Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 128
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Kriza energjitike në Shqipëri!

    Nje nga problemet qe Shqiperia ka vite qe po vuan.

    Rama: Qeveria, asnje strategji per te zgjidhur krizen energjitike

    Kryesocialisti Edi Rama ka lënë mënjanë replikat mes palëve lidhur me krizën politike dhe është ndalur sot tek kriza energjitike, me të cilën përballen shqiptarët.

    Sipas Ramës, qeveria nuk ka asnjë strategji për të zgjidhur krizën energjitike, ndërsa i bëri thirrje Berishës të mos fshihet pas krizave të tjera, por të gjejë zgjidhje për energjinë, mungesa e së cilës po varfëron shqiptarët.

    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Ndalet prodhimi, vjen errësira.

    Drejtori i KESH-it deklaron rritjen e importit dhe mbylljen e HEC-eve. Tirana dje 8 orë pa drita. Pritet thellimi i kufizimeve

    Për herë të parë, pas elektrifikimit të vendit, Shqipëria nuk mund të prodhojë më energji elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur "pa iu dridhur qerpiku", drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike, Andi Beli, i cili ka demonstruar në mënyrë të ripërsëritur përgjegjësinë që ka Bullgaria, rajoni, si dhe situata meteorologjike në thellimin e krizës drejt një kolapsi të paparashikuar energjetik. Më në fund, ai ka folur dhe u ka thënë të gjithë konsumatorëve se që nga dita e sotme, errësira e shqiptarëve do të varet nga bamirësia që do të tregojnë vendet fqinje, si në lirimin e kanaleve të tranzitimit ashtu edhe në haraçin e taksës së tranzitimit. Por ajo që është më dramatikja në këtë situatë, është fakti se KESH-i mund të ketë teorikisht në dispozicion vetëm gjysmën e energjisë që i duhet vendit për të konsumuar në këtë periudhë të dimrit. Sa do ta paguajmë!? Sa frëngu pulën, borxhet që do t‘i kemi korporatës do të duhet një fushatë e re çmimesh për t‘i shlyer. Sipas drejtorit të KESH-it, "që nga dita e sotme do të ulet gradualisht prodhimi vendas, në mënyrë që të ruhen rezervat ujore, kryesisht të kaskadës së Drinit". Kjo do të thotë se të tre hidrocentralet që janë ndërtuar mbi këtë kaskadë, ai i Komanit, ai i Vaut të Dejës dhe hidrocentrali i Fierzës, të mbyllin turbinat për t‘u hapur sërish në sezonin e pranverës, kur nga malet me dëborë të të shkrijë gjithë arsenali i akullt që është rezervuar në alpet e veriut. Zgjidhja e vetme, sipas drejtorit Andi Beli, do të jetë shtimi me çdo çmim i kapaciteteve të importit, në mënyrë që vendi të mos zhytet në errësirë të plotë. Por, edhe pse teorikisht vendi ka kapacitete importuese deri në 14 milionë kË/h në ditë, praktikisht konjukturat e tregut dhe aftësitë menaxhuese të drejtuesve të KESH-it nuk mundësojnë më shumë se 12 milionë kË/h në ditë. Vetë Beli pohoi faktin se "aktualisht importi është në nivelet e 9-10 milionë kË/h", maksimumi që korporata ka arritur të sigurojë. Sipas të dhënave zyrtare, KESH-i importon aktualisht 6 milionë kË/h nga linjat e Jugut të vendit dhe 3 milionë nga linjat e Veriut. Kjo do të thotë se krahasuar me konsumin ditor të energjisë, që në ditët më të ftohta ka kapur nivelin e 19 milionë kË/h në ditë, KESH-i të mund të ketë vetëm gjysmën e energjisë. Rezultati është i lexueshëm, 12 nga 24 orë që ka një ditë-natë mund të ndriçohen nga llambat e zbehta, në varësi edhe të ngarkesës së rrjetit. Më dramatik është fakti se premtimi i Belit për të rritur sasinë e importit si sakrificë e mostharjes totale të Fierzës, praktikisht është një ëndërr me sy hapur, pasi KESH-i nuk ka më asnjë qindarkë për të blerë energji, sepse i ka shpenzuar të gjitha paratë e akorduara nga qeveria për blerjen e energjisë me prokurim të drejtpërdrejtë. Aq më tepër që çmimi i energjisë aktualisht ka shkuar në 120 euro për MË/h plus taksën e tranzitimit. Edhe nëse Beli do të kthejë sërish sytë nga qeveria, shanset janë të pakta, pasi zgjidhja e vetme janë paratë nga fondi i kontigjencës, që ndryshe do të thotë se "de facto" vendi është në gjendje emergjence.

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Ulëza, 2 metra larg pikës së vdekjes.

    Hidrocentrali punon vetëm me një turbinë. Edhe Shkopeti në kolaps

    Mungesa e reshjeve dhe kriza e rëndë hidroenergjetike që po kalon vendi ynë ka përfshirë edhe hidrocentralin e Ulëzës. Situata në këtë vepër hidroenergjetike paraqitet mjaft dramatike, pasi niveli i ujit në basenin e tij ka arritur nivelet më të ulëta, duke ju afruar me shpejtuesi pikës së vdekjes. Burime konfidenciale nga brenda hidrocentralit të Ulëzës bëjnë të ditur se aktualisht liqeni është vetëm dy metra mbi nivelin në të cilin nuk mund të punojë më. Këto burime konfirmojnë faktin se kuota e ujit po shkon pashmangshmërisht drejt pikës së vdekjes.
    Niveli normal i liqenit është 128 metra. Për shkak të mungesës së vazhdueshme të reshjeve, por edhe të përdorimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të këtij liqeni, aktualisht ai ka mbërritur në nivelin e 116.2 metra, pra afro 12 metra poshtë nivelit të kërkuar. Specialistët pohojnë se vetëm 2 metra e ndajnë ujin e liqenit nga pika e vdekjes, ku turbinat nuk do të mund të prodhojnë më energji elektrike.
    Por kriza rrjedhimisht ka zbritur edhe me poshtë. Pas Ulëzës, në rrjedhën e lumit Mat është ndërtuar dhe funksionon një tjetër hidrocentral, ai i Shkopetit. Edhe ky hidrocentral ndodhet në një situatë mjaft të vështirë. Të dyja këto vepra hidrike, përveçse kanë një fuqi të caktuar të prodhimit të energjisë elektrike, që shkon deri në 25 mijë kilovat/orë secila, janë shumë të rëndësishme, pasi shërbejnë edhe si rregullatorë të këtij sistemi hidroenergjetik në shkallë kombëtare. Ndaj gjendja e mirëfunksionimit të tyre tregon në një farë mënyre edhe gjendjen totale të sistemit tonë energjetik në shkallë vendi.
    Nga matjet e bëra ditët e fundit ka rezultuar se prurjet e lumit Mat në liqenin e Ulëzës kanë qenë rreth 6 metra kub në sekondë, ndërkohë që sipas specialistëve të fushës nevojitet që këto prurje të jenë në nivelin e 11 metrave kub në sekondë, që hidrocentrali të punojë me kapacitet të plotë. Nisur nga kjo gjendje, hidrocentrali i Ulëzës është detyruar të punojë vetëm me gjysmën e kapacitetit të tij. Nga dy turbina punon vetëm njëra, por edhe kjo nuk dihet saktësisht se me çfarë oraresh vihet në punë.
    Rënia e nivelit të ujit në liqenin e Ulëzës, si kudo në kaskadën e Drinit, e bën më të qartë dhe të frikshme për të ardhmen krizën energjetike që ka mbërthyer gjithë vendin. Gjendja sa vjen dhe po bëhet akoma më e frikshme, pasi vjen në përkeqësim të vazhdueshëm nga mungesa e reshjeve.

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kriza, Ruli thyen heshtjen

    Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ministria e Energjetikës, duke iu referuar situatës kritike të furnizimit me energji, është përpjekur të inkurajojë konsumatorët në të gjithë vendin, duke lajmëruar se "për përballimin e nevojave më të domosdoshme të furnizimit me energji elektrike, kryesisht nëpërmjet rritjes së ndjeshme të sasisë së energjisë të importuar, METE ka shtuar kontaktet dhe bisedimet për mundësitë e bashkëpunimit me vendet fqinje, sidomos me Greqinë". Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se Shqipëria ka me tepër se një muaj që merr energji nga PPC (homologia greke e KESH-it) me një furnizim konstant, ndërsa ditët e fundit po shihet edhe mundësia për të importuar edhe energji shtesë nga Greqia.

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Kur ishte ps keshi vidhte kurse tani eshte fatkeqesi natyre. eshte nje nryshim i madh mes territ te Ps dhe pd. Sepse Ps e vidhte e dine te gjithe shqiptaret. Kurse qeveria berisha po blen sa ka mundesi edhe tani zdo ike me tere stafin ai ne koman per te bere cicin e me rrit nivelin. ska ci ben natyres pse nuk ka shira. Aq ka kapacitet ai vend, hala jemi me hidrocentralet e enverit ku kishte vetem nje llambe per ndertese.

  6. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kriza e energjise, furrat e bukës po shkojne drejt falimentimit!

    09/01/07

    Kriza e energjisë elektrike në vend sjell pasoja të shumëfishta të cilat janë mjaft të rënda për bizneset prodhuese.

    Fabrikat e miellit në vend dhe furrat e bukës detyrohen të punojnë me gjenerator dhe japin alarmin se janë në prag të falimentit.

    Ajo që pritet të shoqërojë këtë krizë është ulja e gramaturës së bukës dhe mbase edhe rritja e cmimit.

    Sipas prodhuesve nuk bëhet fjalë për fitime, por për mbijetesë.

    Biznesi i furrave të bukës ne vend po përballet me vështirësi të mëdha, deri në mbijetesë, si rezultat i situatës së rënduar të furnizimit me energji elektrike të javëve të fundit.

    Shumë prej furrave të vogla apo të mesme të bukës janë duke shkuar drejt falimentimit.

    Mungesat e stërzgjatura dhe të pakontrolluara të furnizimit me energji elektrike po ndikojnë direkt në shtimin e kostos së prodhimit të bukës, me rreth 14 lekë për kilogram buke.

    Nga njëra anë, fabrikat e miellit në vend dhe nga ana tjetër vetë furrat e pjekjes së bukës, po punojnë me gjenerator duke faturuar kosto shtesë.

    Rritja e çmimit të bukës është një prej zgjedhjeve të momentit.

    Megjithatë edhe kjo manovër së bashku me trukun e uljes së gramaturës për bukë, nuk duket se do ti shpëtojë kësaj radhe bizneset e furrave të bukës në vend nga falimenti.

    Gëzim Peshkopia, kryetar i shoqatës së furrave të bukës tregoi për kamerën e A1Biznesit gjendjen aktuale të këtij sektori prodhues.

    Më tej Peshkopia i kërkon shtetit që të trajtojë në mënyrë preferenciale bizneset e bukës.

    Në vend numërohen gati 980 fura buke të licencuara.

    Prodhimi ditor në shkallë vendi mendohet të shkojë në 1 milion kilogram bukë, dhe konsumi i bukës për banor është 500 gram, ku përveç bukës përfshihen edhe prodhimet e brumit në fastfoode.

    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Greqia premtoi eksport te energjise drejt Shqiperise.

    10/01/07

    Ministri i Ekonomisë, Tregtise dhe Energjitikës, Genc Ruli, ka siguruar gjatë një vizite sot në Athinë mbështetjen greke për importet me energji.

    Greqia ka premtuar që t'i japë Shqipërisë një pjesë të tepricave të veta me energji elektrike, atë që prodhohet në vend, edhe të importuar, si dhe të lejojë tranzitimin nga sistemi i vet, të energjisë që mund të importohet nga vende të tjera.

    Ruli, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Andi Beli, ka zhvilluar sot paradite një takim rrufe në Athinë, me homologun e vet grek, ministrin e Zhvillimit, Dimitris Siufas.

    Pala greke është angazhuar që ta vërë në jetë sa më shpejt marrëveshjen e arritur.

    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #8
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Berisha: KESH-i, fajtor per krizen energjetike!

    10/01/07

    Kryeministri Berisha fajëson KESH per krizen energjetike dhe premton dyfishim te importit te energjisë gjate muajit janar.

    Duke folur per krizene energjetike ne mbledhjen e qeverise, shefi i ekzekutivit tha se KESH nuk u shkëput dot nga politika e errësirës dhe nuk mundi te garantoje 24 ore drita per shqiptaret.

    Kryeministri vuri theksin edhe tek thatësira si nje nga shkaqet e krizes energjetike, por sipas tij situata do te ishte me e thjeshte nese do te ishin ruajtur rezerva energjie me heret.

    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #9
    LAVDI ERRESIRES
    Edison Ypi

    Sa e bukur, sa e mirë, sa e ndritur, sa e dëlirë, sa e shijshme, sa e pështirë, kjo katrania errësirë! Errësira e shtëpive të halleve, e spitaleve të rënkimeve, e shkollave të filizave të thara, e semaforëve të errët të trafikut të rrezikut, e furrave dhe bizneseve të ftohur, e frigoriferëve të ngrohur, e zyrave të kompjuterave të dallavereve, e ndriçimit me celular të rrugëve të periferive, e kandilit të katundeve të baltërave etj. etj.

    Po! Sepse sapo ikën i zhurmshmi Zotni Korrenti, bashkë me të edhe e llamburitura Zonja Drita dhe vjen e rënda, e heshtura Zonja Errësira, menjëherë shpërthen tjetra, ajo e shthurura, ajo e pafreja, kunata, e pamata imagjinata.
    Ta zëmë se për shkak të mungesës së dritës, pasi je bërë derr nga të priturit e pafund në shtëpi, ku pa dritë veçse të grindesh me të tut’ hiç s’ke ç’bën, ke dalë vrik përjashta. Kot, kuturu, pa e ditur ku do vesh e çfarë do bësh. Ke dalë për të dalë, por ashtu në nxitim e sipër ke harruar pa mbërthyer ndonjë apo disa kopsa në pjesën e përparme të pantallonave. Një variant i këtij varianti mund të ishte që nëse pantallonat nuk i mbyll me kopsa, por me zinxhir, të kesh harruar pa e mbyllur atë zinxhir. Me a pa kopsa, me a pa zinxhir, me hir a me pahir, pa problem dil. Ik e dil e shëtit i qet’. Nuk do lejojë errësira të të duken horrllëqet hallatet. As të tuat as të ndonjë tjetri që e ka gjetur i njëjti taksirat. Ky ishte si të thuash një rast i cekët, i thjeshtë, sa për ilustrim. Shpëtimtarja errësira zgjidh probleme shumë më të ndërlikuara dhe shumë më të thella.

    Zoti është i madh! Sa i madh? Kush dhe kur e mati Zotin? Meqenëse paska një Zot të madh, kush tha se nuk ka një tjetër Zot edhe më të madh? Qindra mijëra të ardhurit gjatë viteve të tranzicionit në dhe rreth Tiranës dhe qyteteve të tjera të mëdha! Gjatë viteve të fundit të diktaturës banorët e qyteteve të mëdha u ligështuan aq keq, u pllaquritën aq paq, sa gati s’dhanë shpirt nga të pangrënët, të palarët dhe një mijë e një halle të tjera. Tani pas kaq vitesh, ata me ardhjen e tyre, bashkë me veten dhe sorollopët sollën edhe jetën, dinamizmin, energjinë, paranë etj. Del pyetja; Për ato qytete të mëdha me qytetarë të ngordhur, të ardhurit e gjallë, ishin një fat i madh apo një fatkeqësi e madhe?

    Ta blesh e të mos e kesh! Ta shesësh e të vazhdosh ta kesh!

    Këto meditime me madhësinë e Zotit, me të ardhur të çuditshëm të zhurmshëm, me blerje e shitje të hatashme të pabesueshme, që janë vetëm shembuj, si dhe shum’ e shum’ të tjera meditime kaq të thella që të afrojnë me thelbin e mistershëm të ekzistencës, a mund të bëhen dot në dritë? Kurrën e kurrës! Drita guximin e mendimit e vret. Errësira atë guxim e ngjall. E sheh pra sa e dobishme është errësira? Prandaj kur s’ka dritë, meqenëse meditimi zien, s’ka as problem. Problem ka kur errësirë s’ka. Pa dritë mund të bëhen shumë gjëra. Pa errësirë nuk bëhet kurrgjë. Duket, por nuk është e koklavitur. Nuk duket, por është interesante. Ky interesantizëm i errësirës, ama vetëm po të dish ta shohësh dritën e errësirës, është fare i thjeshtë; Drita është ajo që duket sheshit. Drita është sipërfaqja, cektësia, kotësia, mendjelehtësia. Errësira është ajo që edhe duket edhe nuk duket, por më tepër nuk duket. Errësira është palca, thelbi, thellësia, misteri, serioziteti. ja një test; Cila nga të dyja të duket më interesante, drita apo errësira? Po t’u duk drita je i cekët, i pakorrektueshëm. Po t’u duk errësira, ndoshta je i cekët, por dobarem je i shërueshëm. Në të vërtetë s’po është edhe aq nevoja për t’iu hyrë këtyre shpjegimeve përderisa ky kuptim i errësirës ka nisur tashmë të dihet, të njihet, të kuptohet gjerësisht. Prova e kësaj kuptueshmërie në rritje është se, siç thonë ata që dinë të shohin ato parullat mbi mure “Duam drita” do dhe po zëvendësohen me “Duam errësira”. Ku janë ato parulla? Janë atje ku janë! S’ka rëndësi ku janë. Rëndësi ka të arrish t’i lexosh në errësirë të plotë. Sa të bukura errësirat! Jo vetëm këto artificialet, njerëzoret.

    Perëndia nuk e ka bërë kot aq të bukur atë që lajmëron ardhjen e Zonjës Errësirë, hirësinë e tij, muzgun dehës, frymëzues. Po qepallat mbi sy, ato që ta sjellin në çast sapo ta kërkosh Zonjën misterioze, kot i ka bërë Perëndia? Si do ishte kjo botë me vetëm ditë e dritë, pa muzgje, pa qepalla, pa mbyllje qepallash, pa errësime, pa mendime, pa ëndërrime? Le ta lidhim tani aty ku pak më lart na u zgjidh, tek efektet apo frytet e mrekullueshme të errësirës, se ato na interesojnë më tepër. Errësirë. Dy komshinj nëpër shkallë. Njëri ngjitet, tjetri zbret. Eshtë aq errët sa gishtat në sy t’ia shtien njëri-tjetrit, as njëri as tjetri nuk do kuptonin nga u erdhi. Belaja që i gjeti! Nuk e detektojnë dot njëri-tjetrin! Si ta detektojnë? Infra red? Mirë do ishte, por s’kanë! Nuk shihen pra, por kanunin e mirësjelljes nuk mund ta shkelin. Nuk mund të mos përmbahen deri n’at’ masë sa të mos përshëndeten. Përshëndeten. Përshëndetja e errësirës, shumë më e ndershme dhe e pastër se përshëndetja e dritës. Pa elementë të panevojshëm, të dukshëm, të neveritshëm. Pa surrate kërcënuese, pa ngërdheshje paragjykuese acaruese, pa zgjerime e ngushtime të befta sysh të lyrshëm. Drita me gjithato ngatërrestare është e pistë. Errësira kompakte është e pastër. Shumë punë mund të bëhen më mirë në errësirë. Puna e derrit, doganierit për shembull. Ose ajo e nëpunësit të allishverishit. Errësira ka efekte nga më të çuditshmet. Pa llogaritur atë që dihet prej të gjithëve, nxehtësinë që çlirohet nga rehatia e dashurisë në errësirë, nuk mund të mos theksohet një tjetër tipar termal errësor. Nuk është ashtu siç duket nga një vështrim i përciptë, pra që errësira gjithmonë plevitos. Errësira edhe ngroh. Ngroh për shembull frigoriferin e ujërave dhe të mishrave, duke i bërë të dyja, edhe ujin të qelbet, të mos pihet, edhe mishin të kalbet, të mos hahet. Por edhe këto shembujt me frigoriferë, ujëra e mishra nuk duken ta vërtetojnë aq mirë rolin e madhërishëm të së domosdoshmes errësirë.

    Pak dritë ju lutem, pak dritë ta shohim errësirën nga një kënd tjetër më i errët. E sollët kandilin? Po! Faleminderit! Ja,
    drita nuk ka nuanca. Në dritë duken të gjitha. Errësira ka nuanca. Në errësirë ca gjëra duken, ca të tjera nuk duken. Këtu më rri! Shqiptarët nuk i kanë hiç qejf gjërat që duken. Ata vdesin për gjërat e paqarta, për gjërat që edhe duken edhe nuk duken, edhe thuhen edhe nuk thuhen, edhe shfaqen edhe zhduken, edhe janë edhe s’janë, edhe vijnë edhe ikin, edhe këtu edhe atje, edhe po edhe jo, edhe atëherë edhe tani, as atëherë as tani. Kjo është e gjitha! Të tjerat, poezirat, ato me m’the e t’thash’ si “vetëm në errësirë shihen yjet”, etj., etj,. janë kot fare. Prit edhe pak sa t’bëhet Nat’ krejt, zi krejt. Futja gjumit! Brenda gjumit, nën dritën e vakët të qiririt të shpresës së errësirës të ëndrrës për dritë, dëgjo rilindasin e madh nga varri ç’gulçon; se drit’ e errësirës në varr do t’ju shpjerë.

    Këto meditime me madhësinë e Zotit, me të ardhur të çuditshëm të zhurmshëm, me blerje e shitje të hatashme të pabesueshme, që janë vetëm shembuj, si dhe shum’ e shum’ të tjera meditime kaq të thella që të afrojnë me thelbin e mistershëm të ekzistencës, a mund të bëhen dot në dritë? Kurrën e kurrës! Drita guximin e mendimit e vret. Errësira atë guxim e ngjall. E sheh pra sa e dobishme është errësira? Prandaj kur s’ka dritë, meqenëse meditimi zien, s’ka as problem. Problem ka kur errësirë s’ka. Pa dritë mund të bëhen shumë gjëra. Pa errësirë nuk bëhet kurrgjë. Duket, por nuk është e koklavitur. Nuk duket, por është interesante. Ky interesantizëm i errësirës, ama vetëm po të dish ta shohësh dritën e errësirës, është fare i thjeshtë; Drita është ajo që duket sheshit. Drita është sipërfaqja, cektësia, kotësia, mendjelehtësia. Errësira është ajo që edhe duket edhe nuk duket, por më tepër nuk duket. Errësira është palca, thelbi, thellësia, misteri, serioziteti. ja një test; Cila nga të dyja të duket më interesante, drita apo errësira? Po t’u duk drita je i cekët, i pakorrektueshëm. Po t’u duk errësira, ndoshta je i cekët, por dobarem je i shërueshëm. Në të vërtetë s’po është edhe aq nevoja për t’iu hyrë këtyre shpjegimeve përderisa ky kuptim i errësirës ka nisur tashmë të dihet, të njihet, të kuptohet gjerësisht. Prova e kësaj kuptueshmërie në rritje është se, siç thonë ata që dinë të shohin ato parullat mbi mure “Duam drita” do dhe po zëvendësohen me “Duam errësira”. Ku janë ato parulla? Janë atje ku janë! S’ka rëndësi ku janë. Rëndësi ka të arrish t’i lexosh në errësirë të plotë. Sa të bukura errësirat! Jo vetëm këto artificialet, njerëzoret. Perëndia nuk e ka bërë kot aq të bukur atë që lajmëron ardhjen e Zonjës Errësirë, hirësinë e tij, muzgun dehës, frymëzues. Po qepallat mbi sy, ato që ta sjellin në çast sapo ta kërkosh Zonjën misterioze, kot i ka bërë Perëndia? Si do ishte kjo botë me vetëm ditë e dritë, pa muzgje, pa qepalla, pa mbyllje qepallash, pa errësime, pa mendime, pa ëndërrime? Le ta lidhim tani aty ku pak më lart na u zgjidh, tek efektet apo frytet e mrekullueshme të errësirës, se ato na interesojnë më tepër. Errësirë. Dy komshinj nëpër shkallë. Njëri ngjitet, tjetri zbret. Eshtë aq errët sa gishtat në sy t’ia shtien njëri-tjetrit, as njëri as tjetri nuk do kuptonin nga u erdhi. Belaja që i gjeti! Nuk e detektojnë dot njëri-tjetrin! Si ta detektojnë? Infra red? Mirë do ishte, por s’kanë! Nuk shihen pra, por kanunin e mirësjelljes nuk mund ta shkelin. Nuk mund të mos përmbahen deri n’at’ masë sa të mos përshëndeten. Përshëndeten. Përshëndetja e errësirës, shumë më e ndershme dhe e pastër se përshëndetja e dritës. Pa elementë të panevojshëm, të dukshëm, të neveritshëm. Pa surrate kërcënuese, pa ngërdheshje paragjykuese acaruese, pa zgjerime e ngushtime të befta sysh të lyrshëm. Drita me gjithato ngatërrestare është e pistë. Errësira kompakte është e pastër. Shumë punë mund të bëhen më mirë në errësirë. Puna e derrit, doganierit për shembull. Ose ajo e nëpunësit të allishverishit. Errësira ka efekte nga më të çuditshmet. Pa llogaritur atë që dihet prej të gjithëve, nxehtësinë që çlirohet nga rehatia e dashurisë në errësirë, nuk mund të mos theksohet një tjetër tipar termal errësor. Nuk është ashtu siç duket nga një vështrim i përciptë, pra që errësira gjithmonë plevitos. Errësira edhe ngroh. Ngroh për shembull frigoriferin e ujërave dhe të mishrave, duke i bërë të dyja, edhe ujin të qelbet, të mos pihet, edhe mishin të kalbet, të mos hahet. Por edhe këto shembujt me frigoriferë, ujëra e mishra nuk duken ta vërtetojnë aq mirë rolin e madhërishëm të së domosdoshmes errësirë.

    Pak dritë ju lutem, pak dritë ta shohim errësirën nga një kënd tjetër më i errët. E sollët kandilin? Po! Faleminderit! Ja,
    drita nuk ka nuanca. Në dritë duken të gjitha. Errësira ka nuanca. Në errësirë ca gjëra duken, ca të tjera nuk duken. Këtu më rri! Shqiptarët nuk i kanë hiç qejf gjërat që duken. Ata vdesin për gjërat e paqarta, për gjërat që edhe duken edhe nuk duken, edhe thuhen edhe nuk thuhen, edhe shfaqen edhe zhduken, edhe janë edhe s’janë, edhe vijnë edhe ikin, edhe këtu edhe atje, edhe po edhe jo, edhe atëherë edhe tani, as atëherë as tani. Kjo është e gjitha! Të tjerat, poezirat, ato me m’the e t’thash’ si “vetëm në errësirë shihen yjet”, etj., etj,. janë kot fare. Prit edhe pak sa t’bëhet Nat’ krejt, zi krejt. Futja gjumit! Brenda gjumit, nën dritën e vakët të qiririt të shpresës së errësirës të ëndrrës për dritë, dëgjo rilindasin e madh nga varri ç’gulçon; se drit’ e errësirës në varr do t’ju shpjerë.

    Sa e bukur, sa e mirë, sa e ndritur, sa e dëlirë, sa e shijshme, sa e pështirë, kjo katrania errësirë! Errësira e shtëpive të halleve, e spitaleve të rënkimeve, e shkollave të filizave të thara, e semaforëve të errët të trafikut të rrezikut, e furrave dhe bizneseve të ftohur, e frigoriferëve të ngrohur, e zyrave të kompjuterave të dallavereve, e ndriçimit me celular të rrugëve të periferive, e kandilit të katundeve të baltërave etj. etj.

    Po! Sepse sapo ikën i zhurmshmi Zotni Korrenti, bashkë me të edhe e llamburitura Zonja Drita dhe vjen e rënda, e heshtura Zonja Errësira, menjëherë shpërthen tjetra, ajo e shthurura, ajo e pafreja, kunata, e pamata imagjinata.
    Ta zëmë se për shkak të mungesës së dritës, pasi je bërë derr nga të priturit e pafund në shtëpi, ku pa dritë veçse të grindesh me të tut’ hiç s’ke ç’bën, ke dalë vrik përjashta. Kot, kuturu, pa e ditur ku do vesh e çfarë do bësh. Ke dalë për të dalë, por ashtu në nxitim e sipër ke harruar pa mbërthyer ndonjë apo disa kopsa në pjesën e përparme të pantallonave. Një variant i këtij varianti mund të ishte që nëse pantallonat nuk i mbyll me kopsa, por me zinxhir, të kesh harruar pa e mbyllur atë zinxhir. Me a pa kopsa, me a pa zinxhir, me hir a me pahir, pa problem dil. Ik e dil e shëtit i qet’. Nuk do lejojë errësira të të duken horrllëqet hallatet. As të tuat as të ndonjë tjetri që e ka gjetur i njëjti taksirat. Ky ishte si të thuash një rast i cekët, i thjeshtë, sa për ilustrim. Shpëtimtarja errësira zgjidh probleme shumë më të ndërlikuara dhe shumë më të thella.

    Zoti është i madh! Sa i madh? Kush dhe kur e mati Zotin? Meqenëse paska një Zot të madh, kush tha se nuk ka një tjetër Zot edhe më të madh? Qindra mijëra të ardhurit gjatë viteve të tranzicionit në dhe rreth Tiranës dhe qyteteve të tjera të mëdha! Gjatë viteve të fundit të diktaturës banorët e qyteteve të mëdha u ligështuan aq keq, u pllaquritën aq paq, sa gati s’dhanë shpirt nga të pangrënët, të palarët dhe një mijë e një halle të tjera. Tani pas kaq vitesh, ata me ardhjen e tyre, bashkë me veten dhe sorollopët sollën edhe jetën, dinamizmin, energjinë, paranë etj. Del pyetja; Për ato qytete të mëdha me qytetarë të ngordhur, të ardhurit e gjallë, ishin një fat i madh apo një fatkeqësi e madhe?

    Ta blesh e të mos e kesh! Ta shesësh e të vazhdosh ta kesh!

    Këto meditime me madhësinë e Zotit, me të ardhur të çuditshëm të zhurmshëm, me blerje e shitje të hatashme të pabesueshme, që janë vetëm shembuj, si dhe shum’ e shum’ të tjera meditime kaq të thella që të afrojnë me thelbin e mistershëm të ekzistencës, a mund të bëhen dot në dritë? Kurrën e kurrës! Drita guximin e mendimit e vret. Errësira atë guxim e ngjall. E sheh pra sa e dobishme është errësira? Prandaj kur s’ka dritë, meqenëse meditimi zien, s’ka as problem. Problem ka kur errësirë s’ka. Pa dritë mund të bëhen shumë gjëra. Pa errësirë nuk bëhet kurrgjë. Duket, por nuk është e koklavitur. Nuk duket, por është interesante. Ky interesantizëm i errësirës, ama vetëm po të dish ta shohësh dritën e errësirës, është fare i thjeshtë; Drita është ajo që duket sheshit. Drita është sipërfaqja, cektësia, kotësia, mendjelehtësia. Errësira është ajo që edhe duket edhe nuk duket, por më tepër nuk duket. Errësira është palca, thelbi, thellësia, misteri, serioziteti. ja një test; Cila nga të dyja të duket më interesante, drita apo errësira? Po t’u duk drita je i cekët, i pakorrektueshëm. Po t’u duk errësira, ndoshta je i cekët, por dobarem je i shërueshëm. Në të vërtetë s’po është edhe aq nevoja për t’iu hyrë këtyre shpjegimeve përderisa ky kuptim i errësirës ka nisur tashmë të dihet, të njihet, të kuptohet gjerësisht. Prova e kësaj kuptueshmërie në rritje është se, siç thonë ata që dinë të shohin ato parullat mbi mure “Duam drita” do dhe po zëvendësohen me “Duam errësira”. Ku janë ato parulla? Janë atje ku janë! S’ka rëndësi ku janë. Rëndësi ka të arrish t’i lexosh në errësirë të plotë. Sa të bukura errësirat! Jo vetëm këto artificialet, njerëzoret.

    Perëndia nuk e ka bërë kot aq të bukur atë që lajmëron ardhjen e Zonjës Errësirë, hirësinë e tij, muzgun dehës, frymëzues. Po qepallat mbi sy, ato që ta sjellin në çast sapo ta kërkosh Zonjën misterioze, kot i ka bërë Perëndia? Si do ishte kjo botë me vetëm ditë e dritë, pa muzgje, pa qepalla, pa mbyllje qepallash, pa errësime, pa mendime, pa ëndërrime? Le ta lidhim tani aty ku pak më lart na u zgjidh, tek efektet apo frytet e mrekullueshme të errësirës, se ato na interesojnë më tepër. Errësirë. Dy komshinj nëpër shkallë. Njëri ngjitet, tjetri zbret. Eshtë aq errët sa gishtat në sy t’ia shtien njëri-tjetrit, as njëri as tjetri nuk do kuptonin nga u erdhi. Belaja që i gjeti! Nuk e detektojnë dot njëri-tjetrin! Si ta detektojnë? Infra red? Mirë do ishte, por s’kanë! Nuk shihen pra, por kanunin e mirësjelljes nuk mund ta shkelin. Nuk mund të mos përmbahen deri n’at’ masë sa të mos përshëndeten. Përshëndeten. Përshëndetja e errësirës, shumë më e ndershme dhe e pastër se përshëndetja e dritës. Pa elementë të panevojshëm, të dukshëm, të neveritshëm. Pa surrate kërcënuese, pa ngërdheshje paragjykuese acaruese, pa zgjerime e ngushtime të befta sysh të lyrshëm. Drita me gjithato ngatërrestare është e pistë. Errësira kompakte është e pastër. Shumë punë mund të bëhen më mirë në errësirë. Puna e derrit, doganierit për shembull. Ose ajo e nëpunësit të allishverishit. Errësira ka efekte nga më të çuditshmet. Pa llogaritur atë që dihet prej të gjithëve, nxehtësinë që çlirohet nga rehatia e dashurisë në errësirë, nuk mund të mos theksohet një tjetër tipar termal errësor. Nuk është ashtu siç duket nga një vështrim i përciptë, pra që errësira gjithmonë plevitos. Errësira edhe ngroh. Ngroh për shembull frigoriferin e ujërave dhe të mishrave, duke i bërë të dyja, edhe ujin të qelbet, të mos pihet, edhe mishin të kalbet, të mos hahet. Por edhe këto shembujt me frigoriferë, ujëra e mishra nuk duken ta vërtetojnë aq mirë rolin e madhërishëm të së domosdoshmes errësirë.

    Pak dritë ju lutem, pak dritë ta shohim errësirën nga një kënd tjetër më i errët. E sollët kandilin? Po! Faleminderit! Ja,
    drita nuk ka nuanca. Në dritë duken të gjitha. Errësira ka nuanca. Në errësirë ca gjëra duken, ca të tjera nuk duken. Këtu më rri! Shqiptarët nuk i kanë hiç qejf gjërat që duken. Ata vdesin për gjërat e paqarta, për gjërat që edhe duken edhe nuk duken, edhe thuhen edhe nuk thuhen, edhe shfaqen edhe zhduken, edhe janë edhe s’janë, edhe vijnë edhe ikin, edhe këtu edhe atje, edhe po edhe jo, edhe atëherë edhe tani, as atëherë as tani. Kjo është e gjitha! Të tjerat, poezirat, ato me m’the e t’thash’ si “vetëm në errësirë shihen yjet”, etj., etj,. janë kot fare. Prit edhe pak sa t’bëhet Nat’ krejt, zi krejt. Futja gjumit! Brenda gjumit, nën dritën e vakët të qiririt të shpresës së errësirës të ëndrrës për dritë, dëgjo rilindasin e madh nga varri ç’gulçon; se drit’ e errësirës në varr do t’ju shpjerë.

  10. #10
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Xhuxh Xhumaku. shkrim interesant.....
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  11. #11
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Berisha me popullin: KESH përgjegjës.

    11/01/07

    Kryeministri Sali Berisha ia ka hedhur dje të gjitha përgjegjësitë e krizës së rëndë Korporatës Energjetike Shqiptare, duke larguar gjithçka nga vetja e tij. Kryeministri nuk ka ngurruar t‘ia tërheqë publikisht "veshin" e Korporatës Elektroenergjetike të vendit si shkaktare të kësaj krize. Dhe jo vetëm kaq, por ai ka hequr çdo përgjegjësi nga qeveria duke ia faturuar "faturën e gabimit" KESH-it. "Nuk e nxjerr jashtë përgjegjësisë së saj KESH-in në këtë krizë, jo nga fakti se nuk ka parashikuar thatësirën, por sepse nuk ka përmbushur misionin e saj dhe atë çka qeveria ka premtuar për vitin 2007, energji elektrike 24 orë", tha ai. Kreu i qeverisë bëri me dije se KESH-i u tregua i paaftë për t‘u shkëputur nga praktika e errësirës. Qeveria ka pranuar publikisht edhe krizën që ka pushtuar vendin. Kryeministri u shpreh se Shqipëria nuk ka prodhim të mjaftueshëm energjie. Për këtë qëllim, ky i fundit i vuri si detyrim Korporatës Elektroenergjetike të importojë energji, në mënyrë që të parandalohen mungesat e saj. Qeveria ka vendosur të shtojë dyfish importin e energjisë në periudhën janar-mars. Kriza e errësirës, e cila prej kohësh ka pushtuar vendin dhe kufizimet e shpeshta të ditëve të fundit e ka detyruar Kryeministrin Sali Berisha të miratojë sot importin dyfish të energjisë për 3-mujorin e parë të këtij viti, ndërkohë që nesër nis importi i saj. Berisha, në adresë të gjithë qytetarëve shqiptarë, ka treguar edhe shkaqet kryesore se përse kjo krizë ishte e pashmangshme. "Tre kontraktorë na anuluan kontratat e firmosura muaj më parë", tha Berisha, duke bërë fajtor përveç thatësirës edhe KESH-in. "Tre kontraktorë, në mënyrën më të papritur, anuluan lëvrimin e energjisë së kontraktuar sipas kontratave të firmosura muaj më parë. Një kontratë ishte 100 megavat, e barabartë me kapacitetin e TEC-it që do të ndërtohet në Vlorë", tha ai, duke shtuar se edhe dy kontratat e tjera kishin një detyrim prej 100 megavat. Kjo ndërprerje, sipas Berishës, u bë për shkak se kompanitë pranuan të paguajnë penalitetet, të cilat janë shumë herë më të ulëta në çdo kontratë të parashikuar, sesa çmimi i energjisë që u dy-trefishua. "Në rast se depozitat tona ujore do të ruheshin më së shumti për situatë emergjence, edhe pse ekspertët e energjisë nuk bien dakord, sepse impiantet që prodhojnë mbi 5 miliardë kilovat orë energji në vit nuk mund të shpallen si elemente emergjence, por një pjesë e madhe e kësaj rezerve mund dhe duhet t‘i kalojë emergjencës", tha kreu i qeverisë. Duke u tërhequr "veshin" përgjegjësve për këtë krizë, Berisha theksoi se drejtuesit e entit duhet të kishin një opsion B në rast se vendin do ta kapte thatësira. Kryeministri ka urdhëruar se për tremujorin në vazhdim duhet të ketë tenderime shtesë. "Moti mund të na imponojë të paguajmë penalitete për mosimport në rast se prodhimi ynë i mbulon dhe i tejkalon nevojat, por edhe kjo duhet parë", tha ai, duke shtuar se nuk duhet të kemi asnjë impresion nga kritikat e pabazuara. "Kur ne importonim në pranverë kolagjerët e territ frynë borizanët se po importonim kur digat ishin plot. Duhet të mësohemi të importojmë edhe kur digat janë plot, sepse ato duhet të racionohen në funksion të dimrit, të konsumit maksimal, si dhe të parashikohet edhe thatësira", tha ai. Duke bërë një rezyme, Kryeministri sqaroi se nga vitet ‘80 ndërprerjet kanë qenë të vazhdueshme. "Ne duhet të dalim nga kjo situatë. Zotimi ynë ka qenë se brenda vitit 2007 nuk do të ketë më ndërprerje të energjisë elektrike", tha ai.

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  12. #12
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Dështimi me energjinë, qeveria shkeli ligjin dhe zbrazi Fierzën.

    11/01/07

    Kriza e rëndë energjetike, përveçse është një dështim i programit të qeverisë "Berisha", është edhe një shkelje flagrante e ligjit, për planin e gjashtë të masave për sektorin e energjisë. Me një vendim të qeverisë të datës 13 janar të vitit 2006, Kryeministri Berisha me firmën e tij miratoi ligjërisht planin e gjashtë të masave për sektorin e energjisë elektrike për vitet 2006-2008. Në të ishte parashikuar që gjatë vitit 2006 furnizimi me energji elektrike për konsumatorët të ishte rreth 6,7 miliardë kilovat/orë në vit. Nga prodhimi vendas, sipas vendimit të qeverisë do të siguroheshin rreth 4 miliardë kilovat/orë, por të dhënat tregojnë se viti që kaloi u prodhuan rreth 5,5 miliardë kilovat/orë, rreth 1,5 miliardë më shumë sesa ishte detyrimi ligjor. Përveç kësaj, në programin e masave ishte parashikuar që importi gjatë vitit të kaluar të ishte në total rreth 1,95 miliardë kilovat/orë, por në fakt janë importuar vetëm 750 milionë ose 1,2 miliardë kilovat/orë më pak se ishte parashikuar në vendimin e qeverisë. Rritja e prodhimit vendas mbi parashikimet dhe ulja e importit, solli, sipas specialistëve, rënien të rezervës hidrike në hidrocentrale. Burime konfidenciale për "Top Channel" thonë se, nëse qeveria dhe KESH-i do të kishin ndjekur këtë program të qeverisë, niveli në Fierzë, megjithëse pati thatësirë do të ishte rreth 275 metra dhe jo 253 metra saç është sot, vetëm 9 metra larg pikës kritike. Sipas ekspertëve, kjo sasi do të ishte e mjaftueshme për të pasur furnizim normal dhe kufizimet do të ishin fare të pandjeshme. Nga ana tjetër, në programin e gjashtë të masave ishte parashikuar që humbjet në rrjet të ishin 33,6 për qind, por sipas të dhënave humbjet faktike kanë qenë 47%, pra 13,4 për qind më shumë çka konvertohen në rreth 720 milionë kilovat/orë shtesë më pak për furnizim. Kjo sasi e humbur në rrjet do të ishte e mjaftueshme për të pasur gjithë janarin e këtij viti furnizime pa ndërprerje 24 orë në ditë. Shifrat e humbjeve lidhen drejtpërsëdrejti me keqmenaxhimin teknik të Korporatës Elektroenergjetike. Rasti i mosrespektimit të kuotave të prodhimit vendas dhe importit, është një shkelje ligjore e rëndë, pasi cenoi 3 milionë konsumatorë shqiptarë, një shkelje, e cila në mos është kryer nga qeveria, së paku ka ndodhur për shkak të mungesës së kontrollit të saj. Edhe pse ka hyrë në vitin e dytë të mandatit, ekzekutivi i koalicionit të djathtë ka dështuar në të gjitha pikat e programit, ku parashikoheshin hapat e zhvillimit në sektorin e energjisë. I shpallur si mandati i "luftës kundër errësirës", në mbyllje të vitit të dytë të qeverisjes, mazhoranca jo vetëm që nuk ka mundur të reduktojë orët e kufizimeve, por i ka shtuar ato në krahasim me një vit më parë. Premtimet e pambajtura janë të shumta, dhe sipas të gjitha gjasave do të klasifikohen në dështimet flagrante të kabinetit "Berisha". Në programin e qeverisë thuhet se "energjia nuk do t‘i mungoje asnjë familjeje dhe asnjë biznesi kudo qofshin ato dhe pa diskriminim. Do të synohet që brenda vitit 2007 të garantohet furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike". Ky premtim ka rënë automatikisht poshtë që në ditën e parë të vitit 2007, ku kufizimet e energjisë kanë qenë të pranishme në të gjithë vendin dhe sipas të gjitha gjasave 2007-a do të shënojë krizën më të rëndë energjetike, pas elektrifikimit të vendit.

    Gazeta Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 11-01-2007 më 15:19
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  13. #13
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kriza, i infektuar është gjithë sektori energjetik.

    11/01/07

    Situata e energjisë elektrike që po kalon vendi është një nga pasojat e krizës së përgjithshme energjetike, që ka kapur Shqipërinë mbas viteve ‘90. Eksperti i njohur i çështjeve të energjisë dhe njëkohësisht një nga hartuesit e programit energjetik të Shqipërisë, të hartuar në vitin 1963 nga specialistë rusë dhe shqiptarë, Jani Miho, ka shpjeguar për gazetën "Shqip", të gjitha arsyet pse vendi përjeton në mënyrë të përsëritur, krizë të përvitshme energjetike. Ai nuk ka veçuar energjinë elektrike nga burimet e tjera të energjisë, duke theksuar se tregu i energjisë elektrike, ai i naftës, i gazit apo i burimeve minerare, janë njësoj të infektuara nga raporti i pabarabartë mes ofertës dhe kërkesës dhe ritmeve të rritjes ekonomike. Sipas Mihos, ky raport filloi të krijohej në tregun shqiptar të energjisë, qysh në vitet e para të tranzicionit politiko-ekonomik, si pasojë e mungesës së një strategjie të qartë dhe një programi special për zhvillimin e sektorit të energjisë. Përdorimi i energjisë elektrike u pa në ato vite nga shqiptarët si rruga më e shkurtër, për kryerjen e shumë shërbimeve si ngrohja, gatimi e shumë të tjera. Kjo bëri që kërkesa për energji elektrike të rritet çdo vit me 10-12 për qind, ndërkohë që nga ana tjetër, prodhimi i energjisë elektrike të binte ndjeshëm nga viti në vit, për shkak të moszbatimit të programit energjetik të Shqipërisë të hartuar në vitin ‘63 me ndihmën e ekspertëve rusë, sipas të cilit rritja në sektorin e energjisë duhet të ishte 8 për qind më e lartë se rritja ekonomike. Pas viteve ‘90 këto dy tregues shkuan në kah të kundërt, ku rritja ekonomike ishte disa herë më e lartë se gjendja statike e sektorit të energjisë, gjë që shkencërisht do të thoshte se Shqipëria ishte futur në një krizë të frikshme të gjithë sektorit të saj energjetik. Ndërkohë, i njëjti fenomen ndodhi edhe me prodhimin naftës, i cili nga 1 milion tonë që prodhohej në vit, sot ka shkuar në 400 mijë tonë, duke favorizuar dukshëm importin. Për burimet minerare ndodhi po e njëjta katastrofë, duke çuar në vitin 2006 në zbatimin e programit që, sipas Ministrisë së Ekonomisë, u quajt "konservimi i minierave" që do të thotë, mbyllje e tyre. Asnjë nga qeveritë e mbas viteve ‘90 nuk planifikoi kontrollin e konsumit të energjisë elektrike, duke mos hedhur në treg edhe lëndë të tjera, si gazi apo nafta për kaldaja ngrohëse, në mënyrë që të reduktohej përdorimi i energjisë elektrike dhe të shfrytëzoheshin burime të tjera me kosto më të ulët. Konsumi i energjisë elektrike kapi majat, duke arritur në vitet 2005-2006 në 21-22 milionë kW/h në ditë. Kjo sasi nuk mund të mbulohet kurrsesi nga prodhimi vendas, i cili duke llogaritur humbjet në rrjetin e shpërndarjes, që llogariten 40 për qind, katandiset në 8 milionë kW/h në ditë dhe për të mbushur këtë boshllëk duhet importuar energji edhe dy herë sa ajo që ne prodhojmë. Këtë e ka për detyrë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila është akoma një kompani e centralizuar, bilanci financiar i së cilës është më se negativ, jo vetëm për shkak të prodhimit të ulët të energjisë në raport me konsumin, por për shkak të paaftësisë për të arkëtuar të ardhurat që vijnë nga shitja e energjisë te konsumatorët. KESH-i nuk është në treg, ai nuk zotëron teknologji, ai nuk ka para dhe si i tillë është institucioni i parë shtetëror nga i cili fillon kriza e energjisë elektrike. E njëjta situatë është edhe në gjithë pjesën tjetër të sektorit të energjisë, duke filluar që nga nafta, gazi apo burimet minerare, të cilat janë tërësisht larg bilanceve që duhet të kishin në raport me strategjinë kombëtare të energjisë. Kjo ka detyruar qeverinë që të bëjë herë pas here serume KESH-it, duke e subvencionuar financiarisht për blerjen e energjisë nga importi, me qëllim zgjidhjen e përkohshme të mungesës së energjisë elektrike në periudha të ndryshme të vitit. Një kompani që humbet 40 për qind të prodhimit të saj, nuk mund të kapërcejë asnjëherë ngërçin krizë.

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  14. #14
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ruli kthehet duarbosh nga Greqia, për momentin nuk ka energji!

    Pa rezultat takimi me ministrin grek. Athina premton import për llogari të Shqipërisë

    11/01/07

    Premtimi i ministrit të Energjetikës, Genc Ruli, për zbutjen e orareve të kufizimeve në fundjavë vihet seriozisht në pikëpyetje, pas vizitës më të fundit që ai zhvilloi në Athinë me homologun e tij grek, Dimitris Siufas. Shanset për të shtuar sasinë e importit të energjisë aq sa të zbutet ndjeshëm kriza energjetike janë pothuajse minimale. Kjo për shkak se përgjigja e ministrit grek, Dimitris Siufas, ishte jo dhe aq optimiste. Sipas agjencive greke të lajmeve, Siufas i ka shpjeguar Rulit se Greqia nuk ka rezerva energjetike për të eksportuar në këtë moment dhe ajo që mund të japë për Shqipërinë është minimale, ndërkohë që pala greke është angazhuar të ndërmjetësojë për importin e energjisë nga vendet e tjera. Kjo ka bërë që me palën greke të mos nënshkruhet asnjë kontratë për importin e energjisë drejt Shqipërisë, por u la që me ndërmjetësimin e Greqisë, Shqipëria të mund të importojë rreth 100 MW/h ose përafërsisht 2,5 milionë kW/h energji në ditë. Nëse do të sigurohet një sasi e tillë, atëherë kriza mund të zbutet vetëm me heqjen e 1 orë kufizimeve në qytetet kryesore. Ministri grek i Zhvillimit, Dimitris Siufas, ka diskutuar në takimin e veçantë me homologun e tij shqiptar, Genc Ruli, mundësitë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e energjetikës dhe veçanërisht nevojën që ka vendi ynë për import të energjisë elektrike, nëpërmjet linjave greke të transitimit të energjisë. Ministri grek deklaroi menjëherë mbas takimit, se bisedimet u përqendruan në mbështetjen që i duhet dhënë Shqipërisë në furnizimin me energji elektrike, pas shpalosjes së panoramës mjaft problematike, që Ruli i paraqiti homologut të tij, lidhur me situatën energjetike në Shqipëri. Sipas ministrit grek të Zhvillimit, në të gjithë rajonin janë reduktuar mjaft burimet hidrike të prodhimit të energjisë për shkak të motit të thatë, gjë që ka ndikuar direkt në furnizimin me energji elektrike. Fillimisht do të shikohen mundësi për të shtuar sasinë e energjisë, që do të importohet nga Shqipëria, në kuadër të marrëveshjes energjetike, që u nënshkrua mes dy vendeve para pak kohësh në Athinë, në prezencë edhe të Kryeministrit grek Kostas Karamanlis dhe kreut të qeverisë shqiptare, Sali Berisha. Pas takimit, Ruli falënderoi palën greke për mbështetjen që tregoi ndaj problemit të parashtruar, duke theksuar se "Aktualisht, Shqipëria ka vetëm ujin si burim për prodhimin e energjisë. Duam të falënderojmë qeverinë greke për ndihmën që po na jep me dhënien e energjisë që na duhet në këto momente të vështira. Përveç kësaj, i jemi mirënjohës shtetit grek për përpjekjet që do të bëjë, për të siguruar energji nga importi, të cilën do ta vejë në dispozicion të Shqipërisë".

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  15. #15
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    U desh të vdiste im bir që KESH-i të sillte drita

    "U desh që të vdiste im -bir që Koorporata Energjitike Shqiptare të sillte drita", - kështu shprehet për gazetën Zenel Elezi, babai i foshnjes që u nda nga jeta pak ditë më parë për shkak të mungesës së ngrohjes në një nga fshatrat e Porgadecit. Ai tregon gjithë historinë sesi iu fik drita e syve të djalit të tij në duar dhe sesi deshi ta çonte trupin e Marinelit përpara parlamentit. Zenel Elezi tregon për gazetën fatkeqësinë që i ka ndodhur katër ditë më parë, ku sipas tij, shkaktar kryesor është mungesa e energjisë.

    Si ndodhi që djali juaj Marineli të ndahej nga jeta?

    Ishim të gjithë në shtëpi dhe Marineli po flinte. Qante herë pas here, por ne nuk e kuptuam se ishte shumë i sëmurë pasi nuk kishim as drita për ta parë. Në mëngjes herët djali ishte përkeqësuar së tepërmi dhe ne menjëherë rendëm në drejtim të spitalit të qytetit dhe aty e vizitoi mjeku pediatër, Xhemil Zgjani. Ai nuk jepte e as merrte, sepse fëmija kishte ngrirë. Doktori na tha se ai ka vdekur. E morëm fëmijën tonë dhe s'kishim para që të bënim ceremoninë e varrimit. Mora lekë borxh që varrosa foshnjën time.

    Çfarë keni ndjerë në ato momente?

    Para se ta varrosja, desha ta marr foshnjën dhe t'ua çoja në parlament politikanëve tanë, të cilët zihen për mustaqet e misrit, ndërsa ne vuajmë pa masë dhe jetojmë këto drama: pa drita, pa ujë, në kushte mizerabël. Nuk më la gruaja se do ta çoja në Tiranë Marinelin e vdekur dhe ta vendosja si shtatore para atij parlamenti.

    Keni patur drita gjatë dy ditëve?

    Pas fatkeqësisë që më ndodhi mua, dje kishin ardhur dhe kishin lidhur dritat. Kjo është vërtet qesharake. U desh që të vdiste djali im që ne të na lidhej energjia elektrike

    Kryetari i shoqatës: Shteti të marrë masa, romët, si të tjerët

    Pas vdekjes së foshnjes 2-muajshe, ka reaguar edhe kryetari i shoqatës së Romëve për Integrim, Dylber Muhaxhiri, i cili ka kërkuar që shteti të marrë masa për rreth 70 familjet që ndodhen të strehuara në kapanonin e madh të ushtrisë. "Romët janë si gjithë të tjerët, prandaj shteti duhet të na ndihmojë", - deklaron Muhaxhiri. Ai pohon se brenda dy vjetëve, kanë ndodhur tre vdekje, dhe të treja gjatë periudhës së dimrit. Pikërisht një vit më parë vdiq tek ky kapanon ushtarësh djali 4-vjeçar i Artur Piperit, i cili u gjet i ngrirë kallkan prej të ftohtit dhe pas pak muajsh, po kësaj familjeje, i vdes kryefamiljarja 50-vjeçare Feruzja nga sëmundja e pneumonisë. Kreu i shoqatës thotë se mbi 70 fëmijë analfabetë lypin rrugëve të qytetit të Pogradecit, pasi është e pamundur për shkak të largësisë që të ndjekin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. "Na është premtuar shumë, por nuk është bërë asgjë, romët janë njerëz si gjithë të tjerët dhe shteti duhet të kujdeset", - përfundon Dylber Muhaxhiri.

    Vendi i fatkeqëve, ku dimrat hanë njerëz

    Nga qyteti i Pogradecit të duhet të ecësh rreth 20 minuta me makinë dhe gjysmë orë në këmbë nëpër një monopat mali midis një gryke lumi dhe honit të malit. Aty shtrihet një kapanon i madh ushtrie ku prej dy vjetësh, në kushte mizerabël jetojnë 70 familje rome. Dikur ata jetonin në lagjen Goricë tek hotel "Mokra", por pas daljes së pronarit, ata janë larguar me një vendim nga bashkia e qytetit të Pogradecit dhe janë vendosur në këtë repart ushtarak me kapanone të mëdha, pa dyer e dritare, pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa banja. Në këto kushte e kanë patur një kosto jo të vogël kanë vdekur në kohën e këtyre dy dimrave dy foshnja dhe një grua 50-vjeçare; që të tre nga të ftohtit.

  16. #16
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga BBC Shqip

    Ruli siguron import energjie në Athinë

    Ministri shqiptar i Energjisë Genc Ruli ka siguruar gjatë një vizite në Athinë mbështetjen greke për importet me energji ndërsa kriza po thellohet.

    Greqia ka premtuar që t'i japë Shqipërisë një pjesë të tepricave të veta me energji elektrike si dhe të lejojë tranzitimin nëpërmjet sistemit të vet të energjisë që mund të importohet nga vende të tjera.

    Këtë ia ka konfirmuar zotit Ruli ministri grek i Zhvllimit, Dimitris Sjufas, gjatë një takimi rrufe.

    Korrespondenti i BBC-së në Athinë thotë se pala greke është angazhuar që ta vërë në jetë sa më shpejt marrëveshjen e arritur.

    Orët e ndërprerjes së energjise elektrike në Shqipëri janë shtuar. Tirana privohet nga energjia me të paktën 5 orë në ditë, ndërsa në zona më të thella kufizimet janë thuajse jashtë kontrollit.

    Ministri Ruli pranoi publikisht të martën përgjegjësi morale dhe politike për krizën. Kufizimet, siç e pranoi zoti Ruli, po bëhen më të ndjeshme.

    Autoritetet e kanë bërë të qartë se e vetmja shpresë për të siguruar energji mbetet importi, i cili gjithësesi do të jetë i kufizuar, sepse Shqipëria, sipas ekspertëve, për arsye teknike nuk mund të importojë më shumë se gjysmën e nevojave të përditshme për energji.

    Megjithëse burimet zyrtare thonë se Shqipëria po shpenzon rreth 1 milion euro në ditë për blerjen e energjisë nga jashtë, kriza mbetet e rëndë.

    Kriza ka goditur edhe biznesin industrial në vend. Njoftimet nga Elbasani flasin se fabrika e prodhimit të çelikut atje është detyruar të ndërpresë prodhimin duke rrezikuar humbjen e vendeve të punës për rreth 850 punetorë.

  17. #17
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Greqia jep "ok" për eksportin e energjisë

    Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka siguruar gjatë një vizite sot në Athinë, mbështetjen greke për importet me energji. Greqia ka premtuar që t'i japë Shqipërisë një pjesë të tepricave të veta me energji elektrike, atë që prodhohet në vend, edhe të importuar, si dhe të lejojë tranzitimin nga sistemi i vet, të energjisë që mund të importohet nga vende të tjera.

    Ministri Ruli, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Andi Beli, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim paradite në Athinë, me homologun e vet grek, ministrin e Zhvillimit, Dimitris Siufas, i cili pas arritjes së marrëveshjes u shpreh për mediat, se: "Vendi ynë i mbështeti me eksport nevojat e Shqipërisë e të popullit mik shqiptar dhe sot kërkuam së bashku, mënyra për ta rritur edhe më shumë eksportimin e energjisë ndaj Shqipërisë. Kjo,- shtoi ministri grek- bëhet edhe në kuadër të marrëveshjes dypalëshe për energjinë, që u nënshkrua në shtator nga kryeministrat Karamanlis e Berisha".

    Sipas ministrit grek, "mbyllja e centraleve 3 dhe 4 të Koslloduit në Bullgari, dhe moti i thatë i kësaj periudhe, kanë krijuar problem në të gjithë rajonin dhe kjo është një çështje që do të na preokupojë edhe në të ardhmen".

    Nga ana e vet, ministri Ruli ka theksuar, se "situata është e vështirë në të gjithë Ballkanin, edhe në Greqi, por gjendja më e vështirë është në Shqipëri, për arsye se Shqipëria, gjithë energjinë e prodhon nëpërmjet ujit". Më tej, ai ka falënderuar palën greke "për mirëkuptimin që tregoi për problemet e vështira që ne kemi sa i përket furnizimit me energji elektrike, duke krijuar mundësinë që çdo kapacitet ekstra, qoftë nga prodhimi vendas, qoftë nga importet, të mund të transmetohet drejt Shqipërisë. Kjo është diçka që është vështirë të realizohet sot, mes vendeve të Ballkanit, kur të gjitha janë në një nevojë të madhe për energji, por kjo padyshim realizohet në sajë të një miqësie tashmë të konsoliduar dhe marrëdhënieve nga më të mirat që ekzistojnë midis dy qeverive tona, dhe personalisht midis meje e zotit Siufas, të cilin e falënderoj", përfundoi ministri Ruli, i cili është kthyer në vend pas mbarimit të kësaj vizite.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Tek greket u varem prape...
    Kur kam pa gjendjen e spitaleve ,kam besuar se ai vend nuk behet as per 50 vjet te tjera.
    Tregonte Topchanel qe ne Gramsh nuk kishin spitalet drita fare dhe u gjend nje qe kishte lokal dhe i lidhte ndonjehere me gjeneratorin e tij....
    Ku tu thuash atyre ne Gramsh qe jetojme ne 2007???
    Ba ..s do ta besojne..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  19. #19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nje TEC mund te ndertohet ne nje kohe minimale prej 14 muajsh, pse qeverite e njepasnjeshme shqiptare nuk e ndertuan nje por gjithmone fajesojne Zotin se nuk po bjen shi? Shqiperia nuk ka krize energjitike por krize mendore se ne drejtohemi nga injorante qe nuk e rruajne hic per vendin

  20. #20
    Po thot Edvini83 (mos qofte edvin me i vjeter ne moshe):
    Shqiperia nuk ka krize energjitike por krize mendore se ne drejtohemi nga injorante qe nuk e rruajne hic per vendin
    Ata nuk jane injoranta, por jane shkerdhatare qe nuk e rruajne fare per vendin e popullin.

    Shkerdhataristi nano do presidencen, dhe gjeti rastin oportun qe shkerdhataristi saledin do ta pranonte po ta ndihmonte shkerdhatarisht per te mbajtur karrigen e qelbur shkerdhatarisht prej tij paaftesisht.

    Aktualisht eshte kriza e shkerdhatarizmit ajo qe dominon.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •