Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 128
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    S.a.b.r.i.u.

    Citim Postuar më parë nga Sabriu
    Ha ha ha .....nga Shqipëria del tek Vatikani

    NE SHQIPETARET NUK KEMI PUNE ME RAMALLAHUN APO...!!!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Në 24 orët e fundit, përmirësohet ndjeshëm situata hidrike në hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin


    Stojku: U rritën nivelet e baseneve të hidrocentraleve


    Drejtori i Drejtorisë së Prodhimit në KESH, Muharrem Stojku, në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se, situata hidrike në hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin, përgjatë 24 orëve të fundit paraqitet shumë e përmirësuar. "Vetëm nga dita e djeshme është krijuar një rritje e nivelit prej 2.2 metra dhe prurjet kanë qenë 700 metra kub në sekondë, ku është krijuar një stabilitet në prurje. Ndërkaq, niveli i liqenit të Fierzës do të vazhdojë të rritet. Konsumi i energjisë elektrike ka arritur në 17.8 milion kwh/ditë. Importi i energjisë elektrike ka arritur në 10.3 milion kwh/ditë, ndërsa prodhimi vendas i energjisë elektrike 7.5 milion kwh/ditë", tha Stojku. Sipas Stojkut, ndikim pozitiv kanë dhënë rreshjet e rëna ditët e fundit, të cilat kanë rritur ndjeshëm nivelet e baseneve të hidrocentraleve. "Konkretisht në hidrocentralin e Fierzës niveli i ujit ka arritur në 254 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet janë 700 metra kub/sek.

    Prej ditës së djeshme, niveli i ujit në këtë hidrocentral ka pësuar një rritje prej 2.35 metrash, ndërkohë që parashikohet një rritje edhe me një metër gjatë ditës së sotme. Në hidrocentralin e Komanit, niveli i ujit ka arritur në 170.2 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë 150 m3/sek. Në HEC-in e Vaut të Dejës niveli i ujit u rregjistrua në 74 metra mbi nivelin e detit. Që prej ditës së djeshme, niveli i hidrocentralit të Ulzës u rrit 2 metra", u shpreh drejtori i prodhimit Stojku. Sipas Stojkut, nivelet në Koman dhe në Vaun e Dejës konsiderohen mjaft normale për këtë periudhë, ndërsa parashikohet që brenda 3-4 ditëve të ardhshme niveli i Fierzës të arrijë në 256 metra mbi nivelin e detit.

    Drejtori i Drejtorisë së Prodhimit në KESH, Muharrem Stojku, ndër të tjera deklaroi se, KESH ka lidhur kontratën me kompaninë italiane, "Maier Inginiering", gjë kjo e cila do të sjellë që së shpejti të nisë ndërtimi i TEC-it të Vlorës, një punë kjo që do të zgjasë për 2 vite. Ndërkaq, inxhinieri italin i projektit Franzi, në një takim të zhvilluar disa ditë më parë me kreun e KESH-it, tha se pavarësisht se puna zgjat 2 vjet, ekziston mundësia që termocentrali të hedhë në rrjet energji që pas vitit të parë të punimeve.






    KESH paralajmëron me kallëzime penale punonjësit që abuzojnë me energjinë dhe konsumatorët


    Shkëmbi: Dy javë kohë për faturistët


    Abuzimi me faturat e energjisë elektrike ka qenë gjithmonë një pikë përplasje mes KESH-it dhe konsumatorëve. Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes për Tiranën, Ilirian Shkëmbi, me tone të ashpra në një takim të kryer me faturistët e zonës, ka deklaruar se nuk do të ketë më asnjë tolerancë për abuzimet. Ndërkaq, drejtori Shkëmbi, ka theksuar se për çdo faturist ka 2 javë kohë që të vlerësohet puna e tij, ku në rast konstatime shkelje do të kryen kallëzime penale. "Ju jeni ngërçi i kësaj ndërmarrje, ku e gjithë ndërmarrje varet prej jush. Çdo e mirë apo e keqe përkthehet në kurrizin tonë. Tashmë, gjithësecili do të marrë vendin e vet, gjithsecili do të përgjigjet për veten e vet. Përgjegjësia është individuale dhe penalizimi do të jetë individual. Për këtë ju garantoj, ku gjithsecili për atë që ka bërë do të penalizohet, për abuzimin dhe vjedhjen. Viti 2007 do të jetë krejt i ri, ku nuk do të toleroj dhe nuk do të fal askënd", u shpreh Shkëmbi.

    Por, krahas këtyre masave, për një faturim sa më korrekt të energjisë elektrike, vazhdon instalimin e matësave në të gjithë kryeqytetin. "Investimet e KESH-it për instalimin e matësave, ku më konkretisht puna është përqendruar gjatë 2 muajve të fundit, të vitit 2006 u vendosën rreth 10 mijë matësa të rinj, si dhe 52 bokse kolektivë, nga të cilat deri më tani janë marrë në dorëzim 7000 matësa. Brenda muajit janar, është në ambicien tonë të mbyllet dhe të merret në dorëzim e gjithë pjesa e matjes, e vendosur deri tani", u shpreh Shkëmbi.






    RD

  3. #43
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes për Tiranën, Ilirian Shkëmbi, me tone të ashpra në një takim të kryer me faturistët e zonës, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë tolerancë për abuzimet.
    Mos valle do te thote kjo, qe deri tani jane toleruar abuzimet e faturisteve dhe tani e tutje nuk do te tolerohen me?
    Po qe se eshte keshtu, atehere nuk duhet toleruar me Drejtori i Divizionit te Shperndarjes per Tiranen. Sepse dy jane arsyet e tolerances se tij:
    1- ose eshte i paafte te ushtroje kontroll mbi vartesit e tij,
    2- ose duke toleruar vartesit e tij perfiton vete dicka.

    Per te dyja rastet nuk ka justifikim dhe duhet nxjerre ne rruge.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #44
    po sikur ta zere kuçedra ate burimin, apo te kete thare gjermeni ate kruan ... qysh do tia bejme per drita?
    Sa te liq e te felliqur ata sllavo-serbet! Kur ishte nevoja, saliu u hapi rruge karburanteve e municioneve qe te rridhnin lume nga Shqiperia per qellime luftarake, vrasese, mizore, genocid ne Bosnje e Kosove ...

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Tirana e Durrësi, tashmë 2-3 orë kufizime
    ERALD KAPRI
    27 Janar Prurjet përmirësojnë situatën në hidrocentrale, Fierza po rrit nivelin

    KESH pranon zyrtarisht rishikimin e orareve të kufizimeve, shkurti me më shumë drita

    Tirana dhe Durrësi, duket se ia kanë hedhur problemit të energjisë dhe pritet e njëjta situatë për të gjithë vendin. Drejtori i Prodhimit në KESH, Muharrem Stojku deklaroi dje se me rritjen e prurjeve në hidrocentrale, do të bëjë që të ulen kufizimet që në ditët e para të shkurtit. Përmirësimi i situatës hidrike do të bëjë që Tirana dhe Durrësi do të kenë energji të barabartë me dy ditët e fundit, ku kufizimet nuk kanë kaluar 3 orë. Sipas Stojkut, rritja e prurjeve po ndikon në rritjen e kapacitetit të Fierzës. “Në ditën e sotme kemi patur një rritje të nivelit në liqenin e Fierzës, rreth 2.3 metër nga dita e djeshme dhe për këtë moment që flasim tani, niveli në liqenin e Fierzës është 254.1 metër. Ka patur një rritje në ditën e djeshme rreth 7-8 cm në orë, ndërsa sot vazhdon me 4-5 cm në orë. Prurjet janë stabilizuar tek 350 metër kub në sekondë. Parashikojmë një rritje të mëtejshme edhe brenda këtij muaji, ku për 4-5 ditë, ne duhet të shkojmë sipas parashikimit të prodhimit që kemi në nivelin e 256 metra” - tha Stojku. I pyetur për kufizimet, drejtori i Prodhimit tha se që në dhjetëditëshin e parë të shkurtit, me siguri që do të bëhen grafikë të rinj të orareve të kufizimit me energji elektrike, duke sjellë përmirësime, pasi situata hidrike po përmirësohet. Rezervat hidrike po përmirësohen në mënyrë të dukshme dhe kështu që do të ketë përmirësime të kufizimit.

    Situata

    Tashmë mund të thuhet se ka nisur kthesa pozitive në situatën energjetike të vendit. Reshjet e rëna këto ditë kanë krijuar një situatë më të mirë në hidrocentrale, duke krijuar edhe mundësinë e rritjes së prodhimit të vendit. Në një njoftim të dalë nga korporata elektroenergjetike thuhet: “Situata hidrike në hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin gjatë 24 orëve të fundit paraqitet shumë e përmirësuar. Ndikim pozitiv kanë dhënë reshjet e rëna ditët e fundit, të cilat kanë rritur ndjeshëm nivelet e baseneve të hidrocentraleve”. Pikësëpari Fierza, që është pika kyçe e sistemit energjetik të vendit ka një përmirësim të ndjeshëm, ndërkohë që ekspertët e KESH-it parashikojnë që për 4 ditë, niveli i saj të rritet me 2 metra lartësi. Normale konsiderohet situata edhe në hidrocentralet e tjera të vendit. Sipas shifrave të KESH-it, Fierza aktualisht është në lartësinë 254 metrave dhe ka 350 metër kub prurje në sekondë. Sipas të dhënave zyrtare të KESH-it: “Prej ditës së djeshme ky hidrocentral ka pësuar një rritje prej 2.35 metrash, ndërkohë që parashikohet një rritje edhe më një metër gjatë ditës se sotme”. Në Koman ka 150 metër kub prurje në sekondë dhe lartësia e liqenit të hidrocentralit ka shkuar në 170.2 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që lartësia e Vaut të Dejës është 74 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë që prej ditës së djeshme, sipas të dhënave të korporatës niveli i hidrocentralit të Ulzës është rritur me 2 metra. Sipas specialistëve, niveli i Fierzës do të shkojë në 256 metra mbi nivelin e detit.

    Prodhimi

    Por ndërsa është rritur sasia e reshjeve dhe e ujit në digat e hidrocentraleve, prodhimi i vendit ka një rritje fare të lehtë. Kjo për faktin se Firza, por edhe hidrocentralet e tjera në momente të caktuara të ditës mbyllen, për të qëndruar kështu gjatë gjithë orëve të natës. Kjo është mundësuar falë niveleve të larta të importeve, që KESH-i ka mundur të garantojë në gjithë këto ditë. Sipas shifrave zyrtare, konsumi ditor në vend është në nivelin e 17.8 milion kilovatorëve në ditë dhe prej kësaj sasie, vetëm 7.5 milion kilovatorë në ditë i hidhen sistemit nga prodhimi i vendit. Sasia tjetër, 10.3 milion kilovatorë futet nga importi dhe i tillë pritet të jetë furnizimi deri në fund të muajit janar. Kjo do të thotë se reduktimi i kufizimeve ka pak shanse të ndodhë deri në fund të muajit pavarësisht reshjeve.

    Fierza e rehabilituar

    Nënshkruhet kontrata për TEC-in e Vlorës

    Drejtori i Prodhimit, Stojku bëri të ditur dje se tashmë u nënshkrua kontrata për TEC-in e Vlorës dhe pritet ndërtimi i tij. “Doja të theksoja se sapo mora lajmin që është nënshkruar kontrata për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, e cila ishte e paralajmëruar që do të nënshkruhej brenda muajit janar” - tha Stojku. Njëkohësisht, ai bëri të ditur se përfundoi rehabilitimi në hidrocentralin e Fierzës. Nesër fillon prova 72-orëshe dhe do të jemi në muajin e testit të komisionimit, duke bërë që Fierza të përfundojë rehabilitimin, me një investim rreth 28 milionë euro, me kredi të huaj dhe 4-5 milionë euro me koston lokale të KESH-it. Projekti i TEC-it të Vlorës ka një kapacitet gjenerimi prej 100 MË. Çmimi i projektit është 92 milion euro. Është një nga impiantet sot të disponueshëm me eficiencën më të lartë, në bazë të lëndës që digjet në mVh të prodhuar ekuivalent. Kostoja e prodhimit në KË varet nga ajo që do të jetë çmimi i tregut të lëndës djegëse, duke pasur parasysh që centrali do të punojë me gazoil. TEC-i do të jetë i përbërë nga një sistem krejtësisht i vetëmjaftueshëm. Do adoptohet afër detit, në mënyrë që anijet të sjellin lëndën djegëse dhe të ketë një sistem shkarkimi po nga anijet. Impianti është i konceptuar që të ketë autonomi, në mënyrë që të operojë dhe funksionojë me siguri dhe autonomi për një periudhë të caktuar kohe. Banka Botërore, BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve janë kreditorët e KESH-it, për ndërtimin e këtij projekti, i pari në prodhim që nga koha e socializmit .

    Të dhëna

    Hidrocentrali i Fierzës: Niveli 254 metër mbi nivelin e detit, 350 m3/sek prurjet

    Hidrocentrali i Komanit: Niveli 170.2 metër mbi nivelin e detit, 150 m3/sek prurjet

    Hidrocentrali Vau Dejës: Niveli 74 metër mbi nivelin e detit

    Konsumi 17.8 milionë kilovatorë

    Prodhimi 7.5 milionë kilovatorë

    Importi 10.3 milionë kilovatorë

  6. #46
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Gjthe veriu ne terr, Kesh me “duart lart”

    Data e Publikimit: 27/01/2007


    Peshkopi

    - Që kur veriu i vendit u elektrifikua nuk ka përjetuar një erresire të tillë. Qytete e fshatra janë zhytur në një terr të paparë dhe të padëgjuar në ndonjë vend tjetër të botës. Situata është vërtetë dramatike.
    Në kopshte, atje ku fëmijët e vegjel dërgohen për t’ju shërbyer përjetojnë errësirë, dhuratë të qeverisë aktuale. Në kopshte e njejta situatë.
    Femijët nuk kanë mundësi as të luajnë në mjediset e errëta të mjediseve të ftohta të lagështa.
    Në shkollat fillore, 9 vjeçare e të mesme nuk bëhet fjalë për ndriçim. Me problematike situata paraqitet në shkollat ku mësimi vijon me turne, paradite dhe pasdite. Në shkollën “31 Korriku” Burrel nxënësit e pasdites ose duhet të zhvillojnë orë mësimi me orar të reduktuar, ose ato duhet të kenë me vete qirinj. Vërtetë nxënësit e shkollave të mesme janë me të rritur e kanë më pak ftohtë. Por, të mos harrojme se ka lënde mësimi siç ështe informatike dhe lendë të tjera që kërkojnë rryme elektrike, të cilat nuk mund të zhvillohen në kushte normale.

    Burrel
    Shtohen kufizimet energjisë në rrethin e Matit, në fshatra e qytete.
    Dy-tre ditët e fundit në qytetin e Burrelit kufizimet janë shtuar një orë më shumë. Si për çudi energjia ikën në orën 08-09 dhe kthehet në orën 16.00, sikur të jetë orar zyrtar për të punësuarit. Veç këtij kufizimi 8 orësh, në darkë vijnë dhe 2 orë të tjera kufizime. Askush nuk njofton kur orët me errësirë shtohen.
    Do të ishte mirë që këtë gjë ta bënte nënstacioni i Komsisë dhe Suçit, përderisa Divizioni i KESH-it dhe Filiali Elektrik nuk kanë takat të thonë të vërtetën në lidhje me errësirën e stërzgjatur dhe mjaft shqetësuese.
    Nga bashkia e qytetit e deri në periferi kufizimet vijojnë, duke krijuar probleme të shumta për të gjithë konsumatoret, si për ato që e paguajnë rregullisht atë, ashtu dhe për atë që me urdhër të PD-së nuk e paguajnë energjinë e harxhuar.
    Gjendja me alarmante paraqëitet në zonat rurale, Macukull, Derjan, Xibër, komsi etj. ku errësira ka pushtuar me orë të stërzgjatura konsumatoret familjare, privatet, shkollat, qendrat shëndetësore dhe qendrat e komunave.

    Klos
    Bashkia e Klosit në rrethin e Matit ka aktualisht afro 14 mijë banore. Megjithëse ajo është shpallur nga Berisha në zgjedhjet e 26 majit 1996 bashki, banoret e saj përjetojnë kufizime sikur kjo njesi të ndodhej maje malit dhe jo pikërisht në luginë, në rrigën nacionale Tiranë-Peshkopi. Kandidati socialist për kryetar bashkie Flamur Bala u shprej se kufizimet në këtë qytet dhe fshatrat përreth janë mjaft të larta, 16-18 orë në ditë. Bala nënvizoi se ky ndësahkim i rëndë vijon prej muajsh. Kufizimet në zonën e Klosit kanë nisur që në muajt e verës, duke u thelluar nga muaji në muaj. Gjithçka në këtë bashki ka marrë fund. Askush nuk ka fuqi ekonomike ta përballojë situatën me gjeneratorë. Biznesi i vogël ka falimentuar falë kontributit të qeverisë.

    Bulqizë
    Në Bulqizë, deri afër qytetit të ftohtë kanë rënë rreshje dëborë. Kuptohet moti ka ftohur ndjeshëm. Gjithçka është tkurrur. Njerëzit qëndrojnë si të ngrirë. Nga mëngjesi në mbremje janë të detyruar ose të mbështillen me batanije ose të frekuentojnë lokalet e ftohta të qytetit, kur rrallë ndonjë prej tyre ka gjenerator dhe mund të të servirë një kafe a një çaj të ngrohte. nëse bashkia dhe institucionet e tjera e kanë ndalur punën dhe po merren me fushatë elektorale, KZQV kërkon të ketë furnizim normal me rrymë elektrike. Në të gjitha KZQV-të e Qarkut Dibër vijojnë kufizimet siç ndodh me konsumatoret e tjerë. Po me 18 shkurt si do të bëhet?

    A. Lala

  7. #47
    Sheklli, 27-01-2007

    Ujë me… shoshë!
    Nga Hill Mëhilli, inxhinier

    Në këto momente dritë-hije të mungesës së furnizimit me energji, të gjithë kemi të drejtë të flasim, të bëjmë vërejtje, të sugjerojmë, të falim apo dënojmë (me fjalë) të gjithë ata që i mendojmë si shkaktarë të vërtetë të kësaj krize energjetike.

    Fajtorët e djeshëm dhe të sotëm, paradoksalisht kanë pushtuar ekranet dhe mediat. Në fakt nuk kanë të drejtë aspak të na japin mend e shpjegime, pse erdhi dhe si do të dilet nga gjendja, sepse ka prej tyre që në fakt duhet të japin shpjegimet e tyre, jo në media po diku tjetër, në Prokurori.

    Dikush duhet të përgjigjet dhe të japë shpjegime, pse nuk është zbatuar Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr.647 datë 11.09.2003 , i përgatitur enkas për sektorin e Energjisë dhe të botuar në Fletoren Zyrtare nr.86, të vitit 2003. Po të ishte zbatuar vetëm gjysma e masave dhe detyrave të vëna aty, ne me siguri nuk do të kishim sot krizë energjetike.

    Një nga këto detyra ishte pajisja e të gjithë klientëve të KESH-it me matësa, deri në fund të vitit 2004. Duke mos bërë këtë dhe duke përdorur faturimet afrofe dhe të fryra, ndërprerjet masive, është shkelur gjithashtu edhe Kushtetuta e Republikës.

    Tek ky vendim i bazuar në Strategjinë Kombëtare të Energjisë gjenden të gjitha zgjidhjet, jo vetëm për dje, po edhe për sot e mot. Por ato gjenden aty, për ata që dinë të lexojnë, të dëgjojnë e të veprojnë. Për ata që kanë së paku veshë dhe sy, për ata që mendojnë për sot e për nesër, në mënyrë shkencore dhe jo vetëm për momentin. Eksperimentimi që u bë duke i dhënë energji pa ndërprerje Tiranës e Durrësit për pasdite, dështoi. Ai do të dështonte pa tjetër, ashtu si do të dështojnë të gjitha eksperimentet dhe premtimet e bëra, në kushtet kur energjia nuk matet ku dhe sa shkon. Aktualisht, drejtuesit e KESH-it dhe të Ministrisë përkatëse, i ngjajnë atij që kërkon të transportojë ujë me shoshë. Eksperimentet dhe përpjekjet janë se sa ujë duhet hedhur në shoshë, si duhet mbajtur shosha dhe sa veta do të angazhohen në mbajtjen e saj!

    Duke qenë kështu, ato që thuhen janë me të vërtetë të pabesueshme. Propagandohet ndërtimi i TEC-it të Vlorës si shpëtimtari i situatës, kur në fakt më shumë se tre TEC-e të tilla tashmë vidhen apo humbasin pa nam e nishan, në shoshën e rrjetit tonë kleptokratik të energjisë. Edhe TEC-i Vlorës është parashikuar në atë Vendimin e mësipërm, por, ai është parashikuar të ndërtohet pas vendosjes së matësave dhe pas rehabilitimit të TEC- it të Fierit, detyrë që është neglizhuar apo sabotuar. Pse?

    Dilet në konferencë shtypi me një llambë eficente në dorë dhe u thuhet shqiptarëve që të përdorin atë. Edhe kjo masë është aty, tek ai Plan Masash që duhej të zbatohej dy vite më parë dhe që nuk i është hapur drita jeshile edhe sot e kësaj dite.Paradoksalisht, dilet dhe propozohen çmime të ndryshme për natën e për ditën, për pikun etj. Kësaj i thonë të kërkosh thana në Shëndre! S'ka ende matësa të thjeshtë, kërkohen matësa me regjistrim kohor. Po t'i shtosh faturën disa milionëshe asaj, e kupton menjëherë që ky propozim është si ti veshë doreza floriri shoshit apo koshit, që të mbajë më mirë ujin.

    Gjithë bota sot, po vret mendjen si ta kursejë sa më shumë energjinë dhe të ruajnë ambientin; ne, jo vetëm që jemi kilometra pas, por më e keqja, jemi dhe disa kilometra anash dhe ecim në drejtim të kundërt. Naftën tonë e nxjerrim jashtë të papërpunuar, me një çmim qesharak dhe mendojmë si të ndërtojmë burime energjie nga nafta e përpunuar, që do e sjellim po nga jashtë.
    Kaq të qarta janë problemet energjetike për vendin tonë, sa me të vërtetë unë besoj që brenda vitin 2007, ne mund të ndahemi nga errësira. Por, për këtë gjë, së pari duhet të ndahemi nga mentaliteti i "menaxherëve" politikë, të kapim kohën e humbur duke zbatuar ato masa të neglizhuara, dhe sidomos matja e saktë e asaj që prodhohet dhe konsumohet, shfrytëzimi i gjithë burimeve natyrale të energjisë ende të pashfrytëzuara, si uji, dielli e ajri, dhe sidomos kontrolli i detajuar i gjithë zinxhirit: prodhim, transport, konsum. Për sa kohë do i qepemi njërës hallkë duke neglizhuar tjetrën, ne do vazhdojmë të jemi në errësirë dhe më kot do mundohemi, që në terrin mendor të gjejmë çelësin e vërtetë të ndriçimit. Pra, do vazhdojmë të transportojmë ujë me shoshë, me kosh apo me KESH!

  8. #48
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    "Deloitte & Touch", hedh në gjyq KESH-in

    Reagon Beli: Firma shkeli kushtet e kontratës



    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është nën akuzë për prishje të njëanshme të kontratës me kompaninë "Deloitte & Touche", e cila ishte përzgjedhur nga KESH-i për të bërë kontrollin e treguesve financiarë të korporatës për vitin 2005-2006. Burime pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës kanë bërë të ditur për "Shqip", se "Deloitte and Touch" i ka bërë gati të gjitha procedurat ligjore për paditjen e KESH-it për mosrespektim të kontratës dypalëshe. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Andi Beli, i cili deklaroi për "Shqip", se "me "Deloitte" është prishur bashkëpunimi, sepse ka shkelur obligimet kontraktuale. Kompania ka pasur një kontratë dyvjeçare me KESH-in dhe nuk e ka respektuar atë". Sipas Belit, prishja e kontratës me kompaninë audituese është bërë në dijeni të plotë të donatorëve dhe në veçanti të Bankës Botërore. Bilanci financiar i KESH-it është "thembra e Akilit", jo vetëm për proceset privatizuese të korporatës, por edhe për thithjen e financimeve të donatorëve të huaj, si Banka Botërore dhe BERZH-i. Bilanci financiar i vitit 2006 nuk është bërë akoma publik nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ndërkohë që, sipas Belit, pas prishjes së kontratës me "Deloitte", KESH-i nuk e ka bërë akoma tenderin për kompaninë që do të kontrollojë financat e korporatës në vitin 2007. Bilanci i vitit të shkuar mendohet të jetë shumë problematik, ndërkohë që situata nuk është më e mirë edhe në fillim të 2007-ës, si pasojë e krizës së rëndë energjetike që po kalon vendi. Kompania "Deloitte & Touche" nuk është e panjohur në Shqipëri. Ajo ka bërë procesin e vlerësimit të pasurive financiare të firmave piramidale, si dhe ka qenë në vitin 2003-2004 kompania audituese e llogarive të shoqërisë ARMO, e cila në atë kohë po përgatitej nga qeveria për t‘u privatizuar. "Deloitte" ka asistuar edhe në programe të Bankës Botërore të zbatuara në Shqipëri, pavarësisht se kreu i KESH-it deklaroi se kishte mbështetjen e plotë të BB-së për prishjen e kontratës me firmën në fjalë.

    "Deloitte & Touche"

    Kompania audituese "Deliotte & Touche" ofron shërbime profesionale auditimi, konsulencë ligjore dhe tatime, konsulencë të shërbimeve financiare dhe në menaxhim. "Deloitte" është një nga katër firmat më të mëdha në botë në fushën e konsulencës. Në Shqipëri, dega e saj është hapur në vitin 1996, menjëherë pas rënies së piramidave, për të cilat edhe u ngarkua të auditojë pasurinë, ndërsa në botë ajo ka operuar edhe vite më parë.
    "Deloitte & Touche" në Shqipëri është një nga 16 degët rajonale, me të cilat ajo operon në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Në vitin 1990 është instaluar dega e saj e parë në Evropë dhe ka filluar punën në disa shtete si Hungari, Poloni, Çekosllovaki, etj.

  9. #49
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Makthi i errësirës, ende nuk dihet fundi.

    Drejtori i KESH-it, Andi Beli, nuk merr përsipër premtimin e Berishës për drita 24 orë brenda 2007. "Menaxhojmë ujin, jo qiejt"

    Shpresat për një normalizim të situatës energjetike në vend janë të pakta, për të mos thënë zero. I pari që ka ngritur supet përpara kësaj pikëpyetjeje ka qenë vetë drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Andi Beli, i cili në një konferencë për shtyp dhënë paraditen e djeshme, nuk ka mundur të japë asnjë afat kohor se kur mund të dilet nga kolapsi energjetik që ka mbërthyer vendin që prej dy muajsh. I vetmi fakt që Beli e ka referuar me bindje të plotë, është se Korporata Elektroenergjetike ka vënë vath në vesh pasojat që la shfrytëzimi i rezervave të Fierzës gjatë vjeshtës së kaluar, veprim i cili duket se nuk do të përsëritet, pavarësisht urdhrave politikë të qeverisë apo Kryeministrit. Sipas tij, "do të ishte dritëshkurtësi dhe gabim që kjo rezervë 5 metra më tepër, pa kapur edhe 7 metra të tjerë që duhet të ketë niveli i sezonit, të konsumohej për një periudhë kaq të shkurtër". Kreu i KESH-it ka lënë të nënkuptohet se ajo që shqetëson tashmë korporatën është më tepër garantimi i energjisë për muajt e tjerë të vitit, sesa ulja e nivelit të kufizimeve. "Do të mendohet jo vetëm për tremujorin e parë të vitit, por për të gjithë vitin. Ajo që mund të them është që KESH po menaxhon atë që ka në dorë, pra rezervën ujore. Menaxhimin e qiejve nuk e kemi në dorë ne. Po menaxhojmë me fanatizëm dhe përparësi atë rezervë ujore që kemi dhe atë import që kemi dhe me këto dy elementë jam më se i bindur që kemi arritur sigurimin e një furnizimi në nivele që deri tani nuk kanë qenë të tillë edhe në vitet më të vështira. Ndryshimi i kufizimeve është padyshim i lidhur me nivelin e rezervës ujore", është shprehur Beli. Të dhënat sinoptiko-teknike, edhe pse në progresion pozitiv, nuk do të ndryshojnë asgjë në situatën e furnizimit me energji elektrike. Përveç kësaj, KESH i është rikthyer praktikës së vjetër të ish-paraardhësve, që nën sloganin "Paguaj që ta kesh", justifikonin një pjesë të mirë të kufizimeve. Por më shqetësues është fakti se KESH ka nevojë për para dhe këtë e ka lënë të nënkuptohet kreu i korporatës, Andi Beli, i cili për herë të parë ka deklaruar se ulje të kufizimeve do të kenë qytetet që kanë arkëtime të larta të pagesave të energjisë. Duke iu referuar grafikut të kufizimeve, ai u shpreh në konferencën e djeshme për shtyp se "përmirësime janë vënë re dhe do të vijojnë në Tiranë, Durrës dhe qytetet me nivel të lartë të arkëtimeve. Do të vijohet të operohet me oraret e deklaruara të ndërprerjeve, ndërkohë që në varësi të mundësive që krijon importi tendenca do të jetë drejt uljes së këtyre ndërprerjeve shpesh dhe të pa paralajmëruara". Situata sa vjen e rëndohet dhe fantazma e mungesës së dritave po bëhet çdo ditë e më shqetësuese jo vetëm për faktin se nuk po duken ditët e bardha, por për shkak të frikës së kriza mund të mbërthejë gjithë vitin 2007.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #50
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Shteti dhe errësira

    (Marre nga Shekulli)

    Më 31 janar në mbrëmje, nga ora 19 e 55 min deri në 20 00, në dy qytetet më të mëdha të Francës, në Paris e Marsejë, u shuan dritat në shenjë proteste dhe alarmi për ngrohjen globale të planetit. Një i ri parisian, i takuar rastësisht në "Shan's Elizé", pyetjes së gazetarit të "France 5" se ç'mendim kishte për ngjarjen, iu përgjigj: "Ide e mirë, për 5 minuta errësirë, por jo më shumë!". Kaq, 5 minuta black out tolerojnë francezët!

    Në Shqipëri, ndonëse shumë veta e kanë harruar, errësirë "shtetërore" kishte edhe para vitit 1990. Mirëpo atëherë nuk ndjehej shumë sepse ndriçonte Partia. Që atëherë u mësuam me tolerancë, e cila nisi me minuta, vijoi me gjysma orësh, me orë të plota e dora dorës durimi shqiptar vendosi rekorde botërore të qëndrimit në pritje të dritave shtetërore me kohëzgjatje deri në, mbi 12 orë në ditë, errësim të detyruar.

    Sigurisht që këtu përgjegjësinë kryesore, atë të madhen, e kanë qeveritë rozë e blu që zëvendësojnë njëra-tjetrën e që stafetën e errësirës ia lenë po njëra-tjetrës. Mirëpo një përgjegjësi të një shkalle më të vogël kemi edhe ne qytetarët e thjeshtë, me ose pa parti, që më shumë na shqetësojnë fatet individuale të ca politikanëve se jeta jonë që gjymtohet rëndë nga errësira shtetërore. Kjo ndodh, për disa arsye. Por njëra prej tyre, që ndofta ka lidhje me natyrën e shqiptarit e që nuk evidentohet gjithmonë, është edhe stili jo perspektiv i punës ose filozofia tejet reaksionare "më mirë një vezë sot se një pulë mot". Ne shqetësohemi për çastin e pak mendojmë për të ardhmen. "E bën Zoti mirë!",- thonë ca babaxhanë besimtarë. Duke qenë se krizat energjetike te ne ndodhin kryesisht në dimër, sapo vjen pranvera, ajo harrohet, bie presioni i masës së njerëzve ndaj organeve shtetërore dhe ato, fare pak "mbështetje" duan që t'i lenë pas dore punët e mëdha, për ca "punëra të vockla" por me leverdi të madhe…

    Çnuk është thënë e çnuk është propozuar gjatë këtyre 17 viteve pluralizëm, për zgjidhjen e problemit të energjisë, që e bën Shqipërinë "delen e zezë" të kontinentit! Gjithfarë projektesh, idera, plane, strukturime, organizime, riorganizime; të gjitha këto të shqyrtuara me një seriozitet të skajshëm. E çuditshme është, që ajo më e thjeshta zgjidhje dhe më normalja për një vend që strukturon kapitalizmin, privatizimi i KESH -it, shihet me sy të ftohtë e disi përciptas, ndonëse janë me dhjetëra inxhinierë e politikanë vizionarë që kanë shtruar fort idenë e realizimit sa më shpejt të këtij privatizimi. Nuk kuptohet a` është vërtetë ndonjë shtresë e caktuar e politikës shqiptare që nuk e do privatizimin e korporatës energjetike, apo janë njerëz që tremben nga e papritura e ndonjë zhgënjimi të madh që mund të sjellë ai privatizim për zgjidhjen reale të problemit? Të dyja hipotezat mund të qëndrojnë.

    Për variantin e parë, nuk ka fakte, ka vetëm hamendësime. Për të dytin, kemi argumentin "e freskët" të 15 viteve të shkuara, atë që është përsëritur disa herë nga shumë analistë edhe ditët e fundit: frika e privatizimit të furrave të bukës. Ndonëse ajo frikë doli krejt pa baza, përsëri askush nuk ka nxjerrë kurrfarë përvoje nga ajo që ngjau: nuk kaluan disa muaj nga liberalizimi i çmimeve dhe privatizimi i furrave, dhe njerëzve nisi t'u dukej absurditet edhe ideja "e mungesës së bukës" për të mos folur më tej, për mallrat e tjera ushqimore e ato të konsumit masiv.

    Ka njerëz, që thonë se Hidrocentrali i Fierzës apo rrjeti shpërndarës i energjisë që përfshin edhe linjat e tensionit të lartë dhe atij të mesëm, nuk janë furra buke. Sigurisht! Mirëpo edhe industria e ndërtimit që ka marrë një hov të paparë në Shqipëri këto 15 vjet, nuk është një furrë buke. A ju kujtohet se sa zgjati ndërtimi i Hotel Tiranës (15-katëshit)? Tullën e parë e pat vendosur Nikita Hrushovi, në qershor të vitit 1959. Hoteli përfundoi në vitet '70-të. 15-kate për 15 vjet! Sa ndërtesa mbi 15-kate ka Tirana sot? E për sa kohë u ndërtuan? Çdo krahasim është i tepërt.

    Në "mendjemprehtësinë" tonë që nuk duam të nxjerrim përfundime nga "të voglat" për t'u orientuar drejt në "të mëdhatë" ne ngjajmë shumë me treshen e madhe të komunizmit të ashtuquajtur shkencor Marks-Engels-Lenin. Eksperimenti i tyre tragjik, rolin vendimtar për realizimin e të cilit e luajti tataro-gjermano-rusi Vlladimir Iliç, nuk mori fare parasysh përvojën e një socialisti pararendës që quhej Robert Ouen. Ai bleu në vitin 1825 në Illinois dhe Indiana të SHBA, 8100 ha tokë për të ngritur komunën e parë moderne në histori, me emrin "Harmonia e Re". Investoi një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij, për të eksperimentuar marrëdhëniet socialiste në prodhim dhe pas tre vitesh pati një dështim total. Të 3000 banorët e "Harmonisë së Re" u kthyen në ca dembelë dhe qylaxhinj që i hëngrën Ouenit të gjithë investimin. Përfundimi qe një zhgënjim i plotë. Ai qe fort i kushtueshëm e negativ për Ouenin, por pozitiv për historinë e njerëzimit. Ai qe një fakt shkencor që provonte përfundimisht një të vërtetë: se socializmi real është një utopi.

    Ndërkohë ,Marksi u mor me cikërrima të dorës së dytë, për të hedhur poshtë provën historike të Robert Ouenit dhe në vend të një drame të vogël të anglezit ëndërrimtar skicoi tragjedinë e madhe, që i kushtoi aq shumë 1 miliardë njerëzve të kësaj Toke. Me një verbëri të çuditshme shkencore ai këmbënguli që "e vogla" nuk është si "e madhja". Ndonëse kimistët dhe teknologët e dinë fare mirë, që udhërrëfyese për punët e tyre të mëdha janë gjithmonë eksperimentet me provëza (epruveta) të vogla.

    Në të njëjtën pistë gjenden edhe specialistët politikë në Shqipëri, që nuk duan të pranojnë përparësitë e mëdha të privatizimit të KESH-it. Pa e provuar fare në praktikë, të gjithë ne e kemi të qartë që, në qoftë se, ta zëmë, shpërndarja e energjisë te konsumatorët do të ishte private, askush nuk do të guxonte të mos paguante faturat. Madje është e paperceptueshme t'i thuash privatit menaxhues, se "pse po ma pret energjinë, unë nuk kam të të paguaj" e aq më pak "nuk dua të të paguaj"!

    Sigurisht, problemi i monopolit mund të zgjidhet nga një mbikëqyrje shtetërore. Është qeveria ajo që nuk lejon abuzime me çmimet nga firma që do të ketë në pronësi energjinë. Por, që nuk është primare ndrojtja apo frika nga një hap i tillë prej gjiganti, në transformimin e gjendjes dëshpëruese të sotme të prodhimit e të shpërndarjes së energjisë drejt një situate normale, siç e kanë edhe fqinjët tanë të "varfër" ballkanikë, dëshmon qoftë edhe një fakt i vetëm: asnjë koncesion nuk i është dhënë askujt, për të blerë hidrocentralet e vegjël. Ato janë të ngjashme me "furrat e bukës" për nga vlera dhe shkalla e ndërlikimit. Përse nuk privatizohen? Madje, përse nuk u jepen privatëve t'i venë në punë, të paktën ato që kanë dalë jashtë përdorimit nga mosfunksionimi i gjatë dhe neglizhenca e drejtuesve të komunave? Kot që i bëjmë pyetjet! E sigurt, është vetëm gjasa që askush nuk do të denjojë të përgjigjet.

    Kemi 17-vjet që përkundemi nga zgjidhjet shtetërore. Kishim dikur premtimin e ndriçimit të një partie-shtet, sot kemi premtime të një shteti të dy partive, mirëpo ne gjithnjë u qerasëm me errësirë. Nëse zgjidhja e problemit do të kërkohet jashtë pistave të privatizimit të KESH-it, ne edhe pas 17 vjetësh të tjerë, përsëri në errësirë do të mbetemi. Shteti nuk ka për të na ndriçuar kurrë. Ai, në mos na mashtron ne, mashtron vetveten. Kalimi në pronësi private i Korporatës Energjetike shqiptare është domosdoshmëri për kushtet tona. Përvoja e gati dy dekadave të fundit është aq zhgënjyese, sa unë nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka mbetur në arsenalin e argumenteve të atyre që janë kundër zgjidhjes më normale e më të thjeshtë të problemit.

    Jepjani o shtetarë KESH-in privatëve, që të shpëtoni veten nga andrallat dhe ne nga kjo torturë e padurueshme "errësire shtetërore"! Jepjani dhe do të shihni se si pas dy-tre vjetësh, jo më shumë, të gjithëve ne do të na duket çudi se si mund të ikin dritat qoftë edhe 15 minuta, pa pasur defekt në linjë! Jepjani privatit, sepse ai nuk ka interes të planifikojë errësirë. Atij drita i sjell paratë, ne normalitetin, kurse juve një pikë me shumë vlera në fushatat e ardhshme sfilitëse elektorale.

  11. #51
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    (Marre nga Shekulli)

    "Ide e mirë, për 5 minuta errësirë, por jo më shumë!". Kaq, 5 minuta black out tolerojnë francezët!
    Normal qe tolerojne jo me shume se 5 minuta.
    Kot nuk tolerojne centralet berthamore ne gjithe Francen (qe prodhojne 80% te nevojave elektrike),
    qe mos tolerojne me shume se 5 min nderprerje dritash.

    Kurse ne nuk tolerojme TEC e AMBO, por prap ankohemi qe s'ka drita.
    Ne kerkojm "ashtu" por e dum edhe te rrujt
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  12. #52
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    (Marre nga Shekulli)

    Jepjani (privatit) dhe do të shihni se si pas dy-tre vjetësh, jo më shumë, të gjithëve ne do të na duket çudi se si mund të ikin dritat qoftë edhe 15 minuta, pa pasur defekt në linjë!
    Jepjani privatit mbasi te keni negociuar mire çmimin e KW per 50 vitet e ardheshme, se per ndryshe mbas dy tre vjetesh nuk do na duket çudi kur ta paguajme faturen e dritave 250 dollare ne muaj.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  13. #53
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ulja e temperaturave ka provokuar rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike në vend

    Thellohet kriza, priten kufizime drastike

    Beli: Këmbëngulja e thatësirës po kërcënon stabilitetin e krijuar


    Leonard Mitro

    Asnjë shenjë nuk tregon se situata e rënduar energjetike në vend mund të përmirësohet së afërmi, përkundrazi burime zyrtare nga KESH-i pohojnë se oraret e kufizimeve do të shtohen, nëse do të vazhdojë edhe për pak kohë thatësira disamujore që ka karakterizuar periudhën e fundvitit 2006 dhe atë të fillimvitit 2007. Arsyet që mund të detyrojnë korporatën të shtojë edhe më shumë orët e errësirës janë të shumta, por ajo që duket më vendimtarja është ulja e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendin. Ftohja e motit ka shkaktuar rritjen e kërkesës për konsum të energjisë elektrike, niveli i të cilit ka shkuar nga 22 deri në 24 milionë kW/h në ditë, ndërkohë që korporata teorikisht nuk mund të japë më shumë se 17 milionë kW/h, duke futur këtu edhe humbjet e energjisë në rrjet, që arrijnë në 20 për qind. Rënia e temperaturave jo vetëm që do të sjellë shtimin e konsumit, por mund të provokojë edhe mbingarkesë të rrjetit, çka do të thotë se rrjeti i shpërndarjes rrezikohet nga defekte të paparashikuara, të cilat do të shtonin edhe më shumë orët e errësirës. Vetë drejtori i KESH-it, Andi Beli, ka pohuar për "Shqip" se "stabiliteti i krijuar në furnizimin me energji elektrike kërcënohet seriozisht nga situata e paprecedentë e thatësirës hidrike, që na lejon të varemi totalisht nga importi". Sipas tij, "për momentin KESH-i po ndjek të njëjtën strategji të furnizimit me oraret ekzistuese të kufizimeve, duke përdorur energjinë e importit dhe ruajtur me fanatizëm nivelin e liqenit të Fierzës". Ai bëri të ditur për "Shqip", se Fierza vazhdon të mbahet e mbyllur, ndërkohë që niveli i liqenit shtohet me 10 cm në ditë, kuotë kjo aspak optimiste për situatën e krijuar. Kreu i KESH-it pohoi, ndër të tjera, se importi i energjisë është mbajtur në kuota maksimale, duke arritur në ditët e fundit në 11,5 milionë kË/h. Muaji shkurt pritet të jetë edhe më vendimtari për sa i përket kthesës ose jo të krizës energjetike. Burime pranë korporatës theksojnë se kontratat e importit për këtë muaj janë të siguruara, ndërkohë që pikëpyetjet janë për muajin mars dhe në vazhdim. Skenari më i keq, i cili po vërtetohet dita-ditës, është vazhdimi i mungesës së reshjeve, ulja akoma e temperaturave, si dhe rënia sasisë së importit, për shkak të pamundësive financiare të KESH-it për të blerë maksimumin e importit që lejon rrjeti ynë i tranzitimit. Aktualisht, kufizimet që po aplikon korporata në të gjithë vendin janë me orare të zgjatura, ku dallim bëjnë vetëm Tirana dhe Durrësi, qytete në të cilat ndërprerjet janë disi më të zbutura se në rrethet e tjera.

  14. #54
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    grrekofil fole mre.
    grekofil te thash edhe me siper se shof ca shkruan ti ore azmatik kshu qe lef sa te duash po rik giciloja leiles i cik se gje tjeter si ben ti vec egicilon rrakitik dreqi ik hudhu nga ndonje ure.
    Okay grekofil ik bej nder vetes e mbyti diku azmatik skicofren.

  15. #55
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Hum-ding-er
    Gjthe veriu ne terr, Kesh me “duart lart”

    Data e Publikimit: 27/01/2007


    Peshkopi

    - Që kur veriu i vendit u elektrifikua nuk ka përjetuar një erresire të tillë. Qytete e fshatra janë zhytur në një terr të paparë dhe të padëgjuar në ndonjë vend tjetër të botës. Situata është vërtetë dramatike.
    Në kopshte, atje ku fëmijët e vegjel dërgohen për t’ju shërbyer përjetojnë errësirë, dhuratë të qeverisë aktuale. Në kopshte e njejta situatë.
    Femijët nuk kanë mundësi as të luajnë në mjediset e errëta të mjediseve të ftohta të lagështa.
    Në shkollat fillore, 9 vjeçare e të mesme nuk bëhet fjalë për ndriçim. Me problematike situata paraqitet në shkollat ku mësimi vijon me turne, paradite dhe pasdite. Në shkollën “31 Korriku” Burrel nxënësit e pasdites ose duhet të zhvillojnë orë mësimi me orar të reduktuar, ose ato duhet të kenë me vete qirinj. Vërtetë nxënësit e shkollave të mesme janë me të rritur e kanë më pak ftohtë. Por, të mos harrojme se ka lënde mësimi siç ështe informatike dhe lendë të tjera që kërkojnë rryme elektrike, të cilat nuk mund të zhvillohen në kushte normale.

    Burrel
    Shtohen kufizimet energjisë në rrethin e Matit, në fshatra e qytete.
    Dy-tre ditët e fundit në qytetin e Burrelit kufizimet janë shtuar një orë më shumë. Si për çudi energjia ikën në orën 08-09 dhe kthehet në orën 16.00, sikur të jetë orar zyrtar për të punësuarit. Veç këtij kufizimi 8 orësh, në darkë vijnë dhe 2 orë të tjera kufizime. Askush nuk njofton kur orët me errësirë shtohen.
    Do të ishte mirë që këtë gjë ta bënte nënstacioni i Komsisë dhe Suçit, përderisa Divizioni i KESH-it dhe Filiali Elektrik nuk kanë takat të thonë të vërtetën në lidhje me errësirën e stërzgjatur dhe mjaft shqetësuese.
    Nga bashkia e qytetit e deri në periferi kufizimet vijojnë, duke krijuar probleme të shumta për të gjithë konsumatoret, si për ato që e paguajnë rregullisht atë, ashtu dhe për atë që me urdhër të PD-së nuk e paguajnë energjinë e harxhuar.
    Gjendja me alarmante paraqëitet në zonat rurale, Macukull, Derjan, Xibër, komsi etj. ku errësira ka pushtuar me orë të stërzgjatura konsumatoret familjare, privatet, shkollat, qendrat shëndetësore dhe qendrat e komunave.

    Klos
    Bashkia e Klosit në rrethin e Matit ka aktualisht afro 14 mijë banore. Megjithëse ajo është shpallur nga Berisha në zgjedhjet e 26 majit 1996 bashki, banoret e saj përjetojnë kufizime sikur kjo njesi të ndodhej maje malit dhe jo pikërisht në luginë, në rrigën nacionale Tiranë-Peshkopi. Kandidati socialist për kryetar bashkie Flamur Bala u shprej se kufizimet në këtë qytet dhe fshatrat përreth janë mjaft të larta, 16-18 orë në ditë. Bala nënvizoi se ky ndësahkim i rëndë vijon prej muajsh. Kufizimet në zonën e Klosit kanë nisur që në muajt e verës, duke u thelluar nga muaji në muaj. Gjithçka në këtë bashki ka marrë fund. Askush nuk ka fuqi ekonomike ta përballojë situatën me gjeneratorë. Biznesi i vogël ka falimentuar falë kontributit të qeverisë.

    Bulqizë
    Në Bulqizë, deri afër qytetit të ftohtë kanë rënë rreshje dëborë. Kuptohet moti ka ftohur ndjeshëm. Gjithçka është tkurrur. Njerëzit qëndrojnë si të ngrirë. Nga mëngjesi në mbremje janë të detyruar ose të mbështillen me batanije ose të frekuentojnë lokalet e ftohta të qytetit, kur rrallë ndonjë prej tyre ka gjenerator dhe mund të të servirë një kafe a një çaj të ngrohte. nëse bashkia dhe institucionet e tjera e kanë ndalur punën dhe po merren me fushatë elektorale, KZQV kërkon të ketë furnizim normal me rrymë elektrike. Në të gjitha KZQV-të e Qarkut Dibër vijojnë kufizimet siç ndodh me konsumatoret e tjerë. Po me 18 shkurt si do të bëhet?

    A. Lala

    ME 18 SHKURT KOMUNISTAT DO TE MERREN ME RIPARIMIN KAPITAL TE

    PARIS!

    1-I THONI ZP TE MESOJ GJEOGRAFIN E SHQIPERIS!EDHE JU QE E KOPJONI!

    2-QYTET QE SHKRUANI BEJNE PJESE NE VERI LINDJE!

  16. #56
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Hum-ding-er

    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    "Deloitte & Touch", hedh në gjyq KESH-in

    Reagon Beli: Firma shkeli kushtet e kontratës



    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është nën akuzë për prishje të njëanshme të kontratës me kompaninë "Deloitte & Touche", e cila ishte përzgjedhur nga KESH-i për të bërë kontrollin e treguesve financiarë të korporatës për vitin 2005-2006. Burime pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës kanë bërë të ditur për "Shqip", se "Deloitte and Touch" i ka bërë gati të gjitha procedurat ligjore për paditjen e KESH-it për mosrespektim të kontratës dypalëshe. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Andi Beli, i cili deklaroi për "Shqip", se "me "Deloitte" është prishur bashkëpunimi, sepse ka shkelur obligimet kontraktuale. Kompania ka pasur një kontratë dyvjeçare me KESH-in dhe nuk e ka respektuar atë". Sipas Belit, prishja e kontratës me kompaninë audituese është bërë në dijeni të plotë të donatorëve dhe në veçanti të Bankës Botërore. Bilanci financiar i KESH-it është "thembra e Akilit", jo vetëm për proceset privatizuese të korporatës, por edhe për thithjen e financimeve të donatorëve të huaj, si Banka Botërore dhe BERZH-i. Bilanci financiar i vitit 2006 nuk është bërë akoma publik nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ndërkohë që, sipas Belit, pas prishjes së kontratës me "Deloitte", KESH-i nuk e ka bërë akoma tenderin për kompaninë që do të kontrollojë financat e korporatës në vitin 2007. Bilanci i vitit të shkuar mendohet të jetë shumë problematik, ndërkohë që situata nuk është më e mirë edhe në fillim të 2007-ës, si pasojë e krizës së rëndë energjetike që po kalon vendi. Kompania "Deloitte & Touche" nuk është e panjohur në Shqipëri. Ajo ka bërë procesin e vlerësimit të pasurive financiare të firmave piramidale, si dhe ka qenë në vitin 2003-2004 kompania audituese e llogarive të shoqërisë ARMO, e cila në atë kohë po përgatitej nga qeveria për t‘u privatizuar. "Deloitte" ka asistuar edhe në programe të Bankës Botërore të zbatuara në Shqipëri, pavarësisht se kreu i KESH-it deklaroi se kishte mbështetjen e plotë të BB-së për prishjen e kontratës me firmën në fjalë.

    "Deloitte & Touche"

    Kompania audituese "Deliotte & Touche" ofron shërbime profesionale auditimi, konsulencë ligjore dhe tatime, konsulencë të shërbimeve financiare dhe në menaxhim. "Deloitte" është një nga katër firmat më të mëdha në botë në fushën e konsulencës. Në Shqipëri, dega e saj është hapur në vitin 1996, menjëherë pas rënies së piramidave, për të cilat edhe u ngarkua të auditojë pasurinë, ndërsa në botë ajo ka operuar edhe vite më parë.
    "Deloitte & Touche" në Shqipëri është një nga 16 degët rajonale, me të cilat ajo operon në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Në vitin 1990 është instaluar dega e saj e parë në Evropë dhe ka filluar punën në disa shtete si Hungari, Poloni, Çekosllovaki, etj.
    DELIOTTE&TOUCHE KA ARDHUR NE SHQIPERI E THIRRUR NA PS ME 1997!

  17. #57
    DELIOTTE&TOUCHE KA ARDHUR NE SHQIPERI E THIRRUR NA PS ME 1997!
    si tosi, si sala, nisoj ...

  18. #58
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga drity
    Normal qe tolerojne jo me shume se 5 minuta.
    Kot nuk tolerojne centralet berthamore ne gjithe Francen (qe prodhojne 80% te nevojave elektrike),
    qe mos tolerojne me shume se 5 min nderprerje dritash.

    Kurse ne nuk tolerojme TEC e AMBO, por prap ankohemi qe s'ka drita.
    Ne kerkojm "ashtu" por e dum edhe te rrujt
    Jo more, se ne mes te Parisit apo Cote D'Azur i kane bere tecet dhe rafinerite francezet he ?

  19. #59
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Jo more, se ne mes te Parisit apo Cote D'Azur i kane bere tecet dhe rafinerite francezet he ?
    Ma qepe gojen me kete krahasim te goditur
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  20. #60
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga drity
    Ma qepe gojen me kete krahasim te goditur
    Ndoshta po e thua me sarkazem drity, ndoshta Parisi dhe Cote d'Azur nuk vlejne sa riviera shqiptare?!

    Franca eshte destinacioni numer nje per turizem ne bote, me rreth 60 milione turista ne vit. Realisht nuk mund te krahasojme industrine e turizmit francez me ate tonen, faktikisht s'mund ta krahasojme as me ate te fqinjeve. (Meqe me kujtove, pa bere referendumin, pa shpallur "pavaresine" akoma, Mali i Zi kishte reklama te pakten ne Euronews: "Visit Montenegro, the wild beauty.")

    Por askush s'mund te mohoje potencialin e turizmit ne Shqiperi, sidomos ne jug. Atehere si mund ta sabotojme me projekte te tilla? Vlera e te cileve as qe mund te krahasohet me demin qe do shkaktojne?

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •