Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 115
  1. #21
    Borix shpjegimi qe ke dhene eshte shume rracional dhe i llogjikshem. Nga nje kendveshtrim shkencor nuk i leviz as presjen. Por dua te te kujtoj nje shprehje qe Nganjehere E Verteta Eshte Me E Cuditshme Se Fantazia
    Jo cdo gje mund te shpjegohet me ate qe dime dhe jo cdo gje ka nje vijshmeri llogjike. Po te citoj ketu nje pergjigje qe i kam dhene nje anetari ne nje shkrim tjeter per Nostradamus. Besoj se do jete e mjaftueshme per te bere te qarte kendveshtrimin tim:

    Ne rastin e Nostradamus shume nga parashikimet e tija kane dale dhe probabiliteti qe kjo te jete rastesi eshte 1 ne 100 miliard. Parashikimet kane qene te sakta jo vetem si ndodhi por edhe si data dhe emra personash te caktuar. Se kam fjalen thjesht per shekuj me mbrapa se te thuhej profecia por per gjera qe kane ndodhur disa dite ose muaj me mbrapa. Pra ne vete kohen kur Nostradamus ka jetuar. Ka parashikuar vdekje personalitetesh, intriga, humbje gjerash me vlere, situata bashkeshortore, tradhetira etj etj. Pa permendur pastaj ngjarje te medhaja si vdekja e Henrikut te V qe e parashikoi me detaje por mbreti sja degjoi fjalen dhe vdiq ne te njejten menyre sic i tha Nostradamus. Zjarrin ne Londer ne 1666, pushtimin e Langedokut, etj etj etj se skam nder mend te shkruaj cdo gje qe ka parashikuar Me ben nje pyetje me vend kur thua se si arrinte ai te merrte keto informacionet. Fillimisht po te pergjigjem per ate qe eshte konkluzioni i te tjereve dhe se dyti po te flas per nje teori tjeter qe me duket shume here me e pranueshme duke qene se eshte praktikuar dhe praktikohet nga inteligjenca ushtarake dhe te agjensive te ndryshme. Sipas atyre qe kane studiuar jeten e Nostradamusit, ai vuante nga epilepsia ose sic i themi ne ne shqip Semundja e Tokes. Dhe te gjitha vizionet atij i jane shfaqur ne momentet e krizes. Kishte dhe raste (sipas shkruesit te tij qe e ndihmonte te hidhte ne leter ngjarje te jetes) qe Nostradamus kalonte ne nje gjendje transi me sy gjysem te mbyllur dhe fillonte shkruante e shkruante pa pushim ose diktonte pa nderprerje dhe ne momentin qe behej koshient nuk mbante mend asgje nga ato qe kishte thene apo kishte shkruar. Ose me sakte nuk kishte asnje dijeni apo kuptim racional. Kjo eshte shpjegimi klasik i menyres sesi ai arrinte te parashikonte duke transmetuar ne leter apo gojarisht (shkruesit te tij) thjesht ato vizione apo vegime te ngjarjeve te ndryshme.
    Ne ditet e sotme studiuesit modern e shpjegojne ndryshe me ate qe quhet REMOTE VIEWING. Remote viewing eshte nje teknike e perdorur shume qe nga vitet 70 ne ambjentet e inteligjences se CIA, NSA, Inteligjenca E Marines se SHBA, Forcat Ajrore etj. Ka njerez qe trajnohen me menyre speciale dhe me nje disipline shume te forte dhe rezultatet e arrira jane provuar dhe shkencerisht. Stanford Research Institute eshte institucioni qe e promovon dhe e drejton si teknike. Ka njerez qe lindin me kete aftesi ndonese nuk e kuptojne apo kane dijeni per kete lloj aftesie. Murgjerit Shaolin te Tibetit e kane perdorur prej shekujsh duke e perzjere me yoga-n. Fillimisht prej tyre eshte marre dhe eshte aplikuar ne disa nivele te CIA-s dhe me pas ju dha drejtimi qe preferohej. Vete Remote Viewing konsiderohet si aftesia per te perceptuar njerez, ngjarje, vende apo objekte duke drejtuar ndergjegjen sipas koordinatave te caktuara per nje vend. Nuk ka limite nese behet fjale per te tashmen, te kaluaren apo te ardhmen, e vogel apo e madhe, afer ose larg. {ra lidhet shume me parapsikologjine. Them lidhet me parapsikologjine sepse ne thelb besimi tek remote viewing ka te beje thjesht me nje fenomen qe perfshin besimin ne projektimin e ndergjegjes ne ne vende te ndryshme, kohe te ndryshme. Ka njerez qe e fitojne kete aftesi ne formen e disiplines si ne rastin e Y0GA-s, ka njerez qe e kane te lindur. Ka te beje 100 % me trurin njerezor dhe forcen e tij si dhe zhvillimin apo menyren e funksionimit tek njerez te ndryshem.
    Ne rastin e Nostradamusit mendohet se ka patur kete aftesi te lindur. Plus ne rastin e tij ka ndikuar shume edukimi qe i ka dhene i gjyshi, njeri shume i kulturuar dhe me njohuri te medha ne okultizem dhe misticizmin si dhe nje njohes i shkelqyer i Kabbales (nga ku jane marre shume elementa te vete yoga-s dhe shamanizmit). Pra nuk perjashtohet dhe trajnimi qe mund ti jete bere nga i gjyshi vdekjen e te cilit e parashikoi vetem 2 ore perpara se te ndodhte.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anëtarësuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    Mishel Nostradamus u lind me 14 dhjetor 1503 ne qytezen Sen-Remi,ne jug te Frances.Eshte ruajtur gojedhana per lindjen e tij.
    Ate dite te enjte,bente mot i kthjellet.Dukej sikur po kthehej pranvera dhe qe tamam koha per t'u pergatitur per pashke dhe jo per Krishtlindje.
    Neper rrugen 'Vigie"ecte nje plake.Ajo shkonte per te Nostradamet,ku pergatiteshin per lindjen e gruas se Zhak Nostradamit.Vete Zhaku dhe babai i te renduares,dy hapa larg shtepise,ne tarracen e tavernes,pritnin me shqetesim lindjen e pinjollit.
    Plaka beri drejt tyre,u afrua dhe kerkoi t'i mbushnin nje gode vere,per te festuar lindjen e djalit dhe te trashegimtarit.Qe foshnja do te ishte djale,ajo as qe dyshonte fare.
    Plaka e piu goten e veres.Pastaj e ktheu kokeposhte dhe zuri te numeronte pikat e kuqe,qe binin ne dysheme.
    -Nje...dy...tre...kater.
    Rane gjithsej dymbedhjete pika.Plaka e vendosi goten mbi tryeze dhe iu drejtua Zhakut:
    -Nese yt bir,-ai do te jete me siguri djale-do te dale ne drite pas goditjes se dymbedhjete te ores ne dreke,ai do te behet pishtar i shkences dhe njeri prej profeteve te Gjithesise.
    Ate cast ora e kulles se manastirit te shen Pavlit nisi te binte per mesdite.Kur heshti dhe goditja e fundit,e dymbedhjeta,nga shtepia u degjua britma e nje gruaje dhe klithma cjerrese te sapolindurit.
    Keshtu,tamam ne mesdite,bashke me goditjen e dymbedhjete,erdhi ne bote Mishel Nostradami,Nostradamusi i ardheshem.

  3. #23
    Ky eshte njeri nga versionet e lindjes se Nostradamus. Madje eshte dhe ne librin e botuar ne shqip (perkthyer nga nje autor rus) qe ne mos gabohem (se kam librin ketu per momentin) fillon pikerisht me kete paragraf. Ka dhe disa versione te tjera per lindjen e Nostradamus nder te cilet njeri sidomos eshte shume interesant pasi lidhet me paranormalen. Sipas njerit prej studiuesve te jetes dhe profecive te tij, Doug Yurchey pak para lindjes se M. Nostradamus njerezit e shtepise kane ndjere pranine turbulluese te nje qenie, perplasje te dyerve, qirinj qe ndizeshin vete, aromen e squfurit dhe nje drite te forte ne oborrin e shtepise qe levizte ngadale duke ndryshuar ngjyrat nga e kuqe ne blu, nga e verdha ne portokalli. Ky informacion nuk eshte perfshire ne informacionet e zakonshme per Nostradamusin por ekziston si nje versionet e asaj qe ka ndodhur para lindjes se tij.

  4. #24
    Leader Maska e Ribery
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    830
    Citim Postuar më parë nga elda Lexo Postimin
    Nostradamusi dhe profecite e tij..

    A besoni ne profecite e Nostradamusit?
    A mendoni se te thenat dhe teorite e tij mbi te ardhmen e botes kane qene, jane dhe do te jene te verteta?
    Apo eshte thjesht nje trillim njerezor ose mund te kete dicka ne rrenje te perbashket por ne pergjithesi eshte e ekzagjeruar? Nje nga profecite e tij ka qene kjo:

    Ne muajin e nente te vitit ne shekullin e ri
    Nje mbret i madh i Terrorit do te vije nga qielli
    Qielli do te digjet me 45 grade
    Zjarri i afrohet qytetit te ri .

    A mendoni se ka nje lidhje ndermjet profecise dhe cfare ndodhi ne Shtator te 2001 ne New York???

    Kam lexuar nje liber Kodi Nostradamus-Lufta e Trete Boterore 2006-2012
    Nje gje nuk e kam te qarte: ai Antikrishti qe permendet ne ate liber(kush e ka lexuar e dine se per çka behet fjale),sipas pershkrimeve qe i beheshin,del se eshte nje nga udheheqesit musliman te lindjes se mesme, e qe me ngjan shume me Ahmadinexhad.
    A ka ndokush ndonje shpjegim?

    Be the change you want to see in the world!

  5. #25
    Ne fakt profecite e Nostradamusit kane shume interpretime. Lideri qe mund te konsiderohet si Antikrishti sipas disa studiuesve qe kam lexuar une (nuk pretendoj dot se i kam lexuar te gjithe) ka patur emrin Mabus te cilin shume nga keta studiues e kane identifikuar me Sadamin (nga ngjashmeria e emrit po ta konsiderosh si anagram). Por ka nje fakt, Antikrishti i Nostradamusit eshte i njejti Antikrisht i Bibles, i njejti I KEQ i te gjitha kulturave neper bote qe kane parashikuar te njejten gje.

  6. #26
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    PARATHENIET E NASTRADAMUSIT

    Autor:
    Adnan Abrashi – NANDA


    Letër lexuesve të mi, Më lejoni që në fillim të pranoj se unë nuk jam kurrfarë eksperti i njohjes së veprave parathënëse të Mishell Nostradamusit, por jam vetëm një pasionues i tij i flaktë i cili, sikurse edhe shumë të tjerë, ishte i mahnitur me gjenialitetin e aftësive të tij për para-shikimin e ngjarjeve dhe dukurive që priten të nodhin.
    Si nxënës i klasës së parë të Gjimnazit, në vitin 1974, më ra në dorë një revistë me titull bombastik “Çka na pret e nesërmja?”, ku ishin prezentuar analiza të parathënieve të Nostradamusit së bashku me biografinë e tij të shkurtër. Revista ka qenë botua në gjuhën serbokroate. Pas leximit të artikullit me një vëmendje dhe interesim të madh u pasionova, dhe menjëherë u mishërova me këtë personalitet kaq të madh dhe kaq kontraverz për kohën e vet kur jetonte. Preva faqen e artikullit nga revista dhe gjëja e parë e cila më preokupoi në atë moment ishte që sa ma parë ta përkthej në gjuhën shqipe dhe të njëjtën ta botoj në ndonjë revistë të asaj kohe. Përkthimin e artikullit e bëra me plot kënaqësi dhe përkushtim.
    Por kot!
    Asnjë revistë nuk e botoi.
    Që nga ajo kohë e gjer më sot, kurrë nuk kam hequr dorë nga ky qëllim. Prandaj, mendoj se ndoshta pikërisht ky është ai moment i realizimit të plotë të dëshirës sime të flaktë dhe sfidues që Nostra-damusin t’ia prezentoj edhe lexuesve shqiptarë.
    Për Nostradamusin është shkruar shumë dhe ka ende për t’u shkruar mjaftë. Prandaj, mendova që t’ju mos ngarkoj aq me faqe të librit, por vetëm t’i prezentojë rrethanat më kyçe historike, të cilat i ka parathënë ky gjeni, qysh në shekullin XVI.
    Vargjet dhe kutranet e cituara janë përkthime të cilat jam munduar që t’i adaptoj sa më afër kuptimit të mirëfilltë të gjuhës shqipe, duke tentuar që sadopak ta ruaj edhe orgjinalitetin e tyre burimor. Se sa kam pasur sukses në këtë drejtim, nuk di. Por kisha shfrytzuar rastit që juve, lexues të nderuar në përgjithësi, e posaçërisht njohësve të mirë të gjuhës shqipe në veçanti, t’ju kërkoj falje të sinqertë për ndonjë lëshim eventual në këtë drejtim.
    Siç po konkludoni edhe ju vetë, ky libër nuk është studim, por vetëm një prezentim, duke e ruajtur në te të drejtën time të pakontestueshme që për shumë qështje, t’i jap vlerësimet dhe supozimet e mia personale. Natyrisht, këtë të drejtë në asnjë mënyrë nuk jua mohoj as juve, para dhe pas leximit të librit në fjalë.
    Të prezentosh një botim për një personalitet që ka parathënë ngjarjet para se të ndodhin, është me të vërtetë përgjegjësi e madhe morale, sepse, duke pasur parasysh disponimin negativ të një mase të gjërë skeptike për këtë fenomen ende të pasqaruar shkencëtarisht, mund të shpallem si “intelektual i padëshirueshëm “që lanson besëtytni naive.
    Në anën tjetër, lexuesi shqiptar ka në duar për herë të parë një vepër orgjinale të këtij zhanri, prandaj me siguri do të vështrohet me syrin më të ashpër kritik të opinionit. Andaj, të gjitha vërejtjet, çfarëdo qofshin dhe nga kushdo qofshin, përherë janë të mirëse-ardhura, sepse ato në të ardhmen do të më jepnin një burim edhe më të madh në plotësimim e njohurisë në këtë drjtim, si dhe një çasjeje më konkrete për evitimin e gabimeve të mundshme eventuale.
    Dhe, në fund, ju dëshiroj lexim dhe argëtim të këndshëm, pa paragjykime, me parathëniet e parathënësit dhe profetit më të madh të të gjitha kohëve, Mishell Nostradamus.
    A u t o r i

  7. #27
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Ekzistimi i fenomenit të parathënies lidhet me njohurinë e ekzistimit të vetë njeriut. Historia njerëzore e të gjitha kohëve është përplot me fakte mbi parathënësit që janë munduar në çfarëdo forme ta parashohin ardhmërinë tonë si në hapsirë të ngushtë regjionale, por edhe me përmasa më të gjera botërore.
    Format e parathënies së ngjarjeve, varësisht prej kulturave dhe civilizimeve, kanë qenë të ndryshme. Civilizimi i hershëm SUMER, i cili ka ekzistuar që në mileniumin III para erës sonë, ishte njohës shumë i mirë dhe tejet i përpiktë i matematikës dhe astrologjisë. Përmes vrojtimit të yjeve dhe lëvizjes së trupave të ndryshëm koz-mikë, ata kanë qenë në gjendje edhe t’i parathonin ngjarjet dhe ndo-dhitë e ndryshme. Dihet se kalendari Sumer është kalendari më i vjetër botëror i përpiluar gjer më tani në histori.
    Nëse bredhim gjurmëve të vjetra të vrojtimit dhe të parashik-imit të së ardhmes, pa dyshim, është e pamundur të tejkalohet Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët, gjegjësisht Babilonia. Këtu, edhe në atë kohë, kanë ekzistuar shkollat e caktuara, ku me thelbësi është studiuar kjo shkathtësi.
    Duke u afruar kronologjikisht më afër, vijmë gjer tek Greqia Antike. Të gjithë filozofët e Greqisë Antike me një respekt të madh i janë përkushtuar shkathtësive vrojtuese për parathënien e ngjarjeve të ndryshme. Në këtë kontekst, duhet përmendur: Platonin, Solonin, Pita-gorën, Apollonien etj. Parathënia e ngjarjeve, në Greqinë Antike, ishte shndërruar në shkencën zyrtare si pjesë përbërse e religjionit të atëhershëm.
    Njeri ndër të urtit më të mëdhenj dhe çudibërës të Greqisë Antike, pa dyshim, ka qenë filozofi Pitagora. Bashkëkohësit e tij kanë regjistruar se ai, veç të tjerash, besonte në reinkarnimin dhe shpërnguljen e shpirtit. Është përfolur mjaft rasti, kur qartë e njeh shpi-rtin e shokut të tij të vdekur tek një qen. Për te, më tej, thuhej se ka pasur aftësi të jashtëzakonshme në parathënien e ngjarjeve; ka mundur t’i ndalë dukuritë natyrore, ka mundur të komunikonte me shtazë, veçanërisht me gjarprinj të helmueshëm që shëtisnin në trupin e tij pa ndonjë kafshim vdekjeprurës.
    Aftësi të jashtëzakonshme telepatike ka pasur edhe Apollonie. Për te thuhej se ishte i aftë që për një sekondë të bartet nga një vend në vendin tjetër. Gjatë sundimit të mbretit romak Dominicianum, ka qenë i akuzuar për magji dhe ishte i ftuar në gjyq.Mirëpo, gjatë gjykimit, papritmas zhduket nga kariga e të akuzuarve pa lënë asnjë gjurmë. Parathënia e ardhmërisë përmes ëndrrave ka pasur përherë një rëndësi të veçantë. Është besuar se përmes ëndrrave Zoti komunikon me njerëz. Kështu, ekzistonin individë të caktuar të cilët kanë kryer shërbime profesionale në këtë drejtim. Më së shumti shërbenin në oborret mbretërore.Me një respekt dhe konsideratë të caktuar, si të shpërblyer më së miri, ata kishin edhe përgjegjësi të madhe.Nëse interpretuesi mbretëror i ëndrrave rastësisht e gabonte komentimin dhe ai për këtë merrte vendim të gabuar, shpeshëherë paguhej me kokë. Libri më i vjetër i përbërë nga tekstet e interpretimit të ëndrrave buron nga Egjipti i Vjetër.Është ky papirusi i famshëm “Çester Biti”, i shkruar kah vitet 1350 p.e.s Personat me aftësi të jashtëzakonshme të komentimit të ëndrrave përmenden edhe në librat e shenjët religjiozë. Në KUR’AN është e njohur Surja XII “JUSUF, e cila e tëra me 111 ajete të saja i dedikohet përshkrimit të pagabueshëm të parathënies së të ardhmes përmes ëndrrave nga ana e Haz.Jusufit (varianta gati e njejtë mund të gjendet edhe në “Beslidhjen e vjetër”, ku përshkruhen aftësitë e jashtëzakonshme të komentimit të ëndrrave nga JOZEFI).
    Në këtë drejtim, nuk duhet haruar edhe parathënësit, të themi ashtu, indirrekt, të cilët parathëniet e tyre i kanë konsideruar si frymëzim letrar, dhe në bazë të këtij frymëzimi, janë autorë të shumë veprave gjeniale të letërsisë botërore. Në këtë kontekst, nuk mund ta anashkalojmë shkrimtarin e madh me famë botëror të zhanrit fantastiko - shkencor, Zhyl Vernin. Prej 108 ideve të veta të përshkruara, 98 janë realizuar tërësisht si të sakta.
    Po ashtu, të gjithëve na është e njohur tragjedia më e madhe detare në historinë njerëzore e quajtur “TITANIK”, që ngjau më 14 prill 1912. Fundosjen e kësaj anije gjigante dhe tejet të përsosur - krenaria e anije-ndërtimtarisë së atëhershme angleze, ka pasur shumë paralajmrime dhe parathënie nga më të ndryshmet, por nga të gjitha është interesante romani i botuar, katër vite para kësaj tragjedie, i shkrimtarit anglez, Morgan Robertson, titulluar “Pa shpresa ”. Në këtë vepër letrare, fundosja e anijës në fjalë bëhet pikërisht në muajin prill, gjatë udhëtimit plotësisht të njëjtë tej - oqeanik, në relacionin Angli-SHBA. Nga autori i romanit , kjo anije prezentohej si e arritur më e madhe e anije-ndërtimtarisë botërore me gjasë minimale të fundosjes. Merreni me mend, anija e trilluar nga romani i Robertsonit quhej “TITAN”. Ngjarjet dhe dramat njerëzore të prezentuara në te, janë plotësisht identike me deklaratat e mëvonshme të dëshmitarëve të gjallë që e kanë përjetuar fundosjen e “TITANIK-ut”. Edhe përshkrimi i anijes kolosale, së bashku me dimensionet e saja, ka qenë gati identik me “TITANIK-un” faktik, vetëm gabimi i vogël prej disa metrash, që mud t’i falet shkrimtarit.
    Nuk ka koment!
    Shembuj parathënës nga biografia e personaliteteve të çmuara historike, duhet të ketë shumë. E mos të flasim për individë tjerë anonimë që kishte dhe ka çdo popull, shtet, regjion e deri një fshat më i vogël.
    Edhe pse ka mjaft dëshmi të shkruara për shumë parathënie të realizuara, shkenca bashkëkohore edhe më tej mbetet e shurdhër në këto fakte, duke i konsideruar ato si koincidenca të rastit. Ajo, ndoshta, ka edhe të drejtë, sepse metodika e saj kërkimore në hulumtimin e fonemeneve natyrore në përgjithësi nuk përputhet me faktin se mund të ket pasojë pa ekzistuar shkaku direkt i saj në atë moment.
    Sido që të jetë, trysnia e madhe e realitetit për shumë para-thënie të realizuara, njohuria njerëzore nuk e ka kufizuar vetëm në shkencat ekzistuese ekzakte, por është zhvilluar edhe një disiplinë tjetër paralele e quajtur Parapsikologji, e cila ka pretendime serioze që me rezultatet e saja hulumtuese, ta luhasin bazën e shkencës së sotme bashkëkohore, duke dëshmuar se, përveç ekzistimit të realitetit të caktuar hapësinor dhe kohor, ekziston edhe një mes-hapsirë e nivelit më të lartë hyjnor në të cilën mund të hyjnë disa individë me prirje të caktuar dhe nga ajo të marrin informata të shumta për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.
    Aftësinë e parathënieve të ngjarjeve dhe dukurive para se ato të ndodhin, ose që kanë ndodhur më parë, parapsikologjia e sheh si një dukuri komplekse duke e kategorizuar në disa disiplina kërkimore:
    Prekognacion: parathënie e drejtëpërdrejtë e ngjarjeve të kaluara, ku të dhënat e arritura nuk mbështeten në të mbajturit mend të gjërave që tregohen; Premonicion: që ka të bëjë me parandjenjën e rrezikut që mund të ndodhë së shpejti; Profetizimi: që ka të bëjë me parathënien e ngjarjes së afërt që i dedikohet një grupi më të madh njerzish; “DEZHA VU”: parathënie e cila mbështetet në ndjenjën shumë të përhapur “veç kam qenë këtu më parë”, “veç e kam parë ate diku”, edhe pse vendi ose personi takohet për herë të parë në jetë. Shikuar nga ky kategorizim, do të vëreni se të gjitha parathëniet që kanë të bëjnë me parashikimin e ngjarjes që i deikohen një grupi të madh njerzish, quhen p r o f e t i z i m, termi që sigurisht do të ishte mi i përshtatshëm të përdorej edhe tek parathëniet (profetizimet ) e Nostradamusit gjatë shtjellimit të mëtejmë , sepse ato realisht i dedikohen më së tepërmi njerëzimit në përgjithësi. Ne vazhdim do të hasni se ne gjithnjë manipulojmë me termin e përgjithshëm “parathënie” e jo “profetizim”, sepse, jo rastësisht, në rend të parë, duam ta definojmë fenomenin si tërësi, pa hyrë në elementet e saja të përfshirjes grupore apo inividuale. Dhe, së dyti, nocioni “profetizim-profet”, gjithmonë tingëllon si shprehi më e afërt predikuesve fetarë të ndonjë religjioni, kështu që mund të krijojë asociacione të gabueshme. Pra, realisht, profetët quhen kështu, për shkak të aftësisë së tyre parathënëse të ngarjeve (shoqërore) që do të ndodhin në të ardhmen.
    Edhe pse, siç thamë, zyrtarisht e mohuar, në kohën e sotme, disi heshturazi dhe nga dyert e vogla, parathëniet dhe fenomenet tjera njerëzore me prejardhje jashtëshqisore, pranohen publikisht si reale. Në këto rrethana të rikrijuara, shkenca jonë tërthorazi është e detyruar t’i hapë dyert e veta dhe t’ia liberalizojë studimet dhe marrjen me to, pa bërë si zakonisht zhurmë të madhe kritike.
    Andaj, për studimin e këtyre fenomeneve, në botë, dita më ditë hapen institute nga më të përsosurat dhe më bashkohoret. Dhe, s‘ka dyshim, individë me këso aftësish, me të madhe përdoren për qëllime praktike të nevojave ushtarake dhe policore. FBI-a amerikane nuk heziton të pranojë edhe publikisht përdorimin e shërbimeve nga mediumet me aftësi parashikuese si metoda alternative për zbulimin e shumë krimeve.

  8. #28
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Aleksej Karel, nominues i çmimit Nobel për medicinë në vitin 1912, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë në drejtim të ligaturës vaskulare dhe transplatimin e organeve dhe enëve të gjakut, në veprën e vet “Njeriu, ai i panjohuri” në mes tjerash konstatonte: “ disa personalitetete si duket disponojnë me aftësinë e caktuar të lundrimit në hapësirë dhe kohë. Këta njerëz largpamës jo vetëm se zbulojnë ngjarjet që burojnë nga e kaluara, por edhe ngjarjet që priten të realizohen në të ardhmen. Mund të thuhet se vetëdija e tyre shumë lehtë “lëshon rrënjza” në hapësirë dhe kohë. Ose, së paku, pasi t’i lëshojë, ose pasi të lirohet nga korniza e vet fizike, gjegjësisht nga trupi i vet, ajo vetëdije e liruar, e vrojton të kaluarën dhe të tanishmen pikërisht sikur miza ta vrojtonte një fotografi nga lart, ku në vend se të lëvizë nëpër te, ajo vetëm e shikon prej së larti. Në këtë situatë detajet humben, por shihet qartë tërësia. Faktet e parathënies së të kaluarës na shpiejnë në prag të një të panjohure. Ajo njëkohësisht na tregon ekzistimin e principit fizik që mund të definohet si aftësi e zhvillimit edhe jashtë qenies sonë njerëzore”
    Shkencëtari anglez, Henrik Xhejms Forman, i cili ia ka kushtuar tërë jetën vrojtimit dhe studimit të fenomenit të parathënies, në vitin 1960, publikon veprën e vet speciale me titull “Parathëniet gjatë shekujve”, ku, në bazë të vlerësimit të kritikëve, thuhet se “me dëshmi bindëse ka vërtetuar ekzistimin e prathënësve të vërtetë, pranë shumë atyre të rrejshëm, si dhe realitetin e realizimit të tyre në të kluarën”. “Nuk ka dyshim”- siç thekson Formani, “sikur të kishim shkuar tek piramidat në Gizi dhe parathënësit biblik, mund të gjenim mjaft shembuj të profetizimeve senzacionale”.
    Në lëmin e Parapsikologjisë ka mendime që parathëniet të shpjegohen edhe nga këndvështrimi materialistik - “si aktivitete të qelizave speciale nervore në tru, të quajtuar “PSI”, në të cilat nuk ka ndikim as hapësira e as koha”.
    Fizicienti i shquar Nikolla Teslla fuqimisht e mbështet teorinë e vet se, “mendimet janë produktet që burojnë nga marrëdhëniet e ndërsjella të materies dhe energjisë në tru. Nëse ky proces prodhon vale në eter, atëherë nuk ka arsye që të dyshohet pse ato valë të cilat i transmeton një qenie, të mos ketë mundësi t’i pranojë tjetra”.
    Sipas dëshmive të biografit Zhon O’Nil, edhe vetë Teslla kishte aftësinë e parathënies së ngjarrjeve, ndonse, përveç në rrethin e miqve të ngushtë, nuk kishte dëshirë ta pranonte publikisht.
    Vargu me shembuj nga historiku i parathënieve mund të vazhdojë gjatë me prezentimin e përplot emrave dhe rasteve tjera të suksesshme, por, pa dyshim, njeri ndër parathënësit gjenial i të gjitha kohëve, i cili ka lënë gjurmë të ruajtura të parathënieve të veta me shkrim dhe i cili pikërisht me një saktësi fenomenale të parathënies së gjërave për shumë shekuj me radhë, gati në tërësi të realizuar në realitet, është Mishell Nostradamusi. Mu për shkak të saktësisë së parathënieve të tij, si dhe ndodhjes së vërtetë të tyre, ky parathënës gjenial ka ngjallur kërshërinë e jo vetëm të individëve të zakonshëm kuriozë, por shkrimet e parathënieve të tij janë objekt i studimeve dhe analizave të shumë qendrave shkencore reputative anekënd botës.

  9. #29
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    MICHEL de NOSTRADAMUS
    ( 1503 – 1566 )

    I përqesh kështu falltorët,
    që Perendia i zgjodhi nga radhët e fëmijëve të tu
    dhe në krahët tuaj i vendosi që ta parathonin kobin tënd
    dhe ndonjë mëkat tjetër
    mirëpo ty të mbifuqishmit porsa të kaplojë përqeshja
    Për flakën e zjarrtë si Nostradamusi i njohur,
    nga Zoti i madh dhënë për tërë botën
    Edhe përpos demonit që shqetëson shpirtin e tij...
    në kallëzimin e fjalës së lashtë ashtu për shumë mote
    parashikoi afër tërë këtë kobin tonë.


    Shumë komentues dhe studiues të Nostradamusit debatin vetë e fillojnë gjithëmonë me citimin e këtyre vargjeve të poetit dhe estetit të madh francez nga shekulli XVI Pjer Ronsard (1524-1585), përndryshe bashkëkohas, i cili ishte i fascionuar dhe i mahnitur me veprimtarinë e bujshme parathënëse të këtij gjeniu të madh.
    Kush është në realitet MISHEL NOSTRADAMUSI ?• Jetoi në shekullin XVI. U lind në 14 dhjetor 1503, në qytetin Salone de Provence të Francës. Lindja e tij pason 11 vite pas zbulimit të Amerikës nga Kolumbo.
    • Për kuriozitet, mbiemri i tij në gjuhën latine Nostradamus do të thoshte: “nostra”- jonë dhe “damus”- dama, zonja. Pra, Zonja jonë.
    • Zhvilloji një jetë normale të familjarit të ndershëm pa ndonjë skandal të veçantë në biografinë e tij. Është martuar dy herë dhe me rregulla qytetare. Shoqërueset e tij të jetës dy herë ishin zonja me prejardhje të familjeve të pasura aristokrate. Kishte 3 fëmijë nga dy martesa, prej të cilave i mbijetoi vetëm një djalë - Cezari.
    • Nga të gjitha virtytet ndoshta negative të tij, shënohet prirja për të huazuar para me kamata të larta.
    • Pa marrë parasysh lavdërinë dhe popullaritetin e madh që kishte, kurrë nuk është paraqitur si megaloman, por një njeri i thjeshtë dhe i afërt me çdo kë, edhe pse vizita e papritur e Katarina Mediqit dhe mbretit Kali IX, në shtëpinë e tij në Salone, dy vite para vdekjes, ia kishin ul ngapak modestinë e tij që e karakterizonte gjatë tërë jetës. • Me profesion ishte mjek gjenial i kohës së vet, i cili me sukses të madh ka shëruar mortajën (kugën), një sëmundje infektive e pashërueshme dhe vdekjeprurëse që masovikisht ka shfarosur Francën dhe shumë shtete të Evropës së asaj kohe.
    • Matematikan dhe astrolog, përpilues i horoskopit te përgjithshëm astrologjie që edhe sot e kësaj dite është i pazëvendësueshëm si “Horoskopi i famshëm i Nostradamusit”. Kuptohet, me njohjen e astrologjisë dhe matematikës , ishte edhe astronom shumë i aftë në llogaritjen e lëvizjeve të planetëve dhe vrojtues i madh i UNIVERSIT të pafund dhe misterioz.
    • Astrologu personal i mbretëreshës Katarina Mediqi, si dhe mjeku i Karlit të IX.
    • Alkimist (kimist-farmacist) i dalluar, i cili ka zbuluar shumë barëra për sëmundje të ndryshme, që për atë kohë kanë qenë të pashërueshme. Veçanërisht është dalluar me përgatitjen e preparateve të ndryshme kozmetike që kanë bërë çudira në përmirësimin kualitativ kozmetik të femrave të asaj kohe.
    • Okulist, mistik dhe parathënës i cili ka hyrë në analet e profetizimit botëror të të gjitha kohëve, nga të cilët shumë parathënie të ngjarjeve kanë ndodhur, kurse pjesa më e madhe e tyre pritet të ndodhin.
    Jo vetëm kaq!
    Nostradamusi ishte poliglot i vërtetë, njohës shumë i mirë i disa gjuhëve botërore. Përveç gjuhës frëngjishte, e që konsiderohej si gjuhë e tij amëtare, komunikonte dhe shkruante edhe në gjuhën hebreje, latine, greke, italiane, thuhej edhe arabe, gjë që i ka mundësuar hulumtimin dhe njohjen e shumë shkrimeve të vjetra të civilizimeve të hershme. Kjo dëshmohet me njohjen fenomenale të religjioneve botërore dhe filozofisë së tyre.

  10. #30
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102

    NJË HYJNOR I KULLUAR APO HERETIK I PËRBETUAR?


    Nga disa personalitete të rrethit të vet si ato intelektuale, por edhe njerëz të zakonshëm, e posaqërisht nga kisha e atëhershme katolike, Nostradamusi përherë ishte i anatemuar, i përbuzur dhe i nënçmuar si antikrisht dhe heretik i përbetuar.
    Shkaqet dihen!
    Marrja e tij me astrologji, hermetizëm, alkemi dhe okul-tizëm nuk përkonte me normat shoqërore të moralit kishtar. Prandaj, mendohej se ai kishte lidhje me djallin dhe e kishte gabuar rrugën e vërtetë të Zotit. Për këto aftësi të veta të jashtzakonshme, përherë jetonte në frikë, ankth dhe ikje të pandërprerë.
    A mund të thuhej për Nostradamusin se me të vërtetë ishte heretik dhe antikrisht i përbetuar? Në asnjë mënyrë dhe kurrsesi!
    Njerëzit me aftësi parathënëse të nivelit dhe rangut të Nostradamusit i shfrytëzojnë njohuritë e ligjeve shpirtërore të cilat funksionojnë në natyrë me një harmoni të kordinuar dhe përpikëri të plotë. Ata që i njohin dhe u nënshtrohen këtyre ligjeve universale , janë personalitete shumë të ngritura dhe me vetëdije të lartë. Ata e dinë se njeriu dhe të gjitha qeniet tjera materiale dhe shpirtërore janë krijesa të Zotit, ashtuqë aftësitë e veta të jashtëzakonshme gjithmonë i konsiderojnë si dhuratë hyjnore të Perendisë. Prndaj, në asnjë mënyrë nuk mund të jenë mohues të ekzistimit të Zotit si mbikrijesë e përhershme dhe hyjnore.
    Për ta profetët dhe predikuesit tjerë të së vërtetës nuk konsiderohen si zota, por ndërmjetësues fizikë gjatë kontaktit me nivelet më të larta hyjnore, për t'i prcjellë mesazhet e krijuesit të vetëm si vërejtje serioze për largimin tonë nga rruga e vërtetë. Prandaj, haptazi pranojnë se, në krahasim me MESITË e mirfillta, janë vetëm «vegjëli» në hierarhinë e të privilegjuarve, edhe pse mund të hyjnë në hapësira të caktuara hyjnore, por me kufizime të konsiderueshme.
    Besimi në Zotin dhe te dërguarët e tij, tek Nostradamusi nuk ishin kontestuese. Ai shumë mirë e dinte se mësimet e profetëve të mëdhenj, si: Mojsiu, Davidi, Jezuesi, Muhamedi etj, janë instrumetalizuar dhe keqinterpretuar nga hierakia sunduse e klerit kishtar, duke i përshtatur ato për nevoja të veta, në drejtim të ruajtjes së pozitës dominante tek shtresat e gjera popullore.
    Për këtë realitet, kurrë nuk është prononcuar haptazi, sepse i nevoitej vetëm një deklaratë sado e vogël dhe e pakontrolluar në këtë cak, që inkuizicioni ta bënte të veten. Edhe ashtu e kishte lakun në fyt me akuzë për marrje me parathënie dhe okulltizëm. Këto akuza, edhe pse të mbrojtura nga autoriteti i fortë mbretëror, dalë nga miqësia me Katarina Mediqin, mbeteshin si mundësi permanente e aktivizimit të tyre në çdo moment të përshtatshëm.
    Se a ishte real besimi i tij në Zotin si mbikrijues, mund të dëshmohet në një pasus të letres drejtuar Henrit II, ku thuhej:
    Rrëfehem plotësisht se çdo gjë vjen nga Zoti, dhe atij ia flijoj nderin dhe falenderimin e përjetshëm.Unë këtu ( në parathëniet) nuk i kam ngatëruar të dhënat që vijnë nga materia, por vetëm nga vetë Zoti dhe shumica e tyre janë si rezultat i vrojtimit (tim) të lëvizjeve të trupave qiellor, ashtuqë i kam parë në pasqyrën vizlluese, si një vegim të papërmbajtur, si ngjarje të mëdha, të dhembshme, katastrofa të çuditshme, që kanë për të ndodhur.
    Në Letrën tjetër drejtuar birit të vet, Cezarit, shkruante:
    Përsosshmëria e njohjes së gjërave nuk mund të arrihet pa këtë vetëdije hyjnore:çdo gjë që e parashoh, është inspirim i cili buron, merr forcën e vetë themelore dhe funksionale nga Perëndia, krijuesi i vetëm, pastaj (nga) momenti dhe (në fund nga) natyra.

  11. #31
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Kete e gjeta pahiri.

    Nje parashikues i ardhemerise nga rusia thot:


    Wie sieht die Zukunft Kosovos aus?

    - Dieses Gebiet wird nie wieder serbisch werden und nicht nur dieses Gebiet. Ich "sah" eine Karte, in der Kosovo an Albanien geknüpft ist, und Montenegro sieht aus wie [zarez = ?] (von Lepetana in [bokokotorskom zalivu = ?] wird es kroatisch sein, und bis zum Heiligen Stefan albanisch). Auf der anderen Seite wird das, was von Mazedinien übrig bleibt später ustanka Šiptara dass es gelangt in [sastav = ?] Jugoslwaniens. Denn, Mazedonien kommt nur Serbien zu Hilfe ...


    Si duket ardhmeria e Kosoves ?

    - Ky regjion kurre nuk do te behet me Serbi, dhe jo vetem ky regjion. Une e kam "pa" nje harte ne te cilen Shqipria dhe Kosova jan te bashkuara, dhe Mali i Zi duket si [zarez = ?] nga Lepetana deri ne Kotor [bokokotorskom zalivu = ?] do te jete Kroaci, dhe deri te Stefani i Shenjet do te jete e shqiptarve. Ne anen tjeter ajo çka ka mbetur nga Maqedonia e arritur gjat bashkimit te Josllavise do te behet toke shqiptare, sepse Maqedonise i ndihmon vetem Serbia ...


    hehehhe, interesate kjo, sidomos kur thuhet nga nje rus, megjithse une nuk besoj fort ne parashikime apo profeci .

  12. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Pa dashur ta zgjas, mi liston dikush ''parashikimet'' më interesante që ka dhënë Nostradamusi, ato parashikime që kanë dalë (nëse kanë dalë) dhe që nuk kanë dalë si të vërteta të mundshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #33
    Qe te behet kjo qe thua ti duhen postuar gjithe librat qe jane shkruar per Nostradamusin. Nje pyetje e tille nuk behet ne forum por gjehet pergjigja duke kerkuar ate qe eshte shkruar neper vite per alkimistin (pasi ka qene i tille). Mund te te listoj disa nga parashikimet e tija te cilat i kujtoj tani:

    Vdekja e Henrikut te II, mbretit te Frances i cili vdiq ne duel ne te njejten menyre sic e kishte parashikuar Nostradamus

    Prerjen e kokes se Karlit I te Frances

    Djegia e Londres ne vitin 1666

    Revolucionin Francez

    Prerja e kokes se Luisit XVI te Frances

    Ngritja ne pushtet i Napoleonit

    Vrasja e Arkidukes Franc Ferdinand qe shkaktoi fillimin e Luftes se Pare Boterore

    Revolucionin e Tetorit, masakrimin e familjes se Romanoveve dhe misterin e vajzes se vogel te carit, Anastasia ose Ana

    Ardhjen ne pushtet te Hitlerit te cilin ai e quante Hister

    Vrasjen e Kenedit

    Keto jane disa qe me kujtohen. Di qe ka dhe profeci te cilat jane interpretuar por qe nuk jane realizuar.

  14. #34
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Ai ka bere me mijera parashikime, patjeter qe disa prej tyre edhe mund te ngjajne si te verteta.
    Ndersa ato parashikimet per Albains per mua eshte frika qe ka ekzistuar ne Evrope ne shekullin e 16 kunder shqiptareve, te cilet ne ate kohe kane qene te lidhe me otomanet turq.
    Por ja qe nostradamus eshte gabuar: shqiptaret nuk jane te zote te cojne micile drejt Italise apo te pushtojne Romen sepse ata u munden nga Evropa ne fund te shekullit 19.

  15. #35
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Pa dashur ti ul vlerat si njeri qe ka bere buje ne historine e parashikimeve...
    Personalisht mendoj qe Nostradamusit i vishen parashikimet pasi ata kane ndodhur vertet ... se po ti kishte parashikuar ky i fundit disa ngjarje te renda sdo kishin ndodhur

    Nuk i besoj aspak, dhe thjesht mendoj qe parashikimet qe i vishen tij jepen si sensacione per te rritur audience apo lexues.

  16. #36
    Konkluzion tipik nga ai qe quhet 'mungese informacioni'

    Nuk mund te arrihet ne perfundimin e mesiperm nqs nuk ka te pakten nje ide fillestare. Dua te di dicka per kuriozitet: Sa nga ju ketu qe keni bere keto komente mosbesuese, ka njohuri sado te vogel mbi ate qe ka parashikuar Nostradamus, si i ka parashikuar, si jane realizuar dhe si jane interpretuar?

    E bej kete pyetje jo per te mbrojtur vertetesine e parashikimeve te tij por thjesht per ti dhene 'zjarr' debatit dhe vete temes.

  17. #37
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Nostradamus ka jetuar ne Evrope dhe ai bente thjesht parashikime per evropen. Pse nuk ka bere parashikime per Kinen apo Ameriken qe ne ate kohe nuk existonte fare?
    Ai thote qe do sulmohet Roma nga albanet. Dihet qe sulmet te gjitha nga lindja vinin. Mirepo ky parashikim nuk i doli fare. Ai ka parashikuar lufte edhe ne token sllave. Dihet qe do kete lufte se ata jane ne kryqezim te 2 kulturave.
    Ajo e 11 shtatorit eshte e kote fare. Ai e ka pasur per ndonje stuhi te forte jo per avionet e rrezuar mbi kullat.

  18. #38
    Nuk besoj ne profecine e Nostradamusit. Me duket mashtrim. Askush nuk merr parasysh faktin se hashashi e drogera te tjera ishin te perhapura dhe ne ate kohe.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  19. #39
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Nostradamus ka jetuar ne Evrope dhe ai bente thjesht parashikime per evropen. Pse nuk ka bere parashikime per Kinen apo Ameriken qe ne ate kohe nuk existonte fare?
    Ai thote qe do sulmohet Roma nga albanet. Dihet qe sulmet te gjitha nga lindja vinin. Mirepo ky parashikim nuk i doli fare. Ai ka parashikuar lufte edhe ne token sllave. Dihet qe do kete lufte se ata jane ne kryqezim te 2 kulturave.
    Ajo e 11 shtatorit eshte e kote fare. Ai e ka pasur per ndonje stuhi te forte jo per avionet e rrezuar mbi kullat.
    Mos ngaterro parashikimin me interpretimin. Shume jane perpjekur te bejne interpretim te shkrimeve te koduara te Nostradamus dhe sa veta ka qe e bejne, po aq ka dhe interpretime te ndryshme. Dihet mire qe ai i shkroi kuatrenat te koduara duke perzjere tre gjuhe, frengjishten, latinishten dhe greqishten e vjeter. Madje ka kuatrena ku ai ka futur dhe sanskritishten, gjuhe te cilen e njihte shume mire. Pra celesi per te deshifruar shkrimet e Nostradamus nuk eshte gjetur ende. Cfare eshte botuar deri me sot jane vetem interpretime nga studiues te ndryshem.

  20. #40
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ndoshta me pushtim prej shqiptareve te Romes,pra Italise mund te kemi zbarkimin e mijera shqiptareve ne Itali ne 1991
    Jo. Kjo ka të bëjë me një hakmarrje, një luftë mizore që shqiptarët do bëjnë kundër italianëve.

    Aty thuhet:

    "Shqiptarët do arrijnë në Romë duke bërtitur
    Edhe Langresin do ta rrokin për fyti
    Bajraktari nuk do t'i falë askujt....

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Serialet më të mira filmike të të gjitha kohërave
    Nga PrInCiPiEl në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 216
    Postimi i Fundit: 22-04-2017, 15:54
  2. Cila është balada më e mirë shqiptare e të gjitha koherave ?
    Nga Tetova's boy në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 22-08-2011, 16:57
  3. 5 filmat me te bukur shqiptar te gjitha koherave!
    Nga denku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 14:51
  4. Paraja shqiptare gjate gjithe koherave
    Nga addam në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 08:45
  5. Poezi e koherave moderne (derguar nga Tirana)
    Nga flerfler në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 23:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •