Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 128 prej 128
  1. #121
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Une mendoj qe kjo nuk vlen me si kryeteme pasi ne Shqiperi nuk ka me krize energjitike prej kohesh. Mund te kete ndonje problem tek tuk andej kendej, por jo krize. Kriza eshte zgjidhur dhe prej kohesh ne Shqiperi nuk vuan kerkush nga mungesa e energjise elektrike, perpos rasteve te avarive qe mund te ndodhin kudo neper bote per shkaqe natyrore apo amortizimi.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2003
    Postime
    33
    Pershendetje te gjithve,

    Lexova pothuajse cdo postim ne kete teme pasi eshte teme shume interesante dhe ka probabilitet te jete shume aktuale.

    Ne fillim tema ishte hapur si nje reagim ndaj krizes se energjise ne vitin 2007 qe rezultoi te ishte kriza me e madhe qe kemi njohur qe nga fillimet e ketij sektori ne Shqiperi. Nderprerjet ishin mesatarisht 6 ore ne dite. Kush e kujton me jep te drejte qe ishte nje "Tmerr"!!!

    Arsyet e ketyre nderprerjeve sipas zerave te pozites ishin per shkak te thatesires si dhe per shkak te mungeses se kapaciteteve te prodhimit si dhe per shkak te mundesise se kufizuar qe kishim per te bere import. Nga ana tjeter opozite trumbetonte me te madhe se kishim te benim me keqmenaxhim te Korporates Elektroenergjitike.

    Pas 5 vitesh nga kjo krize ekspertet thone se arsyeja e vertete eshte me komplekse dhe nder shkaqet pse ndodhi kjo krize rradhisin:
    1. Vit i veshtire hidrik (rreshje te ulta) shoqeruar edhe me keqmenaxhim te kaskades.
    2. Konsumi po rritej nga viti ne vit, ndersa kapacitetet prodhuese po uleshin, pasi pervec qe nuk ndertoheshin HECe apoTECe te reja u mbyllen dhe disa te vjetra si psh TEC i Fierit.
    3. Kapacitete importuese ishin te limituara.
    4. Kapacitetet financiare si nga Kompania KESH ishin te kufizuara per dy arsye. Pike se pari tarifa qe miratohej nga ERE asnjehere nuk ka mbuluar te gjitha nevojat qe kishte sistemi energjitik, pasi ishte me e ulet sesa nevojiteshin. Duke qene me te vogla nuk kishte leke per investime, nese skishte leke per investime nuk limitohej vjedhja e energjise dhe nuk rritej arketimi, nuk shtoheshin kapacitetet prodhuese dhe keshtu ne menyre vicioze KESH futej nga dita ne dite e me shume ne krize.
    Se dyti qeveria skishte te gjitha fondet e nevojshme per te blere importet e duhura.


    Cfare ka ndryshuar? Pothuajse asgje pervec privatizimit te shperndarjes.

    1. Vit te veshtire hidrik kemi edhe kete sivjet. Ska shi prej mujsht te tere (aq sa kane plas viruset)
    2. Konsumi vazhdon te rritet akoma edhe me shume dita dites dhe ne ende nuk kemi pothuajse asnje kapacitet gjenerues pervec disa hidrocentraleve te vogla qe prodhojne sa 5% e nevojes se vendit, nderkohe qe kerkesa rritet me afersisht 5-10%ne vit (TEC-i i Vlores eshte komplet jashte loje teknikisht dhe financiarisht).
    3. Kapacitetet importuese jane zgjeruar me linjen e qe lidh Greqine me Malin e Zi. me afersisht 30%, ndersa nevoja per energji ne keto 4 vitet e fundit eshte rrit me po kaq. Pra efekti eshte 0.
    4. Tarifa e energjise ende nuk ka ndryshuar (ne 4 vitet e fundit eshte rritur me 12%, pra nuk reflekton as inflacionin). Qeveria po ashtu nuk ka kapacitete financiare te ndihmoje kompanite shteterore te cilat jane zhyt ne krize financiare, perkundrazi qeveria nepermjet palo-institucioneve te saj i detyrohet CEZ-it miliarda leke. (Per kete nuk besoj se eshte faji i qeverise. Por ka pergjegjsi qe ti shporri cdo drejtore apo administratore te cdo institucioni qe nuk ka paguar energjine.)

    Natyrshem lind pyetja, cfare ka ndryshuar atehere qe prej 4 vitesh nuk po e shikojme krizen? E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte privatizimi i shperndarjes se energjise elektrike nga kompania prestigjoze CEZ. Ajo ka rritur eketivitetin e biznesberjes duke vjelur te ardhurat dhe duke ulur kostot nepermjet eleminimit te korrupsionit per blerjen e energjise elektrike jashte vendit.

    Dite per dite shikojme ne lajme se si punonjes te kesaj kompanie luftojne me klientet e keqinj qe shpeshhere jane me zona te tera. Sot tek Shqiptarja.com jepte nje lajm sesi "qytetare" (per mua jane huligan), kishin marre peng punonjes te kesaj kompanie sepse kishin nderprere energjine elektrike atyre qe nuk e paguajne. Por nga ana tjeter siti nuk shkruante per arrestime. Ne media kam pare dhe lexuar lloj lloj burgosjesh per vjedhje dhe krime te tilla, por asnjehere per vjedhje te energjise lektrike. Nuk kam degjuar asnje zyrtar qe te dale zyrtarisht kunder vjedhjes dhe mospageses. Perkundrazi shteti eshte vete mospagues. Para disa ditesh po tek Shqiptarja. com lexova nje artikull sesi CEZ-i duhej te nderpriste te gjithe ujesjellsat pasi ato jane debitore.

    Kuptohet qe nese kompania nuk do te mbledhe sasine e nevojshme te parave per te blere energji, atahere cdo dite jemi te hapur ndaj riskut se nje dite munt te ngelemi pa drita per 6 ore ne dite. Une per vete as nuk e vjedh energjine dhe as nuk jam debitore, keshtu qe me mire te ngelen pa drita ata qe nuk e paguajne (perfishire dhe palo-institucionet e shtetit) sesa te kthehet kriza (Tmerri) i viti 2007.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dajlan për postimin:

    Neteorm (18-02-2016)

  4. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2003
    Postime
    33
    NERTILA MAHO

    Dimri po afrohet dhe, siç e dimë të gjithë, problemet e energjisë akumulohen që shpejt në verë. Dimri mund të mos jetë shumë i favorshëm këtë vit dhe sinjalet e para për këtë janë dhënë ndoshta duke mos qenë shumë të kapshme, por sigurisht të gjithë ata që e njohin fushën, e ndiejnë këtë. Edhe këtë herë problemi mund të mos qëndrojë te reshjet apo tek uji, por te çështjet e rregullimit të sektorit, që shpesh shkaktojnë dëme më shumë se vetë faktorët natyrorë.
    Sistemi shqiptar i energjisë me të mirat dhe të këqijat e veta ka siguruar strukturat e nevojshme që të përballojnë situatat dhe t’i zgjidhin ato. Pavarësia dhe pafuqia e tyre është problemi më i madh që shfaqet dhe shkakton kostot te ne.
    Në tregun e energjisë operojnë operatorë të fuqishëm privatë dhe publikë, të cilët luajnë për interesat e tyre ekonomike, që jo domosdoshmërisht janë në përputhje me ato të qeverisë shqiptare.
    Në një hark kohor prej jo më shumë se një muaji, dëgjojmë se CEZ do të paguajë gjoba marramendëse prej miliona eurosh. Por kush do t’i paguajë këto gjoba ne (qytetarët) apo CEZ?
    Prej kohësh kompania ka vënë alarmin për gjendjen e saj financiare dhe ka kërkuar nga ERE që të kryejë funksionet e veta rregullatore. Por që me gjasa këto funksione kanë munguar dhe ERE është mjaftuar të lajë duart me një gjobë disa miliona euro. Nuk është rastësi që CEZ në të njëjtën kohë dhe për të njëjtin problem vihet përballë gjobave nga dy institucione, ERE dhe Tatimet. Janë disa miliona euro që kompania duhet t’i paguajë dy institucioneve për shkak të situatës së krijuar. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe pse CEZ ndodhet në këtë pozicion të pafavorshëm kur duhet të ndodhte e kundërta? A është CEZ kompania e radhës e vënë në shënjestër për të mbuluar deficitet e arkës së shtetit apo është shumë më tepër se kaq?
    Ja disa nga mëkatet e padukshme te ERE-s që e lënë zbuluar CEZ dhe pastrojnë situatën shkresore por që krijojnë rrezik për sistemin energjetik.
    Në kontratën e nënshkruar, si dhe për shkak të vendimeve rregullatore, CEZ duhet të blejë vetë një sasi energjie për të mbuluar humbjet e shkaktuara në rrjet. Këtë blerje CEZ e bën në mënyrë të pavarur dhe nga operatorë të tjerë, të cilët operojnë në tregun vendës. Por e ndodhur në vështirësi financiare, CEZ prej kohësh ka njoftuar ERE-n për pamundësinë e blerjes së kësaj sasia energjie të nevojshme për të mbajtur në punë sistemin. Në këtë rast, në një marrëveshje me KESH dhe në dijeni të plotë të ERE, energjia e munguar është siguruar nga KESH me kushtin që të kompensohet në momentin më të parë, sapo situata e CEZ të jetë përmirësuar.
    CEZ nga ana e saj me fushatën e ndërmarrë muajt e fundit ka filluar të rrisë performancën e vet, duke grumbulluar burimet financiare të nevojshme për mbijetesën e kompanisë dhe për vazhdimin e investimeve.
    Por në kulmin e kësaj situate dhe pas letërkëmbimeve të pafundme, ERE kupton se duhet të marrë masa për gjendjen e krijuar dhe rruga më e shkurtër është vendosja e një gjobe të re ndaj CEZ, duke rritur detyrimet që kompania duhet të paguajë tek institucionet shqiptare.
    ERE e ka vendosur veten në rolin e një arbitri që vetëm penalizon, por nuk ka kuptuar pjesën tjetër të funksionit, atë të rregullimit të situatës. Në fund të fundit, qëllimi është krijimi i kushteve sa më të favorshme për operatorët në treg, që të mundësojë kryerjen e veprimtarisë në mënyrë korrekte dhe në mosdëmtim të interesave të konsumatorëve.
    ERE në asnjë rast nuk e ka luajtur këtë funksion, por ka lënë situatën të precipitojë dhe vetëm në fund, për mosveprimet e deklaruara të CEZ dhe për zgjidhjen e vendosur nga të dy kompanitë CEZ dhe KESH, ka penalizuar CEZ.
    A kishte zgjidhje? Sigurisht, të dy kompanitë e kanë gjetur zgjidhjen në mënyrë të saktë, duke mos rënduar në këtë rast as financat e KESH, por duke bërë transaksione të mirëfillta tregtare.
    CEZ duke qenë një kompani tepër e dukshme në sytë e publikut për shkak të lidhjes së saj me furnizimin me energji të vendit, është lehetësisht e sulmueshme nga të gjitha palët. Por i takon ERE-s si ent rregullator të vendosë rregullat dhe të sqarojë situatën reale të kompanisë, lëvizjet e saj dhe përpjekjet për të vendosur rregull në sistemin energjetik shqiptar. Ndoshta ERE nuk është dakord me fushatën e ndërmarrë nga CEZ për ndërprerjen e energjisë debitorëve. Por ajo mund të pyesë të gjithë ata pensionistë, familjarë apo biznese private që vrapojnë çdo muaj për të paguar detyrimet se çfarë mendimi kanë.

    Po për humbjet, por tashmë në një këndvështrim tjetër, janë përfshirë dhe Tatimet, të cilat kanë quajtur fitim të padeklaruar atë çfarë të gjitha palët e konsiderojnë si humbje.
    Sipas specialistëve të këtij sektori, “Niveli i njohur i humbjeve, në asnjë lloj rrethane nuk mund të konsiderohet si energji që duhet t’u ishte shitur blerësve hipotetikë për qëllime fiskale, duke krijuar si pasojë një të ardhur të pavërtetë për shoqërinë. Ekspertët fiskalë vazhdojnë më tej kur shprehen se, “këto humbje përbëjnë kosto për shoqërinë. Humbja gjatë transportit të energjisë është një fenomen mjaft i njohur dhe që mund të ndodhë për arsye teknike dhe jo teknike. Ky fakt është i njohur dhe i pranuar nga ligjet dhe kuadri rregullator në fuqi.
    Sot e gjithë ditën nuk ka asnjë dispozitë ligjore që të parashikojë se humbjet e njohura të energjisë duhet të trajtohen si të ardhura për CEZ apo se energjia duhet të ishte shitur nga Shoqëria.
    Mosndërhyrja e ERE-s për të sqaruar këtë situatë dhe për të zgjidhur këtë arsyetim absurd, ka çuar në humbje financiare të konsiderueshme të CEZ, sepse siç dihet, për të ankimuar një vendim duhet të paguhet rreth 40% e vlerës së gjobës së vënë.
    Një tjetër mëkat që ERE i ngarkon vetes për shkak të mosveprimit të vet dhe që shkakton gjendje të pasigurt financiare te kompania përgjegjëse për furnizimin me energji të të gjithë vendit, ka të bëjë me bllokimin e aseteve të CEZ, që shërbejnë si kolateral për kreditimin e energjisë.
    Prej dy vitesh ERE ka ngrirë vendimmarrjen për vendosjen e aseteve të CEZ si kolateral për kreditimin e kompanisë, i nevojshëm për investimet që do të kryhen në sistem për ta përmirësuar atë, por edhe për të përmbushur detyrimet kontraktuale.
    Vendimin për të mos pranuar propozimin e CEZ për vendosjen si kolateral për kreditim, ERE e ka marrë vetëm një muaj më parë, duke mbyllur mundësinë e kësaj kompanie për të pasur akses në likuiditete. CEZ i ka ezauruar të gjitha mundësitë për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë në kushtet aktuale. Do të duhet të kërkojë mbështetje në bankat ndërkombëtare ose te partnerë të tjerë. Në rastin e parë, kjo bëhet e pamundur për shkak të kolateralit dhe në rastin e dytë kjo rrit koston, sepse interesat e kredisë do të jenë shumë të larta.
    Në rast të përkeqësimit të situatës për shkak të qëndrimit apatik të ERE-s, fajtori do të jetë ai i dukshmi, CEZ, por dëmi do të bjerë mbi qytetarët dhe ERE do të thotë e dija unë këtë, duke larë duart nga përgjegjësia direkte për krizën ku po fut sektorin e energjisë.

  5. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2012
    Vendndodhja
    Sweden
    Postime
    86

    Për: Kriza energjitike në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shqiperia nuk ka krize energjitike por krize mendore se ne drejtohemi nga injorante qe nuk e rruajne hic per vendin
    Shume e vertet !

    Ne vitin 91-92 pata rastin te jem ndihmes elektricist ne nje nga Komunat e Korces.
    Ne .... X ... fshat ishim dy persona qe kujdeseshim per mirmbajtjen e Rrjetit Elektrik, dhe aty kishim vetem nje gabine elektrike.
    Kishim nje transmormator te madh me tre Faza ne dalje, dhe cdo Faze kishte siguresen e saj ne dalje, qe do te thote fshatin e kishim ndare ne tre linja shpendarese.

    Mirpo cdo dite kishim problem, sepse darkave rrjeti ngarkoheshe aq shume saqe nje ose dy nga siguresat digjeshin sepse nuk durronin rrjetin e ngarkuar.
    Ky problem cdo here dhe me te gjitha fshatrat, jo vetem ne nje. Kishte shume raste qe kishim dhe aksidente, te ishe elektricist ne ate kohe nuk ishte e lehte.
    Digjet transformatori i pare !!!!!! Nje thes me leke i kushtoi Komunes !!! Me pare pergjegjesit tim i kisha thene, o Z, A****, perse nuk vendosim dhe nje tjeter transformator te dyte, sepse ky jam i sigurte qe do na digjet. Me thote, te shohim te shohim, mir i them. Transformatori i dyte shperthen, aty rrezikohemi te dy. Aty shume i inatosur i them, ju kerkoni te vritemi ?

    Nuk e kuptoj i them, perse nuk bejme kerkese per transformator tjeter te dyte dhe jemi ne rregull. Pse duhet te vriten njerez qe te kuptoni ?

    Me sheh siper gjynaf dhe me thote, ah mor Gent, nuk eshte ne doren time, dhe une kam familje me thote, dhe une i dua familjaret e mi.
    Djegja e transformatoreve u intereson atyre qe kemi ne krye, KORUPSION Gent KORUPSION.

    Me pas largohem nga puna dhe nisem rrugeve te Greqise, gjate qendrimit ne Greqi mar vesh qe ishin djegur dhe dy transformatore te tjere, dhe personi qe punonim bashke kishte pesuar djegie. Me pas vendosen dhe nje transormator tjeter sepse populli u ngrit.

    Kjo eshte e vertet e hidhur si per pushtetaret e atehershem dhe njesoj si dhe per keta te sot, nuk u interesojne jetet tona, aspak, mos ju genjeje mendja.
    Jemi ne ata qe duhet te ndreqim gjendjen dhe jo te leme hordhite te bejne si te duan me Shqiperine.

    A kemi gjak Shqipetari ? Atehere jo vetem fjale, VEPRA!

    Diku me lart lexova se nuk ka me probleme me elektricitetin, por them se eshte gabim, akoma ka problem Shqiperia me elektricitetin.
    Nese ne disa zona te Shqiperise elektriciteti eshte i panderprere, ne te tjera zona eshte i nderprere, por kjo nuk mjafton spse edhe aty ku ka elektricitet, nuk eshte i plote... 220-230 volt, por me luhatje.
    Kjo nuk eshte gje emire per paisjen elektrike dhe elektronike qe mund te kemi ne shtepi.
    Arsyeja ?
    Nje paisje elektronike me qarqe te integruara =( nje shpjegim i thjeshte)= kur nuk mer rymen e duhur mundohet/lodhet. Psh, nje transistor nese nuk ben takim/stakim ashtu si duhet, atehere ai nxehet dhe ne kete menyre kemi harxhim energjie te padeshirueshme, kjo i intereson kompanive, sahati full dhe drita hic. Nuk e di nese isha i thjeshte.

    Nese na intereson Shqiperia jone, atehere cdo kush le te japi kontributin e tij ne cdo menyre. E kemi per detyre ne fakt.

    Genti !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tesla Motor : 12-04-2014 më 08:55

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Tesla Motor për postimin:

    DAVID333 (04-02-2016)

  7. #125
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Kriza energjitike në Shqipëri!

    Përse Gjiknuri, Rama dhe Ahmetaj fshehin 4 ofertat për “Skavicën”



















    Zotin Gjiknuri e njoh në raporte pune dhe mendoj që është një zyrtar serioz dhe që ka nga të paktat arritje ekonomike të kësaj qeverie, si me OSHEE-në. Por në raport me Skavicën, ai flet mendimin e arkitektëve të shkatërrimit të saj Rama-Ahmetaj. Bile kam informacion që, po të mos ishte rezistenca e ministrit Gjiknuri dhe specialistëve të tij, Rama-Ahmetaj do ta kishin copëtuar Drinin e Zi si dikur kjoskat e Lanës në shumë HEC-e të vegjël, që do t’jua jepnin miqve të tyre.

    Zoti Gjiknuri më datën 21.1.2016 në Parlament tha (transkriptim i videos): “Për Skavicën … ka një standard ndërkombëtar, që quhet: “Digat e Mira e Digat e Këqija”. Këto projekte mund t’i bësh në Kinë apo në vende të tjera, që shteti ka tokën dhe nuk e shpronësonte fare, se e quante të tijën dhe janë vende kryesisht diktatoriale, që nuk pyesin fare për të drejta pronësore dhe nuk ka asnjë institucion financiar, që të financon projektin, kur ke shpronësime të tilla dhe kur ka kundërshtim për shpronësimet”.

    Pra në thelb fjala e tij qëndron në tre pika:

    - Skavica e Madhe është jashtë standardeve, se përmbyt 1/5 e Dibrës.

    - Dhe me që ka kosto të madhe shpronësore, nuk ka institucion që e financon.

    - Vendet që bëjnë të tilla vepra të mëdha, janë diktatoriale e jo vende “me demokraci të zhvilluar si Shqipëria”.

    Zoti Gjiknuri,

    a. Për saktësi juridike, Skavica e Madhe është i vetmi variant zyrtar, i aprovuar nga Qeveria Shqiptare në vitin 1961e i ratifikuar me marrëveshje me RSF të Jugosllavisë dhe është ende në fuqi (nuk e ka shfuqizuar kush). Ai parashikon një digë 220 m, deri në lartësinë 485 m, me fuqi 390MW, me prodhim 2 miliardë MWh në vit (me vlerë prodhimi mbi 100 milionë euro në vit), me rezervuar ujor 7 miliardë m3 ujë (3 herë më shumë se Fierza ose 2 herë më shumë se gjithë kaskada e Drinit). Sipërfaqja e liqenit është 90 km2 (ose 10% e sipërfaqes së Dibrës, jo 20% siç thotë ministri).

    Meqë ministri ju referohet standardeve ndërkombëtare të ndërtimit të digave, që përshkruhen në “Hydropower Sustainability Assessment Protocol” (http://www.hydrosustainability.org/), qeveria duhej të bënte dëgjesa publike me popullsinë e Dibrës, Kukësit dhe Dibrës së Madhe dhe të vlerësojë ndikimin social e ambjental të të gjitha varianteve. Në dijeninë time, qeveria nuk e ka bërë një gjë të tillë. Mbase ministri Ahmetaj mund të ketë pyetur ndonjë “dibran” në Stamboll. Për ta kuptuar se sa serioze është klasa jonë politike në raport me sektorin e hidroenergjisë po bëj publik një fakt shumë domethënës: në 25 vitet e fundit asnjë kryeministër nuk ka vizituar veprat më të rëndësishme hidroenergjitike si Fierza e Komani. Ndërsa për Skavicën, që merren vendime keq strategjike, jam i sigurtë që nuk e ka vizituar bile asnjë ministër në 25 vite. Ndërkohë që vetëm gjatë ndërtimit të HEC Fierza, ish kryeministri Mehmet Shehu ka bërë 4 vizita!!!

    Meqë këto standarde kërkojnë rigorozisht transparencë me publikun, a mund të na bëhet publik raporti socio-ekonomik e ambjental për efektet që kanë variantet e Skavicës së Madhe dhe të “Katundeve të Reja”? Mungesa e kësaj transparence publike do ta bënte çdo ndërtim HEC-i në Europën demokratike, krejt të pamundur. Kjo detyrë nuk mund t’i lihet një ndërtuesi privat, me konflikt interesi, bile dhe të vlerësohet me 8 pikë. Kjo është detyrë e shtetit, që të marrë vlerësime të certifikuara nga kompani këshillimi të specializuara të klasit të parë botëror për këtë fushë, si: Fichtner, Lahmeyer, etj.

    Popullsia e Dibrës është e terrorizuar nga ideja e HEC Skavicës prej vitesh, duke parë fatin e Kukësit. Qeveria duhet të ketë një plan realisht serioz për zonat e përmbytura. Kompensimi i tokave është diçka fare minimale. Aty duhet të krijohen incentiva të fuqishme ekonomike për zonën e Dibrës, që nga turizmi, agroturizmi, akuakultura, përpunimi i produkteve bujqësore, ripyllëzimi e deri në angazhimin që qeveria do ta bëjë vetë “Rrugën e Arbërit” (pasi koncesioni që po tentohet është një aferë tejet korruptive dhe me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit). Në një vizion të përpunuar nga ekspertët më të mirë në botë, një liqen i madh (90 km2 e 100 km i gjatë nga Dibra e Madhe në Kukës), do ta bënte zonën e Dibrës një atraksion turistik dhe sportiv si Pogradeci. Qyteti i Peshkopisë dhe shumë fshatra do të ishin në brigjet e liqenit dhe fshatrat, që do të përmbyteshin duhen rivendosur më sipër në brigjet përreth liqenit, duke e bërë liqenin e Skavicës një nga liqenet më piktoreske në Europë, të ngjashëm me liqenet e Zvicrës ose të Italisë së Veriut.

    Por këto opsione i duhen paraqitur popullsisë dibrane në mënyre profesionale e pa dallavere, pasi ata janë nga pjesa më e zhvilluar e më patriotike e kombit tonë dhe nuk mundet që të merren vendime për Dibrën nga një zyre llamburitëse në Tiranë apo një hotel në Stamboll. Nëse do të bëhej Skavica e madhe do të përmbyste 10% të sipërfaqes së Dibrës, por ndikimi në ekonominë e Dibrës dhe të Shqipërisë do të qe shumë me pozitiv. Uji është pasuri dhe jo fatkeqësi. Ky mentalitet duhet ndryshuar në një popullsi malore, që e ka parë ujin vetëm, si fatkeqësi. Kjo do të sillte ripopullimin e Dibrës dhe jo shpopullimin e saj. Unë personalisht do të kisha më shumë dëshirë të jetoja buzë liqenit të Dibrës, midis maleve dhe i rrethuar nga njerëzit e mirë të Dibrës, pra vetëm 60 km larg Tiranës, së rrëmujshme dhe të pashëndetshme. Dibra do të bëhej Zvicër. Por me një HEC të vockël në Katundin e Ri, Dibra do të mbetej aty ku është sot. Pra me opsionin minimal do të pësonin humbje kolosale të gjitha palët. Për mendimin e shumë ekspertëve, Skavica është aseti ekonomik më i rëndësishëm i zonës së Dibrës dhe Shqipërisë.

    b. Për sa i përket kostos së projektit prej 1 miliard euro, i kërkoj zotit Gjiknuri të bëjë publike 4 ofertat për financimin e Skavicës së Madhe:

    1- Ofertën e datës 30.10.2014 të Power China (kompania më e madhe e hidroenergjisë në botë, me 53% të tregut botëror http://www.powerchina.cn/, që ka ndërtuar HEC-et e mëdha të Drinit), e cila do ta financonte 1 miliard euro dhe do ta ndërtonte Skavicën me një “Leasing Contract” 15 vjeçare. Pasi me çmim mesatar të energjisë 5 €c/MWh dhe me prodhim 2 milionë MWh në vit, Skavica do të gjeneronte 100 milionë euro në vit. Pra do të vetëshlyhej nga 12 deri në 15 vite.

    Përveç Skavicës së Madhe Power China propozoi për të bërë një masterplan kombëtar për hidroenergjinë, ndërtimin e një qendre dispeçerie elektronike qendrore për menaxhimin e Kaskadës së Drinit dhe gjithë sistemit elektro-energjitik (ç’ka rrit efektivitetin 5-10%), propozoi ndërtimin komplet të kaskadës së Vjosës dhe rinovimin total të OSHEE-së (pra në total 3 miliardë euro financime).

    2 - Në 2014 keni marrë një ofertë të plotë financimi nga kompania e dytë energjitike e Kinës Ge Zhou Ba (http://www.cggc.ç/). Besoj që ka terma shumë të mira.

    3- Po në 2014 morët ofertë financimi për Skavicën nga një grup i fuqishëm industrial kinez NORINCO (http://www.norincogroup.com.cn/cn/index.aspx), i cili ju propozoi financimin 100% (1 miliard euro, me një kredi të butë 35 vjeçare, 7 vjet periudhë pa pagesë dhe në vazhdim 2% në vit interes. Duhet bërë publike, që nga kjo ofertë mbetët të çuditur Ju, Rama, Ahmetaj, etj.

    4- Propozimin e 9.3.2012 mbi modelin e financimit të Skavicës së Madhe nga kompania gjermane “Becker Büttner Held” (http://www.beckerbuettnerheld.de/en/).

    A mund ta dimë, pse qeveria shqiptare nuk u ka kthyer përgjigje propozimeve të mësipërme?

    Pra ofertat për financimin e Skavicës së Madhe i keni në tavolinë dhe ja fshihni publikut. Kjo është 100% mungesë transparence dhe korrupsion.

    Nëse do të kërkoni të tjera oferta financimi, jam i sigurtë që do të gjeni në tregun financiar, pasi energjia elektrike është malli më strategjik, që mund të prodhohet në Shqipëri dhe është shumë e financueshme.

    c. Për sa i përket rrugëzgjidhjes tuaj “anti-diktatoriale” e “demokratike” për Skavicën, po ju them që nëse do të kërkoni justifikime nga “konsulentë politike” për të mbuluar aferat Rama-Ahmetaj me “Katunde të Ri-Lindura”, që thonë ‘abandon the big project’, ne si publik nuk i përtypim dot. Ato janë shumë bajate.

    Ekspertët më të mirë vendas e të huaj e kanë të qartë se “Katundi i Ri-Lindur” Rama-Ahmetaj, shkatërron përfundimisht rezervën më të madhe ujore kombëtare, shkakton humbje të mëdha energjitike, ul efiçencën energjitike të kaskadës së Drinit, e fut KESH-in në një sanduiç midis dy privatëve duke e bërë të pamenaxhueshme kaskadën e Drinit, kur interesi publik e do që Skavica të jetë vetëm pronë e KESH-it. Pse nuk bëni një dëgjesë publike me ekspertët e fushës?

    “Katundi i Ri-Lindur” është kundër interesit publik, është një krim inxhinierik dhe ekonomik me përmasat më të rënda kombëtare, është një korrupsion i pastër. Ju nuk mund të merrni dot pa një konsensus të gjerë politik një vendim me efekte shekullore në ekosistem, ekonomi dhe shoqëri. Kështu që qeveria juaj është diktatoriale, antidemokratike dhe kriminale. Pra në këtë rast s’kemi të bëjmë me standardin “Digë e mirë a digë e keqe”, por me “Qeveri e mirë a qeveri e keqe”.

    Zoti Gjiknuri,

    Argumentat që ngritët në Parlament nuk qëndrojnë ose na jepni fakte. Përndryshe mos u bëni pjesë e “Katundit të Ri-Lindur” Rama-Ahmetaj, pasi po e përsëris që ata me papërgjegjshmërinë e tyre, me shkatërrimin e Skavicës, kanë kaluar “Vijën e kuqe” të interesit strategjik kombëtar dhe kjo është tradhtia më e madhe kombëtare në historinë e Shqipërisë, shumë më e madhe se falja e Shën Naumit Jugosllavisë apo tentativa për dhënien e detit Greqisë. /Geri Selenica -Sot
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  8. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2016
    Postime
    1

    Për: Kriza energjitike në Shqipëri!

    Qeveria ka te drejte qe kerkon pagesen e energjise elektrike, kjo duhet te jete nje kulture me tradite prej kohesh ne Shqiperi. Ne Shqipetaret nuk jemi mesuar te paguajme ate qe e perdorim. Por masat e ashpra te qeverise jane shume te gabuara pasi me te gjithe e ha edhe i varferi i cili nuk ka asnje mbeshtetje ekonomike dhe pamundesi qe te shtrengohet ne kete menyre. Edhe ne mesjete te jepnin fjalen e fundit ose deshiren e fundit ka thene dikush kurse sot te lene te vdesesh ne burg.

  9. #127
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kriza energjitike në Shqipëri!

    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 02-06-2019 më 19:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #128
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kriza energjitike në Shqipëri!

    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •