

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    E di c me vjen me greket mua????
    Shajne amerikanet dhe per cdo gje vene fill tek ambasada amerikane dhe shajne Ameriken ( kunderamerikne ne kulm).Dje hodhen rukete nga jashte qe krijoi deme ne katin e 3 .
    Kur vajta une per interviste jam cuditur kur pashe se sa greke mbanin radhen per nje vize amerikane (nja 200 po vetem ate dite).
    Plus qe ajo madama qe i shtyn gjithmone per greve (Aleka pra e KKE) gocen e vet e coi te studioje tek Kolegji Amerikan ne Athine dhe tani e bija rron dhe punon ne Amerike.
    Dmth ata qe shajne dhe hedhin pasdite molotof ,paradite kane mbajtur radhen per vize........hmmm
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Une banoj relativisht afer me ambasaden amerikane. Ne oren 3-3 e gjysem te mengjesit u degjuan disa te shtena. Fillimisht mendova se ishin fishekzjarre por nuk pash drita. Dola ne ballkon dhe nuk pash asgje jo-normale.

    Rreth ores gjashte te mengjesit u degjua nje zhurme, si shperthim e cila me zgjoi nga gjumi. Dola prape ne ballkon dhe pash dhjetra makina te policise dhe te zjarfikesve qe drejtoheshin rreth ambasades. Nga kodra e Likavitos (apo andej afer) degjohej nje zhurme si sirene apo alrm makine. Ne kete koder jane vendosur edhe sirenat e Forcave Ajrore qe paralajmerojne per bombardime. Thash me vete e bene gafen turqit. Hapa televizorin dhe pikerisht atehere thuhej se u degjua nje shperthim nga ambasada amerikane. Fillimisht (si gjithmone) te gjithe kishin teorine e tyre se c'kishte ndodhur.

    Faktikisht, nje grup anarko-komunist me nje RPG (prodhim Rus) kishte qelluar ambasaden duke vene ne shenjester tabelen (simbolin shteteror) qe eshte e vendosur ne katin e trete. Mirepo predha ra ne te majte te tabeles dhe theu nje xham (qe i perket ose WC ose zyres se ambasadorit, nuk eshte thene qarte. Rrufeja nuk bie ne hale...) dhe shkaktoi deme te lehta materiale.

    Vetem ne kete menyre mund te preket ambasada amerikane e cila eshte e fortifikuar deri ne pengesa antitanke.

    Keshtu humba dy ore gjume dhe nuk pash as turqit e as kuptova pse u degjuan krismat ne oren 3!

  5. #5
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Grekërit perveç që janë komunist në kulm, janë dhe shumë anti-amerikanë.
    Megjithatë për çdo hall të vogël, në Amerikë ankohen dhe andej.
    Nuk duhet ti bëj çudi njeriut që secili nga këta njerëz të prapambetur është dhe nje teririst i mundshëm.Mendojnë akoma si para 200 vjetësh dhe megjithëse vet janë inatçorët më mëdhenj, Grekët edhe kësaj radhe u përpoqën tja hidhnin fajin shteteve të tjera(Maqedonisë, Turqisë, apo vendeve Arabe) duke e quajtur në fillim veprimin si (provokacje) dhe sabotazh të politkës së tyre. Po në këtë rast nuk e përfill asnjë njeri se lajmi është përhapur në gjithë botën dhe dorën e parë e kanë specialistat Amerikanë.

    Sipas meje, Grekët nuk kanë asnjë ndryshim nga njerëzit e Bin Ladenit apo çdo terorist tjetër dhe prishja që po i bëhet emrit të grekërve është vetëm një realitet që i takon...


    Po e keqja është se dëmtohet gjithë zona e ballkanit dhe kjo do ketë pasoja në turizmin e vëndit tonë.Të shpresojmë të jenë sa më të vogla.
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nga qe dje kishin nje greve mesueset edhe shkollat edhe sic e thane me lart qe sa here qe behen keto grevat me shkollat gjithmone ka zhurma te tilla.Dhe Greket jane shume anti-amerikan sepse e quajna Ameriken shkaketare te luftave te fundit si ne zonen e Ballkanit po ashtu edhe ne lidjen e mesme gjera te tilla ndodhin.Por shpresoj qe mos te jet plagosur njeri ose mos te jet vrare njeri.

  7. #7
    Ketu nuk behet fjale per jane "anti-amerikane", "komuniste", e te tjera nofka apo epitete.

    Ketu behet fjale per terrorizem, e ai duhet ndalur, perpara se te perhapet ne proporcione te tjera, qe behet me i veshtire per tu permbajtur, e ne fund eleminuar.

  8. #8
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    kjo ngjarje e tmerrshme do kete pasoja te renda per te gjithe.
    naa psh sot ne metro ngaqe kishin mbyllur rruget kish kaq shume njerez, skishte vend te uleshim. u detyruam te flinim ne kembe. c'est terrible..
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e etan
    Anëtarësuar
    24-09-2004
    Vendndodhja
    Kamerun - AFRIKA QENDRORE
    Postime
    91
    ca va aller mon type...

  10. #10
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Prap na shuajte postim o Albo? po pse keshtu? Nuk ofenduam njeri, nuk perdorem fjale te keqia, dhe as nuk shkelem ndonje rregull...



    E paske ne terezi ti shoku....
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  11. #11
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga dizer7
    Prap na shuajte postim o Albo? po pse keshtu? Nuk ofenduam njeri, nuk perdorem fjale te keqia, dhe as nuk shkelem ndonje rregull...



    E paske ne terezi ti shoku....
    Temen nuk e ka pastruar Albo por nje mod tjeter. Ceshtja u sqarua dhe kerkoj ndjese qe nuk eshte lene asnje shpjegim.

    Lioness

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ne greqi mund te ndodhin me shume se kaq se populll dhe qeveri te tille kane .

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Lajm fantastik! Me te vertete me behet zemra mal kur degjoj lajme te tilla!
    Tani, Shqiperia duhet ta perdori kete situate per ti lene te ditur SHBA'se qe assetet e tyre nuk jane te siguruara ne Greqi dhe Shqiperia eshte vend qe e do dhe kupton politiken Amerikane!
    Po kujt ti thuash hajvaneve qe jane mbledhur me dite tek presidenti tollumbac i Shqiperise!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Granada thone televizorat qe ka ardhur ne ngjarjet e vitit 1997 nga Shqiperia eshte Kineze por ngjan shume edhe me ato armet e Ruseve.Por thone nga kamerat qe kane ne Ambasade e dine se kush jane edhe po i kerkojne por akoma nuk kane dhene Emra.

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    gjoja nje grup ekstremistesh te majte e bene nje shperthim te tille,por kjo eshte vetem verzioni zyrtar i greqise.
    Nuk eshte cudi qe nji shperthim te tille mund ta quajme direktive e qeverise greke pasi strategjia e greqise dhe e serbise per te futur shqiperine ose me korrekt qe te ndajne shqiperine midis tyre,nuk do te behet me rrealitet ne keto 10 mije vite e ardhshme te pakten.
    Atehere smbetet gje tjeter vec se te kooperojne me arabet e irakut qe te perfekcionojne bombat-njerez me qellim qe ti hapin lufte amerikes.

  16. #16
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Aman me keto "teorite konspirative." C'lidhje ka bomba ne ambasade me "lufte kunder Shqiperise"? Apo me "turizmin", apo me US qe tani do lere "menjane" Greqine, se ka aleate me te mire Shqiperine, qe s'ka drita te nxjerre qimen nga qulli. Mos te behemi gaz i botes me keto gjera.

    Sa per teorine se do demtoje turizmin e Greqise, po te shohim nga e kaluara, kur grupi terrorist i 17 Nentorit kreu akte shume me te dhunshme, duke perfshire bombe ne ambasaden amerikane, apo vrajsen e punonjesve te ambasades, keto akte nuk paten efekte negative ne turizmin ne vend. Per me teper, ne US, nje dite u permend ky incident.

    Sa per teorine me armet te ardhura nga Shqiperia, gjera sensacionale nga shtypi lokal, sepse zyrtaret greke, apo shtypi i huaj nuk permenden Shqiperine me emer. Ne nje rast, u tha qe mund te kete ardhur nga vendet e Europes Lindore, por si arme konsesusi eshte qe eshte prodhim i Kines, mgjth ne nje rast u tha qe eshte prodhim rus. Ta zeme se merret seriozisht ideja qe erdhi nga Shqiperia ne 97. Te gjithe (duke pasur parasysh edhe organizatat e inteligjences) e dine situaten kaotike te Shqiperise ne ate kohe e me tej, qe ishim ura e trafikut te armeve, kontrabandes, droges, apo dhe prostitucionit apo trafikut human, aspekte keto qe sot eshte konstatuar se po minimizohen. Ndaj nuk do mbajne Shqiperine pergjegjese per kete akt te 2007 pse u ble ne Shqiperi 10 vjete me pare. Kaq per kete.

    Per vete bomben e hedhur ne pergjithesi eshte rene dakort qe eshte nje grup anarshist, "marksist", terrorist grek i ashtequajtur "Revolutionary Struggle." Megjithese, tre grupe te ndryshme kane mare pergjegjesi per kete akt.

    Mos te harrojme qe ajo dite ishte dita nderkombetare e protestave kunder burgut "Guantanamo Bay." Pertej kesaj lloj "proteste" sipas eksperteve anti-terroriste greke, mendohet qe ky akt eshte perdorur nga "Revolutionary Struggle" per t'u zgjedhur si trashegimtare te grupit te famshem "17 Nentori." Sic dihet kjo organizate u shkaterrua, por me pas "linden" rreth 10 te tjera. "Revolutionary Struggle" eshte ajo qe deri me sot ka bere me shume buje, me ca akte te tjera. Ne kete rast konkret, qellimi ishte shkaterrimi i tabeles se Ambasades, por s'e moren mire nishanin lol, dhe u iku dora shtrember dhe predha vajti ne banjo lool.

    Arsyeja perse ka organizata te tilla ne Greqi, apo per sentimentat anti-amerikan eshte tjeter gje. Per te mos folur qe sot Greqia nuk ka monopolin e ketyre sentimenteve. Mjafton te shikosh statistikat kudo ne bote, bile dhe ne Europen Perendimore. Pervec politikes se jashtme sidomos te kesaj administrate, eshte nje fenomen normal midis superfuqise, perandorise se vetme, dhe kombeve te tjera (me te pafuqishem apo te vegjel.)

    Per me teper, mos te harrojme qe nuk eshte populli amerikan qe urrehet, por eshte politika e US. Nje nga statistikat me domethenese jane ato qe pershkruajne kete fenomen ne Iran. Sipas statistikave populli Iranian eshte populli qe ka me shume simpati ne Lindjen e Mesme per Ameriken dhe idete qe perfaqeson. Duket si anomali sigurisht kur mendon marredheniet politike dhe ekonomike Iran-US te dekatave te fundit.

    Me konkretisht ne Greqi, ndenjat anti-amerikane e kane origjinen tek roli qe US luajti gjate periudhes 1964-1974, perkrahja amerikane per junten ushtarake, per diktaturen 1967-1974, gjate se ciles me mijera u torturuan apo u zhduken. Nje nga theniet qe nuk eshte harruar nga greket (apo te pakten nga grupet anarkiste te Greqise) eshte thenia e Presidentit Johnson kur iu adresua ambasadorit grek ne US:
    "F**k your Parliament and your constitution." Pas vendosjes se Papadopulos si diktator/kryeminister i vendit, nje nga theniet "per te qeshur" ndermjet agjenteve amerikane ne Greqi ishte se: "Papadopoulos was the first CIA agent to become premier in a European country."
    Me tej, marredheniet u acaruan me shume me situaten ne Qipro dhe perkrahjen e US per Turqine.

    Si perfundim, disa "anarkiste" greke qe duan te behen te famshem per 5 min, hodhen nje predhe ne banjon e ambasades amerikane. Shyqyr Zotit, s'pati viktima te pafajshme. Incidenti s'beri buje ne US. Por nga ana tjeter, nuk ia vlen barra qirane qe te grijme sallate kot per kete pune. Apo ta lidhim me Shqiperine, turizmin apo ceshtjen e Kosoves, apo te tjera "teori" si keto.

    Meqe e "shoshitem" dhe kete pune, c'behet andej nga ne? Erdhen dritat?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 15-01-2007 më 01:42

  17. #17
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Eshte veshtire te postosh pas ketij shkrimit te fundit te "Lioness"!
    Ne 20-30 reshta ka kapur dhe ka analizuar (duke u vene piken mbi "i" shumices se ceshtjeve Greko-Amerikane).
    Nuk kam c'te shtoj, pervecse te them se mbeshtes "Lioness" ne te gjithe postimin (ndekohe ai postim nuk ka nevoje per ndonje mbeshtetje, dhe ca me pak nga ana ime).
    Ndoshta do ishte nje teme inetresante diskutimi i historise e strategjise Greke ne periudhen 1944- .......
    Kjo ne raport me USA, Angli, Turqi, Rusi........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Raketa që goditi Ambasadën erdhi nga Shqipëria

    Policia greke vazhdon hetimet mbi sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Athinë
    Policia e Athinës po përpiqet të provojë vërtetësinë e një telefonate
    sipas së cilës grupi ekstremist i së majtës greke "Lufta
    Revolucionare" merr përgjegjësinë për këtë sulm mbi ambasadë

    Athinë, 14 janar - Hetuesit grekë po shqyrtojnë të dhënat lidhur me
    sulmin e së premtes ndaj Ambasadës Amerikane në Athinë.
    Sulmi ka rizgjuar frikën e rigjallërimit të grupeve të majta
    ekstremiste në Greqi. Autoritetet thanë se arma e përdorur
    për sulmin ishte një granatë RPG-7 e viteve '70. Ata
    thonë se një armë e këtij lloji nuk ishte përdorur për sulme të tjera
    më parë. Raketa që u përdor për të sulmuar Ambasadën
    Amerikane në Athinë dyshohet të jetë blerë në Shqipëri. Policia
    greke bëri të ditur se arma e përdorur për të sulmuar ambasadën
    është prodhim kinez, i vitit 1974. Sipas specialistëve grekë të
    armëve, ushtria greke nuk ka disponuar asnjëherë një tip të
    tillë rakete. Kështu në qendër të vëmendjes të policisë greke, për
    hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë janë vënë të gjitha rastet e
    trafikut të armëve me Shqipërinë. "Sipas specialistëve grekë të policisë,
    të cituar të shtunën nga radio "Sky", po punohet në
    mënyrë që të shikohen të gjitha rastet e trafikut me Shqipërinë
    për zbulimin e ndonjë baze apo rruge të jashtëligjshme të trafikut
    të armëve. Por nuk përjashtohet mundësia që raketa të ketë hyrë
    edhe nga Kosova apo Maqedonia.
    Arma e përdorur është një kundërtank i prodhimit kinez
    dhe policia tashmë ka dyshime se ajo është blerë në Shqipëri nga
    trafikantë armësh, shkruan "Gazeta Shqiptare".
    Policia po përpiqet të provojë vërtetësinë e një telefonate në të
    cilën pretendohej se grupi ekstremist "Lufta Revolucionare"
    është organizator i sulmit. Grupi i së majtës ekstreme ka kryer disa
    sulme me bomba që nga viti 2003. Ministri grek i rendit publik
    Vyron Polydoras tha të shtunën se dukej që sulmi ishte një akt terrorizmi
    i brendshëm. Edhe zyrtarët në Washington thanë se nuk
    kishte të dhëna paraprake se bëhej fjalë për një skenar ndërkombëtar.
    Gazeta lajm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Le te pranojme per nje moment se arma eshte prodhim Kinez i "ardhur" nga Shqiperia.
    E pastaj?
    Kur bushtra Lino "Ambasadore Amerikane ne Shiperine e asaj kohe (96-97) i frynte zjarrir te rebelimit qe coi ne dezintegrimin e Shtetit Shqiptar, duhet te dinte se Shqiperia ishte njekohesisht "depo" dhe prodhuese e armeve te ndryshme te ketyre tipeve......
    Kur i ve zjarrin shtepise se "komshiut", nuk ke pse ben "uau uau moj mami" nese zjarri te merr shtepine tende.........
    Kot qurraviten me teorite "rakete Rusee ose Kinze", se nje te tille per 1000$ e ble kudo!
    Po sikur protestuesit Greke, qenefin Amerikan ta kishin goditur me Rakete Amerikane??????
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Raketa që goditi Ambasadën erdhi nga Shqipëria

    Policia greke vazhdon hetimet mbi sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Athinë
    Policia e Athinës po përpiqet të provojë vërtetësinë e një telefonate
    sipas së cilës grupi ekstremist i së majtës greke "Lufta
    Revolucionare" merr përgjegjësinë për këtë sulm mbi ambasadë

    Athinë, 14 janar - Hetuesit grekë po shqyrtojnë të dhënat lidhur me
    sulmin e së premtes ndaj Ambasadës Amerikane në Athinë.
    Sulmi ka rizgjuar frikën e rigjallërimit të grupeve të majta
    ekstremiste në Greqi. Autoritetet thanë se arma e përdorur
    për sulmin ishte një granatë RPG-7 e viteve '70. Ata
    thonë se një armë e këtij lloji nuk ishte përdorur për sulme të tjera
    më parë. Raketa që u përdor për të sulmuar Ambasadën
    Amerikane në Athinë dyshohet të jetë blerë në Shqipëri. Policia
    greke bëri të ditur se arma e përdorur për të sulmuar ambasadën
    është prodhim kinez, i vitit 1974. Sipas specialistëve grekë të
    armëve, ushtria greke nuk ka disponuar asnjëherë një tip të
    tillë rakete. Kështu në qendër të vëmendjes të policisë greke, për
    hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë janë vënë të gjitha rastet e
    trafikut të armëve me Shqipërinë. "Sipas specialistëve grekë të policisë,
    të cituar të shtunën nga radio "Sky", po punohet në
    mënyrë që të shikohen të gjitha rastet e trafikut me Shqipërinë
    për zbulimin e ndonjë baze apo rruge të jashtëligjshme të trafikut
    të armëve. Por nuk përjashtohet mundësia që raketa të ketë hyrë
    edhe nga Kosova apo Maqedonia.
    Arma e përdorur është një kundërtank i prodhimit kinez
    dhe policia tashmë ka dyshime se ajo është blerë në Shqipëri nga
    trafikantë armësh, shkruan "Gazeta Shqiptare".
    Policia po përpiqet të provojë vërtetësinë e një telefonate në të
    cilën pretendohej se grupi ekstremist "Lufta Revolucionare"
    është organizator i sulmit. Grupi i së majtës ekstreme ka kryer disa
    sulme me bomba që nga viti 2003. Ministri grek i rendit publik
    Vyron Polydoras tha të shtunën se dukej që sulmi ishte një akt terrorizmi
    i brendshëm. Edhe zyrtarët në Washington thanë se nuk
    kishte të dhëna paraprake se bëhej fjalë për një skenar ndërkombëtar.
    Gazeta lajm

    llapi ke mjekerr ti sikur ata popat e greqise dhe te serbise apo je revolucionar i moderuar,d.m.th. pa mjekerr.Paskeni furnizuar vellezerit me raketa ne greqi.
    Fjala ishte dikur qe shqiptaret te fillojne luften kunder greqise dhe jo jevgjit kunder amerikes.Bej te pakten pak dallim midis ardhacakeve dhe vendalinjeve.
    ndonje fjale apo mendim tendin nuk je ne gjendje te thuash ,me sa duket vetem si papagall te perserisesh fjalet e tjereve qenke ne gjendje,ske faj se aq kapacitet ke ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga lissius : 13-04-2007 më 07:34

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  3. Topi, Fahriu dhe gazetaret..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:14
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •